Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/09

Nënat tona kush i ka vallë?!



- Shkruar më 8 maj 2016,  ditën e Festës së Nënës

nga Andon Dede, Nju York

Nuk di se ç’ka ndodhur me të tjerët, por thellë tek unë, që kur e dëgjova këtë këngë për herë të parë, m’u ngul si gozhdë e nuk më është shqitur për asnjë çast, edhe kur nënën e kisha gjallë edhe tërë këto vite që ajo nuk është më. Mbase jam subjektiv, por tek ajo këngë më ngjan se është sintetizuar bukur e saktë portreti i nënave tona hallemëdha. E kam fjalën për nënat shqiptare ndonëse e di se nëna është nënë jo vetëm për gjithë njerëzit, në kuptimin mbiemëror të saj, por dhe për gjithë botën e gjallë, si burim i jetës. Pa të ne jo vetëm që s’do të kishim ardhur në këtë botë por as nuk do të ishim ata që jemi, me të mirat e të këqijat tona. Vlerat e antivlerat që mbart secili prej nesh e kanë burimin tek ato. “Nuk është mësuesi ai që edukon njeriun por nëna”, thotë gjeniu ynë i Rilindjes, Sami Frashëri. Nëna japoneze, megjithëse nga profesioni mjeke, mësuese, inxhiniere apo kontabiliste, si rregull, e lë punën dhe qëndron në shtëpi kur bëhet me fëmijë. Shpesh bëhet pyetja nga të huajt: “A mos është humbje, për shtetin, që të shpenzohen kaq shumë para për arsimimin e lartë të saj, (nga shteti), dhe të mos iu shihet hairi drejtpërdrejt? Përgjigja është kategorike: nuk është pa kuptim që nëna, e cila edukon fëmijën dhe e ndihmon atë në përvetësimin e mësimeve të shkollës, të jetë në shtëpi. Nëna kryen mision të lartë nga i cili varet e ardhmja e Japonisë. Në rastin  konkret ajo kryen detyrën më atdhetare”.
Lexova një libër-album të autores Mariana Kuk, (Marianna Cook), kushtuar nënave dhe fëmijve. Ajo e kish drejtuar objektivin e aparatit fotografik tek personalitete të njohura të të gjitha fushave. Për ilustrim apo si diçitura kishte pohime të të dy palëve, ku si emërues të përbashkët kishin pak a shumë krenarinë e të parave për arritjet e bijve apo bijave të tyre dhe mirënjohjen e këtyre të fundit për gjithë sa kishin bërë ato për ta.  Kjo nuk besoj se habit njeri. Por, duke u njohur me nënat e përfshira në atë botim tepër interesant e me vlerë. nuk mund të mos vë në dukje se ato qenë të gjitha me shkollë, madje shumë syresh personalitete të shquara në fushat përkatëse që iu ishin kushtuar. Edhe në ato momente, kur po shfletoja faqet e atij libri, mendja më shkonte tek nënat tona, apo më saktë tek nëna ime që, jo për faj të saj, nuk u shkollua siç do të dëshëronte. Si nëna ime ishin e janë dhe shumë të tjera, të paktën flas për brezin tim. Por, edhe pse vetë pa shkollë, ato bënë të pamundurën që ne të shkolloheshim dhe kjo i ngre ato edhe më lart në sytë tanë, kur kemi parasysh sakrificat e tyre deri në flijim që ne të përparonim në punë e në jetë se, siç thuhet në këngën që cituam më lart, “na donte bota edhe të bukur edhe luftëtarë”. Dikush e ka krahasuar nënën me një qiri që djeg veten për të ndriçuar jetën fëmijve. Si e tillë mirënjohja për të është e pamatëshme. Ajo ka qënë e mbetet burim frymëzimi për tërë krijuesit e gjithë kohërave dhe jo vetëm për ata. Gëte në bisedat me Ekermanin ka thënë se në Greqinë e vjetër nënat nderoheshin njëlloj si hyjneshat. Revista e njohur amerikane ”Esquire”, kohë më parë, bënte një sondazh, me dhjetra burra, se si kishin arritur të bëheshin ata që janë sot, njerëz të shquar të politikës, shkencës, artit, sportit etj.. Pjesa më e madhe e tyre ua atribonin prindërve, herë babës e herë nënës. Por, mbas shumë të pyeturve, aktori dhe regjizori i njohur Robert Redford tha: “Nëna ime! Ajo nuk e humbi kurrë besimin tek unë edhe kur nuk më ecte ndonjë gjë. Besimi i saj tek unë qe shtysa më e fuqishme për të ecur”. Amerikanët kanë një shprehje se “prapa çdo burri të madh qëndron një grua e madhe”.
          Andre Ordioni ka qënë një kolonel në ushtrinë franceze që fati ia desh të jetojë në Shqipëri për gjatë viteve 1917-1925, madje një nga figurat kryesore të “Republikës së Korçës”. Më hollësisht mund të njihesh përmes librit me kujtime të tij, botuar edhe në shqip: “Një oficer francez në Ballkan”. Tek lexon librin, habitesh se si ai, ndonëse njeri i luftës, përshkruan me aq dhembshuri fatin e viktimave të saj. Ne po ndalemi vetëm në një paragraf që ka lidhje me temën. “Nënë, është një emër i ëmbël që e kam dëgjuar aq shpesh në luftë nga të plagosurit rëndë kur afronin çastet e tyre të fundit – shkruan ai. – Këndej, në këto vende të largëta, kjo fjalë më është dukur se ka një domethënie më të madhe, më humane. Nënë!… Për shumë nga ushtarët e mi, kjo fjalë është thënë si një frymëmarrje me pëshpërimën e fundit të shpirtit. Ç’trishtim i pamasë!”.
Më bëri përshtypje kur lexova “Lufta ime”,(“Main Kampf”-in”) e Hitlerit kur ai shprehte dashurinë e jashtzakonshme që ndjente për të ëmën, Klarën, veçanërisht kur ajo po lëngonte në shtratin e vdekjes. Mjeku që i kishte shërbyer pohon se kurrë më parë nuk kishte vënë re një dhimbje si ajo e Adolfit. “Babanë e kam respektuar, shkruan diktatori, kurse nënën e kam dashur”. Dhe mos harrojmë se është fjala për atë që veshi në zi miliona nëna në tërë botën. Unë me qëllim e solla si shëmbull atë për të thënë se dhe një anti-njerëzor si ai, kur është fjala për nënën e vet, dorëzohet. Mbase nuk qe shembulli i duhur për temën më humane që po trajtojmë dhe për këtë nuk druhem t’i kërkoj të falur lexuesit. Po ndalem tek një shembull tjetër dhe konkretisht tek një film dokumentar i mrekullueshëm për Lojrat Olimpike që u zhvilluan në Romë aty nga fillimi viteve ’60 të shekullit të kaluar. Teksti që shoqëronte figurën qe i jashtzakonshëm, por unë po e ilustroj vetëm me një detaj. Kur tregoi për fituesin e peshës së rëndë në boks, emri i të cilit nuk më kujtohet, spikeri tha: “Ky është pa dyshim njeriu më i fortë në botë dhe tani ka frikë vetëm nga nëna e vet”. A ka vlerësim më madhështor për të treguar jo vetëm përkushtimin por dhe pushtetin më se të merituar të nënave ndaj nesh?! Dhe jo vetëm ndaj nesh. Poeti i njohur amerikan Uilliam Ross Uallace ka një poemë të mrekullueshme për nënat, ku ndër të tjera thotë: “Dora që tund djepin është dora që sundon botën”. Si zor ta kundërshtojë njeri këtë pohim të tij. Nënat gjithmonë kanë qënë e mbeten heroina, modele të papërsëritëshme për fëmijët e vet, madje edhe më të bukurat në botë, kudo e sado që të ndryshojnë kohërat. Më pëlqen të riprodhoj këtu disa vargje të poetit N.Abilekaj: “Miss Bota është nëna ime/ata që thonë “jo” më mirë e dinë/ edhe pse, thotë më tej poeti,”Fustanet e modës nuk i ka njohur,/ e në kokë shtrëngon shaminë./Paçka se fytyrën e ka të rreshkur nga erërat/ e nuk zbuloi këmbët e gjinë/ këtë e dinë dhe fitueset e kurorës, konkludon ai. Ma merr mëndja se ai me këto vargje është bërë dhe zëdhënësi i secilit prej nesh për të vërtetën e thjeshtë se kur e duam një njeri na duket edhe i bukur se i bukur është shpirti; bukuria e trupit është aq e përkohëshme sa harrohet shumë shpejt, kurse shpirti kurrë. Ndaj dhe nënat tona ne nuk i harrojmë për asnjë sekondë, jo thjesht se na kanë sjellë në jetë, por edhe se me përkushtimin e tyre na rritën, na dhanë gjithçka më të mirë që mund të na jepnin për të ecur në jetë, për të marrë fluturimin drejt lartësive.
Ndaj dhe më pëlqen të kthehem përsëri e përsëri tek nënat tona, madje tek nëna ime, i sigurt se duke folur e treguar për të po rrëfej edhe për shumë e shumë nëna të tjera shqiptare.
Babai na vdiq herët, duke e lënë mamanë rreth të dyzetave me gjashtë fëmijë. Edhe kur qe ai gjallë, sidomos vitet e fundit që ishte i sëmurë, mbi të binte tërë barra e shtëpisë. Por, sidoqoftë, tani ajo duhet të bëhej edhe burrë edhe grua. Fshati donte punë jo llafe. Kush nuk ka banuar vetë aty e ka vështirë ta kuptojë. Nuk kanë të numuruar punët e domosdoshme që duhen bërë çdo ditë, edhe sikur të jesh një njeri i vetëm e jo më të kesh për të rritur gjashtë fëmijë. Dhe në ato kushte skllavëruese kur mungonin edhe mjetet më elementare për të lehtësuar sadopak furnizimin me ujë, me dru, me ushqime apo gatimin, larjen e rrobave, kujdesin e ushqyerjen e bagëtive e kështu me radhë. Vetëm t’i numurosh punët e përditëshme të saj do të duheshin faqe të tëra. E, megjithatë, jeta e saj mund të përmblidhet edhe me një fjalë të vetme: punë dhe vetëm punë, që pa zbardhur akoma drita e mëngjezit e deri sa errësira e natës mbulonte çdo gjë e s’të linte të punojë jashtë se, brenda mureve të shtëpisë, me kandil, punët vazhdonin: kapica e rrobave për t’u larë, gatimi, kujdesi për fëmijët e të tjera. E, ndonëse shpesh e stërlodhur deri në raskapitje, si nuk e dëgjuam një herë të ankohej e të thoshte se u lodh kur shkonte për të fjetur afër mesnate apo dhe pas saj. Nuk kishte zgjidhje tjetër: I duhej të përballonte “me forcat e veta” gjithçka. Detyrohej të bënte dhe dy-tre punë njëheresh, se koha qe njëlloj si për ato që kishin burra e fëmijë të rritur dhe për të që ishte thuajse e vetme, me që ne ishim akoma të vegjël. Nuk mbaj mend ta kem parë ndonjëherë, tek kthehej e ngarkuar, pa shtiza në duar, për të na bërë neve triko, çorape apo dhe pantallona leshi për dimër. E ku shkruhen dot gjithë sa ka bërë ajo për ne? Në çdo rrudhë e thinjë të saj ishin edhe gjurmët tona.
Siç thashë më lart, si nëna ime qenë ndofta shumica e nënave të brezit të saj: dikujt i kishte ikur burri në kurbet dhe e kishte lënë me fëmijë të vegjël; dikujt tjetër i qe vrarë në Luftë apo i kishte vdekur para kohe si vetë asaj; Nderim e respekt për tërë ato!
Për hir të së vërtetës, duhet të pohojmë se tabloja jonë për nënat e vuajtura, nuk do të qe e plotë dhe e saktë po të linim jashtë edhe atë kategori që ndonëse i kishin burrat shëndoshë e mirë, vuanin njëlloj si të tjerat, me që ata, si “burra zakoni” kapardiseshin klubeve duke pirrë, duke luajtur apo duke bërë llogje për shtatë palë qejfe dhe as që donin t’ia dinin se bashkëshorteve të tyre u dilte shkuma nga lodhja. A thua se kjo racë e neveritëshme që të revolton me anadollakllëkun e saj nuk ndeshet akoma aty-këtu në mjediset tona apo dhe gjetkë? Gjatë diktaturës po e po.  Kam shëtitur tërë Shqipërinë, si gazetar. Gratë përgjithësisht, sidomos në fshat, rrobtoheshin shumë më tepër se burrat. Ata kishin zënë qoshet e rehatëshme si roje armësh, llogaritarë e magazinierë ndërsa gratë e tyre rrudhoseshin e fishkeshin nga puna prej skllavi në ara. Rrallë të shihje burra duke vaditur e prashitur kur kalonim rrugëve të koopeativave. Kjo, për të keqen tonë, i kishte rrënjët thellë në histori. Ja se ç’më shkruan miku im nga Franca, përkthyesi e studjuesi Fotaq Andrea: “Në familjet tradicionale shqiptare, mentaliteti anadollak ishte i plotfuqishem, siç e ka dhënë Konica e të tjerë. Burrat  me mustake ishin tepër të prapambetur dhe i vetmi element emancipues në familje e shoqëri ishte gruaja shqiptare. Nga studimet që kam bërë, mund te them pa droje se në shumicën e familjeve të mëdha fisnike në Shqipëri, gruaja i kishte sytë nga Perëndimi europian, si shoqëri e perparuar, Kurse burrat i kishin sytë nga Stambolli ku prisnin ofiqet, gradat, ulufenë (paranë!), sic thotë Konica. Ishte pikërisht e ëma e Faikut, nga familja fisnike Delvina, vazhdon më tej Fotaqi, që i mbushi mendjen të shoqit që djemtë e tyre, Faiku e Mehmeti, të shkonin për studime nga Kostandinopoja në Francë, Austri e gjetkë. Kam episode të shkëlqyera se si gruaja shqiptare ishte shumë më e përparuar dhe më perendimore nga burrat anadollake”.
          Përsëri tablosë sonë do t’i mungonte një dimension tjetër, ndofta edhe më i dhimbshmi që kemi përjetuar. Të shkruash për nënat shqiptare e të mos ndalesh tek ato, që pa as më të voglin faj, u persekutuan gjatë diktaturës, do të qe jo vetëm mangësi e madhe por dhe një mëkat i pafalshëm. Kam takuar shumë syresh, gjatë diktaturës e pas saj. Tek shihje hiret e tyre që po merrnin fund nga vuajtjet fizike e shpirtërore, s’mund të mos të të coptohej zemra, nëse ishe njeri normal. Shumë nga ato u lindën, u rritën, jetuan e u plakën kampeve të internimit, duke përballuar çdo ditë mizoritë çnjerëzore në të gjitha format e saj të mundshme. Emrat e tyre janë të panumërt, ashtu siç është e pamatshme madhështia e shpirtit të tyre, ashtu siç është i pakufishëm borxhi që Shqipëria ka ndaj tyre, sepse gratë e virtytshme janë pasuria më e çmuar e një kombi. O Zot, të vuash tmerret e Ferrit pa pasur asnjë faj!
Ja pra se kush janë nënat shqiptare që mbajtën mbi supet e tyre peshën më të rëndë të diktaturës, shpesh pa burra, janë krenaria e vërtetë e racës shqiptare, heroinat e heshtura të Shqipërisë fisnike.
Po nënat e sotme shqiptare? A thua nuk kanë më lodhje, halle e shqetësime, me që rrobat nuk i lajnë më me dorë e me finjë por me lavatriçe e solucione; që nuk gatuajnë më me dru e çerep por me furra elektrike e mikrovalë e kështu me radhë…?! Vetëm ndonjë që është jashtë realitetit shqiptar mund ta mendojë këtë. Tjetër kohë, të tjera meraqe e probleme, mbase edhe më të mëdha se ato të hallemadheve tona. Disa syresh ndjehen të vetmuara për shkak të emigrimit të fëmijve që kanë shkuar larg, tepër larg, për një jetë dhe të ardhme më të mirë se zemra e nënës asnjëherë nuk e bën dysh dëshirën e fëmijve të vet kur është fjala per t'ardhmen e tyre...Por dhe ata, si zogjtë shtegëtarë që nuk e harrojnë folenë e tyre, mbase do të kthehen një ditë…Mbase, por pikërisht tek kjo fjalë e ka zanafillën ai trishtim i thellë i tyre, që buron së brendëshmi, e që siç është shprehur një gazetare, “nuk ka pudër e rimel që e fsheh”, dhe ka të drejtë… Ajo e ka të vështirë në mos të pamundur që t’iu servirë pjellave të veta një model për të ndjekur. Është trishtimi i një qënieje të përgjegjëshme që i dhëmb dhe e tremb e ardhmja e krijesave të veta në këtë xhungël që kemi krijuar para e pas ’90-ës të shekullit të kaluar. Është më se e trishtueshme, madje tragjike, që shumica absolute e nënave shqiptare sot do të donin që pjellat e dashura të tyre të mos jetonin në këtë vend por larg, diku gjetkë, matanë deteve apo dhe oqeaneve, me që janë bindur tashmë se hë për hë, ky vend nuk bëhet. Me këtë klasë politike, s’ka as drejtësi, as shëndetësi, as arsim, as të sotme e as të ardhme. Ndaj o burra, nga sytë këmbët! Kam qënë vetë dëshmitar i disa rasteve kur nëna i thoshte të birit, pasi ai i kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer: “Rri aty, tu bëftë mamaja, mos hajde se këtu s’ke ç’bën, do të ngelesh pa punë si tërë moshatarët e tu!” Dhe sa mbyllte telefonin, shpërthente në lot. A mund të përfytyrohet një nënë më e dhimbëshme se kjo?! Në këtë vend që s’ka as punë e as rend, të qënit nënë është një sfidë e madhe, gati e papërballueshme. E si mund të jesh nënë e mirë kur ke frikë të kultivosh tek pasardhësit e tu ndershmërinë, dëshirën për të mësuar, për të qënë i ndershëm, modest, i sinqertë e dinjitoz, se po t’i mësojë këto vlera universale, njerëzore apo dhe fetare,  ajo po rrit një hyzmeqar, një skllav, një shërbëtor të lukunisë së ujqëve që kanë pushtetin e paranë. Dhe kjo është tragjedia më e madhe jo vetëm për nënat që Zoti iu ka dhënë shënjtërinë por dhe për shoqërinë e kombin. Nuk ka mallkim më të madh se ky! Është kaq e vështirë në mos e pamundur të jesh nënë e mirë, siç e mishëron në vetvete kjo fjalë, në çdo gjuhë të botës, pse jo edhe të kafshëve. Por jo tek ne ku babëzia për para e pushtet s’ka të krahasuar me asnjë vend tjetër. Atdheu ku lindëm, për fat të keq, na është bërë si njerkë e nuk na mban dot. Na mbetet vetëm shpresa për ngushëllim. Më vjen aq keq që këtë shkrim po e mbyll kështu…


Jetën nuk e shkova në gjumë ( cikël me poezi)

KRYETARI I LONDRES DHE LONDERTARET E SHEMBJES?!

Mik i shqiptarëve, mysliman dhe fëmijë emigranti – ja kush është kryebashkiaku i ri Londrës!
Image result for sadiq khan dhe shqiptaret

Kryetari i sapozgjedhur i Londrës, Sadiq Khan, është betuar para qytetarëve të kryeqytetit britanik në një ceremoni të mbajtur në katedralen Southwark.

Djali i një shoferi autobusi, mysliman me origjinë nga Pakistani, i rritur në një banesë sociale, tha se do të jetë kreu i të gjithë londinezëve pa asnjë dallim.

“Disa nga ju mund të mos e dinë këtë, por unë jam rritur në një banesë të Këshillit Bashkiak vetëm pak kilometra nga këtu. Në atë kohë kurrë nuk kam ëndërruar se do të arrija deri këtu, të bëhesha kreu i Bashkisë së Londrës. Jam këtu vetëm për shkak të mundësive dhe ndihmës që ky qytet më ka dhënë mua dhe familjes time. Dhe ju siguroj që të gjitha këto mundësi që më ka dhënë mua ky qytet, do ti marrë çdo londinez”.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ish-lideri i laburistëve Ed Miliband dhe Baronesha Doreen Lawrence.
Image result for sadiq khan dhe shqiptaret
Para betimit, myslimani i parë që drejton Bashkinë e kryeqytetit britanik u prit edhe nga kreu i katolikëve Andrew Nunn, i cili shprehu entuziazmin për fitoren e Khan, duke u shprehur se komuniteti i krishterë ndihet krenar që ka në mesin e tij një mysliman.

Khan është uruar nga një pjesë e madhe e krerëve të institucioneve të Londrës, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kryetarin e ri.

Drejtori i policisë së Londrës Sir Bernard Hogan-Howe tha se “ Me zor po pres të punoj me të dhe me të gjithë anëtarët e Asamblesë që u zgjodhën, për të vazhduar ndryshimin dhe për ta mbajtur Londrën një nga qytetet më të sigurta në botë “.

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, deklaroi se sëbashku me Khan do të krijojnë një qytet të drejtë për të gjithë.

Urimet erdhën edhe nga kryetari në largim Boris Johnsos, rivali i tij gjatë garës Zac Goldsmith, kreu i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio etj.





Betohet Sadiq Khan, në krye të Londrës myslimani që do shqiptarët
Kandidati laburist, Sadiq Khan ka fituar garën për kryebashkiak të Londrës, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar totalisht.

Zgjedhësit londinezë duket se e kanë vendosur laburistin përpara rivalit të tij më të afërt, konservatorit Zac Goldsmith, ndaj të cilit udhëheq me 44,3% të votave kundrejt 34,8%.

Khan do të bëhet në këtë mënyrë kryebashkiaku i parë mysliman i kryeqytetit britanik. Një ngjarje që bën histori në një qytet ku emigrantët janë pakica më e madhe etnike.

Djalë i emigrantëve pakistanezë, myslimanë, u rrit në një banesë në Londër së bashku me 7 vëllezër.
Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970.

U rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.
Image result for sadiq khan dhe shqiptaret
Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës.

Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament.
U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike.
Image result for sadiq khan dhe shqiptaret
Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.
Edhe mik i shqiptarëve
Image result for sadiq khan dhe shqiptaret
Kur mori pjesë herën e fundit në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor të vitit të kaluar ai foli me nota pozitive për shqiptarët.
“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik.


Floripress/Flori Bruqi


**************
KRYETARI I LONDRES DHE LONDERTARET 

E SHEMBJES?!

ZEF PERGEGA
Sadiq Khan, djali i një shoferi autobuzi, u bë kryetari i parë mysliman i bashkisë së Londrës duke fituar ndaj një kandidati konservator, që u përpoq ta lidhte atë me ekstremizmin. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio, e uroi atë, ndërsa Khan ishte ende duke pritur njoftimin zyrtar të fitores. Sadiq Khan, 45 vjeç, i rritur në lagjet e varfëra të Londrës, fitoi ndaj rivalit konservator, 41 vjeçarit Zac Goldsmith, djalë i një bankieri miliarder. Kryetari i ri i bashkisë zëvendëson konservatorin Boris Johnson, i cili ka drejtuar qytetin prej 8.6 milionë banorësh prej 8 vjetësh. Johnson, është një prej politikanëve kryesorë britanikë që kërkon daljen nga Bashkimi Evropian dhe është një prej rivalëve, për të pasuar kryeministrin David Cameron si kryetar i partisë konservatore.
Image result for sadiq khan
Sadiq Khan
 Khan arriti të fitojë përkundër akuzave të rivalit Goldsmith se ai kishte folur në të njejtat platforma si radikalët myslimanë dhe u kishte dhënë "oksigjen" ekstremistëve. Zoti Khan thotë se ka luftuar kundër ekstemistëve gjatë gjithë jetës së tij dhe se i vjen keq që ka folur në të njejtën podium kur folës të tjerë kanë shprehur ide "të neveritshme" në fjalimet e tyre. Në fjalimin e fitores Khan iu referua të origjinës së tij, duke thënë se kurrë nuk e mendonte që "dikush si ai do të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Londrës", duke premtuar të bëhet kryetar i të gjithë londinezëve.   
Image result for sadiq khan
                     Kryetari i ri iBashkisё sё Londrёs, qytet ilashtё dhe mё zё nё kulturёn perёndimore, nё traditёn po aq tё lashtё tё mbretёrisё qё nuk tundet dhe qё ka edhe vendin e vet, jo vetёm nё parlamentin anglez, por edhe nёatё kanadez, e fitoj njё musliman me origjinё indiane dhe me prindёr tё lindur nё Pakistan.         Pothuajse asnjё angjensi lajmesh nuk e tha origjinёn e tij.Muhameti i Top Channal tha me entuziazem se Khan ёshtё mik ishqiptarёve dhe takimi i tij me kryetarin e ri tё Bashkisё sё Tiranёs ishte vula e kёsaj miqёsie. 
Image result for sadiq khan
Kaq tha Mahameti, icili nuk jep lajme pёrveç kёshillave tёpartisёqё e pёrgatiti nё Londёr dhe e ktheu pёrsёri pёr qёllimet e veta siç bёri me Thomain qё e emeroi nё krye tё televizionit shqiptar kombetar, pa asnjё aktivitet publik nё diasporёn e Detroitit.(Kurr nuk ka marr pjesё nё asnjё aktivitet kombёtar, letrar, kulturor dhe atdhetar) Nuk mund tё quhet aktivitet botimi  nje gazete me paret e Fatosit pas vitit 1997, e cila u mbyll pa ia nisur mirё dhe tё njёfaqe letrare pa ndikim nё jetёn e komunitetit, qё shёrbeu pёr tё mbledhur tё dhёna dhe pёr tё pregatitur terrenin pёr fitoren e partisёsё tij.

Image result for sadiq khan
Me ardhjen e tij  nё krye te TVSH krahu i Fatosit ka nё dorё armen mё tё fortё tё propagandes drejt ambicjes sё hershme tё poltronit tё Presidentit tё Republikes. NёAmerikё ka gazetare, shkrimtare dhe poete tё famshёm tё nderuar nga Presidenca Shqiptare e sidomos nga Kongresi Amerikan dhe organizma ndёrkombёtare, e mbi tё gjitha nga ata qe familja e ka pёsuar nёn lёkurё diktaturёn, njerёz qё janё shkolluar nё Amerikё me tituj e grada, por politika nё fyt tё qelbur e Shqipёrisё nuk ika pёrfillur ato.Njё gjё e tillё mund tё flitet edhe pёr gazetaret qё jetojnё nё Europё, tё cilёt i kanё dёbuar nga Shqipëria .

                                                   Image result for sadiq khan                                                                            
Nё kongresin e diasporёs qё mendohet tё zhvillohet nё Tiranё nё nёndor tё vitit 2016 do t’u thotё kryeministri mёrgimtarёve “ja e morem nga ju kёtё djalё” siç pat thёnё Enveri se shokun Pali Miska (korcar) “ e morem nga bjeshkёt e Pukёs?! Goditjen e parё e kishin tek maloket dhe nacionalistet e vjetёr, ajo dorё qё ka mbetur, dhe me financimin pa kuptuar tё disa malёsoreve nёn Mal tё Zi, tё cilёt tё mashtruar e shtrinё dorёn e bujarisё pa ia ditur fundin kёsaj bujarie. Nёn rrasё vetёm gjarpёri fle!Ia pafsh hajrin moj Fjalё e Lirё dhe ti Shqipёri, qё nuk dite asnjё herё tё shpetosh nga helimi i tyre. Lexo Konicёn e Nolin po s’besove!Nёlajmet shqip tё mediave tё Tiranёs, nё dhёmbёt e zbardhur tё tyre xixellonte fjala musliman pёr Khan dhe jo pёr vlerat e tij gjatё njё karrire juridike dhe politike, por edhe qeverisese, duke qenё dy herё minister. Pra shqipfolёsve u interesonte besimi musliman ikryetarit tё Bashkisё sё Lodrёs qё tё bёn tё kuptosh se idea e islamizmit ёshtё tashme njё ide triumfuese.
Image result for sadiq khan
Sipas tyre nuk ka rёndёsi njeriu, por besimi. Sigurisht qytetarёt e Lodrёs tё lodhur nga propaganda plakё dhe shtrigё e politikёs sё vjetёr, kur tash edhe seksi e kёrthiza janё jashtё dhe epshet kanё shpёrthyer livadheve si kanalet e ujrave tё zeza, kёrkojnё ndryshim, diçka tjetёr, pёr tё pёrtypur, ndonёse ende nuk ёshtё tharё gjaku ipafjashёm i qytetarёve tё saj viktimё, e terrorizmit islamiK.                                    
Image result for sadiq khan
   Tani ёshtё heret, pёr tё gjykuar nёse fitoi besimi islaminjё njeriu apo vizioni itij pёr tё qeverisur njё nga popujt mё tё vjetёr tё Europёs,ikrijuar pas rёnjёs sё Trojёs. A do tё jetё islamizmi i tij “kalё troje” pёr Londrёn qё numёron hyjninё e kёshtjellave tё saj dhe lagёshtira uaka mbёrthyer brinjёt?!  Nёtё ardhmen do tё shihet se infiltrime tё pakuptueshme dhe tё pandjeshme do tё bёjnё tё pamundurёn qё qeverisja e Khan tё jetё mё e mira dhe mё e sukseshmja. Kjo do tё sjellё nё pushtet edhe tё tjerё musliman nё vendet e Europёs e sidomos do tё nisё me Francen, e cila ka 6 milion musliman dhe 4 mijё xhami. Anglia ka 2 mijё qendra islamike, tё cilat sipas lajmeve kanё bёrё ritin fetar dhe atё tё ekstremizmit pёr revansh nё tё njetёn kohё.
Sadiq Khan
      Gazetaria shqiptare duke patur njё zemёr europiane me damarё Osman ka bёrё njё veprim tё papjekur, nё fakt siç e kanё nё shpirt, duke idhёnё publicitet besimit fetar tё kryetarit tё bashkisё sё Londrёs! Duke lёnё tё kuptohet nё sytё e botёs sё Shqipёria muslimane e pёrshendeti e para kryetarin e sapozjedhur nё Londёr!
Image result for sadiq khan
Ndertimi ixhamive tё tjera, rreth njё mijё nё projektet e ndalura, (njё e drejtё e çdo qytetari nё bazё tё konventave ndёrkombёtare) do tё krijojё pёrshtypjen e lulёzimit tё islamizmit nё botёn e krishterё dhe nё njё mёnyrё edhe fillimi injё sundimi tё tij mbi kёtёkulturё.Po kёrkesa e qytetarёve tё Irakut, kaldianet e kёsaj toke, prej Zotit dhe ligjeve ndёrkombёtare e kanё tё drejten tё ushtrojё besimin e tyre tё krishterё, tё ndёrtojnё jeten nё bazё tё besimit dhe tё tradites, por ju kanё prerё kokёn atyre dhe liderve fetarё, e mina u kanё venё kishave sa njёpopull  ka emigruar mё sё shumti nё SHBA. Lind pytja, kultura perёndimore a ёshtё nё maje dhe nuk ka ku ngjitet mё lart dhe po bie poshtё, pёr tё rifilluar njё cikel tё ri, jo me njё Beslidhje progresive, po me njё islamizem me lёkurё qёngji?!
    Europa nuk do tё njohё pushtime nga shtetet islamike. Kjo ide e vjetёr qё nёkohёn e perandorise osmane ёshtё vetёm nё hartat e vjetra qё u shpreh nё fakt nё gojёn e njё gruaje ne Tv se ato do ta rrethonin Romen dhe bashkё me tё Vatikanin dhe gjysem henen do ta ngulnin nё Vjenё tё Austrisё. Pushtimi islamik do tё jetё nёpёrmjet futjes sё njerёzve tё tyre nё pushtet, nёpёrmjet financimit tёnjerёzve tё posaçёm pёr tё mbaruar shkolla juridike, politike deri nёrrangjet mё tё larta dhe populli i shkretё do tё ferkojё sytё nёse nesёr nё pragun e tij do tё ndjehet mёi sigurtё tё mos e shkruaj mё emrin nё derёn e shtёpisё nga frika se shpreh besimin e tij. Ashtu siç bёjnё kaldianet e Itakut qё pёrdorin emra musliman qё tё tjerёt tё mos e kuptojnё besimin dhe veten t’a ndjejnё mёtё sigurtё ka prerja e kokёs.
Image result for sadiq khan
  Lufta ndaj estremizmit nga Khan ёshtё vetem luftё elektorale. Ai nuk ёshtё shprehur me projekte se cilat janё format efikase tё kёtij ekstremizmi?Nё fakt lufta e shteteve perёndimore me nё krye SHBA pёr tё ndryshuar regjimet diktatoriale nё Lindjen e Mesme, shtete tё pasura nё natyrё, por e mbёrthyer kjo nё duart e disa gjakpirёsve, me njё popull tё varfёr, ishte me sё e drejtё.Por kjo faturё e rёndё qё ende kullon gjak nё popujt e Irakut dhe tё Sirisё, po ikushton akoma mё rёndё popujve tё Europёs e sidomos Francёs dhe Anglisё si kampione tё lashta tё demokracisё.
Image result for sadiq khan
  Emigracioni arab nё perendim si fillim nёemёr tё integrimit dhe lirive e tё drejtave njerёzore do tё ndihmohet nga kёtosshtete me lehtёsi finaciare, por edhe nga burime nёn dorё nga ato shtete nga vijnё, pёr tё themeluar nё qendrat e tyre ku banjojnё disa mini shtete, apo mini bashki e komuna. Kёtu flamuri ityre do tё jete hakmarrja….kopje e njё taborrri qё pasi tё fitojё autonominёlokale tё nisёmёsymjen. E para do tё realizohet pas 50 vjeteve dhe e dyta pas 100 vitesh, kur cdo gjё do tё jetё harruar nga historia. Se historinё nuk do ta shkruajnё pёr tё mos “lёnduar” plagёt. Pёrkedhelja nuk do tё jetё shёrim, por murtajё me pasoja trojane.
Image result for sadiq khan
Me pak fjalё pas kryetarit tё ri tё Londrёs do tё lindin londёrtarёt e shkatёrrimit tё vlerave?!. Gjatёhistorisёjanё mburrur shumё princer dhe mbretёr se fuqia e tyre ishte fuqia e Zotit dhe nuk ka forcё ti shembё, por ja qё historia ёshtё kokёfortё se perandori janё ngritur dhe perandori kanё rёnё. A do tё bjerё perandoria e vlerave shpirterore perёndimore qё bota i krijoi dhe i kultivoi me salvime?! Gjasa ka se teposhtja duket…! A do tё jetё muslimani Khan, siç po e etiketojnё njё motor me enёrgji pozitive nё harmoninё fetare dhe qytetare?!. Varet, po mundёsitё janё!
Detroit, 7 maj 2016


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...