Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/24

Pellazget dhane qyteterim - Aristidh Kola


Pellazget dhane qyteterim - Aristidh Kola
“Gjuha e perëndive”, një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi lashtësinë e Pellazgëve. Autori i këtij libri është arvanitasi i madh, Aristidh Kola. Duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.

Kush është gjuha e perëndive ?

Libri “Gjuha e Perendive” i arvanitasit te madh Aristidh Kola trajton nje ceshtje qe nuk eshte aspak e re, por ndoshta edhe me e vjeter se kontinenti yne, ceshtjen e gjuhes dhe te identitetit te Pellazgeve. Intelektuali Arvanitas prej Italise se poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari qe i entuziasmuar nga afrimi i fjaleve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: “Gjuha Arvanitase eshte gjuha e perendive”, eshte pikerisht ajo gjuhe qe permend Homeri, dhe si te tille ai nenkuptonte gjuhen shume te vjeter pellazgjike, gjuhen e atyre njerezve qe u dhane emra perendive dhe menyrave te adhurimit. Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri.

 I madhi Aristidh Kola edh poshte tezen e indoevropianizmit, dhe kembengul, duke u mbeshtetur ne fakte se gjuha rrenje nga e cila kane rrjedhur te tjerat eshte pellazgjishtja, gjuha e popullit qe themeloi qyteterimin boteror. Nder te tjera autori permend se:- Pavaresisht se jam ne kundershtim -ndoshta absolut- me mendimin sundues lidhur me indoevropianet une mund te jap nje sqarim, gjithmone ne lidhje me kete ceshtje.

  Aristidh Kola 1. Deshmi, legjenda, tradita, fjale, monumente per pellazget kemi qe nga Gadishulli Iberik gjer ne Indi, kurse jo per Indoevropianet.
   
2. Teoria Indoevropiane eshte pjelle e fantazise shkencore, qe u mbeshtet ne bashkesine e rrenjeve gjuhesore qe nga Evropa e gjer ne Indi. Nderkohe qe kjo bashkesi shpjegohet fare mire me teorine pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt teori pellazgjike. Pse atehere kjo nuk u quajt “bashkegjuhesi pellazgjke”, por Indoevropiane ose Indogjermane; nuk besoj se ka ndihmuar per kete shkenca, me shume se sa synime te tjera te ndryshme prej saj..

   3. Djepi i Indoevropianeve percaktohej me bindje te plote ne brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjate shekullit te kaluar. Me vone u transferua ne Kauakaz, ne Pamir dhe tani se fundmi nderroi vend ne Evrope, gjithnje me po te njejten bindje fanatike.
   
4. Permenden fakte per spostimin e indoevropianeve me pretendimin qe ata te pranoheshin nga historia, permendeshin hollesira etj, dmth. vogelsira hipotetike dhe fantastike – bile dhe data- me bindjen se ishte fjala per dokumenta historike te pakundershtueshme, qe shkencetaret e katedrave riprodhojne me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikerisht ashtu sic mbjellin ne mentalitetin e femijeve tane mesuesit se mitologjia hebraike eshte frymezuar nga perendia dhe eshte e pakundershtueshme, kurse mitologjia greke eshte dicka si perrallat arabe. Ne nje kohe kur duhet thene se gjithe permbajtjea dhe substanca e botes se Greqise se vjeter fshihet ne mitologjinee greke!
   
5. Gjuhetaret- te paret bile qe mbrojten kete teori- permendin fjalore te plote rrenjesh indoevropiane, qe ndersa ne fillim me te drejte u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojne tendenca te konsiderohen si te pakundershtueshme. Vec kesaj nuk jane pak “ligjet” gjuhesore qe jane nisur mbi baze te kesaj hipoteze. 

Per keto arsye, dhe per pikepamjen qe kam formuar per Pellazget, e konsideroj si krejt te gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti qe, nga evropa e deri ne Indi, ndoshta edhe me gjere, ekziston nje bashkesi elementesh gjuhesore, shpjegohet me faktin se ato kishin per djep Ballkanin veri-perendimor, ku egzistonin edhe qenda shume te lashta te kultures Pellazgjike e te kultit te Dodones. E Dodonet dhe mali Tomorr permenden qe nga Epiri e gjer ne Shqiperi qendrore. Nderkohe qe nje dege pellazgjike(iliriane), Dardanet, kane lene gjurme te forta te kalimit te tyre qe nga Ballkani veri-perendimor gjer ne Indi e Tibet. 

Gjithsesi, te gjitha keto analizohen me mire ne kete studim per pellazget. Aq me teper qe te njejten rruge do te ndjeke pas shume shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur ne Indi prifterinjte do ti kallzojne atij per fushata te meparshme te bashkatdhetareve te vet ne ate vend. Historianet do ti vene ne dyshim keto (sipas supozimeve te historianeve, prifterinjte kerkonin ti benin qejfin Aleksandrit, por nese kane dashur qe te bejne nje gje te tille do ti thoshin qe ishte i pari qe po pushtonte Indine e jo i treti), por tashme perkrahesit e teorive indoevropiane duket se jane te gati te bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India ne Evrope, por ndodhi e kunderta. Keshtu filloi “corientiomi” i hipotezes indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Ne hapesiren malore te Ballkanit veriperendimor e te Arkadise , linden (autoktone nga Toka e jo nga perendite) Pellazget dhe qe ketu ata mberriten ne te kater anet e botes, aq sa mund tci quash edhe “popull i zgjedhur i races njerezore” qe krijoi qyteterimin ketu e 10.000 vjet me pare.

Po cilët ishin pellazgët ?

Po cila ishte gjuha e pellazgeve? Dime se ishte nje popull shume i madh ne numer, qe u perhap ne gjithe Greqine, qe asokohe quhej bile Pellazgjia, ne Azine e vogel, ne Itali, ne Afriken e Veriut dhe ne Gadishullin Iberik. Dime gjithashtu se pellazget krijuan sistemin fetar te grekerve, u dhane emrat perendive dhe caktuan rregullat eadhurimit. Dime se ishin nje popull qe leviznin nga nje vend ne tjetrin, kerkues e i perngjasuar me lejleket, sepse edhe keta shpende edhe pas largimit te tyre kthehen gjithmone ne atdheun e tyre. Shume shkencetare te mevonshem i kane identifikuar Pellazget me Arvanitasit e sotem, te tjere e kane hedhur poshte kete variant duke thene se ndersa njohim shume gjera per Arvanitasit e sigurisht edhe gjuhen e tyre – nenuk njohim aspak gjuhen pellazge dhe si rrjedhim nuk mund te kemi nje element krahasues te sigurte.

 Por eshte per tu cuditur se si ekspozohen me kaq seriozitet hollesira rreth nje fare race indoevropiane dhe nuk konsiderohen te mjaftueshem elemente qe disponohen per pellazget. Kur ke nje sistem te plote e te njohur mire fetar, ideologjik, kur ke referimet e panumurta nga me te vjeterit, kur e ke te dhene bindjen e popullit e te prifterinjve te ditur se paraardhesit e grekerve jane Pellazget, kur ke fjale e toponomi, madje edhe emrat e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vet e perendive, kur ke elemente gjeografike dhe mjaft karakteristika te vecanta dhe nuk nxjerr kete konkluzion, atehere duhet te te ndodhin dy gjera: ose ke pamjaftueshmeri arsyetimi ose je ne zoterim te nje qellimi te lejueshem, ose me mire te palejueshem.

Grekët e vjetër pohonin prejardhjen nga Pellazgët

Perendite e Olimpit dhe kulte shume te lashte pellazgjike, perbejne jo vetem sistemin me te bukur te adhurimit, por edhe te vetmin qe mbeshtetet ne logjiken e paster, ne kundershtim me fete e njohura nga ne qe mbeshteten te besimi. Sipas mendimtareve te vjeter krijonjesit e ketij sistemi te mrekullueshem adhurimi jane Pellazget: Pellazget per te cilet jane formuluar mendime nga me te ndryshmet, si nga shkrimtaret e vjeter ashtu edhe nga shkrimtaret e rinj, qe thone se ata nuk jane nje popull fantastic- ose i supozuar ne menyre konvencionale ashtu sic jane te ashtuquajtrit “indoevropiane”-por nje popull real, me identitet cultural e personalitet konket. 

Greket e vjete kishin bindjen e thelle se ishin pasardhes te Pellazgeve, po megjithate, Herodoti qe shkroi i pari per historine dhe qe na transmetoi kete bindje, eshte perseri i pari qe e vuri ne dyshim ate, duke e transmetuar keshtu kete dyshim edhe tek historianet qe erdhen pas tij, deri me sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e te prifterinjve te ditur rreth origjines se tyre pellazgjike, por ai vete dyshon duke u bazuar ne bindjen e vet se Pellazget ishin nje komb barbar, jo per ndonje arsye tjeter, por ngaqe flisnin nje gjuhe te ndryshme nga ajo e grekerve te kohes se tij, ashtu sic arriti te kostatonte ai vete ne tre qytete qe flisnin akoma gjuhen pellazgjike. 

E ne kete perfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thelle-por qe rezulton aq e gabuar-se gjuhet e popujve mbeten te pandryshuara e nuk zhvillohen.(“Kombi Grek-thote ai- sic me duket mua, perdor gjithnje po ate gjuhe”). Ata qe nuk pranojne prejardhjen e grekerve nga Pellazget hedhin poshte bindjet e perhapura te Grekerve te vjeter dhe bazohen ne perfundimin e Herodotit. Por ky perfundim bazohet ne nje logjike te gabuar sepse gjuha zhvillohet, madje me kalimin e kohes edhe ndryshon.

Aleksandri i Madh dhe heronjtë mitikë flisnin pellazgjisht

Pas valeve te ndryshme te fanatizmit fetar lindor, nje grup shqiptaresh te Moreas dhe pjeses tjeter te Ballkanit do te detyrohet qe te largohet nga atdheu per ne Itali. Nje grup tjeter do te shperngulet ne Azine e vogel, nje tjeter ne vendet e bregut te Danubit dhe ne Evkinso dhe nje tjeter grup ne Afriken veriore e kryesisht ne Egjipt dhe Mesopotami. Keshtu do te perseritet historia e vjeter e pellazgeve te shperngulur, pikerisht ne te njejtat vende.Arvanitasit e Greqise brenda brbarise se pushtimit turk, do te marrin barren e luftes clirimtare qe do te arrije kulmin ne epopene e rilindjes me 1821. Pothuaj te gjithe heronjte e vitit 1821 jane arvanitas dhe flasin gjuhen arvanitase qe sot ne Greqi eshte kaq e perbuzur dhe rrezikohet te zhduket. 

Kjo gjuhe, pra pellazgjishtja , nuk eshte vetem “gjuha e perendive” te Homerit, sic tha Dhimiter Kamarada, por edhe “gjuha e heronjve” te Greqise. Ajo nuk eshte vetem gjuha e heronjve te 1821, por edhe e atyre mitike qe jetuan ne periudhen para-Homerike, d.m.th ne nje periudhe kur gjuha jone nuk ishte shtjelluar ne vecantine e njohur gjuhesore te Homerit dhe ruante bazat fillestare karakteristike te saj, ashtu sic ato ekzistojne ne gjuhen shqipe. Por shume te dhena deshmojne se kjo gjuhe ishte dhe gjuha e Aleksandrit te madh dhe e strategeve te tij. Nese do te kemi parasysh se e ema e tij, Olimbiadha ishte me prejardhje nga Mollosia, se atje jetoi shume vjet edhe Aleksandri, se nga Iliria drejt Maqedonise ai coi gjedhen maqedonase te njohur historikisht, e perbere nga nje grup i Vorieonve, se fjalet e lashta maqedonase te njohura qe jane ruajtur, jane te njejta me arvanitaset, atehere kuptojme se sa e vertete eshte ajo qe shkruan Finlei tek “Historia e Revolucionit Grek”, d.m.th. qe Aleksandri i Madh, ne simpoziumet e tij me strateget e vet fliste nje dialekt te hershem arvanitas.

Aristidh Kola, biografi e shkurtër

Aristidh Kola lindi ne Greqi me 1944 ne fshatin Kaskaveli te qytetit te Fives ne rrethin e Tebes. Mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Athines (fakulteti Juridik) dhe punoi per shume kohe si avokat. Me 1985 u detyrua qe te linte profesionin e avokatit per t’u marre me studimin e arvanitasve, ku ne te njejten kohe iu besua detyra e kryetarit te Lidhjes se Arvanitasve te Greqise. Beri te mundur me perpjekjet e tij personale rizgjimin e levizjes kulturore dhe kombetare te tradites arvanitase. Me 1995 nis botimin e revistes “Besa” dhe te revistes 2 mujore “Arvanon”. Ka botuar librat “Arvanitasit dhe origjina e grekeve”, i cili eshte ribotuar 10 here ne Greqi, “Gjuha e perendive”, “Greqia ne kurthin e serbeve te Miloshevicit”, “Fjalori krahasues i gjuhes arvaitase”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave popullore”, “Proklamata e lidhjes arvanitase te vitit 1899″,”Zeusi pellazgjik dhe gabimi indoevropian”. Kishte te pergatitur librin “Ditari i Kosoves” dhe libra te tjere. 

Aristidh kola vdiq ne Athine ne rrethana te dyshimta e te perfolura. Ai njihet prej opinionit ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe kudo ku jetojne shqiptare, jo vetem si studiues i origjines se tij historike, por edhe si mbrojtes i denje i emigranteve te pambrojtur shqiptare ne Greqi, te cilet per shume vite jane bere object i nje diskriminimi te eger racial. Por mbi te gjitha ai do te kujtohet gjithmone prej popullit shqiptar si dhe prej miqve te tij kudo ne bote, per kurajon e tij te pashembullt prej qytetari qe tregoi ne ambjentin ultranacionalist ne luften e drejte qe beri Aleanca Atlantike kundra genocidit serb ne Kosove.

Gjuha e Perëndive

"Gjuha e Perëndive" një libër studimor që përpiqet të hedhë dritë mbi lashtësinë e Pellazgëve. Autori i këtij libri është arvanitasi i madh, Aristidh Kola


Gjuha e Perëndive.jpg

Duke u bazuar në studimet e tij personale, por edhe në ato të studiuesve të tjerë, që kanë pasur lidhje me çështjen pellazgjike dhe me tezën e gjuhëve indoevropiane, ai konstaton se populli Pellazg është jo vetëm paraardhës i ilirëve, por edhe i grekëve dhe shpërndarës i qytetërimit në pjesën më të madhe të botës. Pellazgët, si populli më i qytetëruar, nuk ua dhanë elementët e qytetërimit të tyre vetëm grekëve, por edhe fenikasve, babilonasve dhe popujve të tjerë.


“Gjuha e perëndive” e Aristidh Kolës – vizion mendimtari apo hipotezë shkencore.

Në mesin e librave, që trashëgojmë prej Aristidh Kolës, pa më të voglën mëdyshje, “Gjuha e Perëndive”, ka një vend të veçantë: -Sepse rimerr tezën e rilindësve dhe të një mori figurash të përbotshme mbi origjinën pellazge të shqiptarëve, si dhe të mundësive të gjuhës shqipe për të shpjeguar kuptimin e miteve, që kanë emërtuar Zotat; -Sepse fatin e arbëreshëve e merr si të pandarë nga fati i Greqisë. -Sepse hipotezën për të lidhur origjinën e shqiptarëve me pellazgët e ndërthur, me gjasë me botën pellazgjike, shoqëruar me parashtrime mitologjike, historike, arkeologjike dhe sidomos gjuhësore.

Bota pellazgjike, me gjasë pluhuri kozmik, një pasqyrë e paraqytetërimit greko-romak, që vazhdueshëm përndizet në mite, gojëdhëna dhe fjalë, pra duket dhe zhduket, ka zgjuar interes herë pas here. qysh nga shekulli XIX. Pjesë e këtij vështrimi që dikur ka zgjuar interes, e pastaj është fashitur, është lënë mbas dore, është edhe libri “Gjuha e Perëndive” i Aristidh Kolës. Mëdyshja e autorit, sesi do të pritej libri, na vjen qysh në hyrje, kur shprehet: … me bindjen se ishte fjala për dokumente historike të pakundërshtueshme të shkencëtarëve të katedrave e riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikërisht ashtu siç mbjellin në mendjen e fëmijëve tanë mësuesit se mitologjia hebraike është e frymëzuar nga perëndia dhe është e pakundërshtueshme, kurse mitologjia greke është diçka si në përrallat arabe.

Në një kohë kur duhet theksuar se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë së vjetër fshihet në mitologjinë greke (2003: 12), duke paralajmëruar kështu se ku fle enigma. Pikërisht, kjo rrethanë amorfe, gati-gati e një qëndrimi pasiv ndaj librit, e sidomos ndaj problemit pellazg, që herë pas here, ndizet dhe fiket, bëri që librin, me të gjitha parashtrimet e veta, ta vendosim në një situate të debatueshme. Pra, libri “Gjuha e Perëndive”, në këtë qasje dhe ligjëratë, do të vështrohet në dy rrafshe:

Së pari: Si një vizion mendimtari mbi botën e lashtësisë, qytetërimin greko-romak, që buron prej mitologjisë, e cila mundësoi artin e lashtësisë, në letërsi, pikturë dhe skulpturë, ndërkaq që vetë mitologjia është vatra për të kundruar qytetërimet më të hershme, pra edhe botën pellazgjike, të cilën autori duket se e njeh deri në detaje.

Së dyti: Trajtimin e një problemi, që prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e studimeve, mbase më tepër të një hipoteze të përqasjes dhe kthjellimit të mugullimave të kohës, me gjasë edhe të yllësisë pellazgjike, që megjithatë jo rrallë, vërtitet me përndritjet e një meteori.

Duke cekur gjenezën e zotave

Libri “Gjuha e zotave”, fillimisht botohet në greqisht në Athinë, në vitin 1989, ndërsa në vitin 2003, plotësohet ëndrra e autorit, duke u botuar në gjuhën shqipe, me titullin “Gjuha e Perëndive”. Titulli në gjuhën shqipe, të shpie tek formulimi i Dhimitër Kamardës, kur shprehej: Gjuha Arvanitase është gjuha e Perëndive, që duket se shërben si shtysë parake për autorin për të kërkuar pikërisht në këto shtigje. Libri “Gjuha e Perëndive”, është konceptuar në 17 krerë të gjatë, ku merret në shqyrtim bota qysh në zanafillë dhe tentohet që të bëhet lidhja me perënditë e botës antike, duke kërkuar rrënjët e tyre në arvanishten/shqipen. Pjesë integrale e këtij libri, pa mëdyshje janë edhe hyrja, epilogu, bibliografia, ku janë përfshirë 103 zëra, që përbëjnë një literaturë të përfillshme.

Atëherë, duket se vizioni i mendimtarit, lidhet ngushtësisht me praninë e botës mitologjike, që ngjiz dhe zbukuron letërsinë antike. Mirëpo shumëçka sot e gjithë ditën mbetet enigmë dhe e pashpjeguar. Libri “Gjuha e Perëndive”, për problematikën e gjerë dhe kahjet kërkimore, në verifikimin e misterit pellazgjik, e kapërcen vizionin e mendimtarit dhe, përfshihet në qasjen e shpjegimit të misterit të botës pellazgjike, dhe diçka më tepër, përfshihet në shtjellat e një hipoteze të parashtruar para dhe pas Aristidh Kolës. Megjithatë, nuk duhet harruar rregulli se fillesat e kërkimit shkencor nisin me shtjellime hipotetike. Prandaj hipoteza, mbi gjasën e përcaktimit të emrave të perëndive me anë të arvanishtes/shqipes, në shqyrtimet e Aristidh Kolës, ecën mbi parashtrime historike, arkeologjike, mitologjike dhe sidomos gjuhësore.

Thelbi i qasjes, pikëmbështet në shtjellimin e prejardhjes së fjalëve, e kërkimit dhe shënimit të rrënjëve të lashta, përmes etimologjisë, që në disa herë nuk qëndron, e në jo pak raste bart një thelb konceptual të autorit, që i kushtoi kësaj çështje vite kërkimore. Duke i vështruar më në brendësi trajtesat e librit “Gjuha e Perëndive”, të sjella gjithnjë me anë të qasjes etimologjike, kontributi kërkimor, gjendet i qarkëzuar nga prania e dy parimeve: A – Rruga e zgjedhur që përmes shpjegimit të origjinës së emrave të perëndive të lashtësisë, bazuar në fjalët e arvanishtes/shqipes, shoqëruar me përqasje me gjuhët tjera, të lashta dhe moderne, është e njohur edhe më parë dhe diku ka dhënë rezultat.

B – Përfundimet ku arrin autori, të natyrës kërkimore dhe shkencore, varësisht dritëhijeve në shpjegimin e pluhurit kozmik pellazg, për ta rikthyer problemin pellazg në tryezën e debatit si hipotezë, nuk vijnë plotësisht të formësuar, në të gjitha rastet dhe trajtesat, sepse vetë problemi pellazg vijon të trajtohet si një hipotezë dhe vijon të mos ketë hapësirën e mjaftueshme, sidomos në institucionet e shpallura si shkencore. Prandaj në këtë sipërmarrje tepër të ndërlikuar, në kuptimin e shpjegimit të botës së Zotave me anë të arvanishtes, pra të gjuhës shqipe, vihen re dy prirje:
- Përpjekje për të mbërritur tek gjeneza e fjalës, përmes krahasimit të secilit nga emërtimet e perëndive, që e gjen shpjegimin në gjuhën arvanitase, pasi është sjellë fjala në disa nga gjuhët e tjera. Në morinë fjalëve, si më të argumentuarat duken këto raste: - fjala Kaosi: hap-zgjeroj; - Di, që kanë kuptimin e dritës e ndriçimit, që vjen në këto forma: Ditë-pjesë e kohës që ka dritë, Dihet-gdhihet, domethënë bëhet ditë (di), udi-u gdhi, Dieg-djeg, diget-digjet, pra ndriçon, Di-njoh, mësoj, domethënë ndriçoj mendjen time; midea-mendime, arvanite: med(ment)-mendja, truri, mendimi, krahaso Mentor, këshilltar i ditur i Odhiseut; tamël-amëlt, mialt-mjaltë; Afërdita-ofra-të Homerit, afron dita-vjen dita, afërdita-është afër dita dhe Afrondita-po vjen dita, d.m.th drita etj.

- Nga ana tjetër, në këtë shqyrtim etimologjik, kemi edhe raste, që nuk të bindin deri në fund, në krahasimet me gjuhët e tjera, e sidomos në këmbënguljen për t’i lidhur vetëm me arvanishten/shqipen, si në fjalët: nëna, e krahasuar me disa nga gjuhët e hershme dhe të tanishme; Apollon-latinisht Apollo, me një rrënjë të qëndrueshme Ap-, që do të thotë prapa, përsëri, gjene etj.

Hipoteza e shtruar, për të cekuar gjenezën e Zotave, duke u mbështetur mbi fjalorin e arvanishtes/shqipes, që theksohet nga autori edhe në Epilog: Siç treguam, panteoni i Olimpit u ndërtua këtu, në këtë vend të Ballkanit dhe rrënjët e tij i ka thellë në shekuj dhe mijëvjeçarë, pavarësisht se me zhvillimin e regjimeve mori pamjen konkrete dhe të realizuar që na ruajti Homeri dhe Isiodi (2003: 313). Afërmendësh, në hapësirat e këtij teksti, nuk është se merr përsipër që të jap përgjigjen përfundimtare, rreth gjenezës së Zotave dhe të gjuhës së tyre, por jep kontributin e vetë, në disa aspekte gjuhësore dhe historike, për ta marrë në shqyrtim, hipotezën e botës pallazgjike.

Shumica e albanologëve, për shumë kohë, rrënjët e arbënorëve/shqiptarëve, në shumicën e trajtimeve të tyre, i kanë lidhur me ilirët. Krahas kësaj teze, shpesh herë të argumentuar, me dëshmi arkivash dhe shenja të mirëqena arkeologjike dhe historike, mbi origjinën ilire të shqiptarëve, duke nisur nga shekulli i XIX, e në vazhdim, në studimet historike, gjuhësore dhe arkeologjike, është hedhur edhe hipoteza e origjinës pellazge të arbënorëve/shqiptarëve, që kundrohet si e tillë nga figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, nga J. De Rada, S. Frashëri, P. Vasa, Z. Jubani, etj.

Madje, nga studimet e albanologjisë së huaj, por edhe asaj shqiptare, E. Çabej, S Anamali, V. Cimochovski, S. Konda, Dh. Pilika, P. Zheji, Xh. Katapano, R. d’ Angely, “Enigma”, V. Dorsa, E. Gatti, J. Milaj, Zh. K. Faverial, Mathiu Aref, George F. Ëilliams, H. Inalçik, A. Ducellier, A. Benac, P. Cabanes etj. , gjatë shekullit të njëzet është hedhur edhe hipoteza e pranisë së një paraqytetërimi, pra atij pellazg, që ndërkaq ka gjasa që të ketë mundësuar vetë ekzistencën e qytetërimit grek dhe romak, pra europian, gjithnjë sipas përfundimeve të këtyre të fundit.

Shënim: Kjo kumtesë u mbajt në konferencën shkencore për 70-vjetorin e lindjes së Aristidh Kolës. Kumtesa interesante janë lexuar edhe nga prof. Nasho Jorgaqi, Irakli Koçollari, Kolec Traboini, Dorian Koçi, etj).


******


Aristidh P. Kola u lind më 8 korrik 1944 në Leontari (Kaskaveli) të Thivës, rrethin e Tebës dhe kishte dy motra dhe një vëlla. Një fëmijë i vëmendshëm që nisi të shkonte pas të atit që ishte ikonograf në kishat e Thivës. Ky djalë ishte fort i dhënë pas artit, por edhe pas gojëdhënave të gjyshërve arvanitë. Gjente në to shumë cilësi që nuk i shihte përreth. Ajo çfarë i bënte përshtypje ishte se ndjehej një fare droje në të folurën arvanite në publik. Mësuesit ishin shumë të rreptë dhe kësisoj shqipja e vjetër e folur prej tyre strukej për t’u përdorur në shtëpi. Por edhe emrat e fshatrave po tentohej të ndryshoheshin, sepse ishin emra arvanitë. A mos ky lloj ndalimi, (një komision i Helsinkit raportonte se fëmijët arvanitë rriheshin prej mësuesve grekë kur flisnin në gjuhën e kombit prej të cilit e kishin prejardhjen), mos vallë pra ky ndalim ngjalli revoltën e Arit të vogël (kështu e quanin të afërmit e miqtë)?! Në intervistat e mëvonshme ai tregon episode të fëmijërisë e jetës shkollore, por edhe çfarë po ngjiste me këngët e vallet arvanite të cilave edhe tekstin kishin nisur t’ua kthenin në greqisht. Mbaroi gjimnazin e Thivës në vitin 1963 dhe më pas vazhdoi studimet për jurist në Universitetin e Athinës, Fakultetin Juridik, të cilin e përfundoi në 1968. Në këtë vit bën një përpjekje për të vazhduar studimet pasuniversitare në Francë bashkë me shokun e tij Niko, që për pak u kushtoi burgun. Për shkak të situatave të turbullta nga demostratat dhe revoltat e studentëve parisianë u ndaluan nga policia franceze dhe i detyruan të kthehen sërish në Athinë ku ushtroi profesionin e juristit. Në vitet ’80-të, Aristidh Kola do të linte profesionin për t’u marrë me pasionin e jetës së tij; studimet historike, traditat, folklorin dhe gjuhën arvanitase që ishte gjuhë e fëmijërisë së tij dhe e rrënjëve të tij arvanitase. Aristidh Kola ishte shumë i apasionuar edhe pas arteve, njohës i muzikës klasike dhe popullore, piktor amator i admirueshëm, kjo për shkak të traditave familjare. Babai ishte piktor ikonash, po ashtu dhe motra e tij, ka bërë emër si piktore ikonografe në Gjermani, gjithashtu dhe i vëllai Jorgo ushtroi të njëjtin profesion, si ikonograf. Falë aftësive vëzhguese dhe analitike si dhe njohjes së arteve, që në studimet e para arvanitase do të kishte sukses të plotë. Libri i tij i parë “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” u botua në Athinë në vitin 1983, duke njohur 12 botime në greqisht deri më sot dhe duke u bërë, krahas librit të Kosta N. Birit po për arvanitët, libri klasik që hyri masivisht në çdo familje arvanitase në Greqi. Autori i ri fitoi një popullaritet të madh tek arvanitasit dhe në rrethet studimore. Që nga viti 1986 e deri në vitin 1995, ai u zgjodh vazhdimisht president i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1989 boton librin e dytë studimor “Gjuha e perëndive” në përpjekje për të shpjeguar fjalët dhe shprehjet e mitologjisë greke me ndihmën e të folurës arvanitase. Atë libër Aristidh Kola e konsideronte si shtesë e librit të tij madhor “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”. Në vitin 1995 boton librin me temë aktuale “Greqia në grackën e serbëve të Milosheviçit”, që do të përkthehej më pas në gjuhën shqipe duke u bërë një nga librat më të shitur e të kërkuar në vitin 1998 në Shqipëri. Në vitin 2002 (pas vdekjes) do të botohej i përkthyer në Shqipëri edhe libri i tij “Arvanitët”. Aristidh Kola ishte edhe themelues i Qendrës së Studimeve Arvanitase “Marko Boçari”, të cilën e drejtoi në shumë vite. Bashkë me kompozitorin dhe muzikologun Thanasis Moraitis, Aristidh Kola do të ishte organizatori i festivalit të parë me këngë arvanite, më 15 dhjetor 1986, nga e cila do të dilnin kasetat dhe disqet e para. Më 7 mars 1998 do të organizohej po nga këta edhe festivali i dytë, nga i cili, në vitin 1999 do të qarkullonte një kompakt disk me titull “Trëndafilat e shkëmbit” i edituarshumë herë e me një sukses të jashtzakonshëm. Botoi fillimisht revistën “Besa” si organ të “Lidhjes Arvanitase”, të cilën e drejton deri në vitin 1995 (34 numra) dhe pas ndërprerjes së saj, krijoi shtëpinë botuese “Thamiris” dhe revistën e re dymujore “Arvanon” 1998-1999 (në 8 numra). I ngarkuar tej mase me punët studimore, detyrohet të ndërpresë botimin e revistës “Arvanon”. Në vitin 2000 boton librin “Antonio Bellusci dhe magjia e gojëdhanave popullore”. Janë të shumtë librat e shkruar, por të pabotuar të Aristidh Kolias, ndër këta “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-europian”, “Kadmos dhe Alfabeti”, “Marko Boçari” -roman biografik, “Poezi dhe tregime”, e të tjera vepra mbetur në dorëshkrim. Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 Tetorit 2000 në mbrëmje, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano, si dhe veprat që shkroi të cilat e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve. Aristidh Kolës i është dhënë nënshtetësia shqiptare gjithashtu është dekoruar nga shteti shqiptar me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes u nderua me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Një rrugë në Tiranë, në rajonin e Saukut mban emrin “Aristidh Kola”.

(Nga libri “Aristidh Kola” Kolec Traboini, f.17, bot. Pantheon Books, Tiranë, 2014)

LETRA E PARË PËR LEDIN ( * )




LETRA PËR VAJZËN TIME - LEDIN


Shkruan: Fatbardha Demi



LETRA E PARË PËR LEDIN ( * )

Mbasi mbylla telefonin, me mëndje, vazhdova të arsyetoj me veten time duke të folur ty. Le të shikojmë Francën dhe Shqipërinë, vënde ku jetojnë dhe formohen këta dy popuj, që simbas mendimit tënd, ndryshojnë shumë për nga formimi kulturor.
Mbas kolonializimit të kontinentit Aziatik, Afrikan dhe Amerikan, Franca kish shekuj që milte pasuritë e këtyre popujve. Këto pasuri u shkrinë për ndërtimin e kështjellave, rrugëve, qyteteve, për ekonominë dhe ushtrinë e saj.
Me këto pasuri, ajo zhvilloi artet dhe kulturën, ndërtoi opera dhe teatro, shtypë-shkronja dhe shkolla. Begatia e vëndit krijoi kushte të lakmueshme për ajkën e mendimtarëve dhe artistëve europianë që u derdhën drejt Parisit, ku nëpër sallonet aristokratike dhe skenat madhështore, i shfaqnin talentet e tyre. Kultura franceze është në një farë mënyre edhe produkt i kulturës europiane.
Ndërkohë Shqipëria ishte nën sundimin e fuqisë më të egër e më të prapambetur (nga ana e zhvillimit) ushtarake të kohës. Në një kohë kur i rëmbeheshin djemtë e vegjël dhe rriteshin në gazermat e jeniçerëve me frymëzimin ndaj perëndisë sulltan.
Ata ktheheshin në fanatikë të tij dhe bashkë me të rinjtë që sistemakisht rekrutoheshin me forcë, çoheshin si ushtarë në të katër anët e perandorisë gjigande osmane, shpesh edhe kundër vëllezërve të një gjaku.
Pasuritë e saj, rrëmbeheshin nga pushtuesi dhe në vend sundonte mjerimi.
Deri në çlirimin e vëndit nuk kish asnjë institucion kulturor përveç shpirtit të vet. Dhe pikërisht me folklorin e tij, kësaj skene pa kufi, shqipëtarët kultivuan artet, aty shtypën gazetat dhe gdhëndën historinë e tyre. Aty, ata krijuan pasuri të pallogaritshme letrare e muzikore, vizuale dhe etnografike, aty edukuan dhe arsimuan bijt e tyre.
Kur iluminizmi francez botonte kryeveprat e tij që ndriçuan errësirën mesjetare, shumë vite me vonë në kohë, Rilindasit shqiptarë, këta pishtarë të mendimit tonë filozofik dhe kulturor, syrgjynoseshin nga terrori turk ose aratiseshin larg Shqipërisë e librat e tyre digjeshin e lexuesit burgoseshin.
Kur Balzaku skicoi fytyrën meskine të shoqërisë aristokratike e borgjeze të kapitalizmit fillestar francez, në Shqipëri nuk lejohej të shkruhej gjuha shqipe dhe mësuesit e saj janë vrarë dhe burgosur.
Mjeda nga mërgimi shkruante:
Nje kto gjuhë që jam tuj ndie
Janë të bukra me themel
Por prap kjo [shqipja] si djell pa hije
Për mue t`tanave ju del
Për ironi të fatit, edhe sot në shk.20 - 21 po vriten ata që tregojnë për vlerat e gjuhës shqipe siç ndodhi me arvanitasin Aristidh Kola [«Gjuha e Perëndive»]
A ka më mizori kulturore se sa, kur në kohën e sundimit turk në Shqipëri ishin hapur 5000 shkolla të huaja, turke, greke, sllave, italiane, të presekutohesh e të mbyllej e vetmja shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë apo simotrat e saj të më vonshme?
A do të lulëzonte kultura franceze po të mos shkruhesh gjuha e saj?
Në kohën kur Napoleoni pushtonte mbretëritë europiane dhe s`la muze e shtëpi pa grabitur veprat e artit, që sot e kanë bërë Luvrin muzeun më të pasur të botës. ( Lexoni: Museu i Luvrit - Sh.B ) Pasardhësit e atyre legjioneve që vranë e prenë, marrin të ardhura prallore nga turizmi, të cilat i shfrytëzojnë për të zbukuruar dhe fuqizuar ekonomokisht Francën. Ndërkohë, në Shqipëri, edhe ato që mbeten pas shkretimit romak, i përlau greku, austro-hungarezi dhe italiani. Mjafton të kujtojmë që në lashtësi, kur Athina dhe Roma kishin kasolle prej druri, në Epir lulëzonte një qytetrim i përparuar në ndërtime arte e kulturë.
Ishin pellazgo-ilirët ata që ndërtuan veprat monumentale të Romes. ( Shikoni e lexoni për: pellazgo-ilirët - Sh.B ) Edhe sot muri Aurelian [perandor ilir, sepse Roma ka patur 42 perandor ilir] përshkon qëndrën e saj. Në qytetin e Pirros kishte 1052 statuja madhështore që zbukuronin rrugët e që u rrëmbyen nga legjionet romake dhe sot zbukurojnë muzeumet e botës me emërtimin: "romake".
Shqipëria u dogj, u grabit dhe me 1913 u copëtua, por shpirti i shqiptarit e tregonte përherë vitalitetin e tij.
Në fillimet e shk 20, me t’u krijuar shteti i ri shqiptar, një nga ligjet e para të tij ishte ay mbi të drejtën e votës të femrave, në një kohë kur Franca e shkolluar dhe e emancipuar ja njohu këtë të drejtë shumë vite më vonë.
Fati qe më i zi për shqiptarët pas luftës së dytë botërore. Për ironi të fatit, përsëri na ra për pjesë socializmi më i egër i kohës.
Le ta krahasojmë Rusinë, djepin e socializmit, dhe Rumaninë, me vendin tonë.
Tek ne, njerëzit u zhveshën nga gjithshka: nga e drejta e pronës, fjalës, e mendimit të lirë [bile as rrobaqepëset nuk lejoheshin të punonin në shtëpitë e tyre] pra populli u bë ushtar i shtetit. Në Rusi ekzistonte prona private, ekonomia e kufizuar fshatare dhe tregu i lirë. Njerëzit lëviznin lirshëm brënda kampit socialist. Po kështu edhe në Rumani, edhe nën diktaturën e Çausheskut, liria e pronës dhe personit qe e madhe në krahasim me ne.
Kjo jetë e ashpër plot privime dhe denigrime vazhdon edhe sot e kësaj dite, mjafton të kesh parasysh faktin e dhënies së vizave, pamundësia e së cilës e bën popullin e shkretë «të marrë detin me këmbë».
Kujto faktin që ne çamërit nuk kemi të drejtë as të njohim vendlindjen e të parëve tanë që ndodhen në një shtet «demokratik» ku edhe ata çamë që kanë mbetur s’guxojnë të flasin shqip, e ku shqiptarët për të gjetur punë, u detyruan të ndrojnë emrin.
Të gjitha këto, e kanë egërsuar e varfëruar shpirtin tonë në kohë. Disave ju janë errësuar sytë dhe merren me të gjitha pisllëqet. Por mos të harojmë se profesorat dhe organizatorët e këtyre pisllëqeve, janë pinjollët e vëndeve të kulturuara e demokratike dhe kriminaliteti shqiptar nuk ja kalon atij italian, rus, rumun apo aziatik etj.
Dje dëgjova në media se para disa vitesh fallcifikatorët më të mëdhenj në botë të dollarit kishin qenë bullgarët.
Gjithashtu të mos harojmë se kanë kaluar vetëm 15 vjet nga dita kur u çliruam nga diktatura, që për historinë e një vendi është një kohë e papërfillshme për ndryshime shpirtërore të një populli. E megjithatë, sot emra shqipëtarësh dëgjohen në shkollat më prestigjoze, në skenat më me famë, në nivele të larta punësimi në fusha të shkencës dhe ekonomisë, në vende të para të sporteve të ndryshme etj.
E me gjithë ato që ka hequr e heq ky popull i shkretë e me merita të pallogaritshme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet europiane e me gjerë, arrihet deri aty sa disa nga bijtë e tij të flasin me neveri për të, e të mos dëshirojnë të takojnë mundësisht asnjë shqiptar aty ku jetojnë e të mos shkelin në vendin e tyre, në atë tokë ku lindën fillesat e filozofisë, letërsisë e kulturës botërore, asaj kulture që grekërit padrejtesisht [po jo për shumë kohë sepse të vërtetat historike, vetë shqiptarët do t’i bëjnë të njohura vetes dhe botës] i quajnë si të vetat.
Ledi, për sa më sipër, mos mendo se nuk vlerësoj kontributin dhe vlerat e mëdha të popullit francez si dhe ndihmesën direkte dhe indirekte që na kanë dhënë në fusha të ndryshme në kohë. Gjyshi, sikurse edhe breza të shumtë të rinjsh të shumë vëndeve, u shkollua dhe u ushqye nga kjo kulturë e madhe, por kur flasim për disa dukuri të popujve, apo duam t’i krahasojmë në ditët e sotme, duhet të shohim edhe të vërtetat dhe kushtet historike të kaluara dhe të sotme të tyre.
Të përqafoj, Mami
Tiranë, Nëntor 2006

( * ) Ledi - emrin e ka Kledia.
________________________________________

LETRA E DYTË PËR LEDIN

Ledi, me qënëse akoma në mëndje më vërtiten fjalët e tua, po vazhdoj bashkëbisedimin me ty. Nuk je ti e para që të habit veshja shumë elegante ndoshta edhe ekstravagante e vajzave të Tiranës si dhe vështirësitë e mëdha nga seksi i fortë për tu punësuar.
Dua të të flas për lëvizjen e hipive që përfshiu rininë e viteve 60 - 70, nuk mund të them me saktësi datat, gjithë Evropën dhe kontinentin Amerikan.
Nga një konservatorizëm që e rrethonte rininë në familje, shoqëri, kulturë, ku bota ecte simbas një kodi moral të përcaktuar e të kultivuar nga familja, shkolla dhe shoqëria, papritur u kuptua se mund edhe të mos pranohesh ky kod.
Rinia u rebelua kundër normave dhe i la udhë të lirë individit, mënyrës së tij të të menduarit e të vepruarit pa u varur nga "aprovimi" i shoqërisë.
Kjo nuk erdhi menjëherë, por shumë gradualisht. Kjo ndodhi shumë më herët në art ku individë të caktuar pikturuan me këndvështrime individuale dhe stile të pa praktikuara më parë duke i dhënë përparësi ndjenjës dhe imagjinatës dhe jo formës e stileve të përcaktuara nga shkolla të ndryshme.
Kështu në Francë dhe në vënde të tjera me pakë, u shfaqën impresionistët e ryma të tjera simotra në pikturë, letërsi etj.
Ky rebelim u çfaq edhe në muzikë, ku rymat e reja të të bërit muzikë, e sidomos ato që vinin nga baza popullore [si ajo afroamerikane] dalngadalë pushtuan klubet e sheshet, e më vonë radiot e skenat.
Ritmi dhe lëvizja, ishte kushtrimi i brezit te ri kundër një kodi të përcaktuar i kujdo fushe qoftë. Ishte thirrje për liri të përgjithshme të individit!
Të kthehemi tek këta të rinj "rebelë" ndaj çdo gjëje të traditës që përqafuan «të kundërtat» e saj.
Ata zgjatën flokët, braktisën shkollën, familjen dhe u veshën si deshën. Nuk njihnin asnjë normë morale dhe endeshin sa nga një vend në tjetrin duke tërhequr nga pas edhe fëmije të lindur "me shokë" rebelë.
Me gjithë reagimin e shoqërisë, ata vazhduan jetën e tyre nomade deri sa erdhi momenti, që kjo lëvizje, goxha masive, u shua dhe u konsiderua nga vetë ata e padobishme për një jetë të shkurtër siç është kjo e njeriut.
Sepse bota kishte ecur përpara, e ata kishin mbetur mbrapa.
Edhe sot gjen aty - këtu individë "hipi", por rinia e sotme zor se do të përqafojë këtë kthim në primitivitet, në emër të rebelimit e të lirisë së individit.
Në fakt, normat ose t’i quajmë kodet e modeluara dhe të pranuara nga të gjithë, kanë evoluar në kohë. Për këtë u desh një kohë e gjatë sa të konturoheshin, prandaj dhe individë të caktuar në art, vendosën të rebeloheshin. Kështu edhe në arkitekturë u ndërtuan objekte me stile nga më të pabesueshme për kohën, si kisha me formë trekëndëshe, galeri e muzeume cilindrike, shtëpi me mure prej xhami dhe pallate që qëndronin mbi këmbë betoni etj.
Një nga përfaqesuesit e këtij modernizmi qe edhe Korbyzje, me pallatin qytet që ndodhet afër teje. Kjo lëvizje në ndërtim ka qënë shumë pozitive, sepse eksperimentonte dhe futi në përdorim shumë materiale dhe koncepte të reja ndërtimi. Gjithashtu fshiu nga praktika, ndërtime të ngjashme që i bënin të mos dalloheshin p.sh. Parisin me Marsejën apo Bukureshtin ku ke studiuar dhe që jo më kot e therisnin "Parisi i vogël".
Pra, për mendimin tim, në ndërtim por edhe në arte, këto lëvizje qenë të frutshme. Siç kam lexuar këto kohët e fundit në një libër: "Të gjithë krijuesve u duhet diçka që të rebelohen". Por për lëvizjen e hipive, kjo qe një përvojë e hidhur, vlera e vetme e së cilës ishte, që kjo rrugë nuk duhesh ndjekur dhe se "kodet" e shoqërisë kanë vlerat e tyre
Një "rebelim"por në një formë më të lehtë u çfaq edhe në Shqipëri pas viteve 90, kur rinia u përfshi nga avujt e lirisë e të vetveprimit.
Mbas kaq dhetëvjeçarësh, ku sundonin normat e rrepta familjare, shoqërore e shtetërore, ajo pa përpara vetes portën e hapur të një shteti në dekompozim dhe nga shëmbulli i lëvizjeve masive në Europën lindore pas rënjes së murit të Berlinit, pa pyetur njeri zgjati mjekrat e flokët, u shkëput nga familja e vendi, dhe u nis nëpër rrugët e botës shpesh edhe pa një lekë në xhep.
Ky rebelim, që i kushtoi shumë sakrifica e dhimbje, dallohet nga rebelimi i rinisë europiane, sepse thelbësore tek rinia shqipëtare nuk qe të çlirohej vetëm nga disa norma shoqërore dhe të fitonte të drejtën e vetvendosjes së fatit të vet. Rebelimi i rinisë sonë, qe dëshira për të njohur boten e "ndaluar", për të përfituar nga mundësitë e këtyre vëndeve që të siguronin jetën dhe mireqënjen e tyre dhe të familjeve që lanë.
Pra veshja dhe mënyra e re e të sjellurit, qe një rebelim i dorës së dytë, anësor dhe u realizua kur u krijuan edhe kushte financiare e mbasi u bë një farë emancipimi i shoqërisë. Në vitet e para të demokracisë kishte edhe raste, kur për të siguruar këto, vajzat e reja afruan kundrejt pagesës trupin e tyre.
Sot, duke ecur rrugëve të Tiranës, në oboret e shkollave, lokale e qëndra të punës, shikon vajza dhe djem të veshur me lloj lloj rrobash.
Të lind pyetja se këtu ka më shumë lluks dhe ekstravagancë se nga bashkëmoshatarët e tyre që shihen në rrugët e Europës. Mos është një shprehje e shijes së tyre të keqe?
Nuk do të thoja se ekstravaganca e vajzave tona, ua kalon atyre që shohim në qytetet jashte shtetit. Për këtë mjafton të ulesh në ndonjë shesh nja dy orë. Jo më kot e nisa me historine e hipive. Rinia sot do ta ndjejë veten të lirë për të vendosur për veten e saj.
Sigurisht liria është një e drejtë e demokracisë. Pra, le ta shijojnë atë, siç e shijuan dhe e shijojnë edhe rinia europiane. Rinia e jonë e ka gjetur, kështu besoj unë, ekujlibrin midis asaj që dëshiron dhe normave të shoqërise sonë, jo më kot të huajve që kalojnë këtu u bien në sy vajzat tona.
A nuk ështe pak e shtrënjtë kjo liri për xhepat tanë?
Sigurisht, por shqiptari tradicionalisht është tërhequr nga e bukura. Mjafton të kujtojmë se Bajroni thoshte se gjëja më e shtrenjtë në Shqipëri është kostumi kombëtar.
Dua të të vë në dukje edhe faktin se çdo mënyrë e të veshuri apo të sjelluri, kërkon të ketë përpara vetes një model apo një bazë edukuese.
Të rinjtë europjanë kanë traditë në ketë drejtim nëpërmjet revistave, shtëpive të modës e sidomos komunikimit me vëndet e tjera, sepse siç e di, ata kanë mundësi të udhëtojnë pa vështirësi në çdo cep të botës.
Në këtë mënyrë mësojnë dhe konfrontohen me njëritjetrin.
Rrethimi që i bëhet rinisë shqipëtare, e lë të izoluar dhe pikë referimi për të mbetet televizori dhe mallrat që mbushin dyqanet. Siç dihet, nga ekrani shpesh shohim veshje ekstravagante, sepse ekrani ka edhe rolin e tij komercial dhe tendenca e artisteve është të duken ndryshe nga të tjerët.
Mendoj se, siç u zhduk ose u ralluan nga rradhët e të rinjve mjekrat dhe flokët e gjata, koha dhe ngopja me "lirinë" do t’i bëj vajzat të dëgjojnë më shumë edhe moralin e shijen e shoqërisë brënda dhe jashtë vendit, të mësojnë nga mënyra europjane por edhe të krijojë shijet e veta.
Sa për vështirësitë në punësim, po t’i referohesh statistikave europiane dhe amerikane, do të shohësh se sa të vështirë e kanë femrat në ambjentet e punës dhe jo me kot luftuan deri sa u aprovuan ligje kunder abuzimeve seksuale në punë.
Shtetin tonë, akoma nuk mund ta quajmë "demokratik" dhe femrat tona akoma nuk janë të ndërgjegjesuara se duhet të luftojnë për të drejtat e tyre. Siç thotë populli "po s’lufon nuk fiton". Asgjë nuk vjen vetvetiu dhe me pakënaqësira dhe aq më keq, duke përbuzur vëndin tënd, nuk ndryshon gjë.
Pra duhet te shpresojmë se kjo kohë e nevojshme të jetë sa më e shkurtër, sepse fati i atij që vjen më mbrapa, është se ka modele të gatshme përpara.
Sot, fjala rebelim nuk është shumë e goditur për rininë shqiptare. Më e saktë do të ishte fjala eksperimentim, përvojë.
Të rinjtë kanë nevojë të kalojnë përvojat e tyre, para se të përcaktojnë mënyrën e tyre të të veshurit e të të sjellurit. Duhet të njohim rrugët që ndoqën të tjerët para nesh e të heqim gjyslykët e zeza kur shohim të rinjtë tanë apo veten, sepse po vazhduam vetëm me "qarje-sharje" do të na bëhet sëmundje, e jeta e trishtuar.


FATBARDHA DEMI: AGRESIONI PSIKOLOGJIK NËN GUNËN E NACIONALIZMIT


                    FATBARDHA DEMI

 (“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes.Më mirë të keni një shkollë greke në fshatin tuaj, se sa të keni përrenj e lumenj!'' - Shënjtori grek Kozma Etoliani)

Thirrjet naziste si “Dhoma gazi për shqiptarët!” janë bërë një dukuri tashmë e zakonshme në rrugët dhe ngjarjet e ndryshme në Maqedoni. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen me Danimarkën në shkurt të 2013, të të ashtuquajturve “tifoza” maqedonas, që nuk i shqetësuan aspak qeveritarët e këtij shteti multietnik.

Por këto thirrje të përseritura anti-shqiptare, nuk trazuan as qetësinë e Zv/kryeministres së Maqedonisë Teuta Arifi, as të Presidentit Nishani apo Kryeparlamentares Jozefina Topalli, që u takuan në Tiranë duke shprehur kenaqësinë për “forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vëndeve, të cilat përbëjnë një shembull të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë për rajonin e Ballkanit.” Të dy njoftimet (çfarë rastësie!) ndodhën në të njejtën datë, të gazetës “Bota Sot” 07.02.2013. Pra, siç thuhet :“Qentë (tifoza) le të lehin, karvani (i miqësisë ndëretnike i Ballkanit) të ecë përpara!”

Ky karvan nuk e ndal ecjen edhe kur digjen flamurët shqiptarë, kur rrihen barbarisht fëmijët, kur mohohen të drejtat e shpallura në Kushtetutën e vëndeve ku jetojnë, për barazi politike, ekonomike, arsimore dhe kryhet çkombëtarizimi dhe pastrimi etnik. Por papritmas, në qiellin pa re të marrdhënieve “të shkëlqyera” ndërshtetrore ballkanase, në Konferencën e Mynihut gjëmoi rrufeja e “albanofobisë” në rajon.

Çfarë tha dhe çfarë nuk tha Kryeministri Berisha në Mynih?

Ajo që tha Sali Berisha në Konferencen “Mbi sigurinë dhe stabilitetin në Europën Jug-Lindore dhe Kaukaz” nuk ishte e paditur. Që Kombi shqiptar padrejtësisht ishte copëtuar në pesë shtete është fakt historik i njohur dhe qëndron jashtë agjendave politike dhe Konventave europiane, si veprim historik i së kaluarës. Ajo që nuk tha Kryeministri ynë, ishin FAKTET konkrete dhe të kryera në mes të ditës të shteteve fqinjë, të udhëhequra nga ideollogjia raciste dhe pushtuese. Kjo veprimtari, dënohet dhe është e përfshirë në Konventa të ndryshme europiane mbi sovranitetin shtetëror, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, çfaqjeve dhe veprimtarisë raciste. Në nivelin europian, si një nga objektivat parësorë të bashkëpunimit juridik dhe policor, është parandalimi dhe luftimi i racizmit e i ksenofobisë dhe për këtë qëllim funksionon edhe një Institucion - “Osservatorio europeo per i fenomeni di razzismo e xenofobia”. ('European Monitoring Centre on Racism and Xenophobia' - EUMC) sostituito e trasformato, nel 2007, dall' Agenzia dell'UE per i diritti fondamentali') (1)



Por që të lëvizin këto ingranazhe ndërkombëtare, si në çdo çështje të thjeshtë administrative, duhet të ketë një ANKESË, e faktuar nga pala e dëmtuar dhe ë bëhet INFORMIMI i opinionit ndërkombëtar me anën e masmedias.

Nuk mund të mos u jemi mirënjohës, kontributit patriotik të Diasporës dhe shoqatave shqiptare brënda vendit, që i kanë bërë të njohura Organizmave ndërkombëtare verimtarinë e fqinjëve kundër interesave jetike të Kombit Shqipëtar. Por vetë Shteti ynë, që është nënshkrues i shumë Konventave dhe anëtar në Organizmat ndërkombëtare ka heshtur.

Albanofobia dhe veprime që cënojnë sovranitetin e Shtetit dhe dinjitetin e një popullsie kombëtare, pik së pari duhej të ishte problem madhor i brëndshëm, pra i vetë Qeverisë sonë. Si shpjegohet që nuk kemi parë asnjë seancë parlamentare ku të trajtohen ngjarjet e ndodhura, ndërkohë që ëndrat vorio - epirote, “diskriminimi” i minoritarëve grekë e sërbë, i veprimtarisë “kriminale” të shqipëtarëve të Kosovës, zhurmojnë në parlamentet e shteteve fqinj, po edhe në Instancat më të larta ndërkombëtare ?

Thirrjet naziste në Maqedoni se “shqipëtari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe veprimtari të tjera (që do të shtjellohen më poshtë) janë dukuri, që në shkencën e historisë, psikologjisë dhe teorisë ushtarake, emërtohen “luftë ose agresion psikologjik” dhe në formë më zyrtare “operacione psikollogjike”.

Përdorimi i “armës” psikologjike është i njohur që në lashtësi

Por studimi shkencor, e ka zanafillën në fillimin e shk.20. Historiani dhe psikoanalisti anglez J.F.C.Fuller qe i pari që përdori shprehjen “operacione psikologjike”. Më 1920 ai parashikoi se një luftë psikologjike, me kohë, mund të zëvëndësonte luftën tradicionale. Sipas studiuesve të fushës ushtarake, në kohë paqje, kur veprimet luftarake janë të pamundura, “operacionet psikologjike” përbëjnë armën e vetme vepruese.(2) Në praktikën ushtarake të shteteve, që mbas Luftës së Dytë Botërore ka organizma të posaçme që merren me operacionet psikologjike, me synimin e sigurisë së vendit të tyre apo të suksesit të qëllimeve gjeopolitike mbi një vend tjetër.

A mbrohet Shteti dhe popullsia shqiptare nga kjo “armë” që specialistët e përcaktojnë “vrasëse pa ndotur duart”? Fillimisht duhet kuptuar se ç’përfaqëson “lufta psikologjike”, ç’mjete përdor dhe pasojat e saj. Me qënëse është një veprimtari që kryhet si brënda shoqërisë, ashtu edhe në botën kriminale dhe ushtarake, mjetet e dhunës psikologjike trajtohen hollësisht nga psikologët dhe specialistët e ushtrisë.

“Lufta psikologjike qëndron në përdorimin e propagandës dhe veprimeve të tjera psikologjike me qëllimin kryesor: të ndikojë në mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe veprimet mbi grupet e armiqve (shqipëtarëve në rastin tonë-shën im) në mënyre të tillë, që të ndihmojë arritjen e synimeve nacionale” (3)

Mjeti kryesor i propagandës është FJALA. Por a mundet fjalët të dëmtojnë e të shkatërojnë njeriun? Sipas studiuesve, përdorimi i propagandës mashtruese është i dëmshëm për formimin e lirë dhe natyral të mendimit personal e të publikut, dhe dëmi pasqyrohet si tek vetë njeriu ashtu edhe tek shoqëria (4) Shëmbulli më i fundit i një agresioni psikologjik të paramenduar me hollësi, ka qenë intervista e deputetit të Parlamentit grek, Kristo Papas (me një biografi fashiste shumë interesante) në janar 2013. Si u realizua lufta psikologjike, nga deputeti grek?

Së pari: Përfaqësuesi zyrtar grek, paturpësisht shpalosi fakte anti-shkencore historike.

“Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare... Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare... nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke”.

Së dyti: Biseda u zhvillua brënda territorit të Shqipërisë dhe jo në Greqi, siç do të ishte e natyrshme për ideollogjinë që ndjek ky shtet. I bërë në mes të Kryeqytetit shqipëtar, shprehu guximin për të kaluar nga fjalët në vepra, siç kërcënoi qartas gjatë ligjërimit “patriotik” helenist. “Historia vazhdon me të drejtën e më të fortit...Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit...një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar... ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona” Këtë kërcënim, nuk mund ta quajmë “personal” te K.Papasit, me qënëse Parlamenti apo ndonjë personalitet shtetëror grek, nuk e ka dënuar. Ky agresion psikologjik, afro 23 vjeçar i Shtetit helen mbi minoritarët dhe pseudo-minoritarët grekë, (në shkëmbim të vizave, “pensioneve”,bursave shkollore etj) ka nxitur veprimtari kundra sovranitetit te Shqipërisë për Autonominë e Vorio Epirit, dhe urrejtjen ndaj shqipëtarëve. (4)

Së treti: Duke njohur gjëndjen e ushtrisë shqipëtare, ku ushtarakët nuk marin dot as pagat e misioneve të NATO-s dhe duke ditur se dora e ligjit nuk i arrin qytetarët , përfaqësuesit fetarë dhe shtetëror të fqinjëve, deputeti grek kërcënoi drejtpërdrejt shqipëtarët dhe Qeverinë, për të krijuar ndjenjën e FRIKËS për sigurinë e tij dhe të sovranitetit të vëndit tonë: “Ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë...Zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir...

Së katërti: Tundja para syve të “Ligjit të Luftës” ngjall tek shqipëtarët mosbesimin në marrëdhëniet dhe marrëveshjet midis dy shteteve dhe qënies në NATO. “Dua t'ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte”. Ajo që synoi deputeti grek, ishte t’iu ngjallte shqipëtarëve ndjenjën disfatiste “se gjithshka është e humbur”, me qëllimi për t’iu hequr dëshirën e organizimit për kundër-veprim.

Së pesti: Deputeti grek, synoi të krijojë ndjenjën e inferioritetit dhe të mosvlerësimit të vetvetes, duke goditur shtetin, simbolet, figurat historike, krenarinë dhe ndjenjat kombëtare : “Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet... Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 ...U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar... popullsive tuaja në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, dhe arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja”.

Psikologia Cinzia Sintini pohon se “Dhuna psikologjike është një veprimtari shkatëruese e armiqësore që mund të kryhet në një formë të hapur ose të fshehtë. Çvlerësimi i gjithçkaje që një person bën apo mendon, për atë që interesohet apo në atë që beson...Ai qe i nënshtrohet dhunës psikologjike ndodhet ne një gjendje stresi të vazhdueshëm (5)

Së gjashti: Shprehu diktatin grek dhe mospërfilljen e institucioneve të Shtetit, si një realitet që duhet pranuar nga shqipëtarët. “Nga ana e palës greke u shtrua çështja...që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë...Greqia i konsideron se këto janë kufinjtë e saj”.

Biseda mbyllet me thirrjen luftarake: “Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek!”,që ushtoi edhe më 10 prill 1994, në afërsi të fshatit Peshkëpi (Gjirokastër) ku u vranë nga grekët ushtari 20 vjeçar Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Sali Shehu dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pëfaqësuesi i Shtetit grek, e mbylli me sukses “luftën” e tij, sepse nuk pati si objekt sulmi psikologjik vetëm minoritarët dhe pseudo-minoritarët, siç ka bërë lirshëm që pas 90-ës, por nëpërmjet kanalit satelitor News24 , të gjithë shqipëtarët në Botë. Kujt i vlejti monologu nostalgjiko-fashist, mbi bazën e një historie të sajuar, i përfaqësuesit të Parlamentit grek? Vetëm mbështetjes së hapur të Shtetit grek për veprimet e minoritarëve në postet zyrtare, siç qe rasti i Spiro Kserës, ish Prefektit të Gjirokastrës, i cili në përvjetorin e Traktatit famëkeq të Korfuzit deklaroi se ndihej “Prefekt i Vorio-Epirit (“Shekulli” 1.01.2009), ish Kryebashkjakut të Himares Vasil Bollano dhe së fudmi partisë “Mega”, që kërkojnë autonominë e sajesës politike të Vorioepirit. Por mbi të gjitha, për një çfaqje kriminale të ALBANOFOBISË.

Albanofobia nuk ekzizton ajo është një krijesë e shekullit të kaluar!

Kështu u shpreh deputeti A.A. i PS në News24 “Sali Berisha foli për Albanofobi, është injorancë dhe qesharake, sepse kush ka fobi ndaj nesh?” (18.02. 2013, ballkanWeb) Na lind dyshimi në se këto pohime të përfaqësuesit të Kuvëndit, pa kaluar as muaji kur në të njejtin kanal kolegu grek fyejti, mashtroi dhe i kërcënoi shqipëtarët dhe shtetin e tyre, vijnë nga verbësia apo synimi i mbulimit të kësaj veprimtarije armiqësore?

Albanofobia sikurse ksenofobia, sjelljet raciste, dhuna psikologjike, propaganda, dhe agresioni psikologjik, krahas shumë formave të tjera të ndikimit psiqik, përfshihen në strategjinë më të përdorur në kohët moderne - të LUFTËS psikologjike.

Sipas studiuesve, në këtë veprimtari shkatërruese, bashkë-punojnë specialistë dhe personalitete të fushave të ndryshme shkencore. Shprehje e këtij bashkëpunimi janë “punimet shkencore” mbi origjinën dhe historinë e Kombit arbër, si në rastin e Enciklopedisë Maqedonase (17 shtator 2009). Sipas akademikut B. Ristovski ajo paraqet fakte “shkencore” për shqiptarët e ardhur pas shk16 në Maqedoni. Se ata u nxitën nga Ali Pash Tepelena dhe “me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. (Gazeta “Koha”18.09.2009) Edhe në librat sërbe të historisë, hartuesit e tyre dëshmojnë se shqipëtarët kanë kryer “genocid” ndaj popullit serb, me qëllim që t'i largonin serbët nga Kosova. Ata përshkruhen si plaçkitës të kishave, ndërsa në të vetmin vend ku përmenden ilirët, ata quhen “grabitqarë” (« Shekulli » online 30.09.2010). Akademikët serb si historiani Gjuretiq, arrijnë kaq larg me fantashkencën e tyre historike, sa të pohojne se: “Mbi 80% të shqiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës(1389).(6)

Studiuesi Peter Prifti pohon se: “Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet...Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare.” (7)

Këto studime “shkencore” bëjnë pjesë në luftën psikologjike për të krijuar bindjen se shqipëtarët nuk janë autokton, karakterizohen historikisht nga një karakter kriminal dhe vihet në dyshim qënia e tyre historike, siç u shpreh edhe deputeti grek. (shiko “Racizmi historik, dëshmi e mëndësisë ideollogjike dhe politike e së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen”).

I gjithë ky arsenal luftë-nxitës psikologjik, i drejtuar kundër shqiptarëve, nuk është dënuar asnjëherë nga organet kompetente të Shtetit dhe nuk është bërë i njohur Organizmave Ndërkombëtare prej tij, megjithëse përbën shkakun kryesor të urrejtjes ndëretnike në Ballkan. Albanologu i njohur kroat, Milan Shufllai që në vitin 1913 në librin e tij “Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia” vëren se, të gjitha informacionet për këtë vend e për këtë komb (shqipëtarët-shën im), na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë (!) (8) Mënyra më e përhapur e agresionit psikologjik është trazimi i fakteve të vërteta me ato të sajuara, për arritjen e bindjeve negative për ngjarjet, heronjtë apo idealet që udhëhoqën periudha të ndryshme të Historisë sonë. (më hollësisht në “Riciklimin e tezave anti-shqipëtare të shk19 në masmedian shqip-shkruese”).

William Nichols (drejtor i “This week magazine”) pohonte se “Zëvëndesimi qoftë edhe i një fjale, mund të ndihmojë për të ndryshuar rrugën e Historisë.(9) Në këtë drejtim, kanë dhënë kontributin e tyre në median elektronike dhe shtypin e përditshëm, sidomos disa autorë minoritarë brënda vendit, por edhe autorë të huaj (studimi për Skëndërbeun sllav e Oliver Shmidit etj), që kanë ngjallur revoltën e studiuesve dhe të lexuesve shqipëtarë.

Përfaqësuesi i fesë ortodokse sërbe Amfilochio Radoviç ka thënë:

“Cila është mënyra më e mirë për ta larguar nga historia dhe për të goditur shpirtërisht një njeri apo një popull? Duke vrarë tek ay çdo kujtesë historike dhe të shkatërosh, dëshmitarët që i rikujtojnë këtë memorje”. Kjo strategji e luftës psikologjike e fqinjëve tanë mbi tekstet mësimore shqiptare të historisë, u vu në jetë që pas 90-ës, ku një nga rastet më tipike qe e ashtuquajtura nismë për rishikimin e teksteve të Historisë “në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO-s”, siç u pretendua nga ana e Greqisë, e ndjekur më vonë edhe nga shtetet e tjera.

Fillimisht, më 4 prill të vitit 1998 u nënshkrua Marrëveshja “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë” ku u kërkua (ne pikën 1.3.5) të shqyrtohej mundësia e futjes së greqishtes si gjuhët fakultative në shkollat e mesme shqiptare, por jo të gjuhës shqipe në shkollat greke.

Në 3 prill 2003, u rifirmos në Athinë, protokolli “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”. Në kuader të kësaj marrëveshjeje, më 28 tetor 2004 , Ministrja greke e Arsimit Marjeta Janku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET, ku pohon se : “do të hiqen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe... ”. Kjo deklarate u bë vetëm pak ditë pas kthimit nga një vizitë e Ministres me presidentin grek Stefanopulos në Shqipëri, i cili nuk haroi të zinte në gojë Vorio Epirin gjatë një mitingu në Dropull të Gjirokastrës.

Me gjithë akuzën e Ministres Janku, për frymëzimin e nxënësve shqipëtarë me idenë “e Shqipërisë së Madhe”, siç dëshmojnë historianët shqipëtarë, janë tekstet e historisë së Shtetit helen, ku studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë, shumë vise që janë zyrtarisht në Shqipëri. Ky fakt vazhdon t’iu mësohet nxënësve grekë, (por edhe femijëve të emigrantëve shqipëtarë-shën im) sot e kësaj dite, dhe në tekstet e tyre përmëndet shpesh termi “Vorioepir”. (10) Rrjedhojë e këtij agresioni psikologjik në tekstet shkollore, është dobësimi i misionit të shkencës historike shqipëtare në edukimin kombëtar të brezit të ri, duke i lene pre të çdo sulmi anti-kombëtar mediatik dhe fallcifikimeve historike.

Luftë shkatrimtarëve !

Ky qe kushtrimi i shkrimtarit të shquar Viktor Hygo, për të ngritur popullin francez, në mbrojtje të monumenteve historike nga kriminaliteti. Në atë kohë, romancierit të shquar as do t’i shkonte ndërment se kjo veprimtari, mund të përdorej edhe si “armë” për qëllime gjeopolitike dhe mjet i rëndësishëm në programin e luftës psikologjike. Zhdukja e dëshmive mbi origjinën, autoktoninë dhe vlerat e larta të kulturës sonë historike, që ushqen krenarinë kombëtare, i hap rrugën çkombëtarizimit dhe krijon kushte për shpalosjen e tezave raciste si një popull pa histori, barbar dhe nomad. Në Kosovë, masakrimit prej ushtrisë së Milosheviçit, ju nënshtrua jo vetëm popullsia, por edhe çdo arkiv dhe objekt kulturor e historik i shqiptarëve. Ky krim i ushtrisë serbe në kohën e luftës, kish filluar me kohë në ish Jugosllavi, me anën e tjetërsimit të trashëgimisë materiale shqipëtare, me çertifikatat “historike” te akademikëve sërb. Studiuesi Jahja Draçolli dëshmon se “Gjatë viteve 1956, 1968, 1986 dhe 1993, del se, nga fondi i gjithëmbarshëm i monumenteve të kultit, afro 2/3 evidencohen në kuadër të monumenteve të kultit ortodoks serb, përkatësisht janë regjistruar 22 manastire dhe 110 kisha të ritit ortodoks serb, 25 xhami, 29 monumente të kultit të ritit bizantin, të cilat u përvetësuan nga serbët apo mbi rrënojat e tyre u ngritën kisha e manastire serbe, që nga shekulli XIII e deri në ditët e sotme. (11)

Rati më i freskët i shkatërimit të dëshmive historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare në Shtetin tjetër fqinj, në Maqedoni ishte ay i Kalasë së Shkupit ku së fundmi janë zbuluar shumë objekte që dëshmojnë se kjo treve është banuar nga fise ilire. Arkeologët maqedonas, (rast i paparë për këtë shkencë) po gërmojnë me buldozerë dhe pa lejuar asnjë specialist të kombësisë shqipëtare. Në Shqipëri, kjo veprimtari është në aktivitet të plotë, dhe siç thotë populli ”një rrugë e dy punë”, ka përfitim si politik edhe financiar. Sipas dëshmisë së Pr. Gjergj Fishtes kemi “vjedhjet e ikonave dhe ikonostaseve nga kishat, po ashtu (janë zhdukur) objektet arkeologjike nga depot e muzeumeve, deri edhe Epitafin e Gllavinicës, nga ambientet e Muzeut Kombëtar. Vetëm monedha të statusit arkeologjik të nxjerra nga nëntoka e Shqipërisë identifikohen mbi dy milion copë... vandalizmi i pikturës murale në Kishën e Valshit në Shpat etj. Kësaj veprimtarije kriminale i shtohen nisma ku qeveria propagandon projekte për ndërtime të reja brenda hapësirës së Akropolit të Kalasë së Lezhës. Janë kryer një numër i restaurimeve të kishave shqiptare, duke i shkatëruar elementet autoktone dhe origjinale të tyre dhe duke lënë të paprekura vetëm elementet bizantine dhe greke. Me këtë i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar”. (12)

Deri këtu kanë arritur forcat e ushtrisë greke në vitin 1941, në luftën për çlirimin e Vorio-Epirit. Kështu ju përgjigjen pyetjes për kryqin lapidar, të ngritur matanë qafës së Kërrabës. Aty nuk kishte dhe nuk ka, as manastir, as kishë, as “ushtarë grekë të rënë në luftën kundër fashizmit”. Atëherë pse duhej të ngrihej ai kryq aty? Pra, kryqi atje, siç quhet në fjalorin ushtarak eshte nje “pikë ose kuotë e kapur në luftë”.(13)

Një tjetër kryq i përmasave të mëdha, në fshatin e Boboshticës (Korçë) betoni i të cilit u trazua me kockat e banorëve vëndës, u ngrit vetëm për një ushtar të gjendur në mal nga fshatarët dhe i varosur prej tyre. Ngritja e kryqeve në të gjithë Jugun dhe të varrezave “të dëshmorëve grek” është një mjet tjetër i luftës psikollogjike kundër shqipëtarëve dhe një “mesazh” për të ardhmen që synohet. Tani çdo udhëtar apo banor i zonave ku ngrihen këto përmendore, do të përkujtojë jo luftën e italianëve me grekët, por krimet që bëri ushtria greke në gjithë jugun e Shqipërisë si ay në Panarit të Kolonjës ku u masakruan 400 fëmijë gra dhe pleq nga andrantët grek (14) duke ja kaluar edhe mizorive të serbëve të fillim shk20 “të cilët rrënuan kulm e themel, dhjetra e dhjetra fshatra të Gollobordës”. Mit’hat Frashëri shprehet se “rrënimet e turqve e të serbëve do të na duken lojra, krahasuar me ato të grekëve, të cilët asgjesuan më shumë se 300 fshatra të lulëzuara ne Jug” (15)

Sipas psikologëve, krijimi i kushteve që e risjellin në memorjen kolektive krimet e së kaluarës, shkaktojnë ripërjetimin e tyre, pra një traum të re psiqike për popullsinë. Për këtë synim psikologjik , dëshmon këmbëngulja për kërkim të eshtrave të “dëshmorëve të atdheut ” në 696 pika në territorin shqipëtar nga ana e shtetit grek. Kjo kërkesë (urdhëresë) diktohet edhe kur banorët të indinjuar pohojnë se: “Ne e dimë historinë që mbart fshati dhe gjithë zona. Unë vetë jam i moshuar, dhe di që në asnjë oborr apo rrugë të këtij fshati nuk ka varre të tilla. (Sitki Qyldedi nga fshati Hormovë) (16)

Në vend të ngritjes së memorialeve të viktimave civile shqipëtare të masakrave të fqinjëve tanë, Shteti shqiptar merr persipër të ngrejë edhe varreza të tjera (10 mijë m²) në tokën tonë, të paguaj shpronësimet dhe t’i përkujtojë çdo vit.(17) Si kundër-përgjigje të këtij nënshtrimi anti-kombëtar të Shtetit shqipëtar, Greqija as që ka ndërmënd të lejojë ndonjë përkujtimore të genocidit të saj mbi popullsinë civile të Çamërise, dhe Sërbia, me dhunë ushtarake shkatëron Lapidarin e ushtarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, të dëshmorëve të rënë në luftë kundër skllaverisë së një shteti racist.

Operacionet psikologjike ju interesojnë forcave të armatosura në kohë lufte, konfliktesh dhe të paqes Kështu pohon Marco Cannavicci (psikiater, kriminalog, Drejtor i sektorit të Psikologjisë ushtarake Difesan, Romë) duke sqaruar, se “për konflikt nënkuptojmë një rrezik ndaj sigurimit shtetëror, jo gjithmonë ushtarak, por që përfshin fushën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore”.(18) Me qënëse “agresioni psikologjik”, që sipas specialistëve është një mjet lufte në kohë të paqes, ai nuk zihet kurrë në gojë nga politikanët tanë dhe sidomos ata europianë. Kjo veprimtari e hapur anti-kombëtare ndaj shqiptarëve, fshihet nën gunën folklorike të “nacionalizmave ballkanike”, që fut në një thes, si xhelatin edhe viktimën, dhe lejon vijimin e saj në emër të luftimit të “ekstremizmit nacional”.



____________

Bibliografia:

1- Xenofobia , Wikipedia, l'enciclopedia libera

2- Marco Costa - 2006 – History Le operazioni psicologiche (Psicologia militare. Elementi di psicologia per gli appartenenti ... - Page 378 - Résultats Google Recherche de Livres books.google.fr/books?isbn=8846479661

3- Phil Taylor. Glossary of Relevant Terms & Acronyms PROPAGANDA AND PSYCHOLOGICAL WARFARE STUDIES University of Leeds UK. University of Leeds UK, 1987. URL - Wikipedia “Lufta psikologjike”

4- minoritarët ekstremistë grek me aktivitetet e tyre ... - Tribuna Shqiptare tribunashqiptare.net/?p=4968

5- Cinzia Sintini psicologa-psicoterapeuta (Senza sporcarsi le mani - Linea Rosa Ravenna - 0544. 216. 316 www.linearosa.it/sezioni/.../senza_sporcarsi.htm)

6- “Kosova Sot” Serbët në Shqipëri dhe "Serbia deri në Tokio" 31 Janar 2013, Fahri Xharra

7- Prof. Peter Prifti “Greqia, 695 fshatra shqiptare”09/02/2013 -Revista Drini online

8- “Arkivat botërore për problemin shqiptar” (Albanofobia në shekuj) Përmblodhi Agim Doçi

9- Quando la guerra si fa con le parole - AgoraVox Italia www.agoravox.it › Tribuna Libera

10- Shekulli 30/10/2004 marrë në Forumin Shpirti i shqipëtarit «Alba Soul»

11- Jahja Drançolli: Monumentet e Kultit Katolik Gjatë Mesjetës në Kosovë www.revistadrini.com/.../jahja-drancolli-monume..

12- Dëmi i pariparueshëm mbi trashëgiminë kulturore* | Shekulli Online www.shekulli.com.al/web/p.php?id=16911...

13- G.SH/BalkanWeb 28 Nëntor 2010 Pano Hallko “Kryqi si veprim hipotekimi”

14- “Si u masakruan 400 fëmijë gra e pleq në Panarit nga grekë”17/06/2011 Julian Xhelili "Telegraf"

15- f.59 Mit’hat Frasheri “Shqiptaret”, Zenit Edition 2005

16- « Gazeta shqiptare »“Nuk ka varreza greke, mos hapni konflikte me banorët” 13/02/2013

17-“Varrezat e ushtarëve grekë, Mbrojtja do paguajë truallin” Gusht 19th, 2011"Panorama"

18- (f 383) Psicologia militare. Elementi di psicologia per gli appartenenti...-Page 378-Résultats Google Recherche de Livres books.google.fr/books?isbn=8846479661Marco Costa - 2006- History)

ÇNDERIMI I FEMRËS SHQIPËTARE, SI ARMË LUFTARAKE, PSIKOLOGJIKE DHE E GENOCIDIT KUNDËR POPULLIT SHQIPËTAR, NË KOHË TË LUFTËS DHE TË PAQES/



Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve, që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” – ”Radniçke novine”, Beograd 22 tetor 1913./

Shkruan: Fatbardha Demi/

Historikisht, çnderimi i femrave gjatë luftrave pushtuese, quhej si një “trofe” dhe “e drejtë” e fituesit dhe kështu është trajtuar deri në kohët moderne. “Pavarsisht provave të dhunës seksuale gjatë Luftës së II Botërore -shprehet Anne Marie de Brower, studiuese në Universitetin e Tilburgut në Norvegji – mungesa e dëshirës për të dënuar këtë lloj krimi, çoi në mos ndjekjen e autorëve në Proçesin e Nurenbergut” (1)

Të njejtin fakt e pohon edhe gjyqtari Richard Goldston, prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, se “për krimin e përdhunimit, komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë i interesuar” (2)

Megjithatë që në vitin 1948, dhunimi i femrave gjatë konflikteve të armatosura, u përfshi në krimin e genocidit (“Konventa mbi parandalimin e krimit të genocidit” e Asamblesë së Përgjithshme të OKB më 1948). Në kreun e tretë të kësaj Konvente (pika “d” dhe “e”) si krime të genocidit përfshihej edhe bashkëpunimi dhe tentativa për genocid. ( 3)

Në deklarimet e përfaqësuesve të politikës dhe në masmedia, këmbengulet se me krijimin dhe pasurimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare me ligje dhe masa të shumta kundër llojeve të ndryshme të krimit, në shekullin që lamë pas, shoqëria europiane është zhvilluar drejt një botkuptimi më humanitar.

Por sipas Zyrës së statistikave të OKB (v.2000) dëshmohet se në shekullin e 20-të, ndërsa në Luftën e I Botërore vetëm 5% ishin viktima nga popullsia civile, në Luftën e II Botërore arriti në masën 52% dhe në vitin 1991, 90% e viktimave ishin nga popullsia që nuk ishte palë e luftimeve. (4)

Gjithashtu vihet re se, përshkallëzim nuk kanë patur vetëm numri i viktimave civile, por edhe shtimi i llojeve dhe egërsisë së krimeve, krahasuar me të gjtha epokat e historisë njerëzore. Për këtë arësye, studiuesit, shekullin e 20-të e kanë përkufizuar “shekulli i genocideve”.(5)

Vërtetësinë e këtij fakti e dëshmoi veprimtarija e ish-shtetit Jugosllav, i cili e mbylli këtë fund shekull me një genocid të përgjakshëm ku 80% të viktimave civile në Kosovë ishin femrat dhe femijët. (6)

Shoqëria moderne europiane dhe botërore, pati mundësi të shikojë, se deri në ç’shkallë degradimi njerëzor, mund të arrijë një shtet dhe një popull. Them “mundësi” sepse, në opinionin europian dhe atë botëror, shumë pak u bë e njohur ajo çka ndodhi, sidomos mbi femrat shqipetare. Dëshmitë e viktimave të gjallë (por edhe të vdekur dhe të zhdukur) faktojne se edhe pas 68 vjetëve të kapitullimit të nazizmit, rrënjet ideollogjike dhe institucionale të tij, vazhdojnë të mbijetojnë në Europën e shekullit të 21.



Kosova dëshmon:

R.N. nga Prishtina, në mbarim të luftës, ështe gjetur e lidhur, në lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo kujton : “Njëri prej milicëve më ra me shuplakë dhe menjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha…Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë… Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim,ende sot, kam me qindra plagë cigaresh dhe thike. (7)

Ahmet Grajqevci (kryetar i shoqatës për hetimin e krimeve gjatë luftës dhe personave të zhdukur 1998-1999.): Në objektet e fabrikave, nëpër shtëpija, oborre, në spitalin e Prishtinës janë bërë vrasje, përdhunime dhe deshimtarët flasin edhe për autopsi të njerëzve të gjallë. Më 27.03.1999 Servete Halimaj nga fshati Shkabaj Dardhiç, shtatzanë me dy binjakë, kishte lindur femijën e parë dhe ja kishin vënë emrin Fitore. Në këtë kohë hyjnë kriminelët për t’i dëbuar dhe e shohin se ishte gjatë lindjes dhe i thonë se nuk ke për ta lindur… Ajo u përgjegj se do të lindin motrat e mija… trupin e saj e gjetëm të masakruar me duar të këputura. Ne nuk dimë se çu bë me binjakët. (8)

Më 25 janar 2001, në një transmetim radiofonik të një dokumentari në Radion Publike Nacionale të Shteteve të Bashkuara, të titulluar “Fshehja e krimit”, tregohej se forcat serbe e jugosllave transportonin në mënyrë sistematike trupat e shqiptarëve të vrarë në kompleksin e minierave të Trepçës pranë Mitrovicës, ku shndërroheshin në hí. Sipas raportit që citonte luftëtarë serbë dhe “një zyrtar të informuar mirë të shërbimeve sekrete serbe”, në Trepçë ishin kremuar 1 200- 1 500 kufoma… Burra të dyshuar për lidhje me UÇK-në, vriteshin aty për aty. Një dyshim i tillë mund të bazohej ndonjëherë thjesht tek fakti, që dikush kish moshën e një luftëtari. (19)

Shaip Vrellaku i zënë rob nga forcat sërbe pohon: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit në Gllogoc. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin. (10)



Përse dhunimi seksual i femrave shqipëtare është akti më i rëndë kriminal, i luftës së Kosovës ?

Së pari: Sepse ky akt i forcave sërbe, nuk ka qenë i vetmi i ushtruar mbi viktimat, por i shoqëruar me krime të tjera të emërtuara dhe të dënuara nga Konventat Ndërkombëtare si ”Krime Lufte” dhe “Krim kundër Njerëzimit”. Për këtë arësye, autorët, ideatorët dhe bashkëpunëtorët në krimin e dhunimit seksual, duhet jo vetëm të trajtohen në kuadrin e krimeve të luftës, por të kenë peshën më të madhe të dënimit, për nga qëllimi dhe mënyra e kryerjes së tij.

Së dyti: Ka shërbyer si një mjet lufte gjatë kohës së konfliktit. Ngjarjet e ndodhura në Kosovë dëshmuan se perdhunimi i femrave u përdor si një nga armët e çfarosjes dhe të zbimit masiv të popullsisë civile, e baraz-vlefshme me armatimin ushtarak, kimik dhe të llojeve të tjera. Angela Minzoni-Deroche e emërton “një mënyrë e luftimit” (11).

Edhe Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (Amnesty International) ka pohuar se dhuna seksuale sot përdoret me paramendim, si strategji ushtarake, në krahasim me të njejtat raste të shekujve të kaluar (12)

Siç u dëshmua edhe në Bosnjë, dhuna seksuale gjatë konfliktit të armatosur ishte urdhëruar nga komanda sërbe si pjesë e strategjisë së spastrimit etnik, për ta detyruar popullsinë të largohej nga vendi dhe banesat e tyre. (13)

Kriminelët serbë, shfrytëzuan dhunën seksuale dhe vrasjen e viktimave, deri edhe për të helmuar ujin e puseve “Në një fshat të rajonit të Drenicës u përdhunuan, u vranë e u hodhën në pus tetë gra. (14)

Së treti: Është përdorur duke patur parasysh pasojat (për të cilat ishte planifikuar) edhe mbas mbarimit të luftës. Viktimat (nënat, motrat, vajzat, fêmijet) vazhdojnë të jetojnë me krimin dhe rrjedhojat e tij fizike dhe psiqike. Ato humbasin aftësinë për të jetuar normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik edhe të brezit të ardhshëm, rrethit familjar dhe ulin moralin dhe forcën për përballimin e pasojave si dhe vizionin për të ardhmen në shoqërinë ku jetojnë. Duke goditur femrën shqipetare, është goditur jo vetëm Kosova e luftës, por edhe shteti i Kosovës së mbas luftës.

Dhuna seksuale duke qenë një dukuri e njohur e shoqërisë edhe në kohë paqje, janë berë studime të shumta të shkaqeve dhe pasojave të këtij akti kriminal. Studimet kanë treguar se:

-1/3 e viktimave pësojnë depresion të rendë për një periudhë kohore dhe 17% e tyre vetvriten.

-Ruajnë përbrënda revolten dhe përjetojnë ndjenjën e turpit dhe të fajësimit të vetvetes qe i pengon të tregojnë për çka u ka ndodhur e për të marrë ndihmën e nevojshme mjeko-ligjore.

– Çfaqin mungesë dëshire për të vijuar jetën shoqërore dhe ndjejnë vështirësi në punë.

– Kanë probleme të natyrës së marrdhënieve seksuale etj.

Me kalimin e kohës dhe pa ndihmën e nevojshme, pasojat bëhen të pashërueshme si : ankthi, shqetësime në ngrënje, pagjumësi dhe rijetimin e ngjarjes, gjëndje të rëndë shëndetêsore ose sëmundje të natyrës psiqike, turpi dhe frika e përherëshme etj.

Në kohë lufte, dhuna seksuale ka pasoja shumë herë më të rënda se sa në kohë paqeje. Shkaku është se viktima përveç torturimit dhe vrasjes, ka përjetuar shokun e rëndë psikologjik, sepse dhunimi seksual është bërë nga grupe agresorësh, në prani të njerëzve më të afërt dhe të ambjentit ku jeton dhe shpesh i përsëritur në kohë.

Krimi ndaj tyre është shoqëruar me tragjedinë e vrasjes apo torturimit të fëmijëve dhe familjes së tyre dhe në kushte të vështira të mbijetesës. Për këto pasoja të rënda për njeriun , për herë të parë, Gjykata Ndërkombëtare (për Krimet e luftës në Ruanda në v.1998) dënoi të akuzuarin (Jean-Paul Akayesu) per genocid, në ushtrimin e krimit të dhunës seksuale në kohën e konfliktit të armatosur, me aresyetimin “për shkatërimin shpirtëror dhe deshirës për të jetuar dhe vetë jetës! ” ( 15)

Ahmet Grajqevci dëshmon se çdo femër me të cilën është takuar, në fund i ka thënë: “Më mirë të kisha vdekur se sa jam gjallë!..Kanë ndodhur shumë vetvrasje mbas lufte” (16)

Çburrërimi i shoqërisë dhe institucioneve shqipetare.

Për shqipetarët, çburrërimi ka lidhje me NDERIN e tij dhe sipas traditës mijëravjeçare “nderi i gruas, është pjesë e nderit të burrit”. (kap. II Kodi penal në Kanun pika b,a, përdhunimi i grave)

Ky kod, që ka drejtuar ndër shekuj Kombin arbër edhe sot na habit me drejtësinë dhe paanshmërinë në shqyrtimin e akteve të dënueshme në fis dhe jashtë tij. Ç’farë dënimi parashikohej në Kanun, për dhunën seksuale ndaj femrës? “Nëse merrej vesh se një grua ishte përdhunuar, përdhunuesi ndiqej dhe dënohej. Herët ose vonë, përdhunuesi duhej të paguante, me gjakun e vet, për aktin e tij” (17)

Dënimi me vdekje, nuk i jepej thjesht për aktin e çastit të “instiktit mashkullor” të autorit, por për faktin se ishte kryer mbi gruan, motrën dhe vajzën, figura “të shenjta” për shqipetarët.

Sipas studiuesit Zef Ahmeti “Pushteti i nderit për shqipetarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit…Nderi bën shtëpinë, thuhet në Kanun…”. (po aty)

Përse sot e akuzoj (pa përgjithësuar) shoqërinë e shqipetarëve të Kosovës për “çburrërim”? Sepse sot, ata e përbuzën dhe e braktisën traditën mijëravjeçare “të nderit të burrit”, por dhe idealin e “humanizmit” që udhëheq shoqëritë më të përparuara europiane. Ata braktisën edhe nënën e femijëve të tyre, motrën, të afërmit femra dhe në përgjithësi, femrat, viktima të krimit seksual të hordhive sërbe dhe bashkepunëtorëve të tyre.

Si është e mundur, që një shoqëri e cila me shekuj e ka ndjerë genocidin, përbuzjen dhe mohimin e një jetese dinjitoze mbi kurriz, tani që e gezon lirinë qytetare, të përbuzë viktimat femra të një gjaku ?

Veprimtarja e palodhur në ndihmë të viktimave të dhunës seksuale, Behide Hasanaj, më ka dërguar një dëshmi tronditëse të njerës prej tyre : « Jam dhunuar nga forcat sërbe tre ditë me rradhë, motra ime po ashtu. Pasi na kishin dëbuar nga shtepitë tona, na grabitën nga kolona me shumë femra të tjera…Sa herë që kundërshtonim dhe mbroheshim, na hiqnin dhëmbët dhe thonjtë, një e nga një. Na detyronin të qeshnim me zor, na prisnin trupin me thikë dhe na kërcënonin se do të na nxirrnin sytë. Na kanë masakruar për së gjalli, si asht ma zi. Na kanë prerë kraharor dhe gjinj…Ah medet, që nuk kemi kujt me i besu, me kënd me fol. Kush do të na ndihmonte? Kush do të na përkrahte? Kush do të na kuptonte?! (dërguar dt 20.07.2013 nga Behide Hasanaj)

Kur i them Behides se më mjaftojnë dëshmitë që më ka dërguar, ajo më lutet “ prit, prit dëgjoje edhe këtë…edhe këtë tjetrën, kam aq shumë rrëfime që gratë i mbajnë përbrënda zemrës. Nuk ta merr mëndja se ç’farë kanë hequr dhe sot kurkush nuk i dëgjon, as nuk i sheh”.

Vetëm Organizata Joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, ka nën përkujdesje 2 016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbe. Njëqind e njëzet e katër (124) prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë me plagë të hapura në fytyrë), të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore e psikike. ( 18)

Në emisionin « Në kërkim…» emisioni 13, mars 2013, Nazlie Bala, aktiviste për të drejtat e grave prej 23 vitesh, pohon se “të gjitha institucionet i kanë patur dyert e mbyllura për këtë krim edhe pse viktimat janë të gjalla midis nesh. Vetë udhëheqësit e Shtetit të Kosovës e kanë trajtuar si turp”.

“Nderi-thekson studiuesi Zef Ahmeti-në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen “zonat” e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse Kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej “zonës së turpit”. Një shoqëri, që është indiferente ndaj viktimave femra të dhunës seksuale, që nuk i dënon autorët sipas ligjeve, jo më të Kanunit, por të shtetit të tyre dhe Gjykatave ndërkombëtare, që i shikon mosperfillëse se si vuajnë për mbijetesë, që nuk e vlerëson aktin e tyre heroik të përjetimit të krimit më të rënde të luftës dhe këmbenguljen për t’iu kthyer jetës normale, një shoqëri e tillë ndodhet pikërisht “NË ZONËN E TURPIT”!

Këtë fakt e dëshmojnë rastet e femrave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë, që jetojnë në vendet perëndimore. Si është e mundur që tek të huajt, kanë gjetur respektin ,vlerësimin dhe mbështetjen e gjithanëshme, ndërkohë që ju mohua nga familjarët (pa përgjithësuar), rrethi shoqëror dhe sidomos nga Institucionet e një shteti për të cilin ato “paguan” më shtrenjtë se bashkombasit e tyre meshkuj?

Ahmet Grajqevci: une e kam ngritur në qeveri. Pse nuk formohet një qendër me psikologë që të merren me këto raste, ne në Mitrovicë e kemi një qendër të tillë, me buxhet të vogël me sallë leximi, ngrënie. Asnjëherë nuk ka vajtur kush ta shikojë. Shokët më thonë : Leje këtë punë se s’duhet të merresh me këtë. Ata harrojnë se në karrigen që ulen ,është gjaku dhe eshtrat e viktimave… (19)

Juristja Sadie Bekiçi e revoltuar shprehet: “Në rast se bota mashkullore: burrat, baballarët vëllezërit tanë, nuk mundej të na mbrojnë nga përdhunimet gjatë luftës, si nuk po mund me na mbrojtë pas luftës?” (20)

Turpi dhe papërgjegjshmëria më e madhe, që çfaqet sot në shoqërinë kosovare është FSHEHJA e krimit. Ky veprim godet shëndetin fizik dhe psiqik të viktimës femër, sepse nuk i mundëson marrjen e ndihmës së gjithanshme, pa të cilën pasojat “pastraumatike” siç theksojnë mjekët, bëhen më të rënda dhe të pashërueshme. Heshtja, i lë të lirë autorët të cilët shoqëria moderne i shikon si rrezik të mundshëm për përsëritjen e akteve të tilla kriminale. Fshehja e krimit të dhunës seksuale e bazuar në një pseudo-moral të sëmure, të shoqërisë shqipetare dhe të Institucioneve të shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë lidhje me Kanunin, ku dënohej autori dhe jo viktima.

Në mënyre të pandergjegjëshme i bën bashkë-punëtorë të strategjisë së makinës ushtarake sërbe të kohës së luftës, për të goditur popullin shqipetar dhe shtetin e Kosovës, mbas mbarimit të saj. Po aq armiqësor, ndaj viktimave shqipetare, është veprimi i mos përfshirjes në dokumentacionin për krimet e luftës, nga ana e Institutit të ngritur për këtë qëllim, të krimeve të dhunës seksuale për të cilat kanë patur dijeni edhe Shtetet perëndimore.

Njoftime për ekzistencën e kampeve të përdhunimit në Kosovë janë dhënë qysh gjatë ditëve të luftës nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria Britanike dhe NATO.(21)

Heshtet jo vetëm për dhunimin seksual të femrave shqipetare gjatë luftës, por nuk përmëndet as ay i meshkujve. Në një studim të Lara Stemple ( 2009). (“Male Rape and Human Rights”. Hastings Law Journal 60 (3): 605. URL consultato in data 17 luglio 2011.) dëshmohet se 80% e të burgosurve meshkuj në kampet e Sarajevës janë dhunuar apo torturuar seksualisht. Autorja shprehet se “mungesa e vëmëndjes kundrejt abuzimeve seksuale të meshkujve gjatë konflikteve , është veçanrisht shqetësuese, për një dukuri shumë të përhapur”(22)

Pra nuk kish si të ishin kursyer as meshkujt shqipetarë, nga një ushtri që kishte humbur çdo tipar njerëzor. Është akt burrëror dhe në nderin e çdo shqipetari (femër apo mashkull), të dëshmojë aktet kriminale që përjetuan mbi trupin e tyre apo si dëshimtarë të këtyre akteve, për të bërë të mundur dënimin e autorëve, në emër edhe të atyre që sot nuk janë më gjallë apo të zhdukur pa lënë gjurmë.

Si pasojë e mosangazhimit nga ana e Institucioneve shtetërore të Kosovës, e sidomos të Republikës së Shqipërisë, anëtare e OKB-së dhe nënshkruese e Konventave për të drejtat e minoriteteve dhe mbi Krimet e Luftës, Organizmat ndërkombëtare nuk e njohin si Genocid (ku përfshihet edhe dhuna seksuale), krimet mbi popullsinë shqipetare në Kosove. Ky genocid mbi shqipetarët është ushtruar jo vetëm gjatë luftës së fundit të përgjakshme të shovenizmit serb(1989-1999), por gjatë të gjithë shekullit 20, në hapsirën e pesë shteteve ballkanike.

Sot në planin juridik, nga organizmat ndërkombetare të OKB-së, janë pranuar si genocide të shk.20 vetëm: masakrimi i popullsisë armeniane nga Perandoria Otomane(1915–1916), spastrimi etnik i çeçenëve urdhëruar nga Stalini(1944) i çifutëve nga nazistët (1945), i popullsisë tutsis në Ruanda 1994, popullsisë mysylmane në Serbrenicë, nga shteti Jugosllav (2004) (Génocide-Wikipedia).

Ja përse nuk duhet heshtur! Gjaku i derdhur gjatë shk.20-të, akti i fundit i të cilit u zhvillua në Kosovë DUHET TË NJIHET nga opinioni botëror.

Një femër e dhunuar gjatë luftës në Kosovë është martire e forcave të errëta dhe kriminale, që vijojnë të kërcënojnë dhe të rrezikojnë ardhmërinë paqësore të Ballkanit. Që të mos përsëriten krimet e shkuara dhe të sigurohet jetesa paqësore ndërmjet popujve, duhen dënuar ideatorët, hartuesit dhe zbatuesit e strategjisë së çfarosjes dhe racizmit.

Këtë “pushtet të Zeusit” e ka në dorë Gjykata.

Krimet e Luftës në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare

Them “Gjykata Ndërkombëtare” sepse faktikisht në biografinë 14 vjeçare të Shtetit të Kosovës, për mirë apo për keq, vulën e kanë ndërkombëtaret. Nuk besoj se ka një popull aq mirënjohës, për ndihmën e dhënë nga forcat ushtarake të huaja, se sa shqipetarët. Kjo mirënjohje sipas traditës, do të përcillet brez pas brezi dhe do të zerë një vend të shënuar në historinë e Kombit tonë, për faktin, se ishte hera e parë, gjatë dy shekujve që kaluan, që në përpjekjet e tij kundër pushtuesve pati ndihmën e Fuqive të Mëdha.

Besoj gjithashtu, se nuk ka shprehje më domethënëse, se deri ku i kishte vajtur « thika në kockë » këtij populli, se sa kur pranoi edhe sakrifikimin e bashkë-kombësve civil gjatë bombardimeve të NATO-s. Siç është nënvizuar në një raport të Human Rights Watch të shkurtit të vitit 2000, të titulluar “Vdekjet e Civilëve gjatë Fushatës Ajrore të NATO-s”, bombardimi i NATO-s shkaktoi në të gjithë Jugosllavinë rreth 500 viktima civile. 55-60% e këtyre viktimave ishin kosovarë (23)

Të gjitha sakrificat, shqipetarët i kanë pranuar me krenari, vetëm e vetëm për të patur po ato të drejta dhe po atë liri që i gezojnë popujt e tjerë europianë. Në emër të këtyre « Të Drejtave të Njeriut » shqipetarët kërkojnë dënimin e autorëve, si për çdo vepër kriminale kundër jetës së njeriut (ku përfshihet edhe krimi i dhunës seksuale), një kërkesë që qëndron në themel të çdo Kushtetute të vendeve të BE-së. Sot , si populli dhe viktimat shqipetare që i mbijetuan luftës së përgjakshme, ashtu edhe analistët ndërkombëtare, pranojnë se në këtë drejtim, sistemi gjyqësor në shtetin e Kosovës ka dështuar. Njerëzit e ligjit dhe analistë të ndryshëm rradhisin një serë shkaqesh administrative, politike dhe të rrethanave të kohës.

Me qenëse tema që po trajtoj, lidhet me dukurinë më të rendë në Europë, që pas Luftës së Dyte Boterore, pa u zgjatur po përqëndrohem tek Raporti « Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë »(Dok. 12462, 7 janar 2011) i prokurorit Dik Marty, në emër të Komitetit të Çështjeve Juridike dhe i të Drejtave të Njeriut.

Përse ky raport përfaqëson dështimin e drejtësisë në Kosovë dhe rrjedhimisht mosdënimin (ndërmjet krimeve të tjera) të dhunës seksuale mbi femrat shqipetare, duke patur parasysh përmasat dhe pasojat e këtij krimi? Sepse ky dokument ligjor i një Institucioni Ndërkombëtar, pasqyron disa tendenca në qëndrimin, veprimtarinë dhe ideollogjinë europiane ndaj “Çështjes shqipetare”, që udhëhoqi veprimtarinë e gjyqësorit në Kosovë, nëpërmjet UMNIK-ut dhe sot EULEX-it.

Nuk e di, se si një sallë e mbushur me politikanë dhe përfaqësues shtetërorë të vendeve më të zhvilluara europiane, kanë pranuar të dëgjojnë një raport të bazuar mbi një platformë ideollogjike raciste për shtetin e Kosovës, Ushtrinë e saj çlirimtare dhe panoramën e ngjarjeve gjatë luftës. Siç dëshmon edhe vetë prokurori Dik Marty, nisma e tij mori shkas nga botimi i “kujtimeve” të ish Kryeprokurores së Gjykatës Ndërombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi (GJPNIJ), Carla del Ponte (“La caccia – Io e i criminali di guerra”, prill 2008) mbi “trafikun e organeve” të robërve serbë.

Mbasi vë ne dukje “gabimin” e bombardimeve te NATOS, akuzon se: “përpjekjet për të nxjerrë në dukje faktet dhe për të ndëshkuar krimet e luftës ishin përqendruar sidomos në një drejtim, duke u mbështetur në prezumimin e nënkuptuar se njëra palë ishte viktimat, dhe pala tjetër, xhelatët”.

Sipas kësaj llogjike të prokurorit ndërkombëtar edhe Gjykata e Nurembergut, që gjykoi krimet e nazizmit, paska punuar padrejtësisht “vetëm në një drejtim” në dënimin e krimeve të nazistëve. Sepse nuk duket asnjë ndryshim në mes të këtyre dy agresioneve, si për nga qëllimi, mjetet e përdorura dhe rrjedhojave të tyre, përveç hapsirës gjeografike dhe konfliktit brënda një bashkësie politike shtetesh, nën emrin “Jugosllavi”.

Ku janë shkeljet e zotit Dik Marty?

Së pari: Sipas prokurorit: “GJPNIJ kishte kompetencë për ndjekje e gjykim të krimeve të kryera deri në qershor 1999. Veprimet me të cilat po merremi sot, pretendohet të kenë ndodhur sidomos duke filluar nga vera e vitit 1999”. Pra pjesa më e madhe e “akuzave” të përfshira në Raport, nuk mund të përcaktohen si “krime lufte” por “krime në kohë paqje”, të një organizmi shtetëror shqipetar nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve. Kjo “ngatëresë” në dallimin e periudhave kohore të kryerjes së “krimimeve” nga prokurori , i hap rrugën për ta fryrë raportin e tij me të gjitha aktet e kriminalitetit që sundojnë edhe sot e kësaj dite, jo vetëm në vëndet ballkanike, por edhe në ato europiane edhe më gjerë si, korupsioni, trafiku i njerezve dhe punëtoreve të seksit, pasurimi kriminal, aktiviteti mafjoz, vrasjet politike, etj.

Në Raportin special paraqitur në Këshillin e Europës (17.05.2013) « Mbi kriminalitetin e organizuar, korrupsionin dhe riciklimin e parave” (A7-0175/2013 – Salvatore Lacolino)

vërehet se 74% të qytetarëve (të BE-së) e quajnë korupsionin problemin themelor të vendit të tyre, po kështu edhe në nivel ndërkombëtar dhe se dukuri të korupsionit vërehen në të gjithë sektorët e shoqërisë… (24) Veprimet e një grupi individësh (qofshin edhe me biografi luftarake) nuk mund të kriminalizojnë një luftë heroike, të një populli të skllavëruar.

Ironija, disinformimi dhe përbuzja e prokurorit D.Marty, ndihen gjatë të gjthë “historikut” mbi luftën e UÇK-së, ku luftetarët, si “ushtarë për kauzën e një atdheu nuk përbënin detyrimisht shumicën”, Adem Jashari “komandanti fshatar i UÇK-së”, “Shumë rekrutë që përbënin një ushtri fshatare… kanë kaluar në Kosovë armë kontrabande”, “kjo formë fillestare e UÇKsë mori fund përfundimisht dhe hyri në folklor si një shprehje romantike për çlirimin e Kosovës”, “se strukturat e njësive të UÇK-së i ishin përshtatur… një tërësi rregullash të njohura nën emrin kanun”, etj…

Dallimi midis popujve “të zhvilluar, të qytetruar dhe të fortë ushtarakisht” dhe popujve “të pazhvilluar-fshatar ” qëndron në themel të tezave raciste.

Së dyti: Përse për të gjithë të zhdukurit e etnisë sërbe fajësohet UÇK-ja? Në Dosjen “Pandora” dëshmohen emrat e personave që kanë urdhëruar komandot (kriminale) për eliminimin e kundërshtarëve (shqipetarë) por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë… (25)

Së treti: Përse zoti D.Marty nuk ka marrë mundimin të interesohet për vijimin e genocidit sërb edhe mbas luftës në Kosovë, me qënëse pretendon një drejtësi ndërkombëtare “për të gjithë kriminelët”, por ka preferuar ta mbaje drejtimin e “rrufeve ndëshkuese të Zeusit” nga ana shqipetare, mbi të cilën vijon edhe sot genocidi i luftës? Në Kosovën e pasluftës, ka dokumentacion të bollshëm për fakte të kësaj natyre.

Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 përshkruan skemën e funksionimit të policisë serbe (MUP) që vepron sot në Kosovë, e cila përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Menjëherë mbas luftës, ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. (26)

Për këto vrasje dhe spastrim etnik, nuk është bërë asnjë proçes gjyqësor vendor apo nderkombëtar. Habija më e madhe qëndron në faktin se – siç pohon Halit Barani, shefi i KDMLNJ (Këshillit të së Drejtave dhe Mbrojtjes së Lirisë së Njeriut) në Mitrovicë – të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare. “Prej kujt mund të presim që t’i kryejnë hetimet, kur ata vetë nuk bëjnë asgjë që t’i parandalonin këto vrasje ?” pyet Barani. (po aty).

Së katërti: Përse prokurori për hir të “drejtësise për të dënuar krimin” nuk përfshin në raportin e tij, genocidin e shtetit të ish Jugosllavisë të viteve 1981- 1989? Lufta e përgjakshme e 1989-99 qe vëtem akti final i veprimtarise shtetërore sërbe kundër popullsisë shqipetare. A nuk u bë helmimi i mijëra fëmijëve shqipetarë me gaz helmues luftarak, pa përmendur aktet e tjera të dhunës dhe genocidit?

Së pesti: Për akuzën e “gjuetisë ndaj tradhëtarëve” dua t’i kujtoj prokurorit ndërkombëtar, një shprehje të Krishtit në Testamentin e Ri. Kur turma donte ta vriste me gurrë, një grua të akuzuar për shkelje të nderit, ai ju drejtua me këto fjalë: “Kush nga ju nuk ka asnjë mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj” (Giovanni 8,7) (27)

Le të na binde prokurori me fakte, se gjatë Luftës së II Botërore dhe pas mbarimit të saj, partizanët dhe populli francez, italian, rusë dhe të vendeve të tjera, nuk kanë vrarë dhe nuk janë hakmarrë ndaj agresorëve që i kishin lyer duart me gjak dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendës.

Nuk po zgjatem më tej, sepse nuk është qëllimi i këtij shkrimi analiza e plotë e Raportit të Prokurorit ndërkombetar Dik Marty dhe as e “analizave” të pseudo-intelektualëve shqipetarë dhe shkrimeve në medjan e huaj, që zhurmojnë (“për hir të së vërtetës”!!!) në mbështetje të mendimeve të tij.

Duket sikur i jam larguar temës, por në fakt, ky Raport i Prokurorit Ndërkombëtar, dëshmon se nje ideollogji raciste që ju imponohet organeve të drejtësisë, nuk mund të dënonte autorët serbë për krimet çnjerëzore të dhunës seksuale.

Luljeta Selimi në librin e saj ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” pohon: Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione të majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara…

Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!! (28)

(Shkrimi i pjerët në tekst u përket pjesëve të marra nga Raporti i D.Marty)

1- Anne-Marie de Brouwer, Supranational Criminal Prosecution of Sexual Violence, Intersentia, 2005, 5–7. ISBN 9050955339, it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

2- Simons, Marlise -giugno 1996. “For first time, Court Defines Rape as War Crime” it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

3- Prevent Genocide International info@preventgenocide.org

4- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics”, a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000. Versione italiana a cura della Commissione nazionale per la parità e le pari opportunità.

5- it.wikipedia.org/wiki/Genocidio‎

6- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics”, a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000.

7- www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=139‎

8- “Ne kerkim…”Episodi 16 TV Kosova

9- [PDF] Michael S. Miller – Human Rights Watchwww.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf)

10- 22. 05. 2013 pashtriku – krimet – fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎)

11- Angela Minzoni – Deroche. Rape as a tactic of war – Advocacy Paper (PDF). Caritas France, novembre 2005

12- Laura Smith-Spark, How did rape become a weapon of war?, BBC News, 8 dicembre 2004. URL consultato in data 28 luglio 2008, it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

13- Human Rights News Bosnia: Landmark Verdicts for Rape, Torture, and Sexual Enslavement: Criminal Tribunal Convicts Bosnian Serbs for Crimes Against Humanity 02/22/01

14- [PDF] Michael S. Miller – Human Rights Watch

www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf

15- it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

16- “Ne kerkim…”Episodi 16 TV Kosova

17- “E drejta penale ne Kanunin e Leke Dukagjinit” Zef Ahmeti ,Univ St.Gallen, Zvicer –www.forumishqiptar.com/threads/88484…i…/page9‎

18- 22. 05. 2013 www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

19- “Ne kerkim…”emisioni 16 TV Kosova

20- « Tribuna :Krimet e heshtura te Serbise » e organizuar nga levizja Vetvendosja me rastin e 8 marsit. http://www.youtube.com/watch?v=1FUhKHNHpzk

21- 22. 05. 2013 pashtriku – krimet – fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

22- Stemple, p. 612. dhe Will Storr, The rape of men, 17 luglio 2011.it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

23- sq.wikibooks.org/wiki/NËN_PUSHTETIN_E…/13‎

24- www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=CRE&reference=20130611&…

25- dosja Pandora pashtriku.org

26- Dokumenti sekret i NATO’s që inkriminon Oliver Ivanoviçit http://www.lajmeshqip.com/

27- La pena di morte www.raffaellosanzio.ct.it/progettolegalita/2M.pdf · Fichier PDF

28- Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë – videoweb.kosovalbaner.com › Hyrje › Lajmet › Reportazhe)

- See more at: http://gazetadielli.com/cnderimi-i-femres-shqipetare-si-arme-luftarake-psikologjike-dhe-e-genocidit/#sthash.06pmnS0G.dpuf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...