2016-01-25

Kujdes nga njohjet në Facebook, përfundojnë edhe me përdhunime!

0148.jpg

Rrjetet sociale mbeten burim informacioni e njohjesh dhe shpalosje te mendimeve por edhe te shfrimeve sociale.
Por nuk janë të pakta rastet që janë kthyer në ferrin e njohjeve mes të rinjve e jo vetëm të rinjve! Ka sa të duash mashtrues në këto rrjetet që ndryshe shkruajnë e paraqiten e krejt ndryshe dalin sepse janë ato që janë të paedukatë dhe nganjëherë kriminele. Por njeriu duhet të jetë i kujdesshëm në këto miqësi. Koha Jonë shkruan për rastin e një vajze 17-vjeçare nga Fieri.
Njohja në rrjetin social Facebook me një djalë që pretendonte lidhje serioze nuk ka shkuar siç duhet për një vajzë të mitur, vetëm 17-vjeçe. Në takimin e organizuar ajo ka rënë pre e dhunës seksuale të djalit që kishte njohur dhe shokut të tij më të rritur. Përdhunimi ka ndodhur disa ditë më parë, kurse policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e një prej të dyshuarve, 38-vjeçarit Eduarto Hoxha dhe shpalli në kërkim shokun e tij, F. B., 22 vjeç. Burime zyrtare thanë se akuza ndaj tyre është “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, në bashkëpunim dhe dosja i ka kaluar po dje prokurorisë.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se: “Nga specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill”. Referuar denoncimit të 17-vjeçares me inicialet G. A., banuese në qytetin e Fierit, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti, në orën 01:30 të mëngjesit, kur të dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në banesën e njërit prej tyre. Vajza ka rrëfyer se është njohur me njërin prej tyre nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social. Por ndërsa kanë krijuar njohje për një lidhje serioze mes tyre, është rënë dakord edhe për një takim që do të zhvillohej.
Të dyshuarit e kanë marrë me makinën e tyre 17-vjeçaren për ta dërguar në vendin ku dhe e kanë përdhunuar dhe mbajtur me forcë. Por ndërsa i ka shkuar për kafe të riut 22-vjeçar që ka njohur, e mitura ka gjetur edhe 38-vjeçarin. Duke përfituar nga situata të dyshuarit e kanë dhunuar seksualisht me forcë dhe më pas janë larguar. E mitura i ka denoncuar një ditë më pas në polici dhe sipas ekspertizës së kryer rezultoi se ishte abuzuar seksualisht me të. Kaq ka mjaftuar që policia të bënte shpalljen në kërkim të të rinjve dhe dje të arrestonte një prej tyre.
Nga hetimi i mëtejshëm është zbuluar se prindërit e vajzës e kishin shpallur atë të larguar nga banesa prej disa ditësh, vetëm kur ajo është kthyer ka rrëfyer për keqtrajtimin dhe abuzimin seksual nga djali me të cilin ishte njohur dhe e donte, si dhe shoku i tij. Policia konfirmoi se ka pasur denoncim për humbjen e të miturës. Por kjo e fundit pohoi se ishte mbajtur jashtë dëshirës nga të dyshuarit për orë të tëra. I arrestuari Hoxha ka mohuar që të kishin dhunuar seksualisht vajzën jashtë dëshirës së saj, duke thënë se ajo kishte shkuar vetë dhe se nuk e dinte për moshën e saj.

Public Health Nutrition : Vitamina E ul rrezikun e shfaqjes së kataraktit

0259.jpg
Shkencëtarët kinezë me një numër të konsiderueshëm hulumtimesh kanë gjetur se përdorimi i vitaminës E, ul rrezikun e kataraktit, i cili njihet si shkaktari kryesorë i verbërisë në botë.
Shkencëtarët e Universitetit Qingdaou në Kinë, kanë kryer plot 27 hulumtime në lidhje me vitaminën E dhe shfaqjen e kataraktës, ndërsa hulumtimet janë bërë mbi rreth 250.000 persona.
Hulumtimet kanë treguar se kosumimi i ushqimeve të pasura me vitaminën E, si soja, fasulja, spinaqi, brokula, avokado, dhe ushqimeve tjera të cilat përmbajnë këtë vitaminë, ulin rrezikun e paraqitjes të kataraktit tek të gjitha moshat rreth 27 përqind.
Njëri prej studiusëve, profesor në universitetin e përmendur, Yufey Cang tha se hulumtimet kanë treguar se si masë preventive ndaj kataraktit nevoitet konsumim ditorë prej 7 miligram të vitaminës E.
Rezultatet e detajuara të kërkimeve janë publikuar në gazetën “Public Health Nutrition”.

Vetite antikancerogjene të specit djegës


057.jpg
Te specat e kuq djegës gjenden sasi shumë të mëdha të kapsaicinës, që është përbërësi kryesor i aktivitet farmakologjik, pastaj flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë, kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr) është më i madh se te të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B.
Studimi i vetive antikancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë ushqime, të cilat përmbanin: vitamina, jod, acidi citrik, vitaminat e grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë tumoret. Kohët e fundit kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar efektin e kapsaicinas në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij në prostatë, atij të mushkërive dhe të zorrës së trashë, shkruan gazeta Zëri.
Speci i kuq djegës përdoret edhe kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i kuq djegës stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni. Me specin e kuq djegës mund edhe të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët, Hanry dhe Emery, që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me titullin “Efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350 kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300.

2016-01-24

Samuel Langhorne Clemens alias Mark Twain : Budallai i pashërueshëm…

Image result for Mark Twain
“Njeriu është Kafsha që Arsyeton. Kështu thuhet. Unë mendoj që kjo ha diskutim. Në të vërtetë, eksperimentet e mia, më kanë vërtetuar se ai është Kafsha që Nuk Arsyeton.

Image result for Mark Twain
Në të vërtetë, njeriu është budalla i pashërueshëm. Gjëra të thjeshta, që kafshët e tjera i mësojnë kollaj, ai është i paaftë që t’i mësojë. Një prej eksperimenteve të mia ishte ky: Në një orë, unë i mësova një maceje dhe një qeni që të beshin miq.

Image result for Mark Twain
I futa në një kafaz. Pas një tjetër ore, i mësova të bëheshin miq me një lepur. Brenda të dytësh arrita të shtoj një dhelpër, një patë, një ketër dhe disa pëllumba. Në fund një majmun. Ata jetuan bashkë në paqe; me dashuri madje.
Image result for Mark Twain
Pastaj, në një tjetër kafaz, unë futa një katolik irlandez nga Tipperary, dhe sapo mu duk se u zbut, shtova një skocez presbiterian nga Abedeeni. Më pas, një turk nga Kostandinopoja; një të krishterë grek nga Kreta; një armen; një metodist nga zonat e egra të Arkansasit; një budist nga Kina; një hindu nga Benaret.
Image result for Mark Twain
Në fund, një kolonel të Ushtrisë SHpëtimtare nga Uapping. Pastaj u largova për dy ditë të plota. Kur u ktheva për të parë rezultatet, kafazi i Kafshëve më të Larta ishte në rregull, por në tjetrin kishte një kaos me trupa të gjakosur, dhe copëza çallmash, qeleshesh, fundesh skocezësh dhe kockash e mishi – asnjë mostër nuk kish mbetur gjallë.

Image result for Mark Twain

Këta Kafshë Arsyetuese kishin kishin patur mosdakordësi për një detaj teologjik, dhe e kishin çuar çështjen në një Gjykatë më të Lartë”.

marktwain_cc_img_0

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 - 21 prill 1910) njihet me shume si Mark Twain, ishte një autor dhe humorist Amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Huckleberry Finn), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makine shtypi. Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait te vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërhjeki vëmendjen e mbarëkombit. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm Amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës Amerikane”.


Jeta e hershme


Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët

Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martës a Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë


Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur's Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja


Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë... Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
|1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
The Prince and the Pauper, 1881, novele
Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
Pudd'n'head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
Tom Sawyer Detective, 1896, novele
A Connecticut Yankee in King Arthur's Court, 1889, novele
Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
King Leopold's Soliloquy, 1905, satire politike
The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
What Is Man ?, 1906
A Horse's Tale, 1907
Captain Stormfield's Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes


Referenca



^ "http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=111895"
"http://en.wikipedia.org/wiki/Mark_Twain"

Lidhje të jashtme


Mark Twain Museum at the Territorial Enterprise - Mark Twain Museum, Territorial Enterprise Building, Virginia City, Nevada Web site
Mark Twain House Museum Web site
Autobiography of Mark Twain, Volume 1, 2010 - Free Online - Mark Twain Project Online
Autobiography of Mark Twain, Volume 2, 2013 - Free Online - Mark Twain Project Online
38 Facsimile copies of 1st editions
Public domain audiobooks from LibriVox
Mark Twain's letters ed. by Albert Bigelow Paine (2 vol 1917) vol 2 online
Mark Twain Library, University of California Press. This series re-prints texts from the Papers and Works for students and the general reader.
The Works of Mark Twain, University of California Press. This series prints authoritative critical editions of Mark Twain's published works.
Mark Twain Papers, University of California Press. This series publishes Mark Twain's private papers – his letters, notebooks, unpublished literary works, and autobiography.
Jumping Frogs: Undiscovered, Rediscovered, and Celebrated Writings of Mark Twain, University of California Press. The Jumping Frogs series of books brings neglected Mark Twain treasures—stories, tall tales, novels, travelogues, plays, imaginative journalism, speeches, sketches, satires, burlesques, and much more—to readers.
A True Story, Repeated Word for Word As I Heard It from The Atlantic Monthly. Nov. 1874: 591–594. Boston: Atlantic Monthly Co.
The Mark Twain Papers and Project of the Bancroft Library, University of California Berkeley. Home to the largest archive of Mark Twain's papers and the editors of a critical edition of all of his writings.
Mark Twain Room at Buffalo & Erie County Public Library, which houses the manuscript of Huckleberry Finn
Full text of the biography Mark Twain by Archibald Henderson
Obituary in San Francisco Call
Mark Twain's Mississippi at Northern Illinois University Libraries
Mark Twain at C-SPAN's American Writers: A Journey Through History
Literary Pilgrimages – Mark Twain sites
PBS Twain Interactive Scrapbook and San Francisco Chronicle article documenting that Clemens did not say "The coldest winter I ever spent was summer in San Francisco".
The Fountain Pens used by Mark Twain
Images of First Appearances of Mark Twain Works
article and rare pictures of Mark Twain and photographer Napoleon Sarony
Google map with placemarks for places in America associated with Twain
Mark Twain Original Manuscripts from 1862–1909 Shapell Manuscript Foundation


Floripress

Hashim Thaçi shpalos intervistën e parë publike në Shqipëri

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpalosur arkivën e gazetave që ka mbledhur ndër vite.

10168118_649544608449235_1559515433_n
Në to ishte edhe intervista e tij e parë publike për mediat në Shqipëri.
“Në këtë ditë të ftohtë dimri, shfletova arhivën e dokumenteve dhe gazetave që kam mbledhur gjatë viteve në shtëpi dhe gjeta intervistën time të parë publike për mediat në Shqipëri. Ishte marsi i 1999, plot 17 vite më parë dhe poashtu me më pak flokë të thinjura”, ka shkruar ai.

Murat Jashari e Rexhep Qosja s'janë kandidatë për President nga Opozita, thotë Kurti

Murat Jashari e Rexhep Qosja s

Albin Kurti i Vetëvendosjes ka mohuar që Murat Jasharit dhe Rexhep e Qosjes t’u jetë bërë një ofertë zyrtare për të kandiduar për president të ardhshëm të Kosovës.

Deputeti i parë që hodhi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura mes Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi, Albin Kurti i Vetëvendosjes, ndër tjerash, flet edhe për synimet e të parit të PDK-së, Hashim Thaçi, që të bëhet president i Republikës së Kosovës, si dhe për Murat Jasharin dhe Rexhep Qosjen si kandidatë të mundshëm që mund të propozohen nga tri partitë opozitare.

Duke mohuar që Jasharit e Qosjes t’u jetë bërë një ofertë zyrtare për të kandiduar për president, në një intervistë dhënë KosovaPress-it, që të plotë e transmetojmë nesër, Kurti tha se Thaçi, pas debaklit që ka pësuar si timonier i politikës së jashtme, nuk ka kredibilitet e as që përfaqëson unitet të qytetarëve si president.

Image result for rexhep qosja

Madje, Kurti tha se kandidatura e Thaçit nuk është rezultat i nevojës së Kosovës, por më shumë është brengë e tij që të mos mbetet i papunë dhe të rehatohet diku në institucione.

Sipas Kurtit, në një situatë të tillë politike, nuk mund të flitet për numra në Kuvendin e Kosovës. Ai Thaçin e vlerëson si politikan “superpartiak” dhe “ultraklanor”, siç tha ai, në kuptimin financiar të fjalës.

“Nuk mund të flitet për numra në Kuvendin e Kosovës. Ai mund t’i ketë numrat në tavan. Dua të theksoj sërish se ai nuk është njeri i unitetit të popullit. Ai është njeri superpartiak. Ai është person ultraklanor në kuptimin financiar e jo politik të fjalës, sepse s’ka politikë aty. Besoj që qytetarët e mbajnë mend mirë gjysmën e dytë të vitit 2014 kur kishte unitet kundër Thaçit. Dhe, një person për të cilin ka pasur unitet kundër tij, nuk mund të na shndërrohet në personifikim të unitetit popullor. Thaçi nuk e ka as guximin, as dijen, as vullnetin për progres në Kosovë. Po ashtu, ai shënoi një vit të debaklit në politikën e jashtme, si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme. Dështoi me UNESCO-n, dështoi me liberalizimin e vizave, na i solli vetëm dy njohje dhe përveç kësaj e partizoi edhe më shumë shërbimin e jashtëm të Kosovës”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, Thaçi po synon të bëhet president në mënyrë që të mos mbetet i papunë, dhe jo pse kjo është nevojë e Kosovës

“Kandidatura e Thaçit nuk është rezultat i nevojës së Kosovës, por më shumë i brengës së tij për t’u rehatuar diku në institucione. Pra, Thaçi po synon të bëhet president që të mos mbetet i papunë”, tha ai.

Image result for murat jashari
Sa i përket mundësisë që opozita ta prezantojë si kundërkandidat të Thaçit, Murat Jasharin, djalin e komandantit legjendar Adem Jashari, Kurti theksoi se një ofertë e tillë nuk i është bërë atij nga ana e Vetëvendosjes dhe opozitës. Ai tha se për t’u bërënjë gjë e tillë, është në përgjegjësinë dhe autoritetin e liderëve të opozitës.

“Nuk i kemi bërë një ftesë të tillë. E dini se jam deputet i Kuvendit të Republikës. Nuk jam as anëtar i Kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kemi shumë respekt për familjen Jashari. Mendojmë se jo vetëm tek Kosova e shqiptarët, por është vështirë të gjesh edhe te popujt e tjerë përgjatë historisë njerëzore një sakrificë e vetëmohim të tillë. I takon Visar Ymerit, kryesisë dhe liderëve të opozitës së bashkuar që ta thonë fjalën e tyre për këtë gjë”, vazhdoi tutje ai.

Përgjigje të njëjtë, Kurti dha edhe për raportimet lidhur me mundësinë që opozita ta kandidojë akademikun Rexhep Qosja për postin e presidentit. Duke vlerësuar se nuk është momenti për të zgjedhur presidentin e vendit për shkak t ë situatës së jashtëzakonshme, Kurti tha se kjo i takon organeve të subjekteve opozitare për ta diskutuar.

Kurti: Nuk ka ftesë as për Rexhep Qosjen, nuk është koha për zgjedhje të presidentit

“Përgjigja ime është e njëjtë. Nuk e di nëse këtë temë e kanë diskutuar në opozitën e bashkuar dhe i takon organeve të subjekteve ta thonë fjalën e tyre. Tash për tash, për ne gjëja me e rëndësishme është që të shkojë kjo Qeveri dhe nuk besojmë në parim se janë kushtet për emra rivalësh sepse opozita e bashkuar e ka thënë se në këto kushte të jashtëzakonshme kur e kemi shtetin e kapur e Qeverinë e korruptuar... nuk mendoj se ky është komoditeti që ne të zgjedhim presidentin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Kurti nuk e mohoi mundësinë që opozita e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të garojë në një listë të përbashkët zgjedhore. “Është e mundshme n jë gjë e tillë”, tha ai, duke shtuar se për një gjë të tillë ende nuk është hapur debati përmbajtësor pasi fokusi është në përgatitjet për protestën e ardhshme, të paralajmëruar për 17 shkurt 2016.

“The Guardian”: Pasojat që vuajnë deputetët pas sulmeve në publik



Një grup psikiatrish që janë duke punuar me Parlamentin Britanik kanë këshilluar se deputetët kanë nevojë për mbrojtje më të madhe pas një studimi të gjerë që ka zbuluar se katër nga pesë prej tyre kanë qenë viktima të sjelljes së bezdisshme apo agresive, dhe 36 prej tyre kanë frikë të dalin në publik.

Një sërë martesash janë prishur, deputetë të shumtë janë detyruar të marrin pushim nga puna, dhjetëra tjerë kanë vizituar profesionistë shëndetësorë dhe disa të tjerë janë vizituar nga terapeutë apo janë nën medikamente për ankthe apo depresion si pasojë e përvojave që kanë pasur me pjesëtarë të publikut, thotë studimi.

“Një deputet ka përshkruar se si martesa e tij ka qenë pranë shkatërrimit, derisa bashkëshortja e tij e ka fajësuar atë për lidhje të vazhdueshme dashurie me një femër”, thekson studimi i publikuar nga “The Guardian”.
“Një deputete ka përshkruar se si ajo është dashur ta dërgojë burrin e saj jashtë për të kontrolluar rrugën sa herë që ka dalë nga dera e shtëpisë. Ajo është përballur me sulme paniku disa herë brenda ditës, e madje edhe në Ndërtesën e Parlamentit, duke çuar kështu në një ‘jetë të çmendur’”, transmeton Koha.net studimin e publikuar nga “The Guardian”.

Dr David James

Shtatë psikiatër kanë kryer këtë hulumtim, duke përfshi edhe Dr David James, themeluesin e qendrës “Fixated Threat Assessment”, një njësit ky që vlerëson rreziqet ndaj individëve të profileve të larta, përfshi familjen mbretërore, në emër të Policisë Britanike (Scotland Yard), të Home Office-it dhe të Departamentit të Shëndetësisë.

Studimi, i përkrahur nga parlamenti dhe nga Home Office, zbuloi se 192 nga 239 të anketuarit kanë përjetuar sjellje të bezdisshme apo agresive. Në gjysmën e këtyre rasteve, ata thonë të jenë sulmuar në shtëpitë e tyre.
Një në pesë (43 prej deputetëve që i janë përgjigjur hulumtimit) i janë nënshtruar sulmeve apo tentimeve për sulm, 41% (101 deputetë) kanë pranuar kërcënime me lëndime dhe 22% (52 deputetë) kanë pranuar kërcënime për dëmtim prone. Gjysma kanë thënë se besojnë të kenë qenë subjekt i ngacmimit apo përcjelljes, e përshkruar si sjellje që ka zgjatur për dy javë apo më shumë dhe ka ngjallur frikë.
Image result for “Journal of Forensic Psychiatry & Psychology”

Komentet nga deputetët për hulumtuesit, studimi i të cilëve është publikuar në “Journal of Forensic Psychiatry & Psychology”, ka përfshirë: “Më ka nxjerrë thikën në tubim elektoral”; “Më ka goditur vazhdimisht në fytyrë”; “Më është sulur me çekan”; “Më ka goditur me tullë”; “kanë shtënë me armë ajrore”; “Jam sulmuar me shpatë samurai. Kam shpëtuar me lëndime në dorë, por asistenti im është vrarë”.

Image result for Fixated Threat Assessment”
Nga 101 deputetët që kanë përjetuar kërcënime se do t’i lëndojnë ata ose të afërmit e tyre, studimi thekson: “Ka pasur një sërë raportimesh për kërcënime me vdekje, si direkte ashtu edhe përmes emailit, si dhe kërcënime me bombë… Shembuj tjerë ishin: ‘Më mirë të bie të kujdesesh mirë për fëmijët tuaj’; ‘Më ka thënë se do të më vriste nëse fëmija i vdes në spital’; ‘Më ka kërcënuar me vrasje përmes telefonit në shtëpi – telefonatë të cilës i është përgjigjur vajza ime shtatë-vjeçe’; ‘Do të t’shkatërroj’; ‘Gruaja i është përgjigjur telefonatave që thoshin “Do t’ju vras juve apo dikë të familjes suaj”; ‘Më kanë futur benzinë në kutinë postare’”.
Pesëdhjetë e dy deputetë kanë raportuar se prona e tyre është cenuar apo dëmtuar, përfshi shpimin e gomave të veturës, hedhjen e ngjyrës në veturë dhe tulla të hedhura përmes dritareve të shtëpisë.
Nga ata që janë përcjellë, për 46.5% të tyre kjo ka vazhduar për më shumë se një vit dhe në 14.1% të rasteve kjo ka zgjatur për më shumë se pesë vjet. Të targetuara kanë qenë në veçanti femrat më të reja, thuhet në studim. 22% (36 deputetë) kanë shfaqur drojë për të dalë në publik si pasojë e sjelljes së bezdisshme dhe 16% (25 deputetë) janë frikësuar të qëndrojnë vetëm në shtëpi.

                       Harry Fletcher

Harry Fletcher, drejtor i “Digital-Trust”, një shoqatë bamirëse që ndihmon viktimat e krimit kibernetik, dhe që ka bërë fushatë të suksesshme për forcimin e ligjeve të përcjelljes më 2012, ka thënë se studimi duhet të nxit veprim nga ana e Qeverisë.
“Numri i incidenteve dhe numri i madh i parlamentarëve që janë bërë viktima është i papranueshëm. Duhet të ketë rishikim urgjent të sigurisë së tyre”, ka thënë ai.
“Digital-Trust ka publikuar një udhëzues për deputetët se si t’i mbajnë të sigurt telefonat dhe pajisjet tjera personale të tyre. Një trajnim se si të përballen me sjellje fiksuese do të pasojë”, ka shtuar Fletcher.
Raporti thotë se të vetmuarit e fiksuar janë më të rrezikshëm sesa terroristët në raport me deputetët dhe sugjeron që ata të këshillohen më shumë me Qendrën për Vlerësimin e Kërcënimeve Fiksuese në mënyrë që të ulen kërcënimet ndaj sigurisë së tyre.
Duke folur për “Observer”, ish-ministri i Çështjeve të Fëmijëve, Tim Loughton, i cili ka qenë i prekur nga ngacmimi nga një prej kolegëve të tij, ka shtuar se policia duhet t’i merr këto rreziqe më me seriozitet.

Stephen Timms portrait.jpg
          Stephen Timms
Megjithatë, deputeti Stephen Timms, i cili është goditur dy herë me thikë në stomak më 2010 derisa po mbante një tubim elektoral, ka thënë se frikësohet se nuk mund të bëhet edhe më shumë.
“Pas asaj që më ka ndodhur mua, më është ofruar një thikë për ta bartur me vete. E kam refuzuar sepse kjo e bën më të vështirë që njerëzit të vijnë e të më takojnë. Nuk është ky deputeti që dua të jem”, ka thënë ai.  

Gazetari Prishtinas Baton Haxhiu

Zotri  Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një debati televiziv, ku ka pohuar se Partia Socialiste (PS) ka kontribuar për...