2015-12-20

Gjykata Speciale i ka gati aktakuzat?

Gjykata Speciale i ka gati aktakuzat?
Edhe pse ende nuk është bërë funksionale Gjykata Speciale, ku pritet të gjykohen ish- eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshime për krime lufte, merret vesh se tashmë janë përgatitur edhe aktakuzat për shumicën e të dyshuarve potencial.
“Aktakuzat për thuajse të gjithë të dyshuarit potencial për krime lufte janë gati. Posa të përfundojnë të gjitha çështjet ligjore dhe teknike për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, do të ngriten aktakuzat e një pjese të madhe të të dyshuarve për krime lufte”, ka thënë ky burim ndërkombëtar.
Sipas këtij burimi te Blic, pavarësisht pse ka pasur vonesa nga institucionet e Kosovës për themelimin e kësaj gjykate, është punuar shumë me dëshmitarë dhe kanë përfunduar shumica e aktakuzave, në mënyrë që të mos ketë vonesa të mëtutjeshme.
Në anën tjetër, kryeministri i vendit Isa Mustafa para disa ditësh ka theksuar se Kosova dhe Holanda janë dakorduar për selinë e Gjykatës Speciale, e cila do të jetë në Hagë.
Ndërkohë, muaj më parë Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar ndryshimin kushtetues, përmes të cilit i hapet rruga themelimit të kësaj gjykate.
Menjëherë pas miratimit në Kuvend të Gjykatës Speciale, në medie patën filluar që të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm që do të akuzohen nga kjo gjykatë, ku sipas kësaj liste janë shumica e anëtarëve të ish- Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mediat para disa muajsh kanë raportuar se të akuzuar mund të jenë 11 ish- eprorë të UÇK-së.
Deri te themelimi i kësaj gjykate erdhi për shkak të dyshimeve të ngritura nga ish- senatori zviceran Dick Marty, i cili e kishte publikuar një raport, për gjoja krimin e eprorëve të lartë të UÇ K-së me trafikimin me organëve gjatë luftës. Marty akuzat kryesore i kishte drejtuar kah ish- drejtori politik i UCK-së, Hashim Thaçi, i cili sot është ndër udhëheqësit kryesor të Kosovës.
Pas këtij raporti, angazhohet një prokuror amerikan, Clint Williamson që të hetoj pretendimet e ngritura nga senatori Dick Marty

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...