2016-02-05

OBSH: Urgjencë ndërkombëtare përhapja e virusit Zika

Dyshime se virusi Zika u përhap nga mushkonjat e modifikuara gjenetikisht
Shpërthimi i virusit Zika që aktualisht është përhapur në Kontinentin Amerikën mund të jetë qenë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012, thonë kritikët.
Shpërthimi i virusit Zika që aktualisht është përhapur në Kontinentin Amerikën mund të jetë qenë shkaktuar nga lirimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në vitin 2012, thonë kritikët.

Image result for virus zika


Insektet janë modifikuar nga ekspertët e bioteknologjisë për të luftuar përhapjen e etheve tropikale dhe sëmundje të tjera që u përhapën në popullsinë e përgjithshme të Brazilit në vitin 2012.

Por ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani është mbledhur në Gjenevë për të diskutuar dëshpërimisht rreth kurës për virusin Zika, kanë dalë edhe spekulimet e para në lidhje me shkakun e këtij shpërthimi të papritur.
Image result for virus zika

Çfarë është virusi Zika?

Virusi Zika ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai është përhapur në masë në 24 vende të Amerikës Latine. Por, disa raste janë gjetur edhe në Evropë. Është një virus, që shkakton anomali te fetusi gjatë 3-mujorit të parë të shtatzënisë. Përhapet me anë të mushkonjave, që gjenden edhe në Shqipëri. Mikrocefalia, patologjia që shkakton virusi Zika, është një ndër problemet më të rralla me të cilat lindin bebet. Problematikat shëndetësore për një të lindur me mikrocefali janë të ndryshme. Pavarësisht rrezikut që përbën ky virus, në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës autoritetet shëndetësore thonë se nuk ka vend për panik.
Image result for virus zika
 A është e rrezikuar Shqipëria nga ky virus?

Virusi Zika që në vendet e Amerikës Latine po kthehet në epidemi, rrezikon edhe Shqipërinë. Mushkonja tigër, një nga vektorët që e transmeton këtë virus, ndodhet në vendin tonë, madje sipas specialistëve, ajo gjendet edhe në ambientet e shtëpive. A transmetohet ky virus nga njeriu te njeriu? Po, mund të transmetohet, por që virusi të transmetohet te njeriu, mushkonja duhet të ketë pasur kontakt më parë me një person të infektuar.
Image result for virus zika
 Çfarë pasojash shkakton virusi Zika?

Infeksioni viral mund të kalojë edhe në mënyrë asimtomatike, por nëse klinika shfaqet ajo paraqitet me temperaturë, dhimbje të forta muskujsh dhe shenja të kuqe në trup, të cilat zgjasin për 2-7 ditë. Duhet theksuar, personat e prekur nga ky virus nuk kanë rrezik për jetën, por komplikacionet e tij si sindroma Gullian Barre dhe mikrocefalia te foshnjat kur gratë preken nga virusi më shumë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë përbëjnë një problem madhor për shëndetin publik.

Image result for virus zika

 Dyshohet që dikur ky virus ka ekzistuar edhe në vendin tonë. Regjistrohen të dhëna?

 Deri tani në Shqipëri nuk ka raste të konstatuara me virusin Zika, madje që kur është zbuluar në vitin 1947, ai nuk ka hyrë asnjëherë në vendin tonë.
Image result for virus zika
 Çfarë masash duhet të marrim për të mos u infektuar?

 Në këto momente i bëjmë apel popullatës në mënyrë të veçantë grave shtatzënë, të shmangin udhëtimet drejt Brazilit, vendeve të Amerikës Latine në veçanti.

 Kur është shfaqur për herë të parë ky virus në botë?
Image result for virus zika
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi “Zika” ka hyrë edhe në Europë si në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë, Itali, Zvicër nga persona udhëtarë, të cilët kanë qenë në vendet e Amerikës Latine.

Ndërsa në Brazil, Kolumbi e shtete të tjera ajo po prek në masë popullatën, përfshi edhe gratë shtatzëna. Dëmtimet në trurin e të porsalindurve nga virusi Zika kanë detyruar disa vende të Amerikës Latine të ndërmarrin politika shëndetësore të atilla, duke ndaluar shtatzënitë deri në vitin 2018.

Image result for virus zika
Tre deri në katër milionë njerëz mund të infektohen me virusin Zika në të dyja Amerikat këtë vit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Image result for virus zika

Infeksioni dyshohet se ka lidhje me defekte të trurit te foshnjat. Mijëra foshnja kanë lindur me tru të vogël në Brazil.





Drejtorja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka thënë se Zika, e cila rrjedh nga mushkonja, është shndërruar nga një kërcënim i butë, në një kërcënim të përmasave alarmuese.

OBSH ka ngritur një “ekip emergjent” për virusin, i cili do të mblidhet të hënën për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohet si emergjencë globale.
Image result for virus zika
Hera e fundit kur është shpallur një emergjencë globale ka qenë për shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore, e cila ka vrarë mbi 11,000 njerëz.

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA kanë thënë se kanë dy vaksina potenciale në zhvillim e sipër, për virusin Zika.


Shpallet emergjenca për virusin Zika

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendje emergjence për virusin Zika, të bartur prej mushkonjave dhe që shkakton defekte serioze në lindjen e foshnjave.

Ekspertët thonë se komuniteti shëndetësor po përgatitet për më të keqen, madje edhe për një epidemi. 25 vende kanë raportuar raste të virusit.
Image result for virus zika
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ka përhapja e virusit Zika në kontinentin amerikan është në gjendjen e një shpërthimi.

Megjithëse simptomat janë dytësore, si grip dhe skuqje të lëkurës, ekspertët mendojnë se ka gjasa që virusi shkakton mikrocefali, një difekt në lindje që sjell si pasojë foshnja me kokë të vogël dhe tru të pazhvilluar.



Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Ngjitëse, thotë se do të duhen vite përpara se të jetë gati një vaksinë për publikun. Ai thotë se deri atëherë, mënyra për ta luftuar sëmundjen është kontrolli i mushkonjave.

“Mund të eliminohen mushkonjat dhe larvat e tyre nëpërmjet insekticideve, ose nëpërmjet parandalimit duke pastruar ujin e ndenjur.”
Image result for virus zika
Zoti Fauci thotë se publiku duhet shmangë mushkonjat, duke veshur rroba me mëngë të gjata dhe duke u lyer me solucion kundër mushkonjave.

OBT-ja do të vendosë nëse duhet të klasifikojë përhapjen e virusit si një emergjencë për shëndetin publik.
Image result for virus zika
“Përfshirja e OBT-së do të përshpejtojë punën kërkimore për teste diagnostikuese më të mira, për ilaçe antivirale - në veçanti për gratë që janë shtatzëna, pasi shumica e njerëzve të tjerë e kalojnë vetë -, si dhe për zhvillimin e një vaksine.”

Dr. Beth Bell, e Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve - CDC, thotë se mund të rrezikohen edhe zona të tjera. Dy prej 25 vendeve që kanë raportuar raste të virusit Zika, gjenden jashtë territorit të Amerikave – Samoa dhe Kepi i Gjelbërt.

“Këto lloj virusesh mushkonjash kanë fatkeqësisht kapacitetin të përhapen me shumë shpejtësi. Ka disa faktorë të ditëve moderne që ndihmojnë përhapjen, si urbanizimi, qytetet e mëdha dhe udhëtimi ndërkombëtar.”

CDC-ja ka publikuar një paralajmërim për udhëtimin drejt vendeve të prekura, në veçanti për gratë shtatzëna, të cilat mund t’ja përcjellin virusit foshnjave të tyre. Disa vende kanë marrë masa shtesë, si p.sh. El Salvadori, ku zëvendësministri i shëndetësisë u ka bërë thirrje grave të shmangin barrën deri në vitin 2018.


Image result for virus zika



Virusi Zika është zbuluar në vitin 1947 në Ugandë, ndërsa rasti i parë në njeri është regjistruar në Nigeri, në vitin 1954.

I lindur nga mushkonja, virusi ka qarkulluar në Afrikë dhe Azi për dekada të tëra, dhe së voni në rajonin e Paqësorit, derisa asnjëherë nuk ka shkaktuar shumë shqetësim.

Situata sot është “krejtësisht ndryshe”, ka thënë shefja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan.
Image result for virus zika
Virusi po përhapet vrullshëm, pasi është zbuluar në Brazil vitin e kaluar, ka shtuar Chan. Sipas saj, “niveli i alarmit është jashtëzakonisht i lartë”.

Zika ka lidhje me defekte në lindje, të njohura si mikrocefali, kur foshnjat lindin me koka jonormale të vogla.
Image result for virus zika
Sidoqoftë, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës kanë deklaruar se Kosova nuk është e rrezikuar nga ky virus, ndonëse i paralajmërojnë qytetarët që t’u shmangen udhëtimeve ku virusi është i pranishëm.

Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se virusi Zika ka shkaktuar epidemi të vogla, që nga viti 1947, kur edhe është paraqitur rasti i parë, për t’u rishfaqur prapë në Amerikën Latine në vitin 2007, dhe pastaj sërish në vitin 2015, duke regjistruar më shumë se 4 mijë raste të sëmundjes.
Image result for virus zika
“Si sëmundje, virusi Zika nuk paraqet ndonjë gjendje të rëndë, duke u manifestuar me shenja të përgjithshme, si: temperaturë , ethe, molisje, plogështi, por që problemet mund të rëndohen në sisteme tjera të organizmit.”

“Më së shumti raste janë shfaqur në Amerikën Latine, aty ku ka shumë mushkonja, e kjo sëmundje përhapet pikërisht nga mushkonjat, dhe atë nga specie të veçanta, që quhen EDES. Në mënyrë specifike, shumë rrallë të regjistruara, ka pasur raste të bartjes edhe përmes gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Meqë sëmundja është përhapur edhe jashtë Amerikës Latine dhe Qendrore,ekziston rreziku potencial, por jo i lartë, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje emergjente”, ka thënë Ramadani.
Image result for virus zika
Ai gjithashtu ka shtuar se Shqipëria mund të jetë vend i rrezikshëm për përhapje të virusit.

“Në Kosovë nuk ka këso mushkonjash, dhe nuk ka rrezik të përhapjes, derisa në Shqipëri ekzistojnë mushkonja të tilla, dhe ka mundësi të përhapjes së virusit.”

Image result for virus zika
“Instituti Kombëtar ka marrë masa adekuate, në rast të paraqitjes së sëmundjes, dhe është duke e përcjellë situatën epidemiologjike. Dhe të gjitha rekomandimet shkojnë në drejtim të pengimit të pickimit të mushkonjave , qoftë me rrjeta, qoftë me shkatërrimin e vendeve të mushkonjave dhe ndalimin e shumimit të tyre dhe përhapjen e sëmundjes”, ka shtuar Ramadani.


Nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, udhëheqësi Skender Syla ka deklaruar se aktualisht në rajonin e Evropës, ku bën pjesë edhe Kosova, mund të shfaqen raste të importuara nga individë që mund t’i vizitojnë zonat të cilat kanë shpallur edhe epideminë e virusit Zika.

Image result for virus zika

“Ne nuk presim, sidomos gjatë sezonit të dimrit, të shfaqet kjo sëmundje, pasi atë e bartë mushkonja. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të ngritin në nivelin më të lartë sistemin e mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse, përfshirë edhe këtë virus, dhe të japin informacione të sakta, me kohë, për personat që planifikojnë të udhëtojnë tek vendet ku është shfaqur virusi Zika”, ka thënë Syla.
Aedes aegypti mosquitoes inside a lab
Përpos bartjes së virusit përmes mushkonjave, zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se rasti i parë i virusit Zika në këtë shtet është marrë edhe nëpërmjet marrëdhënies seksuale, në shtetin Teksas, muajin e kaluar.

Ky raport i autoriteteve në Dallas të Shteteve të Bashkuara thotë se infeksioni është konfirmuar nga testet në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Image result for virus zika

Zyrtarët në Teksas thanë se pacienti ishte infektuar me virus, pasi kishte pasur kontakt seksual me një person të sëmurë, që ishte kthyer nga vendi, ku virusi Zika ishte i pranishëm.

Ndërsa Naser Ramadani ka thënë se në rast të shfaqjes së rasteve sporadike në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është i gatshëm, si në pikëpamje diagnostike, po ashtu edhe të rekomandimeve të përgjithshme të parandalimit, t’u dalë në ndihmë gjithë atyre njerëzve.

Ai rekomandon që qytetarët e Kosovës t’u shmangen, aq sa munden, udhëtimeve ku virusi Zika është i pranishëm.
Image result for virus zika


Brazili i shpall luftë virusit Zika

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka shpallur luftë kundër mushkonjave që shkaktojnë virusin Zika. Në një mesazh televiziv drejtuar kombit, ajo ka thënë se dita e mobilizimit kombëtar do të mbahet të shtunën, kur mijëra ushtarë dhe punonjës shtetërorë do të përpiqen të zhdukin insektet në shtëpitë dhe zyrat e tyre.

Image result for virus zika

Rousseff ka thënë se shumica e mushkonjave shumohen në ose pranë shtëpive të banueshme.

Virusi Zika bën që foshnjat të lindin me tru të pazhvilluar.

Brazili ka parë shpërthim masiv të këtij virusi, i cili është duke u përhapur në të dyja Amerikat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë emergjencë globale shëndetësore.

zz


Për tre muaj infektohen mbi 3.600 persona nga virusi Zika

Qeveria e Hondurasit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u konstatua se nga ky virus janë infektuar 3.649 persona për më pak se tre muaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim u mor vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbrëmë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme globale për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Zika, i cili transmetohet nga mushkonjat.
Image result for virus zika
Ministri i Shëndetësisë Yolan Batres apeloi popullin e këtij vendi që sa më shpejtë të jetë e mundur të pastrojnë shtëpitë dhe lagjet ku jetojnë dhe të largojnë kontejnerët e hapur me ujë ku mund të strehohen mushkonjat e rrezikshme Aedes aegypti, e cila transmeton virusin Zika.

Qeveria e Hondurasit ka aktivizuar sistemin kombëtar të mbrojtjes për të koordinuar masat parandaluese kundër virusit Zika.

Mijëra mësues, nxënës, prindër dhe punonjës publikë nisën të pastrojnë zonën përreth ndërtesave shkollore në këtë vend të Amerikës Qendrore.


Image result for virus zika

“Zika” mund të transmetohet edhe përmes seksit




“Zika” mund të transmetohet edhe përmes seksit
Është verifikuar se virusi që ka nis të marrë dhen së voni “Zika” mund të transmetohet edhe përmes marrëdhënieve seksuale.
Rasti i parë është diagnostikuar në Teksas, pasi ishte infektuar duke pasur marrëdhënie me një tjetër person të diagnostikuar më parë.
Image result for virus zika

Kjo është konfirmuar nga ekspertë të shëndetësisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët thonë se ky është rasti i parë kur ky virus është transmetuar ndërmjet marrëdhënieve seksuale dhe jo nga pickimi i mushkonjave.

Image result for virus zika
Mediat në ShBA raportojnë se personi nuk kishte udhëtuar në këtë kohë dhe as në zonat e infektuara, por partneri i tij ishte kthyer nga Venezuela.
Deri tani, raportohet se me këtë virus janë prekur 6 persona nga udhëtimet që kishin bërë në zonat e prekura me këtë virus.
Image result for virus zika
Ekspertët janë të shqetësuar se, virusi po përhapet me shpejtësi dhe në shumë vende, duke shkaktuar edhe pasoja shkatërrimtare. Infeksioni është i lidhur me rastet e mikrocefalitit, në të cilat fëmijët lind in me tru të pazhvilluar.
Vetëm në Brazil janë rreth 4.000 raste të raportuara me mikrocefalit që prej muajit tetor të vitit të kaluar.
Image result for virus zika

“Duhet të bëhet hulumtim i mëtutjeshëm për të parë se sa është i mundshëm transmetimi i virusit përmes marrdhënieve seksuale. Ky ëstë rasti i dytë për të cilin është thënë se nuk është marrë nga mushkonja”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl.


Flori Bruqi

Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota, askush nuk e di!

Sokol Bashota i ikën policisë e prokurorisë



Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, u ka ikur organeve të rendit dhe ligjit, të enjten, teksa po bastiseshin komuna dhe shtëpia e banesa e tij, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjatë tërë kohës ai e ka pasur të fikur edhe telefonin.

Bashota nuk është gjetur as në Komunë e as në shtëpi, për të edhe familjarët kanë thënë se nuk dinë gjë.

“Deri në orët e vona, policia ka bërë përpjekje për të mësuar vendndodhjen e tij. Kur janë bastisur shtëpia e banesa e tij në Prishtinë, familjarët kanë thënë se ‘nuk e dimë ku është’. As telefoni nuk i ka bërë tërë kohën. Jemi siguruar nëse e ka kaluar edhe kufirin, por këtë nuk e ka bërë”, ka thënë ky burim, duke shtuar se Bashota vazhdon të jetë në kërkim.

Ai, bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.



Shteti nuk e di ku ka mbetur Sokol Bashota, askush nuk e di!
Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, sot nuk ka dal në zyrën e tij edhe pse sot është ditë pune. Media ka kontaktuar zyrtarët përkatës, por askush nuk e di ku ndodhet Bashota. Se ku është, këtë thonë se nuk e dinë as në komunë, as në polici por as në prokurori.
Ende nuk dihet se ku ka mbetur Sokol Bashota, kryetari i Komunës së Klinës. Ai nuk ishte prezent as dje kur policia bastisi zyrën e tij në komunë dhe disa të tjera.
Prokuroria Speciale dyushon se Bashota ka kryer vepren penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, bashkë edhe me disa zyrtarë të tjerë komunalë.
Sot (e premte) edhe pse ditë punë, Bashota nuk ka dal zyrën e tij.
Lajmi.net kontaktoi me zyrtaren për media të komunës së Klinës, Samije Gjergji, për të kuptuar nëse kryetari bashota ka dal në vendin e punës.
“Kryetari pritet të arrijë në punë”, tha Gjergji.
Por jo vetëm zyrtarja e komunës nuk e di ku ka mbetur kryetari! As policia nuk di asgjë për vendnodhejn e tij, së paku zyrtarisht.
Të kontaktuar nga lajmi, zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës në Prishtinë, thanë se nuk kanë ndonjë informacion mbi vendndodhejn e kryetarit bashota.
Ata thanë se për këtë çështje duhet folur me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Por në anën tjetër, as zyrtarët e Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës nuk deshën që të flasin për këtë çështje. Të kontaktuar, ata sugjeruan që për këtë çështje të flitet me Policinë e Kosovës.
Sokol bashota, kryetar I komunës së Klinës, bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.


BBC: Brenda dhomës komanduese, kështu do të dukej lufta ndërmjet Rusisë dhe Amerikës

BBC: Brenda dhomës komanduese, kështu do të dukej lufta ndërmjet Rusisë dhe Amerikës (Video)
Transmetuesi britanik BBC, ka lansuar një seri dokumentarësh në të cilin simulon një konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Letonisë, me përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
"Lufta e Tretë Botërore: Brenda dhomës komanduese", siç është edhe titulli, ka tërhequr kritika nga Duma ruse dhe kreu i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.
"Ideja e një serie të luftës bërthamore me Rusinë nga BBC e bën pretendent për vendin e 1 në mesin e mediave perëndimore për nxitje të urrejtjes dhe histeri të luftës", ka shkruar Pushkov në profilin e tij në Twitter.
Edhe vetë Duma e ka vlerësuar dokumentarin si një "skandal" me përshkrimin se bëhet fjalë për "idiotësi ideore".
Por si do të dukej një "luftë e tretë botërore" sipas BBC?
Në planin e luftës marrin pjesë diplomatë britanikë dhe planifikues ushtarakë të cilët kanë për detyrë për të zhvilluar planin ideal të luftës.
Në zemër të serisë është Rusia e cila kishte pushtuar Latgaļu të Letonisë.
Në një përpjekje për të rivendosur pavarësinë e Letonisë, NATO kërkon ndihmë nga Britania e Madhe e cila refuzon përdorimin e armëve bërthamore në luftën kundër rusëve.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara vlerësohen si “jo parimore”, dhe bota “kaplohet” nga lufta e tretë botërore, bërthamore.
Sipas "Sputnik", BBC ka investuar shuma të mëdha parash për të angazhuar pajisje të vërteta ushtarake, e aty ka edhe separatistë, administrata letoneze, referendumi në gjuhën ruse, flamuj të vendeve jo ekzistuese...
Më tej, rreth ngjarjeve të “parashikuara”, (Rusia hedh një bombë bërthamore në anijet britanike) kryesisht flasin analistë dhe oficerë ushtarakë, duke përfshirë ish-ministrin e qeverisë së Cameron, Pauline Neville Jones dhe ish-komandantin e flotës britanike - admiralin Alan West.
Lidhur me këtë ka reaguar Dmitrij Peskov, zëdhënës i Kremlinit, i cili ka thënë se zyrtarët rusë nuk e kanë shikuar "konfliktin ushtarak hipotetik ndërmjet Rusisë dhe NATO-s".
I pyetur nëse Kremlini i kushton më pak vëmendje emisioneve të BBC, Peskov u përgjigj se “do të ishte fatkeqësi për të për të humbur kohë në ‘mbeturina’ të tilla”.

Фильм BBC ''World War Three: Inside the War Room'' (часть 1 - 30 мин.)
http://rutube.ru/video/33a5d728ccaa9b12789f1544e44b58a7/



Krimineli Milovan Drecun : Serbia e furnizon “me të dhëna Gjykatën speciale për krimet e UÇK-së”

Serbia e furnizon “me të dhëna Gjykatën speciale për krimet e UÇK-së”
Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka formuar të ashtuquajturin grup punues i cili do të krijojë arkivin që “do të mund të shpinte deri te përgjegjësia komanduese për krime që i ka bërë UÇK”.
Ky arkiv, që ka të bëjë me vitet 1998, 1999 dhe 2000, do të klasifikohet në shtatë zonat operative të UÇK-së.
Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit, Milovan Drecun.
"Për herë të parë kemi bërë koordinimin e të gjitha shërbimeve tona, organeve kompetente shtetërore dhe të Këshillit të Kuvendit, të cilat kanë fakte e dëshmi për krimet konkrete që i ka bërë UÇK. Arkivi, përkatësisht baza e shënimeve që do ta formojmë, do të ketë të gjitha njohuritë për urdhërdhënësit, përmbaruesit dhe dëshmitarët e krimeve. Përmes Prokurorisë sonë për Krime lufte, të gjitha këto njohuri do t’ia dërgojmë Gjykatës Speciale për krime lufte të UÇK-së e cila do t’i gjykojë pjesëtarët e saj”, ka thënë Drecun.
Drecun ka zbuluar se Ekipi special hetues tashmë pozitivisht ka reaguar për propozimin e Grupit punues për bashkëpunim dhe pret që bashkëpunimi së shpejti të bëhet zyrtar.
“Grupi punues ka njohuri se ekzistojnë ditarë lufte të UÇK-së të cilët i ka konfiskuar KFOR-i e në të cilat flitet për krimet e bëra”, ka theksuar Drecun.

Alarmi, virusi Zika mbërrin në Europë

Konfirmohet shtatzëna e parë me Zika në Evropë

Spanja ka njoftuar se një grua shtatzënë është diagnostifikuar me virusin Zika, rasti i parë i një shtatzëne të infektuar në Evropë.

Ministri i shëndetësisë ka njoftuar se gruaja është kthyer së voni nga Kolumbia, ku besohet se është infektuar.

Virusi, i cili merret kryesisht nga pickimi i mushkonjave, i cili mendohet se shkakton defekte në lindje, ka shpërthyer në disa shtete amerikane.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka shpallur virusin si emergjencë lokale, ka paralajmëruar se virusi mund të infektojë deri në 4 milionë njerëz.

OBSH ka shfaqur po ashtu shqetësim nga raportet se virusi Zika është transmetuar sekskualisht në Teksas të Shteteve të Bashkuara.


Alarmi, virusi Zika mbërrin në Europë
Spanja ka konfirmuar se një grua shtatzënë është diagnostikuar me virusin Zika- i pari rast i tillë në Europë.
Ministria e Shëndetësisë tha se gruaja ishte kthyer së fundmi nga Kolumbia, ku edhe mendohet se është infektuar.
Zika po përhapet me shpejtësi në Amerikë.
Virusi mendohet se shkakton problemet tek bebet në barkun e nënës.
Bebet mund të preken nga mikrocefalia ose ndryshe truri i pazhvilluar mirë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ky është një kërcënim global dhe ka shpallur emergjencën mjekësore.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se edhe Shqipëria rrezikon të preket, sidomos gjatë periudhës së verës.
Kjo për shkak se virusi transmetohet nga mushkonjat-tigër.
Ndërkohë në SHBA është raportuar i pari rast kur virusi Zika është transmetuar përmes seksit.

NATO kundër Rusisë: Po minon bisedimet për paqen

NATO kundër Rusisë: Po minon bisedimet për paqen
NATO thotë se sulmet ajrore të Rusisë në Siri i kanë “minuar” bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që synojnë gjetjen e një zgjidhje politike për dhënien fund të konfliktit pesëvjeçar.
“Sulmet intensive nga ajri të Rusisë, kryesisht në shënjestër të grupeve opozitare në Siri, po i minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje politike në lidhje me konfliktin”, ka thënë sot para gazetarëve në Amsterdam, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Rritja e pranisë ruse dhe aktivitetet ajrore në Siri, po i rrisin tensionet nga Rusia në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke… shkeljen e hapësirës ajrore të NATO-s. Kjo krijon rreziqe”, ka thënë Stoltenberg.
Bisedimet e paqes në Gjenevë janë ndërprerë në fillim të kësaj jave, pasi forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë nisur ofenzivë të re kundër forcave rebele në qytetin verior Aleppo.
Ushtria siriane ka bërë përparime të ndjeshme kundër rebelëve përreth Aleppos dhe është duke përparuar në qytetin më të madh të vendit.

Nga Marian Chiriac: Pallati i Çausheskut hapet për turistët virtualë

Pallati i Çausheskut hapet për turistët virtualë
Vizitorët tashmë mund të shijojnë një turne brenda Pallatit të Parlamentit të Rumanisë, ndërtesa e dytë më e madhe në botë, pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia.

Nëse nuk keni kohë për të shkuar në Bukuresht dhe për të vizituar ndërtesën e çuditshme hibride që duket sikur kombinon pallatin mbretëror të Versajës me arkitekturën e stilit të Koresë së Veriut, atëherë keni një zgjidhje më të lehtë.
Duke filluar nga ky muaj, vizitorët virtualë mund të bredhin përreth Pallatit të Parlamentit të Rumanisë ndërsa qëndrojnë në karriget e tyre të rehatshme, ndërkohë që shikojnë sallat e stërmëdha, llambadarët prej kristali, dyert imponuese prej druri si dhe pikturat e skulpturat e shtrenjta zbukuruese.
Njohur gjithashti si Shtëpia e Popullit, ndërtesa masive u ngrit me urdhër të diktatorit komunist të RUmanisë, Nikolae Çaushesku.
Rreth 100 mijë njerëz punuan për të ndërtuar pallatin mes viteve 1984 dhe 1989. Ai zë një sipërfare prej 365 mijë metrash katrore, duke e bërë atë ndërtesën e dytë më të madhe në botë pas Pentagonit.
Tashmë kjo është zyra e Dhomës së Deputetëve si dhe e Senatit, dy dhomat e parlamentit të Rumanisë, por shumë nga sallat për konferenca dhe ekspozita përdroren për shumë qëllime të tjera.
Ndërtesa e stërmadhe ka rreth 1 mijë dhoma. Disa prej këtyre dhomave janë të disponueshme për t’u vizituar përmes një platforme në internet. Përdoruesit mund të vizitojnë gjithashtu Muzeun e Parlamentit dhe rreth 150 vepra arti nga koleksioni që janë të publikuara në këtë platformë.
“Ne kemi vendosur t’i ofrojmë njerëzve nga e gjithë bota një tur virtual të disa nga dhomat më të bukura të Pallatit, të cilat u ndërtuan me mundin e artizanëve më të mirë të Rumanisë. Ne shpresojmë se ata do të shijojnë punët e artit dhe trashëgiminë e parlamentit por edhe dhomat që ne kemi këtu,” deklaroi kryetari i parlamentit Valeriu Zgonea.
Njerëzit në Rumani kanë mendime të ndryshme mbi pallatin. Disa e vlerësojnë atë si “ndërtesa më e bukur” në Bukuresht, ndërsa të tjerët e kanë shpallur si ndërtesa “më e shëmtuar”, sipas një vrojtimi.
Pallati perceptohet gjerësisht si një simbol o sakatimit të kryeqytetit të Rumanisë nën sundimin e Çausheskut, i cili urdhëroi shkatërrimin e pjesës më të madhe të qytetit të vjetër. Gjithsesi, ndërtesa tashmë është edhe atraksioni më i madh turistik në kryeqytet.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...