Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/18

Opinion rreth librit të Bedri Tahirit “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”/

1 Vilhelme

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj./

Opinion rreth librit të Bedri Tahirit “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”/

Me rastin e 60 vjetorit të lindjes, i uroj zotit Bedri Tahiri, Jetë të gjatë lumturi në familje, suksese në rrugën e vështirë , por të ndritur të krijimtarisë dhe studimit!Me respekt të veçantë! Vilhelme, Fitim dhe Familja Haxhiraj

Në fillimmuajin qershor 2016 z.Bedri Tahiri pati mirësinë të më dërgonte librin e tij të fundit, me titull ”Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, një vepër kushtuar Sadri Kapitit dhe familjes së tij për vlerat e pamohueshme që kanë dhënë në dobi të çështjes kombëtare.

Ndërkohë që bashkëshorti im, Fitim Haxhiraj pati një takim në qytetin e Durrsit me z. Vladimir Muça, poet,shkrimtar,studiues dhe kritik letrar, si dhe me z.Skënder Kapiti, shkrimtar dhe publicist me vlera të rralla atdhetare, takoi edhe miqtë e letrave, poetët e Durrsit si Agim Bajrami, Kadri Tarelli, Xhevahir Cirongu, Skënder Kapiti, Bedri Tahiri dhe Naim Kapiti.Poetët dhe shkrimtarët durrsakë e kanë bërë zakon që mblidhen rreth tavolinës, në një Bar të qytetit apo në bregun e detit, jo vetëm për një kafe, por edhe thjesht për t’u përshëndetur, për të këmbyer mendimet rreth problematikës së gjerë që shqetëson gjithë komunitetin. Duke shijuar kafenë, nën joshjen e brizës përkëdhelëse detare të Adriatikut, këmbejnë libra, artikuj publicistikë, rrahin mendime dhe ajo që i bashkon është shqetësimi për arritjet në letërsi dhe vlerat që ajo mbart.

Një përurim ndryshe

Pikërisht më 7 qershor aty në Plazhin e Durrësit këta miq nga Thesprotia- Prishtina e Drenica, nga Korça e Skrapari, nga Vlora e Durrësi, të cilët i bashkoi rastësia, promovuan disi ndryshe dy libra të të dy autorëve. Botimi i fundit i vlonjates Vilhelme Vrana Haxhiraj është libri me titull “Dashuria plagoset, por nuk burgoset”, një përmbledhje letrash dashurie të pamundur, ose ndryshe autorja i ka quajtur “Letra nga Ferri”. Libri tjetër ishte i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”. Ishte si bekim i Zotit që bashkohej Vushtrria e Drenica e Atdhetarit të Madh, Hasan Prishtina dhe heroit legjendar Adem Jashari me Vlorën dhe Kaninën e Gjergj Arianitit,të Ismail Qemalit e të Osman Haxhiut. Një urë lidhëse me vena e kapilarë gjaku të pastër ilir (thesprot- kaon e dardan), ai që i bashkonte , ishte flamuri i Skënderbeut. Në këtë tryezë me miq e vëllezër të një gjaku pellazgo-ilir, e kishte marrë fjalën Kanina dhe i përgjigjej Drenica. Në këtë mënyrë krej të natyrshme ishin bashkuar zemrat bujare për të folur me gjuhën e letrave të shpirtit mëmëdhetar. Por ajo që i shqetëson më shumë ata, janë problemet social –politike që mbart shteti më i ri shqiptar në hartën gjeopolitike të Evropës dhe të botës, Republika e Kosovës.

Si bijë të Dardanisë hyjnore, ata kërkojnë të ecin në gjurmët e të parëve të tyre. Ashtu si gjithë kombi, edhe ata nuk ia falin politikës së të Mëdhenjëve padrejtësinë që i kanë bërë kombit më të lashtë në botë, “Dekanes së Racave”,Shqipërisë, duke e copëzuar mes vendeve fqinjë. Nga trungu mëmë më 1945 shkëputën Thesprotinë që shtrihet buzë detit Jon, Çamërinë duke ia aneksuar Greqisë, përmes një genocidi të paparë. Më 1948 Treva shqiptare e Kosovës iu bashkua Jugosllavisë. Kurse në veriperëndim pjesa dërrmuese e malësisë së Madhe, Plava- Gucia, Shën Stefani dhe Uliqini i Kaluan Malit të Zi. Shqipëria jugëlindore si, Shkupi, Ohri, Gostivari, Manastiri, Tetova i kaluan Maqedonisë. Ndarja dhe copëzimi i trungut mëmë të Shqipërisë ndodhi në kohën që drejtonte Partia Komuniste Shqiptare, ndërkohë që deklamonte se “mbronte me fanatizëm integritetin tokësor të vendit”, mes luftës më të egër të klasave Diktatura Komuniste ndoqi genocid ndaj gjysmës së shqiptarëve. Shqiptarët kanë qenë nën një trysni e luftë të dyfishtë, luftë brenda llojit dhe luftë nga të huajt- shovinistët serbo –grek.

Gjithsesi lufta kundër asimilimit kombëtar dhe çkombëtarizimit apo për largimin nga trojet e të parëve

pellazgo-iliro-daradanë të popullsisë shqiptare të Kosovës, ka qenë e gjatë dhe e pandërprerë. Pikërisht ka qenë kjo arsyeja që Kosova i qëndroi besnike ruajtjes së identitetit shqiptar. Duke i ruajtur me fanatizëm gjuhën shqipe dhe zakonet, shqiptarët e kësaj treve, trima e të paepur, kurrë nuk e ndalën kërkesën dhe luftën për liri, ndaj nuk u asimiluan as gjuha dhe as traditat dhe nuk u çkombëtarizuan. Serbia herëpashere zhvendoste nga trojet e etërve familje shqiptare përmes një genocidi shfarrosës ndaj të pafajëve, u mohoi të drejtat dhe i denigroi si shqiptar. Dhe kush e bëri këtë? Kush këlthet për nacionalizëm? Ardhacakët e Ballkanit, sllavët që kërkonin të zhduknin zemrën e shqiptarizmit. Kjo i detyroi shqiptarët të merrnin rrugët e kurbetit, duke e lënë të ndezur vatrën e zjarrit të luftës për liri. Emigrimi dhe mungesa e lirisë, u bënë burimi kryesor për rritjen e kërkesave për pavarësi. Bota dhe Evropa i kanë shumë borxhe Shqipërisë.

Çdo familje kosovare u bë vatër qëndrese kundër pushtuesit në emër të atyre që dhanë jetën për liri, në emër të të drejtave të mohuara, në emër të varreve masive, të varreve pa emër, që ende këlthasin e kërkojnë drejtësinë e Hagës. Një vatër e tillë, edhe pse jeton në Dyrrahun e lashtë është familja Kapiti.

Pikërisht për sa fola më sipër dhe për patriotizmin e qëndresën e Sadri Kapitit bën fjalë libri më i ri i Bedri Tahirit me titull “Atdhetarizmi jeton në Përjetësi”.

Një libër për një të vërtetë të madhe

Puna që ka bërë autori Tahiri është një përmbledhje me mendime e vlerësime të bashkëkohësve jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria. Në këtë libër çdo njeri që e lexon mëson të vërtetën e madhe historike për një familje që u sakrifikua, ku spikat portreti i Sadri Kapitit me djemtë e tij që e lartësuan emrin e të parëve, e ngritën veten në piedestal të kombit të tyre të shumëvuajtur e të larë në gjak. Kombi për ta ishte gjithçka. Kemi të bëjmë me një libër që flet për të vërtetën e pamohueshme historike, pasi historia e një kombi nuk është ideale, por janë ndodhi, ngjarje me vlera kombëtare, vendngjarjet, koha e zhvillimit të tyre, njerëzit që marrin pjesë në to dhe dokumentat që janë fakte të pamohueshme. Libri i zotit Tahiri është shkruajtur me kujdes, ku është përdorur standardi i shqipes letrare. Mendimet janë dhënë nga njerëz të kualifikuar si z. Shpend Topallaj-shkrimtar, Skënder Muçaj-arkeolog,Ilir Malindi (avokat) e Tomorr Çama etje…Për rëndësinë që ka për çdo shqiptar Pavarësia e Kosovës , unë për lexuesin po vendos këtë poezi të krijuar ditën e Pavarësisë së Kosovës ora 16…

Krahët e Shqipes

(Kosovës së pavarur)

Dy krahët Shqipes ia prenë barbarisht,

pamëshirë në copa,copa e ndanë

dhe e përçanë…

E trupi i të shenjtës “Mëmë”

u la në gjak,

Kaoni, Thesproti, Dardani dhe sa e sa…

thirrën njëherësh fisnikët ilir anembanë:

-Ngrehuni o burra, kudo që jeni,

Sot Shqipja mëmë, e plagosur na thërret:

“- Ndër shekuj plagë të rënda kam marrë,

as vet s’e di si kam ngelur ende gjallë.

Nuk dua hakmarrje,

urrejtje dhe mëri.



Shqipja të fluturojë,

kërkon vetëm liri,

ndaj edhe sot nuk dua të merrni hak.

Mjaft me luftë,

me mllefe dhe kërbaç,

Në Kosovë s’ ka prag të mos jetë larë me gjak

një foshnjë të dëlirë,

një djalë a një vajzë e vranë,

apo një vatër e shuan pa nam dhe nishan.



Vdekja për liri për ta ishte me mjaltë,

edhe pse mbyllën një derë,

shuan një vatër,

ku nuk ndizet më zjarr

dhe s’del më tym në oxhak.

Vëllezër, mos harroni të parët tuaj krenar,

atdhetari dhe vëllazërim kishin në plan të parë.

Kosovë martire!

Hidhi sytë nga flamuri kuq e zi,

me gjak ilir është endur,

mes territ ka dashur të flladitej në liri

Vivra -Vlorë më 17-2-2008



Duke shfletuar faqet e librit , u njoha me mendimet e vyera për vlerat atdhetare të familjes Kapiti. Z.Skënder Kapiti e kam njohur mes mediave ku ka shpalosur idetë e tij nacionaliste dhe për bashkim kombëtar, përmes artikujve të panumërt publicistikë edhe përmes librit “Triumfi i Kombit” Po perifrazoj disa nga këto vlerësime :

Shpendi Topallaj ka cituar për librin: “Personazhet e Bedri Tahirit janë figurat tona legjendare si Azem Bejtë Galica, Ahmet Delia, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Hys Popova, Abdyl Krasniqi, Ramadan Zymer Bajraktari e shumë e shumë të tjerë nga ata që mbajtën ndezur “Flakadanët e lirisë”. Por shtjellohen aty edhe ngjarje kuptimplota, nga ato që me epikën e tyre e hijeshojnë biografinë e kombit tonë, na e shtojnë krenarinë dhe na bëjnë të ndihemi dinjitozë para syve të gjithë botës.”

Meqë mu dha rasti edhe unë kujtoj se kultura dhe reputacioni që ky bir i Drenicës, ky mësues i gjimnazit “Eqrem Çabej”, ky veprimtar i UÇK-së, ky gazetar dhe shkrimtar i palodhur, gëzon në Durrës respektin e të gjithë atyre që e njohin fizikisht apo përmes veprave të tij që hedhin dritë mbi luftën legjendare të Kosovës martire.

Natyrisht të gjithë e kemi të qartë se me punë njeriu arrin gjithçka sidomos atëherë kur jep shembullin e mirë. Gjatë leximit të librit çdo lexues mendon se familja e nderuar Kapiti ka nevojë për përkrahjen ose vëmendjen e pushtetit dhe të politikës si në Shqipëri edhe në Kosovë.

Sadri Kapiti nga Zallqi i Istogut, me prejardhje nga Medvegja e urrente shtypjen, ndërsa dëshira e ethshme për liri dhe dinjitet njerëzor e detyruan të largohet dy herë drejt Shqipërisë, pa ditur se edhe këtu, drejtonte Moska me Beogradin. Sadriu luftoi trimërisht krahas 4000 luftëtarëve të antifashistit Shaban Polluzha nga Drenica, i cili njëkohësisht ishte edhe kundërshtar i shovinizmit sllav. Ndaj u vra nga ushtria jugosllave në vitin 1945.

Sadri Kapiti pasi i vranë nipin, u plagos në këmbë dhe në dorë dhe u shtrua në spitalin e Tiranës. Ai mori një plagë të madhe në zemër kur pa me sytë e tij se ligjin edhe në Shqipëri e bënin emisarët e kuq jugosllavë. I tillë ishte Sadriu,i paepur që nuk falte tradhtinë dhe bashkëpunimin me armikun e kombit të tij. Me edukatën dhe atdhedashurinë që u dha djemve, ua la amanet vazhdimin e rrugës së tij, të cilët ecën në gjurmët e babait. Nga ky libër mëson shumë. Sugjeroj se ky libër dhe “Triumfi i Kombit” duhet të shërbejnë si pasaportë për brezat e rinj që nuk e dinë se ç’është sakrifica sublime.

*Është kënaqësi kur lexon se si shprehet Tomorr Çama tek Zemra Shqiptare më 13-10 2015 në shkrimin : “Si i njoha Kapitët e Durrësit”:“Libri i Skënder Sadri Kapitit “Triumfi i Kombit”që sipas mendimit tim është një thesar e një kryevepër me rëndësi kombëtare, është ashtu siç e ka përcaktuar dhe dikush tjetër si një nevojë që ta ketë çdo familje shqiptare këtë libër në shtëpi. Do të ishte e mjaftueshme sikur vetëm ta lexosh hyrjen e atij libri për të kuptuar vizionin e autorit për prosperitetin, për integrimin ndër shqiptar dhe për atë europian dhe të bashkimit kombëtar.”

*Ilir Malindi, po te Zemra Shqiptare reagon me zë të mprehtë e therës:“… sipas Skënder Sadri Kapitit patriotizmi kombëtar dhe demokracia e vërtetë janë ilaçet që e kurojnë politikën po që, po sipas tij patriotizmi dhe demokracia janë dy moralet apo dy virtyte deficitare të mëdha për thuajse tërë politikën kudo shqiptare.” Në një shkrim publicistik të S.Kapitit me titull “Politika është korrupsion” ai citon të ketë thënë për të se : “Politika jonë e keqe përzgjedh, seleksionon, heton dhe vigjëlon për të përjashtuar prej vetes, prej punëve të shtetit dhe prej pushtetit profesionalizmin, moralin , ndershmërinë dhe patriotizmin si dhe atë pjesë të shoqërisë me individë të këtillë pasi ajo xhelozon për ta , dhe ajo ,pra , politika e keqe ruan dhe mbron ndytësinë, injorancën, hajdutërinë , korrupsionin dhe tradhtinë e vet duke i bërë dëme të mëdha kombit, integrimit dhe prosperitetit të shoqërisë”.

Një mesazh për bashkim

Një vlerë të madhe ka libri i z. Tahiri me kapitullin e veçantë me dokumente të faktuara kërkesa apo vlerësime drejtuar politikës dhe shtetit për vlerësimin e Hotel “Drenica” që ushndërrua në pike referimi i qëndresës së palëkundur të familjes Drenica çpër çështjen kombëtare. Ai hotel u bë streha e gjithë vullnetarëve që shkonin për t’u bashkuar me UÇK për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Nga ai hotel zinin fill peticionet, kërkesat, deklaratat dhe thirrjet për të ndihmuar Kosovën. Edhe pa bërë asnjë shtatore nderimi, ajo godinë e Kapitëve duhet të quhet ” Faltorja e shqiptarëve “, Meka e atdhedashurisë”, “Drenica e Dyrrahut”. Kështu njerëzit do të kuptojnë dhe do ta nderojnë si një vend të shenjtë atë tempull që hedh dritë mbi luftën legjendare të Kosovës, pasi nga aty niseshin dhe vinin lajmet nga fushëbeteja e shqiptarëve . Ky tempull i shqiptarizmës i ndërtuar në token e Familjes patriote Kapiti, duhej respektuar edhe nga politika dhe nga shteti duke mos e cënuar por duke e shndërruar në një monument historik, sepse historia e përgjakur e Kosovës është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Po kështu është edhe historia e Çamërisë dhe e tokave shqiptare në Mal të Zi apo Maqedoni. Diplomacia evropiane na cënoi duke miratuar një pavarësi të cunguar me një komb të gjysmuar, ndërsa ne nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të rishkruajnë një histori të ndarë e të pëçarë në 5 shtete. Por ne duhet të kujdesemi që të shkruhet një dhe vetëm një histori e përbashkët kombëtare e Shqipërisë!

Pikërisht këtë mesazh dhe shumë të tjerë jep libri i z. Bedri Tahiri!

Urime z.Bedri për këtë dhuratë të çmuar që na ke dhuruar! Iu madhoftë emri Kosovës, trimave të saj dhe familjes së patriotit Sadri Kapiti që meriton vëmendjen e të gjithëve nga të dy anët e kufirit!

Diskursi sociopolifik-TË DHËNA JO TË SAKTA PËR SHQIPTARËT NË BOTËN E JASHTME

Sipas një raporti të publikuar kohë më parë nga OKB, shqiptarë nga Shqipëria të cilët jetojnë jashtë vendit janë 1.12 milion, duke mos cekur fare shqiptarët nga hapësira e tyre etno-gjeografike nga shteti i ish-Jugosllavisë, e dhënë kjo e cila nuk prezanton gjendjen reale të emigrimit të shqiptarëve në botën e jashtme./

Nail_Draga

Nga Dr.Nail Draga

Nder dilemat e periudhës së kohës së pluralizmit, paraqet edhe prezantimi i saktë i numrit të shqiptarëve në botën e jashtme, që njihet emërtimin diasporë, e cila për nga koha e emigrimit të tyre ndahet në diasporën e vjetër dhe në ate të re. Fakti se nuk kemi të dhëna të sakta sidomos në lidhje me emigrimin e shqiptarëve nga hapësira e tyre etno-gjeografike nga institucionet shtetërore, krion hapësirë për qasje jo profesionale e madje politizim të skajshëm të kësaj dukurie shqetësuese kombëtare.

Nëse deri në vitin 1990, në lidhje me numrin e shqiptarëve të emigruar nga hapësira e tyre etnogjeografike e cila ishte ne kuadër të ish-Jugosllavisë kemi pasur të dhëna të përafërta, pas shëmbjes së sistemit monist dhe shkatërrimit të këti shteti të dhënat janë aproksimative, edhe pse institucionet e Kosovës, janë përpjekur vazhdimisht që të ofrojnë të dhëna të pranueshme. Ndërsa për shqiptarët në Shqipëri, për periudhën e para vitit 1990, as qe mund të flitet sepse instalimi I diktaturës komuniste, kishte ndaluar lëvizjën e popullsisë jashtë vendit e me këtë edhe emigrimin e shqiptarëve në botën e jashtme.

Kujtojmë me ketë rast emigrimin politik të shqiptarëve të vendosur në ambasadat e huaja me 2 korrik 1990, e ,më pas, dukuri qe mori përmasa biblike, duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga toka e deti. Emigrantët e parë ilegal u vendosën fillimisht në vendet fqinje Greqi e Itali e më pas edhe në vendet tjera europiane dhe deri në Amerikë e Australi.

Diaspora shqiptare e kohës së re

Pikërisht, në lidhje më çështjen e emigrimit të shqiptarëve në Qeverinë e Kosovës është themeluar Ministria e Diasporës, e cila profil pune ka numrin e të emigruarëve dhe vendosjës së tyre në shtetet përkatëse. Pra kemi të bëjmë me diasporën qe ne aspektin kohor është e kohës së re, në krahasim me ate të mëhershmën qe quhet diaspora historike, e cila fillon nga Mesjeta e më pas.

Edhe pse ka qenë e udhës që shteti amë i shqiptarëve –Shqipëria të formojë një institucion përkatës për numrin e shqiptarëve në botë, me keqardhje konstatojmë se kjo çështje edhe në pluralizëm u anashkalu. Dhe nga një qendrim i tillë në Shqipëri nuk ekziston një institucion përkatës qeveritar edhe pse gjoja këtë resor e mbulon një dikastër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Veprimet e tilla nuk janë as serioze e as profesionale, që për shumë çka të kujton kohën e monizmit, ku diaspora shqiptare nuk është trajtuar si pjesë e popullit shqiptarë, por me qasje ideologjike dhe utilitare.

Rreth 40% të shqiptarëve nga Shqipëria në emigrim(!?)

Pikërisht në lidhje me këtë çështje në javën e parë të qershorit të këtij viti mediat elektronie njoftuan një informatë me burim OKB, që ka të bëjë më numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të tyre. Kemi të bëjmë me një informatë me numrin e shqiptarëve nga Shqipëria të cilët janë të vendosur në shtete të ndryshme të botës, numër ky qe arrin shifrën 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri.

Duke marrë parasysh të dhënat nga regjistrimi i fundit të popullsisë në Shqipëri të mbajtur në vitin 2011, të dhëna të publikuara nga INSTAT-i, del se popullsi rezidente në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend. Një e dhënë e tillë dëshmon qartë emigrimin e popullsisë e me këtë edhe gjendjen sociale e ekonomike të Shqipërisë, qe nuk meriton ndonjë hulumtim të veçantë. Nëse këtij numri i shtojmë edhe fëmijet e tyre të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, del qartë se kjo shifër duhet të jetë më e lartë.

Nga të dhënat e publikuara del se tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e bashkuar 10 mijë etj.

Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale.

Nga të dhënat e bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e Pew Research Center është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Kjo përqindje ka gjasa të rritet edhe më shumë në periudhën në vijim, pasi në vitin 2015 u shënua një rritje e valës së emigracionit, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe SHBA-ve. Sipas të dhënave të Eurostat-it, numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Ndërsa dukuri shqetësuese për vitin 2015 në Shqipëri paraqet e dhëna se për lotarinë amerikane kanë aplikuar 200 mijë qytetarë shqiptarë, nga del se emigrimi i popullsisë nuk paraqet me dukuri por proces i cili nuk ka të ndalur, qe do të jetë me pasoja të mëdha kombëtare.

Duke marrë parasysh se këto të dhëna kanë të bëjnë vetëm për shqiptarët e lindur në Shqipëri, këto të dhëna nuk janë të sakta sepse këtij numri duhet shtuar edhe numrin e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e Mali I Zi,. Pasi nuk kemi të dhëna të sakta numerike por duke marrë parasysh se nga këto mjedise emigrimi I shqiptarëve ka qenë dukuri konstante nga viti 1960 e më pas nuk ka dilemë se ky numër duhet të jetë mbi dy million shqiptarë, e dhënë kjo shumë shqetësuese dhe plagë kombëtare e pa shëruar.

Regjistrimi i diasporës obligim shtetëror

Në lidhje me këtë çështje i mbetet detyrë parësore Ministrisë së Diasporës së Qeverisë së Kosovës, ne bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë për të hartuar një program pune të përbashkët për regjistrimin e shqiptarëve në botën e jashtme, pavarësisht se nga cili shtet janë sepse ata kudo qe janë janë shqiptarë. Andaj në ketë regjistër duhet të përfshihen edhe ata shqiptarë që jetojnë në botën e jashtme qe nuk janë nga Kosova e Shqipëria, sepse si të tillë plotësojnë mozaikun regjional të diasporës shqiptare.

Numri i saktë i tyre, vendi ku jetojnë e punojnë, madje edhe strukturat e ndryshme të tyre janë në favor të evidentimit jo vetëm numërik por edhe të resurseve të tyre njerëzore në vendet ku ata qendrojnë.

Në këtë dimension vendet me traditë demokratike këto çështje i kanë zgjidhur me kohë, dhe kanë informata të sakta se ku gjindet çdo bashkëkombas i tyre dhe çka përfaqëson ai në mjedisin përkatës sidomos në aspektin social dhe profesional.

Diasporës vendin që e meriton

Andaj, institucionet përkatëse duhet të jenë të kujdesshëm me diasporën, duke vlerësuar kontributin e saj në zhvillimin e vendit, apo çlirimin e Kosovës, andaj duhet dhënë vendin qe e meriton duke i mundësuar të marrë pjesë me përparësi ne investimet e ndryshme qoftë të veçanta apo në partneritetin publiko-privat e po ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare, ku përmes përfaqësuesve të tyre të jenë pjesë e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror si kudo në vendet demokratike.

Kosova me tetë sportistë në Lojërat Olimpike në Brazil

1 Lorat Olimpike Koso

 Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Brazil. Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.
“Ekipi Olimpik i Kosovës do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit kosovar”, theksoi Hasani. Ai u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.
Ministri Shala siguroi se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë sportistët në ngjarjen tejet të rëndësishme të sportit botëror. “Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit kosovar”, u shpreh ai

Skender KARAÇICA :Antologjia poetike”Pena e Lirise”

Aktiviteti I Klubit Letrar,,Arif Shala,,ne Kanade u kurorezua me suksese me rastin e botimit te Antologjise Poetike,,Pena e Lirise,,qe I kushtohet heroit Arif Shala nga Drenica.Sheremet Ajazi,kryetar i klubit te krijuesve shqiptare thote per gazeten ,,Dielli,,se klubi yne u formua ne Prishtine ne vitin 2005 dhe tashme ne gjirin e vet ka 130 anetare nga te gjitha trevat tona etnike dhe diaspora shqiptare Kanade-SHBA.Zeri i krijuesve u degjua ne shume manifestime kulturore si dhe ka kordinuar botimin e nje seri te veprave letare-historike per Kohen shqiptare ne diaspore dhe atdhe,thekson zeshem Ajazi.

1 pena

Ne botimin e Antologjise poetike,,Pena e Lirise,,jane prezentuar krijimet poetike te kohes shqiptare te Kosoves,ku nje pjese te jetes e vuri ne sherbim te akuzes Arif Shala,i njohur ne popull si Hoxhe Avdia nga Sankofci i Drenices,per te cilin sherbimi policor serb me te hetuar veprimtrine e tij kombetare dhe angazhimi i tij kunder shpernguljes ne Turqi dhe per Lirine e Kosoves,ia zuri priten ne vitin 1946 per ta vrare dhe varrimin e tij e pati ndaluar per pjesemarrjen e popullit te Drenices.Vetem ne saje te zerit liridashes dhe kombetar te Arif Shales,sipas kronikave te kohes,nga Drenica nuk pati shperngulje per ne Turqi dhe amaneti i tij me porosine e Shaban Palluzhes qe lufta te shkoj deri ne fund per lirine dhe bashkimin e Kosoves me Shqiperine nuk e ndali pushken e veprimtarit dhe poetit Arif Shala.

Faqeve te para te Antologjise i paraprine mendimi i Prof.dr.Muhamet Pirraku,bashkevendas i Arif Shales ku nder te tjera pati thene:,,Ore te LNDSH-se flamur ne Drenice,burra me bese-eminence e shqiptarise,yje te pashuar ne altar te Shqiperise,,.Autori i kesaj antologjie Sheremet Ajazi,ka perzgjedhur me kujdes disa nga krijimet e Arif Shales te shkruara ne Kohen kur Drenica kallej flake nga dora vrastare e Serbise nga permbledhja ne doreshkrim,,Krisma e pushkeve te lirise.

Ne pjesen e dyte te faqeve antologjike kane zene vend poezite e shkruara nga uatore te trojeve shqiptare dhe diaspora neper bote:Abdyl Shkodra,Ali Ali Dema,Cerkin Ismajli,Nezir Prokshi,Dibran Fylli,Ali Berisha,Rabije Bytyqi,Rudi Berisha,Aurora Vela,Arbnor Shala,Besnik Gashi,Drita Fejza,
Sheremet Prokshi,Isuf Sahitaj,Zeqir Dobruna,Donika Hoxha,Gentrit Ajazi,Ferat Ferati,
Elizabeta Rexhepi,Hajdin Rama,Hamdi Gruda,Imer Ajazi,Rexhep Ajazi,Sheremet Ajazi,Shqipe Hasani,Sanije Ahmeti,Skender Karaqica,Xhafer Dvorani,Valentina Ahmeti,Vlora Berila,Iliriana Ismaili,Ismet Tahiri,Izet Hajdini,,Magbule Qyqalla-Bublaku,Merita Berisha,Mehmet Shala,Muhamet Luma,Nazif Ajazi dhe Sabri Kadriu.

Antalogjia eshte botuar ne Prishtine ne nje tektnike standard te kohes,Redaktor Dibran Fylli dhe Recensent Nezir Prokshi te botuar me shpenzimet e autorit Sheremet Ajazi,nipi i Arif Shales me vendbanim te perkohshem ne diasporen shqiptare ne Kanade.


Cikël me poezi nga Ismet Tahiraj

VETËVETËS I VËMI KUSHINETË
– Mitrovica veriore –
I thashë vëllautim tim mos e shit banesën o njeri i mire, paah përendinë
Dhe pse cegma na ngrinë në veri, ky hileqar i ri
E di, mbase e di s’do t’shesë kjo punë s’do meçuri
Dhe heshti si bulkthi ne vërri.

Premtimet u shkrinë si akullore
e kishte shitur banesën dhe doctor Fevziu
po, po, pasatj Naseri, Skënderi
eh syve më kaploi terri
Unë në betime besova,
dhe ngula guri në mezhde
Pa ferexhe
Atje ne veri
ku mollotovet bëjnë zhurmë
autumatiket bubullijnë
Fitili i dritës u dogjë
qielli që përshkëllirë tmerr ërrsirë
Erdhi dhe kjo e pa mire ngjyrë në këllirë
I shitën Drita e para e dyta Nerxhivani
na e vyshkën shpresën
Si të ma venin në fyt kmesën
Kur i s’dhitën dyrët e konakut,
pritja qe ishte aq e përzemërt
Ne bisht trakut mu zë fryma,
djersitëm dridhëm kërcellijë dhëmbeti,
qartur tamli, a hije vatani, unë mjerani
Kot kishim folurë për qendresë,
gjithçka e përthekoi e pa dukshmja kmesë.

Po more a e dini ju
se fëmijët tanë aty lëshonin shtat,
e ne Plëqëri te thinjosur, agraisur e sosurë.
Po a tregohet përallë secila ngjarje e vërtetë,¨
vetëvetës i vemi kushinetë,
po tani si të fëmijët tanë
për lojra ne Kala
Vetë frikacakë, hata,
e hëna na përqesh pa nda
S’do të këtë ënderrë kush po e çel atje
më as musafir s’jemi më tjetër veç gabel,
rrush qeni i kalbur nëpër zabel.

A ka Rashka hise këtu
a ne jemi trumcakë atje,
këtu pëherë
Hej flokët na i qeth secili bërber,
po djersa na mbetet në atë preg tonin,
në atë derë,
dhe prapë se prapë potere
Kthehuni se tjetër kund si aty nuk ka pranverë,
veç fantazma e mjerë
U shit u stërshit,
u dogj skelet nga kjo verë
varret e tanëve, eja atje
na i vrasin sketerrë,
droj ato varre
do i heqin me bulozherë
– o të mjerë.

S’LIHET KONAKU
Si duket ura e veriut po kërkon erë dheu,
kokë njerzish, frymë e tymë
Sërish hapat trokasin rrugëve në asfalt mbi dritare
Si duket s’lihet konaku, oborri, kështjellë bëhet shpirti,
pa kur fare zori
Erë dheu si pas orëve të fat thënave,
do gufojë parmakëve te dritarëve, koridorëve
Se assesi e jona s’bët kurrë e huaja, sarkazme,
tenxhere tjetër serirëtfrymë, tym,
dikuj do i hapë sytë, dikën do ta qorrojë te vona.

Se frusturimet s’falen, s’mashtrohet sa kërthia vë kot thërrasin
Të mykyrat te mjerat mendje Se shqip lind foshnja,
shqip ecën kërthia
Ne u deshtë erë dheu jemi ne gati e gjithë Shqipëria…

SHIPOLI
Nga fabrika
Ne Shipol,
Rimorkio e traktor
Tremijë edhe pesëqind
Ishin te rrethuar-me gjind.
Në kolonë ecnin
Zbathurë,
Pa ujë
Dhe pa hasra.
Mbi koka
Mitralozi,
Shtatin ua prente
Thika e mprehurë.
Etja ua shtrengonte buzët
Marsi ua rendonte bluzet.
Këmbët bëheshin
Kopujë,
Udhë e jona
Gjakpirësit e huaj.
Edhe turma
Ngjante gjarpër,
Truallin tonë
Dimër i acart
Na saoste vapa.
Skaj një molle
Tytatë me gojë bolle.
Në rresht fëmija
Nëna(digjej) flakë
Dhe këputi e bija
Si lulet kur hedh qershija.
Ti, ti – bënin më gisht
Jepni deklerat qart e sakt, shkurtimisht.
Bluzat e përhirta
Na rrini gati
Të gjykuar ishim
Të na marrte xhelati.
Në Runikë
S’na lanë
As një metelik.
Hej, nofka ishte
Shipoli,
Dil nga rreshti
Kush foli.
Eh të përpinin
Plumbat e mitralozi
Fatëprerë kush ishin
Arkat me sy
I mbushnin Syla e Kastratoviçi
Ai farë hiqi – dobiçi.
Më këtej, për ju
S’ka kthim-prapa
Kjo tokë është e jona
S’ka tokë më, toka te lasht
Nuhaste xhelati
Me gjak njeriu i spërkaturë
Më shami në koka
Si nëpërka në boka.

2.
dhe drita e re fesku
Shipoli u kthye,
Në vartat e veta
Margaritaret e vet
Si treti jeta.
Kudo shtëpi e kopshte
Sërish lulëzoi jeta…

DRITËROI
Ju më vargjet e tuaja i bête te shkëqyera prozhektoret gëzimi
Nëpër uzinat e atdheut, arat n’flori gruri, hambarët plotë e përplotë
Devollit i ke dhënë dhe i more urtësitë xhavahiri
Hënën ia vëne medalion tokës, shfarose dergjë vampire
Skaj më skaj fushve u nxorre parmendën flori. Gëzim dielli
Po dhe dyeret i çele i mbylle për njeriun e përditëshmërisë. Gaditë.

Kolorit u dhe lumenjëve, maleve madheshti. Bukuri.
Bosforit i dhe lëmeri, qetësi si dashnor i rryër, maturi
Fisnikeri e Krujës i fale korife e pedisestal. Madhëri.
Tash kallëzit e tuaj radhitë sipë çdo sofre, çdo porte, çdo epike
Etje përplotë kolorit mahnitëse.

CELEBRIM
– Opozitës e poztiës –
Frymë për frymë
E ngatërrova
Shpretkën.
Shih tash
Kut t’i dal
Flaka çatisë.

2.
Kush po përmjerr
Mbi kredinë.
E kush në celebrim
Ballin po e pështyjnë
Bulec 26.2.2016

ARDHJA E TJETRIT
Lehja e qenit
Ishte ne te majtë
Ardhja e tjetrit
Ishte ne te djathtë
Veshur kish lesh këmbëve
Ecje te buta
Me fytyrë terri
Qeni ikte ne te djathtë
Ne te majtë vinte cijatja.
Sa herë binte acari
E sa herë rritej vapa…

MËNGJESI A DO FEKS MË TJETRIN
E pati buzën vra lije
Hundë rrjepacakë nga acari,
Shpinën e kusur gungë
nga aksioni i armeve
dhe mëngjesi i mëngjesit
a do feks më tjetrin
tepricat e drithi
a do i lënë
cullët barkthatë
nata ha fshehtas
as gjak as gjymtyrë
mbi dhe s’lënë ngjyrë
dhe zagaret nuhasin
s’kanë qafë as hallkë as zinxhirë…

Bulec, 2011
MOS HIP KALI
Dita vjen
Netët shkojnë,
Përherë
Gjithçka harrojmë.

Secilit kali
Mos i hip,
T’i thyen eshtrat
Ballin ta nxinë.
Te shkojmë me vrap
Apo trok.

Ne qiellin
E hapur,
Sorrat krrokatin.

Ulemi e pushojmë.
Cerga
Nga leshi i dhisë
Cergën ta shtrojmë.

Darken
Ta mbarojmë.

Lumenjtë
Drangohen.

Përrallat
Gufojnë.

Tepricën e rrafshojmë
Mbi kikë te fushës
Mos t’ këtë shkozë
Arkitekturë e përsosur
Na vihet në kurriz.

Dalin ca dardha
Ikin ca bishta.

Me t’ holluese
Tepricën rrafshojmë.

U LAG U PËRLAGË THEKRËS
U lag u për lagë thekrës
Deri përtej zverku
Trokiti në dritare
E në derë
Një shpurë njerëzish
Po vijnë me potere, oh.

2.
U avullua thekra
Përvëlonte dielli,
Kapërcelli u vyshk
Deri erdhi t(d)erri.
Grua e gjora i tha
Ti s’ke faj
Po bajga kuajsh
Si dregëza i mban.
Se po te sosi dielli
Mbi kokë
Hirra çanak
Shteret
Qefini i hoxhës
T’i kuturis borxhet…

TE TREGOVA MIKU IM
Te tregova miku im
Për klloçkat e trenta
As nuk zënë dot more vend
As nuk ikin nga vendi.
Sot retë
Të hidhëruara
I bënë paçavure ato
Paçavure plehu
Paçavure myk.
Se pakë ato kanë inat
Se ti ke pak më shumë se ato
Kur te përlakun shirat
Kur përmjerrsh trenta.

UJË
Ujë ka s’a nuk ka sa tokë
Një bokall i shterur
Dergjet kot…
Zjarrmi ka autonomia
Po bokalli thermi, thermi.
As bokall, as ujë në tokë
Shira veremi nëpër botë….

NGA HIRËT DHEUT
Kur mijëra bukuroshe
E kanë mantelin te tyre
Si mantelin tënd,
Si ta harroja pra
ku në një bankë parku
është skalitur emir im
me penjtë te dylltë.
S’i t’i harroja
Vetëtimat e qiellit
Strukeshe atëherë
Në guvën e gjoksit tim.
Pa pra grimconin lajthia
Më gishtërinjtë tanë,
I krihnim njëri tjetrit
Flokët, flokët kallinj
Atëherë kur harrojë
Se është kalbur mishi
E kocat janë ndryshkur
Nga uji i stinëve i hirtë dheut.

TE TREGOVA MIKU IM
Te tregova miku im
Për klloçkat e trenta,
Që as nuk zënë vend
As nuk ikin nga strofka.
E sot retë
Të hidhëruara,
I bënë paçavure ato
Paçavure plehu
Paçavure myku.
Se pak ato kanë inat
Se pak ti ke më shumë inat,
Kur të përlagun shirat
Kur përmjerrësh trenta…

RETË KALËROJA ME YZENGJI
Retë kalëroja
Me yzengji,
Ta haja shpirtin
Kur ma fale
O ti njeri.
Retë me yzengji
Kur u shkapërderdhën
(s’mbeti as hi)
Ishe ne shesh
Hiç gjë, as mi…


U ZURA ME TY…
Unë u zura me ty,
siç zihet me cjapin kasapi
Më shave me ke thërmuar,
unë ngrita bajrak qendrese
Me dritë dielli, jo shkrepëse.
U zure më mua si erërat e marra,
që zihen më pishat idilike
As një cep të saj nuk i heqët hala,
ty ta fika dritën pa te fala.

Gurrave u vëre shëmti si dergja e keqe,
si shëmtira Unën’preherin e ajrit,
në dritën më ngjyra,
ta vëra duvakun përplotë shëmtira.
Rrugën e bëre më llageme më frra,
më rrëshqitje,
vrinkthi i vëra kunjat,
bazën ia përtërira,
e i hapa ujë bledhës fatmirave,
as kund rrëpirat.

Më ty u zura të deeputeti përplotë dredhira,
ndërskamca, pështirje
Ti ishe një afekt zahire,
kukull ë lënë shesh dynjaje për sehire.
Ti doje te jepje një vulë të myket,
me çime urithi po s’di kush të stamposi
Më coftinë stabile, pa hile.
Se shekujt më s’vriten me shoqi shojnë,
as terr as në agime, po kishin përmallime.

Eh dita rrezoi më te arta zgjime…
VETËM
Kurvën e lash vetëm në shtëpi të saj,
qe t’i haj thonjtë e vet pa krip
Udha ishte lakaderedhur e keqe,
me ujëra të fëlliqura deri ne fyt,
por që nuk të plasë,
Përhiturë të lë si një glasë.
Dita pastaj humbet,
është aq e gjatë,
e gjatë sa përi i tjerrur,
jo përi i fatit tëcubit e viktimës
Nën trysnin e diellit të fortë,
që s’lë pa e tha as buzë pështymën,
e kripa, kripa në vë sekëlladi
E etjës me nerava të ngrime.
Nga ballkani shikojn me tejqyrë precize
dhe kopjojnë më aq besnikëri fjalët e thime
Si zog që shpurth në gulqime,
pa arrest përpikërije njërzëve që të kujtojnë
nëpër kujtime si Mizevir
a si leshko mbrëmbjeve a në agime
– që dëshirojnë te shtypinin më thëmbra
a më dhëmbë Në kohë intime.
Si bleta që roit nëpër zguara shelgjesh të konvertuara në kthina,
që nuk te njeh kush, as nuk te
Kujton për trupin që të ka shkuar për shpenzime,
pa pasë tjera detyrime.

Mbetesh i humbur në pikëllim
veç ai që të ka njohtë në shpirt dhe timbrin,
paq e past këtë jetë lundrimin.

VRRAGË UJË
Vrragë ujë mbeti llërave gjoksit,
kur ishte i nxehtë mbeteshin banjove,
hamaxhikave si beduini stepave
A kokë zhapini.
Lum kush e kishte gishtin e vogël
e shtije në ujë se i madhi ishte thy’ për seri,
si plepi fund e krye.
Sapun nuk duhej se kahmot
na njinin lëkurën dhe pështymën e shurrën.
S’kishte nevojë analiza ekzaminime,
ishin të tepërta,
veç gri shiqimi,
erë hudhër buzëqeshja,
majdanoz pendimi,
dhe as njëri i vetëm hetimi.

Lum kush e kishte gishtin e vogël
dhe pse firmosnin nënshkrimin,
për një akt të veçant,
lypsej Dekor vënja e gishtit,
sepse gjithçka instiktit i ikte ndërgjëgjsimit.
Dhe aktet që ti i nënshkruaje,
dilte se vet e ke bërë kamuflimin,
jo që ata kishin zierë e përzierë amshimin.
Lum ai që kishte gisht të vogël dhe i ikte përdëllimit.

QYTETI
A zbrazët nga rrugaët nga trafikantet,
nga shëlbimi a mizëria e shtunakëve te pa cipëve erë jarge,
erë katundari,çezmja nuk u del kur vijnë t’i lajnë fytyrat,
durët deri llëra dhe këmbët e mykyra
që besa më këpucë te lustruara
ama dergjë pluhuri e rraptima,
që zonjat i lakmojnë
Prodhimet e tyre e disa i shtinë dhomave
për hise abuzimi pak kush mbetet pa sharë e përgojime.
Në sitë të siturë si cingla-mingla minjëje e kalojnë durimin.
Dita tjetër është diçka më e lehtë
Pak zëra bjeshkatarësh,
por nën pëlqyrin e dritarës
akuza të rënda rryma të rreme,
që zihën më Melmesa meliniumeve e betime,
qyteti e ka pasqyrën e vet si rinia me thinja.

Nata e dita nuk ndyshojnë në ankime,
thi i egër ne fushë derdëllimi…

SHPRESA
Shpresen e vari era e çmendur ne degën e saj.
Shiu ra sigjim, vera na sosi manin e shelegjen
Te përrocka i tha picrrakut berit shumë o i lum,
se balta nuk shurdhohet, as një katund.
Kumbullat perzhegre gati ranë për tokë
me okë te kalbura më okë
Oh medet nanë për ty e për mua,
kund mriz nuk ka qellue,
as streh guri me u strehu’
Sa andej sa kendej na endin
për dy lek pleqërie,
ajme makutëria, kohë bushtre, zie
Selishten si ta e lëmi sheterpë,
pa fare, shterp qellimi.

Qielli hi shkymbur.
NE SHKUPIN E PËRGJAKUR
Përrenj te rrëmbyeshëm
Po zdirgjen me gjak
Vardarit vërtik
Po zgjohet një dardani
Me dardha e plisa antik.
Dhe vërtik derdhet gjaku
E njomë tokë e lashtësisë,
Ti burim i historisë
Mos sosë pergamenën
E ilirisë
Se te vret gjaku yt
Më s’durohet
Laku i huaj
Nëpër fyt.
Diell e pjergull
Nuk lanë mjegull…

KRIMI
Krimin do ta prangos
Me flokët e tij
Assesi me tjetër pranga
Do ta pëlcas more
Me këlbazën e tij
Siç kopë zorra nëpër prush.
E larg do ta tres ne dhe
E larg do ta përpijnë
Gropat e vullkaneve
Më s’do të këtë brymë
Veç lule bajame pranverave…

ORA RA DYMBËDHJETË…
Ora ra
Dymbëdhjetë të natës
Kush te shty moj derë,
Kush te shty
E di që Dardanisë
Derdhet upri
Po bubullimë
Po vije
Po vije,
Me shqelma
Me kondak
Jargësit
Që shkumojnë
Më gojën shpellë
Nata thonë s’ka besë
Dhe nata
Hata pjell.

Derës kush i ra
Ora ra dymbëdhjetë
Hafijet me ta
Me xhaketë te zezë.

Në korridor
Përplasën lulet,
Karriget hidhen
Për dritare.

Në ora dymbëdhjetë
Vranë natën e zezë,
Vampirët
Sedrën e vogëlushes
Pesë vjeç.

Me çizme siç ishin
Kalbësirë erë kishin,
Në orën dymbëdhjetë
Pa shi ishin retë.

I shqyen fletoret
I thyen vizoret,
Në orën dymbëdhjetë
Mizoret.

Gjyshja me paralizë
I trua shqip
Ata s’ishin trup njeriu
Ishin hije nate
Ishin ortodoks biskup.

Në orën dymbëdhjetë
U trembën veç e veç,
Ma takravate në shpinë
Ata që veç zi,
Gjë tjetër nuk dinë.

Nata iku
Gjumi s’u rehatua,
Serialet serish
Përsëritën, serish.

Jeta herë, herë
Tabanin e vet
Marrka ne thua.

Në orën dymbëdhjetë
Për t’u kthye
Serish
Ikën si shigjetë….

VEÇ BURRËRI GURI
Vaksincë
Ti e vakët
Njëqindë gradë.

I lë retë
Prangave.

Kur të duash
Dil
Pranverë.

E di se
Me kthen
Tim eti
Në jermi.

Soll
Mos më
Përthuar

Në rrjetin
E aligjynit.

Se të bëjë be
S’ke kurrë
Stinë ndryshimi.

Veç
Burrëri
Guri.

Te Dielli
Te Djerësa,
Të gjaku

Votër
Kështjellë
Flamuri

Vaksincë
Ku
N’ ball
Nuri…
RAJA E GJALLË
më dyzetë e pestën
na thanë,
qiti te gjitha
ç’kani përpara.

dyqind kuintal grurë
për secilin,
e gjalpin e tundur.

Ja hodhëm pushtetit
se na i nxori
dhembët me dara.

Na thanë pastaj
t’i qitni lesh,
dhie të kuqe
dhe lesh dele të bardhë.

Ne ia hodhëm
prapë pushtetit,
thonjtët e durëve
na i lanë te çarë.

Kush mbeti fajtor
veç raja e gjallë…

HIRIT TËND GUFIM
– martirit Tahir Hasan Tahiraj –
Tahir
Pse ne ëndrra
Me flet aq sertë.

Bulecin nuk e lash
Në shtet rrethim
As gjumë as ne zgjim.

I prita në të
Iku shtreza
Acari
Ne pa kthim.

2.
Ti je bust
I ngjallur
Në shpirt tanë
Po ne zjarrin
E shpirtit tim.

Lule fushë luadheve
Nuk u thanë,
Siç nuk u tha
As loti im.

Nga vijmë
Nga shkojmë,
Shohim fytyrën
Tënde.

Në përqafim
Lindje, perëndim.

Buleci s’pranon
Tjetër kujtim,
Për veç
Hiri tënd
gufim…

HIJA NA MERR NË HIJE
Hija që nën te jam më ka përthekuar duarë e këmbë
Një gjallëri e fortë, krejt e tharë taze, hiç bajat
Katruvë pa ujë, thatë, zjarrmi e përdalurë kalk
Kokë derr ne më thënçin fatmjerë
Udha ka tregusin e saj përfekt, fyti lëmek
Shurrë shkëlqyese e kërmillit, direkt.

Pastaj kur bitisim udhën dihasim – s’ia gjëjmi fundin
I lëvarim veshtë, kryeulurë rrimi në shesh.
Hija që na i ka përthekuar fjalët, arsyet, dritat e qarta
Mendimet, e më një kafshore buke-tebdil na i bënë tejqyrat
Po jemi profesionist tepër të zotët, llomotitës, e kudo
Kafeneve, sokaqeve, truma zogjësh. E koha fshehët në kosmos.

Lëre të bëjë si te duan vet,
ne cakun tonë-në llagemin e huaj
Këmbët diçka si kosë po na i pretë,
as gjëja në bebëza te fatit na zbretë
Mulliru bluarjë e qetë të sertë.
Që moti paska tufuar kallamboqi i borxhit vet
e trazojmi këngën, e thyër e kemi poqin
Kokë kungull merr vesh hapat ec zvarr nëpër shesh,
hija nuk është pshtirërorse e minutat na i cek me kanar.
Faturë e kallamboqit pa afat e dalë, lëre se gojët tona flasin – s’ka më zagar…

PO E MATIN TOKËN…
Si gjithkund në Kosovë po e matin tokën,
nuk cenohet guri pretej tepricës e vogëla
nuk është as gjë-hiç bash as gjë
Sa një trup i mizës, në sy te gjithëve,
pa hiri ndoshta bëhët sehiri
E kur do të matet trualli i varrit tim,
ta njohë këtë biçim.
Si në kadastër komunale ku të mbjellë pezmin
ku ta ujisë i pa hise dalur kukuvriq
Po matet toka ishte e matur më saktë
kur ne shtoheshim në bashkëjetës
Si tuma bubrrecash e dukshim si pare e kuqe,
dikush ngjitej malit, dikush hynte ëmbëltorëve qytetit
Të gjithë të njejtë, barazi as kush, zagar e lepurush.
Qelepir na dilte dita, tokat po matën, si gjithkund në Kosovë,
hapësiira po zvogëlohet, trumcakët po shtohën
Udhë më shumë udhë-sa krejt ecjet e botës, lëmsh i kuotës
Një i krekosur ofshan e thotë
-unë matjet t’i pëshurrë vet këtu në mezhde jam guri.
Po matësi digjital lidhet më satelit, e jo me sepatë,
s’çanë kokën nuk i shurohen veshtë
Si kardiologjia i rradhitë vijat dhe zhurmat pshurrën nga hiçët.
Po për shtëpinë time ku është parcela,
numëri saj retë i pështjellinë, e penjtë.
Kemi prova të moçme Dhe guri i mezhdës rrenë,
s’matët toka natën po dielli po nxenë në defter
numëri lakohet Gjithçka te vona terr vjen…

NË PËRRUA TE KEQ
Në përrua të keq as gjë më shumë se risi,
as gjë më pak se llafe
Një izbë shtëpi, kërsheri, për seri,
për sy, midis gjetheve te malit samar i kalit
Fati sjell broçkulla aty shkarkohet djali
e i moshuari nga epshi e sperma,
mes gjetheve mes degëve të përdala.
Përroi i keq është tepër i art fokëkuqe,
syzeza, pikë dardha nën dardha,
ah dil o shpirt, po kofshe te bardha
Currilat e përrnjëve cucërrohën,
ninulla shtrati, badivokja te kasapi –
mëshoj djal deri të lëshon takati
Dielli bie në kokë e s’njehë orë,
hija se njehë sahatin
Si ne samar kali mes fletësh përralltari
dhe në humbësh kokën, dije te ka shituar djalli, por se mbari
Ec e gjej currilat kur thahët nga boa damari…


ME DHJETËRA PRANGA T’I VËNË
E Këlcyrën,
Si do ta kalosh, Këlcyrën,
Më dhjetëra pranga
Do t’i vënë,
Vetëm njëra do të sëkëlldisë
(kur fort shpirti dhembë)
E shemb.
Sytë e tu te shkruar
Ne tezgjah,
Do te endin pëlhurë.
Atëherë është kohë
Kur piqen qershitë,
Nuk thartohet tambli
Veç zëri i ikë tradhtisë.
Me dhjetëra pranga çlirohen
Veç njëra të sëkëlldisë,
Kush tjetër ka faj
Veç lule bliri
E shelgjet te përrenjtë.
Që na vlon damarëve
Gjak,
Veç gjak
Si turbina avullin ahmak.
Me dhjetëra pranga shkatërrohen
Veç njërën e kemi hak,
Shpirti e do, shpirtin
S’lëshon udhë, veç lyp te vetin cak…

NË KËRHANË
Unë ty s’te harroj
E dielli s’perendon
Le te rrembehet uji I lumit
Shtjella ne vorbull
Na çon
Le të mos lind hëna
Unë ty, ne gjum te permendi
E gjarpërinjet do të hanë
Deri sa te lulon
E mistreshmja thanë.

Do te lenuremi
Ne kërhanë…

KOLIBJA
E di se ky
Çurg uji,
Nuk pihet.
As ky qen
Qe leh,
S’është qen.
Kolibja s’është
E Bashkallëkut.

Njeri
Po përmjerr,
A po me jep
Mend.

2.
Luadhi s’është
Pastruar
Dhe pse pranvera
S’është pranvere.
Distinktivin akoma
E kanë laureuar
Përball dritareve
As një kornize çel.

Dhjam i shkrirë
Pasqyre.

As durimin tepër
S’duhet duruar,
Defterët veç janë
E s’janë shkurtuar.

3.
Molepse, kotet ne gjumë
Qe ve buzave
Karmin.

Qeni qe leh
S’e njeh dashnorin,
E njeh krimin, për krim
Tëlanat
E rriskat
I ka kombinim.

4.
Atëherë ne çurg uji
Burbuj
Kush s’i lan sytë,
As qaf e ndytë
Si një thëllëze torollake
Rrokulliset nëpër shpate.

5.
Cipa mezi duket
As ferra s’ishin
Kush dreqi
I shpie mu
Te dera.

Kolibja e bashkallëkut.
Afera…

Ti i dikurshmi
——————-

Kur te trokitja
Zyrave,
S’ më flisje
Batërdisje.

Herë, herë
Fytyrës,
Ngjyrat të
Vinin e shkonin.

Dikush në vesh
Te namatiste.

E more kërpesh.
2.
Kur unë
Në tavolinë,
Tí tregoja
Dokumentet
Bazike.

Ik, lërmë rehat
Ose nuk jam
Kësaj pasdite.

Ti edhe veten
Nëse e ngulfat,
Më atë kërpesh
Kurrkush s’të
Ka në qafë.

Nga një lartësi virane
Poshtë sheh vetëm shpatë…

QENTË
Sa të shkëlqyer
E kanë lëkuren,
shpurën sa te butë
si lule pylli
si taçes pambuku
enden fushës.
Turinjtë sa
I kanë acarues.
Zhdryhen
Nga pleshtat
Me vithe
Te kërlesha.
Sa bukur
U shndrit sytë
Gaca nëpër hi
Rrotë bishtin
Acarimin
E kanë leverdi.
Ec e rri
Ulur
E thuaj s’hanë
Sa pervajshem
Ulurin
Ec e thuaj
Qeni ka besim.
Sa te bukur veshët
Si dy maje pishe
Sa acarues
I ka jargët
Beso
Nuk leh
Kafshon pa pritur.
Ç’ farë gjoksi ka
Shkëmb i buhavitur.
Llava e tyre
Është e mahnitur.
Qeni s’pritet
Pa shkop,
Mos u bë i koritur.
Sa te acartë
Janë kur ndërzehen
Te shqyejnë si pite.
Ne dresi sa
Janë te përgatitur.
Qençe jetën
Shumë njerëz
E kanë venitur…”

Përgatiti:Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...