Është sëmundje e nervave periferik e shkaktuar nga sëmundja e sheqerit. Komplikimet e sheqerit të rritur në gjak dëmtojnë nervat, përfshirë edhe elementet në vijim:
- Çrregullimin e qarkullimit i cili bie deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut.
- Grumbullimin e yndyrave në qeliza të cilat përbëjnë mbështjellësin nervor, që çrregullon aktivitetin normal të këtyre qelizave;
- Çrregullimet metabolike të cilat çrregullojnë bartjen e albuminave, transmiterëve (transmetuesve) dhe materieve të tjera ushqyese në pjesët distale (përfundimtare) të nervit.
Si manifestohet sëmundja?
Neuropatia në fillim, zakonisht, është pa simptoma. Në këtë fazë, kur i sëmuri nuk ka ankesa, neurologu evidenton reflekse të ulura dhe çrregullim të sensibilitetit. Faza simptomatike fillon fshehurazi, por ndonjëherë edhe vrullshëm.Simptomat më të shpeshta janë: djegie, therje, ose sikur me i lëviz buburreci nëpër këmbë, zakonisht në shputa, ndjenjë e kohëpaskohshme ose e përhershme e mpirjes ose topitjes, ndjenjë se këmbët janë në çizme ose çorape. Mund të ekzistojnë dhe ngacmime djegëse dhe dhimbje e fortë, ecja është shpesh e mundimshme dhe të sëmurët e përshkruajnë si të ecurit në “thëngjill”.
Mund të lajmërohet edhe dhimbja intensive ‘therëse’ në shputa ose këmbë. Polineuropatia mund të bie deri te të ecurit e vështirësuar (pareza), por në raste të vështira të ecurit është i pamundur (paraliza). Neuropatia diabetike më së shpeshti manifestohet si polineuropati distale simetrike senzomotorike.
Simptomat e para janë në shputa në formë të therjes, lëvizjes, djegies, kryesisht natën. Mund të lajmërohen edhe ngërçet në muskujt e nëngjurit, por edhe në duar, edhe pse dukshëm më rrallë.
Në të njëjtën kohë mundë të lajmërohen hipotrofitë (humbje e masës) në muskujt e vegjël të shputës. Shuhen reflekset tetivore, sëmundja përparon, lajmërohet mpirja e shputës, e cila përhapet deri në nëngju, shuplaka, trup. Mundë të lajmërohen ndryshime trofike në lëkurën e shputave (lëkura e thatë, e hollë e cila lehtë pëlcet) dhe ulcerat-plagët.
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e neuropatisë diabetike është e thjeshtë dhe vendoset në bazë të pasqyrës klinike të sëmundjes së sheqerit. Vërtetohet me të ashtuquajturat: testet neurofiziologjike, me matjen e shpejtësisë së përçueshmërisë së nervit (elektromioneurografia-EMNG). Është e domosdoshme që secili i sëmurë me sëmundje të sheqerit të udhëzohet te neurologu për kontroll neurologjik dhe ekzaminim neurofiziologjik, të ndërmerren të gjitha masat që të prevenohet zhvillimi i neuropatisë diabetike ose nëse ekzistojnë shenjat e saj, të ndalet përparimi.
Si mjekohet?
Mjekimi i formës më të shpeshtë të polineuropatisë diabetike bazohet në rezultatet e tretmanit anti-oksidativ, aplikimin e preparatit të fortë antioksidativ acidit alfa-lipoik (Berlithion) në dozë ditore 600 mg. Së pari 2-3 javë paranteral (në infuzione), pastaj per os (në gojë) për periudhë më të gjatë. Për qetësimin e dhimbjeve më së shpeshti përdoren karbazepin dhe antidepresivët. Metodat e mjekimit fizikal, gjithashtu, kanë rëndësinë e tyre, veçanërisht hidroterapia.Ç’farë duhet të ditur?
Lajmërimi i polineuropatisë nuk varet nga lartësia e sheqerit në gjak, atakon të dy gjinitë, më shpesh të moshuarit, në përqindje të vogël dhe fëmijët të sëmurë nga sëmundja e sheqerit, rreth 2%.
Neuropatia diabetike autonome
Neuropatia Diabetike Autonome ne te shumten e rasteve prek sistemin e tretjes vecanerisht stomakun, enet e gjakut, sistemin urinar dhe organet gjenitale. Edhe per kete forme te neuropatise parandalimi i saj arrihet duke mbajtur nivelin e sheqerit ne gajk nen kontroll.
Simptoma te Neuropatise diabetike autonome perfshijne:
Diarre
Kapsllek
Djegie te stomakut
Peshtjellime
Te vjella
Ndjesi mbingopje edhe pas konsumimit te ushiqmit te paket
Trajtime te neuropatise diabetike autonome perfshijne:
Konsumimi i vakteve me te vogla
Medikamente
Simptoma te neuropatise diabetike autonome te eneve te gjakut perfshijne:
Marrje mendsh nese ngriheni menjeher
Rritje te rrahjeve te zemres
Presion i ulet i gjakut
Te vjella
Peshtjellime
Ndjesi mbingopje te menjehershme
Trajtimet per neuropatine diabetike Autonome te eneve te gjakut perfshijne:
Shmangni ngritjet e menjehershme
Medikamente
Veshja e corapeve specifike
Simptoma te neuropatise diabetike autonome ne organet gjenitale mashkullore perfshijne:
Pamundesi per te arritur ose mbajtur nje ereksion
Pamudesi per te arritur derdhje
Trajtime per neuropatine diabetike autonome ne organet gjenitale mashkullore perfshijne:
Keshillim
Implantet penile
Perdorimi i aparatures me vakum per ereksionet
Injektimet penile
Medikamentet
Simptomat e neuropatise diabetike autonome ne organet gjenitale femerore perfshijne:
Renie te lubrifikimit vagina;
Renie te numrit te orgazmave ose mos arritja e tyre
Trajtimi per neuropatine diabetike autonome ne organet gjenitale femerore perfshijne:
Keshillimi
Kremrat vaginal me permbajtje estrogjeni, supozitoret dhe unazat
Medikamente qe ndihmojne simptomat e seksit te dhimbshem si rezultat i menopauzes
Lubrifikante
Simptomat e neuropatise diabetike autonome ne sistemin urinar perfshijne:
Veshtiresi ne urinim te plote
Bllokim
Mungese urinimi
Rritje e urinimit gjate nates
Trajtimet per neuropatine diabetike autonome ne sistemin urinar perfshijne:
Medikamentet
Vendosja e kateterit
Kirurgjia
Neuropatia Diabetike Proksimale
Neuropatia Diabetike Proksimale shkakton dhimbje zakonisht ne njeren ane te kofsheve, vitheve ose legenit. Ajo gjithashtu con ne dobesim te kofsheve dhe per te trajtuar keto raste jane te nevojshme medikamentet ose terapite fizike. Rikuperimi me pas varjon ne baze te demtimit nervor te shkaktuar. Parandalimi konsiston ne mbajtjen e nivelit te sheqerit ne gjak te ekuilibruar.
Neuropatia fokale diabetike
Neuropatia Fokale Diabetike mund te shaqet papritmas dhe te prek nerva specifike me se shumti ne pjesen e kokes, bustit ose kofsheve duke shkaktuar dobesim dhe dhimbje. Simptoma te neuropatise fokale diabetike perfshijne
Vision te dyfishte
Dhimbje syri
Paralize ne njeren ane te fytyres
Dhimbje te forta ne njeren ane te trupit sidomos ne pjesen e mesit
Dhimbje gjoksi ose barku qe ne te shumten e rasteve ngaterohet me shenjat e atakut te zemres ose simptomat e apendecitit.
Neuropatia fokale diabetike eshte shume e dhimbshme dhe e paparashikueshme; megjithate zakonisht ajo permiresohet me kalimin e diteve, javeve ose edhe muajve por e rendesishme eshte se nuk ka tendence te shkaktoi demtime afatgjata te pariparueshme.
Literatura:
http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2014/05/K%C3%ABmba-diabetike.pdf