Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/13

“Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga UDB-a serbe

17 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një kafene.
Rupe od metaka u kafiću Panda nakon što je ubijena grupa srpskih mladića
Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.
Radomir Marković
Kryeudbashi Rade Markovic
Mirëpo, 17 vjet më pas, shteti serb e pranon se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.
Është kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili këto ditë la të kuptohet se pas kësaj masakre qëndron vetë shteti i Serbisë, ndonëse tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme.
Image result for SLUCAJ PANDA
Republika.info ka siguruar një dokument zyrtar të datës 15 dhjetor 1998, asokohe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, zyra në Pejë, ku përshkruhet sulmi në lokalin “Panda”.
Në këtë raport të nënshkruar nga nënkoloneli Miladin Milojeviq, Zoran Boshkoviq dhe kapiteni Zoran Aleksiq, shihet qartë manipulimi me fakte dhe me dëshmitarë.
Ky është raporti i siguruar nga Republika.info, në të cilin përshkruhet kafeneja “Panda” pas sulmit dhe ku flasin kinse dy dëshmitarë.
“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe ..., me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez.
Image result for SLUCAJ PANDA
Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. 


Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme.

Image result for SLUCAJ PANDA

 Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. 

Image result for SLUCAJ PANDAPo ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës...”, thuhet në raportin e siguruar.


Kosta Aleksić je u leto 1999. branio Tačevac od horde iz UČK, a municiju mu je prinosila supruga Ljubica
Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të armatosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.

Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr.
 Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.
Tutje, dëshmitari Nikola Rajeviq kishte thënë se tek terroristi është vërejtur doreza e pushkës, e cila shkëlqente në krahasim me pushkët e prodhimit serb, kurse kondakti dallohej po ashtu, pasi që ai merr vesh mirë nga armët.
Image result for SLUCAJ PANDA
Nikola Rajeviq dhe Mirsad Shaboviq kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë që do t’i çonte ata deri tek sulmuesit.
Gjatë bisedës, Nikola Rajeviq, në bazë të gjatësisë ka thënë se ata mund të jenë vëllezërit Nikçi të cilët edhe më parë, para fillimit të luftës, kanë ardhur në lokalin “Panda” dhe kanë banuar në afërsi të kafenesë.
Image result for SLUCAJ PANDA
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këto ditë ka kujtuar vrasjen e këtyre gjashtë të rinjve serbë, e cila kishte ndodhur 17 vjet më parë. 

Ai ka thënë se ndihet keq kur i kujton disa gjëra nga e kaluara e serbëve, anise sipas tij, ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u krenuar.
Image result for SLUCAJ PANDA
Krimi që kishte ndodhur para 17 vjetëve në lokalin “Panda” Pejë, atëbotë u ishte ngarkuar shqiptarëve.
http://www.crveneberetke.com/istina-izasla-na-videlo-vuk-i-danica-draskovic-narucili-ubistvo-srpske-dece-u-kaficu-panda/
http://www.slobodnaevropa.org/content/slucaj-panda-tamo-gde-db-ubija-ne-vodi-se-istraga/25236059.html
http://www.slobodnaevropa.org/content/slicaj-panda-vreme-nerazjasnjenih-ubistava/26996309.html
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2015&mm=05&dd=04&nav_id=987926
http://www.kurir.rs/crna-hronika/slucaj-panda-rade-markovic-odustao-od-tuzbe-za-uvredu-protiv-advokata-clanak-1770847
http://www.info-ks.net/clanak/39798/slucaj-34panda34-u-peci-ubice-nisu-iz-uak-a
http://www.hlc-rdc.org/?p=29012
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/125/Dru%C5%A1tvo/1919352/Slu%C4%8Daj+%22Panda%22,+porodice+tra%C5%BEe+istinu+.html
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/125/Dru%C5%A1tvo/1470599/Godi%C5%A1njica+ubistva+srpskih+mladi%C4%87a+u+Pe%C4%87i.html
http://www.crveneberetke.com/prava-istina-o-ubistvu-srpskih-mladica-u-kaficu-panda-u-peci/
http://www.crveneberetke.com/zlocini-vidaka-oca-vuka-draskovica/
http://www.crveneberetke.com/istina-izasla-na-videlo-vuk-i-danica-draskovic-narucili-ubistvo-srpske-dece-u-kaficu-panda/
http://serbianna.com/blogs/savich/archives/1188
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/125/Dru%C5%A1tvo/1470599/Godi%C5%A1njica+ubistva+srpskih+mladi%C4%87a+u+Pe%C4%87i.html
http://arhiva.alo.rs/vesti/reportaza-srbija/puskomitraljezom-branio-selo-od-albanskih-terorista/27268

http://www.time.rs/c/5d39cdba86/masakr-dece-je-srpska-sramota.html

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek: “Është koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Personalitete të shquara austriake fillojnë fushatën “Yes to Kosovo” (Foto)
E kanë mbështetur Kosovën në forma të ndryshme në të shkuarën. Por, tani kur vendi ynë gjendet para vendimit të madh për të marrë rekomandime pozitive për liberalizimin e vizave, disa personalitete të shquara austriake kanë lansuar fushatën “Yes to Kosovo”.
Në këtë fushatë ata bëjnë thirrje që kosovarët më në fund të gëzojnë liberalizimin e vizave, që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, në Organizatën Ndërkombëtare të Shëndetësisë dhe të pranohet nga Qipro.
Shumica e tyre kanë mbështetur Kosovën edhe në të shkuarën në procese të ndryshme të shtetndërtimit. Një pjesë e tyre janë edhe eurodeputetë.
Edhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në panon e saj ka vendosur sloganin “Yes to Kosovo” dhe ka shkruar “Është koha për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Të njëjtën përmbajtje e kanë vendosur edhe Erhard Busek, Dr. Matias Stolz, NEOS Austria. Ndërsa, thirrje që Kosova të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Shëndetësisë kanë bërë Dr. Marianne Graf, kryetare e shoqatës Shqipëri-Austri. Disa personalitete tjera kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet edhe nga Greqia, disa të tjerë nga Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë.
Kjo fushatë është lansuar nga Shoqata Austriake-Kosovare dhe është mbështetur nga disa institucione të tjera.

Peticioni i firmosur nga 115 intelektualë kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi

Intelektualë, petagogë, artistë, profesionistë dhe student janë shprehur përmes një peticioni kundër Marrëveshjeve për Zajednicën. Peticioni përmban firmat e 115 qytetarëve të Shqipërisë, të cilët shprehen se marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës cënon integritetin territorial dhe dëmton interesat kombëtare të shqiptarëve.

Peticioni i firmosur nga 115 intelektualë

Ne qytetarë të Republikës së Shqipërisë, intelektualë, pedagogë, artistë, profesionistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cënojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cënojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe stabilitetin në Rajon.


Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.

Nënshkruesit

1. Koço Danaj

2. Kozara Kati

3. Hysamedin Feraj

4. Hajro Limaj

5. Bardhosh Gaçe

6. Zef Preçi

7. Rexhep Uka

8. Suela Gjikondi

9. Aleksandër Kocani

10. Bashkim Hoxha

11. Artur Çani

12. Shuaip Mane

13. Armando Babani

14. Nysret Rodoni

15. Shinasi Rama

16. Ornela Metalia

17. Bruna Ukperaj

18. Admir Banaj

19. Marjela Manga

20. Edlira Çerkezi

21. Artur Nura

22. Entela Bineri

23. Ben Andoni

24. Fatjeta Muriqi

25. Zajide Noka

26. Arben Abazaj

27. Hajrie Dosti

28. Nehat Sokoli

29. Gilberta Veliu

30. Ramazan Memishi

31. Aida Sokoli

32. Elenita Roshi

33. Ilir Kapllani

34. Aida Karakushi

35. Albert Brahaj

36. Sulejman Dida

37. Drita Matohiti

38. Lavdosh Ahmetaj

39. Marsida Guxha

40. Petrit Palushi

41. Brikena Zeneli

42. Albion Kolndreka

43. Ornela Metalia

44. Fatjon Rexha

45. Akil Sokoli

46. Eljan Tanini

47. Reni Ashiku

48. Urim Bajraktari

49. Xhemali Hodo

50. Brikena Hoxha

51. Astrit Bylyku

52. Edmond Bejtaj

53. Trëndelina Terziu

54. Azis Zeqiraj

55. Arlinda Sokoli

56. Dylber Spahiu

57. Ilda Ibro

58. Myzafer Ismaili

59. Kleida Abass

60. Isen Dida

61. Anila Mane

62. Ismet Vasku

63. Ami Qamurani

64. Klodjan Braha

65. Altin Myteveliu

66. Suzana Vogli

67. Agim Lika

68. Valbona Ukperaj

69. Julian Prifti

70. Marika Gjini

71. Fatri Bajraktari

72. Jerola Ziaj

73. Muhamet Hoxha

74. Alma Ballsha

75. Ervin Sota

76. Kozeta Hoxha

77. Migen Xhelo

78. Endrit Theka

79. Zheni Korçari

80. Andi Tepelena

81. Shaban Kolgjini

82. Evi Sheri

83. Arbi Hoxha

84. Sanije Rodoni

85. Julian Shkjezi

86. Mirva Haxhiaj

87. Artan Kurteshi

88. Sara Radovicka

89. Artan Mane

90. Servete Baxha

91. Shkëlqim Sulo

92. Doriana Daraku

93. Arlinda Ballsha

94. Gean Çoçoli

95. Valentina Çupo

96. Amarildo Pregapuca

97. Jela Hasimja Rodoni

98. Genti Amzai

99. Artan Hashorva

100. Ilir Kajo

101. Kujtim Pacara

102. Behar Kakeli

103. Behar Shllaku

104. Qazim Rudi

105. Skender Selmani

106. Hesat Kalaveshi

107. Ylli Qarkaxhia

108. Urim Bonjaku

109. Arsen Perzhita

110. Alban Kovaçi

111. Florjan Zyberi

112. Florenc Hoxha

113. Erzen Xhahu

114. Luan Serreçi

115. Urim Rama

Çka është polineuropatia diabetike?




Cfare eshte Neuropatia Diabetike?

Polineuropatia diabetike është komplikimi më i shpeshtë i sëmurëve me diabet. Mendohet se këtë komplikim e kanë më shumë se 80% e të sëmurëve nga kjo sëmundje.


Është sëmundje e nervave periferik e shkaktuar nga sëmundja e sheqerit. Komplikimet e sheqerit të rritur në gjak dëmtojnë nervat, përfshirë edhe elementet në vijim:
- Çrregullimin e qarkullimit i cili bie deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut.

- Grumbullimin e yndyrave në qeliza të cilat përbëjnë mbështjellësin nervor, që çrregullon aktivitetin normal të këtyre qelizave;

- Çrregullimet metabolike të cilat çrregullojnë bartjen e albuminave, transmiterëve (transmetuesve) dhe materieve të tjera ushqyese në pjesët distale (përfundimtare) të nervit.

Si manifestohet sëmundja?

Neuropatia në fillim, zakonisht, është pa simptoma. Në këtë fazë, kur i sëmuri nuk ka ankesa, neurologu evidenton reflekse të ulura dhe çrregullim të sensibilitetit. Faza simptomatike fillon fshehurazi, por ndonjëherë edhe vrullshëm.Simptomat më të shpeshta janë: djegie, therje, ose sikur me i lëviz buburreci nëpër këmbë, zakonisht në shputa, ndjenjë e kohëpaskohshme ose e përhershme e mpirjes ose topitjes, ndjenjë se këmbët janë në çizme ose çorape. Mund të ekzistojnë dhe ngacmime djegëse dhe dhimbje e fortë, ecja është shpesh e mundimshme dhe të sëmurët e përshkruajnë si të ecurit në “thëngjill”.

Mund të lajmërohet edhe dhimbja intensive ‘therëse’ në shputa ose këmbë. Polineuropatia mund të bie deri te të ecurit e vështirësuar (pareza), por në raste të vështira të ecurit është i pamundur (paraliza). Neuropatia diabetike më së shpeshti manifestohet si polineuropati distale simetrike senzomotorike.

Simptomat e para janë në shputa në formë të therjes, lëvizjes, djegies, kryesisht natën. Mund të lajmërohen edhe ngërçet në muskujt e nëngjurit, por edhe në duar, edhe pse dukshëm më rrallë.

Image result for neuropatia diabetike
 Në të njëjtën kohë mundë të lajmërohen hipotrofitë (humbje e masës) në muskujt e vegjël të shputës. Shuhen reflekset tetivore, sëmundja përparon, lajmërohet mpirja e shputës, e cila përhapet deri në nëngju, shuplaka, trup. Mundë të lajmërohen ndryshime trofike në lëkurën e shputave (lëkura e thatë, e hollë e cila lehtë pëlcet) dhe ulcerat-plagët.


Si vendoset diagnoza?




Diagnoza e neuropatisë diabetike është e thjeshtë dhe vendoset në bazë të pasqyrës klinike të sëmundjes së sheqerit. Vërtetohet me të ashtuquajturat: testet neurofiziologjike, me matjen e shpejtësisë së përçueshmërisë së nervit (elektromioneurografia-EMNG). Është e domosdoshme që secili i sëmurë me sëmundje të sheqerit të udhëzohet te neurologu për kontroll neurologjik dhe ekzaminim neurofiziologjik, të ndërmerren të gjitha masat që të prevenohet zhvillimi i neuropatisë diabetike ose nëse ekzistojnë shenjat e saj, të ndalet përparimi.


Si mjekohet?

Mjekimi i formës më të shpeshtë të polineuropatisë diabetike bazohet në rezultatet e tretmanit anti-oksidativ, aplikimin e preparatit të fortë antioksidativ acidit alfa-lipoik (Berlithion) në dozë ditore 600 mg. Së pari 2-3 javë paranteral (në infuzione), pastaj per os (në gojë) për periudhë më të gjatë. Për qetësimin e dhimbjeve më së shpeshti përdoren karbazepin dhe antidepresivët. Metodat e mjekimit fizikal, gjithashtu, kanë rëndësinë e tyre, veçanërisht hidroterapia.Ç’farë duhet të ditur?
Lajmërimi i polineuropatisë nuk varet nga lartësia e sheqerit në gjak, atakon të dy gjinitë, më shpesh të moshuarit, në përqindje të vogël dhe fëmijët të sëmurë nga sëmundja e sheqerit, rreth 2%.


Image result for neuropatia diabetike

Neuropatia diabetike autonome

Neuropatia Diabetike Autonome ne te shumten e rasteve prek sistemin e tretjes vecanerisht stomakun, enet e gjakut, sistemin urinar dhe organet gjenitale. Edhe per kete forme te neuropatise parandalimi i saj arrihet duke mbajtur nivelin e sheqerit ne gajk nen kontroll.
Image result for neuropatia diabetike
Simptoma te Neuropatise diabetike autonome perfshijne:

Diarre
Kapsllek
Djegie te stomakut
Peshtjellime
Te vjella
Ndjesi mbingopje edhe pas konsumimit te ushiqmit te paket
Image result for neuropatia diabetike
Trajtime te neuropatise diabetike autonome perfshijne:

Konsumimi i vakteve me te vogla

Medikamente

Simptoma te neuropatise diabetike autonome te eneve te gjakut perfshijne:

Marrje mendsh nese ngriheni menjeher
Rritje te rrahjeve te zemres
Presion i ulet i gjakut
Te vjella
Peshtjellime
Ndjesi mbingopje te menjehershme

Trajtimet per neuropatine diabetike Autonome te eneve te gjakut perfshijne:

Shmangni ngritjet e menjehershme
Medikamente
Veshja e corapeve specifike
Image result for neuropatia diabetike
Simptoma te neuropatise diabetike autonome ne organet gjenitale mashkullore perfshijne:

Pamundesi per te arritur ose mbajtur nje ereksion
Pamudesi per te arritur derdhje

Trajtime per neuropatine diabetike autonome ne organet gjenitale mashkullore perfshijne:

Keshillim
Implantet penile
Perdorimi i aparatures me vakum per ereksionet
Injektimet penile
Medikamentet
Image result for neuropatia diabetike
Simptomat e neuropatise diabetike autonome ne organet gjenitale femerore perfshijne:

Renie te lubrifikimit vagina;
Renie te numrit te orgazmave ose mos arritja e tyre
Image result for neuropatia diabetike
Trajtimi per neuropatine diabetike autonome ne organet gjenitale femerore perfshijne:

Keshillimi
Kremrat vaginal me permbajtje estrogjeni, supozitoret dhe unazat
Medikamente qe ndihmojne simptomat e seksit te dhimbshem si rezultat i menopauzes
Lubrifikante

Simptomat e neuropatise diabetike autonome ne sistemin urinar perfshijne:

Veshtiresi ne urinim te plote
Bllokim
Mungese urinimi
Rritje e urinimit gjate nates
Image result for neuropatia diabetike
Trajtimet per neuropatine diabetike autonome ne sistemin urinar perfshijne:

Medikamentet
Vendosja e kateterit
Kirurgjia
Neuropatia Diabetike Proksimale

Neuropatia Diabetike Proksimale shkakton dhimbje zakonisht ne njeren ane te kofsheve, vitheve ose legenit. Ajo gjithashtu con ne dobesim te kofsheve dhe per te trajtuar keto raste jane te nevojshme medikamentet ose terapite fizike. Rikuperimi me pas varjon ne baze te demtimit nervor te shkaktuar. Parandalimi konsiston ne mbajtjen e nivelit te sheqerit ne gjak te ekuilibruar.
Image result for neuropatia diabetike
Neuropatia fokale diabetike

Neuropatia Fokale Diabetike mund te shaqet papritmas dhe te prek nerva specifike me se shumti ne pjesen e kokes, bustit ose kofsheve duke shkaktuar dobesim dhe dhimbje. Simptoma te neuropatise fokale diabetike perfshijne

Vision te dyfishte
Dhimbje syri
Paralize ne njeren ane te fytyres

Dhimbje te forta ne njeren ane te trupit sidomos ne pjesen e mesit

Dhimbje gjoksi ose barku qe ne te shumten e rasteve ngaterohet me shenjat e atakut te zemres ose simptomat e apendecitit.

Neuropatia fokale diabetike eshte shume e dhimbshme dhe e paparashikueshme; megjithate zakonisht ajo permiresohet me kalimin e diteve, javeve ose edhe muajve por e rendesishme eshte se nuk ka tendence te shkaktoi demtime afatgjata te pariparueshme.


Literatura:

http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/K%C3%ABmba-diabetike.pdf


KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015


Nga REXHEP SHAHU                                                                   




Pyetja e plotë për kryeministrin Edi Rama është kjo: A na lejon, a na pranon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015, nëse ne nuk votojmë kandidatët e tu për kryetarë të bashkive të Shqipërisë, por votojmë kandidatët e opozitës?

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatin tënd melez për kryetar bashkie në Tiranë dhe hasanat e tu kudo nëpër Shqipëri, por votojmë kandidatin demokrat Halim Kosovën, dhe kandidatët e tjerë të opozitës, ne si qytetarë do të jetojmë keq se ti si qeveri e naltë që vran e kthjell, nuk do të japësh lekë për investime në qytetin ku jetoj unë, në qytetet ku jetojnë ata që nuk të votojnë melezat jo socialist apo hasanistë, nuk do të japësh lekë për asfaltime, kanalizime të ujrave të bardha e të zeza dhe muti ka me dale prej gjirizeve e do të derdhet udhëve të Tiranës, do të bëhet lumë muti nga Tirana në Durërs e do të vazhdojë kudo autostradave lumi i mutit deri ne Vlorë.

Kur të derdhet muti udhëve të Tiranës, nga do të udhëtosh ti naltmadhni kryeministër për të shkruar në zyrë, pa u bërë mut? Nga do të udhëtosh për të vajtur në aeroport pa u bërë mut? Nga do të udhëtosh për në saraje në Surrel City, pa u bërë mut.

Po ndërkombëtarët që arbitrojnë në Shqipëri dhe thonë, nuk është mirë kështu, por nuk thonë kurrë se si duhet e si është e mira, si do të jetojnë në Tiranë ku kanë selitë e tyre, kur shërbimet duhet t’ua plotësojë bashkia, ujin duhet t’ua çojë bashkia, plehrat duhet t’ua mbledhë bashkia, nga do të udhëtojnë ndërkombëtarët për në selitë e tyre kur të jenë udhët lumej muti, nga do të vijnë në takim me ty ambasadorët që rrinë e të dëgjojnë e të duatrokasin këto ditë kur ti lufton e kërcënon se ose i do të gjitha pushtetet ose do ta bësh djerrinë këtë vend, ku s’do të mbijë kurrë bari e s’do të dalë kurrë gjethi.
Ti je i gjatë dhe nuk mbytesh në mut, por ata që janë të shkurtë, si Meta p.sh, si do t'ia bëjnë të mos mbyten në mut, si do t’ia bëjnë të mbeten gjallë.

Ti e ke pasë shumë problem e shumë siklet mutin që ngjitet pas këpucës, si do t’ia bësh kur muti të marrë udhët e vendit?

Ti z. kryeministër po thua se po nuk votuam kandidatin tënd melez, që sakllam nuk është socialist por është veç ramist, ne nuk do të kemi ujë në rubinetat e shtëpive tona, në siptalet tona, ku shëndetësia është pa lekë por me euro pasi shteti i ka shitë pacientët tek spitalet private. Nuk do të kemi ujë në çerdhet e kopshtet e qyteteve tona por qeveria jote do t’u japë falas coca-cola dhe ujë importi nga supër biznesi qeveritar I importeve të ujit të pijshëm.

Këtu pra nuk do të ketë ujë të pishëm po nuk votuam sipas midesë tënde se ti je kuçedra dhe ti e ndal ujin, ti hyn në vrellë, në shpellë, në zgafellë ku buron uji dhe e shterrë, ti hyn në tubat e ujit dhe i thanë, ti e ke në dorë ujin e zotit, ti je vetë zoti në qiell e lugati në tokë. Ti lëshon shiun, borën, diellin, mjegullat, breshërin. Ti ngjall të vdekurit e vdes të gjallët, ti i mplak fëmijët dhe i bën të rinj pleqtë, u gjen e u jep dashnore pleqve dhe i marton pasi i bën të rinj.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk e votojmë kandidatin tënd melez mavi por votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, apo antihasanat, ne si qytetarë do të jemi në armiqësi të papajtueshme me qeverinë qendrore, me parlamentin e Metës, që kanë dy vjet që po ua bëjnë nënën qytetarëve të këtij vendi e mezi po mbijetojmë të braktisur nga qeveria qëndrore e cila veç qytetarët e këtij vendi nuk i ka në axhendë.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatët e tu, i ke ndarë shqiptarët në ca të nënës e ca të njerkës dhe atyre të njerkës do t’ua bësh nënën e atyre të nënës do t’ua bësh njerkën.

Ti qeverinë e ke, parlamentin e ke, Meta që të ka hypë kalistrup e të pshurr në qafë, të ka ty e parlamentin, prokurorinë e gjykatat i keni futë në rrethim, shoqërinë civile e ke në shumicë në rrjesht dhe e ke kthyer nga Organizata Joqeveritare, në Organizata Qeveritare nën drejtimin tënd, mediat i ke në rrjesht, i ke sherrë, me pak përjashtime, rrjetet sociale i ke kthyer në ndërmarrje ku ke punësuar gjithë propoganduesit e pafund, por don edhe gjithë pushtetin vendor, të gjithin pa përjashtim.

Zoti kryeministër, pavarësisht çfarë të thonë e të shajnë, pavarësisht se të thonë daullexhiu i festivaleve patriotike e nacionaliste që investon pafund për t’u bërë Sali Berishë në Kosovë e në rajon, pavarësisht se të thonë je mplakë shumë, të thonë se je kërrusë shumë dhe të ka dalë gunga në shpinë, pavarësisht se të thonë se nuk e mban dot më as shurrën apo më keq, të siguroj se të ka zili vetë Enver Hoxha për sjelljen që ke demonstruar deri tani dhe për këtë luftën e pashoqe për të fituar gjithë pushtetet në Shqipëri me çdo kusht e me çdo çmim.

Nëse nuk fitojnë kandidatët e tu rilindës mavi, a mos mendon e planifikon ta bësh 21 qeshorin 21 janar dhe ta nxjerrësh në bulevardin e mbretit popullin socialist me hunj në krah, që ti nuk e kontrollon dot, dhe pastaj të bësh namin siç e bëre me 21 janar...

Nëse e ke këtë mendje, na trego, na e thuaj troç që të mos gabojmë ta votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, edhe pse është i shkëlqyer si njeri, edhe pse është i ditur, edhe pse nuk është mashtrues, edhe pse nuk e njeh përbuzjen ndaj tjetrit, edhe pse nuk i shmanget askujt në udhë se nuk ka mashtruar askënd, nuk ka vjedhë askënd, nuk ka gënjyer askënd. Na trego të mos votojmë asnjë zog apo pëllumb askund në Shqipëri, por vetëm lakuriqët e natës kudo në Shqipëri. Që të rrimë urtë e të trusim bythën dhe të mos e kruajmë me krane.

Nëse ke në mendje ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe të nxjerrësh popullin socialist në shesh kundër opozitës, na trego që të mos e votojmë humanistin Halim Kosova.
E ç’na duhet një humanist.

Nuk është kohë e humanistëve, është kohë e dobiçëve, kohë e maskarejve.

Ti e ke mirë zoti kryeministër, ti po i ngjan kohës, je djalë plak trendi, që për modë rri i kërrusur por jo se je plakur. Plakja nuk të bën dot asgjë ty. Ti je i paplakshëm.

Të ta marrin të keqen të gjithë që nuk të besojnë, të gjithë që të kanë inat se nuk janë dot të mirë sa ti, të zotët sa ti, trendi sa ti.

Por unë vetëm një pyetje pata se u zgjata siç zgjatesh ti në monologjet fantastike kur mashtron njerzit, a do të na lejosh të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit, nëse nuk fiton kandidati yt, nëse nuk fitojnë kandidatët e tu?

Na e thuaj që të mos robtohesh ti duke gënjyer e mashtruar e të mos robtohemi as ne dukje dëgjuar kërcënimet e mashtrimet e tua bajate.


Ramiz LUSHAJ: AI ISHTE SALI BERISHA






Ajo ditë e ftohtë e 12 dhjetorit 1990 ishte nga ma të veçantat. Aty kah pramja, nga valët e “Zërit të Amerikës” në Uashington, një za i paharrueshëm po fliste nga kryeqyteti i Shqipërisë Londineze – nga Tirana komuniste, për idealin e madh të kohnave, ëndrrën e pambyllun të brezave: “Kosova të Bashkohet me Shqipërinë”!

Askush në Shqipërinë komuniste, brenda kufijëve të saj të izolimit të hekurt, deri në atë çast të rrallë nuk kishte marrë guxim shqiptar kaq madhor e sfidë kaq të lartë për me fort folun zyrtarisht e botnisht për Bashkim Kombëtar, për Shqipërinë Etnike.

Atë ditë ishte themelue Partia Demokratike e Shqipërisë nga Studentët e Dhjetorit ’90 e Intelektualët e Kombit. E para parti opozitare demokratike postkomuniste, që do të sillte Pluralizmin dhe Demokracinë, një Kohë Tjetër, një Jetë Ndryshe, një të Ardhme përtej Ëndrres…

Ai, Sali Berisha, po fliste në “Zëri i Amerikës” për Bashkim Kombëtar - kauzën genetike të jetës së tij, ideali kryerend i Programit të Partisë Demokratikë të porsalindur për vepra të mëdha.
Atë ditë i lumturoheshim mrekullisë diellore të kësaj fjale kombëtare hyjnore: Kosova të Bashkohet me Shqipërinë”.
Njëherash, gjithandej, tek shumëkush, ngriconte frika se mos rregjimi komunist i Tiranës do ta arrestonte Sali Berishën, Fjalësin e Lajmësin e kësaj ëndrre të pashueme, të burgosur, të përgjakur, të pamposhtun. Atë natë mijëra familje e sy i mbajtën dritat e shpirtit të ndezuna: Kosova ishte kryefjala e atij mëngjezi që po rilindte për me thye klonin e kufinit, me rrëzue piramidat, me bashkue gjakun shqiptar e tokat etnike.
Njeriu që po i diellnonte kohës shqiptare dhe botës së re euro-atlantike me thanien historike, hyjnore, aksiometrike: “Kosova të Bashkohet me Shqipërinë” ishte ky i sotmi dhe i nesërmi, kombëtari i përjetshëm, Lideri Historik i Shqiptarëve, ish-kryeministri e ish-presidenti: Sali Berisha.

Këtë fakt rideshta ta përcjell sot në 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, veçmas për të gjithë ata që iu rrenë mendja se prof. dr. Sali Berisha nuk i ka këto qëndrime e veprime genetike të truallit e derës së tij fisnike e patriotike, të vetëdijes së tij kombëtare, të prejardhuna prej të djeshmes në rrugëtim paqësor e suksesor drejt të nesërmes.

Tiranë, 11 shkurt 2014


Ramiz Lushaj : ZEMRA E DOKTORIT TË ZEMRËS

Ramiz Lushaj

SHKRUAN: RAMIZ LUSHAJ


Dr. Sali Berisha ka një zemër të madhe, aq të madhe sa më duket sikur nuk ka as krahëror. E, përndryshe: me më pasë fjala rranjë e majë po e risjell në shkronjim, përtej thercave të politikës së ditës, një thënie të thuktë të “Balzakut shqiptar”, shkrimtarit dardan Sulejman Krasniqi, Laurant i çmimit të Republikës, kuvendue në mars 1994 kur ishim sëbashku mysafir nderi në Oborrin Mbretëror Shqiptar të Mbretit Leka Zogu I në Afrikën e Jugut: “Unë e kam mik Sali Berishën.


Nuk e di sa ma ka ai mue. I jam mirënjohës se si mjek më ka shpëtue jetën…Për diçka jam i sigurtë: me ia “ça” zemrën Sali Berishës aty do të gjeni Shqipërinë Etnike”.

Sali Berisha është mjek i njoftun i zemrës, shkenctar dijetar i saj e, në krahasim analog, të dy i ngasin njani-tjetrit për nga funksioni, për nga fuqia…Për ma tepër vet Sali Berisha është një “zemër” e kohës, një nga zemrat e kombit prej kaherit e përtej sodit.



Po me një ndryshim: zemra, pothuaj tana herët rrinë fizikisht e trupnisht në të majtë, po tek Sali Berisha ajo tashma rreh në të djathtë, vetëm në të djathtë. E, me që fjalen e kam tek zemra bio, deshta me fol për valvulat e saj tek Sali Berisha.



 A e dini pse? Krejt politika e majtë pushtetare e tashtit, këta të majtit e sotëm në vargavijë etër e bijë, po duen me e përdorë Sali Berishën si “valvulë shkarkimi” për paarritjet, mëkatet e rrokullimën e vet.


E, këta po kujtojnë se po ia mbrrijnë kësaj, po nuk janë ka e kuptojnë se vet, vetëvetja e tyne politike, karriket e tyre pushtetnore, janë tue u kthye në “valvulë shkarkimi” prej lumenjve të dizinformimit e mosrealizimit programor politik e ekonomik të tyre, prej makutërive e mëkateve të shumë prej atyre me “jaguar” e kollare të pushtetit, prej rënies ekonomike shumplanëshe e rritjes së përditshme të zemërimit popullor…



Po, dr. Berisha, si doktor i zemrës, ma mirë se shumkush e dinë se valvulat kanë një mision të madh: ato e sigurojnë mrekullisht e automatikisht rrjedhën në një drejtim të gjakut në zemër dhe e parandalojnë rrjedhën në drejtim të kundërt.

E kjo, përtej moralit politik e afër të vërtetës të ditës, vlen sigurisht dhe për Partinë Demokratike, për liderin e saj historik Sali Berisha, për lidershipin e ri të PD...



E, Sali Berisha nuk ka pse me thanë tana herët: “…I mbaj të gjitha përgjegjësitë vet”, pasi qeverisja presidenciale, kryeministrore, e PD-së, e lidershipit të tij historik, nuk janë vetëm të tijat, po gjithsecili pushtetar politik e ekzekutiv të marrin përgjegjësitë e veta, të gjithë liderët e popullit e populli lider ka peshën e vet.



Zemra e Sali Berishës në lartësitë e kohës, të karierës, të viteve të moshës dekades së tetë, po ka ndonji nostalgji të (pa)kuptueshme, si për disa ministra kabinetor që zemra iu ka rreh me prurje gjaku veç për veti e, tashti, me çfardo “dialize politike” nuk mund të jenë prapë flamurtarë pasi “flamurin” e kane lanë dhe na e lanë disa herë rrugës, si më 1997 apo 2013 e, pse jo, dhe më 2015, e duhet ta dijnë e ta mësojnë vendin e prijës e të ndejës në të parakohshmet zgjedhje të 2016-tës.



Ma mirë se shumkush dr. Berisha e dinë fort atë parimin e zemrës që gjaku kur e furnizon trupin me oksigjen e ushqyes e jep ndihmën e vet në heqjen e mbeturinave metabolike. Disa ministra e të tjerë zyrtarë kësish, janë për “polifoto” e jo t’i kemi ende foto në tribuna politike të ditës, (para)elektorale, etj. E, për mos me ma kungulleshë ndokush fjalën, po them se kurrkush nuk po lyp “t’i flakim”, po ata, disa sish, nuk janë flakadanë për udhë, veçse le t’i japin zjarr prushit demokrat pa i qit’ ujë, pa ja vonue e rrallue drutë…




Le ti lanë dhe le t'i lamë ata dhe shumkush prej nesh të punojnë e të na drejtojne dhe demokratet e rinj, me lidershipin e ri Lulzim Basha.



Sali Berisha ka dy zemra; një zemër që rreh në gjoksin e tij dhe një tjetër që rreh në gjoksin e kohës panshqiptare, në muskujt e venat e saj. E para, zemra e tij bio, ajo vetjake, po rreh me mjaft vitalitet në ecjen e tij me sakrifica, sfida, triumfe në ballë të kohës në ndrrimin e sistemeve e të shekujve, në hapësirat e demokracisë e të Shqipërisë Etnike. E dyta zemër e tij, ajo në gjoksin e kohës, ka me rreh dhe në pasjetën e tij, në historinë e kombit e rrugëtimin e politikës, në gjurmët e kohës së sotme e në genet e breznive.



Edhe zemra ka “revolucionin” e vet në trupin e njeriut, të Sali Berishës, të secilit prej nesh. Po Sali Berisha po e kalon krejt jetën në “revolucion”, jo vetëm në 90-tën, jo vetëm në ’97-tën, jo vetëm në vitet 2000, po edhe sot, në 2013 e në 2015, edhe nesër, më 2016.



Kjo jo për faktin historik se europianët (patjetër dhe ne – shqiptarët) pas çdo revolucioni nuk shkojmë në shtëpi si amerikanët, po rrijmë prapë në rrugë. Shpesh herë të gatshëm për revolucione, veçse ne shqiptarët më duket se e kemi disi ndryshe, pasi “valvulojmë” me shpërthime, me rebelime.




Po ka dhe diçka tjetër krejt esenciale, se komunizmi ynë i nëntorit ’41 e i qershorit ‘91 nuk po dinë dhe nuk po donë me ikë prej tokënisë politike shqiptare, sikur këtu të mos kishin ardhë ndonjëherë në Shqipëri as Papa Gjon Pali II (1993) e as Papa Francesku (2014), po sikur të ishin mshef shpellave të politikës Karl Marksi e Stalini.



Po Sali Berisha nuk mbeti vetëm në disa dekada në revolucion, po Sali Berisha mbeti gjithë jetën e tij njerëzor, sepse Sali Berisha nuk eci vetëm me hapa, po me zemër, me zemrën e tij për Shqipëri, për Kombin e Vet/Tonë, aq sa e thashë dhe në kryefjalë: Sali Berisha ka një zemër aq të madhe sa që më duket se nuk ka krahëror.


Tiranë, 12 dhjetor 2015

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...