Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/16

Nënkryetarja e Parlamentit Europian Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova

Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova
Nënkryetarja e Parlamentit Europian në një mesazh për Ditën e Pavarësisë ka thënë se Qeveria dhe opozita duhet të festojnë Ditën e Pavarësisë në frymë paqësore "ashtu siç i mësoi Ibrahim Rugova njerëzit e shtetit të ri".
Në një postim në Twitter, Lunacek ka thënë se nëse do të ketë dhunë në rrugë do të procesi i liberalizimit të vizave.
„Si mike e devotshme e republikës së re të Kosovës, do të prekesha thellë në rast se festa shndërrohet në ngjarje të dhunshme dhe destruktive’, tha mes tjerash Lunacek.
“Pas finalizimit të MSA-së dhe në rrugën e liberalizimit të regjimit për viza, ekzistojnë shkaqe të mira për të kremtuar pavarësinë. Por, sivjet Kosova do te duhej të përkujtojë fituesin e Cmimit Saharov (1998), Ibrahim Rugovën, i cili ndërroi jetë para dhjetë vitesh. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës, dhe ajo që është më e rëndësishme sot në politik, ai është simbol i përpjekjeve paqësore , poet dhe lider i madh i shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre europiane,”, ka deklaruar Lunacek.
“Ftoj opozitën dhe qeverinë që sivjet ta shënojnë Ditën e Pavarësisë në mënyrën e veçantë kosovare, që Ibrahim Rugova ia mësoi njerëzve të shtetit të ri, Kosovës” ka shtuar ajo.
Lunacek “inkurajon të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë edhe pas tetë vjetorit në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, në frymën e përkujtimit të traditvs së mirë kosovare të rebelimit civil pa dhunë”

Opozita me SMS fton qytetarët në protestë

Opozita me SMS fton qytetarët në protestë
Opozita e bashkuar përmes mesazheve telefonike (Sms) po i fton qytetarët të jenë pjesë e protestës së nesërme.
Në mesazh të dërguar nga Opozita shkruhet “Ftoheni të merrni pjesë në protestë nesër, me 17 shkurt, në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë. Për shtet me sovranitet!”, thuhet në mesazh.
Një gjë të tillë, opozita e kishte bërë edhe në të kaluarën. Mesazhet e tilla konsiderohen shkelje e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky Ligj, në nenin 5 të paragrafit të parë, thotë se të dhënat personale mund të 

Si qytetar i Kosovës nuk mund të jem shumë i bindur që nuk do të ketë dhunë

Abdullahu: Përcaktimi i datës së protestës nuk është i pasherr
Profesori universitar, Faton Abdullahu, ka thënë në Info Magazine se zgjedhja e datës së protestës, pikërisht në ditën e Pavarësisë është bërë me një qëllim të caktuar.
“Përcaktimi i protestës në këtë ditë nuk është i pasherr, sikur dëshirohet që Opozita ta shfrytëzoj masën që do të mblidhet”, ka thënë Abdullahu.
Ai tha se protesta e nesërme mund të prodhojë edhe dhunë.
“Si qytetar i Kosovës nuk mund të jem shumë i bindur që nuk do të ketë dhunë, kjo më bën të dyshoj dhe të kem shumë rezerva sa i përket këtij reagimi”.
“Kauzë më e madhe se këto dy pika ka të bëjë me një lloj korrupsioni endemik, ky është thelbi”.

Ambasadori amerikan Greg Delawie: Me dhunë po e çoni Kosovën drejt izolimit

Ambasadori amerikan: Me dhunë po e çoni Kosovën drejt izolimit
Ambasadori amerikan Greg Delawie, në prag të ditës së pavarësisë e ka komentuar përsëri dhunën e opozitës. Ai ka thënë se ata që zgjedhin dhunën po e çojnë Kosovën drejt izolimit. Duke iu referuar këtyre sjelljeve, ambasadori amerikan ka thënë se Kosova ka arritur shumë që të kthehet mbrapa.
Delawie ka thënë se dhuna politike nuk përkon me demokracinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës: Jemi detyruar të lëshojmë urdhërndalime për deputetët që kanë munguar në seancë

Gjykata: Jemi detyruar të lëshojmë urdhërndalime për deputetët që kanë munguar në seancë
Në lidhje me procedurat penale që janë duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë sipas aktakuzave të ushtruara nga prokuroria kompetente kundër disa të akuzuarve që janë edhe deputetë apo aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit kjo gjykatë njofton për sa vijon:
Për datën 15.02.2016 me fillim në ora 9.00 ka qenë e caktuar seanca në çështjen penale ndaj tani të akuzuarve: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi,dhe Faton Topalli. Në kohën e caktuar janë lajmëruar Albulena Haxhiu,Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli. Ka munguar i akuzuari Albin Kurti. Gjyqtari i çështjes ka prit edhe paraqitjen e të akuzuarit Albin Kurti.
Pavarësisht se me ligj nuk precizohet se sa kohë pret gjykata që të paraqitet një i akuzuar sipas ftesës, në rastet kur një i akuzuar nuk paraqitet me kohë në gjykatë, praktikohet që gjykata të pres për një kohë por jo gjatë. Në rastin konkret gjyqtari i çështjes në ora 9.15 është paraqit në sallën e gjykimit me qëllim që të vazhdojë me veprimet procedurale, dhe krejt çka ka mund të konstatojë ishte se edhe të akuzuarit që me kohë ishin lajmëruar në gjykatë të njëjtit pa lejen e gjykatës kanë dal nga salla e gjykimit dhe më nuk janë kthyer.
Në rastet kur gjykata i dërgon ftesë një personi ( qoftë i akuzuar apo edhe në ndonjë çështje tjetër ) cakton kohën kur ky person ( i akuzuar, paditës, i paditur apo edhe i dëmtuar) duhet të paraqitet në gjykatë por jo edhe kohën kur do të largohet nga gjykata. Koha e largimit të një personi të ftuar nga gjykata varet prej veprimeve procedurale të gjykatës, dhe për këtë vendos gjyqtari i çështjes.
Kjo sjellje e të akuzuarve, kur pa lejen e gjykatës kanë dal nga salla e gjykimit dhe më nuk janë kthyer konsiderohet si tentim për t’i ik prezencës në seancë.
Në këto raste gjykata merr vendim për shtyrje të seancës dhe urdhëron sjelljen e të akuzuarve me detyrim në gjykatë-veprim që është ndërmarrë nga gjyqtari, ashtu që seanca është shtyrë për datën 23.02.2016 në ora 9,00 dhe është urdhëruar sjellja me detyrim.
Sa u përket personave të ndaluar në da tën 15.02.2016 kjo gjykatë sqaron se është fjala për një çështje penale nga viti 2009 ku janë të përfshirë 27 të akuzuar. Për arsye se prej 27 të akuzuarve në gjykatë zakonisht –në çdo seancë të caktuar kanë munguar më shumë se 20 prej tyre, dhe për faktin se në çështjet penale ka edhe parashkrim të ndjekjes penale, gjykata ka qenë e detyruar që të caktoi seancën dhe të procedojë. Në seancën e datës 09.02.2016 nuk janë paraqitur 24 të akuzuar edhe pse gjykata me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale që ata të ftohen në mënyrë të rregullt.
Prandaj, për shkak se këta 24 të akuzuar nuk ishin paraqitur në gjykatë, dhe në pa mundësi që prezenca e të njëjtëve të sigurohet në mënyrë tjetër, gjykata në datën 09.02.2016 ka vendos që ndaj të njëjtëve të caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve ( që llogaritet nga dita e ndalimit) dhe kështu të sigurohet prezenca e tyre në shqyrtimin gjyqësor.
Gjykata Themelore në Prishtinë, sikurse çdo gjykatë tjetër, në procedimin e çështjeve nuk guxon të niset nga ajo se një i akuzuar prej nga vjen, cilën pozitë e mban dhe cili është mendimi apo veprimi i tij apo sajë politik. Para gjykatës të gjithë janë të barabartë.

I pari i Prishtinës konfliktohet me bashkëatdhetarët në Bruksel

Shpend Ahmeti me propaganda në hotelet luksoze të Brukselit


Asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, e quajnë skandaloz takimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me bashkatdhetarët në Bruksel, ku ka kërkuar nga ata që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit Në Kosovë.
Ndërsa, bashkatdhetari Agron Kelmendi thotë për Gazetën “Bota sot”, se kryetari Ahmeti ka marrë pjesë në një hotel luksoz në Bruksel ku ka ftuar mërgimtarët për t’iu bashkuar protestës.
“Takimi është mbajtur në Hotel Ramada, Plejademlaan 67, 1200 Woluwe. Ky hotel është luksoz, por nuk e di se me mjetet e kujt është paguar”, thotë Kelmendi.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli: Ju me diploma false, shikohuni në pasqyrë

Pacolli: Ju me diploma false, shikohuni në pasqyrë
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas dorëheqjes së rektorit Ramadan Zenjullahu dorëheqja e tij përkon në ditën kur ky Universitet shënon 46 vjetorin e themelimit.
Në reagimin e Pacollit thuhet se bashkë me dorëheqjen e Zejnullahit është shuar shpresa e ndryshimit thelbësor të mësimit universitar në Kosovë, ndërsa për ata politikan me diploma false se po e gënjejnë vetën me ato diploma.
“Ju me diploma të falsifikuara!
Sot jam shumë i trishtuar. Në 46-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Universitet që e bëri të mundur shtetësinë e Kosovës në vitet shtatëdhjetë, rektori Zejnullahu dha dorëheqjen e pakthyeshme.
Bashkë me të, u shua dhe shpresa e ndryshimit thelbësor të mësimit universitar në Kosovë. Ky është një ogur i keq për llojin e shtetit dhe shoqërisë që ne po jetojmë, ditën e 8-vjetorit të pavarësisë sonë.
Unë dëshpërohem nga shkalla e lartë e rrejshmërisë që ekziston në shoqërinë dhe politikën tonë. Ne po gënjejmë veten të gjithë me «titujt akademikë».
Po kemi mjekë të rrejshëm, inxhinierë të rrejshëm, juristë dhe administratorë të rrejshëm, mësues të fëmijëve tanë, që gjithashtu janë të rrejshëm. Nuk duhet të jenë pak, por me mijëra.
Unë sot, në tetëvjetorin e pavarësisë sonë dua t’ju pyes juve kolegë politikanë (e dini ju vetë kush jeni dhe unë ju njoh) me tituj të rrejshëm: a nuk jeni duke bërë një shtet të rrejshëm gjithashtu?
Shikohuni në pasqyrë, shikoni titujt tuaj akademikë, të prodhuar në këto fabrika të rrenës! A vërtet besoni se mund të qeverisni të padijshëm?”, ka shkruar Pacolli në Facebook

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...