Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/12

Konteksti me Manastirin e Deçanit, jep dorëheqje nënkryetari i Lidhjes së historianëve


Konteksti pronësor për pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe Komunës së Deçanit, me Manastirin e Deçanit kanë detyrar nënkryetarin e se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imerajn, që të jap dorëheqje nga ky post.

Këtë e ka bërë të ditur vet Imeraj, nëpërmjet një komunikate për medie.

Konteksti me Manastirin e Deçanit, jep dorëheqje nënkryetari i Lidhjes së historianëve


PARIMET JANË PARIME

Për me shumë se katër vite, në Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e ndërtuam idenë e zgjidhjes me të mirë të mundshme për gjithë procesin maratonik rreth kontestit pronësore për pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në mes të Ndërmarrjeve dhe Komunës në njërën anë dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, andaj çdo tentim për të ndryshuar mendim dhe qëndrim rreth këtij procesi është i pa pranueshëm dhe jo i moralshëm.
Çdo kush ka të drejtë të shpreh mendimet dhe argumentet në gjithë këtë proces politike dhe të pa drejtë, por proceset nuk ndryshohen me fjalë e me fjalime nostalgjike.
Për shkak të parimeve të shëndosha në gjithë këtë proces, në pa mundësi për të vazhduar aktivitetin në një frymë të shëndoshe, duke ju ikur hendeqeve aq të mëdha, nga dje e kam dorëzuar detyrën e Nënkryetarit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në shenjë mos pajtimi me gjendjen aktuale.
Vendimi për largim nga detyra e Nënkryetarit të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është i pa kthyeshëm dhe përfundimtare. Prandaj, për këto katër vite të angazhimit tim, në të gjitha aktivitetet kundërshtues, do të doja të falënderoja gjithë strukturën e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan për besimin e dhënë, si dhe gjithë qytetarët e Komunës se Deçanit, të cilët ishin çdo herë pranë neve, dhe nuk kursyen asgjë për të na përkrahen në proklamimin e kërkesave të sinqerta dhe pengimin e tjetërsimit të pronave shtetërore e private.

Mr.Shkodran IMERAJ


-----------------------




TË DHËNA BIOGRAFIKE

Shkodran (Cenë) Imeraj u lind më 27 gusht të vitit 1984, në Isniq të Deçanit.

Shkollën fillore “Isa Boletini” (shtator 1991 - maj 1998) deri në klasën e shtatë e përfundoi në Isniq, ndërsa klasën e tetë (shtator 1998 - maj 1999) për shkak të luftës në Kosovë, e përfundoi në shkollën fillore “Shaqë Mazreku”, në Durrës të Shqipërisë.

Shkollën e mesme e përfundoi më 2003 në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan. Studimet universitare 2003 - 2007 i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Dega e Historisë.

Studimet pasuniversitare 2007 - 2011 i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Dega e Historisë, ku më 21 janar 2011 mbrojti me sukses temën e masterit me titull: “Arsimi shqip në komunën e Deçanit gjatë viteve 1990 - 1999”, dhe mori gradën shkencore, Master i Shkencave në Histori.

Studimet e doktoratës është duke i kryer në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Historisë.

Që nga 18 nëntori 2009 punon në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Është themelues i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan dhe iniciues për themelimin e saj edhe në qendra të tjera të Kosovës.

Aktualisht është hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë, në Prishtinë. Ka botuar punime, kritika e reagime në revista shkencore dhe shtypin ditor në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

PËRVOJA E PUNËS

Mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Prill - Qershor 2008 dhe Prill - Qershor 2009 (zëvendësim);

Që nga 18 Nëntori 2009, punon në Institutin e Historisë-Prishtinë. Aktualisht ka gradën shkencore Hulumtues i pavarur shkencor.

FUSHA DHE PERIUDHA E INETERESIMEVE SHKENCORE

Historia e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore.

MONOGRAFI TË BOTUARA

-“FILLIMI I JETËSIMIT TË KUSHTETUTËS SË KAÇANIKUT NË KOMUNËN E DEÇANIT”, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dhe Shtëpia Botuese “Focuc”, Prishtinë 2008, (bashkautor);

-“ARSIMI SHQIP NË DEÇAN 1990-1999”, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Deçan 2012.

-“MASAKRAT NË LYBENIQ 1998-1999”, Instituti i Historisë – Prishtinë, Prishtinë 2015.

PUNIME SHKENCORE TË BOTUARA

-“Xhemajl Abazi - një jetë për atdhe”, Revista “E djathta shqiptarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”, Nr.10, Buletin i Shoqatës Trojet e Arbrit, Kllokot-Viti 2011;

-“Statuti i komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Kaçanikut”, Revista “Kosova”, Nr.35/36, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011/2012;

-“Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit me rrethinë në Demonstratën e 19 Tetorit 1968 në Pejë”, Revista “Gjurmime Albanologjike-seria e shkencave historikë”, Nr.40-2010, Instituti Albanologjik-Prishtinë, Prishtinë 2011.

KUMTESA DHE PJESMARRJE NË KONFERENCA, SIMPOZIUME, SESIONE DHE TRIBUNA SHKENCORE NË KOSOVË

-Më 19 Tetor 2008 në Pejë, referues në tribunën shkencore “Demonstrata e 19 Tetorit 1968 në Pejë”, tema: “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit me rrethinë në Demonstratën e 19 Tetorit 1968 në Pejë”;

-Më 25 Nëntor 2008 në Prishtinë, referues në konferencën shkencore “Demonstratat e Vitit 1968”, tema: “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit me rrethinë në Demonstratën e 19 Tetorit 1968 në Pejë”;

-Më 01 Korrik 2009 në Deçan, në tribunën shkencore “Deklarata Kushtetuese, 2 Korrik 1990”, tema: “Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990”;

-Më 04 Qershor 2010 në Mitrovicë, referues (bashkautor) në simpoziumin shkencore “Mitrovica në vitet 1944-1999”, tema: “Reflektimi i Kushtetutës së vitit 1974 në Rajonin e Mitrovicës”;

-Më 02 Korrik 2010 në Prishtinë, referues në simpoziumin shkencore “Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut”, tema: “Statuti i komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Kaçanikut”;

-Më 25 Mars 2011 në Prishtinë, referues në simpoziumin shkencore “Demonstratat e vitit 1981”, tema: “Shtypi në Kosovë për Demonstratat e vitit 1981”;

-Më 26 Nëntor 2011 në Kllokot (Viti), referues në simpoziumin shkencor “Aspektet qenësore të Shqipërisë Etnike në periudhën midis viteve 1878-1990”, tema: “Xhemajl Abazi-Një jetë për atdhe”;

-Më 21 Shkurt 2012 në Mitrovicë, referues në simpoziumin shkencore “Trepça ndër shekuj”, tema: “Qëndrimi i udhëheqjes së Kosovës ndaj Grevës së Minatorëve të Trepçës 20-28 Shkurt 1989”;

-Më 18 Shtator 2013 në Gjilan, referues në sesionin shkencor “Zona Operative e Karadakut në luftën e UÇK-së”, tema: “Disa të dhënë për Zonën Operative të Karadakun të luftën e UÇK-së”;

-Më 25 Prill 2014 në Deçan, referues në simpoziumin shkencor “Deçani ndër shekuj”, tema: “Deçani gjatë viteve 1990-1997”.

DISA KUMTESA DHE KONTRIBUTE SHKENCORE NË PROCES TË BOTIMIT

-“Dervish Shaqa - Demush Neziri dhe rapsodët e tjerë të Deçanit dhe rrethinës”, në Revisten “Kosova” Nr.35/36 të Institutit të Historisë në Prishtinë.

-“Deçani gjatë viteve 1990-1997”, në përmbledhjen “Deçani ndër shekuj” nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe Kuvendin i Komunës së Deçanit.

Shkodran Imeraj, ka botuar edhe disa kontribute shkencore në shtypin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Shkodran Imeraj, është paraqitur në shumë akademi dhe evenimente të tjera përkujtuese si në : Deçan, Prizren, Rahovec dhe Mitrovicë.

Jeton në Prishtinë.



No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...