
Marrëveshjet e Brukseli: Nuland nis vizitën në Kosovë
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Voctoria Nuland ka nisur takimet në Prishitnë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, fillimisht me Presidentin Hashim Thaci dhe mëpastaj edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Nuland do të takojë edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës si dhe ata të shoqërisë cvile.
Nuland me zyratrët në Prishitnë do të bisedojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka thënë në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit me takimet në Prishitnë ka nisur vizitën e saj në rajonin e Balkanit dhe gjatë ditës do të udhëtojë për në Tiranë, dhe më 11 Korrik do të vazhdojë edhe në Beograd e Shkup.
Vizita e Nuland në rajonin e Balkanit bëhet për t’i dhënë mbështetje proceseve integruese dhe në vecanti bashkëpunimi rajonal, në kohën problemet e brendshme të pothuaj secilit shtet vec e vec, kanë ndikuar mbi këtë process.
Posacërisht thuhet se Nuland do t’i kushtojë kujdes dialogut të Kosovës me Serbinë dhe zbatimit të marërveshjeve të arritura në Bruksel.
Në fund të vizitës së saj në Balkan, Victoria Nuland do të udhëtojë për në Qipro.
***********

Kryeministri i Kosovës, Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë
PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës- sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.
Në një njoftim nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim Mustafa njoftoi Nuland për përkushtimin e institucioneve të Kosovës dhe progresin e arritur në proceset eurointegruese, në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.
Duke folur drejt së ardhmes euro-atlantike të Kosovës, kryeministri Mustafa u shpreh se së bashku me përkrahjen e SHBA-ve, do të adresojnë çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për ta hapur udhën e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së.
Mustafa, gjithashtu shprehu interesimin që të punohet në riformatimin e Qeverisë, ku përfshihet zvogëlimi i kabinetit, pjesëmarrja e njerëzve të rinj si dhe rritja e efikasitetit dhe të përshpejtimit të proceseve reformuese.
Ndërkohë, zëvendës- sekretarja Nuland, duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Obama nga Samiti Varshavës, shprehu përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për proceset në Kosovë.
Nuland bëri të ditur se zgjidhja e çështjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e perspektivës eurointegruese të Kosovës.
Duke vlerësuar progresin e arritur në zhvillimin ekonomik dhe në luftën kundër terrorizmit, Nuland shprehu përkrahjen edhe për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, si dhe inkurajoi që të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në takim të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, zëvendës asistenti i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, Michael Carpenter si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
*********
Zëvendës sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ashtu siç ishte paralajmëruar do të vizitojë nesër Shqipërinë ku do të zhvillojë takime me liderët politikë dhe krerët e shtetit.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një sinjal shumë të rëndësishëm për shqiptarët vizitën e Nuland në Tiranë. Ai tha se kjo tregon rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të reformës.
“Ardhja e Nuland, sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët. Vizita tregon rëndësinë që i kushton Amerika reformës. Tregon se çfarë humbim duke mos e votuar reformë në drejtësi”, është shprehur kreu i qeverisë.Gjithashtu ai ka folur për një plan B të reformës. “Jemi në zhvillim të planit B. Plani B, ecja përpara me draftin në parlament”, tha kryeministri Edi Rama.
AXHENDA
Mësohet se Nuland do të takojë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 15:30 të ditës së nesërme. Takimi do të mbahet në hotel Rogner, ndërsa Basha do të jetë i shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi si dhe Aldo Bumçi.
Gjithashtu Nuland do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama por ora e takimit nuk dihet ende.
Vizita e zv.sekretares amerikane është në kuadër të intensifikimit të përpjekjeve për gjetjen e dakordësisë mes palëve për reformën në drejtësi. 21 korriku është dita kur ndryshimet kushtetuese do të votohen në parlament, çështje për të cilën edhe ambasadori amerikan, Donald Lu iu ka bërë thirrje disa herë deputetëve që ta votojnë.
********

Reforma në Drejtësi dhe mungesa e konsensusit mes palëve politike do të sjellë sot në Tiranë për vizitë zyrtare ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Viktoria Nuland.
Zyrtarja e Lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të zhvillojë sot takime me dy krerët e partive kryesore në vend, fillimisht më Lulzim Bashën si kryetar i opozitës dhe takimet përmbyllen me Kryeministrin Edi Rama.
Reforma në Drejtësi është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t’u votuar më datë 21 korrik, por ende palët janë larg konsensusit dhe shkak është bërë formula e emërimit të anëtarëve të institucioneve që do të kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve, ose siç është quajtur ndryshe, procesi i vetingut.
TAKIMET
Takimet e ndihmëssekretares amerikane të Shtetit do të nisin me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Takimi është programuar të realizohet në orën 14:00, në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Sipas axhendës, takimi do të jetë vetëm diskutim mes palëve.
Më tej, Viktoria Nuland ka programuar të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Sipas axhendës, takimi do të realizohet në ambientet e një prej hoteleve të njohura në kryeqytet, dhe jo në selinë e Partisë Demokratike.
Axhenda e zyrtares së lartë të Departamentit të Shtetit përfundon me Kryeministrin Rama, ndërsa në orën 18:00, Viktoria Nuland parashikohet të përmbyllë vizitën në vendin tonë.
LETRA E LU-SË
Disa ditë më parë, për shkak të dështimit të konsensusit, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kuvendit me një letër, në të cilën u kërkonte që të votonin Reformën në Drejtësi, pavarësisht qëndrimeve politike të krerëve të partive.
“Ka ende kohë që udhëheqësit politikë të gjejnë një kompromis që të mund të mbështetet si nga opozita, ashtu edhe nga maxhoranca.
Duhet ta mbështesim të gjithë kërkimin për kompromis. Megjithatë, nëse udhëheqësit politikë nuk e duan kompromisin dhe nuk bien dakord për një tekst të përbashkët, ju bëjmë thirrje që ju ta votoni reformën.
Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo reformë është jetike për të ardhmen e vendit tuaj. Ju bëjmë thirrje që më 21 korrik të votoni pro Reformës në Drejtësi”, shkruhej në letrën e Donald Lu drejtuar deputetëve të Kuvendit.
No comments:
Post a Comment