Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/24

Si i çonte të rinjtë e Kosovës në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi

Si i çonte të rinjtë e Kosovës në ISIS Imami i arrestuar Zekria Qazimi (SMS-Dëshmi)
U tregua shumë i kujdesshëm në punën që e bënte. I vinin mesazhe telefonike, por kurrë nuk i kthente. Krejt këtë e bëri që të mos zbulohej se ai ishte personi kryesor që i rekrutonte të rinjtë për t’i çuar në ISIS. Por, mjaftuan disa mesazhe që ai i shkëmbeu deri në vitin 2013, që të kuptohen krejt ato çfarë ka bërë. Është pikërisht Imami i Gjilanit, Zekria Qazimi, i cili dyshohet se përveç predikimeve të tij radikale në xhaminë “El-Kuddus”, ka qenë edhe ndërmjetësi që i ka çuar ata në Siri. Agjencioni ynë sjell dëshmitë që e ngarkojnë Imamin Qazimi, të cilin shteti po e mbanë të paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën akuzat për terrorizëm.
Imami i qytetit të Gjilanit, Zekria Qazimi llogaritet se ka dërguar të rinjtë në “tokën e premtuar të Shamit”. Krejt kjo u zbulua nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri. Kjo zgjati plotë dy vite, deri në momentin që ai u arrestua.
Qazimi nuk ka folur në asnjë bisedë telefonike rreth këtyre organizimeve, e dikur edhe mesazhet i kishte ndërprerë plotësisht. 
E krejt këto punë, imami i akuzuar për terrorizëm, nuk i kryente i vetëm. Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku,  Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi ishin vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët edhe ishin arrestuar bashkë me imamin, në gusht të vitit të kaluar. Derisa procesi gjyqësor ndaj tyre tashmë ka nisur dhe aktakuza u është zyrtarizuar. 
Mesazhet të siguruara tregojnë sesi ata u morën vesh me ‘ushtarët’, ku i caktuan takimet dhe kur u nisen për të luftuar në ‘Tokën e Shamit’. 
Pjesën me të madhe të organizimit del t’ia ketë kryer Ilir Berisha, i cili edhe ka komunikuar me të rekrutuarit që u nisen për në Siri e Irak.
Të njëjtat përgjime  tregojnë se nëpërmjet këtij ‘rrjeti’ rekrutimi në grupin terrorist ISIS përfunduan të paktën 11 shtetas te Kosoves. 
“Hoxho mbrritem tani 11 prej kosove elhamdulilah”, i kishte shkruar SMS Qazimit, imami tjetër Ridvan Haqifi, me të mburritur në Siri, më datë 3 shtator 2013. 
Vetëm një ditë më parë, Haqifi, ishte nisur në Siri bashkë me Hysni Kabashin, Ibrahim Kabashin, Hafiz Ahmetin, Liridon Kabashin, Egzon Latifin, Bujar Avidjan, Skender Sylen, Enis Begollin, Arben Hamzen dhe Basri Sylejmanin.





Dy vëllezërit Hysni e Ibrahim Kabashi përfundon të vrarë gjatë luftimeve atje. E të njëjtin fat, në Siri, e gjeti edhe Basri Sylejmani. Derisa, Liridon Kabashi u arrestua me tu kthyer në Kosovë. 
Komunikimi i këtij grupi me hoxhën vazhdoi edhe derisa ndodheshim me kilometra larg. Vetëm një javë pas, Ridvan Haqifi, e kishte siguruar Zekria Qazimin se ai dhe dhjetë shokët e tij janë ende gjallë dhe po e kryejë ‘misionin’ e tyre. 
“Selamu alekjum hoxh mir jem tan ktu. Selam vllaznive”, i kishte shkruar imami Haqifi – Zerkira Qazimit me 09 Shtator 2013. SMS ishte dërguar nga i njëjti numër dhe edhe pse ndodhej në Siri përdorte numrin e Kosovës. E Zekria Qazimi edhe këtë herë u tregua i kujdesshëm. Nuk shkëmbeu asnjë shkronjë apo fjalë.
Njëzetekatërvjeçari nga Gjilani, Ridvan Haqifi, me kohë u shndërrua në një nga terroristët shqiptarë më të njohur dhe monstruoz që luftonte përkrah ISIS’it. Me urdhër nga Kosova të Zekria Qazimit, Ridvani e pasoi Lavdrim Muhaxherin në drejtimin e xhihadistëve shqiptarë në këtë organizatë në Siri. Edhe pse Muhaxhiri, njëjtë si Haqifi, kishin raporte të afërta me Zekria Qazimin, që e konsideronin mësues të tyre. 
Por, rekrutimi i qytetareve për ISIS nga ‘grupi’ i hoxhës Qazimi nuk kishte përfunduar me kaq. Madje më vonë, të rinjtë e interesuar për t’u nisur drejtë Sirisë lajmëroheshin vetë në numrin e Zekria Qazimit dhe tregonin gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe ligjëratave të imamit për t’i mbështetur ‘vëllezërit e tyre myslimanë’ që çdo ditë vriteshin në Siri e Irak. 
“Selam alejkum hoxh jena qata 2 djemt qe kem te ti nashta sun ta këna ba pytjen qysh duhet, jena tu dasht me shku vullnetarisht atje a asht farz ajin per nëse nqoftse jo a duhet me marr leje prej prindve nqet rastin ton”, i kishte shkruar imamit Qazimi i mituri, R.D. nga Varoshi i Ferizajt, më datë 21.10.2013. 


“Hoxh a ka mundsi me na kthy përgjigje”, i shkruan mesazh Qazimit, i njëjti person. Por, Zekria Qazimi sërish hesht, kur është puna të komunikojë në telefon për organizime të tilla. 
Por, kur po afrohej dimri i vitit 2013, një nga ‘ushtarët’ më premtues që Qazimi e kishte nisur për ISIS, Liridon Kabashi me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, kërkon të kthehet në Kosovë. 
E kjo mund të ketë shkaktuar një përplasje të vogël mes shqiptarëve që luftonin atje. Udhëheqësi i terroristëve shqiptarë në Siri, Ridvan Haqifi, nuk i jepte leje Kabashit që të kthehej mbrapa. E ky i fundit detyrohet t’i kërkojë ndihmë hoxhës, pasi e kishte ndarë mendjen që të kthehej te babai, i cili i kishte mbetur i vetëm në shtëpi. 
“Selam alejkum hoxhe jam liridon kabashi deshta mem ndihmu pak mi tha ridvanit mem letu lejen per ks se fejza spom jep teskije kur jam ardh fill kam nejt 1 muj te ai tan jam ardh ktu e kam babën vet e spo mun me shku zvicer dhe 4 muj e un me shku dimrin me ja lehtu me ba bukën mela teshat.mos me la namazin”, insistonte Liridon Kabashi më 29.11.2013.  


Kështu, 27 vjeçari, Liridon Kabashi, me t’u kthyer në shtëpinë e tij i kishte rrëfyer Policisë së Kosovës për shkuarjen e tij në Siri dhe të gjitha përjetimet e atjeshme. Derisa ishte arrestuar disa muaj pas, më 14 gusht 2015 së bashku me Zekrija Qazimin dhe pesë të tjerë dhe ngarkohen me tri vepra penale që lidhen me terrorizëm: rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. 
Edhe imami Zekria Qazimi disa herë dyshohet të ketë qenë në Siri e Irak përgjatë viteve 2012-2014. Hera e fundit që ai kishte shkelur këtë pjesë të Azisë, sipas këtyre mesazheve që ka siguruar Gazeta Express, kishte qenë marsi i vitit 2014. Ai ishte nisur bashkë Njazi Ballazin, vëllai i bashkëpunëtorit dhe bashkë të akuzuarit të tij, Burim Ballazi. Madje, ky i fundit, të dyve ua kishte siguruar vizën dhe biletat..




Flet i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit nga Strellci i Ultë

Është arrestuar Naser Pajazitaj (1961), për vrasjen e Donjeta Pajazitaj
Burime të mediave bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj është kusheriri i saj, Naser Pajazitaj i lindur me 09.01.1961.
Më 9 nëntor familja Pajaziti nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares Donjeta Pajaziti.

Flet i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit (Video)
I dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajaziti, ditë më parë në bjeshkët e Strellcit, u soll i prangosur para Gjykatës Themelore në Pejë, në seancën për shqiptimin e masës së sigurisë.
Gjyqtari Sami Sharraxhiu, pranoi kërkesën e prokurores për shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale Naser Pajazitaj, dhe ia caktoi atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Prokurorja e Rastit Valbona Disha-Haxhosaj, deklaroi para gjykatës se prokuroria ka siguruar prova që arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri me iniciale Naser Pajazitaj, ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, të paautorizuar të armëve.
Sipas prokurores Haxhosaj, provat relevante të cilat mbështesin dyshimin e bazuar se i pandehuri Naser Pajazitaj, ka kryer këto veprat penale janë raportet policore, raportet e vendit të ngjarjes, deklarimet e dëshmitarëve duke përfshirë edhe vajzën e të pandehurit e po ashtu edhe kamerat e sigurisë të një bashkëfshatari të tij, ku i dyshuari shihet ditën kritike.
Haxhosaj i propozoi gjykatës që të dyshuarit t’i shqiptohet masa e paraburgimit, me arsyetimin se ekziston rreziku i arsyeshëm se ai mund të ushtrojë presion mbi dëshmitaret dhe të largohet në arrati.
“Duke pasur parasysh veprën e rëndë penale, për të cilën potencialisht mund të shqiptohet dënim i rëndë, dhe pasi ekzistojnë shumë dëshmitarë kushërinj duke përfshirë dhe të afërm, ekziston dyshimi i bazuar se mund të ushtrojë presion mbi ta që të dëshmojnë në favor të tij”, tha Haxhosaj.
Ajo tha se i akuzuari më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, andaj ligjërisht lëshimi i tij në liri është i paarsyeshëm.
Gani Kelmendi, mbrojtësi i të pandehurit Naser Pajazitaj, kundërshtoi propozimin e prokurorit për caktimin e masës paraburgimit, duke theksuar se vepra penale e mëparshme për të pandehurin N.P, nuk është relevante me veprën për të cilën akuzohet, e për të cilën vepër i pandehuri i tij është deklaruar i pafajshëm.
Kelmendi i propozoi gjykatës që ta refuzojë kërkesën e prokurores për caktimin e paraburgimit, dhe që ndaj të pandehurit të mbrojturit të tij gjykata t’i shqiptojë masën e arrestit shtëpiak.
Ndërsa i dyshuari tha para gjykatës së ndihet plotësisht i pafajshëm. Ai u shpreh i bindur se do të triumfojë drejtësia dhe do të zbulohet pafajësia e tij.
“Më vjen shumë keq për familjen e Donjetës, betohem në Zot dhe në drejtësi se nuk kam qenë autor i vrasjes makabre të Donjetës. Donjeta ishte si vajza ime, aq sa është fajtor babai i saj, aq jam fajtor edhe unë”, tha Naser Pajazitaj.
I pandehuri Naser Pajazitaj, theksoi se vrasja e kushëririt të tij në vitin 1992, nuk është bazë qe ai të paraburgoset. I pandehuri  Naser Pajazitajtha se nuk e mohon të kaluarën e tij, por se sipas tij është e papranueshme të akuzohet për një vepër në të cilën tha se nuk ka gisht.
Në fund i Naser Pajazitaj , theksoi se ai ishte i dënuar nga ish Gjykata Ushtarake e Jugosllavisë, nga viti 1981 deri në vitin 1984.
https://www.youtube.com/watch?v=uN45nZma4fw

Flet i Dyshuari Për Vrasjen e Donjeta Pajazitit


Kush është Liri Lushi?

Liri Lushi

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në TiranëShqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: Tregim për katër kufitarët nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Image result for liri lushi
Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: Tregim për katër kufitarët nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Image result for liri lushi
Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Image result for liri lushi
Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Image result for liri lushi
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.


Filmografia


Image result for liri lushi

Teater

  • 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli - Hera
  • 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
  • 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
  • 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
  • 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli - Dorina
  • 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
  • 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
  • 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
  • 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli -
  • 1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda
  • 1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna
  • 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
  • 1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto VogliLudmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta
  • 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli - Kurtizanja
  • 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
  • 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) - Roli Mirandolina
  • 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli - Moderatorja
  • 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
  • 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim DoçiAlqi Boshnjaku)
  • 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
  • 2008 - Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli - Teuta
  • 2008 - Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli - Agave


Regji




Përgatiti:Flori Bruqi

Flutura Açka: Letërsia nuk mund të qortohet…














Intervistoi: Vera Pelaj
Zonja Flutura, ju jeni shkrimtare, poete dhe botuese e njohur në letërsinë tonë shqiptare dhe në fushën e botimeve. Ndër krijimet tuaja më të njohura, do të veçoja romanin “Ku je” dhe “Kukullat nuk kanë Atdhe”. “Ku je?”, është roman që i kushtohet Drita Çomos, vajzës së një ish-funksionareje në kohën e Enver Hoxhës. Ndërsa, ju jeni e para që keni shkruar për të. Cili ishte motivi që ju shtyri të vëni në pah jetën e Drita Çomos?

Unë jam nga të pakët njerëz (jashtë familjes) që kam pasur mundësi të shfletoj ditarin e plotë të saj, pasi pjesa e botuar e tij nën titullin “Dritë që vjen nga humnera”, është vetëm një fragment i shkurtër. Kjo ka ndodhur vite më parë, diku nga fundi i viteve 90-ta, dhe qysh atëherë më la mbresë të thellë. I lidha ëndrrat e Drita Çomos me veten time, dëshirën e saj për t’u bërë shkrimtare, pa mundur dot kurrë të bëhej. Ishte po e njëjta përpjekje që kisha gjetur tek vetja vite të tëra, duke përmbajtur ëndrrat e mia, në kushtet e një robërie, siç ishte diktatura shqiptare. Drita Çomo është një nga karakteret e romanit tim të katërt “Ku je?”, roman i vendosur në vendlindjen time, në Elbasan, hartë ku është endur edhe vetë ajo. Fare pak kohë pas botimit të “Ku je?”, u publikua edhe “E penguara” e Kadaresë, që ka në qendër pakashumë të njëjtin personazh të inspiruar nga i njëjti njeri, me aq sa mund të lejojë letërsia që realiteti të bëhet pjesë e saj. Ishte një rastësi që mund ta dëmtonte Ira Gjormin (Drita Çomon) time, por asgjë nuk ndodhi, përkundrazi u lexua edhe më me etje, që do të thotë se zgjedhja ime nuk kishte qenë e gabuar dhe kjo ngaqë Drita Çomo është një figurë e pasur; si e tillë mund të frymëzojë edhe shkrimtarë të tjerë më pas.
Jeni dëshmitare e epokës së skëterrshme të diktaturës, pre e së cilës është dhe personazhi juaj. “Ku je?”, është thirrje, pyetje, apo bëhet fjalë për ndonjë nocion tjetër të fshehur?

“Ku je?” është një vaj, një thirrje më e thellë se një pyetje e thjeshtë që të vjen nga të lexuarit rrafsh të titullit. Në krye e kisha titulluar “Kuja”, çka do t’i ngushtonte kufijtë romanit. Ndaj e ndryshova, pasi jam e bindur se e ka edhe ngarkesën e vajit ku doja unë të mëshoja me titullin tim të parë. Secili prej nesh, një çast i vetmuar e bën këtë thirrje, që mund të jetë ndaj gjithçkaje munduese e munguese që kemi, ndaj kujtdo për të cilin na zë malli, i gjallë ose i vdekur qoftë. Është thirrja më e rëndomtë e jona, madje më e shpeshta e bisedave tona telefonike, por njëherësh, më e thella në çastet tona të humbjes. “Ku je?” është thelbi i romanit dhe, kur e lexon, e kupton se çdo titull tjetër do të ishte më pak i nevojshëm.
Keni qenë redaktorja e ditarit të Drita Çomos, i keni ndjerë njëkohësisht edhe përjetimet e saj, ndërkohë që në romanin tuaj ka shumë personazhe, por duke iu referuar kohës, nuk dalin personazhe negative? Është ky justifikim, apo përpjekje për ta shpjeguar ndjenjën njerëzore?

Nuk e di nëse kjo është e qëllimtë në roman, pavarësisht një angazhimi social që mund të ketë shkrimtari në të shkruarit e një vepre, ajo mbetet produkt shpirtëror pa skllavërime që vijnë nga qëllime të caktuara. Ndaj, një vepër e vërtetë letrare është, para së gjithash, produkt i spontanitetit. I tillë është edhe ky roman. Duke e njohur se sa e rëndë është tema që lidhet me vitet e errëta të diktaturës, unë e ndryshova perspektivën e romanit, e lashë në roman të plotë absurdin e asaj kohe dhe shpesh ti qeshë me ngjarjet që ndodhin dhe, madje, bëhesh pjesë në këtë lojë. Ndryshe, romani do të ishte i lodhshëm, veçmas për një brez të ri, i cili është ftohur nga letërsia, por edhe më, ka një neveri ndaj veprave me motive të kohës së diktaturës. Mbase është i lodhur nga ripërtypja e gjatë që i bëjnë prindërit atyre asaj kohe, të cilët e kanë jetuar me të gjithë dramën e saj dhe, mbase, do të vdesin me tatuazhin e saj në trup. Unë nuk doja të bëhesha moraliste, të nxirrja konkluzione, të merrja anë politike. E lashë ngjarjen të rrjedhë siç kishte ndodhur, siç e kam përjetuar unë atë kohë. Por është ende triler, por një triler i furnizuar shumë nga e vërteta e jetuar. Ka shumë nga fëmijëria ime, nga njerëz të dashur që më rrethonin e që kam takuar, prania e të cilëve e bëri diktaturën të dukej më pak e egër për sytë e një fëmije e më pas të një vajze të re si unë. Këta njerëz të dashur na mbrojtën nga e liga, ndaj dhe ky roman ka këtë qasje që ju vëreni. Egërsinë e kohës ju e lexoni kudo, por më parë duhet të eksploroni fatet dhe përditën e karaktereve që e jetojnë atë.
Romani juaj i fundit “Kukullat nuk kanë Atdhe”, u vlerësua shumë, madje u shpall edhe romani më i mirë i edicionit të 15-të të Panairit të librit në Prishtinë. Pse iu mungon Atdheu kukullave tuaja dhe, edhe kur iu mungon, gjithkund Atdheu i tyre është me shkronjë të madhe?

Po, më vjen mirë që e keni vërejtur. Si e gjithë vepra ime, edhe ky roman e ka një angazhim social. Unë nuk do t’ia pranoja vetes rolin e një historishkrueseje të rëndomtë; po të doni rrëfenja, lexoni përralla. Ky është një libër për Atdheun, një qëndrim personal si qytetare që zotëron një medium të fuqishëm për ta thënë fjalën e saj, një akuzë ndaj kohës dhe përçudnimit të shanseve që liria na dha. “Kukullat” janë metafora në funksion të këtij qëndrimi. Shihni andej e këtej kufirit ku jetojnë e qeverisin shqiptarët, hidhini një sy çfarë po i bëjmë Atdheut? E zhveshëm nga pyjet, ia shkatërruam lumenjtë, ia vramë zogjtë, ia zumë tokat me fjetore, iu çakërdisëm banorët me dhunë nga ekranet, i polarizuam në ekstrem prej një tufe politikanësh të papërgjegjshëm që na drejtojnë. Cili Atdhe nuk dhemb pas kësaj? Kjo nuk është një retorikë patriotike boshe, por një dhembje për gjeneratat që vijnë, dhe të cilave nuk u kemi lënë më Atdhe, ose më mirë një Atdhe të shfytyruar.
Në qasjen e së vërtetës mbi subjektin e këtij romani shquhet një veçori tejet filozofike, që ka të bëjë me numrat: pse kukullat tua kanë numra dhe s’kanë emra?

Përtej metaforës, për të cilën ju fola, unë doja që ky roman, jo vetëm të lexohej (dhe për fat të mirë është lexuar nga mijëra lexues deri tani), por të mbahej mend, siç mbahen mend të këqijat që të kujtojnë të mos i përsëritësh. Lexuesi nuk do ta mbante mend librin nëse do t’u kisha dhënë emër kukullave të mia. Lexuesi nuk mund të harrojë lehtë Kukullën 13, Kukullën 6 dhe i identifikon fare lehtë kukullat e këtij libri, edhe kukullat meshkuj, edhe pse këto i kam lënë me emër. Ky është pozicioni i gruas shqiptare në shoqërinë tonë, ai i kukullës. Kështu na shohin dhe kështu shpesh kemi dëshirë të jemi. Shqetësimi më i madh i grave shqiptare sot, është si të duken më bukur para burrin që duan, ndryshe janë të kërcënuara nga braktisja, ajo shpirtërorja më shumë. Këtë atmosferë unë e kam etiketuar “shturje sociale”, diçka është prishur në thelbin e raporteve tona dashurore, një ndjesi mosbesimi na i ka bërë marrëdhëniet tona më vulnerabël, dhe ne vetë shumë më të prekshëm nga sindroma e mosbesimit. Kjo është stuhia që vjen bashkë me lirinë. Çështja është: si sillemi ne me mundësitë që na jep liria.
E shfaqni një realitet të egër jetësor në kryeqytetin e Atdheut, i cili është i frikshëm dhe kukullat që marrin frymë, e kanë të pamundur t’i realizojnë ëndrrat e tyre pa devijime deri te caku. Ju, përmes zhanrit artistik, romanit, e ndjeni që e keni arritur qëllimin e mesazhit tuaj?

Nuk e di. Letërsia nuk mund të qortohet pse nuk i ndryshon fatet, sepse ajo nuk diktohet, por vjen vetë si nevojë, si një shkarkesë, edhe në qiejt e ngarkuar të kohëve të reja shqiptare. S’mund t’ia kërkosh letërsisë atë që s’është detyrë e saj, por mund të qortohet nëse është e shkujdesur me këto fate. Por, edhe kjo varet nga autori, nga natyra; ka mes tyre të angazhuar me shoqërinë dhe shqetësimet e saj, ka nga ata që nuk e lidhin letërsinë me atë çfarë i rrethon. Letërsia ecën me një ritëm ndryshe nga historia, nga vetë shoqëria, sepse ka nevojë që perceptimet e saj të kalojnë filtrin e maturuar të reflektimit. Të shkruash për kohën në të cilën jeton, është një kurth i madh, sepse mund të biesh lehtë në gabime që vijnë nga përputhja e kohës së shkrimit me kohën kalendarike. Unë besoj se “Kukullat nuk kanë Atdhe” kanë mundur ta shmangin këtë përplasje dhe ia ka dalë të japë atë mesazh që unë projektova në mendje tek e shkruaja



Është thënë se romani përmban edhe elemente të pornografisë. Janë këto, vërtet, elemente pornografike apo shantazhe ndaj kukullave pa Atdhe? Përse keni zgjedhur figurën e një zhigoloje, si viktimë të të tjerëve dhe, njëherësh, si hero të mbijetesës së unit…? 

E kam dëgjuar ndonjëherë këtë çështjen e elementeve të pornografisë, që natyrisht vjen nga lexues që lexojnë rrafsh, ose mbase vetëm ato faqe që ata mendojnë se janë të tilla. Nëse flitet kështu për romanin tim, do të thotë se ata nuk e njohin pornografinë, sepse, letërsinë jo se jo, dhe ndonjë element i tillë në roman, është vetëm për efekt letrar, jo për vëmendje dhe kurthe leximi. Unë nuk mund të merrem me kufijtë e moralit, me kodet, të cilat në sytë e mi janë vetëm forma të diktatit. Letërsia është si kozmosi, pa kufi. Asnjëherë në letërsi nuk mund të thuhet: kjo është shumë pornografike, kjo është shumë vulgare, kjo është shumë lirike. Nuk ka “shumë” në letërsi, sepse nuk ka matësa për këtë. Nëse ka, ato janë sajesa të moralit njerëzor, për kufijtë e të cilit unë kam dyshimet e mia. Figura e Zhigolos nuk ka qenë e trajtuar në letërsinë tonë më parë, besoj, as edhe shumë tema dhe subjekte që, nisur nga natyra ime dhe e shkrimit tim, për mua nuk bëjnë befasi, siç ndodh me shumë lexues që kanë lexuar “Kukullat nuk kanë Atdhe”. Dhe kjo është e kuptueshme; fundja një libër është argëtim, por kur ai sjell një shkallë të re emancipimi të shoqërisë, përse të mos e bëjë?!
Figura e ‘burrit’ në letërsinë tuaj, priret drejt përfektes, aq sa duket se edhe të metat e tij, nga pena jote marrin një lloj vlere unifikuese me vlerat e nocionit tuaj për burrin. Përballë Mond Shpalit dhe Ed Zagorisë, vjen një personazh i ‘lloji’ thuajse i frikshëm, i neveritshëm dhe, në fund, vrasës. Pse kaq i suksesshëm ky lloj personazhi në Atdheun tonë…?

Është e trishtueshme të arrish në këtë përfundim, por kjo është e vërteta. Është modeluar figura e një burri në thelbin e të cilit vërehet vetëm ethja për para, produkt i një pasurimi të shpejtë që vjen më së shumti nga të qenit pjesë i sistemit të korruptuar shoqëror. Siç e thashë, e gjitha kjo erdhi nga korruptimi i lirisë, dhe ky është rreziku më i madh që ka shoqëria e sotme dhe, jo vetëm ajo shqiptare. Tek shoqëria shqiptare ajo është në ekstremin e vet, pasi ka terrenin e duhur prej mentalitetit, traditës, pasigurisë, mosveprimit të ligjit, shkujdesjes dhe, mbi të gjitha, nga shpërfillja e detyrës së parë të secilit prej nesh: Të lemë mundësira edhe për gjenerat që vijnë. Ne jetojmë një kohë kaosi të thurur prej nesh. Dhe në epiqendrën e këtij kaosi, është modeli i këtij burri si Vokërr Delia dhe modeli i gruas homologe me të. Por ka edhe burra “të bukur” të cilët e meritojnë kujdesin tim si karaktere në roman, por edhe dashurinë time dhe mirënjohjen time në jetën reale. Të tillë burra, unë kam patur fatin të takoj; kjo mbase më ka bërë më pak feministe, si grua, dhe më pak të pozicionuar në gjini, si shkrimtare.
Për lexuesit, të cilët nuk e njohin realitetin e kryeqytetit të atdheut, mendoni se e kanë të vështirë ta kuptojnë edhe romanin?

Nuk e besoj, por gjithsesi ky nuk është shqetësimi im. Lexuesi, kushdo qoftë ai, lexon ngjarjen, si shkëmbim të realitetit. Nëse e njeh edhe realitetin mbi të cilin ngrihet realiteti fiktiv, aq më mirë. Kjo ka ndodhur me shumë lexues, të cilët janë tronditur. Shumë prej tyre më kanë shkruar të shqetësuar, se si e shihnin përditë se diçka nuk shkonte para syve të tyre, por iu desh “Kukullat nuk kanë Atdhe” për ta kuptuar se çfarë. Dhe fundja, kjo është detyra e letërsisë, të raportojë ndjesi të deleguara prej të tjerëve, ta bëjë të dukshme atë çfarë njeriu e ka dhe nuk e sheh shpesh nga shkujdesja, por shpesh ngaqë nuk di se si ta shohë. Letërsia di ta bëjë të lehtëperceptueshme.
Për një shkrimtare, si është të pihet një kafe në kryeqytetin e kukullave?

E mërzitshme, ka shumë show dhe pak qenësi në gjithë këtë kaos. Ajo, shkrimtarja, pi rrallë e më rrallë kafe nëpër bare…
Për juve, është më e dashur poezia apo proza?

Janë dy gjendje të ndryshme të muzës sime. Poezia është dhembja ime, por proza – fryma ime. Dhembjen nuk do ta ndieja, nëse nuk do të frymoja, por edhe po të mos e kisha dhembjen, do të thoshte se nuk frymoja, pra nuk jam e gjallë. Janë si dy të dashur, që shpesh grinden mes tyre se cili do të më posedojë, ngaqë e dinë se nuk kam zgjedhje mes tyre.










Veç tjerash, jeni edhe botuese e një shtëpie prestigjioze në viset shqiptare “Skanderbag Books”, ku keni sjell në gjuhën shqipe edhe veprat e nobelistëve, siç është Orhan Pamauk. Madje, autorin fizikisht e keni sjellë edhe në Shqipëri. Sa e vështirë është për një botuese të realizohen të gjitha këto?

Nuk është e lehtë, veçmas në një shoqëri për të cilën ti je një kukull, si të gjitha gratë e tjera, që janë pak të besueshme të jenë të barabarta me burrat në punëra të tilla. Flas në krye, por nga ajo kohë kanë kaluar 25 vite, mjaftueshëm për t’i mbijetuar këtij asimilimi gjinor. Kanë qenë vite të vështira, dhe në vite të ngarkuara me ngjarje të shumta politike, siç janë ato të tranzicionit shqiptar, libri është hallka më e dobët në zinxhirin shoqëror. Në zërin e financave të shtetit shqiptar, është pothuajse i papërfillshëm, po kështu në buxhetin e varfër të familjes shqiptare, është thuajse periferik. Për shqiptarët libri është ende luks dhe, sa të jetë i tillë, botuesit shqiptarë do të mbeten vetëm idealistë. Personalisht nuk botoj shumë tituj që të kërkoj mirënjohje nga tregu i librit, por kam botuar libra të mirë, më mirë të them, autorë shkëlqyer, autorë të shijeve të mia të cilët nuk i njihte biblioteka shqiptare, por që kanë arritur pas kaq vitesh të vijnë tashmë me kolanë të plotë dhe me lexues të sigurt. Autori e sjell veprën dhe, bashkë me të, edhe lexuesin. Kjo është motoja e “Skanderbeg Books”: Ne sjellim autorë, autorët sjellin veprat.
Flutura Açka: Letërsia nuk mund të qortohet…

Sa ia vlen në ditët e sotme të shkruhet, të përkthehet dhe të botohet?

Ti nuk nisesh nga kjo shtysë; po ta bësh këtë, më mirë zgjidh një profesion tjetër. E kam fjalën si botuese. Ndërsa si shkrimtare, kjo nuk është dilemë. Ti shkruan, sepse ke nevojë të shkruash. Madje, në syrin tim, shkrimtarët janë në radhët e artistëve më fatlumë, sepse kanë një mjeshtri që është shumë individuale. Ti dhe vepra jote përballë njëri-tjetrit; çështja e publikimit është një fazë e dytë dhe nuk është vendimtare për raportin tënd me talentin tënd. Pa mendoni aktorët, muzikantët, të cilët më së shumti janë të detyruar të performojnë në një komunitet të caktuar, fijet mes elementëve të të cilit është shumë e vështirë t’i lidhësh, t’i mbash në baraspeshë dhe ta bësh të suksesshëm ansamblin e tyre. Shkrimtari ka nevojë vetëm për vetveten për të bërë artin e tij dhe ky është një fat i madh, që nuk varet se në çfarë ditësh jeton ai. Fati ose pafatësia lidhet vetëm me mundësitë e botimit, por ky është një diskutim i gjatë e që kërkon kohë.


Ç’ka pas “Kukullat nuk kanë Atdhe”?

Mbase poezi. Tanimë po punoj me një tekst historik, i pari imi i kësaj natyre. Është sa joshëse aq edhe e lodhshme, sepse ndryshe nga një rrëfim tërësisht i trilluar, siç u tha deri tani, ky është një roman i mbështetur në fakte historike dhe përgjegjësia është pjesë e tij.
Diçka për fund të kësaj bisede?

Po ja, e kam borxh një libër për Kosovën, për Prishtinën, të cilën kam nevojë ta njoh më mirë, edhe pse kam vite që vi pareshtur. Nëse do të më shihni ndonjë ditë rrugëve të Prishtinës, besojeni se unë kam vendosur ta shkruaj atë libër.

Kush është Elvira Dones ?

Image result for elvira dones

Elvira Dones  u lind ne Durrës e u rrit në Tirane. Në shkollën fillore shkruan disa faqe të cilat i titullon “Roman”. Fillon të bëjë televizion në moshen gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Në vitin 1988 largohet nga Shqiperia dhe vendoset në Zvicër. Në 1997 boton romanin e parë të vërtetë, “Dashuri e huaj” (përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Pa bagazhe”). Në tokën helvetike lëvron shkrimin letrar, ate te skenaristes kinematografike dhe të gazetares-regjisore të filmit dokumentar. Është autore e nëntë veprave narrative. Jeton ne San Francisco Bay Area, Kaliforni, duke e ndarë kohen mes Shteteve të Bashkuara, Zvicres, Italise e Shqiperise.


Ka shkruar romanet:

"Hana / Vergine giurata" e botuar në 2007 nga shtëpia botuese Feltrinelli.
"Dashuri e huaj"
"Më pas heshtja"
"I love Tom Hanks (përralla moderne)"
"Toka amë / Piccola guerra perfetta"
"Ditë e bardhë e fyer"
"Yjet nuk vishen kështu"
"Lule të gabuara"
"Kardigan"
"Dashuri e huaj"
Vepra në fushën e filmit dokumentar televiziv:
"Në kërkim të Brunildës", (“Cercando Brunilda”, 2003, me bashkautor Mohammed Soudani)
"I ngujuar", (“Inchiodato”, 2004, në bashkëpunim me Fulvio Mariani)
"Klienti dhe vajza" (“Il cliente e la ragazza”, 2005)

Shif: http://www.elviradones.com/


Elvira Dones: Film per denimin me vdekje

https://www.youtube.com/watch?v=w2tY9gX49Ts



DOKUMENTARI I RI I ELVIRA DONES, NJË UDHËTIM I DHIMBSHËM NË BOTËN E DËNIMIT ME VDEKJE


Shkrimtarja dhe autorja e dokumentarëve Elvira Dones sapo ka realizuar një dokumentar të ri këtu në Shtetet e Bashkuara të titulluar "Mos ma vrit tim atë". Zonja Dones shkoi në Teksas, një nga mbi 30 shtetet e Shteteve të Bashkuara ku është në fuqi dënimi me vdekje dhe foli me fëmijët dhe familjarët e të dënuarve me vdekje. Rezultati është një film ku dënimi me vdekje, përfshirë për të burgosur që nuk kanë vrarë kurrë, merr pamjen e dhimbshme të emocioneve të prekshme të këtyre fëmijëve.

Zëri i Amerikës: Zonja Dones, ju takuat fëmijët e të dënuarve me vdekje. Mesa pashë nga filmi ishin pamje shumë të dhimbshme dhe intervista shumë të dhimbshme...

Elvira Dones: Pikëvështrimi im nuk ishte të bëja diçka të mirëfilltë gazetareske, investigative, thjesht mbi dënimin me vdekje sepse të japësh statistikat është fare kollaj. Ka qenë një nga pasionet e mia prej vitesh. Kam një mikun tim të dënuar me vdekje në Teksas, kështuqë edhe ideja kryesore lindi që aty. Kisha vënë re nga hulumtimet e mia këtu në Shtetet e Bashkuara që për fëmijët nuk ishte bërë diçka e tillë. Në dënimin kapital në SHBA janë disa viktima: së pari, natyrisht ai që është vrarë nga krimi që është kryer, ka një pjesë viktimash që janë ata që janë dënuar me vdekje pa e kryer krimin, sepse janë të pafajshëm pasi janë dënuar nga i ashtuquajturi ligji i grupeve, ose i bandave dhe pastaj një pjesë tjetër e madhe e viktimave janë familjet e të dënuarve me vdekje dhe në këto familje, pikëvështrimi ishin fëmijët: çfarë bëhet me këta fëmijë, ofrojnë shtetet një ndihmë për këta fëmijë, i pyet njeri këta fëmijë? Ata janë po aq të dënuar në një farë mënyre sa edhe baballarët që kanë të dënuar me vdekje. U nisa nga kjo pikë vështrimi për të folur pastaj natyrisht jo vetëm në mënyrë diagonale por edhe të hollësishme për çështjen e dënimit me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Në temën që trajtoni ju ka disa shtresa: e para është që kemi të bëjmë me një realitet tjetër në shtetet e Shteteve të Bashkuara ku ekziston dënimi me vdekje, ndërsa në Evropë jo dhe më pas siç thatë edhe ju viktimat e tjera, deri tek fëmijët. Megjithatë ju nuk e prekni të paktën jo direkt anën, ngarkesën politike të dënimit me vdekje...

Elvira Dones: Unë nuk e prek dhe e prek anën politike sepse nëpërmjet asaj akuze në një farë mënyre, akuza del nëpërmjet fytyrave të atyre fëmijëve, të atyre nënave që kanë djemtë e tyre, që kanë bashkëshortët e tyre të dënuar në Teksas nga ligji i grupeve – dhe tani do shpjegoj paksa se ç’është ligji i grupeve – akuza aty del.

Natyrisht unë jam në radhë të parë një rrëfimtare, qoftë nëpërmjet një romani ose imazheve, kështuqë u nisa nga ky pikëvështrimi per të bërë një lloj analize diagonale të çështjes së dënimit me vdekje e cila natyrisht është një çështje shumë e koklavitur, shumë kontroverse në Shtetet e Bashkuara.

Përveç fëmijëve një e dhënë tjetër që edhe këtu në Shtetet e Bashkuara opinioni publik nuk e njeh, është ligji i bandave. Edhe legjislatorët e Teksasit nuk e dinë se ç’është ky ligj dhe abolicionistët ndërkohë vlerësojnë që vetëm në Teksas të jenë rreth 80 të dënuar me vdekje pa kryer asnjëherë një krim. Ligji i grupeve dënon atë njeri i cili rastësisht ka qëlluar me dikë që vret dikë, apo bën një vjedhje dhe të dy këta njerëz si ai që ka kryer krimin edhe tjetri që ka qenë thjesht në makinë dhe nuk ka qenë madje as në vendin ku është kryer krimi, të dy dënohen me vdekje.

Për ne si evropianë, për mua si rrëfimtare, si gazetare, si documentary filmmaker (autore dokumentarësh), natyrisht kjo është diçka jashtë kësaj bote në një farë mënyre. Në Evropë jo vetëm që dënimi me vdekje nuk ekziston por që të ekzistojë logjika e dënimit të dikujt pa kryer krimin, kjo është diçka që shkon edhe përtej mosbesimit tonë.

Kështuqë desha të prekja këto të dyja këto çështje. Pastaj në fund të dokumentarit ka edhe statistika aty-këtu por nuk desha ta ngarkoja me shifra. Ky është një film midis dokumentarit feature, rrëfimtar, psikologjik dhe natyrisht çështja humane e dënimit me vdekje.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë ishte për ju të realizohej sigurisht jo nga ana teknike por duke pasur parasysh ndjeshmërinë e madhe që shkakton një temë e tillë?

Elvira Dones: Në një farë mënyre proçesin e përgatitjes së dokumentarit, e bëra dhe e zhbëra tre herë. Një pjesë e dëshmitarëve që unë kam intervistuar në dokumentar, ishte hera e parë që flisnin para kamerave, kështuqë gjëja më e vështirë është të krijosh besimin e atyre njerëzve, pastaj duhet të kalosh filtrin jo vetëm të atyre vetë, sepse shpesh herë në medja të dënuarve me vdekje, familjarëve të tyre që janë mbrapa murit, mbrapa xhamit të dënuar me vdekje, mediat i përkushtojnë vëmendje dy ditë para ekzekutimit dhe shumë-shumë gjysmë ore mbrapa ekzekutimit, kështuqë përse do të më jepnin mua besim, sepse unë nuk jam një media si gjithë të tjerët që vë mikrofonin poshtë hundës dhe mbledh atë lloj trishtimi atë lloj drame.

Pastaj duhet të kalosh filtrin tjetër, janë avokatët, ka shumë filtra për të kaluar derisa të kesh më në fund besimin dhe miratimin e të gjitha pjesëve, derisa të ulesh pastaj me personazhet dhe të fillosh të flasësh.

Natyrisht mënyra ime e punës ka qenë gjithmonë shumë e rehatshme, për mua është i rëndësishëm njeriu që kam përpara kështuqë përgatitja për çfarëdolloj personazhi që unë kam gjetur fillon shumë muaj përpara derisa ai personazh, derisa ajo familje, derisa ai fëmijë 16 vjeçar, apo 29 vjeçar të më hapet dhe të më japë besimin dhe të më ofrojë dramën e jetës së vet, unë në radhë të parë dua të jem krejtësisht e qetë me veten time, që atë histori po e njoh deri në fund dhe atij personazhi jam duke i dhënë shpirtin më shumë se interesin gazetaresk.

Zëri i Amerikës: Tani në fund diçka për publikun shqiptar. Ju gjithmonë jeni e pranishme me shkrime, me romanet tuaja, me punën tuaj atje, por sigurisht që do të ishte me interes të dinim se cilat janë planet tuaja aktuale për t’i ofruar këtij publiku.

Elvira Dones: Pas një kohe të shkurtër, rreth dy muaj del në gjuhën italiane dhe më pas në shqip i përkthyer romani im i ri që quhet "Një luftë e vogël e përsosur" dhe i dedikohet luftës së Kosovës. Është bazuar me skrupolozitet të madh në 78 ditët e bombardimeve mbi Kosovë dhe Serbi. Ndërkohë kam filluar punën me një roman të ri i cili zhvillohet një pjesë në Shtetet e Bashkuara por personazhi kryesor është personazh shqiptar dhe rreth atij personazhit shqiptar që është në endje midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara ka një pjesë të madhe shqiptarie, janë disa personazhe të tjerë shqiptarë...

Zëri i Amerikës: Nota autobiografike?

Elvira Dones: Jo, absolutisht jo në këtë roman. Natyrisht nota të vogla, spërkatje të vogla, miell të lehtë të autorit në çdo libër ka por jo ngjarjet nuk janë autobiografike. Ose thjesht është autiobiografike njohja e terrenit në Shtetet e Bashkuara, ose vendosja e personazhit për shembull në Romë ose në Torino sepse janë vende që unë kam njohur mirë, por përpos kësaj janë shumë personazhe shqiptare, por sidomos ai kryesor është shqiptar dhe dy të tjerë amerikanë. Ndërkohë jam duke punuar me një vëllim me tregime në gjuhën shqipe, kam shkruar shtatë prej tyre dhe në momentin që do të ndjej se vëllimi me tregime do të jetë i plotësuar dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri ndërkohë jep vetëm material sa më pjellor që të jetë e mundur, për të mirë dhe për të keq për të shkruar për shkrimtarin. Kështuqë materiali nuk mungon. Në momentin që do të jem unë e qetë me cilësinë e atij vëllimi tregimesh do të dalë në gjuhën shqipe. (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...