4 adoleshentë nga Librazhdi, adhurues të Elvana Gjatës, morën plotsisht në kontroll jetën e saj virtuale për 3 ditë. Fiksimi për idhullin e tyre, bëri që 15-vjeçarët në fillim të vidhnin adresën personale të artistes në Instagram.
“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh”, “Këngëtare” dhe “Ku janë martuar prindrit e tu”, në “Tiranë”, ishin përgjigjet që i dhanë akses 15-vjeçarëve në informacionin personal të artistes së njohur shqiptare.
Pyetjet e zgjedhura nga këngëtarja Elvana Gjata përpara 8-vitesh për të mbrojtur privatësinë e saj në botën virtuale, duket se ishin çelësi i suksesit të adoleshentëve, të cilët thuajse po realizonin ëndrrën e tyre. Ka qenë vetë ministri Saimir Tahiri që u interesua per hetimin e çeshtjes, pas denoncimit të Elvana Gjatës.
Para policisë, 15 vjeçaret nisën të qajnë, kur kuptuan se situata ishte serioze. Ata i thanë policëve se nuk e dinin se kishin kryer një vepër penale. Nga investigimi i lapsi.al mësohet se në telefonin e këngëtares nuk janë gjetur materiale provokuese, apo informacione që do t’i rrezikonin imazhin artistes. Megjithatë, nuk nuk dihet nëse ky fakt do ndikojë tek këngëtarja, që t’i falë kërcënuesit e saj. Momentalisht çështja në fjalë është në dorën e prokurorisë, e cila po i ndjek në gjendje të lirë adoleshentët.