Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/12

Lista Serbe me kandidate për Presidente të Kosovës deputetën nga Klina Vinka Radosavleviq

Lista Serbe me kandidate për Presidente të Kosovës
Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, në emisionin “Info - Box” ka theksuar se Lista Serbe do të dalë me një kandidate të tyre për presidente.
Sipas tij, përveç shefit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, për pozitën e shefit të shtetit do “të jetë edhe një femër nga komuniteti serb”.

Image result for Vinka Radosavljevic
Vinka Radosavleviq

“Ajo që mund të konfirmoj është se kandidatja mund të jetë Vinka Radosavleviq. Ajo është nga Klina. Nuk është figurë politike. Është një person (një femër) me autoritet në komunitetin serb në Kosovë”, ka shtuar Rashiq.

http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:589505-Vinka-kandidat-za-predsednika




Kohë më parë Oficeri për ndërlidhje i Qeverisë së Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq tha se “sulmet në Gorazhdec e Sërbobran janë akte terroriste kundër popullit serb”.

Livija i Dejan Pavićević | Foto:


... Livija i Dejan Pavićević


“Ky akt terrorist është drejtuar kundër popullit serb, kjo është e tmerrshme dhe kjo gjë duhet të ndalet”, ka thënë Paviçqeviq .

Livija i Dejan Pavićević
Paviçeviq në fshatin e të kthyerve serbë, në Sërbobran tek Istogu, ka biseduar me të kthyerit dhe “sulmin e mbrëmshëm në qoshk e ka quajtur akt terrorist”.

E ashtuquajtura kryeshefe e të ashtuquajturit qark të Pejës Vinka Radosavleviq ka apeluar te bashkësia ndërkombëtare që të jetë e vetëdijshme me problemet që kanë serbët e “Metohisë” dhe t’i mbrojë ata derisa sa të mos bëhet vonë.

Pronarja e lokalit Dana Simonoviq në momentin e sulmit kishte qenë me fqinjën në qoshk, dhe, sipas saj, ka qenë fat i madh që asnjëri nga plumbat s’i kishte goditur.

Ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.

S’ka seancë para 17 shkurtit, ndërkombëtarët i japin edhe një shans dialogut
Kuvendi i Kosovës nuk do të mblidhet para datës 17 shkurt, kur edhe pritet të mbahet protesta e thirrur nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Kështu thonë burime ndërkombëtare me të cilat ka kontaktuar Klan Kosova gjatë të premtes.
Merret vesh se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë vikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.
Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.
Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi që ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.
Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme.
Deri atëherë pritet të ketë edhe një përpjekje që palët të arrijnë një pajtim të mundshëm mes vete.
Se PDK-LDK dhe Lista Serbe nuk do të mundë ta zhvillojnë këtë seancë flasin edhe mungesat e shumta të deputetëve të Kosovës, një pjesë e të cilëve gjenden jashtë vendit.
Konsulta me ambasadorët për akordimin e rrjedhës së ngjarjeve po zhvillon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli është duke mbajtur takim me ambasadorin italian, Andreas Ferrarese dhe ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.
Kreu i Kuvendit të Kosovës sot gjatë ditës tha për media se presidenti do të zgjidhet shumë shpjet, por duke mos dhënë një datë.
Për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ka folur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai tha, në një forum të organizuar nga Lëvizja FOL, se zgjedhja potenciale e Thaçit do ta thellonte krizën në Kosovë dhe do të irritonte edhe më shumë qytetarët e pakënaqur të vendit.
Në ndërkohë salla alternative e Kuvendit të Kosovës në të cilën u mbajtën shumë mbledhje dhe ku u miratuan edhe një varg projektligjesh ka ndryshuar pamje.
Aty, shihet sesi janë bërë ndryshime dhe ajo po bëhet gati për seancën e ardhshme parlamentare.
Ka mundësi që në të njëjtën sallë të bëhet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit.

​Përplasen Vlora Dumoshi e Shpend Ahmeti për pankartat në kryeqytet...,ndërsa Bajram Gecaj thotë se Prishtina është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës

Komuna e Prishtinës shndërrohet në marionetë të Vetëvendosjes

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë as më të voglin hap për të krijuar atmosferë festive për nder të Republikës, përkundrazi po krijon atmosferë frike e dhune verbale, si dhe thirrje për shkatërrim duke vendosur nëpër shesh materiale partiake. Të gjitha potencialet dhe resurset e Komunës së Prishtinës janë vënë në shërbim të këtij subjekti politik dhe të protestave të dhunshme të saj me synim të vetëm, ardhjen në pushtet” ka thënë zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Është dita më e rëndësishme e qytetarëve të Kosovës që nga përfundimi i luftës, por për dallim prej viteve të kaluara, Prishtina nuk është stolisur ende me flamuj të shtetit të Kosovës për festën e pavarësisë. Në vend të tyre, kudo në sheshet kryesore, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me subjektet politike opozitare kanë vendosur pankarta me mbishkrime të cilat përmbajnë thirrje për protestë. Kjo gjë ka nxitur edhe përplasjet ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të cilët nuk janë të interesuar të protestojnë më 17 shkurt. Zëvendës ministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë për “Bota sot”, se me këto akte po tregohet lufta kundër shtetit të Kosovës. “Shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neo komunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës. Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e VV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsorizuara me para të dyshimta”, thotë Geca

​Përplasen Dumoshi e Ahmeti për pankartat në kryeqytet
Vendimi i Komunës së Prishtinës për të veshur kryeqytetin me pankarta ku bëhet thirrje për protestën e 17 shkurtit të opozitës, ka nxitur reagimin e anëtares së Kryesisë së LDK-së Vlora Dumoshi, e cila kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmeti, e quajti shëmtim të qytetit.
Image result for Shpend Ahmeti
Nëpërmjet Facebook-ut, Ahmeti iu përgjigj Dumoshit, duke ironizuar me të dhe duke thënë se çfarëdo komenti për të është i tepërt.
Image result for Vlora Dumoshi
Vlora Dumoshi
“Vlora Dumoshi, shefe e stafit në kabinetin e Isa Mustafës paska thënë se unë, Shpend Ahmeti, jam shëmtimi i qytetit. Çfarëdo komenti është i tepërt”, shkruan Ahmeti.
Dumoshi e akuzoi Komunën e Prishtinës se po uzurpon hapësirën publike duke u vënë në shërbim të agjendave antishtetërore politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit. Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të LVV-së. 

Në prag të festës kryesore të Republikës së Kosovës, Shpend Ahmeti, nuk ka guxim që të kryejë detyrën e një kryetari i cili ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, të vendos flamuj dekorues dhe të organizo jë aktivitete dinjitoze, siç i ka hije një kryeqyteti, gjë e cila parashihet edhe në kalendarin e Komunës së Prishtinës, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai po e dhunon qytetin dhe qytetarin duke u vënë plotësisht në shërbim të protestave të cilat gjithnjë po eskalojnë në dhunë”, kishte shkruar Dumoshi.

-------------
Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës
Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Kosovës
Përplasja verbale në mes të zv/ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar sërish. Kësaj radhe Gecaj ka adresuar akuza ndaj Komunës së Prishtinës.
Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neokomunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës.
“Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e LAV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsoruara me para të dyshimta”, ka shkruar Gecaj.
Lexoni postimin e plotë:
Shënimi i 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, po e tregon (pa)fytyrën e vërtetë të neokomunistëve të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosje (LAV) dhe luftën e tyre speciale kundër shtetit të Kosovës.
EWBORN ndryshon pamje për ditën e Pavarësisë

Pasi e denigruan dhe e hoqën flamurin e Kosovës nga çdo cep i objektit komunal të kryeqytetit, hodhën molotov mbi institucionet dhe mbrojtësit e Republikës, tashmë marioneta e LAV-së në Komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, e mbushi sheshin kryesor të Prishtinës me parulla dhe thirrje vandale për protesta të dhunshme, të sponsoruara me para të dyshimta.
Komuna e Prishtinës nuk ka bërë as më të voglin hap për të krijuar atmosferë festive për nder të Republikës, përkundrazi po krijon atmosferë frike e dhune verbale, si dhe thirrje për shkatërrim duke vendosur nëpër shesh materiale partiake.
Të gjitha potencialet dhe resurset e Komunës së Prishtinës janë vënë në shërbim të këtij subjekti politik dhe të protestave të dhunshme të saj me synim të vetëm, ardhjen në pushtet.

Policia arreston katër aktivistë të VV-së , po shkruanin parulla për protestë

Kjo strukturë komunale në mënyrën më të pandershme të mundshme po fyen dhe po denigron djersën, gjakun dhe mundin e derdhur për arritjen e pavarësisë së Kosovës.
Komuna e Prishtinës është shndërruar në një kazermë ushtarësh të dhunshëm kundër Republikës së Kosovës dhe kundër partneritetit me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Për ironi, të vetmet komuna që sivjet nuk paskan paraparë asnjë aktivitet për të shënuar 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, qenkan Prishtina dhe disa komuna me shumicë serbe.

Qytetarët duan flamuj të Kosovës me 17 Shkurt, jo pankarta
Protesta e opozitës e paralajmëruar për 17 shkurt, pikërisht në ditën kur Kosova shënon 8 vjetorin e Pavarësisë dhe mungesa e simboleve shtetërore në kryeqytet po i brengosë qytetarët.
Disa prej tyre thanë për transmetuesin publik se populli ka sakrifikuar shumë për shtetin e pavarur të Kosovës, andaj sipas tyre në prag të 17 shkurtit i gjithë vendi do duhej të ishte i stolisur me flamuj. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Iniciativa për Progres.
Sheshet e kryeqytetit në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, në vend të flamujve shtetërorë janë stolisur me pankarta, përmes të cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të dalin në protestën e paralajmëruar nga opozita pikërisht më 17 shkurt.
Kjo po i brengosë kryeqytetasit pasiqë sipas tyre për këtë ditë u sakrifikuan shumë njerëz të brezave të ndryshëm dhe do të duhej që ajo të shënohet në mënyrën shumë më dinjitoze.
Ata thonë se vendosja e simboleve të shtetit të Kosovës e në veçanti i flamurit shtetëror në kryeqytet është e domosdoshme.
”Për shkatërrimin e shtetit është kjo protestë. Simbolet duhet me u vendosë ato gjithsesi se populli e kanë kërku këtë shtet, se jo që nuk e njohin partitë parlamentare edhe bajnë terror në Parlament. Ata nuk i donë këto simbole”.
”Po mendoj që nuk është e arsyeshme për festa bash me na i prishë po me festu në mënyrë të mirë, qysh na ka hije. Na tash e kemi shtetin tonë, na kena punu shumë edhe gjithçka kena ba me pasë shtetin tonë, simbolet tona. Na duhet me u identifiku me me këtë se kështu duhet me e çu shtetin tonë përpara me simbolet tona, me formu vetën kështu siç jemi”.
Mos dekorimin e kryeqytetit nga ana e Komunës së Prishtinës, Organizata Iniciativa për Progres e ka cilësuar si injorim të shtetit.
Menagjerja e projekteve në INPO, Albulena Nrecaj tha se Komuna e Prishtinës do të duhej që të luante rolin e saj karshi kompetencave që ka në mënyrë që të shënohet 17 shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.
”Organizata INPO ka reaguar për mos gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për të vendosur simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës me qëllim të shënimit të Ditës së Pavarësisë së vendit”.
Nrecaj tha se INPO ka marrë konfirmim nga ana e zëdhënëses së Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu se ata nuk do të organizojnë asnjë aktivitet festiv për nder të Ditës së Pavarësisë.
Nrecaj tha se kjo organizatë e ka ftuar kreun e komunës, Shpend Ahmeti që të mos shfrytëzohet situata politike për prishjen e festës.
”Kësisoj INPO e ka ftuar kryetarin, Shpend Ahmeti që të mos shfrytëzohet situata politike, ekonomike ose edhe situata e rëndë sociale në vend dhe në këtë mënyrë të mos shënohet 8 vjetori i pavarësimit të vendit”.

Ambasadorët: Dhuna është e papranueshme


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot zhvilloi takime me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ambasadoren e Frances, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese.

Në këto takime u bisedua për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar.

Ambasadorët: Dhuna është e papranueshme

Ambasadorët shprehen shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij, kryetari Veseli duke vlerësuar qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar theksoi se si kryetar i Kuvendit të Kosovës të gjithë fokusin e ka në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar.

Në takime u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike.



Ambasadori italian: Zgjedhjet nuk janë çështje e jona

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Ky i fundit tha se në takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin ka biseduar për çështjen e zgjedhjes se presidentit, ku sipas tij Veseli e ka njoftuar për procedurat e zgjedhjeve.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, amabasadori italian tha se nuk janë çështje e ambasadoreve.



Shkumbin Baxhuku, nga fshati Karaçevë e Poshtme e Komunës së Kamenicës,u punësua në Tajvanin e largët.

Jeta e një shqiptari në Taipei: U refuzua kudo për punë në Kosovë, Tajvani ia dha shansin e jetës (Foto)
Pamundësia për të gjetur punë në Kosovë pasi kishte diplomuar në gjuhën angleze, bëri që ai të kërkojë mundësi punësimi diku jashtë Kosovës. Për fatin e tij, kishte marrë përgjigje pozitive nga një aplikim që kishte bërë në Tajvanin e largët.
Ky është tregimi interesant i 21-vjeçarit Shkumbin Baxhuku, nga fshati Karaçevë e Poshtme e Komunës së Kamenicës....

“Në Kosovë, i kam bërë rreth 15 aplikime me letër e dhjetëra prej tyre kanë qenë online. Asnjëherë nuk më ftuan për intervistë e lëre më të më punësojnë”, thotë ai. “Ndaj, kisha dy zgjidhje: ose ta bëja ndonjë punë jashtë profesionit tim në Kosove - si kamerier, kuzhinier, apo diçka tjetër - ose të aplikoja jashtë Kosove për punën që ndërlidhej me profesionin tim. U përcaktova për të dytën. Pas shumë aplikimeve, në fund më erdh një përgjigje pozitive nga shteti i Tajvanit, për mësues të gjuhës angleze në një shkollë private”, ka thënë ai.
Baxhuku tregon se popujt aziatik në përgjithësi vuajnë nga mosnjohja e gjuhës angleze dhe, si të tillë, ata kanë shumë nevojë për mësues të huaj.
“Tajvani është një ndër popujt aziatik me më së paku anglishtfolës”, thotë ai. “Por, fal zhvillimit ekonomit, e bashkëpunimeve të shumta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Qeveria tajvaneze ka vendosur që fëmijëve t’ju ofrohet mundësia e njohjes së gjuhës angleze, që më pas ata të mund të studiojnë nëpër universitetet më të mëdha botërore”.
Mësimdhënësi nga Kosova tregon se në Tajvan janë hapur me mijëra kurse të gjuhës angleze, e se 500 janë vetëm në kryeqytet - Taipei. Përpos ligjërimit të anglishtes, ai ka edhe angazhime tjera në këtë shtet të largët aziatik.
“Punoj në disa raste edhe si model, madje kam pozuar për disa kompani të veshmbathjeve, si dhe për një reklamë për veturën Mini-Cooper”, ka deklaruar ai.
Baxhuku nuk e njeh gjuhën e vendorëve. Me fëmijët merret vesh në anglisht, e ndonjëherë edhe me “gishta”!
“Me fëmijët qe janë mbi moshën 10-vjeçare është goxha e lehtë të merremi vesh, ngase e kuptojnë anglishten pasi kurset i ndjekin që në moshën trevjeçare”, ka theksuar Baxhaku, i cili jeton në një apartament ,për të cilin paguan 350 euro në muaj, udhëton disa orë për të shkuar në vendin e tij të punës, e që kudo e befason “mania” e vendit për pastërti.
“Nuk e sheh askund në copë letre të hedhur. Banorët këtu mund të mbajnë bërllok për 10 orë në xhepa, vetëm që të mos i hedhin në rrugë”, ka theksuar mësuesi i anglishtes. “Orari i transportit është i saktë. Çdo tre minuta vjen një tren. E, trenat janë në qarkullim nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 12:00 të mbrëmjes. Ulëset janë të veçanta për të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Është ky vend i teknologjisë së lartë, i arkitekturave marramendëse. Këtu është një ndërtesë 101-katëshe dhe, besoni ose jo, ashensorit i duhen 34 sekonda për t’i kaluar gjithë këto kate”.
Baxhuku tregon se shumë tajvanezë, sidomos vajzat, mendojnë se perëndimorët e racës së bardhë, janë perfektë, fakt ky që e bën të ndjehet edhe më mirë, ndërsa ajo që e irriton është trafiku është shumë i ngjeshur.
“Këtu, shoferët e skuterëve vozisin si të çmendur, thuajse janë pjesë e një video-loje”, ka theksuar ai.
Studenti nga Kosova tregon se shërbimi shëndetësor është tepër i lirë në Tajvan - nëse ke sigurim. Si shembull përmend këtë: nëse në Kosovë rregullimi i një dhëmbi kushton minimum 10-15 euro, në Tajvan mjekimi i 10 dhëmbëve kushton 10 euro.
“Sistemin e arsimit nuk kam arritur ta hulumtoj shumë, por ajo çfarë dëgjoj nga nxënësit është se ata duhet të angazhohen jashtëzakonisht shumë për ta marrë një notë pozitive. Ndaj, në gara ndërkombëtare, Tajvani ia del p.sh. të zë vendin e katërt në matematikë, të shtatin në lexim, të 13-in në shkencë...”, ka theksuar Baxhuku.
Rroga mesatare për kokë banori në Tajvan është 600-800 euro (katër euro ora), shumë kjo me të cilin secili mund të bëjë një jetë normale. Ekonomia e vendit është e bazuar në teknologji, ndërsa shkalla e papunësisë është diku rreth 4 për qind.
”Kur them se jam nga Kosova, shumica e tajvanezëve mendojnë se jam amerikan, pasi ata kurrë nuk kanë dëgjuar për shtetin tonë”, ka theksuar Baxhuku. “Në fillim është vështirë të ambientohesh, veçanërisht me kulturën dhe ushqimin e këtij vendi. P.sh. në Kosovë është normale t’ia zgjasësh dorën shokut kur e takon, por këtu ata japin përshëndetje verbale, pa kontakt fizik. Sa i përket ushqimit, duhet ditur se Tajvani si ishull varet nga produktet e detit, por si ushqim i pazëvendësueshëm mbetet orizi, duke mos i përjashtuar edhe perimet”.
Tajvani karakterizohet me llojllojshmëri të besimeve. Ndër ta ka budistë, taoistë, të krishterë, myslimanë, ateistë. Por, feja budiste mbizotëron. Ky shtet ka metropole me miliona banorë dhe densitet të madh. Në Taipei 90 për qind e banorëve punojnë, ndaj dinamika ditore është - “lëvizje e lëvizje”!
“Zakonisht, në mbrëmje dhe pas përfundimit të punës pas orës 4:00 pasdite, ka më së shumti qarkullim të njerëzve”, thotë ai.
Duke ditur rrethanat politike, pra se ky shtet pretendohet nga Kina, vendi ka mbështetje të madhe nga SHBA-të. Ndaj, ata më së shumti i duan amerikanët. Popujt që nuk i duan janë koreanët e japonezët, ndërsa më së shumti e urrejnë politikën e Kinës. Mu për këtë, ata nuk duan të quhen kinezë, pa çka që gjuha e tyre është kinezishtja.
“Personalisht nuk kam ndjekur ndonjë kurs apo shkollë të gjuhës kineze, mirëpo prej shumë miqve perëndimorë që janë këtu e që flasin kinezisht, thonë se është e vështirë për t’u mësuar dhe se duhen së paku dy vite intensive për ta përvetësuar”, thotë ai. “Deri sot, këtu asnjë shqiptar nuk e kam takuar. Pagesa varet prej kualifikimeve. Rroga minimale për një mësues të gjuhës angleze është 15 euro për orë. Po pate doktoratë në këtë lëmi, ajo shkon deri në 30 euro për orë”, thotë ai.
Baxhuku është djalë i hasretit, por duke i pasë parasysh rrethanat e hidhura për punësim në Kosovë, pati përkrahjen e familjes për ta marrë këtë rrugë të madhe drejtë Tajvanit. Për të kjo është përvojë e madhe, sidomos kur dihet se sa i avancuar është sistemi i mësimdhënies në këtë vend.
“Këtu duhet ta demonstrosh çdo gjë, ta sjellësh në praktike çdo gjë që e flet. Këtu nuk mund ta marrësh një libër të thjeshtë e t’ua lexosh fëmijëve tregimin. Thjesht, duhet të punosh që fëmijët të ndjehen se janë bashkë me personazhet e rrëfimit, se janë pjesë e rrëfimit”, thotë ai.
Tajvani është një ndër vendet më të sigurta në botë. Bashkëbiseduesi ynë thotë se këtu mundesh ta lësh p.sh. çantën me gjithçka brenda në një vend, e të nesërmen ta gjesh aty.
“Mund të shëtisësh vetëm, kudo, kurdo, sepse askush nuk të prek. Mund ta lësh hapur derën e shtëpisë, dhe prapë të ndjehesh i sigurt. Ky vend të ndihmon të jesh i pavarur e të mësosh. Këtu mësova se shtëpia jote nuk është vetëm vendi kur ti je rritur”, thotë Baxhuku, i cili si çdo shqiptar, nuk mohon se është i lidhur me familjen dhe vendlindjen. “Do të kthehem në Kosovë. Por, do të rri edhe një kohë për ta begatuar përvojën time si mësues dhe për të marrë trajnim profesional për mësuesi që të jem më i frytshëm për vendin tim”.

Focus News Agency : Gordana Jankulovska arratiset në Bullgari, Mile Janakievski drejt Greqisë?!


Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë konferencës për shtyp të Prokurores Speciale, ditën e sotme, e premte, pas fillimit të fletë arresteve ndaj figurave më të larta shtetërore dhe ish bashkëpunëtorëve kryesorë të Nikola Gruevskit.
Gordana Jankulovska arratiset në Bullgari, Mile Janakievski drejt Greqisë?!
Focus News Agency duke u mbështetur në disa media në Maqedoni, tregon se Gordana Jankulovska është larguar drejt Bullgarisë, ndërsa ish ministri i transporteve dhe lidhjeve, Mile Janakievski është larguar drejt Greqisë. Informacionet nuk janë të konfirmuara, ndërsa para pak kohësh Janakievskit i është mohuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Bota sot.
Sot Prokurorja Speciale, Katica Janeva, filloi publikimin e Titanikut, ku priten arrestime të figurave të larta të BDI dhe VMRO.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie: Ambasada nuk do të flasë me partitë që përkrahin dhunën dhe me të korruptuarit

Delawie: Ambasada nuk do të flasë me partitë që përkrahin dhunën dhe me të korruptuarit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i tha Zërit të Amerikës se ambasada amerikane nuk do të bisedojë me partitë politike që nuk refuzojnë dhunën.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë rezultat i dhunës por i kalendarit kushtetues.
Ambasadori Delawie, duke folur edhe për korrupsionin tha se nuk do të takojë as zyrtarët që janë të akuzuar për shpërdorim detyre.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë të një krize politike, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj. Cila është rrugëdalja nga kjo situatë sipas jush?
Greg Delawie: Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj. Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.
Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo se ju e mbështesni vetëm qeverinë?
Greg Delawie: Jo. Unë e mbështes demokracinë në Kosovë, i mbështes qytetarët e Kosovës, e mbështes parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet demokratike për të cilat kemi punuar shumë që t’i krijojmë për Kosovën gjatë 16-17 vjetëve të fundit. U kundërvihem atyre që provojnë ta shkatërrojnë demokracinë e Kosovës dhe ta shkatërrojnë rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Kishit disa mesazhe për opozitën. Përse nuk takoheni me ta, të bisedoni me ta dhe t’ua shpjegoni atyre drejtpërdrejt ato mesazhe?
Greg Delawie: Pjesëtarët e ambasadës sime janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë politike që heqin dorë nga dhuna. Ne mbajmë kontakte me partitë politike që nuk përfshihen drejtpërdrejt në dhunë. Ne i mbështesim partitë politike demokratike. Nuk jemi të interesuar të bisedojmë me ata që ushtrojnë dhunë.
Zëri Amerikës: Por ata janë aty, janë pjesë e parlamentit, përbëjnë 27 për qind të deputetëve, nuk mund të injorohen?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të bisedojnë me të gjitha partitë politike që nuk ushtrojnë dhunë në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju keni ndjekur nga afër takimin e organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Gjykuar nga qëndrimet e shprehura në takim, sa janë mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje politike?
Greg Delawie: Mendoj se përfundimisht ka shpresë për zgjidhjen e krizës politike. Nuk mund të jesh diplomat nëse nuk ke vullnet të jesh optimist. Jam optimist. Mendoj se ka hapësirë për zgjidhje politike të këtyre problemeve. Sigurisht që iu bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të partive politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për këtë rrugë pa krye politike dhe të fillojnë t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës që i kanë zgjedhur.
Zëri i Amerikës: Ju keni deklaruar se Kosova ndodhet në zgrip. A ka vullnet për ta shmangur humnerën?
Greg Delawie: Më duhet të mendoj se afro tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, ata që luftuan dhe u përpoqën që të arrijnë Kosovën që e kemi sot, do të duhej të jenë të gatshëm t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve që i kanë punësuar ata. Prandaj, besoj se ka shpresë. U bëjë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara.
Zëri i Amerikës: A jeni i gatshëm, le të themi, të ndërmjetësoni mes partive politike?
Greg Delawie: Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet. Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike.
Zëri i Amerikës: Opozita ka paralajmëruar protesta për javën e ardhshme. Si i komentoni ato?
Greg Delawie: Protestat paqësore janë e drejtë thelbësore në demokraci. Është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore. Por, unë tërheq vijën tek dhuna në protestë. Nuk duhet të ketë kokteje molotovi; nuk duhet të ketë shkatërrim të pronës. Për fat të keq partitë opozitare nuk kanë qenë të gatshme të heqin dorë nga dhuna, gjë që është e tmerrshme. Jam i shqetësuar se për shkak të dhunës ndonjë demonstrues, ndonjë polic mund të pësojë lëndime të rënda. Jam posaçërisht i shqetësuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, ata njerëz që po provojnë ta marrin peng ditën e pavarësisë, po ata po provojnë ta marrin peng edhe demokracinë e Kosovës dhe orientimet e saj euroatlantike.
Zëri i Amerikës: Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme. Çfarë të keqe ka nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja?
Greg Delawie: Zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna politike do të ishin humbje kohe shumë e shtrenjtë. Ato do ta pengonin parlamentin që të kryejë punët e rëndësishme në emër të qytetarëve të Kosovës. Por, më e rëndësishmja nga pikëpamja ime, është se zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna na fusin në një lloj modeli: “Nëse nuk arrini atë që doni në kutitë e votimit, atëherë, le të ketë dhunë për të çuar në zgjedhje të reja”. Filloni ta zbatoni këtë precedent dhe nuk mund të keni gjë tjetër veçse dhunë e zgjedhje, dhunë e zgjedhje përjetësisht dhe Kosova nuk përparon fare.
Zëri i Amerikës: Ta vëmë në një perspektivë më të gjerë. I gjitha rajoni do të jetë në zgjedhje këtë vit. Pse jo edhe Kosova?
Greg Delawie: Nuk kam çfarë të shtoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me atë a janë zgjedhjet të mira apo të këqija. Qartazi zgjedhjet janë element thelbësor i demokracisë, por këtu kemi të bëjmë me atë nëse zgjedhjet rrjedhin nga dhuna apo nga kalendari normal i tyre që është pjesë e kushtetutës së çdo vendi.
Zëri i Amerikës: Kriza pasoi marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kritiket druajnë se ky asociacion mund të çojë në federalizmin e Kosovës. Sa mund të dëmtojë Kosovën një mekanizëm i tillë?
Greg Delawie: Jemi të vetëdijshëm për situatën lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund t’ju them, dhe e tha edhe sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor, se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin asnjë marrëveshje apo asgjë tjetër që do të vinte në pikëpyetje tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës. Ky asociacion nuk do ta bëjë asnjërën. Ne vazhdojmë ta mbështesim atë. Vazhdoj të besoj se është shumë me rëndësi për Kosovën që të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë në rrugën e saj drejt institucioneve evropiane.
Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Serbia ka përfituar nga bisedimet me Kosovën. Po Kosova çfarë ka përfituar?
Greg Delawie: Çështja e parë është, siç e thashë, marrëdhëniet më të mira me Serbinë janë element i rëndësishëm i rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike. E dyta, ka pasur përfitime vërtetë konkrete që kanë ndihmuar të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe për ta forcuar sovranitetin e Kosovës. Po mendoj për gjërat si integrimi i policisë së Kosovës në veri. Pastaj, u mbajtën zgjedhje lokale, përfshirë edhe në veri në vitin 2013 dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 2014. Që kur marrëveshjet e arritura në bisedime u nënshkruan në vitin 2013, Kosova filloi t’i mbledhë doganat në kufijtë verior. Pra, këto janë përfitime të vërteta e konkrete që jo vetëm e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë, por e bëjnë Kosovën më sovrane.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ndonëse me herët pyeta nëse jeni të gatshëm të ndërmjetësoni, nga ana tjetër ju dhe kolegët tuaj nga ambasadat e BE-së jeni kritikuar ndonjëherë edhe për siç është thënë, përfshirje më shumë se ç’duhet në politikën e Kosovës, madje edhe përtej mandatit tuaj. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Greg Delawie: Sigurisht ishte një kohë gjatë pavarësisë së mbikëqyrur deri më 2013, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kosovës, luanin një rol të rëndësishëm në këshillimin e qeverisë se si të funksionojë. Ajo periudhë ka përfunduar para disa viteve, sepse ne besuam dhe Kosova besoi se i ka mjetet, se i ka zhvilluar mundësitë dhe strukturat që t’i drejtojë punët e saj. E di se Shtetet e Bashkuara dhe jam i sigurt edhe bashkësia ndërkombëtare donin ta ndihmonin Kosovën sa më shumë që ishte e mundur në përparimin demokratik, por vendi tash është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe ata duhet të marrin vendimet për të ardhmen dhe zhvillimin demokratik dhe ne sigurisht e mbështesim këtë koncept.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, kur erdhët në Kosovë, në ditët tuaja të para, thatë se përparësi e punës suaj do të jetë lufta kundër korrupsionit. Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallë të lartë të lartë të korrupsionit. Sipas jush, ku ka ngecur lufta kundër kësaj dukurie?
Greg Delawie: Me të vërtetë më vjen mirë që ma shtruat këtë pyetje, sepse mendoj që korrupsioni është çështje kryesore në mendjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe më me dëshirë do ta shihja klasën politike dhe qytetarët e Kosovës duke folur për çështjet e rëndësishme si korrupsioni, sesa për kriza politike të sajuara që i përmenda më herët. Shikoni, korrupsioni është çështje e vështirë. Jemi duke punuar rreth kësaj çështjeje qe një kohë të gjatë, por kohëve të fundit e kemi intensifikuar punën edhe më shumë. Po të kisha një shkop magjik për ta zgjidhur çështjen e korrupsionit, më besoni që do ta përdorja dhe do t’ua jepja kolegëve të mi gjithandej botës sepse korrupsioni është problem botëror. Janë disa çështje. Duhet ta dënoni korrupsionin. Policia dhe prokuroria duhet të punojnë së bashku për t’i identifikuar zyrtarët e korruptuar, për t’i dënuar ata, për t’i burgosur dhe për t’i mbajtur në burg. Kjo është çështje po aq thelbësore lidhur me korrupsionin që e kemi parë anekënd botës. Sundimi i ligjit është mjet i rëndësishëm. Natyrisht jemi duke trajnuar policët, prokurorët, gjykatësit se si të përballen me këto çështje që janë të vështira për t’u përballur për të gjitha vendet. Ka korrupsion edhe në vendin tim.
Një rrugë tjetër është të vështirësohet mundësia e të qenit i korruptuar. Të bëhen gjërat më transparente si prokurimi publik. USAID-i po punon me komunat e Kosovës për ta zhvilluar atë që quhet prokurimi elektronik, gjë që e bënë të qartë që kur qyteti dëshiron të blej diçka, njerëzit duhet të konkurrojnë online, konkurrimi do të jetë transparent dhe të gjithë do ta dinë në fund se kush e ka fituar kontratën dhe çfarë çmimi duhet të paguajë. Kjo e bënë korrupsionin më të vështirë sepse “drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë”, siç ka thënë një nga ish presidentët e mi.
Çështja tjetër që dua ta vë në spikamë është se në ambasadën time kemi vendosur se nuk do t’i takojmë zyrtarët publik që akuzohen për shpërdorim të detyrës. Kjo sigurisht e bën jetën më të vështirë. Janë disa kryetarë komunash të Kosovë, të cilët nuk i kam takuar. Ne mendojmë se është shumë me rëndësi që të tërheqim vijën në rërë dhe iu kundërvihemi atyre që vjedhin nga taksapaguesit e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, një çështje që lidhet me zhvillimet politike është edhe funksionalizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Sa mund ta dëmtojë kriza politike këtë proces?
Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë fuqishëm se Gjykata e Posaçme duhet të krijohet sa më parë që është e mundur. Sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor e bëri të qartë se pret që Kosova t’i kryejë procedurat që të hyjë në fuqi dhe të ndihmojë zgjidhjen e çështjeve që ende mbesin pezull mbi krimet e luftës, me të cilat duhet të merret Gjykata e Posaçme. Mendoj se është përgjegjësi e Kosovës dhe qeverisë së saj që të përparojnë shpejt për të mundësuar këtë pavarësisht nga ajo që po ndodhë në situatën e brendshme politike.
Zëri i Amerikës: Shumë gjëra janë në rrezik për shkak të krizës politike, madje dhe çështja e zgjidhjes së presidentit të Kosovës. Çfarë prisni në këtë rrafsh?
Greg Delawie: Jam i vetëdijshëm për dosmdoshmërinë kushtetuese për ta zgjedhur presidentin në një të ardhme të afërt. Unë nuk marr qëndrim se kush duhet të jetë president, cila parti politike kë do të kandidojë. Kjo është në tërësi në duart e qytetarëve të Kosovës dhe parlamentit që ata e kanë zgjedhur për të marrë atë vendim.
Zëri i Amerikës: Kosova është përmendur si një nga vendet që përballet me lëvizjet radikale fetare. Si i vlerësoni masat e marra nga autoritetet e Kosovës për t’u përballur me këto shqetësime?
Greg Delawie: Problemi i ekstremizmit është jashtëzakonisht serioz. Është problem i Kosovës, është problem i Ballkanit, i Evropës dhe madje edhe problem i Shteteve të Bashkuara. Është diçka për të cilin duhet të punojmë të gjithë. Unë mirëpres hapat që Kosova ka ndërmarrë gjatë disa vjetëve të fundit. Parlamenti miratoi ligjin mbi luftëtarët e huaj para një viti. Qeveria e Kosovës morri pjesë në takimin botëror në Nju Jork, në takimin rajonal në Tiranë në mes të vitit të kaluar. Është çështje e vështirë dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i kuptojmë më mirë se cilat janë shkaqet e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. Duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi ta bëjmë më të vështirë lëvizjen e njerëzve për të ecur drejt Lindjes së Mesme për të luftuar në luftërat e dikujt tjetër. Sërish, nuk është një çështje e lehtë. Me siguri do të bëjmë gabime derisa punojmë në këtë çështje, por është thelbësore që të gjitha vendet të marrin pjesë.
Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, shpallja e së cilës për shumëkënd ishte e paimagjinueshme pa rolin e Shteteve të Bashkuara. Tetë vjet më pas, si do t'i përshkruanit marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës?
Greg Delawie: Jam shumë i lumtur që do të jem këtu në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës që është për pak ditë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e demokracisë së saj në vitet pasuese. Jemi shumë krenarë për rolin që patëm mundësi të luajmë për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë dhe për këtë jemi të përkushtuar që ta mbajmë atë demokraci. Ta përmbledhi: Më duhet të them se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë po aq të mira sikundër edhe kanë qenë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...