Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/21

Vizat, “peng” i demarkacionit

Vizat, “peng” i demarkacionit (Video)
Partitë opozitare nuk e ndjejnë vetën përgjegjës për mos lejimin e ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe shtetit malazez për shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi.

https://www.youtube.com/watch?v=VIoKCrk3i-c

Vizat, peng i demarkacionit


Pikërisht, ratifikimi i kësaj marrëveshje është një nga tetë kriteret e mbetura për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit kosovar nga Bashkimi Evropian.
Opozitarët thonë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të përmbush kërkesat e opozitës.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili ndodhët në arrest shtëpiak, thotë se fajtor për mos liberalizimin e vizave është Qeveria e Kosovës. Sipas tij, ata nuk mund të lejojnë ratifikimin e marrëveshjeve të dëmshme në Kuvend.
E, nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, thotë se krimi dhe korrupsioni organizuar janë penguesit kryesor të cilët po pamundësojnë liberalizimin e vizave dhe jo demarkacioni . Kjo marrëveshje, thotë ai, duhet të anulohet dhe më pas të rishikohet kufiri mes dy shteteve.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...