Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/12

Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën

Nga Flori Bruqi-Prishtinë



Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.


Ja numri i saktë i shqiptarëve nëpër botë


Projekti është një faqe interneti që “njekomb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për TCh idenë e tij dhe synimin e projektit. “Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra.

 Më poshtë ju sjellim  një nga statistikat e përfolura në internet ,  përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000.
Shqiptarët në Australia:20,000


Shqipëria  ka 2.831 ,741 banorë milionë banorë(2012)


Jemi 2 milion e 831 mijë e 741 shqiptarë. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1 milionë 421 mijë e 810 meshkuj ose 50.2 % dhe 1 milionë e 409 mijë e 931 femra ose 49.8 %.

Instituti i Statistikave publikoi sot rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, proces i cili nisi më 1 tetor dhe u mbyll më 1 nëntor.

"Në 10 vite popullsia në Shqipëri është zvogëluar 7.7 %. Në 2001 kemi qenë 3 milione 69 mijë 275 shqiptarë, ndërsa sot ne jemi 2 milionë 831 mijë e 741 banorë. Rënia i dedikohet emigrimit në shkallë të gjerë dhe rënies së lindshmërisë” raportoi, para gazetarëve, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja. Të dhënat u Censusit u prezantuan sot paradite në hotel "Sheraton" në Tiranë.

Lidhur me zvogëlimin e popullsisë me 7.7 % brenda 10 vitesh, një nga ekspertet e INSTAT nuk pranoi se mund të ketë lidhje me faktin se rezultatet e 2001 nuk mund të kenë qenë aq të sakta, dhe për rrjedhojë kanë ndikim dhe në rezultatet e tanishme.

“Nuk e pranoj që rezultatet e 2001 janë për t’u dëshiruar, por duhet një studim më i detajuar dhe duhet parë në kontestin e përgjithshëm. Ndoshta ndjesia jonë për një rritje natyrore nuk është e saktë. Të dhënat në botë tregojnë se prania e shqiptarëve është rritur, ka rënë numri i lindshmërisë, po kështu numri i meshkujve në lindje është më i lartë se i femrave”

Përsa i përket numrit të banesave INSTAT njofton se janë regjistruar 1 milionë e 75 mijë e 881 banesa në mbarë vendin, nga 785 mijë e 515 banesa që ishte regjistruar në censusin e kaluar. Pra që nga viti 2001 e deri më sot kemi një rritje të numrit të banesave me 37 %. Vihet re një numër më i madh banesash të reja dhe bosh në zonën rurale. Gjithashtu, sipas Nurjes, në këtë Census janë numëruar 740256 njësi ekonomike familjare, me një rritje prej 2 % nga censusi e vitit 2001.Numri mesatar i pjesëtarëve të një Nj.E.F-je është 3.8 nga 4.2 që ishte në vitin 2001

ME SHUME SE GJYSMA E POPULLSISE BANON NE QYTET

Më të populluara janë zonat urbane se rurale. “53. 75% jetojnë në qytet, ndërsa rreth 46.3 % jetojnë në fshat". Në krahasim me 2001, më të populluara ishin zonat rurale.

MINORITETET? TE DHENAT VITIN TJETER
Regjistrimi u refuzua nga 1.4 % e popullsisë, ose 29 355 banorë. Këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për të dhënat përfundimtare do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.

Në bazë të këtij skanimi INSTAT do publikojë dhe të dhënat mbi minoritetin. Drejtoresha Nurja shpjegoi se "Të dhënat për minoritetin janë në pyetësorë. Ka filluar skanimi i pyetësorëve, por është voluminoz, prandaj rezultatet do të jepen vitin e ardhshëm."

BIANCHINI: CENSUSI I RENDESISHEM PER POLITIKBERESIT

Drejtuesi i Ekipit të Projektit të BE-së për Mbështetjen teknike për Censusin, Roberto Bianchini, duke vlerësuar ecurinë e censusit, tha se e gjithë Shqipëria u mbulua me harta dixhitale që lehtësuan punën e 15 mijë personave të angazhuar në këtë proces mjaft të rëndësishëm për politikbërësit.
"Procesi i censusit ende s'ka përfunduar, pasi përveç procesit të mbledhjes së të dhënave kalohet në fazën më të rëndësishme atë të përpunimit dhe analizës së tyre", tha Bianchini.

Censusi numëron njerëzit që jetojnë në Shqipëri, përfshirë rezidentët e huaj, të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të paktën një vit. Vetëm diplomatët nuk numërohen. Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe punuan 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë. I gjithë procesi kushton 14 milione euro. -


Shqipëria ka 2.815.749 banorëShqiptarët jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 1.9 mil., mbi 800.000 jetojnë në Greqi, 500.000 në Maqedonidhe gati 80.000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë(Bashkësi nën administrimin Serbë), 30.000 ne Mal te Zi. Në Itali, 900.000 afër 300.000 arbëreshë , 200.000 në SHBA dhe mbi 5.000.000 shqiptarë në Turqi . 

Shqipëria ka pakica e veta, deri në vitin 1990 afërsisht mund të kenë qenë rreth 25.000 pakica grekofone të shpërndarë në Shqipëri dhe kryesisht në vendet pakicave të qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës. Përveç pakica grek në Shqipëri, ekzistojnë edhe minoritete të tjera, të cilat janë.


Popullsia në Shqipëri
2010
2001
1989
1979
1969
1960
1950
1945
1930
1923
  3,195,000
  3,073,734
  3,182,400
  2,590,600
  2,068,200
  1,626,300
  1,218,900
  1,122,000
  833,600
  814,400


Popullsia në Shqipëri
VitiBanorë20122.815.749
20103.550.000
20013.073.734
19893.182.400
19792.590.600
19692.068.200
19601.626.300
19501.218.900
19451.122.000
1930833.600
1923814.400


 Kosova kishte 1.7 milionë banorë gjatë vitit 2015


Përkundër një shtimi natyror prej 22 232 banorëve, popullsia rezidente e Kosovës u zvogëlua për 33 340 banorë, për shkak të emigrimit të theksuar në vitin 2015.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin: Popullsia e Kosovës 2015”.


Kosova kishte 1.7 milionë banorë gjatë vitit 2015
Popullsia rezidente e Kosovës për vitin 2015 sipas kësaj agjencie, vlerësohet të jetë 1 771 604 banorë rezidentë,.

Numri i personave, që kanë imigruar (ardhur) në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 18 862 banorë, derisa numri i emigrantëve (larguar) kosovarë ishte 74 434 banorë dhe bilanci i migrimit për vitin 2015 ishte 55 572 persona. Ndersa, numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31 116 lindje, numri i vdekjeve ishte 8 884 dhe shtimi natyror ishte gjithsej 22 232.

Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i lëvizjeve te brendshme është vlerësuar të jetë 8 972 banorë.

____________



Diaspora shqiptare

Diaspora shqiptare, historike dhe e re, përbën një rast unikal. Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, në trojet etnike, është ndër më të mëdhatë në botë. Kurse si shtrirje gjeografike kap thuajse të gjitha kontinentet e banuara. Në total ajo numëron disa milionë veta, të përqendruar kryesisht në Turqi, SHBA, Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Suedi, Angli, Kanada, Australi, Argjentinë etj.
Dukuria e migrimit të shqiptarëve jashtë vendit nuk është e re. Ajo është e dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë me largimin e një mase të madhe banorësh të trevave shqiptare, veçanërisht nga jugu i vendit, pas pushtimit të Gadishullit Ballkanik nga Perandoria Osmane dhe vdekjes së Skënderbeut.

Rezultat i këtyre valëve migratore ishte krijimi i ngulimeve të rëndësishme shqiptare në Italinë e Jugut, Greqi, në bregdetin e Dalmacisë e gjetkë. Modeli më i spikatur është komuniteti arbëresh i vendosur në Siçili e Kalabri.

Gjatë shekujve që pasuan, deri në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, në vitin 1912, proceset migratore vazhduan në formën e lëvizjeve “të brendshme” nga trevat shqiptare në rajone të tjera të Perandorisë Osmane ose në vende fqinjë, të cilat, me kalimin e kohës, fituan autonomi apo pavarësi nga Porta e Lartë.

Këtyre lëvizjeve u detyrohet krijimi dhe konsolidimi i komuniteteve relativisht të rëndësishme shqiptare në rajonet e Turqisë së sotme, në Egjipt, Siri, Bullgari, Rumani e në ndonjë vend tjetër.
Periudha që nis me fillimin e shekullit të 20-të dhe, në veçanti, me formimin e shtetit shqiptar solli një ndryshim të rrugëve të emigrimit. Emigrimi drejt Turqisë vazhdoi përsëri, kryesisht për hir të lidhjeve që ekzistonin me ata që qenë vendosur atje, por tani ky vend, me problemet e shumëllojta që solli rënia e Perandorisë, nuk përbënte më një truall të parapëlqyer për emigrim.

Prandaj shqiptarët u orientuan kryesisht drejt ShBA, Argjentinës, Australisë dhe në një numër më të kufizuar edhe në ndonjë vend evropian (Francë, Austri, Itali).

Një kontingjent të veçantë përbënte emigracioni politik, i larguar nga Shqipëria si rezultat i qëndrimit dhe veprimtarisë kundërshtuese ndaj regjimit të Zogut dhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në harkun kohor 1945 - 1990 u shënua një shuarje thuajse e plotë e dukurive emigruese
Emigracioni u rishfaq në Shqipëri në korrik 1990.

Në dy dhjetëvjeçarët e fundit nga vendi u largua në emigracion rreth 25 për qind e popullsisë totale, ose rreth 35 për qind e popullsisë aktive.

Sipas disa të dhënave të përafërta, rezulton se aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit rreth 1 milion e 400 mijë shtetas shqiptarë. Pjesa më e madhe, rreth 70-75 përqind e këtij numri, është vendosur në dy vende: Greqi dhe Itali, dhe midis tyre Greqia zë vendin e parë të numrit të përgjithshëm të emigracionit tonë në botë. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj.), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Shtrirja gjeografike e emigracionit shqiptar në vendet pritëse është diktuar nga kërkesat e tregut të punës. Në Greqi dhe Itali, për shembull, emigrantët shqiptarë gjenden të përhapur kudo në territoret e këtyre shteteve, natyrisht me një përqëndrim më të madh në qytetet kryesore.​

Shpërndarja e shqiptarëve në botë 

Këtu gjeni shpërndarjën e shqiptarëve në të gjithë vëndet e botës sipas web faqës virtuale https://sq.wikipedia.org

ShtetBanorë
Shqipëria3,200,00 
Kosova2,000,000
Turqia500,000 
Maqedonia524,258 
Greqia438,036 
Gjermania400,000
Italia348,813 
Britania e Madhe300,000
SHBA250,000 
Zvicra98,210 
Holanda82,853 
Serbia61,647
Suedia46,000 
Mali i Zi34,236 
Austria28,212 
Franca20,000
Egjipti18,000 
Kanada16,135 
Kroacia15,277 
Bosnja dhe Hercegovina15,000
Zelanda e Re15,000
Australia12,000
Danimarka8,000
Norvegjia7,000
Sllovenia6,228 
Finlanda5,000 
Ukraina5,000 
Luksemburgu4,802
Belgjika3,000 
Afrika e Jugut2,000
Rusia1,200
Bullgaria1,000 
Rumania484 
















































Shteti
Popullsia
Shqipëria
3,200.000
Kosova
2,000.000
Bashkimi Evropian (pa Beneluksin)
1,603.000
Turqia
500,000(1,500.000 njerëz(2,1%) kanë gjak shqiptar
Maqedonia
525,000
Amerika veriore
270.000
 Ballkani (pa Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë):
127,000
Evropa (pa Ballkanin dhe pa BE)

115.000
Shtete e Beneluksit  

90.00Ze0

Zelanda e re 

7.000

Australia
20.000
 Afrika 

20.000
Gjithësej shqiptar

8,477.000



Është një fenomen dhe krakteristikë me numrin e popullsisë së shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që vendet tjera nuk e kanë, sepse sot ka më shumë shqiptarë jashtë atdheut, vendlidjes se sa në vend ?! Dhe sot diaspora shqipta e cila kap shifrën prej 8 milionësh, lirisht mund të thuhet se është më e madhja në botë, ne krahasim me numrin e popullsisë ne vend..Dhe keto shifra dëshmojnë se migracioni i shiqptarve ka qënë me tepër i imponuar se sa i dëshiruar..me poshte japim arsyerat e ektij fenomeni…


Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.


Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA. Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj. Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.


Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike.


 Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë.

 Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën. Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.

Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve


Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. 


Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. 

Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. 

Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal.

 Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. 

Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi. Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. 

Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. 

Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.

Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën


Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi


Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm


Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë.


 Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. 

Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë.

 Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër. Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës.

 Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.

Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë


Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). 


Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut. Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës. Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Shqiptarët sot


Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. 


Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare. 

Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. 

Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. 

Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje.

 Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë. 

Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. 

Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë. 

Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë. 

Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. 

Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.







-Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra. Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi. Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”. Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron...”. Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj.


Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)?


Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste. Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek.


Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip?


Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke. Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri.


Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime?


Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj. Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke. Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke.


Fotografit që përdorni në libër, çfarë tregojnë konkretisht?


Fotot janë nga jeta e shqiptarëve në, Follorinë, Kostur, Negovan-Flamburo, Bellkambe- Dhrosopigi, Selanik si për shembull shtëpinë e figurës së shquar, Hasan Prishtinës. Këto ndërtesa janë ende pasuri shtetërore në Greqi, por që i përkasin shtetit shqiptar. Ka foto nga dekorimi i Esat Pash Toptanit më gusht 1917 në Selanik nga gjenerali francez Serraiti si dhe pritja madhështore që ju bë Toptanit më 1916, po në Selanik. Ka një foto të pllakatës së kishës Shën Athanasi në Kostur ku janë shënuar emrat e Teodor dhe Stojë Muzakës. Janë edhe disa fotografi interesante të vitit 1923 nga shkëmbimi i popullsisë myslimane nga Greqia për në Turqi, ku shihen njerëz duke vajtuar sepse me dhunë braktisin shtëpitë e tyre, pasuritë e çdo gjë të çmuar dhe nisen në drejtim të paditur se çfarë jete i pret. Kam përdorur gjithashtu dhe foto të refugjatëve të ardhur nga Rusia, Kaukazi dhe Azia e Vogël të cilët u vendosën në shtëpitë dhe tokat e myslimanëve turq, shqiptarë, pomak etj.


Besimi fetar i banorëve ka qenë mysliman, por sa ka ndryshuar me kohën?


Greqia u pastrua pothuajse nga elementi shqiptar mysliman 100%, ka rreth 150 mijë mysliman turq dhe pomak. Sot në fshatrat ku flitet gjuha shqipe banorët i përkasin besimit ortodoks.


Po përsa i përket personave që ke takuar personalisht në Greqi gjatë viteve 1991-’04, në Greqi, Vazhdojnë ti ruajnë ende traditat?


Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar i njohur që kishte vdekur. Kam miqësi me shqiptarët ortodoks të Prefekturës së Evros, një ndër ta Kosta Kazaqi, i cili më ka ndihmuar shumë në studimet e mia, me një kushërirë të Fan Nolit, Maria Kutulidhi e cila jetonte në Selanik dhe jemi takuar me dhjetëra herë. Më kanë ndihmuar edhe nipi i Avni Rustemit, djali i motrës së tij, i cili jetonte në Selanik dhe quhej Gjeorgjio. Pa folur për të ndierin Aristidh Kola, i cili më besoj para se të vdiste një arkiv me libra dhe revista nga jeta e arvanitasve. Më kanë ndihmuar edhe studiues grek të cilët e duan realitetin dhe të vërtetën. Dhe shumë të tjerë që për arsye të njohura nuk dua tua përmend emrin se mos dëmtohen...


Ndikimi i Luftërave Ballkanike dhe Botërore në asimilim


Gjatë luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek për të ndenjur brenda territorit të shtetit grek dhe pse me kalimin e viteve do të asimiloheshin dalëngadalë. Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane u dëmtuan më shumë nga të gjithë edhe pse ata përqafuan në masë të madhe islamin. Në dukje shqiptarët gëzonin privilegje në Perandorinë Osmane në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët, bullgarët, armenët etj., por në të vërtetë, shqiptarëve, nuk iu lejua pavarësimi i kishës ortodokse, nuk iu lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe, etj. Shqiptarët ishin të fundit që nga Perandoria Osmane iu lejua të themelonin shtetin e tyre të pavarur dhe kjo falë përkrahjes së shteteve si SHBAja, Italia dhe mbretërisë Austro-Hungareze. Turqia për interesat e saj gjithnjë lidhi marrëveshje zyrtare me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Rusinë në dëm të interesave dhe tokave shqiptare. Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jogreke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvanitasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kulturore, pra atje ku grekët ishin pakicë me ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi. Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë. Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aristotelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën New York  TIMES.(Valeria Dedaj :“4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare" )



Shikoni Shifrat:






Lietratura : 



^ Statistikat nga CIA - Shqipëria - Sipas të dhënave të fundit të marra në korrik të vitit 2007
^ Statistikat e Qeverisë së Kosovës - Shih: Faqe 9 paragrafi 2
^ Türkiye'deki Kürtlerin sayısı !
^ Statistiat nga CIA - Maqedonia, ose 25.2 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë.
^ ethnologue.com - sipas analizës së popullsisë në bazë të folurit të një gjuhe etnologue.com paraqet shifrën prej 600.000 shqiptarëve në Maqedoni sipas të dhënave të vitit 2001.
^ Enti Statistikor grek - të dhënat janë në faqe 1 (mesi i faqes)
^ Statistikat gjermane
^ Enti Statistikor italian - shiko tek tabela 4 ne faqen 7.]
^ Censusu i ShBA-ve i vitit 2000
^ Statistikat nga CIA - Zvicra - numri është nxjerrë në bazë të paraqitjes 1.3 shqipfolës nga numri i përgjithshëm i banorëve në Zvicër.
^ Statistikat nga CIA
^ Wikipedia anglisht - numri është nxjerrë duke marrë parasysh 0.5% të popullsisë shqiptare nga numri i përgjithshëm i banorëve në Holandë.
^ Statistikat serbe - shih tabelen ne faqe 14.
^ Wikipedia Suedeze - Numri i shqiptarëve në Suedi është shkruar sipas të dhënave në Wikipedia-n suedeze.
^ Statistikat nga CIA - Mali i Zi, ose 5% nga popullsia e përgjithshme e Malit të Zi.
^ Të dhënat nga STATISTIK AUSTRIA në kategori: Gjuha flasjes, shtetësia dhe vendlindjes
^ Ethnologue.com
^ Enti Statistikor kanadez - në këto të dhëna nuk mund të identifikohet numri i shqiptarëve që kan emigruar nga Maqedonia në Kanada, pra ai numër mungon.
^ Statistikat nga CIA - numri është nxjerrë nga të dhënat e shqiptarëve në përqindje që në fakt shqiptarët paraqesin 0.34 % të popullsisë së përgjithëshme të Kroacisë.
^ Statistikat nga CIA - Sllovenia - numri i shqiptarëve është nxjerrë në bazë të 0.31% të shqiptarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve në Slloveni.
^ Ethnologue.com
^ BBC Lajmet
^ Ethnologue.com
^ Ethnologue.com
^ ethnologue.com
^ Ethnologue.com

http://www.instat.gov.al/media/212545/shqiperia_ne_shifra_2013.pdf
^ Instituti i Statistikës: Popullsia 2001-2008; Russell King, Nicola Mai: Out of Albania – From risis migration to social inclusion in Italy, Berghahn Books, New York 2008, ISBN 978-1-84545-544-6

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...