2015-12-24

Kush është Liri Lushi?

Liri Lushi

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në TiranëShqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: Tregim për katër kufitarët nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Image result for liri lushi
Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: Tregim për katër kufitarët nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Image result for liri lushi
Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Image result for liri lushi
Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Image result for liri lushi
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.


Filmografia


Image result for liri lushi

Teater

  • 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli - Hera
  • 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
  • 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
  • 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
  • 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli - Dorina
  • 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
  • 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
  • 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
  • 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli -
  • 1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda
  • 1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna
  • 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
  • 1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto VogliLudmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta
  • 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli - Kurtizanja
  • 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
  • 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) - Roli Mirandolina
  • 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli - Moderatorja
  • 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
  • 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim DoçiAlqi Boshnjaku)
  • 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
  • 2008 - Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli - Teuta
  • 2008 - Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli - Agave


Regji




Përgatiti:Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...