Nën organizimin e OASA e.V, Organizatës së Studentëve dhe Almuni Shqiptarë në Berlin, të dielen më 20 Mars duke filluar në orën 12:00 në ambientet e Universitetit Teknik të Berlinit (Str. des 17 juni, 133, Instituti i Kimisë), do të pritet delegacioni i udhëhequr nga ish-Kongresmeni Joseph DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, respektivisht Kryetar dhe Këshilltare për Cështje të Ballkanit, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në nderim të punës mbi çerekshekullore të lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi të lumtur, që në mesin tonë të dielën, do të kemi dy figura kyçe të historisë kombëtare siç janë z. DioGuardi dhe znj. Cloyes. Ish-Kongresmeni DioGuardi është simbol i luftës së parezervë lobiste dhe diplomatike për kauzën kombëtare shqiptare dhe gurthemel i miqësisë moderne shqiptaro-amerikane,” ka thenë Agon Kamberi, udhëheqës i OASA-s. Roli I rendësishëm që lobi shqiptar në SHBA ka luajtur është i paçmueshëm. “Ne ndihemi krenar të mirëpresim delegacionin nga Amerika në krye me z. DioGuardi,” ka shtuar Kamberi.
Ndërsa, një ndër anëtarët e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, profesori Faton Bislimi, i cili ka organizuar visitën e DioGuardit në Berlin, ka theksuar se pa përkushtimin vetëmohues të diasporës shqiptare kudo në botë, e vecanerisht asaj në SHBA, Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur e i lirë në miqësi të vërtetë më SHBA-në, a as Shqipëria nuk do të ishte një demokraci dhe anëtare e NATO-s. “Përkundër këtyre arritjeve, ne në vazhdimësi punojmë me miqët tanë në Kongresin dhe Administratën e SHBA-së për të çuar përpara cështjen shqiptare ne Maqedoni, Mal të Zi, edhe Luginën e Preshevës,” ka thënë Bislimi.
Përpos takimit publik të së dielës, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur, delegacioni nga Amerika do të ketë edhe takime tjera në Berlin me zyrtarë gjermanë. “Ne u jemi thellësisht mirënjohës Organizatës së Studentëve dhe Alumni Shqiptarë në Berlin për punën e palodhur në organizimin e këtij evenimenti, ku fjalime do të mbajnë z. DioGuardi, znj. Cloyes, fjalime të cilat do të ndiqen nga një diskutim me publikun, nën moderimin e znj. Vjollca Hajdari,” ka shtuar Bislimi, duke potencuar edhe ndihmesën e madhe që ka dhënë Kompania Ecolog International e drejtuar nga z. Lazim Destani për realizimin e kësaj vizite të delegacionit të kryesuar nga DioGuardi në Gjermani.
“Gjeneratat e reja shqiptare kudo që janë, e vecanerisht ato në diasporë, sikur ne në Gjermani, nuk duhet asnjëherë të harrojnë të kaluarën dhe kontributin e atyre, duke përfshirë këtu edhe figurën historike të DioGuardit, që bënë të pamundurën për kombin tonë. Historia jonë ka qenë e mundimshme, por duke e njohur atë sa më drejtë, ne po ndërtojmë një të ardhme më të qartë.” ka përfunduar Kamberi.
Për informata shtesë në lidhje me këtë aktivitet si dhe për t’u regjistruar si pjesëmarrës, vizitoni webfaqen zyrtare të OASA-s: www.oasa.berlin, bëhet e ditur në komunikatën e Studentëve shqiptarë në Berlin.
Sapo kishte filluar janarime qiellin me retë plot vranësira, atë ditë pikat e shiut binin në xhamat e dhomës sime krijonin një melodi mahnitëse. Kohëve të fundit shpesh pyes veten çka me shtyri ti kthehem kujtimeve tëviteve të largëta që ngjallin emocione shumëngjyrëshe si kryevepëra e pikturës së tij, një nostalgji shpeshherë e ngatërruar. Kujtimet të cilat u takonin vetëm atyre i ruanin mirëe që i kishin bërë personash të ngritjeve e të rënieve të tyre gjatë viteve të stuhishme që përjetuan. Ato kujtime i ruanin në kullën stërgjyshore të cilat ishin shumë larg njëra tjetrës e që vuajtja i afronte ata. Kishin lindur të njëjtin vit, ai në pranverë në kohën kur Adonisi vjen mbi tokë natyra ringjallet përsëri, gëzohej kur ai dilte në sipërfaqe. Ajo në dimër të mbuluar me petkun e saj kristalor e që fëmijët e dëshironin aq shumë, një princeshë dëbore që bënte vallëzim patinazhi. Ende pa mësuar hapat e parë në jetë, babai i tij u largua në mërgim, i mungonte dashuria atnore, nuk shihte rritjen dhe gëzimin e tij femërorë. Nëna e saj ishte bërë banore e klinikave të njohura të kohës, luftonte të rikthehet pranë fëmijëve, mungesa e saj shkaktoi dhimbje në shpirtin njomak. Koha ecte si një lum herë herë i rrëmbyeshëm, nuk ndalej.
Ata rriteshin e së bashku me ta rriteshin edhe brengat e tyre rinore. Amfiteatri i madh i fakultetit ishte pikëtakimi i tyre si dhe studentëve tjerë. Atëkohë asnjeri se dinte historinë e mungesës për së gjalli së prindërve të cilët kishin shumë dashuri për fëmijët e tyre. Edhe ata u bënë pjesëmarrës të protestës e cila ndodhte në kohën e zbehur për popullin e që ishte frymëzim për rilindje të re kombëtare. Familja i financonte shkollimin e tyre, për të fituar betejën e diturisë e cila u hapte rrugë drejtë horizontit. Në fundjavë shkonte vizitonte kullën e tij, në prag të saj e priste nëna krenare e çmallej me përqafimin engjëllor të saj. Ndërsa ajo çdo ditë kthehej në shtëpi që sapo shkelte pragun e saj e saj e priste një kujdes i shtuar i nënës dhe fëmijëve më të vegjë, sa bukur luante rolin e saj. Vitet kalonin, gjërat nuk shkonin aq mirë, përsëritej rutina e jetës së asaj kohe, kujdes prindëror, aktivitete kombëtare, e duke lënëanash dashurinë Pa dashur mori rrugën e mërgimit, filloi jetën plot elan, plot dëshira për të arritur suksese, gjeti fatin e jetës i kurorëzuar me tri princesha të tij, një dashuri e madhe e fundosur si titaniku. I mbyllur brenda vetmisë shihte ha primet e tyre që qanin ndër stinë. Historia u përsërit të cilën ajo e kishte kaluar. Ndonëse plaga e shpirtit i goditi , ata ecjen për ta fituar besimin në dashuri nuk e ndalonin dot. Ky rrugëtim i bashkoi në udhëkryqin e jetës e cila tek ta u shfaq si një ylber pas shirave që shpeshherë e lagën ashtin e tyre njomak. Së bashku do të kompozojnë simfoninë e dashurisë, që të rrëqeth melodia e saj mahnitëse, piktori do ta dhuroj pikturën për agimin e dashurisë, shkrimtari tregimin më tëmirë sepse vetëm për dashuri, flijimi e ka kuptimin e vet. Do lartësohet në qiellin që i ngjasojnë syve të tij. Fati i pret në horizontet e jetës. Sapo kishte kuptuar se jeta filloi të rridhte më ndryshe
Te flasësh për figurën e Sali Qekut është një ndere i madhe, pore është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse kemi te bëjmë me një nder figurat me te mëdha te kombit në historinë me te re te Kosovës. Aj ishte një figurë poliedrike, shume dimensionale e cila ngërthen në vete te gjitha ato veti që rralle here në histori mund te i gjeje te kompletuar te një personalitet udheqes te cilin e bëjnë te pranueshëm për te gjitha shtresat e shoqërisë. Te Sali Qeku gjeje vetit e burrërisë tipike shqiptare, trimerin, bujarin, besnikërinë, dashurin ndaj familejes dhe shokëve.
Te Sali Qeku gjeje juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili diti në mënyrën me unikate që te gjitha te i fus në shërbim te çështjes madhore kombëtare. Figura e ti ka nevoje për një studim te mirëfillte shkencore adekuat, e cila do ta zbërthej nga tere kompleksiviteti i saje dhe te dali në pah e gjithë e verteta te cilën e ka mboluar pluheri i harresës nga injoranca e elitës totalitare bolshevike. E tera kjo behet me te vetmin qëllim që te i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndertue nga hajnat e historisë mbi te cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sote qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosove.
Aktivitetin patriotik Sali Qeku e filloj me 1981 ku demonstratat masive gjithëpopullore e gjejnë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike te viteve te 1990 e gjejnë në krye te udhëheqjes politike në komunën e Deçanit. Aj vihet në balle tete gjitha kërkesave gjithpopullore te kohës, sichishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje te minatorëve te Trepçës.
Aj doli haptas në përkrahje te tyre në emër te te gjitha strukturave udhëheqjes se komunës se Deçanit. Ishte në balle te luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv te librezave te LKJ e cila filloj pikërisht në gjykatën komunale ku e kishte bazën.
Jo rastësisht kjo gjykatë u quajt çerdhe e nacionalizmit shqiptar nga UDB. Ishte njëri nder themeluesit e LDK dhe pluralizmit në Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Ishte njëri nder hartuesit kryesor te statutit komunal në bazë te kushtetutës se Kaçanikut.
Te gjitha këto aktivitete dhe shume te tjera, Sali Qekun e vejnë në shënjestër te UDB te cilët e gjurmojnë hap pas hapi edhe një dite vërsulen për ta arrestuar, por fale gjeturis se ti dhe disa shokëve aj arriti te ju shpëtoj dhe arratiset në Gjermani. Menjëherë pas arritjes në Gjermani aj vazhdon aktivitetin e ti politik pranë degës së LDK. Krahas saj edhe atë ushtarak pranë M.M.R.K.
Pas një marrëveshje në mes te udheqjes se Shqipërisë dhe asaj te Kosovës për stërvitje ushtarake te te rinjeve nga Kosova dhe trevat shqiptare Sali Qekun e gjejmë nder te paret në këto stërvitje, edhe pse aj kishte njohuri te mjafuteshme profesionale sepse ishte oficer rezervë.
Qëllimi i ti ishte që krahas stërvitjeve taktiko fizike te nihej për se afërmi me te gjithë shokët me te cilët me vone do te bëheshin bartësit kryesor te ngjarjeve te mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjere ke lufta e hapur.
Te dy grupet, tash me te njohura për opinionin shqiptar si grupi i pare në përbërje te te cilit ishin heronjet e kombit Sali Qeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dyte që në mes kishte edhe heronjet Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe te tjer, ishin edhe do te mbeten bazamenti kryesor mbi te cilën u ndërtua e gjithë ajo që quhet luftë e armatosur.
Fillimi i saj filloj në dhjetor te 1991 kur këta trima te armatosur gjere në dhembe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptar dhe nen komandën e Sali Qekut u futen në Kosove duke u shpërndare në te gjitha trevat Shqiptare edhe kështu filluan luftën e armatosur për te mos e ndalur deri në qlirimin definitiv te vendit.
E tera kjo ngjarje që nga Shqipëria e gjer sa përfundoj ishte nen komandën e Sali Qekut. E theme ketë argument për te vërtetuar me fakte konkrete një te vërtete shum te madhe mbi te cilën do te ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën në Kosove.
Këta ishin nismëtaret e pare te luftës në Kosove dhe Sali Qeku ishte komandanti i pare i kësaj nisme i cili nuk e ndali kurrë deri në renjen e ti heroike si komandant në koshare.
Te gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosove u kryen nga këta trima te udhequr dhe koordinuar nga tre kolosët Sali Qeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.
Q`do veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Dukagjinin në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Qekut. Sa do që elita e kuqe panslaviste tenton ta eliminoj ketë figurë te madhe prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritet edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrire dhe përqafuar në tere hapësirën Shqiptare dhe behet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës.
Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Dukagjin edhe me gjere Sali Qekun lufta e hapur e gjene në majat e organizimit ushtarak pran MMRK te udhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Qeku se bashku me shok vuri bazat e para te keti organizimi në Dukagjin.
Nga prilli i 1998 aj se bashku me Rrustem Bruqin, Adem Ukhagjen e shume shoke te tjerë shtrinë ketë organizim në shume territore te Dukagjinit ku me vone do te vendoset shtabi me te tri brigadat operative 131, 133,134 te komanduar nga komandat Tahir Zemaj. Baza në tropoj për shpërndamjen e armatimit, via e funizimit përmes vokshit që komandohej nga komandant Guri-Adem Ukhagja, baza në shkollën e viqidolit ku vendos komanda e udhequr nga Tahir Zema, mbi 100 Ushtar që Rrustem Bruqi me shoke i solen nga Kosova në Shqipëri me te cilët u formuan këto tri brigada operative, via e furnizimit nga shtetet premdimore ishin rezultat i punës se Sali Qekut me shok.
Pas futjes se njësive operative në Kosove nen komandën te Tahir Zemes Saili Qeku pati rol kyqe në komandën e keti shtabi aj ishte edhe komandant i brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa bedeja si ajo e Llukës dhe ajo e Logjes në te cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashkideatori me i ngushtë i Saliut Rrustem Bruqi. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shume pengesa serioze nga i ashtuquajturi SHPUQK. Edhe pse në mes te MMRK dhe SHPUQK u arrit një marrëveshje në Oslo, SHPUQK kurrë nuk e respektoj atë.
Aj në vazhdimësi I sabotoj dhe ju solli pengesa me serioze në teren. Ata arritën deri në aktin me te shëmtuar te histories duke bere atë në kryeqendern e Shqiptaries Tiran, vranë ministrin e mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin. Historia po përsëritet si në luftën e dyte botërore dhe pas saj. Komunistet Shqiptar te dirigjuar nga ideologët bolshevik panslavist, Dushan Mugosha, Milladin Popovici, prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionaliste Shqiptare në te dy anët e kufirit e cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Në Tiran ndodhi vazhdimsija, Mugoshet dhe Popovicet e rinje tradhtuan marrëveshjen e Oslos dhe filluan likuidimet ndaj udheqjes institucionale. Ata nuk mund ta shihnin në krye te ushtries se Kosovës një bire te familjes nacionaliste, një nip te nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës te ideologut te madh nacional-demokrat Metush Krasniqit.
Prandaj duhet përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokash te mëdha që nesër rruga drejt pushtetit te jetë pa pengesa. Dhe kjo ndodhi, filloj me Ahmet Krasniqin dhe përfundoj me Isuf Haklin.
Këtu ngjarjet morën tatepjeten, Sali Qeku i përjetoj shum rand, ati ja gjymtuan pjesët kryesore te trupit dhe kështu i plagosur shum rend vazhdoj rrugën drejt kosharas i cili se bashku me Agim Ramadanin ishin ideologët dhe zbatuesit kryesor te ngjarjes se madhe historike te pastrimit te kufirit Shqiptaro-Shqiptar deri në renjen e tyre heroike në fushën e nderit te cilët ranë për te mos vdekur kurrë edhe kështu u bene gurthemel i fort i përmotshëm i shtetit te Kosovës.
Bazuar në paralajmërimet që kemi arritur t’i sigurojmë në adresën e redaksisë sonë, Gjykata Speciale pritet të ftojë për pushime të detyrueshme në Den Hag të Holandës edhe disa eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sipas të gjitha gjasave, në rrugëtimin e tij drejt pushimit të detyrueshëm në veri të kontinentit, Fatos Klosin është e mundshme t’a shoqërojnë edhe disa prej protagonistëve tjerë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kooperimi përmbajtësor i institucioneve mund të lehtësojë deri diku barrën e rëndë me të cilën pritet të ballafaqohen zyrtarët e shtetit shqiptar, për arsye se fokusi i Gjykatës Speciale është drejtuar te “nëntoka zyrtare” e pushtetit dhe opozitës aktuale në Kosovë.
MOJ SHQIPONJA DY KRENARE PSE MË KE HIPUR NË ATË MINARE KËRKOJ RRUGËN PËR NË JANINË PËR PREVEZË DHE PRISHTINË SE ATJE E KAM SHTËPINË
Të nderuar pjesmarrës në këtë takim! Jam përpara jush t’u them se ka akoma një vend në këtë botë ku lumi i gjakut të një populli është i pashterrshëm e i pranishëm në çdo grimcë të asaj toke si dhe në çdo shkronjë, rrokje e fjalë të gjuhës së atij populli martir.
Flitet për ëndrrën e madhe të Evropës së bashkuar, por një popull në mes të saj kullon gjak, një popull i masakruar barbarisht shpërngulur me zjarr e bekuar nga toka e tij, shpërndan refugjatët me një det me dhembje në shpirt e ndërgjegje, e ju silleni sikur s’ka ndodhur gjë! Duhet ta dini zotërinj dhimbja jonë po helmon Mesdheun e s’mund të ketë gëzim pa na shëruar plagët duke na kthyer në tokat tona!
Të nderuar zonja e zotërinj! Të flasësh për çështjen shqiptare duhet të flasësh me muaj të tërë, ndërsa për çështjen Çame dhe kosovare do të duhen me vite dhe përsëri do lësh diçka pa thënë. Prandaj e kam tepër të vështirë me kaq sa më lejohet të flas para jush, të përmend diçka për çështjen çame në tërësi dhe në veçanti për trojet e saj të grabitura padrejtësisht ndër shekuj nga grabitqarët e vjetër dhe të rinj, grekët, duke mos munguar dhe disa shqiptarë të shitur, që kurrë nuk kanë munguar të vihen në shërbim të grekëve dhe sidomos për të ashtuquajturën çeshtja e Vorio-Epirit. Se ne çamërit jemi të vjetër ne trojet tona aq sa bota. Kemi lerë në trojet tona dhe dashtë zoti të vdesim në trojet tona se jemi krenarë që jemi shqiptarë.
Ju, të nderuar pjesëmarrës, e dini mirë historinë e trevës së Çamërisë dhe aspiratat e dikurshme dhe të sotme të popullatës çame. Çamërisë Zoti i ka falur gjithë të mirat e natyrës, njerëz bujarë, besnik, trima dhe liridashës. Pretendimet e grekëve nuk fillojnë më 1912, por shumë më herët në vitin 1877 kur u mbrojtën politikisht në takimin e jug Shqipërisë në Janinë, të cilët u tubuan në këtë takim pikërisht për mbrojtjen e trojeve çame nga pretendimet e grekëve. Po kështu më 1878 kur u mbrojten ushtarakisht, por fatkeqesisht më 1881 në mënyrë brutale iu pre pjesa e trupit të saj duke ju shkëputur dhunshëm pjesa jugore e gjirit të Prevezës, përfshi këtu qytetin e bukur të Artës.
Sipas pretendimeve greke, rezulton krejt e kundërta mbi këto toka sepse në mesjetë kanë lulëzuar dy princërit shpiptarë, Pjetër Lozha dhe princi Gjin Ndue Shpata. Trojet tona si troje shqiptare përmenden që në kohën e Iliadës së Omerit. Shkrimtarë të lashtë grekë dhe jogrekë përmendin se kufiri verior i Greqisë është Gjiri i Prevezës dhe Arta. Sipas Plutarkut që në vitin 1530 para erës së re, çamërit kanë pasur një mbretëri të lulëzuar, por grekërit asnjëherë nuk janë pajtuar me këtë realitet duke pretenduar kufirin e tyre deri në lumin Vjosë, pra atë që nuk u takon. Grekët atë që s’kanë mundur ta marrin sipas historisë së lashtë, munden ta përlajnë pas vitit 1912. Duke shfrytëzuar dobësinë e shtetit të sapoformuar dhe mbështetjen e fuqive të mëdha, u dyndën kush e kush të rrembente sa më shumë trojet shqiptare. Kjo ishte gjendja kur Konferenca e Ambasadorëve vendosi kufijtë shqiptarë kur si parim gjoja u vendos entiteti i popullatës. Po kush më shume se gjuha e dallon një etni nga tjetra?
Cila ishte gjuha e trojeve çame deri në kufijtë e Kosturit veç asaj shqipe? Të ndodhur para këtij fakti grekomëdhenjtë u turrën mbi trojet çame dhe s’lanë poshtërsi pa bërë që largonin shqipfolësit nga trojet e tyre. Çfarë nuk bënë në kurriz të vëllezërve dhe motrave tona që ata të deklaronin të ishin grekë, por gjuhën shqipe e njihnin se kishin bërë tregti me fqinjët shqiptarë.
Por shqiptarëve të Çamerisë nuk u mjafton vetëm bëmat e grekëve por mbanin mbi shpinë dhe përkrahjen e fuqive të mëdha të asaj kohe që kishin grekët, duke përjashtuar këtu vetëm misionarët amerikanë, të cilët ashtu si udhëheqësi i tyre i shquar senatori Villson mbrojnë të drejtat e pamohueshme të çamëve. Por gjithçka s’mbaron këtu, se fillon lufta ballkanike dhe ajo e parë botërore ndaj vendosja e kufinjve shtyhet për një periudhë tjetër.
Shteti Shqiptar duke përfituar nga prania e tij në lidhjen e kombeve në vitin 1920 shfrytëzoi rastin se kufijtë nuk ishin vendosur në vend që më 1913. Ndaj kërkoi me ngulm që të huajt të dilnin nga trojet shqiptare, duke nënkuptuar këtu të huajt ushtritë greke të vendosura në Çamëri, ushtritë serbe të vendosura në Kosovë dhe në disa raste këto ushtri të futura deri në Korçë dhe Gjirokastër. Në këto rrethana u ngrit komisioni i vendosjes në vend të kufijve, i cili fillimisht vendosi për kufirin ndarës me Greqinë. Që nga kufiri ndarës në Korçë ku me gjithë përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë dhe popullit vendas, nuk u bë e mundur që shumë troje shqiptare të vendoseshin nën shtetin shqiptar, por u lanë nën sundimin grek. Por me gjithë poshtërsitë e mëdha të grekëve për të detyruar popullatën shqiptare të hiqte dorë nga kombësia shqiptare, hasën në qëndresën e kryetarit të komisionit të vendosjes së kufijve Gjeneral Telimit, i cili u mundua me sa mundi të mbante drejtësi duke futur në territorin shqiptar dhe shume troje të lakmuara nga grekët.
Kjo bëri që grekët të ndërrmerrnin fushata dhe shpifje ndaj Gjeneral Telimit dhe kur panë se ai kishte qëllim që Çamerinë veriore ta linte në Shqipëri. Por grekët filluan të përdornin dredhinë si një nga armët më të rëndësishme të tyre, me të cilën kanë mundur jo rrallë të dalin triumfues. Që kështu ata bindën fuqitë e huaja që në këtë kohë komisioni i vendosjes së kufijve të komandohej në Janinë. Grekët, sipas qenit të pabesë që kanë, i zunë pusi gjeneralit dhe e vranë. Më pas u munduan që këtë t’ia faturonin shqiptarëve, por përsëri s’u eci, pasi komisioni përkatës i kryesuar nga një jurist japonez u nxori të palarat në shesh. Pasardhësi i Telimit duke patur frikën e grekëve vendosi kufijtë sipas pretendimeve të tyre duke ia dhënë një pjesë të trupit shqiptar Greqisë. Tani çamët mbetën përsëri më te huaj ne trojet e tyre, sepse me Kushtetuten Greke të kësaj kohe, Greqia fillon reformën agrare dhe çamet i shpronëson plotësisht nga tokat e tyre nën pretekstin e të ashtuquajturës “reforma agrare”. Grekët djegin zyrat e Prefekturës së Janinës ku ndodhej edhe Kadastra. Paudhësitë e grekëve ndaj çamëve nuk kanë të sosur, ato marrin një hov të paparë mbas marrëveshjes greko-turke të vitit 1923 për ndërrimin e popullatës reciproke, ku sipas saj palët binin dakort të shkëmbenin popullaten me kombësi përkatëse. Greqia i jepte Turqisë popullatën me kombësi turke dhe anasjelltas; grekët duke përfituar nga rasti se shumica e popullatës çame ishte e besimit mysliman, këta i konsideron si turq dhe me dhunë të paparë mundohet t’i shpërngulë nga trojet çame duke sjellë në këto troje grekët e Turqisë. Kështu me dhjetra e mijëra çamë u detyruan të linin tokat e tyre në duart e ardhacakëve dhe të largoheshin kush në Turqi dhe kush në Shqipëri dhe kush nuk u largua, provoi të “zitë e ullirit” dhe të jetë i huaj në truallin e vet.
Në këtë gjendje e gjeti lufta e dytë botërore Çamërinë. Populli çam masivisht u rendit me luftën Nacionalçlirimtare gjatë luftës së dytë botërore. Kështu në territoret çame u krijuan formacione partizane si: Hoxhë Tasimi, Alush Taka, etj, si dhe shumë formacione të tjera të cilat dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e trojeve çame dhe më gjerë nga pushtuesit e huaj duke bashkëpunuar ngushtë dhe me lëvizjen çlirimtare greke ku dhanë jetën me qindra djem çamë. Po cili ishte shpërblimi për këtë gjak nën udhëheqjen e Zervës, një greku bashkëpunëtor i pushtuesit nazi-fashist që pushtuan Greqinë dhe sot qeveria Greke i ka ngritur një bust madhështor në Prevez dhe e quan hero kombëtar, ndersa çamët i ben bashkëpuntor me okupatorët? Në këtë kohë grekët bënë propagandë se do të vendosnin qeverisjen e shqiptarëve në këto troje ndaj s’duhet të largohej këmbë shqiptari dhe më pas, pasi siguruan kufirin, filluan masakrën e pashoq në historinë botërore duke vrarë e prerë me thika e zjarr këdo që t’i dilte përpara vetëm për faktin se ishin shqiptarë duke mos përjashtuar as femijët e djepit si p.sh., vlen për ta përmendur Sanie Bollatin që i çanë barkun dhe i nxorën fëmijën nga barku. U skuq toka çame me gjakun e bijve dhe bijave të saj, lumenjtë nuk përcillnin më ujë, por gjakun shqiptar të çamëve. Kush mundi iku dhe u vendos në gjirin e mëmës Shqipëri, së cilës i ishin prerë dy krahët: Çamëria dhe Kosova. Kush nuk mundi ra prehë e grekëve dhe e hëngrën korbat për të vetmin faj se ishin shqiptarë. Vetëm në këtë periudhë nga rreth 28.000 çamë që morën rrugën për në Shqipëri u vranë dhe u therën me thika rreth 7.000 që duke u llogaritur në raport me popullsinë, nuk mund të krahasohet me dëmet që iu sollën Rusisë nga lufta e dytë botërore që mbahet një nga rekordet botërore. Grekët, për të legjimituar bëmat e tyre në sytë e botës, i quajtën çamët bashkëpunëtorë të pushtuesve të huaj duke vendosur:
l. dënim me vdekje, kriminel i tërë çamëve myslimanë të përtejkufirit. 2. mohimi përjetë i të drejtës së vendësit pra mohimi i vatrave amëtare dhe i trojeve të veta stërgjyshore. 3. shtetëzimi i çdo pasurie të tundshme e të patundshme.
Por shqiptarët e trojeve të Çamërisë asnjëherë nuk janë pajtuar me bëmat e grekëve, asnjëherë nuk kanë rreshtur së kërkuari të drejtat e tyre. Ata gjithmonë u janë kundërvënë shovinistëve grekë si me qëndresë fizike edhe me qëndresë politike. Kështu ka ndodhur në vitin 1912 -1913 ku me qindra mijëra tejshkrime i janë përcjellë fuqive të mëdha, të tjera i janë përcjellë konferencës së ambasadorëve. E njëjta gjë ndodh edhe pas 1920. Por gjithmonë këto protesta kanë rënë në vesh të shurdhër nga fuqitë e mëdha. Po kështu ndodh edhe më 1944-1945. Shteti shqiptar duke mos patur kredon dhe as mundësinë e mjaftueshme të influencojë, e la në heshtje. Ne çamët e shpërngulur me forcë nga trojet tona në shtetin amë, kemi gjetur ngohtësinë e vëllezërve shqiptarë në trojet e Shqipërisë së mbetur. Ata na janë gjendur gjithmonë pranë në gëzim e hidhërim, na janë gjendur në ditët tona më të vështira.
Shteti komunist gjatë 46 viteve na ka parë me syrin e njerkës; si gjithmonë na ka konsideruar grekë. Asnjëherë nuk ka sensibilizuar botën për çështjen tonë çame. Të shumtë janë çamët që i janë nënshtruar përndjekjes politike vetëm pse ishin çamë. Një nga këta jam edhe unë i rritur në burgjet e komunizmit dhe familja ime në kampet e përqëndrimit. Të shumta janë gjoja grupet armike të zbuluara në kohën e regjimit komunist që u përkisnin çamëve. Por tradhtia më e madhe e qeverisë komuniste shqiptare u bë karshi çamëve ku më 1953 në mënyrë arbitrare të pambështetur nga asnjë ligj i shtetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, heq të drejtën e shtetësisë greke duke na dhënë atë shqiptare. Kjo do të thotë vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë Greqisë për të humbur të drejtën e rikthimit tonë, sepse vërtet ishim me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Por, persekutimi i çamëve vijon edhe sot; kështu jo shumë ditë më parë në Parlamentin shqiptar u paraqit për aprovim një projekt-rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame, një ndër rastet e rralla kur përfaqësues të pozitës dhe opozitës në Parlament bien dakort të paraqesin një rezolutë të përbashkët. Por ç’ndodhi? Qeveria shqiptare, maxhoranca në parlament, nëpërmjet kartoneve të saj rrëzon këtë rezolutë duke e bërë qesharake në opinion sepse vetë e propozuan dhe vetë e hodhën poshtë.
Vëllezër dhe motra pjesmarrës në këtë tubim! Ne populli çam ashtu si dhe vëllezërit tanë kosovarë asnjëherë nuk kemi rreshtur së kërkuari të drejtat tona. S’ka kombësi pa troje dhe trojet tona janë deri në jug të Gjirit të Prevezës dhe deri aty ne do t’i kërkojmë, le të çirret dikush sa të dojë se pretendimet tona janë për identitet, siç po marrin identitetin e tyre honkongasit në Azi, kemi të drejtë të marrim identitetin shqiptar në çamërit dhe kosovarët në Evropë, ndaj me të drejtë ne i themi Evropës siç thotë kënga kosovare “Kthena borxhin”. Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri, kjo nuk është thirrje për nacionalizëm, por thirrje për identitet.