Familjarët kishin thënë se ajo kishte daluar të shkonte në punë njëjtë sikur çdo ditë tjetër, por më pas ishte zhdukur pa gjurmë.
Babai i të ndjerës, kishte deklaruar se familja e tij nuk ka probleme me askënd, prandaj edhe nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta ketë sulmuar apo kidnapuar vajzën e tij.
Policia ende nuk ka dalur me një komunikatë për rastin.
Trupin e pa jetë të vajzës të enjten e kaluar e kishin hasur dy meshkuj të cilët edhe kishin njoftuar policinë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe për momentin identiteti i viktimës është i panjohur”, pati njoftuar policia ne raport.
Këtë e ka vërtetuar rezultati i autopsisë, edhe pse me t’u gjetur trupi i pajetë është dyshuar se mund të jetë i Donjetës.
Ndërsa qytetarë të shumtë sonte në qendër të Deçanit kan ndezur qirinjë. Deçanin e ka kapluar dhembja për vrasjen e mistershme të Donjeta Pajazitaj. Të gjithë duan zbardhjen e kësaj vrasje që shpirti i Donjetës të prehet i qetë e në paqe.
Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale, por ajo është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull.
Por nëna e 24 vjeçares shprehet se ndihet krenare me të bijën.
Kuvendi i të Rinjve të Deçanit dënojnë aktin montues të vrasjes së vajzës 24 vjeçare, Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Poshtëm, e cila ishte gjetur të vrarë në Bjeshkët e Strellcit, tash për tash nga persona të panjohur.
Në reagimin e lëshuar nga kryesuesi i këtij Kuvendi Ndriçim Çekaj thuhet: “Kuvendi i të Rinjve të Deçanit-KRD shpreh dhimbjen e thellë me rastin e krimit makaber ndaj vajzës Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Deçanit.
Është rast për reflektimin e gjithë shoqërisë që ngjarjet si kjo të mos përsëriten dhe siguria ndaj qytetarëve të jetë ne nivelit e duhur. Ngushëllime familjes dhe shoqërisë”.
'Parajsa' e kriminelëve!
Këqyre arkivolin e vajzës 24 vjeçare, qysh e ka mbuluar nëna e shkretë me çarçaf të bardhë mëndafshi për ta shti' nesër në dhe, në vend se ta përcjell nuse.
Kqyri nanën e re qysh e mban në prehër fotografinë në kornizë të vajzës së saj të vrarë në mal.
Dhe, kur ia sheh shaminë e bardhë në kokë, mendo për krenarinë shqiptare, që nuk e bën nanën ta vajtoj vajzën e saj me fjalë e me lot, por ajo do t'i tregojë të gjithëve se vajza e saj ishte dhe shkoi faqebardhë.
Më e rëndësishme për nanën shqiptare është dinjiteti i vajzës se sa jeta e saj....,thotë gazetarja Kimete Berisha.
Trupi i së ndjerës do të varroset sot në Strellcin e Ultë të Deçanit , në orën 14:00
DONJETA, TË DON JETA
(Donjeta Pajazitaj, në dhimbje ... nderim postmortum)
Dhimbjes jorrallë
më heret ia shohim krismen
se nismen
Mbetem sall dëshmitarë stërkeqjesh,
mbetem në shtytje tërheqjesh
Po ç´zemër është ajo që vret
e ç´emër mund të ketë ...
sall e mallkuar në jetë
E-Donjeta ... bukuri engjëllore
n´njomësi t´veta në ecje prore
kjo vashë arbërore
Cila është ajo mendje e prishtë
që me skenar të trishtë
më pret lule t´brishtë
Ne që po qajmë vetveten
ku erdhëm ... ku tretëm ... nuk mallkuam jeten
e ç´është e vërteta as Donjeta
Sa i trishtuar jam
unë i pafuqishmi në nxjerrje dufi
nga krimi që gufi ... mbi jetë brufi
Iu shëmtoftë vdekja ... vorri
atij horri ... që mordje korri
Jo more, jo qebesa ... s´vritet filizi ynë,
po a vritet shpresa ... jetesa ... o Zoti ynë
Ah, loti im, sot ka emër
lot jete ... Donjet-e,
ka rrjedhë në zemër ... gurrë ... helbete
E njoma jonë ... e bukura e pafajshme,
një vajë që gurron ... n´fuqinë e paskajshme
melodi ... melankoli e përvajshme
Donjetë ... engjëlli vetë ... nderim përjetë,
bacalok ... n´ktë dhe atë botë,
na falë për k´ta lotë ... dhimbja vret sot
...
(Mentor Thaqi ,poet nga Lluka e Deçanit: 19-20.12.2015,VS)