Është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur prokurorja nga Peja Valbon Disha-Haxhosaj.
“Mbrëmë në orët e vona është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,“ tha prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.
Ajo nuk ka dashur të flasë me shumë rreth këtij rasti, sepse sipas saj hetimet janë në fazën fillestare.
Prokurorja tregoi se ka bërë kërkesë në gjykatë për caktimin e seancës për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Më 9 nëntor familja Pajaziti nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares Donjeta Pajaziti.
Pas gjashtë javësh në bjeshkët e Stellcit u gjet një trup i pajetë që nga ekspertiza doli të jetë pikërisht i Donjeta Pajazitit
“Mbrëmë në orët e vona është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,“ tha prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.
Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.
Ajo nuk ka dashur të flasë me shumë rreth këtij rasti, sepse sipas saj hetimet janë në fazën fillestare.
Prokurorja tregoi se ka bërë kërkesë në gjykatë për caktimin e seancës për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Më 9 nëntor familja Pajaziti nga Stellci i Deçanit kishte raportuar në Policinë e Kosovë për zhdukjen e vajzës së tyre 24 vjeçares Donjeta Pajaziti.
Pas gjashtë javësh në bjeshkët e Stellcit u gjet një trup i pajetë që nga ekspertiza doli të jetë pikërisht i Donjeta Pajazitit
Deçanasja Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë.
Sipas këtyre burimeve, trupi i saj është gjetur i dekompozuar dhe e skeletonizuar. Sipas këtyre burimeve, Donjeta Pajaziti dyshohet se është vrarë në ditët e para kur ajo u raportua se kishte humbur.
“Ajo është ekzekutuar me dy plumba në kokë. Është gjetur sfera e njërit plumb dhe dyshohet të jetë 9 mm”.
Gjithnjë sipas këtij burimi, ajo ka qëndruar ashtu e vrarë, derisa para disa ditësh u gjetë nga një qytetarë i asaj ane.
“Nuk kishte shenja se ishte dhunuar. Megjithatë, ishte me pantollona gjysmë të zhveshur”, ka thënë ky burim brenda mjekësisë ligjore, duke shtuar se ajo nuk ishte shtatzënë.
Rastin e autopsisë së Donjeta Pajazitit e ka udhëhequr mjeku ligjor, Dr. Naim Uka.
Dr. Naim Uka
“Aq shumë është dekompozuar saqë në kokën e saj mund të shiheshin eshtrat”.
Donjeta Pajaziti, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.
Donjeta Pajaziti qe zhdukur 6 javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.
Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci, është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale. Por, është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull.
“Qysh ka qenë faqebardhe, i erdh edhe të vdesë faqebardhe”, është shprehur nëna e 24 vjeçares, që është krenare me të bijën.
Ekzston dyshimi i bazuar që vrasësi i Donjetës është Naser Pajaziti (60 vjeq)nga Strellci i Ulët.Burimet jo zyrtare, tregojnë se personi i cili ka vrarë Donjeta Pajazit , njihet edhe për shum vepra jo të mira në të kaluaren e tij .
Sipas burimeve dorasi me inicialet N.P , mbremë e ka pranuar krimin e tijë ndaj Deçanases Donjeta Pajaziti e cila është vrarë me dy plumba në kokë. .