2015-12-20

A po i djeg veturat shtetërore opozita ?


Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me djegien e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.

Detaje tjera për veturën e djegur të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një shishe të plastikës dy litërshe të mbushur me një sasi të derivateve si dhe një shkrepës, transmeton zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Raportohet se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës Range Rover me targa 4Z prone e Këshillit Gjyqësor te Kosovës, e cila ishte e parkuar në rrugën 20 Qershori në Podujevë.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një shishe te plastikes dy litërshe të mbushur me një sasi të derivateve dhe një shkrepës. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga Policia.






Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, djegien e veturës së tij zyrtare e ka cilësuar si një lajm të keq për vendin që i jepet botës.

 Nuk ka dashur që të akuzojë apo të aludojë në ndonjë person apo në ndonjë grupacion, por që ka thënë se personalisht ai nuk i ka borxh askujt dhe nuk i detyrohet askujt.

“Unë e di se ka të bëj me punën që e kryej sepse si individ as nuk i kam borxh askujt as nuk i detyrohem askujt për asgjë. Eksplodimi është rezultat i punës sonë, jo i punës sime personalisht, por i punës sonë si Gjykatë që e kryejmë. Edhe tash ne mbulojmë shume raste të rënda edhe të terrorizmit, edhe të krimit të organizuar edhe tash këto rastet e fundit”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai ka thënë se djegia e veturës është në të keq të vendit, pikërisht në këtë kohë krize nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Dëmi që i ka shkaktuar vendit është shumë i keq, thjeshtë është dërguar një lajm i keq jashtë. Dhe për këtë më vjen shumë keq sepse, nuk kemi pas nevojë që në këtë kohë të dërgojmë imazhe të këqija jashtë. Por, çfarë të bëjmë. Puna jonë patjetër se e pengon krimin në Kosovë, por për aq sa punojmë, unë nuk po them se punojmë shumë, por për aq sa punojmë po mundohet që të pengohet puna jonë”



Djegiet e veturave a janë ogur për dhunë dhe vrasje?!

A po i djeg veturat shtetërore opozita

“Në aspektin e sigurisë mendoj se jo vetëm djegia e veturës të zyrtarit të lartë drejtësisë në Kosovë, por edhe djegiet e mëhershme të veturave zyrtare që ndodhën në Komunën e Pejës, Prishtinës, Mitrovicës dhe vendet e tjera, mendoj se paraqesin një sinjal të qartë se Kosova po futet drejt një krize të cilat drejtpërsëdrejti e atakojnë shtetin e Kosovës. Prandaj edhe qarqe të caktuara, të cilat me ose pa vetëdije janë në shërbimin e qarqeve ndërkombëtare të shërbimeve inteligjente, të cilat sigurisht janë antishqiptare dhe të afërme me ato serbe”, thotë Kelmendi.
Djegia e veturës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, por edhe djegiet e disa makinave të tjera zyrtare kohëve të fundit, po konsiderohet si një indikator në të cilën po rrezikohet shteti i Kosovës.
Analisti Jeton Kelmendi thotë se djegia e kësaj veture është një sinjal i qartë se Kosova po futet drejt një krize, ku nuk po kursehet nga sulmet as institucionet e shtetit.
Kurse, vet kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi në një prononcim për media gjatë ditës ka thënë se ky sulm lidhet me punën e tij.
Ai ka thënë se vetura i është djegur për shkak se i gjykon rastet më të rënda si ato të terrorizmit, të krimit të organizuar dhe rastet e fundit deputetëve.
Edhe ministri i jashtëm, Hashim Thaçi në një reagim në profilin e tij në Facebook, e ka ndërlidhur djegien e veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimit, me veprimet e fundit të opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë së këto veprime politike, që po e cenojnë rendin publik, janë vazhdimësi e veprimeve të atyre që po e cenojnë rendin kushtetues në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi e ka quajtur deklarimin e ministrit Thaçi si etiketim dhe provokim të radhës ndaj partive opozitare.
Sipas Selimit, provokimet e tilla të ministrit Thaçi nuk e zgjidhin situatën, por vetëm sa e thellojnë atë.
Ibrahimi: Ja kush ka mundur ta djegë veturën zyrtare
Djegia e veturës zyrtare lidhet me punën që e bëj si Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në këtë Gjykatë mbulohen rastet e terrorizimit, krimit të organizuar dhe rastet e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Nuk e di saktë se cila është adresa e atyre që ma dogjën veturën. Sidoqoftë, akti kriminal ishte i përgatitur mirë.
Kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, nuk e ka adresuar vetëm te një adresë përgjegjësinë për djegien e veturës së tij zyrtare. I ka hapur tri pista të mundshme. Ka thënë se vetura i është djegur për shkak se i gjykon rastet më të rënda si ato të terrorizmit, të krimit të organizuar dhe rastet e fundit deputetëve.
S’ka pranuar të thotë adresën saktë se kriminelët e cilës prej tri pistave kanë mundur të kenë vënë në shënjestër veturën e tij.
“Vetëm e di qe djegia e veturës, patjetër, që lidhet me punën si Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Patjetër që lidhet me punën time. Unë mbuloj rastet më të rënda si të terrorizmit, krimit të organizuar dhe edhe rastet e fundit”, ka thënë Ibrahimi për Express.
Vetura e Kryetarit të Gjykatës Themelore është djegur pas mesnatës. Policia ende s’ka të dyshuar apo arrestuar. Vetëm kanë treguar se janë duke i vazhduar hetimet.
Ndërkohë, Hamdi Ibrahimi thotë se djegia e veturës është bërë në mënyrë të organizuar.
“Është zgjedhur momenti, vendi dhe shihet se është e organizuar dhe e menduar deri të detaje. Sepse aty ku e lë veturën time s’ka vetura tjera dhe s’kalon njeri andej”, ka shtuar ai.
Ibrahimi nuk ka komentuar deklaratën e Zëvendëskryeministrit Thaçi, i cili e ndërlidhi rastin e Kryetarit të Gjykatës me veprimet e Opozitës në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk me lejohet të komentoj deklaratat e politikanëve. Është e drejtë e tyre të komentojnë. Ndërsa, rasti i djegies së veturës zyrtare lidhet me punën që bëj si Kryetar i Gjykatës më të rëndësishme në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Ibrahimi ka thënë se përveç shqetësimeve familjare s’ka pasur dëme të tjera jashtë veturës.
Ai ka thënë se është shqetësuese për familjen e tij ndërsa e dëmshme për Kosovën të dërgohen lajme të tilla në botë që sulmohet vetura e një Kryetari të Gjykatës.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...