Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/29

ISMET (AVDI) QORRAJ (21.01.1968- 28.03.1989)





ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.
Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës.

Prof.Dr.Begzat Baliu dhe Prof.Bajram Kurti, huazuar nga ”Gjaku i lirisë”,1994)

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Ismet Qorrajt dhe martirëve tjerë


Prof.Qazim Berisha



Kësaj toke martire kurrë nuk i kanë munguar burrat, kurrë nuk i kanë munguar bijtë dhe bijat për t’i dalë zot atdheut, i tillë ishte studenti qe kishte bukurinë e rrezeve të diellit, 21 vjeçari Ismet Qorraj nga Carrabregu i Ulët i Deçanit.
Ismet Qorraj lindi më 21 janar 1968 ne fshatin e martirizuar Cërrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme e kreu në Deçan. Studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjakovë. Babë Avdiu dhe nënë Zadja kishin lindur dhe rritur dhjetë fëmijë (pesë djem dhe pesë vajza), të gatshëm kurdoherë për të sakrifikuar për lirinë e atdheut.
Ishte pranvera e marsit 1989, kur qiellin e Kosovës e kishin mbuluar re të zeza si kumt për një plojë gjaku për të hapur varre e për të lëshuar gjëmë të madhe.
Më 23 mars 1989, pas një mbledhje të gjatë në Kuvendin e Kosovës, i cili ishte vënë në rrethim të hekurt nga forca të shumta policore, delegatët e pakurriz në mesin e tyre edhe udbash, ngritën dorën dhe i thanë po suprimimit të Autonomisë së Kosovës.
Kushtetuta pesëmbëdhjetë vjeçare (1974-19890) më 23 mars 1989, ndërroi jetë, sepse ishte ngulfatur nga Sebia fashiste dhe ishte shkelur me tanke duke u varrosur para syve të botës. Kjo vdekje e dhunshme e Kushtetutës së Kosov]ës nuk kishte prekur fare ndërgjegjen e Republikave jugosllave, duke mos menduar se kryekrimineli Millosheviq po fillon me Kosovën për të vazhduar me Republikat tjera.
Populli i Kosovës nuk kishte çfarë të humbas më shumë përveç prangave të robërisë, u ngritë në këmbë i madh e i vogël, nuk heshti, por ngriti zërin dhe u hodh në demonstratat e fuqishme në tërë Kosovën. Ishte 27-28 marsi 1989, ku sheshet e Kosovës po lahen me vrushkuj gjaku të bijve dhe të bijave më të mirë të popullit. Në Prishtinë bien edhe martirët e parë dhe gjithë andej Kosovës. Në Deçan bie studenti i dalluar Ismet Qorraj, sypetriti qe nuk di çka është frika.
Babë Avdiu dhe nënë Zadja kur morën kumtin nuk derdhen lot, as motrat nuk morën kujën, as vëllezërit nuk u ligështuan. E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.
Ismeti nuk ishte vetëm, përkrah tij ishin edhe shokët e idealit që ranë në altarin e lirisë, Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mozniku i Deçanit. Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtrëngon në damarët e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë. Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës; Mitrovicë: Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt; Besianë: Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajësojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare; Prizren: Xhemshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj, i cili vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit; Malishevë: Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës; Gjilan: Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit.
Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me autobote nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithandej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës dhe e bëri Serbinë unike, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite, sepse lufta jonë çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare.
Lavdi e përjetshme gjithë brezave ndërshekuj që gjakuan lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që derdhen gjakun për këtë liri që po e gëzojmë ne sot.
(Autori është poet e publicist dhe profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe)

ISMET AVDI QORRAJ,STUDENTI EMBLEMATIK QË DHA JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS !




Nga FLORI BRUQI


Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981,1997,1998,1999.
Por, tërësisht të lëna anash janë demonstrate e 28 marsit 1989?!
Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë.
Ka kohë përkatësisht 27 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.
Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë historike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve.
Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe ,sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Ata që harrojnë historinë, ajo mund t’u përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë përkatësisht vite që, 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush as që dijnë se çka në fakt ka ndodhur në atë kohë. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët , që nëpër tubime thoshin se: ’Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’!(Albrim S. Badallaj).
Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot ‘harrojnë’ këtë ngjarje me peshë po ua ‘freskoj’ kujtesën.(
Ishte kohë e vlimeve. kur Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë ‘në mbrojtje të shtetësisë së saj’ dhe jo rrallë edhe krijesës së Marshalit jugosllav Josip Broz Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës.
Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ajo po ndihmohej edhe nga vazalët vendorë, që nëpër tubime thoshin se :’Kosova nuk humbet asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera’ !
Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rrethë një million serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do tu dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.
Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lartë, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974.
Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës ti merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.
Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.
Në Komunën e Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues(Ismet Qorraj ,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj).
Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Deçan ,Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.
Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë , e në Kosovë derdhej gjak shqiptari.
Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë.
Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore ( 1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UCK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi shtetit vrastar serbosllavë.
Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe.
Demonstratat e 1968-tës, 1981-shit,19 88-tës, greva e minatorëve, ato të vitit 1990 e deri tek dalja në publik e UÇK-së, bashkë me rënien e shumë dëshmorëve, që me të drejtë kujtohen, sikur 28 marsi i vitit 1989 po harrohet ?! Pse kështu?!...
Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë 28 marsin e përgjakshëm të 1989-tës ,do ta kujtojë me po aq pietet si gjithë datat tjera.
Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.
Por, me përkujtimin publikë të 28 marsit 1989, jo vetëm që lëndohen familjet, por ka rrezik që ajo ditë e përgjakshme -historike duhet të përkujtohet nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.
Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.
Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt,Agim Kuklecit,Sali Hadërgjonajt,Mujë Mehmetaj(nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.
Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!
Lavdi për jetë e mot të rënëve më 28 mars 1989!

2016/03/26

Fuqia e padukshme e shqipes


Çelo Hoxha.
Fillimisht ishte shqipja, pastaj shqiptarët. Naimi i ka kënduar me ngazëllim asaj, Fishta me dashurinë e tij të rreptë, ndërsa Mjeda, fjalëpaku, me elegancë.
“Mbani mënt se rritja dhe lartësimi i kombeve ka gjetur fuqi tek inspirimi i dhënë prej vjershëtorëvet,” vëren Mid’hat Frashëri.
Faik Konica e modeloi shqipen sipas shijeve të tij dhe ra në dashuri me statujën e saj, aq sa hyri në sherr me të gjithë dhe gjithçka. Ai sulmoi dhe Kongresin e Manastirit, 1908, megjithëse ndikimi i tij në vendimet e kongresit, ku ai nuk mori pjesë, ishte më i madh ose po aq sa ndikimi i drejtuesve të tij. Mid’hat Frashëri i studionte fjalët e shqipes si objekte arkeologjike, në përpjekje për të mbërritur në zanafillë të gjërave. Nebil Çika (i Vjetri) ishte i mendimit se gjuha është veprim kulturor, mbartëse e shpirtit, në thelb: dritë. Branko Merxhani e shihte shqipen si pasqyrën e shpirtit kombëtar, “mbase vegla më e mirë e nacionalismës,” dhe binte dakord me Fichte-n, që gjuha ndikon jo vetëm karakterin e njeriut, por dhe organizmin e tij. Kur nuk shkruante vargje, Fishta i thoshte në prozë gjërat e përjetshme: “Nuk ka Shqipni pa gjuhë shqipe”.
Konkluzioni i Fishtës është rreptësisht i saktë. Sikur shqiptarët ta kishin identifikuar veten me fenë, sot nuk do të kishte as shqiptarë, as Shqipëri dhe gjuha shqipe do të ishte fshirë nga faqja e dheut si shumë të tjera.
Shqipja është po aq e vjetër sa sankritishtja, latinishtja, greqishtja e vjetër, persishtja etj, shoqet e saj, të cilat, thotë Konica, “çuditnë botën me lulëzimin e tyre”. Greqia e lashtë dhe Roma mund ta kenë çuditur botën me qytetërimet e tyre, por në afat të gjatë është shqipja ajo që çudit ose duhet të çuditë me faktin që vazhdon të ekzistojë pa e çuditur kurrë me qytetërimin e saj botën. Ndoshta filozofët duhet të debatojnë rreth asaj se çfarë mund të quajmë qytetërim të lartë e të lulëzuar, prodhimin kulturor të popujve që në fund zhduken nga faqja e dheut, apo mënyrën e të jetuarit të një populli të lashtë që vazhdon të jetojë i barabartë mes popujve të shpikur bashkë me modernizmin. Këtu mendoj se është i nevojshëm një sqarim: për shqiptarët kuptimi i modernes zë fill me vitin një. Koservatorizmi shqiptar nuk fillon me kishën, por me kohët para saj. Kjo e shpjegon faktin si shqiptarët e kanë patur të lehtë të pranojnë besime të ndryshme dhe të ruajnë një identitet etnik fillimisht, e kombëtar më vonë, të përbashkët.
Shqipja është një nga gjuhët e shkruara më vonë në Europë, por shqiptarët nuk kanë pse t’i qasen me drojë këtij fakti. Për mua, ata s’kanë qenë të prapambetur, ata thjesht nuk e kanë parë të arsyeshme ta shkruanin atë. Të thuash shqipja nuk u shkrua më herët sepse populli ishte i prambetur, është njësoj si të thuash që Europa nuk e zbuloi Amerikën më herët, ngaqë për të njëjtën arsye. Duke parë të resurset që Bota e Re i ofroi Europës, sigurisht që ajo do ta kishte zbuluar më herët po ta kishte ditur se oqeani kishte dhe anën tjetër të tij. Zbulimin e Amerikës e bënë europianët, por ata mund të mos e kishin shkuar kurrë në mend lundërimin në atë drejtim, sikur mos të ishin detyruar nga osmanët. Nëse perandoria osmane do t’i kishte bllokuar më herët rrugët e tregëtisë në Mesdhe, europianët padyshim do të kishin nisur më herët të kërkonin rrugë alternative për të shkuar në Indi dhe, për pasojë, historia e Botës së Re do të kishte zanafillë tjetër.
Mbijetesa e shqipes nuk është vetëm një kuriozitet, ajo është faktori kryesor i rehatisë që shqiptarët përjetojnë në lidhje me identitetin e tyre. Pas krijimit të kombeve, problemet e Ballkanit janë shkaktuar ose nga grekët e rinj, ose nga sllavët, asnjëherë nga shqiptarët. Krijimi kombeve kishte nevojë për dy gjëra: një popull dhe një territor. Shqiptarët s’kanë shfaqur kurrë ambicje për të pushtuar territor më tej se ai që zotëronin, ndërsa grekët dhe serbët kanë zotëruar territore shqiptare, prej të cilave më vonë i kanë spastruar nga pronarët origjinalë të tokës. Por edhe kjo nuk ka mjaftuar dhe kanë shpikur legjendat e lashtësisë së tyre për të legjitimuar pretendimet. Shqiptarët s’e kanë çarë kurrë kokën për identitetin e tyre. Kur erdhën romakët, ata ishin bregun perëndimor të Adriatikut. Pas romakëve erdhi bizanti, shqiptarët ishin sërish aty. Pas bizantit erdhën osmanët, shqiptarët ishin prapë aty dhe aty vazhdojnë të jenë, ndërkohë që s’ka më as romakë, as bizantë, as osmanë. Ndoshta mbijetesa e shqiptarëve në Ballkanin e egër ka shumë për t’i mësuar botës.
Shikoni ç’ndodh me Greqinë dhe Maqedoninë, ose me ato që sot i thërrasim Greqi dhe Maqedoni. Këto dy shtete janë zhytur në konflikt për pronësinë e një fjale të vetme: Maqedoni. Zoti ka mijëra mënyra për t’i ndëshkuar njerëzit, por grekët dhe maqedonët e kanë mbushur kupën dhe ai ka vendosur të marrë masa ekstreme. Shqipja ka një mallkim që i shkon shumë për shtat konfliktit të fqinjëve të saj: rrofshi e u turpëroshi.
Maqedonët këmbëngulin se shteti i tyre duhet të quhet Maqedoni, sepse, sipas tyre, ata janë pasardhësit e Aleksandrit të Madh. Grekët pretendojnë se emri Maqedoni i përket kulturës greke, sepse, sipas tyre, Aleksandri i Madh ka qenë grek etj. Ato që dihet me saktësi është se maqedonasit nuk flasin gjuhën e Aleksandrit të Madh, gjuha e tyre është sllave dhe sllavët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e shtatë. Aleksandrin e Madh e ndajnë nga ardhja e sllavëve në Ballkan afërsisht dhjetë shekuj.
Historinë e Greqisë së sotme e njohin mirë gjithë ballkanasit, me përjashtim të grekëve. Krahina, brenda Greqisë, që grekët e thërrasin Maqedoni është bërë pjesë e shtetit të sotëm grek pas largimit të perandorisë osmane nga Ballkani, 1912-1913. Që nga shpallja e pavarësisë së Greqisë, 1828, territoret greke janë zgjeruar disa herë, me vendimet arbitrare të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, 1878, dhe konferencën e Londrës, 1913. Greqisë iu dhanë territore që s’kishin qenë kurrë territore të ndonjë shteti grek, por pjesë të perandorive të ndryshme, ashtu siç kanë qenë gjithë territoret ballkanike, të cilat sot janë kthyer në shtete kombëtare.
Grekët, nga ana tjetër, pretendojnë se janë grekë, kur është e freskët ndryshimi që ata i bën gjuhës. Greqishtja e re me greqishten e vjetër kanë lidhje sa shqipja me kinezçen apo një gjuhë tjetër. Njeriu nuk mund ta ndërrojë, me lehtësinë që grekët ndërruan gjuhën, pa brerje ndërgjegje diçka që e ka të vetën, ose akoma më pak, diçka që e ka të trashëguar.
Përballë kësaj komedie ballkanike, qëndron gjuha shqipe, e cila është shkruar më vonë se të gjitha. Ajo është tipari themelor i kombit shqiptar. Grekët kanë ortodoksinë, e cila fillon me bizantin, ose, po e çuam më thellë në histori, mund të shkojmë deri te Krishti, por jo më tej. Greqia vazhdon të jetë një vend teokratik, nga frika e shkërmoqjes së identitetit të saj. Ironia është se BE u kërkon vendeve si Shqipëria të plotësojnë disa kushte për anëtarësimin në të, përfshi dhe lirinë e besimit, ndërsa Greqia është anëtare e BE-së, me të drejtë vetoje, prej tre dekadash, dhe nuk e ka plotësuar kurrë kushtin e lirisë së besimit.
Mid’hat Frashëri ka një fragmnet në esenë historike “Shqiptarë dhe sllavë”, i cili është i vërtetë dhe për grekët, të cilin po e parafrazoj me pak ndryshime. Ndërsa sllavët dhe grekët, për të imponuar sundimin e tyre, patën në shërbim kishat, bandat e armatosura, thikën dhe dinamitin dhe, çka është akoma më efikase, mbështetjen e fuqive të mëdha… Përpara kaq shumë mjeteve në dispozicion të sllavëve dhe grekëve, shqiptarëve u mbetej vetëm ndjesia e të lindurit në vendin e vet.
Ky sistetizimi i jashtëzakonshëm shpjegon dhe historinë e kombit shqiptar. Ata s’kanë qenë kurrë në pararojë të ndryshimeve dhe kjo e ka shpëtuar racën e tyre nga tronditjet. Shqiptarët u janë përshtatur ndryshimeve që janë imponuar nga të tjerët: kristianizmi, ortodoksia, myslimanizmi, por filli kulturor që nis në periudhat pagane nuk është këputur kurrë.Shqipëria është një konstruksion jo me themele të zakonshme ndërtesash, por me rrënjë organike, si të pemëve. Të gjitha ndryshimet që i kanë imponuar perandoritë kanë ndodhur mbi sipërfaqe.
Shqipja është fija më e dukshme që na lidh me zanafillën e gjërave. Grekët dhe serbët janë munduar t’i interprtojnë dialektet e saj si gjuhë të ndryshme, si dallime thelbësore, për të vënë në dyshim identitetin e shqiptarëve. Duke patur parasysh terrenin e ashpër shqiptar, mungesën e komunikimit mes zonave të ndryshme për shkak të mungesës së infrastukturës, dallimet e dialekteve janë minimale. Greqishtja, serbishtja e gjuhë të tjera mund të mos i kenë këto dialekte pikërisht sepse janë gjuhë të vona, të krijuara jo pas shpikjes së rrotës, por pas anijes me avull. Për krahasim, në Angli dialektet dallojnë shumë me njër-tjetrin, ndërsa në Australi thuajse nuk ka dialekte, sepse anglishtja ka shkuar aty së bashku me hekurudhën dhe elementët e tjerë të komunikacionit.
Rëndësia e Kongresit të Manastirit gjithmonë është politizuar, në varësi të rrethanave; komunistët e ia zbehën vlerën, postkomunistët e mbivlerësojnë orinetimin perëndimor të tij. Zgjedhja e një alfabeti bëhej për të lehtësuar komunikimin mes shqiptarëve, por ekzistenca e dy alfabeteve nuk na bënte më pak shqiptarë. Varianti latin fitoi me kalimin e kohës vetëm për shkak të prakticitetit, jo për shkak të orientimit perëndimor të shqiptarëve siç duan ta përdorin sot kriptokomunistët. Perëndimi është një koncept më i ri dhe nga anija me avull. Rëndësia e Kongresit të Manastirit qëndron në faktin që shqiptarët e zonave dhe dialekteve të ndryshme u mblodhën dhe vendosën të bënin atë që Porta e Lartë ua kishte refuzuar prej 30 vjetësh: të bashkonin katër vilajetet shqiptare, me anë të alfabetit. Dhe ia dolën.

Shqipëria nën Perandorinë Osmane

Këto janë disa foto të rralla të publikuara nga albanologu Robert Elsie.
Bëhet fjalë për foto para vitit 1900, kur Shqipëria ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane.
Janë 28 fotografi të mëtejshme dhe kryesisht të panjohura të Ballkanit perëndimor nga kolekcioni privat i Sulltan Abdyl Hamitit të II-të, me foto të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Kosovës dhe të Maqedonisë para vitit 1901”, shkruan Elsie, që ka publikuar këto foto të rralla.
Fotot janë bërë në Shkup, Ferizaj, Kaçanik, Prishtinë, Shkodër, Podgoricë dhe Ulqin
You must be logged in to post a comment Login

Juliet Stevenson: Si më ka ndryshuar roli i Nënë Terezës te filmi “Letrat”

Besimtarë myslimanë në Francë kanë bërë roje në mënyrë simbolike para kishave ku është mbajtur mbrëmë mesha e Krishtlindjes.
theletters-1-620x399
Ky veprim ka bërë përshtypje shumë të mira në mesin e frekuentuesve të meshave, sipas medieve franceze.
“Ne jetojmë së bashku, jemi vëllezër dhe po qëndrojmë të gjithë në të njëjtën barkë. Nëse do të ketë sulme, atëherë të na vrasin të gjithëve”, e arsyetoi aksionin simbolik Hakim El Jazuli, njëri ndër aktivistët myslimanë.
Në Francën e cila ende është në gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmi i 13 nëntorit, veprime si ky marrin një peshë dhe rëndësi të veçantë.

Kur Fishta shante Evropën, që “për veti veç mendon”!


fishta

Në kërkim të shkrimeve të para të Gjergj Fishtës, që kanë qenë shpeshherë vargje të improvizuara kushtuar miqve dhe dashamirësve me raste festash e përvjetorësh, të gjithë studiuesit ndalen te një poezi e shkruar italisht më 1892. Ajo poezi është ruajtur, pasi ka qenë botuar më 1933-1934 në vëllimin e veprave të plota të poetit kroat, Silvije Strahimir Kranjçeviq (1865-1908), të cilit i kushtohet. Vargje të tilla të Fishtës, të shkruara ndoshta edhe më herët, kanë qenë ruajtur nga Pashko Bardhi (1870-1948), njëri prej miqve më të ngushtë të Fishtës qysh në seminarin e Troshanit e më tej në Livno e Sutjeskë.


Tonin Çobani

Por, ne nuk e dimë se ku kanë përfunduar ato vargje. Mbas Luftës së Dytë Botërore humbën (ose u keqpërdoren) shumë dorëshkrime me interes për kulturën tonë, veçanërisht kur ata ndodheshin në institucione fetare, si në rastin tonë është kuvendi françeskan në Shkodër (dhe në Troshan), që kishte qenë edhe seminar ku përgatiteshin françeskanët e rinj.

Poezia më e hershme, pra, që njihet deri sot, vjen me titullin “Poetit të vlertë, zotni Silvio Kranjçeviqit”. Kranjçeviqi, me të cilin Fishta kishte lidhur miqësi ndërsa studionte filozofi në Livno (Bosnje), është poeti që shënon fillimet e modernizmit në letërsinë kroate. Biografi më i kompletuar i Fishtës, Danjel Gjeçaj, ka riprodhuar një strofë prej kësaj poezie në origjinal (italisht) dhe të përkthyer në shqip prej tij.

“Uf! Evropë e shitun, për veti veç mendon!” (Uf! Evropa, che serva viltá!) është vargu i fundit i asaj strofe. Dhe njëherësh është vargu i parë, përmes të cilit Fishta i drejtohet me “ti” Evropës. Pikërisht këtë qasje të Fishtës me Evropën unë e kam parë në tri kohë.

Koha e parë: Zhgënjimi

Fishta nuk ishte më tepër se 21 vjeç kur, duke iu drejtuar mikut të vet poet, gjykon Evropën të shitur s’di se ku dhe të kyçur në interesat e veta politike (dhe ekonomike): “Uf ! Europa, che serva viltá!”.
Një zhgënjim rinor ky i një shqiptari për fatet e atdheut të vet evropian të mbetur në një robëri të gjatë aziatike prej pesë shekujsh: “…nën zgjedhë të randë e raja të turkut tiran…”; një zhgënjim ky i një ballkanasi (ballkanas është edhe Kranjçeviqi) që vë në dyshim ëndrrën e vet të lirisë, duke qenë bir i një populli ndër më të vjetrit në Mesdhe; një zhgënjim ky, po ashtu, i një poeti të një vendi të vogël (si Shqipëria) që ka pritur shumë më tepër në sa Evropa zbythte përfundimisht përtej Bosforit osmanët e fundit të Ballkanit.

Historia është e padrejtë duket sikur arrin në përfundim poeti ynë, edhe nëse ajo histori shkruhet në një vend të shenjtë (Paqja e Shën Stefanit) apo në një kryeqytet me famë për qytetërimin evropian (Kongresi i Berlinit): kudo e kurdoherë Evropa, veç për vete ka menduar. Ja e gjithë strofa: “Po kështu, Silv’im, më asht fjala jote, që zemrën më freskon, të rime me dënesë e vaj për Atdhe tim të dashun që vuen pa mëshirë tash sa qindvjeta nën zgjedhë të randë e rajë e zurkut tiran që dekë as gjallë s’e don. Uh! Evropë e shitun, për veti veç mendon!” (Gj.Fishta, Poetit të vlertë, zotni Silvio Kranjçeviqit, f.24)

Koha e dytë: Zemërimi

Dhjetë vjet më vonë, më 1902, kur Fishta shkruan blenin e parë të “Lahutës së Malcis” (që pa dritën e botimit më 1904-5), zhgënjimi kthehet në akuzë: Evropa tashmë është “kurva e motit”. Ajo nuk e njeh as besën humane, as drejtësinë hyjnore (“Që i ra mohit Besës e Zotit”). Akuza vjen e shoqëruar me zemërim të thellë. Poeti pyet: “Po, a ky asht sheji i qytetnisë/ Me nda tokën e Shqipnisë/Për me mbajtë këlysht e Rusisë?” (Gj. Fishta, Lahuta e Malcis, f.167)

Jemi mësuar t’i interpretojmë këto tre vargje historikisht dhe kemi lënë jashtë vëmendjes atë çfarë poetikisht përcillet prej tyre. Të mos harrojmë se jemi te kënga e dytë (“Lufta”) e blenit të parë të “Lahutës… ” që mban titullin “Te Ura e Rrzhanicës” (osedhe “Marash Uci”). Në botimin përfundimtar të vitit 1937 të “Lahutës… ”, kjo këngë është e trembëdhjeta dhe mban titullin “Te Kisha e Shnjonit”. Pavarësisht renditjes dhe titullit tjetër, vargjet e saj nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Mesazhi i tyre poetik vjen me vlera njerëzore universale. Shqiptarët janë njerëz që me djersë e lot gjaku kanë mbrojtur trojet dhe familjet e tyre (“Për me mbajtë një grue te shpia S’cilës bukë i lypin fëmija Edhe i len ndoshta me qa Përse e mjera bukë nuk ka”).

Të tjerë janë ata që “sot me e nda duen copa-copa” Shqipërinë: ata për Zot kanë paranë (“Gjinde, s’cilës Zot i asht ari”). Dhe pas kësaj vjen pyetja akuzë “Përse?”, që duket se tingëllon njësoj si më 1902, kur u shkruan ato vargje (a më 1937 kur u përfshi përfundimisht në “Lahutë të Malcis”), ashtu edhe në ditët e sotme sa herë i lexojmë.

Koha e tretë: Britma

Edhe pasi kanë kaluar dy-tri dekada ose më tepër (nga 1892 dhe 1902), Fishta nuk ndryshon në përballjen e tij me Evropën, veçse zhgënjimi apo zemërimi i tij tashmë është kthyer në një britmë kumbuese: Evropa është një “mrrutë e ndytë shkërdhye me evrej t’Parisit e t’Londonit”. Me këto vargje nis poezia “Surgite mortui!” (Çohuni të vdekun!), përfshirë në botimin e dytë të vëllimit me lirika “Mrizi i Zanave” (Shkodër, 1924).

Fjalori i përdorur në këtë poezi dhe veçmas në këtë strofë të parë (“mrrutë e ndytë”, “shkërdhye”, “dreqi ia plasi të dy sytë”, “marren ma s’e njeh” etj.), është më se i mjaftueshëm për të kuptuar se qasjet e Fishtës me Evropën zhvillohen në të njëjtën kahe. Edhe shpallja e Pavarësisë, edhe krijimi i shtetit shqiptar, edhe lëvizjet që ka bërë poeti nëpër Evropë (edhe si sekretar i delegacionit të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris), edhe në SHBA, nuk e kanë zbutur zemërimin e tij. Përkundrazi. Është vetë realiteti shqiptar që ia amplifikon britmën: “… Mbaroi Kosova!… Janina humbi!… e ndoshta, Tepeleni… Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!… Vendet ma t’mira ne na i mori shkjau, E, çka asht ma zi, ne vëlla me vëlla na ndau!”

Por, jo vetëm kaq. Britma që i del poetit tani nga shpirti i trazuar ka edhe një shkas tjetër. Ai ka kuptuar se vetë shqiptarët nuk e duan veten e tyre:

Çka bajnë shqiptarët?… Hanë fiq e kastraveca,
E pijnë mastikë e qesin petulla n’ujë;
E ngrihen rrugës e fryhen si gjeldeca;
E rrinë tue këqyrë udhës ushtarët e huej
Pale e kanë kësulën qyp ose kapelë,
A e ka uficiali kalin at a pelë.
(Gj. Fishta, “Surgite mortui!” (Çohuni të vdekun!), f.47)

A e ka “uficiali i huaj” kalin mashkull apo femër, është njësoj si të përgojosh sot në Tiranë një ambasador të vendeve të BE-së për makinën që ai nget apo për orën që mban në kyçin e dorës së tij të majtë: cilën ka më të shtrenjtë? Dhe më pas ta ndiesh veten të zhgënjyer (apo të zemëruar) dhe të shkrehesh në britma kundër vendit që aksh ambasador përfaqëson.

Ironia e Fishtës, kur përfshin edhe vetë rodin e poetit, nuk njeh kufij kohorë…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...