Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/02

Nga Flori Bruqi : Në vend të in memoriamit:Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura


Ali podrimja.jpg


Ali Podrimja u lind më 28 Gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare.
Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore.
Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit Serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitojë lirizmin dhe ndenjën poetike, por pa mundur të dalin krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional.
Ali Podrimja lindi me 1942 në Gjakovë ku edhe kaloj rinine. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi tërë jetën. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë.
Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi).
Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një…
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës”, të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje.
Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet ’80 e ’90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut.
Synimi i poetit për t’u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t’i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë.
Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë.
Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike.
Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.
Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij.
Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.
Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.
Më datën 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të parreshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të panjohura.
POEZI NGA ALI PODRIMJA
UNË BIRI YT
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.

EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s’kam të qesh me veten e tepruar…
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!
ANKTHI
Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë…

Caqet e tua herët t’i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m’i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje…

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë
e ngrirë n’ajër?
Nipave ç’tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t’më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim – toka e mallkuar..

ME JETUE
Tim bir, Lumit
Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kozmos.

Metafora e Jetës Sime
nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fjala ime bëhu Unë
heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s’flas
jeta ime s’ka qetësi

fjala ime bëhu Unë
plaga ime
le të marrë
frymë thellë

ME QENË
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

TI DHE UJI
Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.

NJË NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemër,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!…

Sonte vetëm mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…..
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!

PARISI, VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

RËNKIMI
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur…
Për gjithkë e për askë vrarë jemi…

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.
Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.


Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më dramatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën.
Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit: Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,) Diellin tënd verbuar e kanë tytat E vatrat shkimbur deri më një… Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës”, të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist.
Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet ’80 e ’90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj.
Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut.
Synimi i poetit për t’u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t’i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike.
Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Nga Flori Bruqi: Çka shkrova: Serbia e mbytur tenton të kapët për fije kashte !


Ambasadorja e SHBA’së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson po pret marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht qëndrimeve që i ka shprehur pala serbe.

Jacobson ka thënë se përkrah çfarëdo marrëveshje për Veriun me kusht që të ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin.Ajo ka thënë se nëse të dyja palët nuk arrijnë marrëveshje atëherë një mundësi historike do të humbas dhe të dyja vendet do të ngecin sa i përket integrimit në BE.

“Shpresoj se ditëve të ardhshme do të shohim arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, e cila përveç se do të kishte ndikim në Kosovë dhe Serbi, një gjë të tillë do ta ndjente edhe tërë rajoni. Do ta rriste stabilitetin dhe sigurinë, zhvillimin ekonomik pastaj do ta bënte rajonin më tërheqës për investitorët e huaj dhe më të vërtetë do ta linte prapa të kaluarën e hidhur dhe tragjike në mënyrë që të dy vendet të mund të ecin dejtë të ardhmes europiane”, ka thënë Jacobson për televizionin publik.
Oferta e Prishtinës gjatë bisedimeve të kaluara është nënçmuese, e papranueshme dhe e pazbatueshme në teren, ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën franceze“Le Monde”, duke sqaruar se serbëve në veri iu ofrohet një bashkësi protokollare pa kurrfarë kompetencash as në arsim dhe shëndetësi e të mos flasim për polici dhe gjyqësi.“Situata është pothuaj se qesharake. Nuk na ofrojnë asgjë. Si ta pranojmë dhe nënshkruajmë kapitullimin?”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përkujtuar se bashkësia ndërkombëtare m herët ka thënë se nuk ka kurrfarë ndarje të Kosovës dhe se maksimumi që mund t’iu ofrohet serbëve është një autonomi gjerë për veriun.

Duke folur për problemet që i kanë ndjekur gjatë bisedimeve në Bruksel, Daçiq ka thënë se Beogradi fillimisht kishte kërkuar që komandanti rajonal i policisë të emërohet me propozimin e bashkësisë serbe dhe që ai të jetë kompetent për katër komunat në veri.

“Prishtina nuk e pranoi këtë. Kushti i tyre ishte që në rajonin e veriut të përfshihet edhe jugu i Mitrovicës, që do të thoshte se përbërja etnike e policisë do të ishte 65 me 35 për qind në favor të shqiptarëve”, tha ai.

Ai tha se Prishtina nuk ka dashur as të dëgjojë për kërkesat e tjera, që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe mos praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri.
“Bashkësisë sonë nuk i ofrohet kurrfarë pushteti…”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, qëllimi i bisedimeve është që serbët të pranojnë gjithçka që është në përputhje me ligjet e Kosovës.

“Në qoftë se është ashtu, pse atëherë na kanë ftuar në bisedime”, tha Daçiq, duke potencuar se Serbia gjendet në situatë tepër të rëndë, sepse atë që i është ofruar nuk mund ta pranojë, as nuk mund ta refuzojë, sepse është e kushtëzuar drejtpërdrejt me integrimin e saj evropian.
“I kam thënë kryeministrit francez se në po jetojmë në baltë dhe nëse bëjmë lëvizjen më të vogël do të fundosemi në të. Askush nuk ka na ka zgjatur dorën e përkrahjes. Nuk kemi përkrahje siç e ka Thaçi, i cili jo vetëm që ka pas vetes SHBA-në por edhe BE-në. Ne jemi të vetëm”, ka thënë Daçiq.
Mediet në Beograd kanë paralajmëruar një ndërhyrje të njësisë speciale të Kosovës ROSU në veri.
Sipas tyre, Kryeministri i Kosovës ka ngritur ROSU-n në nivel të lartë gatishmërie, transmeton Indeksonline.

Sipas medieve serbe kjo do të bëhet nëse Beogradi nuk arrin të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën.
Në këtë rast kryeministri Thaçi ka në plan t`i nis forcat speciale për në veri, brenda 48 orëve.

Nëse pala serbe refuzon që përfundimisht ta nënshkruajë marrëveshjen për komunat e veriut, atëherë qasja e Prishtinës në tri komunat e banuara me shumicë serbe, do të vështirësohet edhe më shumë, ndërsa i gjithë “mundi” i Qeverisë së Kosovës në dialog do të shkojë huq.

Në takimin e fundit në Bruksel, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, nuk arritën marrëveshje, ndërsa qëndrimet e tyre, sipas baroneshës Catherine Ashton, kanë qenë diametralisht të kundërta, veçanërisht për rolin që do të ketë Asociacioni i Komunave Serbe.
Analistët politikë parashikojnë “ditë të nxehta” nëse në takimin e ardhshëm Thaçi e Dacic nuk do të arrijnë marrëveshje, e cila, pak a shumë cilësohet si fillim i ndryshimit të gjendjes në veri, shkruan Zëri.

Analisti Nexhedin Spahiu thotë se nëse palët arrijnë marrëveshje, atëherë hapet një kapitull i ri, por nëse nuk bëhet kështu, atëherë Prishtina zyrtare duhet ta ushtrojë autoritetin në veri duke përdorur forcën, por, pa shkaktuar viktima.

Sipas tij, shtetet që e kanë përkrahur Kosovën do ta përkrahin edhe në hapin e saj për të vendosur rend dhe ligj në veri, duke e bërë këtë me forcë, në të kundërtën, siç thotë ai, Kosova duhet të heqë dorë nga veriu.

Por, nga ana tjetër, Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, thotë se nëse dështon marrëveshja e mundshme mes Prishtinës e Beogradit, gjendja në veri nuk do të bëhet më e rëndë se që është momentalisht.
Zgrada Vlade u Nemanjinoj 11
“Nëse dështojnë negociatat, duhet të bindet Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë, t’i largojë strukturat e veta nga veriu, në mënyrë që të ruhet stabiliteti jo vetëm i Kosovës, por edhe ai rajonal, e që është në interesat e BE-së. Do të thotë kjo është mënyra që Kosova duhet ta përdorte”, thotë ai.

Sipas tij, pala kosovare duhet ta ketë të qatë konkretisht se si do ta integrojë veriun pa negociata me Serbinë, ndërsa thekson se veriu i vendit po vazhdon të “frymojë” si oazë e krimit të organizuar.

Pak a shumë kështu besojnë edhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët besojnë se çfarëdo që ndodh në Bruksel, situata në veri nuk do të përmirësohet.

“Ajo që po quhet normalizim, në fakt është normalizim ta themi mes politikanëve, elitave, por kurrsesi normalizim mes popullit shqiptar të Kosovës dhe kundrejt Serbisë, që do të duhej ndonjëherë të normalizoheshin por do të duheshin hapa të tjerë”, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.

Ai shprehet i bindur se veriu nuk mund të integrohet duke negociuar me Serbinë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se nëse dështon marrëveshja mes dy kryeministrave, atëherë vendosja e rendit dhe ligjit në veri duhet t’u lihet trupave të KFOR-it, të cilët, sipas tij, edhe janë përgjegjës për një gjë të tillë.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri thekson se deri më tash nuk ka pasur vullnet nga KFOR-i për një gjë të tillë, prandaj, sipas tij, nëse pas një afati të caktuar KFOR-i nuk ndërmerr masa, atëherë këtë hap duhet ta ndërmarrin institucionet e vendit.

“Për momentin ne nuk e kemi atë fuqi të që intervenojmë, për këtë arsye po them që duhet një përgatitje e arsyeshme kohore. E nëse arrihet marrëveshje, strukturat duhet të tërhiqen me urdhër të regjimit të Beogradit, problemi do të jetë më i lehtë”, thekson Quni.
Për arritjen e marrëveshjes, dhe mundësinë e dështimit të saj, dy ditë më parë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë ka thënë se ajo që nuk është arritur tash e pesëmbëdhjetë vjet, prej kur ka përfunduar lufta, duhet të arrihet tash, në mënyrë, që, siç ka thënë ai, të mos humbet mundësia që kanë të dy vendet.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, beson se nëse dështojnë bisedimet, dhe Prishtina zyrtare nuk ka fuqi ta marrë veriun me forcë, atëherë bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë Lëvizjen Vetëvendosje që të vijë në pushtet, dhe ajo më pas do ta ushtrojë sovranitetin, duke i dërguar atje forcat e rendit.

http://kosova.albemigrant.com/?p=21211


Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty…

Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare…
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi
Në përkujtim  të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut  tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë)…
Flaka e janarit !
Kur vinë janari e shkurti,
Me ploja e pjalmat…
E serta, -valë,
Kur i kujtojmë trimat,
Që ranë për Ideal,
Shpirti më flakëron,
Zemra më trokllon…
Mua, mërgimtarit atdhetar,
Në ferr-mërgim-trazim,
I tretur nëpër botë!
-Dhe, Bota nëse bëhet imja…
Nuk gëzohem,-as kënaqem dot:
Se shkjau okupatori,
E tradhtar horri…
Tradhtisht, yjet “i vranë”..!
Atdhetarët flakadanë,
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit…
Me me pushkë e penë…
Dolën në atë epokë terri;
Përballë armikut,
Me heroizmin -partizanë…
Ata, ishin ndër të parët,
Pishtarë të lirisë,
Idetë dhe veprat:
I kishin, gur-themelet,
E ribashkimit, -e përparimit,
Të Nënë Shqipërisë!…
E kam zor të mendoj,
E, me qetësi të krahasoj:
Cili qe më i bukuri,
Cili qe, më dituri,
Cili qe më guximtari,
Cili qe më i miri!!!
Rexhep Mala,
Nuhi Berisha,
Kadri Zeka,
-Jusufi e Badhosh Gervalla,
O, sypatremburi,
-Bajram Bahtiri?!!!
E “tretem”, tutje-tëhu…
Ashtu në mendime…
Me zjarrmi-vendosmëri,
I tej thelluar, i revoltuar!…
Me bindje -e shpirt-trazuar,
E ndiej, e përjetoj…
Se, Flakë e Janarit…
Flakëron dhe rritet,
Dhe, nga zemra ime!
Për idealin tonë,
Ende të pa-realizuar
Legjendari ynë!

-KURDOHERË NË ZEMRAT TONA!
(Komandantit legjendar, Adem Jashari).

Do të jetojë me diellin,
Fadil Shyti

Do të jetojë me fushat,
Do të sfidojë me malet,
Do të gjëmojë si deti, ,
Do të fitoj mbi qiellin!…

Përballë fotografisë!…
(Përballë fytyrës madhështore të Adem Jasharit).

Kur të të shoh Ty,
Në këtë fotografi,
Kur tymi i cigares,
Ngrihej në ajri!…
Mbi supe, të hijeshojnë,
Armët, tmerruese-freskuese,
LIRIDONE!
Sikur e shoh,
REVOLTËN, e Atmëmëdheut,
Në zemër e në sy!…
Sikur i shoh,
Kreshtat e maleve tona,
Përballë stuhive shekullore…
Që na i sollën Serbia,
E Tradhti Zezona!
Malet që, shekujve rilindin,
QËNDRESË!…
Kur e shoh vështrimin tënd:
Revoltë,- ndaj renegatëve-xhelatëve,
Tejet tmerrësisht, – të pabesë!
-Sikur e shoh Flamurin Kuqezi ,
Duke u vërsulur betejave rrufe,
Gjatë betejave të ushtarëve -çlirimtarëve!…
Të UÇK-së Heroike!…
-Sot, -sikur dje!
Për nder e Atmëmëdhe!
sikur e dëgjoj,
Betimin e kushtrimit-bashkimit:
Si gjaku me zemrat:
Se, ky Atmëmëmëdhe;
Kurrë nuk guxon të bie pre…
E faqezinjve, e faqezezave,
Se, ky vend është i SHQIPOVE!…
Është i SHQIPONJAVE!…
Sikur me sokëllima -thërrasin,
Shkrep më shkrep;
Ay dhe armata e tij, -e PËRJTESHME!….
Për REVOLUCIONE TË REJA!…
Për BESËLIDHJE e QËNDRESË!…
-Të mbijetojë çdo SHPRESË!
SHQIPËRIA ETNIKE, të marshojë…
-Përballë këmishëzinjve,
Përballë këmisha zezave!…
Sikur prapa teje,
O, Adem SHQIPTARI,
Qëndron një kala, e plagosur…
E goditur nga rrufetë…
Kjo KALA , e quajtur, SHQIPËRI,
Që dikur ishte;
Në çdo cep të saj ,
-Krenare me Zot-si!…
Sovrane me pavarësi!…
Që, dikur nuk kishte,
Sundimtarë të huaj…
Që, dikur nuk njohu përulje,
E nuk kishte dhimbje – rrudhje…
E, dikur quhej; vërtet, -siç ishte:

Po na mungoni!…
Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!…
Sa shumë
Po na mungoni!…
Por, -për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, – i meritoni!

Jemi !
Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi,

Valët vërdallë, si bishat,
Po ngriten me shpejtësi…

Globi Dinak, egërsisht,
-Në sulme po hidhet…

Ndërsa, BOTË mashtruese,
Mbi kurrizin tonë,

Po zgërdhihet, po përdridhet…
-Po premton, po skllavëron..

Disa ciklopë, miopë, -renegatë,
Të etur, e -shumë të pangopur,

Për pushtet, pasuri, e para,
-Atdheun po e trajtojnë:

Hiç më pak, -se një lopë,
-Ta mjelin, e ta presin…

Në ankandin Globit,
-Lëkurën t´ia shesin,

Kur më tej, hej-hej…
Tamblin e bollshëm se ka!…

Jemi pikë vorbullash,
Lakmuese, në Globin e Zi…

Zgjohu nga gjumi, -SHQIPTARI!
Bëje SHQIPËRINË, -ose vdis !
-Siç tha, gjaku i Kastriotit,
-Biri yt, legjendari, Ukshin Hoti,

Ay, që jetën ta fali,
Ty, o i uruari popull,

Ty moj Nënë, Shqipëri,
Lule paqësore, o flakë e barotit!

Drenicë
Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,
Tokë, madhështore -me ato  lule,
Tokë me rreze lirie-diellore,
Që më penë e armë në dorë,
Përballë stuhive-tradhtive,
Kurrë s´u dorëzove,
Kurrë s´u përkule!
O, Kruja e dytë e Skënderit,
O, vendlindje e dashur e Ademit!
Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,
Nderi i shekullit, që iku,
Në theqafje!…
Lulëzo, krenohu, -e përparo!
Moj bijë e Shqipërisë!
Punëtorit dëshmor 
(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)
Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,
Sy vigjilues si të një sokoli,
Kur në qiellin e Prekazit Heroik,
U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,
U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,
Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,
Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!
U nisën betimit, zot me i dalë,
Si burrat e malësisë, trimat e motit,
Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!
E, aspak , -nëpër atë flakë!…
Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,
Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!…
Kur, po dridheshin –fusha me mal!
U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!…
E, ra krye detyrës si zog sokoli!
Me grykëhollat, -me armiqtë folën,
E toka drenicase u ri-gjakos…
Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,
O, sa rëndë, Sadiku u plagos,
I bashkuan plagët,
E bashkuan qëndresën,
O, sa madhështore,
Të madhit Adem Jashari,
Vëllezërit Proletarë,
Ia mbajtën besën!
Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,
Me punëtorin, -dëshmorin Isak,
Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,
Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,
E kam parë, sinqeritetin madhështor,
E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,
Zemër trimi, -hulli, margaritare!
O, trimi i dheut të Shqipeve,
O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,
O, shpirtbardhi ynë, -në  amshim…
Qëndresa jonë, po vazhdon…
E, kurrë s´do të ndalet,
-Deri në Ribashkim!…
Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,
Fushat, detet dhe malet!
-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,
Ashtu, si e deshët Ju,
Dëshmorët tanë,  -o burrë!
O, flakadan i nderit të malësisë,
Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,
Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,
Kurrë s´jeni tretur…
Ju jeni -pavdekësi!
Jeni kurdoherë, – rinorët,
E Nënën Shqipëri!
Përjetësi !


Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!…
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!…
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!…

Mundet

Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´do ta ndalojnë Shqiptarët!

Ëndrra dhe realiteti

Sonte po ëndrroja ëmëlsisht për Ty,
Po e shijonim një natë bardhoshe,-me dëborë,
Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,
Përqfoheshim ngrohtë si dy engjëllorë…
…Disi, s´të kisha parë shumë kohë,
Malli më kish zhuritur moj!…
Dëshiroja të të fus në shpirt…
Papritur një krismë , -na zgjoi!….
Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore-mëngjesore,
Në këtë kohë me furtuna…
Papritur, -kishte krisur alarmi-ora…
Na prisnin aksionet, -na priste puna!
E dashur!…
Jeta nuk është ëndërr, -parajsore…
Por, është dhe, -betejë me stuhi…
Gjatë viteve rinore, -më shumë…
Gjenim kohë, – dashuroheshim,
Me zjarrmi!…
Ato hovet freskuese, -përvëluese,
Na zgjonin, -natën e kthenim në ditë!
E sheh e dashura grua-stoike…
Tri filizat tona, -tani janë rritë!…
Nuk donim t´ ua dinim brengave-situatës!
Kishim vrulle dashurie, -pafundsie…
Jo! Nuk përshkruhen dot,
Ndonëse në kohë robërie…
Na mungonin shumë gjëra, -në botë!…
Por, QËNDERESA, shkëlqente me dashurinë,
Atëbotë, ishim me rrënjë , në TOKËN tonë…
Atje, ku zemrat hëna,- netëve i gjallëron…
Shpresonim, ardhmërinë, -për Shqipërinë!
Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi…
Dashuria mbeti, -rinia ca na treti…
U cënuan, jo pak- hareja dhe gëzimi
Herë-herë, si hije, -po na bie trishtimi!
Epo, jeta s´ është e denjë…
Vetëm për lumturi…
Breznitë vinë e ikin,
Të rrojë Nëna Shqipëri!

Riciklim!
Kur po shkëpusja lehtësisht,
Një trëndafil me dy gonxhe,
Papritur –gishtat më therën…
Jo, aq tmerrësisht, -por gjaku shpërtheu…
Po, papritur nga ai ”tërmet”…
Trëndafilit të përgjakur i mbetën
Vetëm dy fletë…
Era si përhera,- i rrëmbeu në ikje,
Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,
Ajo, gonxhe bukuroshe,
Ishte e fortë, -në rilindje!…
Mendova; -vërtet:
Si këto gonxhe trëndafili,
Puqen jeta dhe vdekja:
Me rilindje dhe ikje!
Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,
Kështu, këndohen me rilindje…
Kështu, vajtohen me ikje…
Jeta dhe vdekja në riciklim!…

Rikthimi
Kur vi tek Ty, -Atdhe,
Ndihem, më i fortë se graniti malor,
Ndihem , i pathyeshëm mbi dhe,
Thellësisht, Shqipo-arbëror!
Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,
Kur udhë-mërgimi, më rrëmben…
Si ujku siberian, -si -ujku i zi…
Shpirti më shpërthen stuhi!…

Paralajmërim!
Shpeshherë gjatë udhëtimeve,
Idetë poetike më vërshojnë…
Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,
A mos qenka kjo, –paralajmërim?!
Për mua udhëtarin, -ushtarin e Adheut,
Me penën shpatë- të sfidoj armiqsi e tradhti…
Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!…
Atdhe –të zgjuar, -vigjilentë më ke!
Për ty Atdheu im i shtrenjtë…
Ditë e natë do të shkruaj…
Kujtimet tua të jetës -shtrëngatë…
Si reliket më të zjarrta, -në zemër i ruaj!

Eh!…
Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…
Në zemra të djegura, -fatkeqësi me dengje…
U shkrinë si mjalta, në një gotë…
Të thyera nëpër botë, -për arsye- ”krejt kot”!…
Shiqime të pashijuara kurrë!
Freskime të pangrohura kurrë!
Fjalë të pathëna kurrë!
Përkdhelje të padhëna kurrë!
Nga një cucë , nga një djalë,
Nga një grua, nga një burrë,
Të lagura,- si fletë liriko-epikash…
Të vala, si bukët në furrë!…

Nganjëherë !…
Nganjëherë, -jam gjithkund,
E, nuk jam -askund!…
Në këtë botë; pakufi
Me pak diell , -
E, shumë stuhi!…
Bota, qenka puse,
Bota, qenka pise,
E pafund!…
Larg teje, -larg hareje,
Moj, Nënë Shqipëri!
Mallkim !
…Derisa, armiqtë e të liqtë,
Po i mprehin thikat…
Ju, -prej një Shqipërie Natyrale,
Po i radhisni Republikat!!!
O, politikajë të gjorë e horë,
E, të pa ideale kombëtare!
Të pangopur, -e mizorë!
Djersa, gjaku e buka,
E popullit tonë, -iu vraftë!
Ju, o bukëshkalë e të përdalë!
Dalshi -si mos më keq, fare!…
Kushtrim -Trazim! 
(Politikanëve renegatë e qyqarë, që po dialogojnë e po zezojnë -kompromise, -me armiqtë gjakatarë)
Me këta faqezinj në ballë,
U bëmë horë e u bëmë përrallë!

Armiqtë si ujqrit…
Vërdallë, po na vërsulen…

E, këta shkretanë -vetëm përulen!
Jemi mbetur -kudo mbi dhe,
As të gjallë, as të vdekur….

-Si mos më keq, -SHQIPTARIA,
Një komb i mekur!..

Zgjohuni!
T´ i heqim qafet këta horra,
T´i heqim qafet, këta derra!

Vetëm atëherë, Atdheut do t´ i rikthehen,
Pëparimi, -krenaria dhe ndera!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...