Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/21

Mjegulla e përgjimeve

Qeveria, madje më shumë se kaq, Shteti, ka nisur gjuetinë e ujqërve. Po e bën këtë pa zhurmë, duke vëzhguar, duke llogaritur, e duke marrë shënim gjurmët që po lihen. Shteti është i sofistikuar: kësaj radhe parlajmëron aplikimin e represionit në ligjëratë të zhdrejtë. Dhe nuk e ka nisur keq.

Si fillim është konstatuar Mjegulla. Mjegulla e përgjimeve, pas së cilës dhe për shkak të së cilës ujqërit kanë nisur të grumbullohen e gjallërohen. Kjo padyshim është mënyrë e zgjuar, perspektivë dinake, që tregon se në ndryshim nga sa u tha në Parlament së fundmi, mes radhëve të fyejve dhe karabushëve profesonistë të Rilindjes, ka nga ata që mendojnë. Nga ata që premtojnë ta nxjerrin breshkën e kërrusur qeveritare nga bataku i viktimës dhe i mbrojtjes, në aradhë sulmuese. Siç mund të pritet me ligjin në dorë, në mendje dhe në zemër. Ja një fragment nga kjo prozë e re politike: “Sot, Tirana zyrtare është pothuajse e pastruar nga mjegulla e përgjimit si dhe……nga njerëzit politikisht seriozë që dhe “përgjojnë” edhe “përgjohen”.

Aferim! E kemi të pastër qeverinë, ndrin, ndaj edhe duhet ta ulim kurrizin, apo edhe t’i lëmë shkrepëtimat e mendjes, e t’ia puthim dorën e t’ia këndojmë me mall iradenë.

“Por……është mjegulla ajo që prodhon njerëz “kaq politikisht seriozë”, apo janë njerëzit “kaq politikisht seriozë” ata që prodhojnë këtë mjegull ??? Këtë nuk po mundemi ta gjejmë ende”, thuhet në dorëshkrimin, që ngjan këtu si apokrif. Pasi ne populli, kemi bërë tonën prej kohësh atë thënien e mençur se “është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo njerëzit që korruptojnë sistemin”, ndaj nuk na mbetet që këtë parafrazim ta lexojmë si metaforë. Pasi përndryshe do të na dukej si një çartje për të zhdukur Mjegullën, me të cilën njeriu dialogon. Qoftë duke admiruar heshtjen dhe padukshmërinë e saj, qoftë duke u ndruajtur nga të papriturat e saj. Nuk është gjë e mençur që për të kuruar frikën e dikujt të rendet në zgjidhje revolucionare. Ose më saktë, radikale.

Me këto zgjidhje nuk kemi parasysh largimin e ndonjë nëpunësi që së fundmi ka krijuar probleme dhe ka prishur nervat e atyre që rrinë në kodrinat majë kënetës shqiptare. Pasi detyra e këtij nëpunësi, PËRGOJUAR shpesh edhe për atributet dixhitale, mundet që të jetë ambicie apo objektiv i hershëm i atyre që e kanë kaq për zemër ligjin dhe sidomos Shqipërinë.

Duhet davaritur mjegulla që të gjendet drejtimi i duhur. Dhe ka nga ata që e kanë gjetur, madje po e shesin jo keq “raison d’etat” me prozën e shantazhit:

“Veç një gjë e dimë fort mirë. Spiunimi dhe spiunët që dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin e sigurinë e tij, nuk po na hyjnë më në punë, në Shqipërinë tonë. Zanati i tyre pothuaj ka mbaruar profesionalisht dhe ligjërisht. Tashmë punën e tyre po e bëjnë televizionet, gazetat dhe gazetarët e tyre interceptues. Spiunimi dhe spiunët, që duhet të dëgjojnë e përgjojnë për Shtetin dhe sigurinë e tij, me sa pamë e dëgjuam nuk paskan PËRGJUAR sipas Ligjit, por thjesht kanë PËRGOJUAR …. sipas Ligjit. Ka ardhur Ora që prodhuesit e News-eve të “përgjimit”, “përgjuesve” dhe “të përgjuarve”, të zbulohen e të japin llogari përpara Ligjit”.

Ky është paragrafi i duhur, sanksioni, që pason dispozitën morale që kacavirret në rreshtat e mësipërm. Është një sanksion që vjen me përrallën “Na ishte njëherë Shteti”, ose “Ah sikur të kishim shtet”. Pasi kërcëllitja e dhëmbëve ndaj Orave dhe Njuzeve, gazetarëve dhe interceptorëve, po lidhen me shtetin, që, të na falë lexuesi, nuk dihet pse këtu në mënyrë implicite barazohet me dekonspirimin e vrimës së brekëve të dikujt që desh pa bëri atë që bëri. Imazhi flet sa një mijë fjalë.

Por gjithsesi është mirë që dikush kujtohet e flet për Shtetin, që na thotë se Shtet ka, e jo se “Ne do bëjmë shtet”. Pasi, për ta shprehur me kryefjalën e dorëshkrimit të mësipërm, apo me frymën e tij, kjo parrullë e dytë, pra që “Do bëjmë shtet”, implikon se shtet nuk ka. Ndaj edhe shqetësimi për gazetarë e interceptorë, është Përgojim i pastër, si prej zanatçiu.

Dhe në fund ndoshta është me vend të kujtojmë se kjo punë funksionon si puna e duhanit për arabët, që e nisën se ua ndaluan. Autori mund ta dijë shumë mirë se hapja është rruga më e mirë për të davaritur mjegullën. Ajo hapje që ekzistonte natyrshëm në vitet 1997-2005, një hapje që ka kosto, por e bën të pavlefshëm Përgjimin e Përgojimin.

Belaja e përgjimeve ...






"Ç'na polli belaja me këtë të përgjimit shefo!" "Varja mor. Shyqyr që kaloi Nishani ligjin për regjistrimin e emigrantëve se andej do kemi nevojë për antena. Pa kjo do harrohet"





Saje, kujtohu njëherë mirë! Mos ke përgjuar edhe Ramën gabimisht dhe po ta bën ai këtë punë tani? Se sikur po rri shumë pa folur ai!



Koço Kokëdhima nuk është më deputet.

Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike.



Vendimi është marrë paraditen e së hënës. Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë. Kokëdhima do t'i humbasë të gjitha funksionet që gëzon edhe në parti si deputet. Kokëdhima u akuzua nga opozita se përfitoi fonde publike pas zgjedhjes si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i jep fund përballjes ligjore për pronësinë e tokave nga Manastiri i Deçanit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me pronat e kontestueshme në Deçan, ka reaguar kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj.
Ai vendimin e Kushtetueses për dhënien e 25 hektarëve tokë manastirit të Deçanit, prona publike të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” e ka cilësuar si tradhti e turp .

Kryetari i Deçanit, Rasim SelmanajRasim Selmanaj në një postim në Facebook, ka shkruar se ky vendim kur nuk do të pranohet dhe zbatohet për deri sa ai është kryetar i Deçanit, raporton lajmi.net.
“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranuar e as zbatuar nga Komuna që unë e drejtoj! Manastiri nuk mund të behët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka shkruar ai.






Vendimi i Kushtetueses i politik dhe i dëmshëm për qytetarët
Vendimi i Kushtetueses për njohjen e pronësisë së manastirit të Deçanit mbi pronat e ndërmarrjeve publike APIKO dhe ILIRIA, është vendim politik dhe i dëmshëm për qytetaret e Deçanit, ngase është vendim që pengon zhvillimin ekonomik të kësaj komune dhe nxit urrejtjen ndër nacionale dhe ndër fetare. Ne, jemi kundër çdo vendimi politik që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve, kundër zhvillimit të komunës sonë. Përgjegjësia për vendimet e këtilla politike dhe të “fëlliqta”, bie mbi institucionet tona, qofshin komunale dhe qendrore, e mbi gjitha mbi kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama dhe anëtarëve tjerë që ishin në përkrahje të këtij vendimi. Reagimi aq i shpejt i Hashim Thaçit, në përkrahje të Kushtetueses, tregon pafytyrësinë e tij dhe fakti më i mirë se interesi i tij politik është mbi interesat kombëtare dhe qytetare.



Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë fund debatit 16 vjeçar mbi pronësinë e Manastirit të Deçanit. Në një vendim të publikuar në faqen e saj online, gjykata konstaton papajtueshmërinë me Kushtetutën të vendimeve të “Kolegjit të Ankesave të Dhomes së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosoves për çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit”.

Palë kërkuese në këtë proces ka qenë Manastiri i Deçanit që ka fituar kështu edhe pretendimin se në trajtimin juridik të kërkesave të tij është shkelur parimi kushtetues i barazisë para ligjit dhe atij për një proces të paanshëm gjyqësor. Lajmit i është dhënë vend edhe nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Tanjug, që citon edhe një deklaratë të Dioqezës së Rashkës në Prizren, e cila “shprehu kënaqësinë për fundin e konfliktit ligjor” dhe ka vlerësuar kompetencën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. “Vendimi ka rëndësi të veçantë për mbështetjen dhe jetën e Manastirit të Deçanit, një sit që mbrohet nga UNESCO, dhe për të ardhmen e komunitetit të manastirit. Në të njëjtën kohë, ai përfaqëosn një hap domethënës inkurajues, që tregon se edhe në kohë të vështira si këto që jetojmë, është e mundur të mbrohen të drejtat dhe interesat vitale në Kosovë-Metohi”, shkruan “Tanjug”, duke iu referuar deklaratës së Dioqezës(http://tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=247557).

Në një plan më të gjerë, vendimi i Gjykatës dhe pranimi i saj është në thelb njohje e sovranitetit të Kosovës dhe funksionimit të shtetit të saj mbi parimet e të drejtës. Ndaj ngjan pak e pavend që ndërkohë që duartrokitet ky vendim, që rikonfirmon atributet e shtetit të Kosovës, si realitet që nuk zhbëhet më, lufta e pakuptimtë diplomatike e Serbisë, e cila shpallet edhe si mbrojtëse e ortodoksisë në Kosovë, vazhdon ende.

Sa për regjimin e pronësisë së Manastirit të Deçanit ai ka këto momente kryesore që gjykata i ka sjellë në vështrim të gjykimit të vet:

Në vitin 1946, me vendim të Këshillit Ekzekutiv Popullor i Rrethit Kosovë-Metohi, bazar në ligjin “Për reformën Agrare dhe Kolonizimin e Brendshëm të Serbisë”, vendosi shpronësimin e Manastirit me disa ngastra toke.
Në vitin 1995, qeveria e Serbisë lidhi marrëveshje mbi Dhurimin me Manastirin e Deçanit, që i kthente këtij të fundit një pjesë të tokës së konfiskuar.
Në vitin 2000, dy ndërmarrje shtetërore, “Iliria” dhe “APIKO” bënë padi përmes së cilës kërkonin anullimin e Marrëveshjes së Dhurimit.
Në vitin 2008, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, përjashtoi qeverinë e Serbisë dhe Komunën e Deçanit si palë në proces, duke lënë vetëm Manastirin.
Të gjitha këto hapa të mësipërme janë konfirmim i qartë i shtetësisë së Kosovës, pranuar nga Beogradi që vazhdon akoma të luajë kartën absurde të pretendimeve për Kosovën.

Deputetja e AAK-së: Deçani nuk ka toka për të falur!


Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për falje të pronave të Deçanit duke e konsideruar si vendim politik dhe të turpshëm.
Ja reagimi i plotë i Haxhiut:
“Vendimi i Gjykatës kushtetuese për faljen e pronave te Deçanit është parasegjithash vendim politik dhe si i tillë krejtësisht i papranueshem ! Fatkeqesisht është vendim i turpit të cilin e perfaqeson Kushtetusja e ngulfatur nga Hashim Thaci e Isa Mustafa .Deçani dhe qytetarët e tij nuk kan prona per te falur !
T.H”

Shënime për librin e ri poetik “Përpëlitje”, nga Albulenë Shaqiri

Shënime për librin e ri poetik “Përpëlitje”, nga Albulenë Shaqiri

“RRJEDH UJËVAR’ E SHPIRTIT TIM!…”

Punë e vështirë, që unë s’po e dija:
Marrëzi apo e mirë, qenka dashuria?!
1.
Poetja e re Albulenë Shaqiri, nga Vushtrria e Kosovës dhe studente për shkenca mjekësore terapeutike, logopedi, në Prishtinë, po paraqitet para lexuesve të saj me vëllimin e ri “Përpëlitja”. Më herët, ajo botoi librin e parë poetik “Duart që prekin botën” (Prishtinë, 2013). Ëndrra për të shërbyer nesër në mjekësi, nuk e ka penguar atë që të vazhdojë të shkruajë poezi. Pra, ndërkohë, krijimet e saj i tuboi në një libër tjetër, në pritje të gjetjes së mundësive për ta publikuar atë. Siç më ka shkruar vetë Albulena, falë dashamirësisë së vëllait të saj, tanimë, kjo “dritare” u hap dhe asaj iu plotësua një tjetër dëshirë.
Nuk është hera e parë që shkruaj diçka për këtë poete. Kështu, kur ajo mori pjesë në edicionin e dytë, të manifestimit letrar të Art Klub “Rifat Kukaj”, i emërtuar “Vjeshta dhe vargjet”, botova në shtyp dhe në Internet skicën moodeste: “Kënaqësia e natyrshme e Albulenës”. Me atë rast, juria i dha asaj vendin e parë, me çmimin motivues, për krijuesit e rinj, “Iljaz Prokshi”. Ndërsa Albulena u shpreh me këto fjalë të sinqerta: “Sot, me 25 tetor 2015, me poezinë "Përpëlitja", u vlersova me çmimin e parë, si krijuesja e re më e mirë. Ndihem jashtëzakonisht e vlerësuar dhe e motivuar me këtë çmim. I falënderoj organizatorët, në përgjithësi dhe jurinë, në veçanti!...”
Si për të dëshmuar se ajo është “përpëlitur” me shumëçka të jetës, në ditët e sotme, titullin e atij krijimi poetik autorja ia vuri tërë këtij libri, i cili përmban gjithësej 50 poezi. Ato nuk janë të ndara në pjesë të veçanta dhe as nuk përmbajnë shumë radhë, secila prej tyre.
Duke plotësuar edhe një dëshirë të Albulenës, në këtë hyrje, më poshtë po shprehem me disa radhë për poezitë e saj, pa menduar të bëj ndonjë analizë ose vështrim kritik rreth tyre.
2.
Është e njohur që, sidomos krijuesit e rinj, fillimisht, frymëzohen e shkruajnë për ato dukuri, objekte ose persona, që i kanë më të afërt dhe që i rrethojnë. Ndër ta, janë prindërit, vëllezërit e motrat ose të afërm tjerë, por dhe miqtë a mikeshat e tyre. Këtë gjë e vërejmë edhe në krijimtarinë e Albulenës. Poezi të tilla janë ato me titujt domethënës: “Ime motër”, “Gjakut tim”, “Mikesha” etj. E dhimbshme është, sidomos, poezia kushtuar vëllait, kur ai merr udhën e kurbetit, gjë që e ka shprehur edhe në titullin e saj, “Natë ogurzezë”. Tashmë, dihet se emigracioni është një plagë e pambyllur dhe shumë e dhimbshme për shqiptarët. Prandaj, autorja shkruan me pikëllim në zemër: ”Atë orë të mallkuar,/s’kam për ta harruar./E kuptova barrën e kurbetit,/e kuptova peshën e rëndë të lotëve,/mësova ç’do të thotë jetë e kobshme!”
Që në poezinë e parë të këtij libri, autorja merr pjesë e brengoset për problemet dhe padrejtësitë e shumta, që përjetojmë në shekullin e ri, pra XXI. Me ndjenjë të lartë qytetarie, ajo e ngre zërin e saj rinor, sepse tani ka: “shumë varfëri”, “pak të kënaqur”, “pak miqësi”, “pak fije shprese” e “pak dashuri”! Këtë temë therëse, pra duke u ngritur me forcë edhe kundër veseve dhe të ligave, që bëjnë njerëzit e shoqërisë bashkëkohore, e gjejmë edhe në disa poezi tjera. Lexuesi do ta vërejë këtë gjë, por dhe është lehtë e kapshme, që në titujt e tyre: “Botë hallemadhe”, “Kokëboshja”, “Paftyrësi”, “Jetënxirë”, “Padrejtësia” etj. Ajo edhe në pragun e Vitit të Ri e ndjen veten të pashpresë: “Qyteti nga dritat është ndriçuar,/po pse lumturinë s’ma kanë krijuar?!” Ndërsa në poezinë “Antivlera” e ngre deri në kupën e qiellit zërin e protestës: “Shoh, se si njerëzit me lecka mbulojnë,/të metat e trupit,/ por jo edhe të turpit!?” Prandaj kërkon: “Dua të ik…/në gadishullin tim/e në etësi të gej ngzëllim;/ay, ku një anë/më lidhë me të tjerët,/me ata që “thesar” i thonë…/…i thonë, vetëm Nderit!”(Poezia “Dua të ik!”)
Por Albulena frymëzohet e shkruan poezi edhe për natyrën, për njerëzit e saj, duke u bërë pjesë e shqetësimeve të tyre, si te: “Natyrë e bukur”, “Vështroj” ose “Hap’ i ri”. Te poezia “Kërkoj”, përveç dëshirës për t’i parë vogëlushë të gëzuar, me zërat e tyre fëminorë, me sinqeritetin e moshës shprehet: “Eci rrugëve të qytetit,/ dhe me buzëqeshje habie,/ kërkoj frymë njerëzish,/ kërkoj porta lumturie”.
Kështu, me fjalë simbolike ose dhe me gjuhë të kuptueshme, Albulena trajton dukuri të kohës, të cilat i ka vëzhguar me syrin e një të reje, që shpreson e aspiron për çdo gjë të bukur e përparimtare në jetë, larg të këqijave e padrejtësive, përtej varfërisë.
3.
Është e natyrshme dhe e kuptueshme për një poete adoleshente, siç është Albulena, se temë e rëndësishme, bile qendrore, në poezitë e saj bëhet dashuria. Me ndjenja të holla dhe fjalë të zgjedhura, ajo shkruan për njeriun, që i ka rrëmbyer zemrën dhe shpreson e beson në ndershmërinë dhe sinqeritetin e tij. Prandaj edhe shprehet:”Si engjellushe,/ me pelerinën e bekuar,/erdhi dashuria,/ me fytyrën e praruar…”. Ndoshta, ajo ka lexuar thënien: “Dashuria të bën të fortë përpara gjithë botës, por të dobët përpara personit që ti dashuron!” Prandaj, po në atë poezi ajo vazhdon: “Erdhi e s’i them jo!/Është e lirë/ dhe e ëmbël,/po-po!” Te njeriu, që dashuron, ajo shikon çdo gjë të bukur e të mirë: “Pranvera lindë ndryshe,/se vetë lulëzimi je ti;/je bukuria e sinëve/ e dritëdhënësi i kësaj gjithësie”. Me domethënie të veçantë janë vargjet e poezisë “Përpëlitja”, që i ka dhënë emrin tërë këtij libri: “Punë e vështirë,/që unë s’po e dija:/Marrëzi apo e mirë,/qenka dashuria?!”
Por jeta nuk është “fushë me lule”, pra as në dashurinë e dy të rinjëve. Kështu, jorrallë, ajo zhgënjehet nga djaloshi i saj dhe kjo gjen pasqyrim në vargje, që janë me nota trishtimi e pikëllimi:”Mik e kam vetminë,/s’e ndërroj me lumturinë;/ mik vetëm atë e kam,/ qendroi me mua, kur të tjerët më lanë!”. Ndërsa në një poezi tjetër shprehet me ofshamë shpirti, në pragun e ndërrimit të viteve, kur nuk merr asnjë mesazh: “Datat u shënuan,/ e ti s’më urove,/sikur të isha e huaj,/nga vetja më largove!?” Dhe, për të mos dhënë shumë vargje të tillë, po përmendi dhe këta, nga poezia “Hëna, dëshmitare”: “E di, jam e gjorë,/që nga dikush, si ti,/pres të më dojë…?Por unë s’kam faj,/ pse dashuroj!…”.
Me gjithë notat pesimiste, që i ndeshim në disa poezi të këtij vëllimi, përsëri autorja ngrihet mbi të keqen, padrejtësitë e ligësitë dhe shkruan me optimizëm për jetën:”Rrjedh ujëvar’ e shpirtit tim,/nëpër faqet e njoma,/ e përshkon tërë trupin tim…”. Ndërsa te poezia “Shpresa” shprehet: “Në rrezen e parë të agimit,/u përpoqa të akumuloj shpresa…/Dhe, befas, shkëndijat e vogla u zhdukën,/ kur erdhën rrezet e reja!”. Si një misionare për jetën, ajo jep edhe këshilla të vlefshme për të tjerët: “Ujiti lulet,/ndero çdo njeri!/Kështu shton kujdes,/jep ëmbëlsi…”.
Përmbledhurazi, mund të pohojmë se, ky libër i ri poetik, shënon një hap përpara në krijimtarinë e Albulenë Shaqirit. Prandaj e përgëzojmë dhe urojmë që ajo të ecë me vendosmëri përpara, për të shkruar poezi sa më cilësore dhe që t’i plotësojnë gjithnjë e më mirë kërkesat, dëshirat dhe shijet letrare të lexuesve tanë!

Dokumentarët e Prof. Dr.Nusret Pllanës dhe regjisorit Luan Kryeziu promovohen edhe në Toronto - nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze

Dokumentarët e prof.Nusret Pllanës dhe regjisorit Luan Kryeziu promovohen edhe në Toronto - nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze
Kanadë -Toronto - Më 8 maj 2016, me inisiativën e Presidentes së Nderit të kësaj Shoqate, Dr.Ruki Kondaj, në ambientet e Le Royal & Lounge në Mississauga, u promovuan dy dokumentarët e parë, për Shoqatën "Nëna Terezë" dhe i dyti për masakrën e marsit të vitit 1999, ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, atë të Krushës së Madhe, me autorësi të Dr. Nusret Pllanës dhe regjisorit të mirënjohur Luan Kryeziu. Megjithëse ky aktivitet përkoi me ditën e nënës, pjesëmarrja qe shumë e madhe, të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë e Çamërisë, si dhe shumë përfaqësues të ardhur nga Michigan-i si, Famullitari i Kishës “Zonja Pajtore” Don Ndue Gjergji, Dr. Gjeka Gjelaj, Znj.Rita Gjelaj, z.Valentin Lumaj, si dhe nga Alberta Z.Tahir Veliu ideatori i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, nga Çikago z.Ilir Ademi përfqësues i Organizatës Çamëria. Gjithashtu për të përshëndetur aktivitetin ishte i pranishëm z. Shaban Gosalci, zëvendës shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Ottawa.
Programin e hapi Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto z.Ramazan Këllezi, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe mysafirët e ardhur, ftoi bashkëatdhetarët të këndonin së bashku himnin kombëtar të Kanadasë dhe Shqipërisë. Më pas, z.Këllezi lexoi biografinë e Dr.Nusret Pllanës e cila u duartrokit nga të pranishmit.
Z.Këllezi ftoi gjithashtu të pranishmit të ndiqnin shfaqjen e dy dokumentarëve të titulluar Shoqata Humanitare Bëmirëse "Nëna Terezë”, si dhe “Dëshmitë e Heshtura”.
Në foltore u ftua zv.Ambasadori i Kosovës z.Shaban Gosalci, Dom Ndue Gjergji, Dr. Ruki Kondaj, z.Tahir Veliu si dhe z.Ilir Ademi të cilët vlerësuan së tepërmi këtë aktivitet të titulluar “Mos Harresa në Shërbim të Kujtesës Historike” dhe të gjithë përcollën mesazhin e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, këmbënguljen për drejtësi si dhe dhimbjen e madhe për jetët e pafajshme të më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve të pafajshëm, marrë nga regjimet e vazhdueshme fashiste serbe, midis periudhës së viteve 1844-1999.
Dr. Kondaj si iniciatore e këtij aktiviteti me shumë vlera kombëtare vlerësoi pjesëmarrësit, mysafirët dhe dha mendime të vyera për dokumentarët si dhe vlerësoi Dr.Nusret Pllanën, duke e cilësuar atë si kryediplomati dhe ambasadori më i mirë i papaguar i çështjes shqiptare dhe i historisë sonë të dhimbshme. Gjithashtu Dr.Kondaj falënderoi familjarët dhe vajzën e familjes Guleci nga Gostivari, që fitoi çmimin e parë në Toronto, dhe çmimin e tretë në Kanadë, në Olimpiadën robotike.
Në fund e mori fjalën Dr. Pllana, i cili vlerësoi dhe falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre, “Nuk ka” - tha Dr. Pllana- “ kënaqësi më të madhe për një autor e krijues kur salla është e mbushur me bashkëatdhetarë, të cilët me përkushtim ndjekin dhe vlerësojnë punën tënde”. Pasi foli për dokumentarët, ai u përqëndrua në librin e tij që po bën xhiron e botës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, një libër unikal, i përkthyer në 8 gjuhë të huaja, në të cilin pasqyrohet më së miri çdo mizori e fashizmit serb mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi ata të Kosovës.
Pas fjalës emocionuese të Dr.Pllanës, nga salla kërkuan fjalën dy persona nga Kosova z.Faik Shabani dhe z.Shaban Babatinca, të cilët vlerësuan mundin dhe përpjekjet e mëdha të Dr.Pllanës për barbaritë dhe mizoritë gati dyshekullore serbe mbi shqiptarët, si dhe hodhën mendimin e një mbështetjeje më të madhe të këtij projekti nga Qeveria e Kosovës.
Një falënderim i veçantë iu dedikua z.Bedri Toçani, i cili e bëri të mundur ardhjen e Dr.Nusret Pllanës.
Ky promovim pati dhe të veçantat e radhës me shfaqjen e bukur të “Shqiponjave të Vogla”, përgatitur nga koreografi Ramazan Këllezi, njëherit Kryetar i Shoqatës, të cilat emocionuan aq shumë publikun me performansën e tyre të përkryer, sa që u përcollën me duartrokitje të parreshtura nga të pranishmit në sallë. “Shqiponjat e Vogla” interpretuan tri valle popullore nga treva të ndryshme shqiptare, e më pas të gjithë të pranishmit u ftuan në banketin e mrekullueshëm me ushqime të traditës shqiptare, shtruar nga sponsorët tanë. Ishte një ngjarje e paharruar e cila kaloi në një atmosferë tepër festive e miqësore.
Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur pa dyshim nga sponsorët tanë të përhershëm z.Bedri Toçani, z. Bujar e Visar Zejnullahu, z.Dashnor Hasku, z. Adnan Aliti, z.Nazim e Behadin Qafleshi, të cilët zunë vendin e parë në falënderimin e z.Këllezi, drejtuar atyre në publik.

Morley Safer, intervistuesi dhe folësi legjendar i CBS News ka vdekur në moshën 84 vjeç.

Vdiq legjenda e televizionit, Morley Safer
Morley Safer, intervistuesi dhe folësi legjendar i CBS News ka vdekur  në moshën 84 vjeç.
Ai ka qenë sinonim i emisionit të lajmeve “60 Minutes”. Në CBS ishte bashkuar në vitin 1970 dhe gjatë gjithë kësaj kohe deri në muajin mars, ka kontribuar në 919 raporte.
Më parë, Safer, kishte shkruar në gazeta kandazez në vitet 1950, deri sa u bashkua me CBS, ku filloi si korrespodent në Londër, e shpejt u zhvendos në Saigon për të mbuluar Luftën e Vietnamit.
Gjatë karrierës së gjatë në gazetari, ai ka lënë edhe 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...