Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka dashur që të komentojë deklaratën e Departamentit amerikan të shtetit pasi që siq deklarohet në një komunikatë për media ende nuk e ka parë versionin zyrtar.
“Por, pavarësisht prej kësaj ka një numër jo të vogël të ekspertëve të kësaj fushe, që nuk janë persona partiak, që kanë gjetur pa rregullësi të mëdha në shënjimin e kufirit me Malin e zi. Për më tepër edhe vet Mali i zi, në disa raste e ka shprehur gatishmërinë që të korrigjohen gabimet që janë bërë’, thuhet në komunikatën e AAK-së
AAK është e vetëdijshme se demarkacioni është njëri prej kushteve, për proceset integruese, por kjo nuk nënkupton se demarkacioni duhet të bëhet “shkel e shko”.
“Ne jemi të bindur se janë bërë gabime jo të vogla në demarkacionin me Malin e Zi, edhe duke u marrë si kriter bazë, kriteri kadastral, që nuk mund të jetë kriter kryesor në demarkacionin e kufijve të shteteve, dhe shpresojmë se kjo çështje do të zgjidhet në bazë të dokumentave kredibil”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
AAK-ja do të insistojë që Qeve ria e vendit të caktojë një komision të ri kredibil, duke pasur edhe ekspertë ndërkombëtar, në mënyrë që t’i vihet pikë kësaj çështjeje.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga përsëritja e një procesi të detajuar të demarkacionit me Malin e zi, sepse gabimet gjithmonë janë të mundshme dhe në rastin konkret, është evidente se ato janë bërë”, thuhet në komunikatë.
Pak më herët në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Prishtinë është publikuar një deklaratë e Departamentit të Shtetit me anë të së cilit thuhet se pas hetimeve të bëra është konstatuar se komisioni shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi nuk ka bërë asnjë gabim.