2015-12-15

Krimet serbe në Kosovë : Dua që të shkojë ti shoh të gjithë bashkë....


Ar LindDa
Arlinda


Arlinda nga Krusha e Vogël është studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit...Ajo thotë pëf Agjencionin "Floripress": "Në luftë kam humbur 6 anëtarë të familjës. Gjyshin, babin, dhe 4 axhallarë. Para 8 vitesh kam rivarros babain dhe axhën. Ndërsa pas 2 vitesh kam rivarros  axhën e madh. Vitin e kaluar kam rivarros gjyshin dhe axhën tim që kishte vetëm  13 vjet.Ndërsa sivjet ka ardhur  Eulex-i dhe i kan marr trupin e babit  tim të ndjerë si dhe të  dy  axhallarëve kinse nuk janë ata....Për fatin tonë të zi trupat  kishin qenë të dikujt tjetër, fshatar ... nga nje fshat tjetër....

Atëherë  kur Eulex-i  kish thënë  që eshtrat e tyre janë gjetë ,ata (Eulex-i) nuk e kishte  bërë  fare analizën e ADN-se,me buzë në vajë thotë studentesha Arlinda,që ka 6 anëtarë të vrarë nga forcat serbo-çetnike" ...


Më 26 mars 1999, forcat paramilitare serbe vranë, masakruan në fshatin Krushë e Vogël më shumë se 102 persona, kryesisht burra e të rinj nga mosha 12 deri në 90 vjeçare.

Për dy ditë Krusha e Vogël ka humbur 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë a humbur edhe 102 persona.

Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart në kokë. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë.

Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar, raporton KosovaPress.

Në fillimin e vitit 1999, Krusha e Vogël kishte popullsi të përzier. Dhjetë për qind ishin serbë, ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë. Nuk flitej se ndërmjet fqinjësh kishte pasur ndonjë problem serioze, deri kur ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kur u ekzekutuan pothuajse shumica e meshkujve shqiptarë të fshatit, duke mos u kursyer as fëmijët e moshës trembëdhjetë vjeçe.

Pasi i ekzekutuan, forcat serbe, të udhëhequra nga fqinjët serbë, për ta mbuluar krimin trupat e të vdekurve i dogjën. Trupat e eshtrat e mbetur dyshohet gjithashtu se i hodhën në lumin Drini i Bardhë.

I mbijetuari Qamil Shehu, të cilit në këtë masakër i ishin vrarë dy djemtë, tre vëllezërit dhe rreth dyzetë anëtarë të familjes, thotë se natën e 26 marsit 1999 banorët kishin dalë të shikonin në oborre sulmet e NATO-s.

“Kur është bërë ora katër e mëngjesit, tanket e ushtrisë serbe e rrethuan vendin dhe filluan të gjuajnë me armë nëpër oborre”, kujton ai.

“Atëherë, nga frika, burra e gra, jemi nis e kemi dalë në mal. “Dikur në mbrëmje erdhën atje e na morën”.
Forcat ushtarake e policore serbe i kishin ndarë burrat nga gratë dhe pastaj i kishin vrarë dhe masakruar. Shtëpisë me plot trupa burrash ia kishin vënë zjarrin dhe e objektin e kishin gropuar. Gratë dhe fëmijët i kishin dëbuar drejt Shqipërisë.

“Kur na ndanë nga gratë, me ne burrat kishte edhe fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare. Na bënë rresht për tre, na detyruan t’i lidhim duart mbrapa kokës dhe na drejtuan për te shtëpia e familjes Batusha”, kujton Shehu



EULEX thotë se ka identifikuar dy trupa në Krushë, Florim Hajdari ende në kërkim të vëllezërve të zhdukur



FKanë kaluar disa muaj kur ekipi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe  EULEX’it kanë gërmuar në varrezat e fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit. Ata kishin zhvarrosur edhe trupat e familjes Hajdari, të vrarë në luftë, familja e cila mendonte që janë anëtarët e familjes. 

Florim Hajdari, nga Krusha e Vogël, për 6 vjet me radhë, kishte menduar se i ka varrosur tre vëllezërit në varrezat e fshatit, por aty në fakt ishin varrosur krejt trupa të tjerë. Ai për gjashtë vjet kishte vizituar aq shpesh varret ku mendonte se janë varrosur trupat e vëllezërve të vrarë në luftën e fundit. 
EULEX më 8 dhjetor, me anë të një njoftimi ka thënë se pas zhvarrimeve që janë bërë më 25 gusht 2015 në Krushë të Vogël, kanë zgjidhë fatin e dy personave të pagjetur. Sipas tyre, me këtë rast është identifikuar një viktimë e masakrës së 26 marsit 1999 në Krushë të Vogël. 
Për këtë Florimi ende nuk e dinë nëse bëhet fjalë për vëllezërit e tij.
Ende i lënduar pas asaj që ndodhi më 25 gusht, Florimi rrëfen përsëri për Express.
Ai thotë se prej asaj kohe ende nuk marrë asnjë përgjigje dhe si familje nuk e dinë akoma se ku janë trupat e vëllezërve të tij. Po ashtu ai ka thënë se ka bërë ankesë në lidhje me rastin dhe se do ta paditë Mjekësinë Ligjore dhe EULEX’in.
“Ne ende nuk dimë asgjë për trupat e vëllezërve tanë. Atëherë ata i kanë marrë disa trupa, e disa i kanë lonë”, ka thënë Hajdari.
“Për këtë kam bërë ankese, kam shku tek avokati, Visar Ostrozubi, por ende se di cka ka ndodh. Unë du me paditë edhe Mjekësinë ligjore edhe EULEX’in”, vazhdon ai. 
Florimi si herën e kaluar, është i sigurt të mos e pranoj Mjekësinë Ligjore përsëri nëse ata vinë në shtëpinë e tij.

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël sot e ka kuptuar se tre trupat që i kishte varrosur në varrezat e fshatit nuk janë të vëllezërve të tij. Krejt kjo, pasi Departamenti i Mjekësisë Ligjore ia ka dërguar atij certifikatat që dëshmojnë se gjatë identifikimit ishte bërë një gabim

Florim Hajdari nga Krusha e Vogël, për 6 vjet me radhë, kishte menduar se i ka varrosur tre vëllezërit në varrezat e fshatit, por aty në fakt ishin varrosur krejt trupa të tjerë. Ai për gjashtë vjet kishte vizituar aq shpesh varret ku mendonte se janë varrosur trupat e vëllezërve të vrarë në luftën e fundit.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore, të martën, ia ka dërguar Florim Hajdarit certifikatat, në të cilat thuhej se tre trupat e varrosur nuk ishin të vëllezërve të tij, sepse nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat për identifikimin e eshtrave dhe se ishte bërë një gabim.  
Sipas Florimit, vëllezërve të tij nuk i ishte bërë testi i ADN'së dhe për gjashtë vite nuk kishte asnjë lajm tjetër nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore nuk e kanë pranuar gabimin por vetëm ia morën certifikatat që ia kishin dhënë duke i thënë se kjo po bëhej për shkak ndryshimit të llogos të shtetit të Kosovës.
Por, kjo për Florimin është një storie e pavërtetë. "Unë e di që s’o puna edhe të llogoja. Se unë e di çfarë llogoje ka pas atëherë Kosova e çfarë tash. Unë nuk i besoj asgjë mo as nuk kom me leju me vazhdu me bo apet kështu", thotë Florimi.
"Nga 2009'ta askush nuk na ka thënë asgjë. Sot erdhën pa lajmëru askënd dhe thanë se nuk e kanë bërë testin e ADN'së. Në 2007 janë varros Rasimi dhe Nazimi, kurse në 2009 Selajdini dhe nga atëherë nuk kemi pas asnjë lajm prej Mjekësisë Ligjore" , vazhdon rrëfimin Florimi për Express. 
Florimit dje rreth orës katër pasdite, zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i kishin thënë se kanë gjetur disa mbetje mortore por jo që do të bëhet rivarrim. Kurse sot zhvarrosja e trupave bërë nga ekipi i EULEX'it për tre të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.
"Dje në ora 4 m'kanë njoftu dhe më tregun se i kanë gjet disa mbetje mortore dhe do ta bëjmë një shpuarje për t’i vendosur eshtrat. Edhe Kryetares së fshatit, Shpresës, njëjtë i kishin thonë e unë kom mendu që ajo din diçka më shumë", tha ai. 
Kur ekskavatori ishte në mes të varrezave duke gropuar, Florimi nga Krusha e Vogël kishte humbur çdo shpresë
"Kur unë e pashë ekskavatorin nuk kam mujt as me fol se përndryshe nuk do të kisha leju me ndodhë diçka si kjo. Kam qenë i papërgatitur" ka thënë ai. 
Express e ka kontaktuar shefin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliun për këtë rast, por ai nuk është lajmëruar. Sipas sekretares vetëm Arsim Gërxhaliu mund të flasë për këtë rast dhe askush tjetër.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore, ia kishte dërguar Florim Hajdarit certifikatat, në të cilat thuhej se tre trupat e varrosur nuk ishin të vëllezërve të tij, sepse nuk kishin përfunduar të gjitha procedurat për identifikimin e eshtrave dhe se ishte bërë një gabim.  
Sipas Florimit, vëllezërve të tij nuk i ishte bërë testi i ADN'së, dhe për gjashtë vite nuk kishte asnjë lajm tjetër nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, sipas tij, nuk e kanë pranuar gabimin por vetëm ia morën certifikatat që ia kishin dhënë duke i thënë se kjo po bëhej për shkak ndryshimit të llogos të shtetit të Kosovës.
Por, kjo për Florimin ishte një storie e pavërtetë.
"Unë e di që s’o puna edhe të llogoja. Se unë e di çfarë llogoje ka pas atëherë Kosova e çfarë tash. Unë nuk i besoj asgjë më dhe nuk do të lejojë me vazhdu persëri kështu", thotë Florimi.
Më 24 gusht, rreth orës katër pasdite, zyrtarë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i kishin thënë Florimit se kanë gjetur disa mbetje mortore por jo që do të bëhet rivarrim. Kurse një ditë më pas ishte bërë zhvarrosja e trupave nga ekipi i EULEX'it  dhe DML’së për tre të vrarët në luftën e fundit në Kosovë.
“Dje në ora 4 më kanë njoftuar dhe më tregun se i kanë gjet disa mbetje mortore dhe do ta bëjmë një shpuarje për t’i vendosur eshtrat. Edhe Kryetares së fshatit, Shpresës, njëjtë i kishin thonë e unë kom mendu që ajo din diçka më shumë", tha ai. 
Në vitin 2007, familja Hajdari kishte varrosur trupat e Rasimit dhe Nazimit, kurse në 2009’tën trupin e vëllai tjetër, Selajdinit. Nga ajo koha, sic rrëfen Florimi, nuk kanë pasur asnjë paralajmërim nga Mjekësia Ligjore.















































Meshkujt u Ekzekutuan, u Dogjën, u Hodhën në Lumë

Kështu është dukur shtëpia e masakrës | Ilustrimi: Besnik Krivanjeva
Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart në kokë. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë. Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar.

Në fillimin e vitit 1999, Krusha e Vogël kishte popullsi të përzier. Dhjetë për qind ishin serbë, ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë.

Nuk flitej se ndërmjet fqinjësh kishte pasur ndonjë problem serioz...deri kur ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kur u ekzekutuan pothuajse shumica e meshkujve shqiptarë të fshatit, duke mos u kursyer as fëmijët e moshës trembëdhjetë vjeçe.

Pasi i ekzekutuan, forcat serbe, të udhëhequra nga fqinjët serbë, për ta mbuluar krimin trupat e të vdekurve i dogjën.

Trupat e eshtrat e mbetur dyshohet gjithashtu se i hodhën në lumin Drini i Bardhë.


Lumi | Foto: Ekrem Fazliu

I mbijetuari Qamil Shehu, të cilit në këtë masakër i ishin vrarë dy djemtë, tre vëllezërit dhe rreth dyzetë anëtarë të familjes, thotë se natën e 26 marsit 1999 banorët kishin dalë të shikonin në oborre sulmet e NATO-s.

“Kur është bërë ora katër e mëngjesit, tanket e ushtrisë serbe e rrethuan vendin dhe filluan të gjuajnë me armë nëpër oborre”, kujton ai. “Atëherë, nga frika, burra e gra, jemi nis e kemi dalë në mal.

“Dikur në mbrëmje erdhën atje e na morën”.

Forcat ushtarake e policore serbe i kishin ndarë burrat nga gratë dhe pastaj i kishin vrarë dhe masakruar. Shtëpisë me plot trupa burrash ia kishin vënë zjarrin dhe e objektin e kishin gropuar.

Gratë dhe fëmijët i kishin dëbuar drejt Shqipërisë.

“Kur na ndanë nga gratë, me ne burrat kishte edhe fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare. Na bënë rresht për tre, na detyruan t’i lidhim duart mbrapa kokës dhe na drejtuan për te shtëpia e familjes Batusha”, kujton Shehu.



Rresht dhe duart lartë | Ilustrimi: Ekrem Fazliu

“Shtëpia kishte dy dhoma dhe një korridor. Aty kemi qenë 109 meshkuj. Në secilën dritare ishin nga dy serbë me automatikë në dorë. Po ashtu me automatikë në dorë kanë qenë edhe te dera e hyrjes”.

“Filluan rafalet nga të gjitha anët. Vendi u mbush me kufoma dhe gjaku notonte si ujë...”

“Në dhomën ku kam qenë unë, kemi shpëtuar tre persona, sepse kemi mbetur nën kufoma. Sapo u larguan pakës serbët, kemi ikë nëpër mal. Ata na u vërsulën mbrapa”.

“Unë u futa në një kaçube”.

“Pat shpëtuar edhe një djalë i ri, po ai u ndal në breg. I ngriti duart lartë, po e vranë. E kisha pasë kushëri, po në atë moment nuk e njoha”, rrëfeu Shehu.


Qamil Shehu | Foto: Valdet Salihu

I mbijetuar i kësaj masakre është edhe Bajram Zylfiu.

“Në atë shtëpi (të masakrës), në hyrje ka qenë një invalid me karrocë, e quanin Sahit Hajdari. Ai është vrarë i pari, pastaj edhe të tjerët”, tregon Zylfiu.

“Në fund edhe kufomat janë djegur, edhe karroca ka qenë djegur”.

“Pasi që është kryer masakra, serbët e fshatit objektin e kanë rrënuar të tërin duke e nxjerrë nga themelet edhe kanë hedhur në lumin Drini i Bardhë. Madje pasi e kanë prishur objetin, me bagerë e kanë rrënuar edhe shtëpinë që ka qenë afër, me mendu që NATO e ka shkatërru vendin me bombardime...”.


Bajram Zylfiu | Foto: Valdet Salihu

Eulex-i identifikon 56 kryes të krimit

Vitin e kaluar, prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, zyrtarisht ka filluar hetimet për krimet e luftës të kryera në fshatin Krushë e Vogël.

Në objektin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshat, prokuroria e Eulex-it ka improvizuar një zyrë në të cilën është duke mbledhur prova dhe fakte për këtë masakër.

Deri më tash prokuroria ka identifikuar 56 persona të dyshimtë për kryerjen e kësaj masakre, të cilët priten të përballen me akuza për krime lufte.

“Kemi nisur hetimet zyrtarisht në fund të muajit maj të vitit kaluar. Saktësisht më 31 maj 2012. Së paku, numri i të dyshuarve arrin numrin 56, tash për tash”, tha prokurori Michalczuk.

Prokurori shtoi se koha përbën problem në këtë hetim. “Çështja është që disa nga dëshmitarët i kujtojnë shumë gjëra, por megjithatë, nuk kujtojnë gjëra të tjera. Por, ne po mundohemi maksimalisht. Do të duhen edhe së paku disa muaj, për tu kryer këto hetime”.



Prokurori Cezary Michalczuk | Foto: Valdet Salihu

Michalczuk tha se prokuroria po bashkëpunon me zyrën e Prokurorisë së Republikës së Serbisë.
“Jemi në komunikim dhe duke bashkëpunuar për të mbledhur dëshmi shtesë nga ta. Por, Serbia nuk është organi i vetëm ndërkombëtar me të cilin bashkëpunojmë, ne gjithashtu bashkëpunojmë edhe me Tribunalin e Hagës”.

“Sapo të finalizohet procesi i grumbullimit të dëshmive, do të flasim, pikësëpari, për përgjegjësinë individuale të kryerësve, për veprimet e tyre individuale, dhe pastaj çështja e arrestimeve do të ngrihet në kohën e duhur, nëse grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme”.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado, tha se ky misione “kishte shikuar në ngjarjet e Krushës së Vogël në vitin 2003 dhe më pas i ka dorëzuar gjetjet në ICTY në Hagë e cila kishte juridiksion mbi çdo krim të mundshëm të luftës së kryer atje”.

Sllobodan Millosheviçi dhe udhëheqësit tjerë serbë qenë akuzuar për vepra penale nga Tribunali Penal Ndërkombëtar duke përfshirë krimet kundër njerëzimit për ngjarjet sikur kjo në Krushën e Vogël.

Rreshteri i policisë, Bedri Limani, kishte udhëhequr hetimet për këtë masakër.

“Kemi gjetur edhe prova material”, tha rreshteri Limani.

Shefi i njësisë për krime lufte nga radhët e Eulex-it, Eduard Gold, thotë se hetimet për Krushën e Vogël nga Eulex-i kanë filluar nga viti 2008.

“Rasti i Krushës së Vogël në fakt ka filluar kur EULEX-i mori mandatin më 2008. Vështirësitë që i kemi pasur në këtë rast ishin, në fillim, natyrisht, me periudhën e tranzicionit nga UNMIK-u tek EULEX-i, për pak kohë. Thjeshtë pranim-dorëzimi i sasisë së jashtëzakonshme të dëshmive për të gjitha rastet në Kosovë gjatë konfliktit më 1998-1999”.

“Ka shumë informata edhe për të dyshuar, edhe për dëshmitarë. Koha që nevojitet për t’i kontrolluar të gjitha këto informata është shumë e gjatë. Në momentin që ne shohim se ka dëshmi të mjaftueshme për të proceduar tutje, natyrisht që vazhdojmë me hetimet. Nuk dua të jap afat kohor, por natyrisht nuk dëshirojmë të marrim shumë kohë”, shtoi Gold.

“Ne po punojmë me shumë zell në këtë rast dhe e tërë Njësia për Krime të Luftës në EULEX është duke punuar në të”, tha Gold.

Varrezat e të gjeturve | Foto: Ekrem Fazliu

Qytetarët shprehen skeptikë se kryesit e vërtetë të krimit do të marrin dënimin e merituar.

Nga 113 personat e zhdukur, vetëm trupat e 27 prej tyre janë gjetur, ndërsa për fatin edhe të 86 personave tjerë akoma nuk dihet.

“Për dy ditë Krusha e Vogël ka humbur 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë a humbur edhe 102 persona”, thotë Agron Limani, drejtor i shoqatës “26 marsi 1999”.

“Po ashtu, pas përfundimit të luftës, pas kthimit të popullatës nga minat ka humbur jetën edhe një fëmijë 12 vjeçar, d.m.th. gjithsej kanë humbur jetën 113 persona nga fshati Krushë e Vogël, apo thënë ndryshe 70 për qind të meshkujve, duke përfshirë fëmijë, të rritur, burra e pleq”, tha Limani.

I mbijetuari Shehu thotë se Eulex-i ka dalë në fshat dhe banorët duan të besojnë se diçka do të bëhet. “Mirëpo jemi djegur disa herë sepse edhe UNMIK-u kështu na premtonte, por në fund asgjë nuk bëri”.

Aktivisti Limani thotë se banorët duhet “relativisht të besojnë” në këtë hetim.

“Kur t’i shohim ata që kanë vrarë 113 civilë shqiptarë, kur të sillen para drejtësisë në gjykatat vendore, atëherë mund të flasim se a i besojmë apo jo”, thotë ai.

Përveç masakrës të kryer në fshatin Krushë e Vogël, të cilën Eulexi është duke e hetuar, në Kosovë kanë ndodhur edhe shumë masakra tjera, të kryera, të cilat presin zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...