Instituti për Studimet e Luftës (ISW), ka zbuluar një hartë të re trishtuese, ku dyshohet se ISIS është duke planifikuar sulme terroriste në formën e një kryq gjigant në Europë.
Ekspertët e luftës të këtij instituti kanë analizuar vendet ku ekstremistët e sëmurë të ISIS-t kanë sulmuar më parë - si dhe nivelet ku kërcënimet janë më të larta.
Zbulimi ka ngjallur teori se grupi mund të jetë duke u përpjekur për të sjellë ardhjen e Anti-Krishtit, ose duke iu referuar një luftë të shenjtë.
Si Dhiata e Vjetër e Biblës dhe Kurani i referohet një qenie e keqe djallëzore, e cila do të paraqitet në fund të botës.
E për këtë qenje djallëzorë po dyshohet se mund të jetë ISIS.
Ekspertët thonë se terroristët e ISIS-it do të mundohen me çdo kusht për të goditur Evropën me sulme të ngjashme sikur në Paris.
Instituti për Studimet e Luftës (ISW), i cili ka prodhuar hartën e sulmeve të mundshme, thotë se Britania mund të jetë njëri nga objektivat e këtyre sulmeve.
Kohët e fundit, terroristët e ISIS-it kanë lëshuar një video-incizim, ku Roma përcaktohet si vendi i fundit në betejën e tyre kundër "kryqëtarëve"./Bota sot