Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/11

KONTRIBUTI I FLORI BRUQIT NË SHKENCËN DHE LETËRSINË SHQIPTARE





Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Në vitin 2005 , Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra ",para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Magjistri  i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi, thuhet në raportin e Komisionit Shkencor që:"  ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore".

Veprat e botuara :

Deri më tash ka botuar këta libra :
1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

Image result for diademe  iii flori bruqi


5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.



7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.


Image result for kush eshte flori bruqi

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.



19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

Image result for librat e flori bruqiImage result for librat e flori bruqi

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.


29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.

Image result for librat e flori bruqi




Image result for librat e flori bruqi

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).

The Albanian American Academy of Science and Arts

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane /The Albanian American Academy of Science and Arts(Drejtor i përgjthëshëm për komunikim me medie në të gjitha trojet shqiptare).



*****

 


I nderuar z.Flori Bruqi 

Urime për librin e mrekulluashem Diademë Letrare III 

Libri është shkruar e trajtuar thjeshtë e bukur me një shqipe të pastër letrare.

Përmbajtjet e këtij libri si Letërsia shqiptare nga lashtësia deri te modernia,Letërsia nën diktaturëetj. Për mendimin tim janë mëse të nevojshme të plotwsojnë programet mësimore të letërsisë shqiptare të shkollave të mesme.

 Poetët e shkrimtarët duhet të jenë larg politikave e militantëve partiakë ashtu si edhe shkruani ne këtë libër për Llazar Sotir Gushon pra për Lasgush Poradecin i cili vertetë i qëndro larg politikave te kohes.

E veçanta e ketij libri qendron në atë që nuk të lodh e nuk të mërzit. Përmbajtja e figurave letrare janë koncentruar me mjeshtëri artistike e bashkëkohore, duke i dhënë seicilit vleresimin e tij.

Qershia mbi tortë e trajtimit të temave qëndron në faktin e vleresimit e interpretimit letrar se sa ai ideologjik sundues i kohës.

Formimi kulturor letrar në vëndin tonë nuk e ka patur të lehtë, por si shpreheni dhe Ju, shumë shkrimtarë e poetë dijtën ti trajtojnë me guxim edhe në kohë të vështira.

Ky shembull duhet ndjekur edhe sot, ashtu si po vazhdoni dhe ju me veprat poetiko - letrare.

Edhe njeherë urime miku im.

Kolonel Shyqyri Shabani.

Kukës, 12 Qershor 2016

2016/07/10

“Provokimi” si maskë e paternalizmit të Tiranës ndaj Priishtinës.

Fotografia e profilit të Enver Bytyci
Dr. Enver Bytyçi


Nuk është tashmë surprizë që dy kryeministrat, ai shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, të takohen, të bisedojnë, të shtrëngojnë duart, të qeshin, të përqafohen, të shtrëngohen me njëri-tjetrin, sidomos kur janë nën vëzhgimin e dy liderëve europianë, Merkel e Hollande. Sidomos në kur ata janë në samite të tilla si ai I Berlinit, Vjenës dhe së fundmi I Parisit pritej që të dy të betohen për miqësi, marrëdhënie shumë të mira midis të dy vendeve, të dy shteteve dhe të dy popujve. I njëjti skenar u përsërit për të pestën apo të gjashtën herë në dy vitet e fundit, njëherë në Beograd nën siglën “Provokacja”, pastaj në Tiranë nën shoqërimin e një grupi studentësh. Pa folur për takimet në samite të tjera me kinezë, rusë, rumunë e të tjera veprimtari, në të cilat të dy “liderët botërorë” të Ballkanit kanë marrë pjesë e kanë shtrënguar duart midis tyre. Kym und të konsiderohet edhe një rekord takimesh, pas rekordit të takimeve të së mërkurës që kryeministri i vendit tim bën me kryetarin e parlamentit, po të vendit tim.
Që në fillim dua t’u them lexuesve se në parim takimet, bisedimet e dialogu nuk kanë asnjë të keqe. Ato janë e vetmja mënyrë për të garantuar të sotmen dhe të ardhmen e vendeve dhe popujve të rajonit tonë në paqe, stabilitet dhe siguri. E kam thënë dhe e përsëris, se interesi i shqiptarëve në Ballkan është zgjidhja e problemeve në paqe, për shkak të argumentit dhe të drejtës në anën tonë, por edhe të pafuqisë sonë për t’i zgjidhur konfliktet me konflkte e dhunë.
Por në përceptimin tim afrimi dhe marrëdhënia kaq e ngushtë midis zotit Rama dhe zotit Vuçiç është atipike, me dozat e një lloj servilizmi diplomatik të tipit hoxhist në periudhën kur diktatori kalonte muaj mjalti me Beogradin, Moskën apo Pekinin. Si e tillë kjo sjellje diplomatike nuk ruan ekuilibrat afatgjatë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendet respektive dhe në rajonin tonë. Tipari themelor i këtyre lidhjeve shumë të ngushta është mënjanimi nga vendimmarrja të gjysmës së popullsisë shqiptare në Ballkan, përfshirë shtetin e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Luginës së Preshevës.
Një strategji të tillë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb midis Tiranës dhe Beogradit Serbia e ka shpallur shumë kohë më parë. Madje, strategjia e anashkalimit të shqiptarëve në Kosovë e kudo në shtetet ballkanike përtej kufirit shqiptaro-shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga strategjitë tipike të interesit, diplomacisë dhe politikës serbe. Në shtator të vitit 2012 në kthim nga Gjermania kalova transit nëpër territorin e Serbisë. Në pikën kufitare të Suboticës pyetja e parë që më bënë policët jashtë sportelit kishte të bënte me atë nëse isha shqiptar i Shqipërisë apo i Kosovës. Kur morën vesh se jam nga Shqipëria, përgjigja ishte e thjeshtë: “Ju shqiptarët e Shqipërisë jeni të mirë”. U thashë se edhe ata të Kosovës njësoj si ne janë, por kundërshtuan dhe nuk donin ta pranonin këtë fakt.
Ndarja në “shqiptarë të Shqipërisë” dhe në “shqiptarë të Kosovës” është një lojë serbe e vjetër, aq sa vetë konflikti shqiptaro-serb. Madje dhe brenda Kosovës Beogradi kishte krijuar nocionet antagoniste “të shqiptarit të mirë” dhe “të shiptarit të keq”. Kjo ndarje dhe përcaktimi në të mirë dhe në të këqinj është diskurs njëqindvjeçar në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve. Politika dhe diplomacia serbe me këtë qasje është shfaqur jo vetëm në marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe me botën e civilizuar të perendimit dhe me botën antishqiptare të lindjes, duke synuar të legjitimojë dhunën e të drejtën serbe mbi Kosovën, ngase “banorët e saj, shqiptarët, janë rracë e keqe”. Përtej kësaj nuk ka munguar të shfaqet gjithashtu logjika serbe, sipas së cilës “shqiptarët e Jugut të Shqipërisë janë shumë të mirë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë së Veriut janë më pak të mirë”, diskurs ky i elaboruar aq dukshëm në librin e ish-kryeministrit serb Vladan Gjorgjeviç, “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, libër i cili ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në përcëptimin europian për shqiptarët.
Nisur nga kjo lloj doktrine antishqiptare Beogradi hartoi strategjinë e bashkëpunimit me Shqipërinë me synimin që “konfliktin shqiptaro-serb ta zgjidhë në bisedime dhe marrëdhënie të ngushtë me Tiranën zyrtare”, shkurt me qeverinë e Shqipërisë. Në mars të vitit 2011 Boris Tadiç deklaroi nga Brukseli se, “ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve”. Këto negociata për kompromis, Tadiç i kërkoi gjatë punimeve të forumit të organizuar në Bruksel nga ‘German Marshall Fund’, forum i cili zhvillon veprimtarinë e tij në kuadër të Aleancës së Atlantikut. Ndërkohë ai u shpreh që arritjen e këtij kompromisi do të duhej ta realizonte me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, pra me Tiranën zyrtare. Sipas tij, “një konflikt 100-vjeçar shqiptaro-serb duhet zgjidhur përmes bisedimeve direkte me Tiranën”, duke anashkaluar Prishtinën. (Cituar nga një koment i imi botuar më 31 mars 2011 në gazetën “Shqip” dhe lexuar në TV Top Channel, me titull “Kujt i shërben propozimi më i ri i Booris Tadiç”?
Asokohe reagimi i kryeministrit shqiptar ishte kategorik refuzues, duke mos lënë asnjë mundësi të zhvillimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në dëm dhe në injorim të institucioneve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët ai i përmendi si të vetmit aktorë, të cilët mund të vendosin për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb. Sipas zotit Berisha, nëse Tirana zyrtare do të merrte përsipër zgjidhjen e këtij konflikti në bashkëpunim me Beogradin, atëherë ajo do të merrte përsipër një detyrë, e cila nuk është e nuk mund të jetë e saj, sepse Shqipëria nuk ka legjitimitet të përfaqësojë viktimat, të cilat i përkasin Kosovës. Ndërkaq zoti Berisha u shpreh se shqiptarët e Kosovës përfaqësohen nga institucionet e këtij vendi dhe vetëm ato institucione kanë legjitimitet për vendimmarrjen në raportet Prishtinë-Beograd. Në këto raporte nuk mund të imponohet Shqipëria.
Nga ana tjetër devijimi i bisedimeve shqiptaro-serbe nga boshti Prishtinë – Beograd në boshtin Tiranë – Beograd do të zhvleftësonte lidershipin e Kosovës, do të dobësonte institucionet e saj dhe do të zhbënte investimin kombëtar të shqiptarëve si dhe atë të ndërkombëtarëve për ndërtimin e shtetësisë në Kosovë. Por jo vetëm kaq. Bisedimet Tiranë-Beograd për të ashtuquajturën “zgjidhje të konfliktit shqiptaro – serb”, do të thellonin konfliktin midis lidershipit në Kosovë e në Shqipëri, ndërkohë që gjatë këtyre bisedimeve do të shtrohej në tavolinë ndarja e Kosovës midis të dy vendeve. Ndarja e Kosovës do të thoshte automatikisht humbje e territoreve nga ana e shqiptarëve.
Në fund të shtatorit të vitit 2012 u mbajt në Bruksel Kongresi i Partive Socialiste të Europës. Gjatë punimeve të këtij kongresi u takuan nën shoqërinë e Martin Schulz dhe biseduan edhe kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama si dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Kishin kaluar një vit e gjysëm, që kur Tadiç kishte hedhur formulën e të ashtuquajturës zgjidhje e konfliktit shqiptaro-serb. Pas disa muajsh, në pranverën e vitit 2013, Boris Tadiç u bë kumbara i marrëveshjes së bashkeqeverisjes midis Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ndërsa dje u shfaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjirin e Lalëzit, mik në vilën e Ilir Metës në përpjekje për ta ruajtur edhe më tej marrëveshjen e bashkëqeverisjes së Rilindjes me bekimin e Boris Tadiç.
Por nuk është ky thelbi i kësaj analize. E vërteta është se propozimet e Boris Tadiç në rolin e Presidentit të Serbisë kanë lënë gjurmë në diplomacinë dhe politikën europiane. Tadiç shihej si një lider moderator dhe propozimet e tij të shfaqura me elokuencë dukeshin të argumentuara. Ndaj dhe zoti Rama nxiton të bëjë përshtypjen e radhës me atë që ai e quan “kthesë historike në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”. Në Konferencën e Parisit zoti Rama jo vetëm u takua buzagaz e me përzemërsi me Aleksandër Vuçiç, por diskutoi me të përveç forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe edhe për çeshtje, të cilat i takojnë Kosovës. Beogradi njoftoi se në këtë takim është biseduar psh për inagurimin e fluturimeve ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë. Por nuk e komunikoi këtë bisedë vetë kryeministri shqiptar, duke shtuar dyshimet për një skenar të papranueshëm për institucionet dhe shqiptarët e Kosovës. Kësisoj zoti Rama ka hedhur hapin e parë: - Të bisedojë me Beogradin në emër të Prishtinës për disa çeshtje jo aq sensitive, si fluturimet ajrore dhe infrastruktura. Thjesht duke bërë lojën e testimit në rrugën e asaj që Beogradi e dëshiron, që me Tiranën zyrtare të “zgjidhë” konfliktin shqiptaro-serb.
Megjithatë zoti kryeministër duket se bën shumë kujdes në këtë nismë. Ai, për ta kamufluar dhe fshehur të vërtetën, dmth që shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, të mos kuptojnë se bëhët fjalë për një angazhim të qeverisë shqiptare në emër të shqiptarëve në Kosovë e pa i pyetur ata, herë pas herë shfaqet me një fytyrë tjetër, atë të nacionalistit. Eshtë e njohur “Provokacija” në rastin e vizitës së tij në Beograd në nëntorin e vitit 2014. Ishte një inskenim perfekt aktorial për të ngacmuar ndjenjat nacionaliste te shqiptarët, për t’i bërë ata që të duartrokasin “heroin” e tyre Edi Rama, që më pas të mos shohin e mos besojnë se ai punon për të reralizuar formulën serbe të promovimit të asaj që në fund të Luftës së Dytë Botërore rezultoi si “Vëllazërimi shqiptaro-serb”. Të kuptohemi, “vëllazërimi shqiptaro-serb” në kuptimin e marrëdhënieve të mira midis shqiptarëve dhe serbëve, është i mirëseardhur. Por jo në kushtet kur Beogradi bën obstruksion e diversion të pandërprerë kundër institucioneve, integritetit territorial dhe interesave të shqiptarëve të Kosovës. Jo pa një ndjesë të thellë, të sinqertë dhe të pakthyeshme të Beogradit për krimet që shteti serb ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë. Jo pa njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e Sovran nga ana e Serbisë.
Përmendja e modelit gjermano-francez të zgjidhjes së konflikteve shekullore nga zoti Rama dhe zoti Vuçiç ishte gjithashtu sinjal i lexueshëm qartë se këta të dy kanë marrë përsipër njëri rolin e De Golit dhe tjetri atë të Adenauerit, por pa përcaktuar se cili është në skenë në emër të presidentit francez dhe cili në emër të kancelarit gjerman. Sikur konflikti shqiptaro-serb të mos kishte në mes Kosovën dhe vuajtjet e saj të paimagjinueshme, atëherë mundej që të kishim një ngjashmëri tipike dhe si model zgjidhjen e konfliktit gjermano-francez. Por kjo formulë nuk mund të funksionojë, edhe pse të dy udhëheqësit, që bëjnë garë për primatin ballkanik, e përmendin këtë formulë që t’u bëjnë përshtypje të mirë liderëve gjermanë e francezë. Nuk mund të funksionojë, sepse konflikti shqiptaro-serb nuk ka ekzistuar e nuk ekziston për shkak të ndonjë konflikti midis Shqipërisë dhe Serbisë. I vetmi konflikt midis këtyre dy vendeve ka të bëjë me periudhën e vjeshtës së vitit 1912 e atë të vitit 1913 si dhe me përplasjen ideologjike midis diktatorit shqiptar dhe diktatorit jugosllav. Ndërkohë që komunistët shqiptarë erdhën në pushtet me ndihmën e Beogradit dhe ndërtuan ura miqësie me Beogradin, duke shpërfillur dramën kosovare.
A do ta përsërisë të njëjtin qëndrim dhe të njëjtën frymë si atë të përiudhës 1944-1948-ës, kryeministri i sotëm, Edi Rama? Gjasat janë se po punon fort në këtë drejtim. Edhe propaganda e tij e ka shfaqur sindromin e vizitës se diktatorit në Beograd në vitin 1947, duke e krahasuar vizitën e Ramës me atë të Hoxhës. Kush, si dhe kur do të ndalet kjo politikë dhe veprimtari diplomatike e tij, e cila rrezikon territoret shqiptare dhe zhvleftëson investimin fundamental për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, kjo duhet parë.
Por se zoti Rama është në rrugën e injorimit të Kosovës, qytetarëve të saj dhe institucioneve shtetërore të Prishtinës, duket njëkohësisht në intervenimin e tij për t’u kyçur në aleancë të ngushtë me politikanë dhe segmente politike joinstitucionale në Prishtinë. Miqësia e tij e ngushtë me Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, si dhe përpjekjet e tij për të manipuluar Ramush Hajredinajn janë dëshmi e bashkëpunimit të kryeministrit shqiptar me ato segmente kundërinstitucionale të Kosovës, të cilat do të ishin të gatshme që në emër të bashkimit kombëtar ta mbështesnin dialogun e shumëkërkuar nga ana e Beogradit, që me bisedime të drejtpërdrejta me Tiranën zyrtare të funksionalizonin ndarjen e Kosovës dhe zhvleftësimin e institucioneve shtetërore të saj. Zoti Haradinaj u shkëput nga kjo aleancë pikërisht për shkak të dallimit thelbësor me opozitën e Albin Kurtit, të njohjes nga ana e tij të institucioneve shtetërore të vendit të tij. Në Shqipëri i vetmi politikan ishte Edi Rama, i cili nuk i dënoi në asnjë rast veprimet e opozitës destruktive në Kosovë për delegjitimimin e parlamentit të saj, ndërkohë që në Shqipëri ai e cilësonte të tillë çdo lloj bojkoti të përkohshëm të opozitës shqiptare.
Kutura politike te shqiptarët nuk është formuar ende dëri në atë shkallë sa të lëxohen jo vetëm deklaratat dhe fjalët, por para së gjithash veprimet e mosveprimet e politikanëve. Nëse i lexojmë deklaratat kontradiktore të zotit Rama, si dhe veprimet e mosveprimet e kryeministrit të Shqipërisë, në këto dy vitet e fundit, atëherë nuk është vështirë të shkojmë në përfundimin se diplomacia shqiptare është në ujdi me diplomacinë serbe jo vetëm për afrimin dhe krijimin e marrëdhënieve të ngushta e miqësore me Serbinë, por edhe për të marrë në dorë fatin e Serbisë në Kosovë, çka do të thotë fatin e vetë Kosovës. Nëse shqiptarët e Kosovës do t’ia lënë në dorë cilësdo qeverie shqiptare fatin e tyre, atëherë ata duhet të jenë të vetëdijshëm se do t’u rikthehej si bumerang politika dhe diplomacia shqiptare e marrëdhënieve vëllazërore të shtetit komunist shqiptar me shtetin komunist jugosllavo-serb të periudhës së vitit 1944-1948. Pasojat e asaj politike tashmë janë të njohura dhe nuk kanë nevojë për ndonjë hulumtim nëntokësor.

Gabimet gjuhësore te mbishkrimet në gjuhën shqipe në Maqedoni


maqbasttt

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni po merr përmasa shqetësuese, duke marrë parasysh gabimet e shumta gjuhësore që vërehen nëpër mbishkrimet e atyre pak institucioneve që kanë nisur përdorimin e saj zyrtar. E njëjta gjë ndodh me gjuhën edhe në tabelat udhëzuese, transportin publik, faturat e ndërmarrjeve publike, e kështu me radhë.

Në bazë të ndryshimeve kushtetuese të paskonfliktit të vitit 2001, gjuha shqipe u bë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, por përdorimi i saj vazhdon të hasë në pengesa të shumta, ndërsa edhe në ato vende ku zbatohet, përdoret me bastardime të shumta.

“Mendoj se ka një papërgjegjësi totale ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, veçmas nga institucionet publike, nuk funksionon asnjë lloj mbrojtje institucionale. Domethënë duhet të ekzistojnë sanksione për çdo gabim që i bëhet gjuhës shqipe, sepse këto çoroditje gjuhësore, jo vetëm gabime ortografike, por edhe gabime sintaksore nëpër dokumentacionet zyrtare, thjesht e cenojnë atë që ne e quajmë kështjellë e gjuhës”.

“Mendoj se para së gjithash, duhet të funksionojë sanksionimi për të gjithë ata që i lejojnë këto bastardime të gjuhës shqipe”, thotë Salajdin Saliu, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës.

Dervish Halimi, përkthyes i autorizuar gjuhësor, thotë se përkthimet nga gjuha shqipe bëhen nga njerëz jo profesionistë, të cilët marrin guximin t’i hyjnë një pune që nuk ka asgjë të përbashkët me profesionin e tyre. Sipas tij, kjo mundësohet nga drejtuesit maqedonas të institucioneve, të cilët neglizhojnë gjuhën shqipe duke ia lënë çështjen e përkthimeve kuadrit joadekuat.

“Moskujdesi ndaj zbatimit të gjuhës bie normalisht mbi ata që e përfaqësojnë vullnetin politik të shqiptarëve. Ata, nëpërmjet funksionarëve që i kanë aty, duhet të kontaktojnë profesionistët e gjuhës dhe të gjitha botimet para se të dalin në opinion, t’i filtrojnë në aspektin profesional”, konsideron Halimi.

Ai thekson rëndësinë e mbrojtjes me ligj të çështjes së përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe, ashtu siç është rregulluar edhe për gjuhën maqedonase.

“Në qoftë se duam që gjuhët të kenë të njëjtin nivel, atë fillimisht duhet të barazohen me ligj dhe pastaj të kujdesemi edhe për zbatimin e tyre në praktikë. Pra, kjo duhet të realizohet përmes një marrëveshjeje politike që kjo çështje të marrë formën e ligjit dhe më pas, edhe ne si intelektualë, si shkencëtarë, si profesionistë, të mundemi nesër të kemi përgjegjësi nëse nga pakujdesia bëjmë gabime të tilla”, thekson Halimi.

Qemal Musliu, këshilltar në Kuvendin e Shkupit thotë se çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, si dhe e zbatimit të saj të drejtë, disa herë është ngritur nga këshilltarët e BDI-së që përfaqëson, por deri më tani nuk është arritur ndonjë rezultat konkret.

Edhe pse çështja e përdorimit zyrtar të shqipes rregullohet me akte ligjore të veçanta nga Kuvendi i Shkupit, Musliu thotë se çështja duhet të rregullohet me një ligj të ri nga Kuvendi i Maqedonisë.

“Kohët e fundit kemi një ngritje të nivelit të përdorimit të gjuhës shqipe, por me gabime gjuhësore sa të duash, si në autobusët urban dhe në tabelat udhëzuese nëpër qytet. Për këtë arsye kam kërkuar që Kuvendi i Shkupit të ngrejë një iniciativë për formimin e një organi, i cili do ta mbikëqyrë edhe përdorimin e gjuhës shqipe, por edhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe që të mos bëhen gabime gjatë përdorimit të saj, Por, fatkeqësisht kjo punë duhet të rregullohet me ligj, e ligjet dihet se miratohen në Kuvendin e Maqedonisë”, thotë Musliu.

Probleme me zbatimin e gjuhës shqipe ka edhe në shumë sfera tjera, si në tekste shkollore, botimin e ligjeve, por edhe në shumë ndërmarrje tjera private, të cilat përkthimet kryesisht i bëjnë nga interneti, që në të shumën e rasteve e humbin edhe kuptimin e vetë prodhimit.

Gjuha shqipe edhe pse është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, ajo deri më tani ka gjetur zbatim të pjesshëm vetëm në Kuvend, si dhe në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të popullatës të përgjithshme.

Gazetari Milenko Nedelkovski, ka kërcënuar publikisht Ambasadën amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli.

Një ndër megafonët më të zëshëm të qeverisë së VMRO-së së Nikolla Gruevskit, “gazetari” Milenko Nedelkovski, ka kërcënuar publikisht Ambasadën amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli.

Ai ka shkruar se herën e parë kur i është vënë flaka ambasadës, kanë shpëtuar lehtë, ndërsa kësaj radhe do të jetë shumë më keq, duke u kërcënuar se do t’i djegin të gjallë ambasadorin dhe stafin tjetër në ambasadë, transmeton Fakte.
postimmm
Në kohën e bombardimeve të caqeve serbe nga NATO për shkak të genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, një grup qytetarësh të Maqedonisë, ndër të cilët edhe gazetarë (Dragan Pavloviq Llatas dhe të tjerë), i vunë flakën Ambasadës amerikane në Shkup. Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe viktima.
“Atëherë shpëtuan b.thën. Kësaj radhe (…) të dhier do të shkojnë në atë botë”, ka shkruar Nedelkovski, duke shtuar se kështu do të jenë “shembull për të gjithë ata që duan ta rrënojnë shtetin”./GazetaExpress/
djegia-e-ambasades-ne-shkup-1999_1468153292-3831059
protesat-anti-nato-dhe-anti-shba-ne-shkup-me-1999_1468153506-9558250

Përfundon Samiti 2 ditor i NATO-s në Varshavë

Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë

natosamiti

VARSHAVË – Vendet anëtare të NATO-s gjatë takimit dy-ditor të mbajtur në Varshavë morën vendim që masat e posaçme të sigurisë të caktuara për Turqinë të zbatohen në tërësi, të jenë fleksibile në përputhje me zhvillimet e situatës dhe se në bazë të nevojës të mund të korrigjohen.
Punimet e Samitit përfunduan në Poloni. Temat të cilat u diskutuan në Samit ishin rritja e pranisë ushtarake të Rusisë, lufta kundër terrorizmit, sulmet kibernetike, mbështetja e NATO-s në Afganistan dhe situata në Ukrainë.
Në fund të Samitit është publikuar deklarata në të cilën theksohet se NATO si nga lindja ashtu edhe nga jugu përballet me kërcënime dhe probleme të sigurisë.
U tha se burimi kryesor i jostabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe aktivitetet ushtarake provokuese të Rusisë në territorin e NATO-s, me qëllim të arritjes së qëllimeve politike përmes forcës, kërcënimeve dhe qëndrimit atakues.
Në sigurinë e vendeve të NATO një ndikim të thellë ka situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Terrorizmi, sidomos aktivitetet e organizatës terroriste DAESH, kanë arritur përmasa të papara duke depërtuar edhe në territoret e aleatëve. Terrori ka krijuar kërcënim të drejtpërdrejtë për vendet anëtare të NATO-s dhe komunitetin ndërkombëtar.
Suksesi efikas kundër DAESH-it në Siri do të jetë i mundur vetëm me qeveri legjitime. Në Siri, ka nevojë për një tranzicion të vërtetë urgjent dhe politik.
Njëzëri u dënuan “sulmet barbare” të organizatës terroriste DAESH ndaj civilëve, veçanërisht ndaj minoriteteve etnike dhe fetare.
“Nëse rrezikohet siguria e vetëm një prej aleatëve tanë, ne nuk do të të përmbahemi nga të gjitha hapat e nevojshëm për të plotësuar mbrojtjen”, thuhet në deklaratën e publikuar.
Në vjeshtë, në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, do të fluturojnë avionët AWACS në hapësirën ajrore ndërkombëtare, për të mbështetur shkëmbimin e informacioneve.

Gjithashtu u dënuan të gjitha format e dhunës të kryera nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe mbështetësve të tij kundër civilëve dhe strukturave civile.
“Dënojmë sulmet e kryera nga DAESH-i, Al-Nusra dhe grupe të tjera të shpallura si organizata terroriste nga OKB-ja”, thuhet më tej në deklaratë.
Përveç kësaj, regjimit sirian i është bërë thirrje që ti përmbahet vendimit të marrë nga Kombet e Bashkuara, si dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për tranzicion politik në vend.
Poashtu u dënuan edhe “veprimet agresive” të Rusisë në Ukrainë, të cilat shkelin ligjet ndërkombëtare.
Në Afganistan është vazhduar misioni ushtarak i NATO-s, e cila deri në fund të vitit 2020, do ti jepet mbështetje financiare.
Përveç kësaj, është vërejtur se sulmet kibernetik paraqesin kërcënim për sigurinë e Aleancës dhe se janë po aq të dëmshme për komunitetin moderne sikur sulmet “tradicionale” dhe se është e nevojshme që të merren masa të caktuara për parandalimin e këtyre sulmeve. 

AAK: Nuk e dimë pse Nulandi s’e takoi opozitën




opozitakerkon
Zyrtarët e AAKsë nuk kanë asnjë një informacion se pse zyrtarja amerikane, Victoria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn. Mirëpo, thonë se është shenjë e mirë se ajo kërkoi luftë kundër krimit e korrupsionit. Pavarësisht premtimit të Kryeministrit Isa Mustafa se do ta çojnë përpara demarkacionin, AAK thotë se kështu siç është s’do të ketë ratifikim të vijës kufitare me malazezët.

Nënkryetari i AAKsë, Ahmet Isufi, ka thënë për Express se s’e nuk e di pse Ndihmës Sekretarja Amerikane, Vicotria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn, Visar Ymerin e Fatmir Limajn.

Isufi ka thënë se me rëndësi ishte që Nuland në takimet me zyrtarët e lartë kishte kërkesa të qarta për luftë kundër krimit e korrupsionit.

“Nuk kemi ndonjë informatë (pse nuk pati takim me Haradinajn), por, është me rëndësi shumë përkrahja e SHBA’së për stabilitet në Kosovë dhe Ballkan. Është e sigurt se në takimet e Nuland me zyrtarët e Kosovës krye temë ishte lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit që i është bërë edhe vërejtje Qeverisë”, ka thënë Isufi.

Victoria Nuland do t’i kushtojë kujdes dialogut të Kosovës me Serbinë dhe zbatimit të marërveshjeve të arritura në Bruksel.


victoria-nuland

Marrëveshjet e Brukseli: Nuland nis vizitën në Kosovë


Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Voctoria Nuland ka nisur takimet në Prishitnë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, fillimisht me Presidentin Hashim Thaci dhe mëpastaj edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Nuland do të takojë edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës si dhe ata të shoqërisë cvile.

Nuland me zyratrët në Prishitnë do të bisedojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit me takimet në Prishitnë ka nisur vizitën e saj në rajonin e Balkanit dhe gjatë ditës do të udhëtojë për në Tiranë, dhe më 11 Korrik do të vazhdojë edhe në Beograd e Shkup.

Vizita e Nuland në rajonin e Balkanit bëhet për t’i dhënë mbështetje proceseve integruese dhe në vecanti bashkëpunimi rajonal, në kohën problemet e brendshme të pothuaj secilit shtet vec e vec, kanë ndikuar mbi këtë process.

Posacërisht thuhet se Nuland do t’i kushtojë kujdes dialogut të Kosovës me Serbinë dhe zbatimit të marërveshjeve të arritura në Bruksel.

Në fund të vizitës së saj në Balkan, Victoria Nuland do të udhëtojë për në Qipro.



***********


nulandde



Kryeministri i Kosovës, Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë

PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Në një njoftim nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim Mustafa njoftoi Nuland për përkushtimin e institucioneve të Kosovës dhe progresin e arritur në proceset eurointegruese, në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

Duke folur drejt së ardhmes euro-atlantike të Kosovës, kryeministri Mustafa u shpreh se së bashku me përkrahjen e SHBA-ve, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për ta hapur udhën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.

Mustafa, gjithashtu shprehu interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, ku përfshihet zvogëlimi i kabinetit, pjesëmarrja e njerëzve të rinj si dhe rritja e efikasitetit dhe të përshpejtimit të proceseve reformuese.

Ndërkohë, zëvendës- sekretarja Nuland, duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Obama nga Samiti Varshavës, shprehu përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për proceset në Kosovë.

Nuland bëri të ditur se zgjidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektivës eurointegruese të Kosovës.

Duke vlerësuar progresin e arritur në zhvillimin ekonomik dhe në luftën kundër terrorizmit, Nuland shprehu përkrahjen edhe për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, si dhe inkurajoi që të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zëvendës asistenti i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.


*********


Zëvendës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ashtu siç ishte paralajmëruar do të vizitojë nesër Shqipërinë ku do të zhvillojë takime me liderët politikë dhe krerët e shtetit.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një sinjal shumë të rëndësishëm për shqiptarët vizitën e Nuland në Tiranë. Ai tha se kjo tregon rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të reformës.

“Ardhja e Nuland, sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Vizita tregon rëndësinë që i kushton Amerika reformës. Tregon se çfarë humbim duke mos e votuar reformë në drejtësi”, është shprehur kreu i qeverisë.Gjithashtu ai ka folur për një plan B të reformës. “Jemi në zhvillim të planit B. Plani B, ecja përpara me draftin në parlament”, tha kryeministri Edi Rama.

AXHENDA

Mësohet se Nuland do të takojë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 15:30 të ditës së nesërme. Takimi do të mbahet në hotel Rogner, ndërsa Basha do të jetë i shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi si dhe Aldo Bumçi.

Gjithashtu Nuland do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama por ora e takimit nuk dihet ende.

Vizita e zv.sekretares amerikane është në kuadër të intensifikimit të përpjekjeve për gjetjen e dakordësisë mes palëve për reformën në drejtësi. 21 korriku është dita kur ndryshimet kushtetuese do të votohen në parlament, çështje për të cilën edhe ambasadori amerikan, Donald Lu iu ka bërë thirrje disa herë deputetëve që ta votojnë.


********

nulandist
Reforma në Drejtësi dhe mungesa e konsensusit mes palëve politike do të sjellë sot në Tiranë për vizitë zyrtare ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland.
Zyrtarja e Lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të zhvillojë sot takime me dy krerët e partive kryesore në vend, fillimisht më Lulzim Bashën si kryetar i opozitës dhe takimet përmbyllen me Kryeministrin Edi Rama.
Reforma në Drejtësi është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t’u votuar më datë 21 korrik, por ende palët janë larg konsensusit dhe shkak është bërë formula e emërimit të anëtarëve të institucioneve që do të kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve, ose siç është quajtur ndryshe, procesi i vetingut.
TAKIMET
Takimet e ndihmëssekretares amerikane të Shtetit do të nisin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Takimi është programuar të realizohet në orën 14:00, në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Sipas axhendës, takimi do të jetë vetëm diskutim mes palëve.
Më tej, Viktoria Nuland ka programuar të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Sipas axhendës, takimi do të realizohet në ambientet e një prej hoteleve të njohura në kryeqytet, dhe jo në selinë e Partisë Demokratike.
Axhenda e zyrtares së lartë të Departamentit të Shtetit përfundon me Kryeministrin Rama, ndërsa në orën 18:00, Viktoria Nuland parashikohet të përmbyllë vizitën në vendin tonë.
LETRA E LU-SË
Disa ditë më parë, për shkak të dështimit të konsensusit, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kuvendit me një letër, në të cilën u kërkonte që të votonin Reformën në Drejtësi, pavarësisht qëndrimeve politike të krerëve të partive.
“Ka ende kohë që udhëheqësit politikë të gjejnë një kompromis që të mund të mbështetet si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca.
Duhet ta mbështesim të gjithë kërkimin për kompromis. Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën.
Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro Reformës në Drejtësi”, shkruhej në letrën e Donald Lu drejtuar deputetëve të Kuvendit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...