Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/04

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Izet Haxhia: ja si u vra Azem Hajdari

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Izet Haxhia: Fatmir Haklaj

Ka qëlluar dikush tjetër kundrejt tij?

Izet Haxhia: Jo!

Image result for azem hajdari

Pse ishte atë ditë aty Fatmir Haklaj, me qëllim për ta vrarë Azem Hajdarin dhe ju jeni ndërmjetësi që nënkupton Jaho Mulosmani në intervisten ne DITA, pak jave me pare nga burgu i Burrelit?

Izet Haxhia: Jo. Nuk kam qënë atë ditë aty (në seli). Po ta tregoj komplet historinë. Unë jam gjendur rastësisht në atë ngjarje. Në datën 11 shtator, ka ardhur vëllai im Ismeti. Më tha që ka kërkuar të të takojë Fatmir Haklaj. Shkova tek hoteli ku po qëndronte, në Linzë. Aty gjeta Fatmir Haklajn, Jaho Saliu, Idajet Gjeci, ka qënë edhe një polic nga Tropoja, Elez Haklaj, Halil Haklaj. Të thirra tha të të falenderoj që më ke pa vllaun gjatë kohës kur ishte në burg. Kena ardh, – tha Fatmiri të takoj dikë se dua të futem sërish në polici, se në atë kohë kish dhënë dorëheqjen pasi vrau dikë në Komisariat dhe donte të gjente një mënyrë për t’u rikthyer. Në atë kohë ka ardh një telefon, dhe më tha që ishin me nxitim për të takuar një njeri, më duket se Arben Imamin.

Nuk biseduat asgjë për Azem Hajdarin në atë tavolinë?

Izet Haxhia: Fatmiri tha se donte të ta­konte 2 persona nga PD. Myftar Lumneshi për një problem që dua ta saktësoj, -tha ai dhe do takonte edhe një person tjetër Dem Dollapin për problemin e një kasete. Bëhet fjalë për një kasetë ku është regjistru Berisha, është kaseta e -97-s ku është regjistru Berisha në Tropojë ku thotë: “Ma sillni ose gjalllë ose të vdekur” atë Shkëlqim Haklajn. Atë e ka regjistru një njeri i afërt i Berishës sepse unë nuk kam qënë në atë miting. Ky (Dem Dollapi) ju kish thënë që do j’ua jepte Haklajve.

Image result for azem hajdari

Çfarë u bë me këtë kasetë?

Izet Haxhia: Nuk e di se Çfarë është bërë. Mirë më tha ai, (Fatmiri) ne nuk duam të dukemi andej nga PD, por lidhemi. Pata një dyshim në fakt, Fatmiri mu duk i nervozum. Atë natë nuk jemi taku dot, ai më mori me radio por nuk e di pse nuk u lidhëm dot. Unë kam qëndruar tek bilardo afër shtëpisë time. Të nesërmen në mëngjes, rreth orës 6 e 30 të mëngjesit ka ardh xhaja i gruas time. Më tha që po të kërkojnë ca persona. Dola jashtë dhe pashë ata, ishte Fatmiri. Dukeshin të pagjumë. Ata më thanë që do niseshin për Tropojë. U ndamë dhe u përshëndetëm. Atë ditë kam shkuar tek PD dhe më duket se kemi ngrënë bashkë me vallin tim Ismetin, i cili atë ditë më tha se do shkonte te motra në Shkodër. Madje kujtoj një bisedë atë ditë kur ra muhabeti tek Azemi, sepse vëllai im e ka dash shumë Azemin. Më kujtohet që tha: Azemin mos ma shani, se është i vetmi që kur Partia juaj më pushoi nga puna ai me ndihmoi, më ndihmoi për punë. Unë mund ta them hapur, nuk kam folur 4 vjet me vël­lain tim. Ai ishte komunist dhe jemi ndarë për disa kohë vetëm prej Berishës. Ai ishte i majtë unë i djathtë, nuk merreshim vesh, ta them drejt tani.
Image result for azem hajdari
Nuk kuptova një gjë. Tek selia e PD kë prisnin të takonin në 12 shtator ata? Dem Dollapin dhe Myftar Lumneshin?

Izet Haxhia: Ah, po në mëngjes kur i takova i pyeta pse donin ta takonin Lum­neshin, ai më tha se kishte një llaf me të dhe dua ta vërtetoj. Thuhet se një person në pritën e Qafe Luzhës (ku u vra Shkëlqim Haklaj) ka thënë se një njeri për tre ditë rresht në atë pritë ku u vra Shkëlqimi, në atë vend ka parë persona me mitraloza duke shku nga pjesa e Bokës, (quhet vendi atje). Çdo ditë në mëngjes. Sipas tij kanë qënë tre persona, një çun i tezes së Myftarit (Selim Hoxha), vëllai i tij Rasimi dhe Gani Neza, që është kunati i Myftarit. Nuk është e vërtetë – i thashë, sepse Rasimi në atë kohë ka qënë në Greqi, Selimi ka qënë në Fier sepse atë natë kam qënë unë tek shtëpia e tij, për Ganinë nuk e di se ku ka qënë, nuk të jap dot përgjigje. Fatmiri më tha që donte ta dëgjonte nga goja e atij, (Myftar Lumneshit) sepse jemi miq, e s’ma merr mendja të jetë kështu, por thjesht dua ta dëgjoj. Ishin bindur se ishte një nga ato shtirjet që bëjnë tropojanët, se ata janë të shquar për të fut në sherr, një që e ka inat tjetrin, shkon edhe e rren, shpif, fut në ngatërresë. Sa për Dem Dollapin i thashë që s’e kisha parë e nuk dija gjë. Diku nga ora 5-së e pasditës, isha në shtëpi time tek Shkolla e Kuqe, kur erdhi Jaho Salihi. Ai kishte makinën e Fatmir Metës, një Mitsubishi dhe më tha që Fatmiri donte të më takonte sërish. Kemi shku tek kodrat e Liqenit, aty ishin të gjithë veç atij policit dhe Idajet Gjecajt. Na doli edhe një punë tjetër dhe nuk ikëm në Tropojë e thamë të pinim kafe. Folëm e biseduam aty dhe aty u hap edhe biseda për Azemin. Elez Haklaj më tha se Azemi ka kërkuar ta takojë përmes një juristi të PD, nuk ja kujtoj emrin tani, por kujtoj që ky juristi i PD në atë kohë ka qënë vëllai i gruas të Sokol Haklajt, djalit të Elez Haklajt që është vrarë tek prita e Milotit. Ai vazhdimisht ka kërkuar të më ta­kojë se është futur si ndërmjetës mes nesh dhe Azemit. Ma merr mendja se kur thonë që atë ditë donin të takonin një ndërmjetës, ndoshta është ky njeriu që kanë pritur. Kemi ndenjur rreth 1 ore e gjysëm dhe mbaj mend që Jaho vinte dhe shkonte, bëri disa lëvizje, ndërroi makinën me një tjetër. Mu duk se donte të blinte një makinë. Nuk u fol asgjë më shumë për Azemin, veç asaj që tha Elez Haklaj. U ngritëm dhe zbritëm poshtë. Ishim unë, Halili, Agim Logu, Elez Haklaj kemi bërë një xhiro,këtaj nga krahu i ministrisë së brend­shme dhe mikrobusi ku ndodheshim, është ndalur tek ushtari i panjohur. Ulemi dhe pimë një kafe sa të vijnë ata, (nënkupton Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihi Mulosmanin). Jemi fut tek kafe Aroma. Kemi pi kafe aty, kemi ndenjur më shumë sesa një gjysëm ore. Sa kemi dalë nga kafe Aroma kanë ardhur breshëritë e automatikut, fiks kur po hipnim ne mikrobus. E mbaj mend shumë mirë, se i kemi dëgju breshëritë e automatikut, ishin 5 breshëri automatiku, dhe mes tyre kanë qënë edhe nja dy –tre të shtëna pistolete. Halili është alarmue, kishte radion me të cilën tentoi të fliste me Fatmirin por nuk arriti. Pak më vonë ka fol Jaho më duket, dhe ka kërkuar që të dalim nga rruga e Dibrës. Jemi nis dhe kemi dalë tek Farmacia 10. Kam parë një makinë Mercedes me një fenelinë policie sipër. Kemi kthye makinën dhe u vumë në ndjekje të saj. Në radio na thanë për një të plagosur. Përshtypja ime ishte se kishin rënë në ndonjë pritë. Ku të shkojmë, ku të shko­jmë? Vendosëm të shkonim tek shtëpia e Nehat Kullës. Shkuam tek shtëpia e Nehatit. Nga aty është bërë ndërrimi i të plagosurit dhe është fut tek mikrobusi, këtij Naimit të cilin. Jaho Salihi, Elezi dhe shoferi e çuan në spital. Në ato momente asgjë nuk po kuptohej se çfarë kishte ndodh. Unë për vete nuk kam ditë asgjë. Kemi trokit tek shtëpia e Nehatit, ka dalë Nehati dhe ka pyet: Çfarë ka ndodh? Nuk e di,- i thashë Nehatit. Ka një të plagosur dhe s’di a kanë rënë në pritë, a çfarë ka ndodh. Pastaj pashë që Fatmiri ka fol diçka me Halilin. Halili ka fillu të heq ato targat e makinës se Mercedesit. Ka marrë automatikun që kishte Fatmiri, e ka copëtue pjese-pjesë. Në atë kohë u kthyen edhe ata nga spitali dhe u larguan, ndërsa unë kam ik në shtëpi, aty tek Shkolla e Kuqe. Pas 10 minutash jam fut tek bilardoja. Në atë kohë ka dalë gruaja ime dhe ishte marrë vesh që ishte vrarë Azem Hajdari dhe ma ka dhënë ajo lajmin. Kuptohet që ka qënë një tronditje. Aty jam përpjekur të kuptoj çfarë kishte ndodhur. Jam fut në shtëpi dhe kam fol në telefon me ish-komandantin e gardës Halit Gjeçin dhe ma konfirmoi dhe ai që ishte vrarë Azem Hajdari. Në atë kohë më ka marrë në telefon Ismeti. Ku je, – i thashë unë? Se unë e dija që ishte në Shkodër. Jam tek shtëpia e një tropojani më tha mue. E pyeta pse nuk kishte ik në Shkodër dhe më tha se ja kish kërku Fatmir Meta që të shkonin një ditë më vonë, pasi ky i fundit merrte dhe detyrën si shef i komisariariatit atje. Kujtova se mos të ka ndodh gjë ty, më tha vël­lai im Ismeti. Kish kujtu se mund të kisha qënë tek PD-ja. Ai kish shku atje dhe kish marrë vesh për vrasjen e Azemit, kish pyet për mu se kishte pas frikë mos kisha qënë unë andej, dhe më pas kish ik me disa tropojane tek shtëpia e këtyre. Në mënyrë absolute – më tha – mos dil përjashta sonte. Janë gjërat shumë të ngatër­rueme Nuk kam dal atë natë dhe kam shkuar të nesërmen. Por atë natë nuk kam fjet, doja ta sqaroja se çfarë ishte ajo gjë që ndodhi.
Image result for azem hajdari

Pas kaq shumë vitesh e keni sqaruar çfarë ishte ajo që ndodhi? Duke lidhur edhe ngjarjet të gjitha bashkë, pse mendoni se u vra Azem Hajdari?

Izet Haxhia: Pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kam qëndruar një javë në Shkodër dhe më pas kam shkuar në Tropojë. Aty kam patur rastin të takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam py­etur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe çfarë lidhje kisha unë me atë punë, që më thirrët. – “Të kërkoj falje unë, më tha. Nuk kam pas asnjë qëllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin”. Kjo është ajo që u betua ai para meje: “Unë po të kisha dash me e vra Azem Ha­jdarin, mund ta kisha bë. Gjatë kohës që ne kemi pritur këtë personin, s’ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qënë ai juristi i PD. Fatmira më tregoi se gjatë asaj kohe Azemi ka qënë në kafe aty. E kemi pa dhe po të kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi çudit kur ka ardh në drejtim tonë. Në kohë kur ka pa Azemin që vinte në drejtim të makinës, Fatmir ka pas një shprehje: – Po ky vjedullaku ça po don? Është një shprehje nga Tropoja për një njeri të shëndoshë. Azemi kur ka ardh drejt makinës, në njërën dorë ka qënë duke fol në telefon dhe në tjetrën mbante një pistoletë me silenciator. Shoqëruesi i tij, që ka qënë një djalë shumë i mirë dhe më ka ardh shumë keq, i ka ra xhamit të Jaho Salihit. Fatmiri ka dalë nga dera e pasme e makinës, ka qënë i veshur me uniformë, kanë qënë ato të ndërhyrjes së shpejtë. Nga mbrapa tij ka dalë edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siç duket ka pa pistoletën e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshëri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt një breshëri, është rrëzu në tokë dhe ka gjujt breshërinë e dytë mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qëllu mbi Zenel Nezën. Fatmiri tre­gonte se kur ka gjujt mbi këta të dy, ka pa një tytë automatiku dhe tyta ka qënë e shokut te tij Naim Çangu. Ai s’e ka parë dhe i ka dhënë një breshëri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokën dhe ka parë shoqëruesin e Azemit që mbante shtrënguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kështu, se ngaqë ata ishin të ngjitur trup për trup, dhe më duket ka pas një pistoletë beretë dhe ka futur mes tyre pistoletën dhe e ka qëllue atë. Pastaj me automatik i ka dhënë një breshëri edhe atij. Kjo është ajo historia. Biles Jaho tregonte se Fatmiri qe duke më vra dhe mu, se e ndjeva atë ngrohtësinë e plum­bave tek këmbët.
Image result for azem hajdari
Pse mendon se u gjend aty Azem Hajdari. E ka nxitur dikush apo e ka bërë me mendjen e tij?

Izet Haxhia: Tani të flasim të vërtetën. Kur unë kam shkue tek PD të nesërmen jam interesu me marr informacion. Kam pyt shumë persona, si ka mundësi që Azemi të dal para asaj makine me targa Vlore. Ç’nevoje kishte? Ka qënë një person me emrin Bujar Daja. E kujtoj që ai ishte shumë i tronditur atë ditë. Unë më tha, s’kam ditë asgjë. E vërtet që e kam bë telefonatën, dhe kam thënë që është një makinë e dyshimtë me targa Vlore, dhe telefonatën e kam bë në zyrën e Azemit. Në atë kohë sipas informacioneve, Azemi është thirr, nga Linda Ihsani, sekretarja e Berishës në zyrën e Berishës, më duket për të pa film­imet e mitingut që kishin bërë në Fier. Fisnik Sina (në atë kohe këshilltar i Azem Hajdarit) ka shku tek zyra e Sali Berishës, dhe i ka thënë se është një makinë me targa Vlore që dyshohet se ka bombë. Sala, ka thënë kështu: Azem dil e zgjidhe këtë çeshtje, se ti e zgjidh! Gjatë asaj ore ka ndodh kjo. Përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani.

Image result for azem hajdari

Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja­nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje? Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë.


Image result for azem hajdari

E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi. Duke zbrit shkallët e PD, ka kërku në telefon numrin e Ismet Jovanit, (pseudonimi Jovanovic) dhe mu ma thotë mendja kështu: Ismet Jovani ka qënë mik i ngushtë me Nehat Kullën. Nehati ngaqë ka qënë mik me Feriz Kërrnajën e këta, si duket Azemi atij i ka thënë që po qe se ke ndonjë njoftim? Edhe pse Azemi ka dash me bë figurë në sy të Berishës që dal unë e zgjidh çështjen, ai ka dyshu ka dash me marr masa, me kuptu diçka. Është një supozim. Duhet të pyetet ky person se çfarë ka bisedu Azemi me të. Ky është njeriu i fundit me të cilin ka fol Azem Hajdari. Mua ma merr mendjen që ka pyet: A kanë ardh Haklajt në Tiranë? Se e kishte atë frikën, jo atentati që i pat ndodh…Mua ma merr mendja që kjo vrasje ashtu si u gjenda unë rastësisht i përfshirë, edhe kjo ishtë diçka rastësore. Sepse Fatmir Haklaj nuk ka patur nevojë të më gënjejë. Jo se e kanë dash Azemin, mendoj që do kenë dasht edhe me e vra, por atë ditë nuk ka qënë e paramen­duar, ka qënë e rastësishme. Unë jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha­jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar. Edhe është e vërteta e madhe që s’mund ta mohojë askush që Sali Berisha e ka pa kur ka marrë plumbat Azem Hajdari.


ryka: Izet Haxhia gënjen, vrau
Azemin...bashkë me Berishën

Historia e familjes Tropojane Haklaj

Denohet i fundmit i Haklajve. Historia e familjes Tropojane e njohur per armiqesine me Sali Berishen
Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, iu deshën 25 seanca gjyqësore për t'u bindur se i pandehuri në mungesë Hamdi Haklaj, që tashmë ka fituar azilin politik në Suedi, është fajtor për tre vrasje të kryera në rrethin e Tropojës për "hasmëri". Ishte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, të cilët pasi shqyrtuan dosjen penale të ardhur nga Tropoja për t'u gjykuar në kryeqytet për arsye sigurie, vendosi që të deklarojë fajtorë të pandehurin Haklaj për akuzën e "vrasjes me paramendim" ndaj tre shtetasve, vëllezërve Demaj dhe Hoxhës. Për kryerjen e këtyre krimeve, sipas gjykatës, për të pandehurin Haklaj jepet dënimi maksimal ai i "burgimit të përjetshëm", por për shkak të shqyrtimit të çështjes në aplikim të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie.

Këtë masë dënimi, sipas vendimit të togave të zeza, e ka kërkuar edhe vetë prokurori i çështjes i ardhur nga Tropoja, i cili për të provuar akuzat ndaj të pandehurit në mungesë kishte urdhëruar zhvarrimin pas 18 viteve të dy vëllezërve Demaj, të cilët janë ekzekutuar më 7 gusht 1993. Ndërsa, përfaqësuesi i mbrojtjes, në parashtrimin e pretendimeve të tija mbrojtëse, kërkoi nga gjykata që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për shkak të mungesës së provave. Treshja gjykuese, pasi dëgjoi palët, vendosi që i pandehuri tashmë 73-vjeçar Hamdi Haklaj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet përfundimisht me 25 vite burg.

Hamdi Haklaj është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Në familjen Haklaj, i pandehuri është djali i madh i Muharrem Haklajt, i cili në janar të vitit 2008 fitoi statusin e azilantit politik në Suedi për shkak vrasjeve dhe hasmërive që kanë në Shqipëri. Vendimi për këtë status, është marrë nga Gjykata e Goteborgut në Suedi. Sipas këtij vendimi, autoritetet e drejtësisë suedeze argumentojnë faktin se e kaluara e hidhur e Hamdi Haklajt (dhe familjes së tij), si dhe akuzat e shumta politike të hedhura në drejtim të tij dhe familjes janë arsye të forta që dëshmojnë se drejtësia shqiptare, nuk mund ta gjykojë në mënyrë të paanshme të pandehurin Haklaj, për të cilin shteti shqiptar kërkoi ekstradimin.

1-Berisha-Haklaj, ja teksti i audio-kasetës që ndezi hasmërinë

Incidenti më i rëndë mes Berishës dhe Haklajve ka ndodhur më 22 qershor 1997. Prej kësaj date për 10 vjet rresht Sali Berisha nuk shkeli më në Tropojë. Pas çdo ngjarje të rëndë në Tropojë lideri i opozitës fajësonte Haklajt dhe njerëzit e tyre. Ndërsa për Haklajt, pas çdo familjari apo të afërmi të vrarë, qëndronin njerëzit e Berishës.

Fatmir Haklaj botoi në një të përditshme një letër të hapur për akuzat e bëra ndaj tij nga opozita dhe lideri i saj Berisha. Haklaj fajësoi Berishën se ishte urdhëruesi i atentateve ndaj tij dhe vëllezërve të vrarë. Ai e akuzoi ish-presidentin se ishte përgjegjës dhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Prova ku Fatmir Haklaj mbështeste akuzat e tij ishte një kasetë e rregjistruar pikërisht gjatë mitingut të PD-së më 22 qershor 1997 në Bajram Curri.

Një ditë para këtij mitingu mbeti i vrarë ndihmësgjyqtari Sokol Haklaj, djali i xhaxhait i Fatmirit. Përpara se të niste mitingu në sheshin „Kosova" të Bajram Currit, ku pritej prezantimi i dy kandidatëve të PD-së për Tropojën, liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe Xhevdet Mehmetit, ndodhi një incident që e acaroi sëtepërmi situatën. Vëllai i vogël Haklajve, Ylli, qëlloi me kallashnikov impiantin e fonisë nga ku do të fliste presidenti Berisha, duke e nxjerrë atë krejtësisht jashtë përdorimit. Presidenti Berisha hyri në Bajram Curri me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga dhjetëra trupa të Gardës dhe mbështetës të PD-së.

KASETA

Gjatë fjalimit të tij pati një tjetër incident, këtë radhë me Shkëlqim Haklajn, i cili lëshoi drejt Berishës sharje dhe fyerje personale. Gjatë këtyre momenteve fjala e Berishës është ndërprerë disa herë dhe në kasetën e rregjistruar dëgjohet biseda e tij me shoqëruesit. Presidenti është irrituar sëtepërmi kur ka parë një reagim të tillë ndaj vizitës së tij pikërisht në vendlindje, në Tropojë. Këtë kasetë, Fatmir Haklaj e ka shtënë në dorë nga persona të stafit të presidencës gjatë kohës që erdhën në pushtet socialistët. Fatmiri bëri lidhjen mes fjalëve të Berishës në mitingun e 22 qershorit 1997, ku dëgjohet që ai kërkon patjetër arrestimin e Shkëlqim Haklajt nga Garda e Republikës si dhe vrasjes së 5 janarit 1998, në Qafë Luzhës, ku mbeti i vrarë në pritë, pikërisht Shkëlqimi. Kjo kasetë i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme nga plaku i Haklajve, Muharrem Haklaj. Madje një kopje të saj e ka marrë dhe prokurorja norvegjeze e çështjes „Hajdari", Siri Frigard. Prokuroria nuk ka hetuar kurrë nëse kjo kasetë përbën një provë ligjore apo nëse biseda që dëgjohet në të, shërbeu më pas si zanafilla e asaj që sot quhet „Dosja Tropoja".

Kaseta e inçizuar me fjalën që presidenti Berisha mbajti në Bajram Curri më 22 qershor 1997, ra në duart e Fatmir Haklajt në rrethana ende të pasqaruara. Në kasetë dëgjohet disa që presidenti u jep urdhër shoqëruesve të tij të arrestojnë patjetër një person që nuk përcaktohet me emër. Por të gjithë pjesëmarrësit në këtë miting e mbajnë mend shumë mirë se gjatë fjalës së Berishës, Shkëlqim Haklaj i është kundërpërgjigjur duke e sharë vazhdimisht personalisht. Trupat e Gardës nuk mundën ta arrestonin Haklajn atë ditë, por ai u vra gjashtë muaj më vonë në një pritë të organizuar në Qafën e Luzhës, duke u kthyer në zanafilla e tragjedisë që përgjaku Tropojën. Më poshtë po botojmë të plotë transkiptimin e fjalimit të Berishës. Gjatë fjalimit Shkëlqim Haklaj, ia ndërpret fjalën vazhdimisht dhe e shan. Për këtë arsye mes fjalimit, Berisha shkëputet herë pas here dhe u flet truprojave..

"Ju falenderoj dhe ju jap fjalën se më datën 29(qershor 1997) e mbrapa, bandat dhe banditët, kriminelët dhe fundrrinat do të marrin vendin që u përket...
Do t'i them dy fjalë atij deputetit socialist. Në qoftë se mendon se do të marrë vota me kriminelë, jap fjalën para jush, se s'do ta gëzojë asnjë ditë, asnjë ditë, asnjë ditë!

Ju të jeni të sigurtë se ne do fitojmë, se ne do rivendosim Shqipërinë atje ku është. Le të qëllojnë sot, edhe tetë ditë kanë afat, edhe tetë ditë. Pas tetë ditësh kanë fundin e turpit, fundin e historisë, fundrrina siç janë.... "Merrni masa për atë që u thashë. E dua me vete atë unë, e dua me vete atë unë. Ai do vijë direkt me ne ..." - urdhëron Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës për Shkëlqim Haklajn, që nuk ndalon së shari Berishën.

Vëllezër e motra... "Merr Saliun, me të gjithë tani. Unë e dua, e dua të gjallë atë unë" - urdhëron serish Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës.
Vëllezër dhe motra, 29 qershori do të ndajë Shqipërinë nga rrebelimi, do të ndajë Shqipërinë nga e shkuara, do të rivendosë demokracinë, do të vendos dinjitetin, do të vendosë integritetin, do të vendosë unitetin kombëtar.

Tropojas, tropojas, Fatos Nano dhe Din Selimi ju vinë juve me horra, por ne do tju tregojmë vendin të gjithëve. Ju jap fjalën e nderit, do marrin vendin që meritojnë... Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnje votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. "Nisi njerëzit ëëë. Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë" - urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe Shkëlqim Haklajt i janë bashkuar dhe 4-5 persona të tjerë që shajnë bashkë me të Berishën nga salla).

Vëllezër dhe motra, unë kam ardh sot te ju për të paraqit Xhevdet Mehmetin, një nga demokratët e parë të Partisë Demokratike në Tropojë. Une jap fjalën se, unë jap fjalën se të dy deputetët tuaj do të punojnë pa u lodhur për të realizue të gjithë projektet që u ndërprenë nga rrebelimi në Tropojë. Para sëgjithash për të zhdukur bandat e ndyra, hajdutë e banditë, terroristë të shitur te sërbi. Dhe pastaj do të sjellim te ju energjinë elektrike, shkollat dhe të gjitha. Rendin e çfarë ju nevojitet ju. Edhe njëherë, edhe njëherë ju falenderoj nga zemra për këtë pritje madhështore...etj

Pas këtij mitingu ish-presidenti Berisha, tani kryeministër i Shqipërisë, nuk ka shkuar më në Tropojë për 10 vite rresht.

2-28 nëntori i 2000 në Tropojë dhe ndalimi i Berishës

Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që i ishte bërë opozitës sipas Berishës në zgjedhjet për pushtetin vendorë. Përveç trupave të policisë vendase, atë ditë në Bajram Curri ndodheshin dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Kukësit, që morën detyrë të siguronin godinën e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit. Protestuesit pasi bën një xhiro në shëtitoren kryesore të qytetit, iu drejtuan godinës së gjykatës dhe prokurorisë. Ata kërkuan largimin e forcave të FNSH-së nga Tropoja. Të vënë nën presion, trupat e FNSH-së nuk bën asnjë përpjekje për tu përballur me turmën, nga radhët e së cilës u shfaqen një grup personash të armatosur që hapën zjarr mbi muret e godinës. Brenda pak minutash trupat e FNSH-së i zuri paniku. Për të shpëtuar kokën nga breshëritë e armëve që godisnin muret e gjykatës, ata u detyruan të linin objektin në mëshirë të fatit dhe të shpërndaheshin pa nam e nishan nëpër banesat e qytetarëve.

Shefi i komisariatit të Tropojës Ali Gjoni nuk mund tu vinte në ndihmë, për shkak se ishte njoftuar që pasi të pushtohej gjykata, personat e armatosur do mësynin drejt komisariatit. Në të vërtetë ashtu ndodhi.

Dhjetëra militantë të opozitës u përdorën si një mburojë njerëzore nga personat e armatosur për tiu afruar sa më shumë të ishte e mundur godinës së policisë. Pjesa dërrmuese e efektivit të policisë, kur mësuan se çfarë pritej të ndodhte, braktisën detyrën. Një përfaqësi e protestuesve kontaktoi më drejtuesit e komisariatit duke u kërkuar atyre lirimin e të burgosurve politikë. Në të vërtetë në qelitë e paraburgimit të Tropojës kishte vetëm të burgosur ordinerë dhe vrasës të rrezikshëm. Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, policia u detyrua ti lironte të gjithë të paraburgosurit, pavarsisht motivit për të cilin ishin arrestuar. Mes tyre ishte dhe Pëllumb Ndrevata, një personazh që kreu një seri vrasjesh pas lirimit më 28 nëntor 2000, deri sa u ekzekutua në vitin 2006.

Pasi korrën fitoren e parë, negociatorët e protestuesve u rikthyen serish në komisariat duke kërkuar që policia ta braktiste objektin, në të kundërt do të sulmohej me mitrolozë dhe armë kundërtanke. Kur hasën në rezistencën e drejtuesve të policisë, personat e armatosur, hapën zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Përballja mes të dy palëve ishte e ashpër. Personat e armatosur u pozicionuan në disa pallate dykatëshe që ndodhen përballë komisariatit. Një grup prej tyre sulmoi me zjarr hyrjen e komisariatit ku qëndronte oficeri i rojës. Drejtuesit e komisariatit dhe disa efektivë të policisë që vendosën të mos e lëshonin objektin, u kundërpërgjigjen duke hapur zjarr në ajër e më pas edhe mbi pozicionet nga qëlloheshin me armë automatike. Kur e panë se komisariati nuk po dorëzohej, personat e armatosur u detyruan të përdornin edhe armë kundërtanke mbi godinën e policisë. Disa prej tyre mundën të futeshin dy herë deri në shkallët e katit të dytë të godinës, por u sprapsën nga policia duke patur dhe të plagosur.

Syl Lusha, njëri nga personat e akuzuar për trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, mbeti i vrarë në hyrje të komisariatit, sapo kaloi zyrën e informacionit. Pas tij pati dhe të paktën 4 të plagosur nga radhët e personave të armatosur që sulmuan komisariatin. Në momentet më kritike, shefit të komisariatit Ali Gjoni, i erdhi një telefonatë me numër fiks nga Hamdi Haklaj. Hamdiu i tha komisarit të Tropojës se nëse kishte nevojë për ndihmë, ai ishte gati të zbriste me njerëzit e tij nga Kërnaja. Por Gjoni u shpreh se po e përballonte situatën, dhe nëse e shihte keq punën do ti drejtohej Haklajve për ndihmë. Rezistenca e trupave të policisë që kishin mbetur brenda objektit dhe përhapja e lajmit se në ndihmë të komisariatit ishte nisur Hamdi Haklaj dhe njerëzit e tij, ndikuan në uljen e moralit te autorët e sulmit. Rreth orës 15.00 të 28 nëntorit, ata u detyruan të tërhiqen pa e pushtuar komisariatin.

Deklaratat e kryeministrit Meta dhe shoqërimi i Berishës në Komisariat

Në Tiranë, kryeministri Meta akuzoi liderin e opozitës Berisha dhe mbështetësit e tij në Tropojë, se kishin tentuar të kryenin një grusht shteti të armatosur për të rrëzuar me forcë qeverinë socialiste. Meta tha se personat që sulmuan komisariatin e Tropojës do të ndëshkoheshin, ndërsa siguroi policinë lokale se po i niste menjëherë përforcime. SHIK-u paraqiti informacione se grushti i shtetit i 28 nëntorit kishte dështuar. Sipas shërbimit inteligjent shqiptar, organizatorët e grushtit të shtetit kishin planifikuar të merrnin sëpari institucionet kryesore dhe komisariatin e Tropojës, nëpërmjet një grupi personash të armatosur. Më pas duke shfrytëzuar efektin domino, të pushtonin njëri pas tjetrit të gjitha komisariatet, nga veriu drejt kryeqytetit. Rezistenca e komisariatit të Bajram Currit bëri që ky plan të dështonte. Opozita dhe lideri i saj Berisha, akuzuan policinë e Tropojës dhe qeverinë Meta se përdorën armë zjarri dhe granata luftarake mbi protestuesit dhe militantët e Partisë Demokratike në Bajram Curri. Kryeministri Meta u cilësua si fashist, ndërsa viktimat e 28 nëntorit në Tropojë u shpallën Martirë të Demokracisë.

Shefi i Partisë Demokratike nuk harroi të akuzonte as këtë radhë Haklajt dhe njerëzit e tyre. Në një njoftim të botuar në mediat e kontrolluara nga PD pas ngjarjes, më datë 2 dhjetor 2000, thuhej se në bandën që u thirr në mbrojtje të komisariatit të Bajram Currit ishin Hamdi e Ylli Haklaj, miku i tyre Petrit Braha, Zeqir Braha etj. Në të njoftim thuhej se "Ylli Haklaj, vëllai i vrasësit të Deputetit Demokrat Azem Hajdari, ishte parë i armatosur mbi autoblindat e policisë duke lëvizur në rrugët e Bajram Currit". Haklajt nuk e pranuan këtë akuzë, por s'e fshehën faktin se u treguan të gatshëm ti ofronin ndihmë policisë së Tropojës.
Po atë mbrëmje, forcat speciale shoqëruan për disa orë në ambjentet e izolimit të policisë së Tiranës, liderin e opozitës Sali Berisha. Nëpërmjet këtij veprimi, kryeministri socialist Ilir Meta, i dha një mesazh të fortë rivalit të tij politik. Por pavarsisht hetimeve dhe procesit gjyqësor për këtë ngjarje, organizatorët dhe personat përgjegjës nuk u ndëshkuan.

3 TAKIMI

Paraditen e 2 shtatorit 1998, Muharrem Haklaj kishte ardhur në Tiranë për punët e veta. Azem Hajdari ndodhej në zyrë, kur u njoftua nga një bashkëpunëtor i tij, se Muharrem Haklajn e kishin parë pranë godinës së PD-së. Ai vendosi të shfrytëzonte këtë rast për ta takuar plakun e Haklajve. Një i njohur i Azemit, ish-shefi i SHIK-ut në Tropojë gjatë qeverisjes së PD-së, u dërgua prej tij për ta ftuar plakun e Haklajve ta takonte në godinën e Partisë Demokratike. Muharrem Haklaj nuk e refuzoi ftesën, përkundrazi u ngjit në zyrën e Azemit, në katin e dytë të godinës së PD-së. Takimi u zhvillua kokë për kokë pa prezencën e askujt tjetër. Por, ngjitja e plakut të Haklajve në zyrat e PD-së, nga ku djemtë e tij ishin akuzuar për shumë ngjarje të rënda krijoi padyshim një habi dhe kureshtje të madhe. Biseda mbeti e panjohur deri në vitin 2000, kur Muharrem Haklaj e bëri publike për median. Sipas plakut të Haklajve, Azemi e kishte sqaruar në lidhje me vrasjen e djalit, Shkëlqimit në Qafën e Luzhës. "Unë nuk kam gisht në vrasjen e djalit tënd. Ai është vrarë prej këtu", i ka thënë deputeti Hajdari, Muharrem Haklajt. 10 ditë më vonë Azem Hajdari u vra.

BERISHA

Shefi i opozitës Sali Berisha doli në një konferencë shtypi vetëm pak minuta pas atentatit. ndaj Azem Hajdarit. Ai akuzoi për autorësinë e krimit struktura shtetërore të qeverisë Nano, dhe direkt me emër shefin e rendit të Tropojës Jaho Salihi. Nuk dihet se për çfarë arsye Berisha vendosi të etiketonte Jahon me mbiemrin Salihi dhe jo me mbiemrin e tij, Mulosmani. Berisha nuk e përmendi fare vrasësin e vërtetë, Fatmir Haklaj dhe nuk do ta bënte një gjë të tillë publikisht asnjëherë deri në momentin që ai u vra një vit më vonë.

14 SHTATORI

Jo më pak i informuar për vrasësit e vërtetë të Hajdarit, ishte dhe shefi i opozitës, Berisha. Por, ai e shfrytëzoi politikisht ngjarjen për të asgjesuar kundërshtarët e tij socialistë. Funerali i Hajdarit ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria, u kthye në një revoltë, pas së cilës një mëndje e etur për pushtet, kishte ideuar një grusht shteti të armatosur. Arkivoli i Hajdarit u çua përpara kryeministrisë, dhe më të në duar turma e irrituar pushtoi dhe dogji brenda pak minutash të gjitha institucionet më të rëndësishme të shtetit. Qeveria socialiste doli krejtësisht jashtë funksionit. Ndërsa kryeministri Nano, për të shpëtuar kokën e kaloi kufirin shtetëror drejt Maqedonisë, përpara se arkivolin e Azemit tia sillnin te zyra e tij. Tanket e Gardës së Republikës që u nxorrën për të trembur militantët e armatosur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", u morën pa as më të voglën rezistencë, sikur të ishin pajtona me kuaj.

Marrja e godinës së Radio-Televizionit Shtetëror nga njerëz të armatosur dhe shfaqja në ekranin e tij e disa eksponentëve të opozitës që deklaronin se qeveria Nano ishte përmbysur, e kompletoi kuadrin e një grushti shteti. Kamerat e disa televizioneve private që e transmetonin drejtpërdrejt atë që po ndodhte, fiksuan në objektivin e tyre kush ishin organizatorët që orientonin personat e armatosur të qëllonin mbi kryeministrinë dhe Kuvendin. Pjesa më e madhe e tyre ishin eksponentë të njohur për publikun, si ish-truproja apo mbështetës të flaktë të liderit të opozitës. Një tjetër detaj jo i parëndësishëm, ishte fakti se mes turmës u panë dhe persona me uniforma të UÇK-së. Pas ngjarjes u identifikuan se ishin rekrutë të njësive ushtarake të FARK-ut, (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) që financoheshin nga kryeministri i qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, një aleat i deklaruar i Berishës.

Në momentet që militantët e opozitës po festonin përmbysjen e qeverisë Nano, u desh ndërhyrja diplomatike e pothuaj të gjitha shteteve perëndimore që kishin ambasada në Tiranë, për të rikthyer normalitetin. Mjaftoi një urdhër verbal që militantët e armatosur të opozitës të lëshonin institucionet e pushtuara dhe të largoheshin si me sustë nga rrugët e Tiranës.

HAMDI HAKLAJ MESAZH BERISHËS, I VRET MIKUN

Emri i Hamdi Haklajt gati ishte harruar fare deri më 10 qershor 2004, kur ai u rishfaq serish për të treguar se ishte ende gjallë. Vëllai i madh i Haklajve, Hamdiu, u hakmorr për vrasjen e vëllait të vogël të tij, Ylli Haklajt. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Qafa e Rumikut, pranë lagjes Hoxhaj të fshatit Kërnajë. Viktimë e kësaj prite ishte Ram Hasan Hoxha, ndërkohë që u plagos rëndë me një plumb në kokë, mbesa e tij, Fatmira Zenel Hoxha, e cila vdiq tre ditë më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Disa orë më vonë u shpall në kërkim Hamdi Haklaj. Ram Hoxha kishte lidhje farefisnore me Rasim Lumneshin, i ekzekutuar gjatë atentatit të kryer nga motra e vogël e Haklajve. Me vrasjen e Hoxhës, Hamdiu i kishte çuar një mesazh ish-presidentit Berisha, pasi viktima ishte njëkohësisht dhe mik i familjes së tij. Qysh nga kjo ngjarje silueta e Hamdi Haklajt nuk u shfaq më, deri më 12 mars 2007 kur u arrestua nga agjentët e Interpolit në Goteborg të Suedisë. Urdhëri i arrestit në mungesë për Hamdiun, u lëshua nga gjykata vetëm më 17 maj 2005, gati një vit pas vrasjes së Qafës së Rumikut. Drejtësia suedeze ka refuzuar kërkesën për ekstradim të Hamdi Haklajt të bërë nga shteti shqiptar me motivin se atij i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe, sepse është akuzuar politikisht pa u cilësuar fajtor nga gjykata.

KËRCËNIMI

Ndërrimi i pushtetit më 3 korrik 2005 dhe ardhja në krye të vendit e opozitës që drejtohej nga ish-presidenti Berisha, u kthye në një ogur të keq për të mbijetuarët e Haklajve. Muharrem Haklaj e kishte akuzuar vazhdimisht Berishën si njeriun që qëndronte pas komandove vrasëse të djemëve të tij.

Më 19 shtator 2005, vetëm katër ditë pasi qeveria Berisha bëri betimin para presidentit Alfred Moisiu, Muharrem Haklaj nxitoi të merrte arratinë për tu larguar sëbashku me familjen nga kulla e fortifikuar në fshatin Kërnajë të Tropojës. Pavarsisht moshës së thyer, afër të 80-tave dhe sëmundjes së bashkëshortes së tij, plaku i Haklajve mori nipat dhe mbesat jetimë të djemëve të tij të vrarë dhe iku një orë e më parë prej Shqipërisë. Ai e motivoi këtë largim, të detyruar, për ti mbijetuar eleminimit fizik që i kërcënohej jo vetëm atij por dhe fëmijëve të familjes.

Ngjarjet që rrodhën pas largimit të Haklajve nga Shqipëria i dhanë plotësisht të drejtë për zgjidhjen që kishte bërë. Plaku i familjes Haklaj tha për median se u largua menjëherë pas formimit të qeverisë Berisha në messhtatorin e vitit 2005. "E dija se çfarë më priste, jo vetëm mua për të gjithë, deri dhe nipat e mbesat e vogla, jetimët e djemëve të vrarë. Duke mos parë rrugëzgjidhje tjetër, vendosa ta braktisja kullën në pleqëri".

Vrasjet dhe eksodi biblik që mbylli kullën e Haklajve në Tropojë



Dukagjin HATA


Një udhëtim drejt Kërrnajës, ku fisi Haklaj mbajti gjallë luftën e ndezur për liri e dinjitet shoqëror, i ngjet një udhëtimi drejt legjendave të vjetra e të reja. Kulla e fortë që ushqeu me besë e burrëri bisedat në odat e burrave të fortë, brez pas brezi, tani është një rrënojë. Rrënojë janë të gjitha shtëpitë dhe kullat e Haklajve në Kërrnajë, ku nuk dëgjohet më as zë fëmije, as fjalë burri. Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historike. Në këtë vis të Eposit të Kreshnikëve, duket sikur në ajër dëgjohet vaji tragjik i Ajkunës, për djemtë e vrarë të Haklajve, për ikjen e trishtë të burrave, grave e fëmijëve nga vendbanimi tyre stërgjyshor. Janë me dhjetëra e qindra ikje, fate të ikura e të kryqëzuara në Golgotën e një kohe të pakuptimtë, ku nuk ka asnjë alibi. I fundit që iku nga Kërrnaja ishte Gramoz Haklaj, 37 vjeç, nën presionin e gjaksve të panjohur, që endin në terr krimet e paralajmëruara ndaj derës së fortë të Haklajve. Me 30 janar 2013, në Laprakë, teksa udhëtonte me makinën e tij së bashku me nusen dhe djalin 11 muajsh, një person i maskuar, identeti i të cilit nuk është zbardhur ende nga policia, ka tentuar ekzekutimin e tij, duke qëlluar disa herë me breshëri plumbash në drejtim të tij.


Pas kësaj, presionet ndaj Gramozit janë rritur, si dhe ndaj vëllezërve të tij, veçanërisht ndaj Jot Haklajt, një biznesmen i njohur në Tiranë. Ngjarja iu kalua nga komisariati numër tre prokurorisë, por fijet e misterit e mbështjellin atë, si të gjitha vrasjet dhe tentativat për vrasje ndaj Haklajve, për të cilat nuk ka ende asnjë autor. Kërrnaja e braktisur, ku dera e Haklajve mbante kryet e vendit, ka një pamje të trishtë, gati rrënqethëse. Sot anëtarët e mbetur gjallë të derës së Haklajve janë shpërndarë në të gjithë botën, nga Greqia, Italia, Franca, Gjermania, Suedia, Anglia e deri në Australinë e largët. Është një eksod gati biblik, i paparë e i padëgjuar në këtë cep të Ballkanit, ku krimi dhe gjakmarrja bëjnë kërdinë, ndërkohë që politika, në vend që të shuajë urat e zjarrit të mërive e hakmarrjeve, iu fryn atyre. Mbi 150 vrasje, me qindra grabitje apo atentate që kanë shkaktuar plagosje dhe gjymtime në rrethin e Tropojës, janë pa asnjë autor dhe mbajnë peng një histori të keqkuptuar. Mbi 30 sulme, të cilat kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe të plagosur janë mbi shpinën e një familjeje, saga e të cilës përmban një “Kuti Pandore” të pazbuluar. Saga e fisit Haklaj në Tropojë është ende mister, pasi asnjë vrasje nuk është zbuluar, asnjë autor i arrestuar apo i hetuar. Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha, e cila brez pas brezi ka ndezur pishtarë qëndrese për komb e flamur dhe ka vënë gurë kilometrikë në kujtesën kombëtare. Dera e Haklajve ka dhënë katër dëshmorë për atdheun: Shpend Zeqir Haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Ismail Plak haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Man Arif Haklaj, dëshmor i Atdheut dhe Rustem Sadri Haklaj, dëshmor i Atdheut. Të parët e Haklajve kanë luftuar me armë në dorë kundër turqve e serbëve, ndërsa gjatë luftës në Kosovë, dera e tyre ka qenë një bazë e fuqishme e luftës dhe strehuese e qindra kosovarëve, të ikur nga flakët e spastrimit më të egër etnik të kryer ndonjëherë në Gadishullin e vjetër. Por në vend të kurorës së merituar, shteti dhe shoqëria jonë e traumatizuar gjatë këtij tranzicioni të vrazhdë, iu ka ofruar dhunë, djegie, kërcënime, vrasje, të cilat, siç e thamë, ende nuk kanë qoftë dhe një autor të vetëm.


Pas maratonës së gjatë të vrasjeve mafioze, indiferenca e shtetit shqiptar dhe mungesa e drejtësisë bëri që gjakrat të nxeheshin më shumë dhe gjithçka ta merrte në dorë vetëgjyqësia. Në vend të veprimit të institucioneve ka ndodhur braktisja e madhe, ikja masive e Haklajve, nën kërcënimin e gjaksve të mbështjellë me hije frike e mister. E vështron këtë peizazh të shkretë, shtëpitë e kullta të rrënuara, dritat të fikura, barin dhe ferrat që kanë pushtuar mjedisin dikur aq të bukur e sharmant, dhe të kaplon dhimbja. Kërrnaja të kujton të kujton përmbytjen e madhe biblike të Noes, veçse kjo këtu nuk ka ndodhur nga mëria e Zotave, por nga primitivizmi politik, që ushqen rrënjët e së keqes, ushqen frymën e vëllavrasjes, krimit dhe vdekjes. Kohët e turbullta dhe politika pisqollë janë të përkohshme, edhe pse kushtojnë shumë në kandarin e dhimbjes. E përjetshme është historia e Kërrnajës, historia e Haklajve, historia e dyerve dhe fiseve të shqiptarisë, që do të rilindin si feniksi, në kohë më të mira për kombin dhe historinë tonë.


Seriali i vrasjeve, nisja nga 16 qershori i vitit 1997


Vrasja e parë e regjistruar nga policia është ajo e ndodhur më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në rrethin e Skraparit. Pas saj, renditen edhe dhjetëra vrasje të tjera që kanë lidhje me fisin e Haklajve të Tropojës, por drejtësia ka heshtur; politika gjithashtu; duket se hija e kobshme e politikës ka endur rrjetën e një merimange të helmatisur krimi, që iu ka kushtuar aq shumë jetë njerëzore Haklajve.


Ndërsa gjithçka nisi me vrasjen e Sokol Haklajt, natyrisht që nuk mund të mbetej me kaq. Hijet e keqbërjes, të nxitur nga tritolpolitika do t’i jepnin start maratonës së vrasjeve, duke u shndërruar kështu në fisin e vetëm në Shqipëri me numrin më të madh të hasmërive. Në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Pas kësaj iu vjen radha një nga një pothuajse të gjithë djemve të familjes së Muharrem Haklajt. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, ndërsa plagoset rëndë Fatmir Haklaj.
Die Grafik "http://frasher.beepworld.de/files/permendorrjailiri.bmp" kann nicht angezeigt werden, weil sie Fehler enthält.

Në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm gjashtë muaj më pas do të ekzekutohej edhe Fatmir Haklaj, djali tjetër i familjes, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Vrasja e Cen Haklajt, trainerit të apasionuar të ekipit të basketbollit “Valbona”, njeri i urtë e korrekt, me një pasion të madh për sportin, tek po shkonte me një top në dorë në stërvitjen e radhës së ekipit të tij të dashur, ishte një vrasje makabre, pa asnjë “alibi”.


Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi, Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela.

Lexoni:

http://shllapashtica.beepworld.de/asyla.htm

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e III ORGANIZATA “BASHKIMI SHQIPTAR” ORGANIZATA E PARË DEMOKRATIKE MBAS LUFTËS....


HAPNI  36 DOSJE





MARK ÇUNI

(1920 – 1946)

■“... Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990” fq. 36, 1993.

Këte e verteton dhe z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku nder tjera thotë:
“Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona... Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”…

■Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Përendimore…
Mark Çuni ishte nga fshati Bushat i Shkodres, u pushkatue në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Ai e formoi këte Organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferencës së Jaltës”,  pikrisht kur Enver Hoxha, kerkonte me rrejtë e  me mashtrue në Shkoder, si gjithmonë, me anen e agjentit stalinist  Sejfullah Maleshova, per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipëri të Lirë e të Pavarur”, atëherë kur, thundrat e sllavokomunistëve barbarë Tito dhe Stalin, kishin fillue me zhytë në gjak e terror mbarë Popullin Shqiptar. Sejfullah Maleshova kerkoi me u takue me At Gjon Shllakun, per me i mbushë mendjen me formue një “Parti Demokristjane”... Falë nderhymjes së At Mati Prennushit, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë tek Imz. Gasper Thaçi, që ishte aso kohe Argjipeshkëv i Shkodres, dhe pengohet mashtrimi i At Gjon Shllakut O.F.M., nga  agjenti Sejfullah Maleshova, i cili ishte dergue nga Enver Hoxha për atë qellim.

■Dosjet vertetojnë se At Gjon Shllaku nuk ishte në asnjë parti dhe organizatë asnjëherë!

1945  DOSJA E MARK ÇUNIT:

■MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER, NË VITIN 1945!

■Ai deklaron para gjyqit që po zhvillohej në Shkoder nga data 31 Janar 1946:

“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë… 

Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë… Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba… 

Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue… 

Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë. Faji bie mbi mue…” (Arkivi i Min. P.Mbrendshme, Tiranë 1998)

■Sigurimi i Shtetit akuzoi si pjesëmarrës në këte Organizatë këta persona:

1.         At Giovani Antonio Fausti  S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
2.         At Daniel Llesh Dajani  S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
3.         Mark Ndoc Çuni,  vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
4.         At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
5.         Gjergj Vat Bici,  vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
6.         Gjon Prenk Shllaku,  vjeç 22, nga Shkodra.
7.         Ndoc Gjelosh Vata,  vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
8.         Preng Llesh Lezaj,  vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
9.         Pjetër Gjok Ejlli,  vjeç 20,  nga Beltoja, Shkodër.
10.        Andro Lubo Petroviq,  vjeç 32, nga Shkodra.
11.        Ernest Gjok Dema,  vjeç 26, nga Shkodra.
12.        Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.   
13.        Luigj Ndoc Kçira,  vjeç 20, nga Shkodra.
14.        14. Prof. Gjelosh Lul Marku,  vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
15.        Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
16.        Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
17.        Nino Zef  Kurti,  vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
18.        Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
19.        Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
20.       Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegërt i Kaçulinit në Shkodër.
21.        Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
22.       Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
23.       Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
24.       Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
25.       Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
26.       Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
27.       Jakë Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
28.       Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
29.       Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
30.       Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
31.        Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
32.       Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
33.       Ndoc Rrok Jaku,  vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
34.       Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
35.       Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjë.
36.       Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

■Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje:

Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946, (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë):
“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:

1.         P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,
2.         P. Daniel Dajani nga Shkodra,
3.         P. Gjon Shllaku nga Shkodra,
4.         Mark Ndoc Çuni nga Bushati,
5.         Qerim Sadik Myftari  nga Vuthaj, Guci,
6.         Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.

Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të përjetëshëm.
Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

■“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

1.         Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!”

2.         Patër Danjel Dajani: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef  Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.”

3.         Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!”

4.         Patër Gjon Shllaku: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”

5.         Mark Çuni: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti  Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!”

6.         Qerim Sadiku: “I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!”

Prokurori  Ushtarak  (Tonin Miloti) d.v.”

■Me daten 3 Korrik 1946, Gjykata Ushtarake Shkoder njoftohet: “Aprovohet ndeshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni daten e ekzekutimit e vullnetin e tij të fundit. 
Nenshkruen Frederik Nosi d.v.

■Nuk shenohet se: Frano Mirakaj nuk pranoi me nenshkrue bashkpunim me sigurimin.

■Në lidhje me këte “Dosje” u mbyt në hetuesi Av. Muzafer Pipa dhe Prof. Kolë Prela... Pasuen... Av. Paulin Pali, Kolec Deda, Simon Darragjati e sa intelektualë Shkodranë!
***

■Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue plotsisht. Prandej, sherbëtori tradhëtar E. Hoxha, me daten 1 korrik 1946, u dekorue “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot “atje ku asht”! Po, ky tiran nuk asht i vetmi që u dekorue per Gjenocid!
■Kulmi po shembej... E, Thëmelet, u mbyten në gjak!.. Këte sjellë prap “rilindja”!


Melbourne, Mars 2016.


Image result for MARK ÇUNI

(Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.

Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.

Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.

Në vitin 1991, në muajin janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...