Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend. Janë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të cilët paguhen prej 3 mijë deri në mbi 5 mijë euro në muaj.
Për standardin e Kosovës, ky është një burim i pakënaqësisë së njerëzve kur dëgjojnë për këto paga tepër të larta. Megjithëse performanca e ndërmarrjeve dhe agjencive nuk është e kënaqshme, dhe për këtë njohësit e ekonomisë thonë se këta udhëheqës nuk i meritojnë pagat marramendëse.
Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend. Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.
Pas Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Bedri Hamza merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore.
Pas guvernatorit prin Avni Jashari, ud. i drejtori t menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.
Fare keq nuk qëndron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro.
Edhe Bahri Nuredini, kryeshef në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) merr pagë mujore 2 mijë e 970 euro, kurse drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Arben Gjukaj ka pagë mujore 2 mijë e 413 euro.
Ndërkaq, krerët e shtetit të Kosovës kanë pagat më të ulëta krahasuar me udhëheqësit e këtyre agjencive dhe ndërmarrjeve.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr pagën mujore 2 mijë e 800 euro, kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli 2 mijë e 724 euro.
Kryetari i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa nuk ka deklaruar pagën e kryeministrit në fletën e deklarimit të pasurisë në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion, përveç pagës që merr nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, 15 mijë e 422 euro në vit dhe pagës vjetore nga Fakulteti Ekonomik, që kap shumën prej 10 mijë e 145 euro në vit.
Ndërsa, paga mujore e një ministri aktual në Qeverinë e Kosovës është rreth 1 mijë e 200 euro. Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi pagë vjetore merr 14 mijë euro, që i bie se ai merr pagë më të ulët se bashkëshortja e tij, e cila fiton 18 mijë euro, brenda një viti në një kolegj privat në Prishtinë.
Menaxheri i programit anti-korrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Canhasi thotë se rrogat e mëdha të cilat i marrin menaxherët e NP-ve dhe Agjencive të pavarura nuk i meritojnë. Ai tha s e nuk i meritojnë për shkak se këto kompani në shumicën e rasteve operojnë me humbje të përgjithshme neto.
Sipas Canhasit, nuk duhet që të mbështeten tutje, por të sanksionohen këta udhëheqës, mirëpo këtu në Kosovë ndodh e kundërta.
Canhasi: Rrogat e mëdha nuk i meritojnë
“Rrogat e mëdha që i marrin, në shumicën e rasteve nuk i meritojnë. Nuk i meritojnë për shkak se këto kompani në shumicën e rasteve operojnë me humbje të përgjithshme neto. Dhe për mendimin tim nuk duhet që të mbështeten tutje, por të sanksionohen këta udhëheqës, mirëpo këtu në Kosovë ndodh e kundërta, këtu shpërblehen ata të cilët nuk tregojnë performancë të mirë por janë të bindshëm ndaj liderit partiak, dhe ky është problemi kyç”, thotë Canhasi.
Ai thotë se këto ndërmarrje publike apo agjencitë e pavarura shpesh herë shërbejnë si vend pà «r akomodimin e militantëve politikë. Njerëzit të cilët shpeshherë kanë kandiduar në zgjedhje dhe nuk kanë fituar apo janë shpenzuar politikisht. Sipas tij, kjo shërben si një lloj bonusi për ata persona të cilët i kanë kryer partisë favore të ndryshme.
Canhasi: Bonuse për personat të cilët i kryejnë partisë favore
“Ajo çka duhet të përmendet së pari është se këto ndërmarrje publike apo agjencitë e pavarura, shpesh herë shërbejnë si vend për akomodimin e militantëve politik. Njerëzit të cilët shpesh herë kanë kandiduar në zgjedhje nuk kanë fituar apo janë shpenzuar politikisht, pastaj këta persona akomodohen në këto institucione. Këtë e vërejmë sidomos në ndërmarrjet publike ndërmarrjet shtetërore të ndryshme dhe kjo shërben si një lloj bonusi për ata persona të cilët i kanë kryer partisë favore të ndryshme”, thotë Canhasi.
Ai shton se në vendet e zhvilluara pagat janë të niveluara në fushën që drejtohen ndërmarrjet publike apo agjencitë e pavarura.
Eksperti i ekonomisë Muhamet Sadiku për KP thotë seme këto paga marramendëse, nuk është rastësi që bordet dhe udhëheqësit e ndërmarrjeve janë kryesisht politike. Ai thotë se për fat të keq këto paga nuk kanë lidhshmëri me suksesin e ndërmarrjeve publike.
Sadiku: 10 fish më të larta se mesatarja e pagës mesatare
“Në disa raste janë 10 fish më të larta se mesatarja e pagës mesatare të Kosovës, dhe për fat keq këto paga nuk kanë lidhshmëri me suksesin e ndërmarrjeve publike. Këto paga nuk lëvizin nga lëvizja e produktivitetit të punës. Me këto paga marramendëse po bëhen atraktive dhe nuk është rast ësi që këto Borde janë kryesisht politike”, thotë Sadiku.
Sipas tij, partitë politike në pushtet zakonisht i dërgojnë njerëzit e vet të cilët pak marrin vesh me qeverisjen korporatave, kurse nga ana tjetër jashtë këtyre pozitave lihen njerëzit që kanë eksperiencë dhe ekspertizë për funksionalizimin e këtyre ndërmarrjeve publike.
Sadiku thotë se edhe pse janë asete publike, duhet të rritet efikasiteti i shfrytëzimit të tyre.
Sadiku: Është pakënaqësi e njerëzve kur dëgjojnë për këto paga marramendëse
“Për fat të keq kjo është një pengesë e madhe, edhe është burim i pakënaqësisë së njerëzve kur dëgjojnë për këto paga marramendëse, ndërsa në sektorë të tjerë pagat nuk janë të larta, sillet mesatarja diku 300 euro për të punësuar. Kosova duhet të ndjekë shembullin e vendeve tjera përderisa ekonomia nuk është e privatizuar. Ndërmarrjet publike duhet të qeverisen nga ekspertë, pa ndikime politike dhe duke ndjekur parimet e qeverisjes korporatave”, thotë Sadiku.
Pagat e këtyre zyrtarëve publik janë në bazë të fletëve të deklarimit të pasurisë në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën për media, tha se qytetarët dje e kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve.
“Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu ka drejtuar të gjithë atyre protestuesve.
“Ne e dimë që Kosova është keq shkaku i udhëheqjes. Dje kemi kërkuar qeverisë me shku, kanë kërkuar qytetarët”
Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta e djeshme ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta që e panë krejt bota se asgjë nuk mund të zbeh këtë bindje.
“Dje qytetaret quan dy mesazhe, nuk pranon marrëveshje dhe populli kërkoj dorëheqjen e Ises dhe Hashi mit.
Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderoj dhe ndihemi krenar, pavarësisht shpifjeve qytetaret nuk mund t’i ndalin”, tha Limaj.
Kur Mohammed bin Salman ishte vetëm 12 vjeçar ai merrte pjesë në mbledhjet që udhëhiqeshin nga babai i tij Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, atëherë guvernator i Riadit në Arabinë Saudite.
17 vjet më vonë, tash afërsisht 29 vjeç dhe ministri i mbrojtjes, ndoshta, më i riu në botë, Mohammed bin Salman e ka zhytur vendin e tij në një luftë brutale në Jemen të cilës nuk po i shihet fundi, shkruan The Independent në një shkrim të gjatë.
Tani Arabia Saudite po rrëshqet edhe në një konflikt të ri me armikun e tyre rajonal, Iranin, të udhëhequr nga një njëri që me nxitim të madh duket se dëshiron të bëhet lideri më i fuqishëm i Lindjes së Mesme.
Princi Mohammed ishte ende adoleshent kur filloi të merrej me tregti dhe shitje pronash. E kur e dreqoste punën, aty ishte babai për t’u kujdesur për gjërat. Ndryshe nga gjysmë-vëllezërit e tij të tjerë, Mbs-ja, siç është i njohur Princi, nuk u shkollua jashtë, ai zgjodhi të qëndroi në Riad, ku edhe diplomoi për drejtësi në “Universitetin e Mbretit Saud”. Ata që e njohin Mbs-në e përshkruajnë atë si një njëri fort të ndershëm, i cili kurrë nuk ka pirë cigare, alkool dhe kurrë nuk ka qenë i interesuar për ahengje.
Në vitin 2011 kur babai i tij u bë zëvendës i Princit Trashëgimtar, ai mori të udhëhiqte Ministrinë i Mbrojtjes, ministri me buxhet shumë të madh.
Më pas kur babai Mbs-ës, Selmani u bë Princi Trashëgimtar në vitin 2012, Mohammedi ishte këshilltar privat i babait, dhe me një dorë të shtrënguar udhëhiqte me Gjykatën Mbretërore.
Pra Princi Mohammed në çdo hap të karrierës ka qenë pranë babait, i cili Mbs-në e kishte djalin e preferuar dhe e mori tërë kohës pas vetes derisa ngjitej në hierarkinë e Familjes Mbretërore.
Në elitën arabe tashmë ishte bërë e ditur që nëse doje të kishe takime dhe raporte me Selmanin, së pari duhej të kalohej nga djali i tij.
Kritikët thonë se Mbs-ja ka grumbulluar një pasuri shumë të madhe, por është fuqia dhe jo paratë, ajo që ua fut frikën në palcë të gjithëve kur bëhet fjalë për ministrin e ri, shkruan The Independent.
Kur Selmani mori fronin në janarin e vitit 2015, ai tashmë ishte i sëmur dhe mbështetej shumë në djalin e tij. Duke qenë 79 vjeçar, mbreti vuan nga një sëmundje e cila ia bënë të pamundur të ketë koncentrim më shumë se për disa orë në ditë. Derisa babi vazhdimisht dobësohet, Mbs-ja është bërë fuqia e vërtetë e mbretërisë.
Fuqia e tij u rrit dramatikisht menjëherë në muajt e parë të mbretërimit të Selmanit. Princi Mohammed u emerua menjëherë Ministër i Mbrojtjes; duke u vënë në krye të Armocos, kompania nacionale e energjisë. Kjo nënkuptonte edhe drejtimin e një trupe shumë të rëndësishme; Këshillit Ekonomik dhe Punëve për Zhvillim, këshill që udhëheqë me të gjitha ministritë dhe merret me fondin për investime publike. Ai më pas u emërua edhe zëvendës i Princit Trashëgimtar, por me veprimet e tij siguroi epërsi edhe mbi Princin Trashëgimtar dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Mohammed bin Nayef, të cilin e ka rivalin kryesor për kurorën.
MbS-ja la shenjat e para menjëherë, ai nuk e duronte fare burokracinë dhe rregulli i parë ishte që ministrat duhej të raportonin në baza mujore për punët që po kryheshin, diçka e padëgjuar për një shtet si Arabia Saudite, me një sistem ekonomik ku biznesi dhe njerëzit kyç të shtetit janë të lidhur shumë. Ai filloi që çdo mëngjes të hershëm të vizitojë ministritë një nga një dhe kërkonte të shihet faturat, gjest ky që u shndërrua në një legjendë urbane. Ai Riadin “gjumash” e shndërroi në një administratë në aksion të cilën e mbushi me të rinj.
“Është shumë popullor tek të rinjtë. Punon fort, ka plane shumë të mira për reformën ekonomike dhe është njëri i hapur ndaj rinisë. Ai i kupton ata”, thonë biznesmenët arabë.
Pëlqimi nga të rinjtë është shumë i rëndësishme në një vend si Arabia ku 70 për qind e njerëzve janë nën moshën 30 vjeçare.
Por, me zellin e njëjtë që MbS-ja ka instaluar reformën ekonomike, njëjtë edhe e ka çuar vendin në luftën e çoroditur në Jemen. Marsin e vitit të kaluar ai kishte lëshuar një aksion të madh kundër rebelëve Houthi, të cilët kanë larguar Presidentin pro-saudit Abd Rabbuh Mansur Hadi.
Futja në luftë ka mundur të duket ide shumë ngazëlluese për Princin.
I ri, ambicioz – djali i një mbreti plak që udhëheq një luftë kundër rebelëve tek kushërinjtë fqinjë. Kurse fakti që rebelët mbështeteshin nga Irani kjo e bënte aventurën edhe më interesante. Pastaj Arabia kishte armë të modës së fundit të blera me miliarda dollarë.
MbS-ja donte që me veprimet e tij t’i dëshmohej edhe rivalëve, por edhe vet mbështetësve. Plani ishte – një fitore e shpejt, e vendosur, për të konfirmuar figurën e tij si një lider ushtarak. Ai donte të krahasohej me stërgjyshin Ibn Saud – mbreti i madh luftëtar dhe krijuesi i Arabisë moderne.
Por, operacioni i Princit ambicioz duket se nuk i doli ashtu sikur e kishte menduar. Rebelët Houthi po vazhdojnë të qëndrojnë fort, dhe përkundër luftimeve dhe shkatërrimit të madh të Jemenit nga luftimet, rebelët vazhdojnë ta kenë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe një pjesë të konsiderueshme të vendit.
Analistët thonë se reformat e tij në ekonomi janë shumë të suksesshme, por MbS-ja tregohet i ngutshëm në aspektin ushtarak, duke dashur të rivendos një hegjemoni të Arabisë Saudite në rajon, e sidomos mbi Iranin.
Tani kur sauditët ekzekutuan klerikun shiit Nimr al-Nimr, mund të kemi një eskalim të situatës.
Iranianët dogjën ambasadën e Arabisë Sauditë në Teheran, kurse sauditët ndërprenë lidhjet diplomatike me Iranin. Edhe bombardimi i fundit i ambasadës së Iranit në Sanna i ka fryer zjarrit.
Kurse në një letër që kishte qarkulluar verën që shkoi kundërshtarët e MbS-së, brenda të cilëve kishte edhe anëtarë të familjes së gjerë mbretërore, thuhej se më nuk mund ta duronin arrogancën e Princit dhe shkonin aq larg sa donin ta rrëzonin edhe MbS-në edhe Mbretin plak.
Por thirrje të tilla nuk kanë gjetur mbështetje dhe popullariteti i 29 vjeçarit vetëm është në rritje e sipër. Ndërsa çështja ende mbetet e hapur – deri ku do ta çojë natyra e rrëmbyeshme e tij në konfliktin me Iranin”.
Nuk është fare larg mendsh, që ky i ri me një fuqi kaq të madhe dhe me fantazinë për t’u bërë si gjyshi i tij – luftëtar – mundet në një të ardhme jo të largët ta sulmojë Iranin nga ajri – një vendim i tillë do të çonte në një luftë të re, të frikshme, mes sekteve në Lindjen e Mesme, shkruan The Independent.
“Top Channel” dhe “Tv Klan” janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?
“Open Data Albania” po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.
Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR.
Në Shqipëri, televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Televizione Private Kombëtare, Televizione Private Vendore, Televizione Private Satelitore, Televizione Private me Përsëritës, Platforma Televizive Numerike Satelitore dhe Televizione Kabllor.
Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.
Televizioni Klan
Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit.
Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milionë lekë.
Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milionë lekë. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40%, z. Aleksandër Frangaj me 40% dhe z. Ervin Gjikola me 20% të aksioneve.
Top Channel
Televizioni tjetër kombëtar “Top Channel” (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milionë lekë zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të z. Dritan Hoxha, ish-themelues i kompanisë.
Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40% të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40% të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20%.
Paketa dixhitale
Tre subjekte funksionojnë në vend si platformë numerike satelitore dhe kanë një teknologji në transmetime dixhitale. “Tring TV”, “DIGIT-ALB” dhe “SUPERSPORT” kanë të total kapital aksionar prej 1.2 miliardë lekë. Kapitalin më të lartë e ka “Tring Tv” zotëruar nga tre individë.
Televizione private
Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar. Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR-së është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit “Agon Chanell” dhe “Albanian Screan” njohur me emër tregtar “ALSAT”.
12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR-së, çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për t’i dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.
Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Sokol Balla, pikërisht duke i parë te metat e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzuar. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës.
Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre ,prandaj edhe ky tipi me paraqitjen e tij, të fundit me një akt antikosovar, përmes televizioni shqiptar “Top Channel” ka nxitur shumë reagime negative, pasi në hartën e “Gadishullit Ballkanik” gjatë transmetimit të motit e ka kthyer Kosovën në kufijtë brenda Serbisë Aty, në hartën e Evropës, nuk figuronte fare Kosova, por vetëm territori që e synon Serbia për vete bashkë me Kosovën, e që e mbajti me të pa drejtë nën sundimin e vet që 100 vite,kur dihet sllavet e Sokol Ballos janë ardhacak në tokat tona!!!
-Është tepër një ironi skandaloze nga një tip matrapazi qe, nga një kënd i vockël informativ donë ta zhbëjë Kosovën nga hata e vet shekullore!!! Sokol Balla i veshur me petkun e sllavo-shovenizmit serb përpiqet që t’a anuloj “Pavarësinë e Kosovës” edhe se e kanë njohur mbi 100 shtete nga Bota!?. Shfaqjet e tij skandaloze dhe kontraverze me Kosovën dhe për Kosovën, nuk janë të reja, as nuk është rasti i pare i tij?.
Citojmë “Deklaratën e tij nga një artikull i shkruar me titull “Pasojat e një precedenti” te datës 27 Korrik 2010, në revistën “MAPO” ku thekson mesa vijon:
„Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të rëndësishëm këtë javë, duke e quajtur legal dhe të justifikuar aktin e shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008“
-Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë antikosovare dhe antikombetare !!!
Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve, brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër “Pavarësisë së Kosovës” dhe lënien e Kosovës nën hartën serbe ,epet që ta kuptojmë, se është një shqipfolës me një qëndrim proserb.
Fort mirë e dimë, ne kosovarët se çdo të thotë çizmja serbe. Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen sakrificat dhe vlerat e Kosovës në thesarin kombëtar dhe historia e saj.
Ky pseudogazetar shprehet ma tutje si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:
“Duhet të kemi kujdes se gjithsesi harta e Ballkanit, përderisa vendet e tij nuk janë integruar të gjitha në BE, duket nuk ka përfunduar akoma dhe hijet e ndryshimit të kufijve do të qëndrojnë aty, jo si fantazma të së shkuarës por si paralajmërime të së tashmes”
-Edhe kjo thënie është argument i fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me hartën e Kosovës nuk e ka bere rastësisht,por ka vepruar me paramendim dhe si të tillë e gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi nga vet stafi i TV-së ,“Top Channel” në Shqipëri , po ashtu edhe nga vet shteti shqiptar që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë,qe kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të huaja...Kosova zyrtarisht duhet t’i kërkojnë përgjegjësi, Shqipërisë,po edhe TV“Top Channel” ta marr një dënim të merituar dhe largim e këtij maskarai sa ma parë nga vendi i punës.
Këtë duhet gjykuar !Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri duhet t’i ndëshkojmë me rastin dhe paraqitjen e tyre antikosovare.
Të apostrofuarit si Sokol Balla me veprimtari antikombetare e bëjnë në cilësinë e debilve , bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve për interesa të huaja,duke derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare , kundër kulturës sonë dhe vlerave të artit dhe shkencës.
Këta njerëz të dyshimtë , po edhe me gjak të përzier me të lartpërmendurit që ishin si okupator në trojet tona duan t’i rrënojnë edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma të vlefshme, qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull liridashës .
Këta mercenarë të dashuruar në ish pushtuesit tanë,fyejnë,shajnë,degradojnë dhe cenojnë edhe figurat tona ma me vlerë ,po ashtu edhe identitetin tonë kombëtar . Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar. Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë gazetarët e tip Sokol Balles dhe të tjerëve me qëndrime kontraverze dhe antikombëtare.
***********
I nderuemi z. Flori!
Falemnerës që ke nda me mue dhe me miqtë e tu ket shqetsim të madh mbarë kombtar që ka sjell një vagabond i guzhinës së vjetër dhe të re të diktaturës!
Pak fjalë do i them:
Me të drejt gazetari Asllani e ka denoncue menjiherë. E ku t'i gjejmë gazetar të tillë me ndjenjë kombtare?
U preka seriozisht në thellsitë e shtresave shqiptare që qendrojn në trupin tem. Duhet shum rreshta me e shtjellue shkakun e ksaj pikpamje antikosovare që vjen nga kryeqendra e diktaturës në mënyrë intermitente. Asllani e ka denoncue, por nuk ka ba qilizem gazetaresk, por ka mbajt pozicionin e konstatitimit, gati sipërfaqsor dhe jo atë të analizës së plot gazetareske sikurse e bajnë gazetarë të guximshëm.
Dihet se Balla ushqehet me ernat e guzhinës antikosovare aty ku banon me VIP-at e Tiranës(që nuk janë të gjithë si Balla.).
Situata kurohet sadopak me një kjartsi shkencore në trajtimin e landës nga autori që e denoncoi. Unë sikurse me miqtë e tu dhe mbarë kombi shqiptar e denojmë me forcë qendrimet antikombtare të gazetarit Balla si vepër pro-serbe duke u distancue plotsisht dhe denue rreptsisht pa meshirë njerëz si ky. Dhe solidarizohemi me gazetarin Asllani!
Publikimi i një videoje personale të gazetarit të Top Channel, Sokol Balla ka nxitur një debat në të gjitha mediumet shqiptare. Sot për këtë çështje kanë shkruar tre gazetarë të njohur të cilët shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre për këtë çështje.
*** Karlo Bolino:Polemika, procesi ndaj gazetarit Sokol Balla për një video "hard"
- Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një web chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes webit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.
Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në “Top Story”, në të cilin për koincidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama.
Disa media online këmbëngulin duke shkruar se Sokol Balla është pushuar nga puna, por e vërteta – sipas burimeve të Shqiptarja.com - është pak ndryshe: Në fakt, ajo që po ndodh në këto orë është një proces dramatik mes drejtuesve të televizionit privat që shqetësohen për të mbrojtur principet morale dhe ndjeshmërinë e opinionit publik dhe gazetarit që insiston të mbrojë të drejtën e tij ndaj privatësisë.
Top Channel duket se është i orientuar të pezullojë për ca kohë praninë në ekran të Sokol Ballës sa të qetësohen ujërat , por pa ndërprerë kontratën e punës me një nga gazetarët më të rëndësishëm që ka. Nga ana tjetër Sokol Balla nuk duket i gatshëm të pranojë kompromise: Të ndërpresë qoftë dhe vetëm një emision të “Top Story” (pa llogaritur faktin që është pikërisht dita që ka të ftuar Edi Ramën), do të thotë për të të pësonte një dënim publik nga televizioni i vet dhe një prishje përfundimtare të marrëdhënies së tij të punës.
Ndërsa procesi mes këtyre dy pozicioneve zhvillohet në zyrat e mbyllura të Top Channel, nëpër kafene dhe në social media zhvillohet në mënyrë paralele një “gjyq” i ngjashëm: Sokol Balla është fajtor apo jo për këtë që ka ndodhur? Opinionet në këtë pikë duken se konkordojnë duke e konsideruar atë video të sikletshme për protagonistin, por padyshim pa përmbajtje kriminale apo të paligjshme.
Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri: Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t’u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në web duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.
Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t’i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.
Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t’u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte.
Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!
Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika, përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.
Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.
Mustafa Nano :Rasti "Balla" dhe skota e frikshme e namusqarëve
- Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar. Por nuk mund të rri pa thënë diçka lidhur me ngjarjen e ditës. Ka një përpjekje për t'i bërë një linçim moral Sokol Ballës për faktin që dikush ka publikuar online do video intime të tij. Përsëris: janë video intime. Nuk po vijoj me përshkrimin e mëtejshëm, pasi nuk do të kish kuptim. Intimiteti i gjithsecilit, nëse do të nxirrej në publik, do të rezultonte "i turpshëm". Vetëm ndonjë cliché e mërzitshme humane mund të pretendojë, apo mund të mburret për të kundërtën. Me fjalë të tjera, cilido, të cilit do t'i nxirreshin në shesh gjeste të bëra në marrëdhënie intime me të tjerë, do të rezultonte "qesharak" e do të bëhej "gazi i botës". Prandaj, mua m'i sjellin zorrët te goja ata që këto ditë dëgjohen të thonë se skena e filmuar me personazh Kolin ishte"e turpshme, e pështirë, apo ku di unë". Gjestet që vihen re në atë skenë nuk kanë nevojë për asnjë lloj kualifikimi. Janë gjeste të një situate intime. Kaq. Të turpshëm e të pështirë janë ata që nxitojnë ta kryqëzojnë Sokol Ballën për "bëma" që askujt nuk i hyjnë në qese. E nuk kanë pse t'i hyjnë. Mjaft më me këtë gatishmëri namusqare për t'i dënuar personazhet publikë për gjëra që ata i bëjnë në jetën private! Sokol Balla nuk ka abuzuar me interesin publik, me paratë publike, me postin zyrtar. Nuk ka abuzuar as me përgjegjësinë si drejtues i një programi të rëndësishëm TV, e as me normat deontologjike të profesionit të tij. Kjo që ka ndodhur nuk është një pisllëk i Sokol Ballës. Kjo është pisllëk, madje poshtërsi e ndyrësi e tjetërkujt, është ndyrësi e atyre që këtë video e kanë filmuar, për ta bërë publike.
Kol Balla nuk bën pjesë te miqtë e mi. Është thjesht një koleg i imi, me të cilin punët më kanë lidhur më shumë se njëherë. E kërkova Kolin dje në telefon, megjithatë. E kërkova për t'iu ndodhur pranë. Por nuk ma hapi telefonin. Me siguri, është duke jetuar orë të vështira nën këtë agresion të gardianëve shqiptarë të moralit publik. Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij. E të mos ngutet ndokush të thotë se "unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme". Bullshit! Këtu thelbi i ngjarjes nuk është natyra "tepër lapërdhare" e gjestit të Ballës para kamerave të fshehta të dikujt (një nga ndërhyrjet më fantastike në Jezu Krishtit në Ungjijtë e Dhjatës së Re është momenti kur u drejtohet pjesëtarëve të një turme të gatshme për të linçuar e lapiduar një grua që kish menduar për kënaqësinë e mishit të saj: Ta ngrejë gurin kundër saj kushdo që është i pamëkat!). Këtu thelbi i ngjarjes është që një person po kryqëzohet për jetën e tij intime, që atij i është filmuar me dëshirën e tij, por që i është publikuar pa dijeninë e tij. Dhe kjo, përsëris, është e vetmja poshtërsi në këtë mes.
Sikur Koli të më ishte përgjigjur në telefon, do t'i thosha: "Dil në publik! Mos rri në shtëpi! Dil e thuaj: 'Hej miq, të gjitha mund t'i bëjë kabull. Mund të bëj kabull edhe që ju të më cilësoni si t'ju vijë për mbarë bazuar në atë që keni parë e bazuar në moralin tuaj, por problemi nuk është ky. Problemi është publikimi online i momenteve nga jeta ime intime. Doni ta cilësoni të shthurur, perverse, lapërdhare, etj, etj, këtë jetë timen? OK, bëjeni. Po dijeni se jeta juaj "namuzqare dhe e moralshme" është njësoj e kërcënuar, nëse intimiteti juaj del në treg. Dhe është e sigurtë se, qysh nga momenti që intimiteti juaj del në treg, edhe pse ju mund të mendoni se keni një intimitet normal (intimitet normal! Çfarë fraze oksimoronike!), ju do të bëheni objekt përbuzjeje e gallate nga ana e atyre që po më linçojnë mua tani. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për të ngritur zërin në mbrojtje të privatësisë. Nëse jeni duke fërkuar duart, nëse jeni duke thënë se "mirë e gjeti atë kodosh", dijeni se e njëjta gjë do t'ju gjejë juve nesër."
Baton Haxhiu"Triumfi i spiunëve"
- Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, videoja e tij e shpërndarë në internet dhe që mund të sjelle largimin e gazetarit nga emisioni “Top Story” do të quhej thjeshtë një kalamanllëk.
Por, kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim.
Në rastin e Sokol Ballës, spiunët fituan në raport me jetën normale duke e publikuar mënyrën private të kënaqësisë së njeriut, e cila kur del në publik shndërrohet në mëkat dhe herezi.
Për një çast epshor, në sferën publike shndërrohesh në monstër dhe bota jote në të cilën ke investuar me dekada fundoset prej hipokrizisë publike.
Nuk e di ku e ka fillin moralizimi i seksit dhe masturbimit në publik, por meqë fjalët që i përdora ekzistojnë në çdo leksik zyrtar dhe diskurs botëror, atëherë është i papranueshëm dënimi i ashpër dhe i menjëhershëm nga cilado instancë.
Më kujtohet gjithë ai perversitet shkronjash që ishte shigjetuar ndaj Inis Gjonit dikur, në një moment intimiteti me të dashurin e saj.
Para disa vitesh edhe ndaj Edi Ramës u çuan peshë shumë akuzues – që tash janë përkrahës të tij - duke e fyer dhe sulmuar për disa fotografi të kënaqësisë lakuriqe në plazh.
Pse ka një akuzë morale për një gjest “të pamoralshëm”, që bëhet me pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe zhvillohet brenda mureve të privatësisë?
Për habi, gjuha dhe qasja në publik ndryshon krejtësisht kur po i njëjti veprim i kënaqësisë emocionale transformohet në një akt tjetër duke u bërë akuzë publike - ku abuzimi është fjala më e vogël.
Personalisht, nuk dua të merrem me moralizimet e pamoralshme sepse, siç ka teoretizuar edhe Sigmund Frojdi, pak a shumë të gjithë kemi doza perversiteti dhe shfaqja e tyre varet nga faktorë të ndryshëm subjektivë dhe objektivë.
Fërkimet e të gjitha llojeve me të cilat ballafaqohet një personazh publik e bëjnë atë të jetë shënjestër e shumë njerëzve. Lufta e të gjithëve, qoftë edhe me heshtje, kundër një njeriu publik në një moment pakujdesie të tij, bëhet e vrazhdë, e fuqishme për ta rrënuar, duke e lënë në vetmi, në pakujdesje dhe në rrënim total të personalitetit. Pse ndodh ky abuzim i moralitetit në publik mbi “të pamoralshmen” emocionale brenda mureve?
Imazhi i parë: Pse një perversitet që është brenda kornizave të zakonshmërisë njerëzore, sapo del në publik, në ëeb faqe apo në media, bën që ai ta marrë trajtën e një çmendurie? Dhe, pastaj, menjëherë vjen një heshtje e të gjithëve ndaj një “perversiteti”, të cilin shumë prej tyre e kanë imagjinuar apo realizuar.
Ky gjest dhe kjo situatë është e shfajësuar nga të gjithë kur bëhet nga një i panjohur, në çdo kohë, në secilën hapësirë të mbyllur, por fajësohet porsa del në sipërfaqe një emër i përveçëm publik, si Sokol Balla në këtë rast.
Imazhi i dytë: Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.
Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?
A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?
Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi te tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.
Pse Sokol Balla duhet të jetë viktimë e një spiunimi dhe pabesie? Pse duhet të jenë spiunët fitues mbi një dëshirë emocionale të njeriut që e ka të drejtën e plotë të ndjehet si t’ia dojë qejfi brenda shtëpisë së tij?
Imazhi i tretë: Të gjithë ata që e morën vendimin për përjashtim, por edhe ata që heshtin duke mos e mbrojtur Ballën nga abuzuesit spiunë, mund të kenë momente perversiteti më të dallueshme dhe më të rënda, ndoshta edhe diku të filmuara, por janë duke harruar se një ditë të gjithë mund të jenë viktima të së njëjtës hipokrizi moraliste që na vjen nga mediokriteti.
Abuzimi emocional që i bëhet Sokol Ballës është një formë e abuzimit ku kryerësi përdor frikë, poshtërim apo sulm verbal për ta minuar respektin e viktimës.
Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se ata nuk janë duke u abuzuar fizikisht, ata as nuk po abuzohen. Kjo nuk është e vërtetë.
Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron!
Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person - shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.
Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.
Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër - me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij – pra, të Sokolit.
Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t’i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:
1. Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.
2. Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.
3. Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestërduke shmangur tema të caktuara nga frika.
4. Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues te spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t’u keqtrajtuar.
5. Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?
Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.
Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj. /Marrë nga "
Balla ka deklaruar se emisionin të cilin ai prej vitesh e udhëheq në Top Channel “Top Story”, për disa kohë nuk do të transmetohet.
“Top story nuk do të transmetohet për një kohë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Balla.
Ai ka thënë se ky ka qenë një sulm kibernetik që i është bërë dhe se sipas tij, ai do të merret penalisht me të gjithë ata që qëndrojnë prapa këtij sulmi.
“Ky grup hyri në dhomën time të gjumit dhe bëri publike pamje të jetës sime private e më pas u botuan në një portal në Kosovë dhe më pas në Shqipëri”, ka deklaruar Balla.
Madje Balla është shprehur mjaftë optimist se drejtësia shqiptare do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.
Ai i ka kërkuar falje të gjithëve ku siç tha “Ndjesë të gjithëve por nuk ishte zgjedhja ime”.
Balla po ashtu ka thënë se gjatë kësaj kohe sa ai nuk do të jetë prezent në ekran nuk do të ndalet ne lidhje me këtë që i ka ndodhur.
“Në përpjekje që Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi”, ka thënë në fund Balla.
■“Kriminel lufte dhe armik i
popullit”. Pse asht akuzue i tillë?
■Vetem pse ka lé në Shkodër... më 2
janar 1912.
Mbas mësimeve të para në vendlindje,
gjimnazin e ka krye në Beograd.
Akademinë Ushtarake e ka përfundue në
Romë, në vitin 1931. Mbas Akademisë ka ba një kurs specializimi për karabinjeri
në Firencë, në Itali, e në vitin 1932 këthehet në Shqipni. Emnohet në Komandën
e Gjendërmarisë Shqiptare për shkollat e Durrësit dhe të Burrelit. Mbas vitit
1939 ishte komandant i Rrethit të Jashtëm në Tiranë, deri para kapitullimit të
Italisë. Katër muej para shkëputet mbasi vëren shthurjen e italianëve.
Me ardhjen e Mahmut Golemit si
Komandant i Përgjithshëm i gjendërmarisë me gjermanët, Pjetri emnohet në Berat
e shpejt vjen prap në shkollën e gjerndërmarisë në Tiranë. Aty qëndron me pune
deri në fund të vitit 1944. Nga fundi i vitit 1944, merr një letër nga
Komandanti i Brigadës së shtatë sulmuese me pseudonimin LISI, i cili kërkonte
nga Pjetri me shkue prap në Berat.
I përgjegjet thirrjes dhe shkon atje
deri në fund me Gani Jasharin, mbasi të tjerët arratisën ndër male me partizan.
Pjetrit i thonë me qëndrue aty mbasi asht ma mirë për partizanët që u kapnin
nga gjermanët dhe i sillnin aty.
■Në janar të vitit 1945, arrestohët si
“kriminel lufte dhe armik i popullit” në Berat.
Para komisionit hetues të përbamë
prej: Major Ruli, Bello, E. Beqari, Tepeleni e Beçolli, Pjetri deklaron: “Kam
qenë vetëm një ushtar pa kurrfarë ideologjie. Kam krye detyrën tue i ardhë në
ndihmë popullit, për mos me e lanë krejtësisht në dorë të okupatorit... Populli
i Beratit nuk ka ngrejtur kurrë zërin kundër meje...”
■Me datën 8 gusht 1945, Gjykata
Ushtarake e Beratit, e përbame nga: Kryetar, Gjon Banushi, antarë, Teki
Veleshnja dhe Neki Korita, prokuror kap. I Misto Bllaci dhe sekretar Mihajl
Borduni, akuzojnë Pjetër Gurakuqin, se ”ka qenë vegël e verbër e okupatorit të
huaj, ka qenë komandant operacioni në Berat, më vonë komandant Qarku dhe se ka
patur “karta bianka” kundër Lëvizjës Nac. Çlirimtare.”
Pjetri nuk pranon se ka ekzekutue
njeri mbasi nuk ka as fakte për té. Ka arrestue 200 vetë dhe i ka lirue prap.
Qamile Libohova, asht torturue për imoralitet me ushtarët, ndërsa Irfan
Ramadanin nuk e njeh fare. Dëshmitarët Jan Ikonomi dhe Lik Petro Deçolli
deklarojnë: “Kanë shkuar gratë tona për t’iu lutur Pjetrit, dhe ky na ka
liruar”. (Dosja nr. 318). Me datën 21 gusht 1945, Gjykata e Lartë Ushtarakë në
Tiranë, shqyrton një raport bashkë me vëndimin e Gjykatës Ushtarakë të Beratit,
ku shënohet: “Si paraqitet Pjertri ? - Jo aq armik, sa në shkresa. Popullin i
Beratit e ka ndihmuar si mbas deklaratave të bëra në gjyq. Flasin mirë për
té...Vetëm, vendimin e Pjetrit me v d e
k j e, populli nuk e priti kaq mirë, kurse për tre të tjerët populli është
shumë i kënaqur.
■Mejtimi ynë: Pjetrit t’i këthehet në
burgim të përjetëshem. Pse: Kur Pjetri ka vatur në Shkodër është lidhë me
Operacionin e Komunës së Gashit, me Sheuqet Peçin e Tuk Jakovën që mund të
japin shpjegime për Pjetrin. Veprimët në gjendërmari i ka bërë për opurtunitet.
Pjetri mund të bëhet edhe njeri i mirë dhe i vlefshëm.
I pandehuri Skënder Plashniku,
kriminel me famë. Spijun. Ceno (Hysen) Shahin Elezi nga Plashari, janë
kriminelë dhe armiqë të betuar.
Misto Bllaci d.v.
■Në dosjen e Pjetrit ka deklarata të
mira edhe nga Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, se Pjetri nuk ka
terrorizue popullin në zonat ku ka shërbye dhe se nuk ka pushkatue njeri kur
ishte gjykatës.
■Nuk ka asnjë shënim nga ana e Tuk
Jakovës, i cili, si dukët i ka dhanë “shpjegimet” me gojë tek kryekasapi.
■Zonja e Pjetrit, Luçia, ban një lutje
nga qyteti i Shkodrës, ku ven në dukje se Pjetri asht 33 vjeç, ka tre fëmijë
dhe se deklaratat e bame nga populli i Beratit duhet të prekin “zemrën e
komandantit”...
■Cila ishte përgjegja?
“Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë
Kombëtare Shqiptare
Gjykata e Naltë Ushtarake
Tiranë 3 shtator 1945
Nr. 08-134/I-Prot.
■GJYKATËS USHTARAKE - Berat
Gjegje
e shkresës nr. 229, datë 19 gusht 1945:
Aprovohet
ndëshkimi me vdekje i të pandehurve:
1. Pjetër Gegë Gurakuqi nga Shkodra,
2. Hysen (Ceno) Shahin Elezi nga
Plashniku,
3. Skënder Sadik Çaushaj nga
Plashniku.
Na
lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ndëshkimi me vdekje i Gani Jashar
Shkurtës, i këthehet në burgim të përjetëshëm.
V.F.L.P.
■Komandant
i Përgjithshëm Xheneral Kolonel (Enver Hoxha) d.v.”
***
■Përgjigje me datën 1 tetor 1945:
“Në
orët e para të djeshme, u ekzekutuan të dënuarit e shënuar në radiogramin e
sipërm.
Vullneti
i tyre i fundit qé: “RROFTË SHQIPËRIA”
Kryetari i Gjykatës Ushtarake:
Kap. I
Bexhet Mema d.v.”
■“Komandanti” për të gjithë donte me
dijtë vullnetin e fundit!! Prandej e kemi “Hero”!
■ShenimFR:
HAPJA E DOSJEVE ASHT DOMOSDOSHMENI. AJO PENGOHET NGA
PASUESIT DHE TRASHIGIMTARËT E TERRORISTËVE NË PUSHTET.
Komandanti i Policisë Speciale të Republikës së Kosovës ‘ROSU’, Amir Gërguri, ka bërë një koment prekës. Ai përmes këtij komenti përmend katër gjëra që thuajse secilin njeri e emocionojnë.
Gërguri, ka shkruar se është i gatshëm që çdo herë ti ndihmojë qytetarit të vendit të tij madje edhe kur mallkohet, urrehet e kur dëhsirohet edhe si i vdekur.
Ndryshe nga kjo Policia e Kosovës, ka pasur një ballafaqim të rrezikshëm gjatë protestës së djeshme, ku ka pasur edhe të lënduar. Deri më tani Policia e Kosovës, mbetet si organi më i besueshëm nga qytetarët e vendit.