Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

Nga Flori Bruqi: Artan Mulaj “Dashuri në Kosovë”, romani për Majën dhe Drilonin nën kolerën e luftës në Kosovë























Artan Mullaj ka lindur në qytetin e Korçës. Në vitin 1991 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si inxhinier elektrik për energjetikën. Në vitin 1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkurroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin “KARAPIPERIOS” të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.


 Në vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni. Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të tilla të rëndësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut. Në të njëjtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme shqiptare dhe evropiane. 
To keno tis apousias souBoshllëku i Mungesës Tënde

Në vitin 1997 u publikua romani e tij i parë “Pa ty”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, ishte në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua. Ky roman u vlerësua nga shkrimtarë të njohur si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kiço Blushi etj.


Varri i PagëzimitThënie të Ndryshme Filozofike


Në vitin 2000 botoi romanin e dytë, “Fundi i botës”. Në vitin 2002 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij i parë “Pa ty”, që u prit mirë e bëri jehonë gjithashtu në Greqi. 





Në vitin 2007 botoi romani e tretë, “Boshllëku i mungesës tënde”. “Varri i pagëzimit”; "Dashuri në Kosovë" etj..



Shkrimtari dhe publicisti, Artan Mullaj, ka sjellë  sollë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë  romanin e rradhës një subjekt mjaft intrigues, atë të dashurisë mes dy të rinjve, pjesëtarë të etniteve që urrehen ndërsjelltazi, shqiptarë e serbë, më konkretisht të një student kosovar dhe shoqes së tij serbe. Romani quhet Dashuri në Kosovë. 


 Libri është mjaft intrigues, ku bëhet fjalë për dashurinë mes dy të rinjve, djalit nga Kosova dhe vajzës nga Serbia. Ky roman sipas të pranishmëve u quajt i veçantë në secilën faqe të tij.
“Autori zgjedh një formë tejet emocionuese për të shtruar rrëfimin në këtë roman. Përshkrimet e ndjesive emocionale, vijimet e mendimet të shtresuara prej vitesh, tensioni shpirtëror që e përjetojnë personazhet, konkretisht personazhi kryesor, fabula e shtjelluar që na sjellë transformimin e karaktereve, e shumë të tjera janë të përshkruara në stilin mozaik, duke rrëfyer dhe mbajtur gjallë enigmën. Një stil shkrimi dhe rrëfimi që ndërthuren mes vete me elemente lirike dhe meditative, i bënë bashkë të gjitha të thënat bile edhe të pathënat”, tha ndër të tjera recensentja e librit Migena Arllati, e cila theksoi se romani ka formën e një letre të gjatë ku përfshihet rrëfimi personal i një mikeje ndaj tjetrës, ku sipas saj, e bënë romanin të veçantë e aq ndjellës ndaj secilës faqe.
Poashtu në këtë promovim, kishte edhe komente nga të pranishmit, e padyshim që komente pozitive. Ndërsa për vetë autorin, ishte kënaqësi e veçantë që po prezanton librin e tij në Kosovë.

“Kjo vepër nuk është shkruar rastësisht, por ideja ka lind në një vizitë që isha në Frankfurt ku rastësisht kam njohur një vajzë kosovare e cila jetonte atje por që kishte përjetuar dramën e luftës së Kosovës”, pohoi Mullaj.
Libri “Dashuri në Kosovë”, së shpejti pritet të përkthehet edhe në gjuhën angleze, ku kështu për këtë rrëfim rrëqethës do të mund të lexojnë edhe njerëzit jashtë kufijve shqipfolës.



Për romanin "Dashuri në Kosovë", të Artan Mulajt,fjalë miradije foli studiuesja gjakovare prof.Mr.sci.Brikena Arllati,cand.Ph.D si dhe Fabjolla Çaushaj.


Një dashuri e pazakontë mes dy të rinjve studentë të Universitetit të Prishtinës lind në kohën më të keqe. Maja, një vajze serbe, është dashuruar marrëzisht me Drilonin, djaloshin nga Celina, në prag të luftës së Kosovës, kur aleanca ushtarake e perëndimit, NATO, kish marrë vendimin të bombardonte Serbinë, në vitin 1999.
Fillimi i luftës i ndau dy të rinjtë, por nuk mund të shuajë magjinë e dashurisë së tyre. Driloni largohet nga Prishtina për shkak se familja e tij kish rënë pre e masakrës së ushtrisë serbe, ndërsa Maja, në përpjekjen për të gjetur të dashurin e saj, kupton se barbaritë ndaj popullit shqiptarë në Kosovë nuk ishin thjesht propagandë e kundërshtarëve dhe thashetheme, por një realitet i shëmtuar krimesh dhe abuzimesh, që po njolloste sy botës Serbinë dhe historinë e saj.








Ky është rrëfimi i dy të rinjve të dashuruar që ka sjell me romanin e tij shkrimtari Artan Mullaj. Ky i fundit përmes romanit shpjegon edhe më tutje historinë e këtyre dy të rinjve, të cilën e quan fatkeqe.


Rrëfimi vazhdon me Majën, vajzën serbe e cila vazhdoi ta kërkoi Drilonin gjithkund, mes turmave të kosovarëve, të cilët, të zbuar nga shtëpitë e tyre, shkonin karvan drejt Shqipërisë. Autori, thotë se Maja rrez ikoi gjithçka, edhe jetën, deri sa e gjeti më në fund dashurinë e saj, por ishte shumë vonë.


Dashuria e tyre kishte sfiduar luftën, bombat, rrezikun, por jo urrejtjen e përjetshme mes dy popujve, nderur si një mallkim mes historive të tyre.. E poshtëruar, për shkak se si qytetare e Serbisë, asaj i ishte mohuar e drejta për të qenë krenare me vendin e saj, ajo shpërthen në një rebelim shpirtëror të pazakontë, kundër vetes, kundër origjinës dhe kundër vendit të saj.
Ky subjekt, edhe pse i futur në një “amballazh” letrar, siç është romani, i referohet një realiteti që është hasur e haset rëndom në rrethana lufte. Romani Dashuri në Kosovë gjendet edhe në Prishtinë.

Rihapni dosjen! Vrasja e Azem Hajdarit



Këto ditë janë bërë disa shkrime dhe intervista në shtyp për vrasjen e Azem Hajdarit. Që të njohësh figurën e Azem Hajdarit duhet të qëndroje pranë tij në momentet e tij të vështira dhe të qeta. Azemi në biseda nuk ishte ai i mitingjeve.

Në fillimet e tij në politikë ai thoshte, unë dua që të rri me njerëz trima, të mençur, që inatin e mbrëmjes e lënë për mëngjes, sidomos për këtë të fundit kam nevojë. Insinuatat për ta kaluar këtë ngjarje me fije jashtë kufijve të Shqipërisë nuk qëndrojnë, përkundrazi.

Që të gjykosh apo të hetosh për vrasjen e Azemit duhet të kthehesh vite para 12 shtatorit 1998.

Në atentatin e Fierzës pardesynë e Azemit nuk e kishte V.M por një djalë i fisit Halucaj shofer dhe simpatizant i Azemit.

Në këtë shkrim nuk dua të trajtoj denigrimin moral që i është bërë Azemit nga partia e tij, lider të partisë së tij dhe segmente të tjera, pasi këto janë bërë sa e sa herë publike dhe publiku është i njohur me këto.
Ne vitin 1997 dhe çuditërisht në shtator të këtij viti Azemit ju bë atentat në parlament.

Edhe pse i ndjeri Mazreku ishte pajtuar me Azemin dikush e nxiti në sedër Mazrekun për të vrarë Azemin si hakmarrje për fyerje publike.

Në ngjarjen e Milotit, i zune pritë tek ura e Milotit kur po kthehesh nga Shkodra. Ky ishte një skenar i përgatitur se është absulutisht e pamundur justifikimi i ministrit të brendshëm të asaj kohe që thoshte: “pasi Azemi theu postobllokun ne me forca nga Tirana dhe Burreli i bëmë pritë tek ura e Milotit”.

Është e pamundur për 7-8 minuta që i duhesh makinës së Azemit për të arritur tek ura e Milotit të jepej info, te ngriheshin trupat dhe trasportoheshin nga Tirana e Burreli për tek ura e Milotit!!!

Në ngjarjen e Tropojës ku u plagos gazetari Bardhyl Pollo politikanë dhe segmente të pushtetit në njërën anë e njoftonin Azemin që të mos shkonte në Tropoje dhe në anën tjetër bashkëpunonin me ata që i zinin pritën Azemit.


Tani vijme tek 12 shtatori.

Në intervistën e tij z. Mulosmani, i cili ka folur për herë të parë publikisht, thotë se ne erdhëm për tu sqaruar. Nëse ishte kështu atëherë pse duhet të vinin me një grup njerëzish të armatosur me uniforma kamuflazhi, të shoqëruar nga makina e policisë, të cilën e drejtonte një punonjës i policisë së Tropojës, pse duhet të ndaleshin në Nikel dhe të merrnin Naim Çangun, i cili u vra aksidentalisht në vendngjarje?

Pse duhet të merrnin një makinë me targa të Vlorës?

Pse u sollën 2 ditë nëpër Tiranë dhe pritën atë orë të vonë të datës 12 shtator për tu takuar me Azemin?

Pse z. Mulosmani atëherë e mohoi se ka qenë në Tirane dhe tani deklaron po vetë se ka qenë?

Z. Haxhia në mesazhet e tij dërguar nga Turqia thotë se nuk e kam nxjerrë unë Azemin nga zyra por në anën tjetër shpjegon me saktësi se kush zyrë e thirri Azemin, kush ishte në zyrë në atë moment përmend persona të tjerë që ishin në koridore, kë porositi Azemi që të merrte kallashin,10 telefonatat që kishte bërë Azemi para vrasjes ku të le përshtypjen sikur ishte shoqëruesi i Azemit. Po ashtu thotë se ai është shoqëruar dhe ka drekuar në Linzë me grupin e ardhur nga Tropoja. Vallë të mos e ketë mësuar pse ky grup kishte ardhur në Tiranë i armatosur?
Në fund z Haxhia pyet “kush e mori celularin e Azemit?”

Po, vërtet kush e mori celularin e Azemit? Grupi ekzekutor menjëherë pas zbrasjes së armës mbi trupin e Azemit mori me shpejtësi shokun e tyre të plagosur dhe ikën. Atëherë kush u afruan të parët tek trupi i Azemit? Vetëm këta e dinë se kush e ka marrë celularin e tij.

Z.Haxhia deklaron po vetë se ka qenë pranë vendit të ngjarjes, atëherë si ka mundesi që nuk është afruar tek trupi i Azemit për ti ardhur në ndihmë dhe për të parë se çfarë ndodhi?
Vazhdojmë me tej. Prokurori i Gramshit deklaron publikisht se një shkresë e SHIK –ut ngarkonte Azemin për arrestimin e E. Haklaj dhe vëllait të Izet Haxhisë. Ai flet dhe për afrimin e gjykimit me dt 4 shtator 1997 dhe jo në datë 20 tetor siç ishte parashikuar.

Njekohesisht Izet Hazhia flet dhe për një pengmarrje në Tropojë dhe se TH.Kondi ka vajtur në gjykatën e Gramshit, meqe kryetarja e gjykatës nuk ishte në punë por me pushime, Z. Kondi i shkoi kryetares atje ku ajo po bente pushimet dhe realizoi afrimin e gjykimit siç më sipër. Për këtë duhet të flasin Z. Klosi dhe Z. Kondi gjithashtu prokurori thotë se ka takuar 2 herë Sali Berishën herën e dytë pak ditë para datës që prokurori do paraqitesh në komisionin hetimor.
azem hajdari
Flet për bisedën që ka bërë me Berishën dhe porosinë që mori nga ky i fundit, gjithashtu prokuri thotë se “komisioni hetimor i parlamentit i quajtur komisioni Ngjela më ndërpreu, nuk më la të vazhdoja deri në fund për ato çka dija dhe kisha mësuar rreth vrasjes së Azem Hajdarit.
Kam dhe unë një pyetje për Z Haxhia.

Në një nga protestat e sindikatave tek stadium Dinamo, në kohën kur Azemin, Partia e tij e sulmonte, në kohën kur po mblidheshim në rrugët prapa stadiumit shfaqet papritmas z. Haxhia dhe e merr gati me forcë Azemin dhe e fut në makinën e tij duke e larguar që aty. Protesta u zhvillua atë ditë dhe pasi mbaroi na informuan se në proteste kishte dhe civilë të armatosur të infiltruar në turmë. Pyetje: Mos ishte kjo një orvatje e rradhës për ta eleminuar Azemin kur të merrte fjalën?

Pse ajo urgjencë për ta larguar menjëherë?
Ditën që Berisha urdhëroi të dorëzohet tanku i gardës, të shpërndahen njerëzit që dogjën kryeministrinë dhe pushtuan RTSH-në a është e vërtetë ajo që thonë se “i keni dorëzuar armën dhe Berishës i ke thënë “na dole i pa besë” dhe që atë ditë ju u larguat nga Shqipëria?!

Po të analizosh dhe njohësh figurën dhe jetën politike të Azem Hajdarit marrëdhëniet me figurat qendore të partisë së tij, qëndrimet dhe veprimet e tij rebele për çështje parimore dhe politike, sulmet që ka pasur nga figurat kryesore të partisë së tij, duke qenë se di me hollësi marrëdhëniet e tij brenda partisë kam pasur dhe e kam bindjen se pa miratimin e Sali Berishës, Azem Hajdarit nuk i cenonte kush as edhe një fije floku, sepse përveç Saliut askush në PD nuk e kishte peshën e Azem Hajdarit.

Berisha te vere ne dispozicion te prokurorise provat qe disponon
Nisur nga këto dhe detaje tjera që dalin, po ta shqyrtosh më thellë këtë çështje të krijohet bindja që hetimi për vrasjen e Azem Hajdarit nuk është bërë për të zbardhur këtë vrasje vetëm sa e kamuflon këtë vrasje.
Përpara trupit gjykues përveç Jaho Mulosmanit, i cili edhe pse u paraqit nuk dha asnjq detaj mbi vrasjen, pasi dqshminq e tij e kushtqzon me ardhjen e Sali Berishës në salle të gjygjit. Në atë kohë autorët e tjerë të vrasjes nuk ishin gjallë. Këta të fundit pasi arritën të rrinë larg daljeve publike u vranë. Vrasje që edhe sot janë pa autor. Ishin tamam vrasje mafioze eleminim i gjithë dëshmitarëve. Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje politike.
Kë rrezikonte politiksht Azemi?

Në një formë apo një tjetër duhej larguar nga PD qëllimi justifikon mjetin.
E majta ose më saktë liderët e saj të asaj kohe nuk shihnin ndonjë rrezik potencial nga Azemi përkundrazi vrasja e Azemit ata i dëmtonte rëndë siç u vërtetua me ngjarjet pas vrasjes.
Unë mendoj se Azem Hajdari ishte rrezik potencial për disa figura qëndrore të partisë së tij dhe ishin po këto figura që përdorën politiksht vrasjen e Azemit.
Mjafton kaq që drejtësia shqiptare ta rihapë këtë dosje.

Për vrasjen e Azem Hajdarit unë kam shkruar dhe do vazhdoj të shkruaj sa të kem frymën gjallë, pavarësisht presioneve, deri sa të dalë e vërteta. Kam bindjen se me mua bashkohen dhe miqtë dhe dashamirësit E SINQERTË dhe TË GJITHE BASHKEKOHESIT e tij.

Une HYSNI BARDHI si mik dhe bashkëpunëtor i Azemit që kam qenë pranë tij në momentet e tij më të vështira sidomos periudha nga nëntori 1996 dhe mars 1997 kur miq dhe shokë të tij e braktisnin dhe të tjerë që nuk linin gjë pa bërë kundër tij dhe sot shkojnë dhe i vënë një tufë lule tek varri.

I bëj thirrje publike:
1. Prokurorit të republikës të shfrytezojë gjithë hapësirat ligjore për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit pasi unë besoj se ka mjaftueshëm argumente ligjore për një veprim të tillë.
2. Z. Nishani si kryetar i KLD të verë në lëvizje sistemin e drejtësisë për ta rihetuar këtë vrasje.
3. I bëj thirrje kryeministrit Z. Rama si bashkëidealist i Azem Hajdarit dhe si kryeministër të shfrytëzojë hapësirat që i jep ligji për të rihapur këtë dosje.
4.I bëj thirrje z.Sali Berisha që nëse e ka dashur Azemin siç ka deklaruar dhe deklaron edhe sot, të vërë në dispozicion të prokurorisë të gjithë provat që disponon për vrasjen e Azem Hajdarit. Të bëhet i plotfuqishmi i vetes së tij, “të mundë veten” dhe të dëshmojë për këtë vrasje para organeve të drejtësisë dhe ballafaqimin e shumëkërkuar nga persona që u paraqitën para gjykatës si të akuzuar për këtë vrasje dhe në respekt të opinionit publik.

Besoj se me këtë thirrje timen bashkohen të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Azem Hajdarit.

azem hajdari



















- See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=229610#sthash.35nPEzJh.dpuf

Fatos Klosi: Disponoj detaje tronditëse për vrasjen e Azem Hajdarit


Fatos Klosi: Disponoj detaje tronditëse për vrasjen e Azem Hajdarit, ja si i ndihmoi Sali Berisha vrasësit


​Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim , ka deklaruar se disponon fakte të reja tronditëse për rrethanat dhe personazhet e implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, e konsideruar edhe si vrasja e shekullit. 

16 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit, Fatos Klosi pohon se di detaje të reja rreth vrasjes, që mund t’i shërbejnë prokurorisë dhe gjykatës për të rihapur dosjen. Në cilësinë e ish-kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Klosi pohon se Sali Berisha ka ndihmuar atentatorët e Azem Hajdarit për të realizuar qëllimin e tyre. Ndër të tjera, Klosi tha se vrasja e Azem Hajdarit mund të ishte parandaluar, pasi ai ka qenë në dijeni të atentatit. “Vrasja e Azem Hajdarit mund të parandalohej dhe u bënë përpjekje për ta parandaluar. Azemi u paralajmërua që grupe të caktuara se do t‘i bënin atentat dhe faktikisht atij iu bë atentati. Por, qarqet e vogla u ndihmuan nga qarqe më të mëdha të cilat më pas vranë Azem Hajdarin. Gjërat merrem me mend se kush kishte interes për ta vrarë Azemin. Dhe interesin e kishte opozita. Tani se kush e vrau, për këtë u zhvilluan gjyqe dhe gjykata vendosi burg përjetë për disa persona. Është premtuar se kur të vinte në pozitë, opozita e atëhershme do të rihapte dosjen dhe do të zbulonte se kush e vrau Azem Hajdarin. Por vendimi i asaj gjykate, me sa duket i ka vënë kapak kësaj çështje. Unë di detaje të tjera të rënda, por nuk mund të flas, pasi kjo do t’i shërbente gjykatës. Merret me mend se kush e vrau dhe të gjithë e dinë këtë gjë. Berisha ka qenë ndihmës për ata që vranë Azem Hajdarin”, deklaroi Klosi.
Materialet 
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ka theksuar se ekzistojnë materiale rreth vrasjes së Azem Hajdarit. “Ka një material të klasifikuar e përfundimtar që ndodhet ende në arkivat e SHISH e Ministrisë së Brendshme, por jo vetëm aty, që përshkruan me emër pjesën më të madhe të autorëve të atentatit, planifikimin e lëvizjeve të tyre në drejtim të Tiranës dhe lëvizjet e tyre nëpër Tiranë, pikat e kontaktit e kështu me radhë. Është një material tepër i rezervuar që u vu dhe në dispozicion të prokurorisë kur hetoi vrasjen. Fatkeqësisht ndodhi ashtu siç e kishim paralajmëruar. Ne dinim që më parë se në shtator po përgatitej të bëheshin trazira në Shqipëri duke filluar nga Shkodra e për të përfunduar në Tiranë. Vrasja e Azemit e përshpejtoi këtë skenar”, ka deklaruar ai. 
Atentatet ndaj Azem Hajdarit 
Tentativa e parë për të vrarë Azem Hajdarin ka nisur më 18 Shtator 1997, kur deputeti i ndjerë u godit në Parlamentin Shqiptar me pesë plumba prej deputetit socialist, Gafurr Mazreku. Deputeti Hajdari shpëtoi edhe pse kishte marrë pesë plumba në trup. Kurthi i klikës në pushtet kishte llogaritur vdekjen e tij. Më 14 Shkurt 1998, forca të shumta policore e rrethojnë Azem Hajdarin në Urën e Milotit, qëllojnë mbi makinën e Azem Hajdarit, ku ishte edhe djali i tij për ta eliminuar. Por edhe ky kurth dështoi. Hajdari mbijetoi. Më pas policia arrestoi disa dhjetëra persona duke i akuzuar pa asnjë provë apo fakt. Ky proces kundër këtyre të arrestuarve nuk ka mbaruar edhe sot e kësaj dite. Ndër të arrestuarit e kësaj ngjarje nga klika në pushtet qe edhe ish-ministri i Brendshëm Ali Kazazi. Më 4 Qershor 1998, Azem Hajdarit i organizohet pritë në qytetin e Bajram Currit. Dhjetëra plumba derdhen mbi makinën e tij. Në këtë pritë mbetet i plagosur gazetari Bardhyl Pollo. Më 12 Shtator 1998, një tjetër pritë i merr jetën.
Të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit 
Për vrasjen e deputetit Hajdari u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme. Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës, telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë. Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë, si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vjet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për “armëmbajtje pa leje”. Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi se përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili u vra më pas gjatë një atentati të mirëorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit. Të dënuarit pretendojnë se janë të pafajshëm për vrasjen e cilësuar si krimi i shekullit, ndaj janë ankuar në Gjykatën e Strasburgut.

2016/03/04

HISTORI E GJALLË PËR MANIFESTIMIN “EPOPEJA E UCK-së”




Dibran Fylli,ish pjesëtar i Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”





Historiku i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe i Programit Artistik “Ai është i gjallë”, tash “Epopeja e UCK-së” është ky që është, edhe pse deri me tash shumë pak është thënë për Trupën Artistike Ushtarake dhe për Manifestimin “Ai është i gjallë”. Kjo Trupë dhe ky Manifestim, rrënjët i ka në flakë të luftës së lavdishme të UÇK-së. Është ideuar, ndërtuar, themeluar e organizuar gjatë ofensivave serbe. Është një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare e deshën e së deshën të tjerët.... Këtë më mirë se unë nuk e dinë askush, as ata rrahagjoksamanët që deri dje janë “byrytë” e as këta strukomanet që tash po “byrytën”, gjëja se po e bëkan një punë aq te madhe!

Fillimi i parë:

Trupa Artistike Ushtarake është themeluar në fillimin e muajit shkurt 1999, në kuadër të SHP të UCK-së në Likofc, ndërsa emërtimin e Trupës, me emrin e heroit Hamëz Jashari, e ka miratuar po i njëjti Institucion ushtarak më 18 shkurt 1999.

Manifestimi Përkujtimor “Ai është i gjallë”, 06 mars 1999

Pas themelimit të TAU “Hamëz Jashari”, para Këshillit Artistik e paraqita skenarin për ditën e Manifestimit Përkujtimor, në shenj nderimi për ditën e rënies heroike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe të Jasharajve, në Betejën e 5, 6 e 7 Marsit.
Në skenar ishte paraparë; Rreshtimi i njësiteve ushtarake, Ngritja e flamurit, Dhënies e raportit, Pjesa foljore, Pjesa muzikore e recitative dhe në fund Pjesa skenike “Ai është i gjallë”. Skenari u pranua dhe u vendos që Manifestimi të mbahet më 6 Mars 1999, si dhe emërtimi i Manifestimit të jetë sipas emrit të pjesës skenike “Ai është i gjallë”.
Përkushtimi ynë dhe provat intensive, bënë që programi artistik të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë profesional. Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. Vendi ishte caktuar që Manifestimi të mbahej në Prekaz, në një largësi jo të madhe nga forcat serbe të stacionuara afër lagjes Jasharaj dhe për rreth Fabrikës së Municionit në Skënderaj.
Dita e 06 marsit 1999, mbeti e pa harruar dhe me rëndësi të veçanet për TAU-në, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë Manifestim Përkujtimor. Publiku ishte aq i mrekullueshëm dhe i respektuar. Rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur. Kur para tyre u paraqit Figura e Kryekomandantit Adem Jashari dhe zëri i tij që mbërrinte kupën e qiellit duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo...”, plasi masa dhe nga çdo kush dëgjohej të thoshte e të pëshpëriste, “More a po e sheh së, Ai qenka gjallë”...
Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje: Sylejman Selimi, Komandant i SHP te UÇK-së, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i UÇK-së, Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenë Prokshi, Sahit e Musë Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra e shumë të tjerë. Manifestimin e incizuan shumë media të shkruara dhe vizive, kombëtare e ndërkombëtare...





Fillimi i dytë:

Këto ditë kanë një domethënie të veçantë, jo vetëm për pjesëtarët e UÇK-së por për gjithë Kosovën, për shqiptarët e për shqiptarinë në përgjithësi. Janë ditë të shenjta që s’do harruar kurrë. Ditë që gjenerata e gjenerata do t’i kujtojnë e s’do t’i harrojnë dot. Këto tri ditë e net, zjarri dhe flaka e lirisë shndriti në mbar trojet shqiptare. UÇK-ja, në krye me Kryekomandantin e vet Adem Jashari, po thërriste në emër të lirisë, në emër të Atdheut e të flamurit që të gjithë të bashkohemi në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.

Manifestimi “Ditët e Përndritjës”, 5, 6 e 7 Mars

Me propozimin e udhëheqjes së TAU “Hamëz Jashari”, në janar të vitit 2000, SHP i TMK-së, e kishte pranuar propozimin dhe kishte vendosur që 5, 6 dhe 7 marsi të shënohen me një Manifestim të madh gjithëkombëtar dhe këtë obligim me urdhëresë ushtarake ia kishte lënë në barrë Trupës Artistike Ushtarake dhe udhëheqësit të saj z. D. Fylli.
Pas vendimit të lëshuar nga SHP i TMK-së, u ftuan shumë intelektual nga mbar shqiptaria për ta marr edhe mendimin e tyre së si do të dukej dhe si do ta këtë fizionominë ky manifestim i madh që do të mbahet në Prishtinë dhe në Prekaz. Në mbledhje erdhën të gjithë ata që shprehnin gatishmëri për ta ndihmuar organizim. Me idetë dhe me punën e tyre, në vazhdimësi na ndihmuan: Isa Qosja, Adem Gashi, Daut Demaku, Ilir Shaqiri, Sunaj Raça, Adem Grabofci, Sami Lushtaku, Musa Jashari e shumë të tjerë të cilët pa hezitim ndihmuan deri sa përfundoi ky manifestim ndër më të suksesshmit në Kosovë.
Së pari manifestimi u nda në tri pjesë, të tria morën emër. Sipas propozimit të Adem Gashit manifestimi do të titullohej “Ditët e Përndritjës”, deri sa unë në emër të TAU-së propozova që së cili program të këtë emrin e vet:
-Dita e parë, 5 marsi, të jetë një program artistik që do të titullohet “Ai është i gjallë”. Në vitin e ardhshëm do të jetë programi qendror dhe do t’i shtohet edhe parakalimi i ushtarëve të të gjitha Zonave dhe njësive vartëse të SHP të TMK-së, para Komandantit të Përgjithshëm do të epej raporti dhe do të vazhdonte me programin artistik.
-Dita e dytë 6 marsi, në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar figurës së Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të UÇK-së. (Për këtë ditë u propozua që në një të ardhme të afërt, data e 6 marsit të shënohet si dita e dëshmorëve të UÇK-së).
-Dita e tretë, 7 marsi-Nata e Zjarreve, do të mbahet në Prekaz duke filluar nga ora 20:00, me ndezjen e zjarreve dhe programi do të vazhdonte deri në orët e mëngjesit, me këngë e valle, recitime e recitale etj. Mbrëmja do të quhet “Nata e zjarreve” dhe do ta këtë karakteristikën e veçanet, me ndezjen e zjarreve, në të njëjtin vend ku kishte shkrepur flaka e lirisë dy vite më parë. Këto propozime, me disa vërejtje e kritika, u pranuan dhe u miratuan nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje dhe nga SHP i TMK-së.
Për tri ditët u vendos që të ngarkohet nga një regjisor me përvojë si: Isa Qosja, Latif Zariqi e Sunaj Raça, deri sa u propozua dhe unanimisht u përkrah që skenarist dhe regjisor i krejt manifestimit të mbetët shefi i TAU-së dhe ideatori i këtij Manifestimi z. Dibran Fylli. Edhe pse ishte një ngarkesë e madhe, me kënaqësinë më të madhe e pranova për vet faktin së manifestimin e kisha filluar nëpër flakë të luftës dhe tani po e vazhdoja në frymën e lirisë.
Manifestimi, me gjithë vështirësitë që u paraqiten në grumbullimin e mjeteve financiare, kaloi pa pengesa, derisa për dështime as që bëhej fjalë.
Për sukseset e arritura folën dhe shkruan mediat e shumta që e kishin përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar manifestimin dhe punën përgatitore, kurse për arritjet tjera, flet fakti së edhe sot e asaj dite ky manifestim po mbahet me të njëjtin skenar dhe formë të organizimit, pa shtuar as munguar gjë.

Fillimi i tretë:

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, 5, 6 e 7 Mars

Vetëm një vit më vonë, saktësisht në janar të vitit 2001, me vendimin e SHP të TMK-së, i ndërrohet emri Manifestimit nga “Ditët e Përndritjes” në “Epopeja e UÇK-së” (ndoshta këtu i ka fillet hajdutllëku i autorësive dhe ideve të të tjerëve). Prapë së prapë, Manifestimi mbeti me të njëjtën fizionomi. Puna dhe organizimi kryesor i ngarkohet prapë shefit të TAU-së z. D. Fylli, ideator dhe autor i këtij Manifestimi.

Fundi i fundit:

Sado që, tash e sa vite, ky Manifestim po mbahet nën patronatin e kryeministrave e ministrave, me shpenzime sa po ju do hatri e xhepi, nuk ndryshojë e nuk ndryshon asgjë!? Mua aspak nuk më ngelet hatri pse nuk jam në përbërje (tash e 14 vite) aty ku është dashtë të jem, sepse nuk mundem dhe nuk dua të jam pjesë e taborit të atyre që mundohen (vetëm mundohen sepse e kanë të kotë) t’i tjetërsojnë autorësitë dhe idetë e të tjerëve, por ama, e kam nga frika (sepse këtu të ne, nuk po dihet ka sa po shkon pasuli) se deri nesër këta tipa do të thonë se edhe mbishkrimi AI ËSHTË I GJALLË, që rrinë aq bukur në Kullën e Qëndresës, në Kompleksin “Adem Jashari”, është i tyre!.
Këtë e pëlqeu apo së pëlqeu dikush nga kolltuqxhinjtë e kohës dhe atyre që i janë bashkëngjitur këtij tabori për një mëditje, se ky Manifestim është produkt artistik dhe krijim imi i pa kontestueshëm me vlera të mirëfillta artistike...

Dibran Fylli,Ish pjesëtar i Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”

Sali Berisha: Azem ti je gjalle!






Te dashur miq! Sot festuam 50 vjetorin e lindjes se tribunit te lirise Azem Hajdari, liderit te Levizjes Studentore te dhjetorit te vitit 1990, themeluesit te PD. Ne festuam ditelindjen e tij, sepse Azem Hajdari nuk vdes kurre! Ai ne krye te Levizjes Liberatore te studenteve te dhjetorit 1990 beri me shume se kushdo tjeter ne historine tone, per lirite, te drejtat dhe dinjitetin njerezor te shqiptareve.


 Ne festojme ditelindjen e Azemit, sepse idealet per te cilat luftoi dhe ra per te merituar perjetesine, Shqiperia ne NATO, Kosova e lire dhe e pavarur, levizja e lire e shqiptareve ne Europe, jane bere realitet.
Image result for sali berisha dhe azem hajdari
Presidenti Nishani i akordoi sot paradite urdhrin me te larte “Urdhrin e Flamurit”. 

Azem ti je gjalle! sb

Pas Komisionit, gjithcka ne dore te Prokurorise



Nga Fatos NANO

Sic pershkruhet dhe ne raportin perfundimtar te ketij komisioni, aq problematik, aq dhe te veshtire qe eshte, veprimtaria e komisionereve per hetim parlamentar ndaj SHISH-it u perqendrua ne kater drejtime kryesore, tashme te njohura. Ne hetimin e ketyre ceshtjeve komisioni ka shqyrtuar dokumente shteterore, ka pyetur deshmitare, te cilet besoj askush nuk e konteston, qe kontribuan realisht ne punen e vete komisionit. Shqetesim per mua si Kryeminister eshte publikimi i disa te dhenave qe potencialisht mund te rrezikonin te ardhmen e sherbimit. Ketu eshte fjala, jo vetem per njohjen dhe respektimin e legjislacionit qe klasifikon kete lloj informacioni, por gjithashtu per ruajtjen e konfidencialitetit ne veprimtarine e ketij sherbimi, sic jane informatoret, te cilet perbejne nje institucion brenda institucionit dhe, ne menyre te vecante, partneritetin e SHISH-it me sherbimet inteligjente te vendeve aleate dhe partnere te rendesishem te vendit ne gjithe procesin e integrimit euroatlantik.

Duke vleresuar detyren e Kryeministrit, ne rolin per transparence dhe kontroll civil edhe ne Sherbimin Sekret, u perfshiva me veprime te Kryeministrit per te harmonizuar veprimet dhe iniciativat ligjore ne veprimtarine e Komisionit Parlamentar te Posacem dhe u paraqita me vullnetin e plote te Kryeministrit dy here dhe duke ju vene ne dispozicion dokumente te rendesishem ne komision, anetareve te tij, per te ndihmuar vete hetimin. Nje pjese e dokumentave dhe te dhenave qe vertetojne abuzimin ne detyre te ish - drejtuesit te SHISH-it, per shkak te klasifikimit ligjor sekret, i kemi vene ne dispozicion direkt te prokurorise se shtetit. Pra, dua te ritheksoj se, progresi i Sherbimit Sekret te vendit, nuk eshte perputhur me menyren se si institucionalisht dhe funksionalisht ka drejtuar Fatos Klosi ne te. Ndaj jam i bindur qe abuzimi i tij me detyren dhe tejkalimi i kompetencave, politikat personale te perdorimit te burimeve njerezore dhe praktikat teresisht abuzive te shperdormit te fondeve publike, jane elemente te mjaftueshem per te nxitur me tej, jo vetem hetimin e kesaj te kaluare qe eshte lene prapa ne SHISH, por dhe reformimin e metejshem te vete SHISH-it, duke e perafruar me punen e institucioneve partnere euroatlantike. Dua te theksoj gjithashtu se komisioni yne kishte nje veshtiresi, e cila ka te beje me mandatin e tij ne hetimin e nje institucioni qe nuk eshte ne juridiksionin lendor te drejteperdrejte te ketij Kuvendi, por eshte ne ate te Kryeministrit dhe Presidentit te Republikes. Kjo ndoshta nuk eshte ndjere drejteperdrejt ne punen e komisionit hetimor, por ky konflikt juridiksioni u shfaq dukshem ne momentet e fundit te punes se tij kur do te dilte raporti perfundimtar. Eshte e vertete qe neni 77 i Kushtetutes krijon mundesine per zhvillimin e hetimeve parlamantare per cdo ceshtje te rendesishme shteterore, por ky parim kushtetues, me sa duket, konflikton me eksperiencen e deritanishme.

Ne kete kontekst lindin mjaft konflikte ligjore qe duket qe e komplikojne situaten. Keshtu p.sh. pyetja themelore qe u diskutua eshte: - Cfare vlere juridike ka raporti apo votimi i ketij raporti ne Kuvend, aq me teper kur te gjithe ketu bien dakort, qe do te jete prokuroria ajo qe do te beje nje hetim te pavarur profesional dhe ligjor? Natyrisht votimi per nje raport do te kishte rendesi substanciale nese komisoni hetimor do te kishte ne objektin e hetimit nje ceshtje me nje institucion ne varesi te Kuvendit, pasi votimi con automatikisht ne marrjen e masave ligjore nga vete Kuvendi, ne kete rast. Ndersa ne rastin konkret sot kerkohet te behet nje votim formal, procedurial i cili duhet te certifikoje nje raport te Komisionit Hetimor, i cili, pra, komisioni eshte produkt i ketij Kuvendi. Pra, une do te vleresoja qe nje gjykim konsensual i punes se ketij Komisioni nuk do te thote aspak shuarje e konceptit "mendim i shumices dhe i pakices". Pra, nuk ka pse te ndihemi xheloze, sepse besoj, nuk e lame ne duart e ketij Komisioni te na rikujtoje qe

fatet e mazhorancave apo te opozitave, shumicave apo pakicave, nuk caktohen ne Komisionet e zakonshme apo te posacem te Kuvendit, por me zgjedhje te pergjithshme.

I vetmi moment qe duhet te analizohet, duket, ne kete ceshtje eshte qendrimi politik ne veprimtarine e SHISH-it gjate ketyre viteve. Raporti perfundimtar i Komisionit na sygjeron dy qendrime politike te shprehura ne raportin e votave pozite-opozite dhe duke lene ne ajer ekuivokun se disa te mbrojne Fatos Klosin dhe disa te tjere ta lincojne. Per t'i dhene pergjigje ketij ekuivoku politik me lejoni te rikujtoj edhe njehere se z.Klosi eshte propozuar nga une ne kete detyre, eshte propozuar nga une, pas 5 vjetesh, per t'u shkarkuar nga kjo detyre, pasi krijova bindjen se ky person nuk mund te vazhdonte te drejtonte sherbimin, sepse kishte kohe qe kishte dale nga shinat ligjore per ushtrimin e detyres ligjore, duke krijuar shqetesim serioz edhe ne mirefunksionimin e vete institucionit. Propozimi im kesaj radhe u mbeshtet menjehere nga Presidenti i Republikes qe dekretoi shkarkimin. Me lejoni qe te sjell ne vemendjen tone te perbashket se, dhe kryeministrat paraardhes kishin tentuar te benin te njejten gje, madje z.Majko i ka propozuar presidentit te kohes perkatese te njejten gje, por asnje veprim nuk u ndermorr dhe nuk besoj se me kete komision do t'i davarise te gjithe arsyet e paqarta dhe te mosveprimit. Natyrisht, nuk dua te ndalem dhe te analizoj verpimtarine e z. Klosi ne kete seance, pasi kete gje, mire apo keq, ne menyre te plote apo te pjeseshme, po i referohem ndjeshmerive qe ka raporti, e ka bere vete Komisioni Hetimor. Pra, pyetja: - A duhet mbrojtur apo jo z. Klosi nuk vlen me, pasi ai eshte shkarkuar nga kjo detyre. Une do t'ju thoja, se duke respektuar organet e specializuara te hetimeve dhe te akuzes, mos te lejojme me askend qe abuzimi ne detyre per shkak te veprimeve dhe mosveprimeve ne reference me ligjin, ta shnderrojme ne kazus politik, sic po ndodh rendom kohet e fundit, aq me pak t'i lejojme individe te akuzuar per shperdorim detyre dhe abuzime, te vazhdojne te identifikojne veten me instuticionin apo strukturen qe kane drejtuar dhe po, me falni per referencen e zakoshme modeste, jua kerkon nje njeri qe e di mire, me mire se kushdo tjeter, se cdo te thote manipulim politik i te vertetes. Veprimtaria e z.Klosi, dhe jo e sherbimit si institucion, me sa duket do t'i takoje prokurorise se shtetit. Pavaresisht nga kjo, me lejoni t'ju ftoj te gjitheve te pranojme, neqoftese respektojme shtetin ligjor, te vertetat qe do te shfaqe programi i hetimit. Te jemi dhe ne, jo vetem prodhues te ligjit, por edhe korrekt me te.

Me kete rast theksoj edhe njehere se nuk eshte koha per fjalime patetike, pro apo kunder njeri - tjetrit, te shperqendrojme vemendjen edhe nga detyra te rendesishme dhe sfidat jo te vogla qe na presin ne fushen e sigurise kombetare, gjithashtu. Me tej, besoj se, nje rol i rendesishem i ketij institucioni do te mund te luante ose mund te kishte luajtur me mire nje ekspertize akoma me e kualifikuar. Nuk eshte fjala per te nenvleftesuar ekspertet qe u angazhuan ne ndihme te ketij komisioni, por per te riqartesuar statusin e tyre ne te tilla ceshtje. Puna e ekspertit eshte gjithmone e cmuar kur ajo eshte profesionale dhe sidomos e paanenshme. Nqs ekspertiza do ta kishte luajtur kete rol, jam i bindur se shume nga ceshtjet qe sot dalin si mendim pakice apo shumice, nuk do te kishin kete status per votim, por do te ishin te gjithe te pranuar. Veprimi, pra, per ta bashkeshoqeruar hetimin parlamentar me konkluzionet politike, me duket se la realisht ne hije gjykimin e eksperteve dhe ceshtje te tilla shume sensitive, si abuzimi me financat publike, qe pothuajse kaluan ne hije.

Nje firme titullari eshte ose legjitime, ose abuzive dhe trafikuese per interesa private. Nuk do te fshihen me interesat private pas interesave te shenjta, qofte keto dhe te sigurise kombetare, pra, te ndeshkueshme per firmosesit dhe jo per institucionin. Nje ceshtje mjaft delikate vecanerisht per opinonin ishte hapja e eksagjeruar e procesit hetimor ne media. Faleminderit medias per kontributet ne zbulimin e sekreteve, gjithashtu, por ka ca ceshtje qe, edhe medias i interesojne sidomos, te mos i publikoje ne kurriz te vet. Pra dhenia e fakteve te verteta, pyetesit apo te pyeturit te sulmojne apo te mbrojne nga nje petk abuziv politik ndodhin per shkak, le ta marrin miqesisht kete fenomen te tradites qe gjithkush qe ka mundesi te dale ne ekran, t'i largohet te vertetes kur akuzohet. Natryrisht, kjo eshte nje e drejte per cilindo qe ndjen se duhet te afroje kontaktin me publikun edhe ne funksion te interesave te perfaqesimit, por kur eshte fjala per hetime te sherbimeve inteligjente, besoj se nuk ka kontest qe te duhet te ruhet konfidencialiteti, i cili nga ana tjeter ndihmon shume ne gjetjen e se vertetes, qe i intereson dhe Kuvendit te Shqiperise.

Shkurt nuk me shqeteson aspak, qe depati politik per keto ceshtje mori keto permasa, sepse PS as nuk cahet, as nuk rreshtohet per shkak te nje njeriu. Por kam bindjen, se ky debat na ka larguar fokusin nga disa ceshtje te tjera te verteta dhe te rendesishme, edhe per publikun. Me kete rast me lejoni te theksoj qarte, prere dhe ne foltoren e Kuvendit te Shqiperise, se teorite apo hipotezat, se Fatos Klosi eshte viktime e marreveshjes Nano-Berisha, jane jo vetem te paqena, por dhe naïve, te konsumuara dhe pa efekt te nje provincializmi politik te se kaluares. Deshiroj t'ju siguroj se veprimet e mia si Kryeminister ishin te detyrueshme nga ligji per t'u ndermarre, maxhoranca me opoziten njohen si nje tryeze publike transparente te perfaqesuesve te vete legjitim ka rene dakort te bashkepunojne institucionalisht per te konsoliduar institucionet, per te pershpejtuar reformat dhe vete procesin e integrimit europian te Shqiperise ne dobi te shtetasve natyrisht te lodhur ata me shume se kushdo tjeter nga trazicioni konfliktual i politikes.



Ky proces perjashton perfundimisht mendesite dhe praktiken se me nje komision, ne nje komision, apo per cdo komision mund te beje politike penale ne favor te ndokujt dhe te cenojne veprimet dhe reformat qe konsolidojne veprimin e shtetit te se drejtes. Pra, une nuk mund t'i shmangesha detyres per te ushtruar kontrollin administrativ mbi veprimtarine e SHISH-it, sepse me kete institucion me ngarkon Kushtetuta te mbikqyre nga afer legjitimitetin dhe korrektesen e veprimit ligjor dhe nuk besoj se tashme e kemi kuptuar te gjithe se nje nga arsyet e vonesave e deformimeve, e konflikteve e abuzimeve dhe krimeve ne 12 vjet trazicion ka qene mosveprimi ne perputhje me ligjin.

Nje ceshtje mjaft delikate ne vecanti per opinonin publik eshte edhe diskutimi qe ne lidhje me veprimtarine hetimore ndaj z. Klosi shumica e pjesemarresve ne proces kane qene te shqetesuar sa e afekton vete mbarevajtjen e institucionit dhe nuk besoj se shqetesimi i opinionit publik mund te devijohet dhe degradohet te ndonje vemendje mbarekombetare per fatin e individit Klosi. Kam degjuar edhe teza, se marrja nga abuzimet financiare na qenkesh e parendesishme, kur behet fjale per drejtues te kesaj natyre. Me lejoni te theksoj se te gjithe ata qe mendojne se menaxhimi i financave publike qofte dhe ne sektore te sherbimeve sekrete qenka i parendesishem, jo vetem qe e kane gabim, por ve serozisht ne dyshim sinqeritetin e tyre ne drejtim institucional dhe ne perfaqesite elektorale dhe politike. Ritheksoj se abuzimi me financat publike, ndryshimi i destinacionit te perdorimit te tyre nga interes publik apo kombetar ne interes ilegjitim, privat qe duhet ndeshkuar administrativisht dhe ligjerisht, gjithashtu, jo vetem politikisht dhe ne kontakte me median dhe me opinionin publik.

Ketu nuk behet fjale per marredhenie penalizuese personash per shkaqe abuzive, por per ruajtjen e integritetit te drejtuesve ne perfaqesi dhe pastaj te institucioneve qe natyrisht marrin formen dhe ritmin e veprimit ne raport me ligjin edhe nga drejtuesit qe zgjidhen ne krye te detyres. Besoj pra se ne na bashkon konsesusi qe ndaj fenomenit abuziv askush nuk mund te jete i imunizuar.



Ne perfundim me lejoni te shpreh vleresimet e mia perfaqesuese dhe institucionale per punen e pranueshme te ketij komisioni hetimor si risi e jetes sone parlamentare me te cilen po mesohemi dhe te mesohemi akoma me shume ne te ardhmen. Do t'ju ftoja, qe ne vazhde te arsyetimit ligjor mbi raportet kushtetuese te SHISH-it mbi Komisionin dhe Kuvendin, duke mbetur i bindur se ndaj me ju vleresimin se Kyeministri dhe Presidenti i Republikes kane bere tashme detyren ligjore lidhur me permiresimin e punes se Sherbimit, qe mos e mbysim me debate politike dhe propogandistike per ceshtje kaq serioze dhe delikate dhe t'i japim besimin institucional prokurorise dhe organeve te pavarura te shtetit te drejtesise te bejne punen e tyre ne vemendje te opinionit dhe te ligjit. Me lejoni te deklaroj ketu, perpara ketij Kuvendi se me cilesine e perfaqesimit te Qeverise do te vazhdoje puna per thellimin e reformimit te SHISH-it ne harmoni te plote kushtetuese dhe ligjore me Presidentin e Republikes. Qeveria do te paraqese se afermi ne Kuvend nje pakete projektligjesh qe e vendosin perfundimisht punen e SHISH-it mbi baza te plota ligjore dhe demokratike, te harmonizuara me Kushtetuten e vendit dhe natyrisht me praktikat bashkekohore te sugjeruara edhe nga partneret tane strategjike ne kete fushe.

Berisha: Deputetët me dosje mbështesin Klosin




TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu dje opinionin e tij se kryetari i ardhshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror të mos i përkasë strukturave të sigurimit të shtetit dhe të bashkëpunojë ngushtë me dy institucionet kryesore, qeverinë dhe Presidencën. "Mendoj se kreu i ardhshëm i SHISH-it, kushti i parë dhe i vetëm është për mua që të mos ketë asnjë lidhje me strukturat e sigurimit të shtetit, që të jetë një njeri që bashkëpunon ngushtë me qeverinë dhe me presidentin, të ketë besimin e të dy palëve",- deklaroi ai dje. Këtë deklaratë Berisha e bën në këtë periudhë kur sapo kanë filluar bisedimet mes presidentit Moisiu dhe kryeministrit Nano për kreun e ri të SHISH-it. Mësohet nga burime jozyrtare se edhe PD-ja është përpjekur të përfshihet në këtë proces, në mos drejtpërdrejt, të paktën t'i merret mendimi jo për emrin e kandidatit, por për kushtet që duhet të plotësojë ai. Në momentin kur Nano shkarkoi nga detyra Fatos Klosin, si kryetar të SHISH-it, opozitarët, duke mos përfshirë drejtuesit e lartë të PD-së, kërkuan njëzëri që kandidati i ardhshëm të zgjidhet me konsensus. Këtë propozim e bëri kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka theksuar se një zgjedhje e tillë, pra me konsensus, do të bënte të mundur që kreu i SHISH-it në punën e tij të mbështetet nga të gjitha forcat politike. Por përgjigja e Nanos ishte "jo", pasi në bazë të ligjit kompetencën për të zgjedhur kreun e ri të këtij institucioni e ka kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë. Berisha ia ka njohur kryeministrit këtë të drejtë, por ka kërkuar me kohë që kryetari i ri i SHISH-it duhet të ketë mbështetjen e plotë të institucioneve përkatëse, ashtu siç deklaroi edhe dje. Kryetari i PD-së në këtë deklarim për mediat denoncoi mbështetësit e Klosit, të cilët ai i quajti "klosakët", se mbështetja që ata japin bëhet vetëm se Klosi u ka bërë atyre dosje. "Mbështetja e disa deputetëve që po i japin Klosit është një reagim i botës së dosjeve. Me dosjet e krijuara në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ish-prokurorin e përgjithshëm Arben Rakipi, Klosi po mban peng deputetët që i kanë dalë në mbrojtje",- tha ai dje. Sipas tij, kjo mbështetje ka qenë e vazhdueshme dhe u pa dukshëm në momentin kur është votuar për të në Parlament pasi opozita i kishte kërkuar ish-kryeministrit Majko shkarkimin e Klosit. Por Berisha nuk përmendi faktin që edhe katër deputetë të opozitës kishin votuar pro Klosit dhe këtë votim ai e justifikoi më pas me "defekt teknik", kurse Klosi nuk e quajti kështu. Kryetari i PD-së la të kuptohej se kishte dijeni se cilët ishin ata deputetë të maxhorancës, të cilëve Klosi u ka bërë dosje në mënyrë që t'i bënte shantazh kur mbështetja e tij të dobësohej. "Kam dijeni të plotë se "klosakët" janë që të gjithë të pengëzuar absolutisht nga dosje. Mendoni ju se ata kanë ndonjë afeksion pse Klosi po shkon në prokurori apo atje ku mund ta çojë ligji. Absolutisht jo",- u shpreh kryetari demokrat i PD-së. Berisha shtoi më tej se këta deputetë janë në dijeni që dosja e tyre është më e rëndë se ajo e Klosit, "ata e dinë që dosjet që Klosi ka për ta, janë njëkohësisht po aq të rënda sa dosja e Klosit, mos më shumë".

16-04-2002

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...