2016-02-15
Deputetët e opozitës z. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli, dalin nesër para gjyqit
Deputetët e opozitës të cilët akuzohen për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Për nesër në orën 9 të mëngjesit është planifikuar të mbahet seanca e radhës ndaj deputetëve të opozitës ku avokatët mbrojtës do të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.
Prokuroria akuzon deputetët e opozitës për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa seanca fillestare lidhur me këtë rast ishte mbajtur më 6 janar të këtij viti.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e cila sot bashkë me deputetët Faton Topalli dhe Albulena Haxhiun, kishin të caktuar seancën gjyqësore, ka thënë se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vonesa e gjyqtarit, i cili u vonua sikurse në seancën e kaluar, tregon papërgjegjësinë e kësaj drejtësie.
Lexoni postimin e plotë të Kadaj-Bujupit:
Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar!
Sot, ne ju përgjigjëm ftesës së Gjykatës me kohë, por gjyqtari i cili vetë na kishte ftuar për në seancë në ora 9:00, sikur edhe herën e kaluar, që është vonuar me tepër se një orë, as sot nuk ishte prezent në kohën e caktuar.
Kjo tregon papërgjegjësinë e kësaj drejtësie!
Kjo tregon papërgjegjësinë e kësaj drejtësie!
Është koha që kjo mënyrë e të bërit drejtësi dhe mendësia e këtij sistemi të degraduar të ndryshojë.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për 4 deputetët e opozitës
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi do të sillen me forcë më 23 shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar, ka vendosur gjyqtari Beqir Kalludra.
Kjo është bërë për shkak se deputetët e opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi ishte dashur të niste ajo.
Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar.
Albin Kurti nuk ka qenë fare i pranishëm.
“Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë. Të brengosur me këtë gjendje të sistemit të drejtësisë janë shprehur edhe deputetja e AAK-së dhe ai VV-së. Por, kur ata janë larguar gjyqtari ka ardhur në seancë dhe ka konstatuar mos praninë e të pandehurve për çka e ka lëshuar urdhër arrestin.
Gjyqtari Kalludra megjithatë nuk ka dhënë sqarim pse seanca nuk ka nisur në orën 9. Kjo është seanca e dytë ndaj deputetëve të opozitës që akuzohen për rrezik të përgjithshëm dhe përdorim i armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Gjenerali Fatmir Limaj ndyshe prej Vetëvendosjes, kërkon nga protestuesit të bashkëpunojnë me policinë në protestën e 17 shkurtit 2016
Nisma për Kosovën sot ka mbajtur takim me strukturat e saj në Lipjan.
Kryetari Fatmir Limaj ka kërkuar nga strukturat në Lipjan që ditën e protestës sa më shumë të bashkëpunojnë me organet e rendit, me qëllim që mbarëvajtja e protestës të jetë sa më paqësore dhe dinjitoze, e po ashtu ka kërkuar që të distancohen nga çdo akt i mundshëm dhune që mund të vijë nga persona që dëshirojnë ta prishin imazhin e mirë të protestës më 17 shkurt.
Sipas njoftimit për media të kësaj partie, Limaj ka kërkuar nga strukturat e partisë në Lipjan që të mobilizohen sa më shumë për këtë protestë, në të cilën do të kërkohet dorëheqja e koalicionit qeverisës që po refuzon të japë përgjegjësi për shkeljen që i ka bërë Kushtetutës së vendin, me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, atë me Serbinë dhe marrëveshjen tjetër me Malin e Zi, përcjell koha.net.
Limaj ka folur më gjerësisht rreth situatës aktuale politike në vend, e në veçanti për protestën e opozitës që do të mbahet këtë të mërkurë, më 17 shkurt në Prishtinë.
Në këtë takim i pranishëm ishte kryetari i saj Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar Valdete Bajrami, deputetë dhe anëtarë tjerë të kryesisë së partisë, si dhe kryetari i degës së Nismës në Lipjan, Heset Sahiti.
Emrat e uzurpatorëve të pasluftës në Prishtinë
Janë 31 shtëpi të ndërmarrjes “IMN Kosova” që janë shfrytëzuar tani e shumë vite nga disa persona.
Në fakt këto shtëpi, sipas një dukumenti që e posedon gazeta janë shfrytezuar nga viti 2001.Këto objekte banimi janë të ndërtuara në Prishtinë.
Në një listë të siguruarshihen me emra e mbiemra ata që po i shfrytëzojnë këto prona. Përveç tjerash, këto shtëpi kanë në vetë edhe nga një oborr.Ndaj krejt këtyre personave që i kanë shfrytëzuar ato, Agjencia e Privatizimit ka ngritur padi.
http://www.pak-ks.org/repository/docs/160215_-_Raportet_permbledhese_dhe_lista_e_uzurpimeve_TE_MEPARSHME_te_pronave_shoqerore_-_SCANNED.compressed.pdf
Pozita bojkoton seancën e kuvendit komunal në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e kuvendit komunal të Prishtinës e cila është paraparë të mbahet sot.
Arsyet se pse ata e kanë lëshuar sallën ku mbahen seancat nuk dihet.
Por raportohet se pritet që ata të kthehen në sallë për të bërë kuorumin dhe për ta vazhduar seancën.
Përndryshe kjo është seanca e parë për vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges nesër do ta vizitojë Kosovën.
Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges nesër do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të zhvillojë një takim me ministrine e FSK-së Haki Demolli dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, transmeton Klan Kosova.
2016-02-14
URIME KOSOVA IME PAVARËSIA.
Asllan Morina as këtë vit nuk harroi ta ngrejë flamurin kombëtar në majën e antenës 30 metra të lartë.
86-vjeçari nga fshati Shipol i Mitrovicës e ka bërë traditë që në çdo përvjetor të pavarësisë së Kosovës ta vendosë flamurin kuqezi në të njëjtin vend.
Ai i mahnit të gjithë banorët me guximin për t’u ngjitur dhe zbritur nga ky objekt i lartë pa përdorur asnjë masë sigurie.
Vendosi flamurin kombëtar në mbi 30 metra lartësi - 14.02.2016 - Klan Kosova
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...