Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros: Evropës i duhen 1 milionë refugjatë çdo vit që “të mbijetojë”

Financieri i njohur amerikan me origjinë hungareze, George Soros deklaroi se ”Evropa ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”.
soros

”Vendet që do të marrin më shumë refugjatë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.
Miliarderi shpreson shumë edhe në perspektivën ekonomike të Italisë.
”Matteo Renzi arriti të fusë ndryshime të rëndësishme në tregun e punës”, deklaroi Soros në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.
”Tani, ai po përballet me problemin e kredive të këqija dhe me problemet e bilanceve të bankave dhe, pasi të kalojnë këto, ekonomia italiane mund të rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera të Evropës”, thekson Soros.
”Ekonomia evropiane do të shkojë drejt përmirësimit nëse ringritja e saj nuk do të dëmtohet nga episode të reja të destabilitetit financiar, siç ndodhi gjatë javëve të fundit. Nuk duhet t’i besohet shumë politikës së ekspansionit monetar të Bankës Qendrore Evropiane”, shton ai.
”Zgjidhja e krizës migratore, madje edhe zgjidhja e krizës ukrainase dhe kërcënimi që përfaqëson Rusia, kërkon që Evropa të bëjë investime serioze. Kriza migratore kërcënon të shkatërrojë Bashkimin Evropian. Angela Merkel ka treguar se është një staticiene e vërtetë, pasi ka kuptuar sesa e rëndësishme është çështja migratore. Pa një politikë reale evropiane në këtë front, fakti që çdo vend evropian mund të punojë për llogari të tij, mund të shkatërrojë unionin”, thekson Soros.
Financieri i njohur me origjinë hungareze nënvizon se Evropa “ka nevojë për një milion refugjatë çdo vit”.
”Vendet që do të marrin më shumë do të rriten ekonomikisht më shpejt në të ardhmen”, thekson Soros.
Source: Kry

Krijohet pilula që zëvendëson shiringën

Shkencëtarët kanë zbuluar një pilulë, e cila kryen funksionin e njëjtë sikur shiringa.Pilula e mbështjellë me gjilpëra të vogla, mund të merret në formë orale dhe depërton në stomak përmes zorrëve.Efekti i pilulës është i menjëhershëm, pasi gjilpërat e gjata pesë milimetra, ndihmojnë lëvizjen e shpejtë.Në Spitalin Gjeneral të Masaqusets është prezantuar kjo pilulë e gjatë dy centimetra, me diametër një centimetër, që në pjesën e pasme ka rezervuarin me medikament.Provat e bëra tek derri kanë rezultuar me sukses dhe mendohet që së shpejti, kjo pilulë të vihet në funksion edhe për njerëz.

46 000 llogari në ”Twitter” lidhje me Shtetin Islamik

Të paktën 46 000 llogari në rrjetin social ”Twitter” lidheshin me grupin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2014, sipas një studimi amerikan që paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për një censurim shumë të përgjithësuar të këtyre llogarive.
isis
“Ne besojmë se që nga muaji shtator deri në dhjetor 2014, të paktën 46 000 llogari në rrjetin social ”Twitter” ishin përdorur nga mbështetësit e Shtetit Islamik, edhe nëse të gjithë nuk ishin aktiv në të njëjtën kohë”, theksoi raporti i publikuar nga ”Brooking Institution” dhe financuar nga ”Google Ideas”.

Sipas një analize nga të dhënat gjeografike të llogarive të rrjetit social Twitter, pjesa më e madhe e të regjistruarve jetonin në rajonet e mbajtura nga Shteti Islamik në Siri dhe në Irak, por gjithashtu në Arabinë Saudite.

Tre e katërta e llogarive në mbështetje të Shtetit Islamik janë në arabisht dhe pesë në anglisht dhe gjashtë për qind në frengjisht.

Autorët ftojnë rrjetet sociale dhe administratën amerikane të punojnë së bashku për të vendosur rregulla për çaktivizimin e llogarive.

Fshataret në kalendar nudo për të shpëtuar fermën

o-TENSPEED-STRAWBERRIES-2-570



o-TENSPEED-FIG-570



o-TENSPEED-WATERMELON-570


o-TENSPEED-APPLES-570




forma





Të zhvishesh për një qëllim fisnik. Kështu kanë bërë disa fshatare për të shpëtuar fermën e tyre në Florida Claire Mitchell,SHBA dhe për të mbledhur para e tyre Ato kanë pozuar nudo për kalendarin 2015 nudo të mbuluar vetëm me fruat dhe perime. Ja disa foto, të cilat janë postuar nga vetë ato në profilet e tyre në Instagram.

Tenton të bëjë selfie me pistoletën te koka, por…

KUJDES! PAMJE SHQETESUESE

selfie

Një video që ka tronditur mbarë Amerikën.

Një i ri në Uashington ka tentuar të bëjë një selfie me pistoletën në dorë, por gabimisht e ka shkrepur.

Autoritetet thonë se plumbi e ka zënë shkarazi duke i shkaktuar vetëm plagë të lehta dhe ia ka hedhur me disa të qepura.

Videoja ndërkohë ka bërë xhiron e botës dhe besohet se është publikuar nga një prej miqve të tij.

Duhet të bëni kujdes me lojërat që bëni në Facebook pasi mund t’iu vjedhin gjithë të dhënat.

Duhet të bëni kujdes me lojërat që bëni në Facebook pasi mund t’iu vjedhin gjithë të dhënat.
Ekspertët e një faqeje informatike paralajmërojnë se janë disa lojëra që duhen evituar në FB.
facebook
“Lojëra të tipit: cilës kafshe i ngjani, sozia i cilit aktor jeni, çfarë do bësh në jetë, dhe
variante të tilla lojërash janë shkaku i vjedhjes së të dhënave.

Duke klikuar në këto lojëra përdoruesit dalin nga Facebook dhe hyjnë në një platformë tjetër. Kështu me një klikim të vetëm ata i japin të drejtë atij aplikacioni që të hyjë në të dhënat e përdoruesit”,
thuhet në njoftimin e ekspertëve.

Ndaj nëse nuk doni të rrezikoni, më mirë t’i evitoni këto lojëra.

Si e bëri “Gjenerali” të famshëm Kadarenë në Kinë



Për arsye të tirazhit të kufizuar (2500 kopje në Kinë nuk mund të konsiderohen ndryshe) dhe të statusit të tij të veçantë në qarkullim (u botua për shkrimtarët), ky roman s‘pati ndikim në shumicën e lexuesve të thjeshtë kinezë. Po më 1992-shin, kanali i parë i televizionit qendror kinez ÇTV-1 shfaqi filmin Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, realizuar nga regjisori Dhimitër Anagnosti (1989) sipas këtij romani.
Siç përmend Zhen En Bo, ky film u shfaq i ndarë në dy pjesë dhe pati një jehonë të gjerë. Pa dyshim, qindra mijë teleshikues kinezë e kanë parë këtë film, edhe pse nuk kemi një shifër të saktë për këtë. Në vitin 2008, romanin e ribotoi shtëpia botuese “Chongqing”, bashkë me dy vepra të tjera të rëndësishme të Kadaresë: Prilli i Thyer (2007) dhe Pallati i Ëndrrave (2009). Më vonë, në vitin 2012, “Huacheng”, një shtëpi tjetër botuese, më e madhe, nisi projektin për Kadarenë në gjuhën kineze, në të cilin u përfshi botimi i tri veprave të tjera të tij: Kronikë në Gur, Kush e solli Doruntinën dhe Darka e gabuar.
Të dyja nismat e botimit janë sponsorizuar nga shteti kinez. Shfaqja e filmit qe sinjal i rëndësishëm, që u bëri të ditur kinezëve se në Shqipëri, përveç filmave të vjetër artistikë, që ishin mjaft të njohur atje, ka dhe dukuri të reja, që lidhen me një shkrimtar shumë të talentuar, i cili shquhet për narracion të veçantë, përfytyrime të çuditshme, metoda të pjekura dhe filozofi të thellë. Duke pasur në fokus vetëm romanin Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur (1963) dhe filmin Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, do të përpiqemi të paraqesim situatën e receptimit të kësaj vepre të I. Kadaresë në mjedisin kinez.
Sipas statistikave të faqes së specializuar për raportime zyrtare rreth studimeve në Kinë, uebsajti www.cnki.net, që nga viti 1988 deri në vitin 2015 janë realizuar 48 punime shkencore dhe disertacione me objekt veprat e Ismail Kadaresë. Shumë prej tyre janë botuar pas vitit 2005, kur Kadareja fitoi çmimin “The Man Booker International Prize”.
Shumica e tyre jep një analizë të përgjithshme për autorin dhe veprat e tij. Prilli i Thyer dhe Pallati i Ëndrrave janë dy veprat më të diskutuara. Në vitin 2014, studiuesja kineze prof. dr. Ke Jing botoi monografinë me titull: “Katër ‘të tjerë’ në veprat e Ismail Kadaresë – studim për identitetin kombëtar shqiptar”, në të cilën bëhen interpretime origjinale për veprat e Kadaresë nga këndvështrimi i katër të tjerëve: tjetri, i Lindjes; tjetri, i fqinjëve; tjetri, i Perëndimit; dhe tjetri, brenda vendit.
Në këtë studim vihen në pah marrëdhëniet e ngushta e të pashmangshme midis letërsisë dhe politikës për shumicën e shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë, që kanë përjetuar regjimin komunist. Me zhvillimin e mediave të reja, për veprat e Kadaresë debati u zgjerua së shumti. uebsajtet kryesore me profil kulturor-letrar në Kinë, duke përfshirë faqet www.book.douban.com dhe www.blog.sina.com.cn, që funksionojnë si platformë përbashkuese për polemika letrare, kanë pasur në vëmendje qendrore romanet e Kadaresë.
Siç mund të kuptohet, shumica e pjesëmarrësve në debat janë lexues të thjeshtë, por ka raste që janë edhe kritikë dhe shkrimtarë profesionistë ose të vetëformuar. Për sa i përket Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, mund të kujtohen dy raste përfaqësuese. Njëri është titulluar “Në hijen e paskajshme të luftës – për romanin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’”, dhe mban nënshkrimin e Gaoxing (7 shtator 2007); tjetri është titulluar “Kadareja, romancier poetik tërheqës – komente për ‘Gjeneralin e ushtrisë së vdekur’”, dhe është nënshkruar nga një zonjë, Heilang (u publikua më datën 20 mars 2011).
Gaoxing vlerëson se në këtë roman përshkruhet hija e luftës, jo lufta direkt, e cila dëmton psikikën e njerëzve më ashpër sesa lufta vetë. Heilang vlerëson se Kadareja e vështron luftën nga varret, riprodhon në mënyrë absurde historinë e luftës, për të dalluar goditjen e fortë shpirtërore që pësuan të dy popujt ndërluftues, urrejtjet e vazhdueshme që u shkaktuan nga tragjedia e luftës, si dhe thelbin jonjerëzor të luftës.
Heilang pohon se Kadareja përzien njërin pas tjetrit me mjeshtëri artistike elementet historike, gjeografike, kulturore, folklorike në episode të ndryshme. Ky roman plotëson kërkesat e lexuesve për të njohur kombin shqiptar, duke shkuar përtej një romani të zakonshëm kundër luftës në përgjithësi. Nga teknika e krijimtarisë, Kadare ngre një strukturë të përsosur dhe kompakte në romanin me temë luftën antifashiste, por të cilit i mungojnë skenat e mëdha të luftës: ato zëvendësohen me skena kërkimi eshtrash dhe gërmimesh pas njëzet vjetësh.
Siç vlerëson Gaoxing, brenda strukturës së përgjithshme janë vendosur shumë episode të detajuara, në të cilat me forma të ndryshme, si kujtime, dialogë, aluzione, ironi, përshkrime psikologjike etj., autori kontrollon gjithmonë ritmin e romanit; kështu shkallë-shkallë e çon romanin në kulm kur, del papritur thesi me skeletin e Kolonelit Z. Në fragmentet e cituara duket vëmendja e lexuesve dhe kritikëve për këtë roman.
Siç konsideron Heilang, në roman paraqitet aty-këtu humori i zi i autorit, i cili ka thyer atmosferën e mërzitshme monotone që mbizotëron, çka e bën lexuesin që të buzëqeshë jo rrallë bashkë me autorin, sikur të kishin nënshkruar një marrëveshje të fshehtë. Në fund të romanit jepet një episod i bukur, ku gjenerali i dehur troket në derën e priftit në mesnatë, duke i përsëritur që ta fshihte faktin që thesi me skeletin e Kolonelit Z u shty në humnerë.
Tjetër fragment është përshkrimi i fshatares së pastër shqiptare Kristina në ditarin e një dezertori, përsëri nga këndvështrimi i tjetrit. Mjeshtëria e shtjellimit e autorit përbën bukurinë gjuhësore dhe mendore të tij. Lexuesit ose shikuesit kinezë duan ta marrin romanin ose filmin për krahasim me ndonjë vepër artistike ose me fenomenet e shoqërisë kineze.
Në krahasimet midis romanit Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur dhe filmit kinez Sinjal Grumbullimi (një vepër kinematografike që i kushtohet luftës civile çlirimtare 1945-1949, e realizuar në vitin 2009), kritiku Luhe, në një vështrim krahasimtar në artikullin “Dhimbjet që nuk u shuan nga koha”, publikuar më 17 dhjetor 2008, shpreh mendimin se protagonisti i romanit të Kadaresë, gjenerali, u kthye në Shqipëri me mision për mbledhjen e eshtrave të ushtarëve italianë, por vazhdimisht ndiente poshtërim dhe zymtësi, derisa përfundoi me çmenduri; ndërsa regjisori i filmit kinez na e kujton këtë personazh përmes kapitenit të kompanisë Gu Zi Di, që u kthye në fushën e betejës për të kërkuar arsyet pse shokët e tij të luftës dhanë jetën…
Karakteristika e parë në receptimin e veprës Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur është individualiteti ose diversiteti. Përveç komenteve të gjata, në internet do të hasim edhe komente shumë të shkurtra. Një lexues thotë se romani është i zhytur në luftë, por pa e përshkruar direkt (Clomer, Romani me temën e luftës pa përshkruar luftën, 6 mars 2015); tjetri thotë se Gjenerali nuhaste erën e vdekjes pranë vendeve ku u varrosën ushtarët e tyre (Luoshun, Vdekja dhe ndjenja e vdekjes në hijen e luftës, 5 gusht 2009).
Ka raste kur komentet bëhen me pak fjalë: në tërë librin binte shi, ose është historia e një trupi pa jetë në kërkim të një togu eshtrash. Karakteristikë e dytë është ndërveprimi në vazhdimësi. Receptimi i një vepre letrare në internet përbën vetë një proces të gjatë dhe të vazhdueshëm pas botimit të veprës. Në këtë proces, me ngritjen e numrit të lexuesve, pasurohet edhe receptimi në tërësi. Efekti i receptimit ruhet automatikisht dhe referohet në çdo moment për të interesuarit. Versioni i vitit 1992 i Gjeneralit në internet ka marrë 16 komente, kurse versioni i vitit 2008 po i këtij romani 111 komente.
Kështu komentet mbi komente, ndërveprimet shtrihen ndër lexues, kritikë, dhe në fund formohet një debat me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish. E treta karakteristikë është promovimi. Megjithëse pjesëmarrësit e kësaj faqeje letrare nuk kanë qëllim të caktuar fitimprurës, vetë faqja synon që të zgjerojë ndikimin e saj në fushën e letërsisë, madje jep linkun e adresës së shitësit në internet për promovim.
Për këtë arsye, zakonisht në vendet më të spikatura, jepen informacione të hollësishme për librat. Në këto faqe mund të gjendet edhe një paraqitje e shkurtër për autorin, përmbajtjen e librave të tij, madje edhe fragmente prej veprave më të shitura. Në të njëjtën kohë, në fund të faqes, ofrohen edhe disa vepra të tjera që parashikohet se do të pëlqehen nga ata që e duan këtë vepër. Për shembull, në faqen e veprës Gjenerali, rekomandohen edhe veprat e tjera të Kadaresë, si Kronikë në Gur, po dhe Vetëdija e Zenos e shkrimtarit italian Italo Svevos dhe Palltoja Magjike e autorit italian Dino Buzati.
Duke u nisur nga receptimi i kësaj vepre në mediat e reja kineze, ne e dimë qartë se është zgjeruar gradualisht në Kinë ndikimi i veprave të Ismail Kadaresë. Dëshmitë e shumta për receptimin e veprës janë dhënë dhe do të jepen më shumë në mediat e reja.
Dihet se receptimi i një vepre në internet nuk mund të ndodhë pa përkthimin ose botimin e veprave në formën tradicionale, por për shkak se mediat e reja kanë pasur një audiencë më të re, grupet më aktive shoqërore, të cilat janë më të lëvizshme, më të lira, më dinamike, prandaj studimi i receptimit të një vepre në internet mund të dëshmojë, në njëfarë mënyre, gjendjen e përgjithshme të receptimit të saj.
*Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Kinë

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...