Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/21

Këto janë hartat e kufirit Kosovë – Mal i Zi

Demarkacioni me Malin e Zi, hartat dhe kontestimet (Hartat)

Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, tashmë është nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).

Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.
Ndërsa institucionet e vendit ende nuk i kanë për publike dokumentet e as procedurat rreth kësaj marrëveshjeje që duhet të ketë rëndësi historike, burime të tjera i kanë vënë ato në dispozicion Koha. net.
Në raportet mbi negociatat (të filluara në nëntor të vitit 2012) rreth përcaktimit të kufirit shtetëror me Kosovën në veçanti përmenden mospajtimet e Komisionit të Kosovës për vijën kufitare në segmentin e Haxhajve të Rugovës dhe të Kullës, për të cilat edhe opinioni kundërshtues i demarkacionit në Kosovë ka vërejtje.
Pala malazeze disa herësh i ka prezantuar dhe propozuar Komisionit të Kosovës harmonizimin e segmenteve kufitare të diskutueshme në bazë të vijës kufitare të vitit 1929, 1952 e 1974, sipas tij – në të gjitha këto vite identike, si argument për validiteti, ky i fundit kërkonte kohë për të analizuar situatën, duke theksuar se kishte hyrje në territorin e Kosovës të njohur me kufijtë kushtetues të vitit 1974.
Pala malazeze ndërkohë për territorin nga Çakorri deri afër Kuqishtës, ku kontestohej kufiri nga pala e Kosovës, konfirmoi pronësinë e 34 familjeve shtetase të Kosovës, por që si territor i përket Malit të Zi.
Pronarë tokash të shtetasve të Kosovës që shtrihen në territorin e Malit të Zi në fakt ka edhe në segmente të tjera të kufirit midis dy vendeve. Por, çështja e pronësisë rregullohet me marrëveshje të tjera.
Përfundimisht në bazë të dokumentacionit kadastral të të dy palëve dhe dokumentacionit tjetër përkatës përcaktohen kufijtë mes dy vendeve, që rezultoi me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë nga përfaqësues të autorizuar të të dy vendeve.



I tërë kufiri shtetërore në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës (në gjatësi 75.6 kilometra) është vijëzuar në gjashtë harta topografike, në përputhje me dokumentacionin kadastral, me koordinatat e pikave ndarëse kufitare që nga trekufiri Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, deri në trekufirin Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.




No comments:

Post a Comment

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...