Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/18

ISMET TAHIRAJ : FJALË TË URTA SHQIPE, KOSOVË



1. Veç bie me sy i pangimë
2. As i hurit, as i konopit, po i hajës
3. Në arën pa valartarë, gjarprijtë hazer
4. Barkun e fortë se gjithkah kullotë
5. Më të përronjëve u bë vëlla.

6. Sokak i pa shtruem, si dysheku i hedhun
7. Kosa qe s’pret dorën, e vret
8. Kallamoqi kosh e buçuku bosh
9. Dhentë e dhitë përçiten me thi
10. Versije verem i zi shtëpi

11. Kukurijet e tepërta, janë si balta e vadave
12. Mos u bë tarak në arën e huaj
13. Dremitja e fuqia, janë shenjë pleqërisë
14. Më biçikletë nuk hipet në plep
15. Dregëza që s’përthahet, lëkura përçahet

16. Ai që mbyll bibliotekë, vetja i ka vdekë
17. Pas furtune shkundën kallëzit e grurit
18. Çdo herë mos i thuaj vetit ham dreq
19. Njeriu vejan miurmuron si hajvan
20. Sadaku i kresë është dija e dhanur

21. Njëqind djaj s’mund te trembin, dy hamaj të çmendin
22. Më krip mos e tepro, pa krip mos jeto
23. Nëse shkallë, shkallë ke zbritur, nuri yt zdritë
24. Dimri është xhehenem, pranvera xhenet jo i rrenë
25. Mos ia fut vetit kavallin, kurrkush s’ta heq sikletin.

26. Në pastë marr zjarr pushka, mos u sill tek krushka
27. Secila pemë dhe secili vende, krenohet me te vetin send
28. Fasule për darkë, bri e bark t’i hallakatë
29. Nëse ujin e ke ndytë, t’i verbon sytë
20. Mendjen ta fal zoti, heroizmin ta jep kombi

31. Mos e ndreqesh boten, mos ia trash baltën rrotës
32. Edhe mulliri ha bullgur, por barku si dhemb kurrë
33. Më shumë sosë dashuria, se gaca e shpupluar ne dorë
34. Mos ik si lepuri, pa i gjetur shteg vetës
35. Më kosë kositen luadhet, me drapër nuk krasiten gardhet

36. Toka haraçin ta vjel, atëherë kur ne gji te merr.
37. Uji ta nxjerr shpirtin, uji ta freskon xhanin.
38. Kur kqyresh ne pasqyre te ujit, drojë te marrin qipujt.
39. Qepet tavan, borxhi te rri sahan.
40. Lulja e ka helmin, dhe erën e mirë.

41. Hajrullah te shtëpia, lopë nëpër bija.
42. Haja e tepërt nderë për nevojtore.
43. Pa laps pa fletore, si eshka pa unur.
44. Vëllait mos ia ve lakun, se dikur përthurësh vet ne te.
45. Udhët qe t’i çelin fqinjësia, drojë se nuk t’i don shtëpia.

 Këto fjalë të urta botohën për herë të parë në Floripress .

Vera Camaj,si më burgosën për shfrytëzim prostitucioni

Mbesa e shkrimtarit Martin Camajt, e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe dënuar me 4.8 vite me vendim të formës së prerë, rrëfen nga burgu vuajtjet e saj dhe thotë se e kanë dënuar padrejtësisht.
mbesa

Vera Camaj, nënë e dy fëmijëve vuan dënimin në burgun e grave tek “Ali Demi” . Ajo thotë se gjëja që i mungon më shumë janë dy djemtë e saj, Fredi dhe Alondo, të cilët ka vite pa i parë.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo rrëfen tentativat për t’i dhënë fund jetës dhe trishtimin e pafund që ka mbushur vitet e saj.
Pse jeni në burg?
Jam akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, por unë s’kam shfrytëzuar kërkënd. Dhe denoncuesi im ishte anonim. Kam një jetë që punoj, edhe këtu në burg vetëm punoj, por jo kësi punësh.
Vera Camaj, a keni lidhje me shkrimtarin Martin Camaj?
Unë jam nga Temali, e lindur aty dhe Martin Camajn e kam axhë.
Keni ndonjë kujtim me të?
Unë jo, s’e kam taku, se ai iku herët e nuk erdhi më, por mbaj mend që kur isha e vogël erdhi gruaja e tij gjermane e takoi fisin tonë në Temal. Po të ishte gjallë ai, për 100 vjet s’kisha me ardhë këtu, po çfarë të bëj, s’kam asnjë ndihmë.
E si është jeta juaj këtu?
Dua të vras veten. E kam tentuar disa herë. Jam keq. Dy fëmijë, djem që i kam, s’i kam parë. Po më digjet shpirti për ta e pa ta jetën s’e dua.
Sa vjeç janë djemtë?
Tani Fredi ka 16, ndërsa Alondo 13.
Pse nuk i ke parë?
Ka një vendim gjykatë, ku unë kam pranuar që fëmijët t’i mbajë bashkëshorti, por me kusht që t’i takoja rregullisht. Ish-burri nuk mi sjell fëmijët, nuk e di çfarë, por nuk po respekton asnjë vendim.
Si është historia juaj, pse shkoi deri këtu?
Kam pas 18 vite martesë e që pas lindjes së djalit të parë, im shoq nisi të më dhunojë. Aq shumë kam ngrënë dru sa as rrobat s’i mbaja dot në trup. Durova shumë. Lindi edhe djali i dytë, por asgjë nuk ndryshoi. Unë haja dru vazhdimisht, madje dhe fëmijët mi ka prek. Një ditë hëngra aq shumë dru sa shpirti po më dilte. Ika për gjithë natën. Në fillim shkova te vëllai, i cili u spraps e më tha që duhej të sqarohesha me tim shoq më parë.
Ika që aty dhe u rashë dyerve të motrave të Nënë Terezës. Ato më futën brenda e kur panë trupin tim, u tmerruan. Nuk kisha rrugë tjetër o do vdisja, o do jetoja.
Po në polici ndërkaq kishe kërkuar ndihmë apo kishe denoncuar dhunën?
Sigurisht që e kam denoncuar dhunën dhe kam marrë dhe urdhër mbrojtjeje, por që është thyer.
Çfarë ndodhi më pas?
Motrat e Nënë Terezës më mbajtën aty e përballë tyre morën një shpi të vogël për mua e fëmijët. Kam punu në fabrikë në pastrim sa me mbajt veten e djemtë. Në 2014-ën, një vit gati pas ikjes, u krye divorci. Seanca parë ishte pajtimi e kur më pyetën a do rikthehesha i thashë, ‘kurrë’. Im shoq dhe me dru shporeti (sobe) më ka ra. Kam kërcy nga kati i dytë e poshtë me i shpëtu drunit, e s’mund të duroja më.
Po fëmijët? Sipas vendimit gjyqësor e kanë takuar të atit, pse?
Ai u bëri presion dhe ata vendosën të rrinë me të. Megjithatë, edhe mua duhet të më takonin vazhdimisht. Unë shkoja i takoja, por një ditë kur shkoj në Grud e Re ku banonim ne, mora vesh se janë transferuar në Shllak nga kishte origjinën burri im. Ai vendim gjyqësor është skandaloz. Në një kohë kur pohohej dhe nga shteti që unë kisha urdhër mbrojtjeje bashkë me fëmijët, ata ia lanë tim shoqi nën kujdes. E kam qenë pikërisht në këto histori kur ndodhi më e madhja, burgosja ime.
Si ndodhi, ku ishit?
Isha në gjykatë, po merresha me çështjen e fëmijëve. Unë kisha frikë se mos ata nisnin rrugë të keqe se mua s’më kishin afër, babën jo në një farë mënyre, ndaj i kërkoja. Para gjykatës më ndali një furgon civilësh e më thanë të hipi se fëmijët i kisha në polici. Më çuan në polici e pas katër orësh më thanë se akuzohesha për shfrytëzim prostitucioni. I kërkova se kush ishte, por denoncuesi mbeti anonim. Më 4 tetor 2015, me vendim të formës së prerë u dënova 4.8 vite.
Vijnë ju takojnë të afërmit në burg?
S’më ka ardhë asnjë, se sipas tyre i kam korit. Flas me nanën rregullisht, ajo më tregon edhe për djemtë e mi. Dua t’i shoh se kam shumë mall sa po dal trush.
S’i keni takuar asnjëherë fëmijët?
Të voglin kurrë, ndërsa të madhin vetëm një herë kur ishte në burgun e Kavajës për plagosje të shokut të tij. Ndodhi ajo që pritej, ajo që kisha frikë unë se mos u ndodhte djemve të mi.
Po çfarë ndodhi me të?
Për ngjarjen më lajmëroi nëna, e cila më tha “t’ka qit Fredi n’pushkë”. U trishtova sa më s’ka, e si ta mbroja, ku ta gjeja? Kur e kam taku djalin, Fredin këtu në burg më tha se ngjarja ishte aksidentale. Si pa eksperiencë, arma ishte shkrepur vetë dhe shoku kishte marrë një plumb në këmbë. E at armë unë e di se për kë e ka pas.
Si u ndjeve ti kur e pe?
Ç’a të them. Sytë më ishin bërë të kuq si gjaku. Shyqyr doli e shpresoj e lutem të jenë mirë.
Pse nuk ju vijnë fëmijët?
I kam bërë disa kërkesa shtetit dhe ministrit Tahiri që të mi sjellin djemtë, por askush nuk më kthen përgjigje. Me foton e Fredit në gji flej e nuk e di si do ketë ndryshu djali vogël. I ati nuk do që unë t’i shoh e kam dy vite e katër muaj që unë e di si jetoj. I bëj thirrje policisë, shoqatave, Avokatit të Popullit të më ndihmojnë me pa fëmijët e mi. Asgjë tjetër nuk du në këtë jetë, mjaft të shoh djemtë e mi. Pa to do vras veten, se jetën s’kam ç’e du.
Ish-bashkëshorti: S’kam para t’i çoj djemtë në Tiranë
Gazeta Shqiptare” pati një komunikim me ish-bashkëshortin e Vera Camaj, Pal Thepi ditën e djeshme pikërisht për ta pyetur rreth fëmijëve. I kontaktuar prej nesh, babai i dy djemve tha se nuk i çon dot fëmijët në Tiranë, në burgun ku vuan dënimin nëna e tyre, sepse nuk ka mundësi ekonomike. “Unë jam pa punë e s’munem financiarisht me i çu fëmijët te e ëma”, tha ai. Kur e pyetëm nëse ai i lejon apo jo të shkojnë ta takojnë, ai u shpreh: “T’vijnë t’i marrin. Për mua s’ka problem. Unë vetë s’kam mundësi ekonomike me i çu”.

Poezitë për Leninin shkruan Kadare dhe Spahiu


Prill 1970. Në Shqipërinë e diktaturës kujtohet me madhështi 100-vjetori i Lindjes së Vladimir Iliç Leninit. Revista “Nëndori” (siç quhej deri në vitin 1972, kur pas Kongresit të Drejtshkrimit u korrigjua në “Nëntori”) një prej organeve më prestigjoze të kohës ia kushton numrin e muajit prill të gjithin këtij përvjetori.
kadare-ismail

Kjo praktikë nuk përbën ndonjë çudi sot 43 vite më vonë, ndërsa shfletojmë shtypin e kohës. Por tek kujtojme debate e polemika të shumta në median e sotme mbi marrëdhënien e shkrimtarëve dhe artistëve me regjimin, censurën, autocensurën e mekanizma të tjerë të regjimit dhe dëmet që i kanë sjellë letërsisë dhe arteve, ia vlen ti sjellim ndër mend, sigurisht pa dashur të fyejmë askënd e njëkohësisht pa dashur ti gjykojmë. Faktet dhe ngjarjet në histori duhen analizuar në kontekstin dhe rrethanat e kohës. E në atë kohë nuk tingëllonin si sot.
Nga koleksioni i “Nëntorit” kemi shkëputur jo më kot këtë numër që i është dedikuar Leninit dhe kemi shkëputur nga gjithë materialet e tij dy poezitë që po sjellim më poshtë. Autorët e tyre, Ismail Kadare dhe Xhevahir Spahiu, janë dy emra me kontribut të veçantë në letrat shqipe, të shumëdiskutuar si në kohën e regjimit ashtu edhe pas viteve ’90-të, ndërsa mbijetesa e tyre dhe e disa emrave të tjerë të artit e letërsisë, në kushtet e atij regjimi do të mbetet gjithnjë një fushë grishëse për studiuesit.
Nga Ismail Kadare
Lenini
… Ndodhte që i lexoja vargje, ndërsa ai vështronte i mejtuar në dritare, në castet e perëndimit të diellit…
Krupskaja
1
Për të un’ rashë shumë në mendime,
Edhe shumë herë jam matur për të shkruar,
Porse në vargjet e fletores sime
I rrallë është emri i  tij, si gur i çmuar.
Në vargje ai duhet të jetë
Përmes furtunës revolucionare,
Mes ngricave të vjeshtës së tretë,
Mes flamujve që skuqin porsi zjarre.
Prandaj lirikat shpesh kam grisur unë,
Sepse më dukej s’mbanin er’ furtunë,
Por erë fushash, bari të kositur
Ku hënëza vështron në rrugën e dremitur
2
Po nuk ka gjë: Iliçi le të jetë
Në mes pejzazheve që dua shumë.
Mes rrugëve, mes fushave të qeta,
Ku zhurmëron një lis, ku rrjedh një lumë.
Sepse Ai në eci nëpër shqota
Në rrugë plot me erëra tetori,
I deshte bukuritë e kësaj  bote
Dhe drurëtedhe gjethet tej oborrit,
Dhe zjarrin që në fushë tutje fiket.
E desh Ai si shpirti i lirikut.
Deshi Ai dhe velën mbi liqenë.
Dhe fushën që po flë ku muzgjet vinë e venë.
3
Atij mëngjezi i bukur i kujtonte
Të ardhmen mbi Rusinë e paanë.
Dhe perëndim i skuqur i kujtonte
Ata që për tetorin vanë e ranë.
Dhe diellin që po ulej kur sodiste,
me libër nëpër duar tek dritoret,
Ai e dinte: perëndim s’do kishte
Mbi botën dielli i zjarrtë i Tetorit
Oh, unë e shoh kur përsëri i qetë
Me sytë e ndritur ngulur përmbi fletë,
Ndërsa thellimi fryn jashtë në drurë:
“Fitoret kurrë ne nuk do ti lëmë, Kurrë”*)
1957
*Kështu thoshte shpesh Lenini, siç rrëfen Krupskaja, duke ndryshuar vargjet e poetit komunar Euzhen Potje: “Jo kurrë s’do ta lëmë ne Komunën”

Xhevahir Spahiu
Baladë shqiptare për Leninin
Ai hyri në pallatin ku ish parlamenti
Në brez: revolveri ende i nxehtë nga vrasja e Esat Pashës në Paris:
Hyri dhe tha shkurt e saktë si pesë të shtëna revolveri:
Zotërinj,
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq.
Të gjithë më këmbë
Më këmbë të gjithë!
Shtangën drurët. Zogjëve kënga në buzë u mbeti,
Me një kuje të tmerrshme qau e klithi era
Globit për një çast i humbi graviteti
dielli humbi shokun, shkau e ra në humnera
U ranë varetë nga duart kovaçëve
Parmendën në mes të brazdës fshatarët se ç’e lanë
O ç’heshtje e rëndë
Një heshtje e tillë
S’ish ndjerë ndonjëherë,
S’ish parë në asnjë dramë.
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq…
Të gjithë më këmbë,
Më këmbë të gjithë.
Pallati u lëkund
Këmbë-trokitje në sallë
“Baballarët e kombit” njëri tjetrin panë në sy;
“Ai nga Rusia,
Ky nga Libohova,
Ç’djall i nxori në një breg të dy?!
Ç’u kujtove vdekjen Avni “Baballarëve”
Ata për zgjerimin e gjerdheve të tyre ëndërronin
-Vdekjes suaj t’i ngriheni
Të gjithë më këmbë,
Fjalët e tua gjëmonin.
Kjo s’kish ngjarë asnjëherë
Asgjëkundi s’kish ngjarë
Zotërinjtë më këmbë Leninit?!
Zotërinjtë s’janë komunarë.
Tokën deshën të na ndanin në ngastra
Po mbi traktatet u lëshua Lenini i tmerrshëm
Lenini ish i madh sa kreshnikët e elegjive tona të lashta
Ai s’kish lindur në Simbirsk, po në pesë kontinentet njëherësh.
Vallë si e gjeti udhën mes këtyre shkëmbenjëve
Lenini- zemër e gjithëkujt?
Tokën Lenini ua dha fukarenjve
Tokën e tundi…
Lenini si askush u qau hallet të mjerëve
Hallet që s’ua qanë dot as malet me dëborë
Lenini sec kish dicka të përafërt me malet
Lenini vuante nga tragjedia jonë.
Pa ç’ka se të mjerët as emrin Leninit nuk dinin  t’ja shkruanin
Leninin e kuptonin; Ai si ata s’kishte bukë
Lenini kish thënë:
Sarajet do të shëmben,
Po të ngrihen kasollet në luftë.
Pesë minuta heshtje,
Lenini vdiq!
Të gjithë më këmbë
Më këmbë të gjithë!
Shtangën drurët. Zogjve në buzë kënga u mbeti
Me një kuje të tmerrshme qau e klithi era
Globit për një çast i humbi graviteti
Dielli humbi shokun, shkau e ra në humnera.
Diçka drodhi malet që as qepallat s’kishin luajtur në shekuj
Malet gjokszbuluar që prisnin stuhinë
Populli “Ngreu!” i tha parlamentit
Populli ngriu mbi parlament djalin e tij, Avninë.
Tek të gjithë do të zgjohej brez pas brezi Lenini
Po dhimbja ish e madhe
Populli betohej se do ta ruante
Si malet.
Dihet kë ruajnë malet.
Pesë fjalët e Avni Rustemit. Pesë të shtëna:
Vdiq Lenini,
Pesë minuta heshtje.
Mikro-Feudo Borgjezët u ngritën për Leninin më këmbë;
Po vdiste parlamenti.

“Të hiqen nga gjykatat ish-hetuesit komunistë, fyerje për viktimat e diktaturës”


varr
Shoqatat e ish-të përndjekurve politikë i janë drejtuar me një letër institucioneve të larta shtetërore të SHBAsë dhe BE-së përmes së cilës kërkojnë që me reformën në drejtësi të hiqen figurat e ish-diktaturës komuniste. Sipas tyre ata duhet të largohen nga gjykatat përmes sistemit të ri të drejtësisë pasi prania e tyre është një fyerje për shtresën e ish-të përndjekurve politikë.
Konkretisht 6 shoqata: Shoqata shqiptare e rrëzimit të simboleve komuniste, shoqata mbarëkombëtare e të burgosurve dhe persekutuarve politikë të Shqipërisë, unioni mbarëkombëtar i integrimit të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata mbarëkombëtare e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë për integrimin, shoqata e invalidëve e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë, shoqata e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, dega Tiranë, kërkojnë që ish-persekutorët e tyre të largohen përmes reformës në drejtësi.
Në kërkesën drejtuar edhe krerëve të lartë të shtetit shqiptar, thuhet që në sistemin e ri të drejtësisë të hiqen nga gjykatat dhe institucionet e tjera shtetërore të drejtësisë të gjithë ish-hetuesit komunistë dhe gratë e tyre si dhe të bëhet kontrolli i pasurisë së familjeve të tyre bazuar në dy rezolutat e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës e vitit 2006.
Në kërkesën e shoqatës së ish-të përndjekurve politikë thuhet se ata ishin ish-persekutorët e tyre dhe njerëzit më besnikë të sigurimit të shtetit dhe regjimit komunist. Sipas këtyre shoqatave prania e tyre në këto institucione shtetërore është një fyerje e rëndë për shtresën e ish-të persekutuarve politikë të Shqipërisë dhe për demokracinë. “Ishin këta hetues komunistë që ne na kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore nëpër qelitë e hetuesisë që ne të pranonim se ishim ‘armiq të popullit dhe të vendeve perëndimore’”.
Këta persekutorë ish-komunistë duke zbatuar luftën e klasave ishin njerëzit më besnikë. Edhe sot e kësaj dite nëpër gjykata dhe institucionet e drejtësisë ata dhe gratë e tyre kanë mentalitetin e vjetër komunist dhe me forma të kamufluara hakmerren edhe sot e kësaj dite ndaj nesh. Ishin këta hetues komunistë që shkelën Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Me fitoren e demokracisë ne nuk u hakmorëm ndaj tyre bazuar në parullat e famshme “opozitarë por vëllezër” dhe “e duamShqipërinë si gjithë Evropa”. Prania e tyre është një fyerje e rëndë për viktimat e regjimit komunist, për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Plotësimi dhe vendosja e dy kërkesave tona simbolike të mësipërme në sistemin e ri të drejtësisë nga ana juaj është një respekt dhe nderim i madh për këto viktima dhe për shtresën e ish-të persekutuarve politikë”.

Mediat e djathta shpërthejnë në delir: Krijojnë qeverinë e “ekspertëve”



niku-640x356





Mediat e financuara nga djali i Sali Berishës kanë kaluar në delir pas deklaratës së djeshme të Ilir Metës për qeveri teknike.
Ato tashmë kanë krijuar “qeverinë e re”.
Emrat e qeverisë në një masë të madhe janë qesharakë.
Dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, e kanë bërë ministrë të Jashtëm.
Kreshnik Spahiun, ministër të Brendshëm.
Grida Dumën zv.kryeministre.
Më poshtë lista e tyre, ku bën pjesë edhe Artur Zheji e Preç Zogaj:
Kryeminister Sokol Nako
Zv/ Kryeminister Grida Duma
Minister i Brendshem Kreshnik Spahiu
Minister i Jashtem Jamarber Malltezi
Minister Drejtesie Mustafa Muçi
Minister Arsimi Koco Danaj
Minister Kulture Artur Zheji
Minister i Mbrojtjes Luan Hajdaraga
Minister Transportesh Nikoll Lesi
Minister Energjitike Gjergj Bojaxhi
Minister Bujqesie Rexhep Uka
Minister Mjedisi Sazan Guri
Minister Integrimi Prec Zogaj
Minister i Mirqenies Sociale Lajla Pernaska
Minister I Ekonomise Arben Malaj
Minister i Financave Dorian Teliti
FacebTwit

koco
Koço Kokëdhima rreshtohet përkrah  Sali Berishës kundër Edvin Kristaq Ramës.
Gazeta e tij hapet sot me një titull të madh, se reforma në drejtësi dhunon Kushtetutën dhe shkel sovranitetin e vendit.
Njësoj siç thotë edhe Berisha dhe PD.
“Shekulli” ka botuar plot 6 faqe me argumente kundër reformës në drejtësi.
Përmes neneve dhe argumentave ligjor, në shkrimin në fjalë theksohet fakti se roli të huajve rregullohet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe jo përmes Kushtetutës, siç dhe referon drafti.
Qasja e gazetës “Shekulli” fokusohet pikërisht tek çështja e rolit të ndërkombëtarëve, një çështje e ngritur dhe nga opozita.
Shkrimi vjen vetëm 3 ditë para votimit të reformës në drejtësi.
Kokëdhima duket se tashmë i ka shpallur luftë Ramës, të cilin e bën përgjegjës për humbjen e mandatit të tij të deputetit.

Akin Ozturk është shqiptari që drejtoi grushtin e shtetit , ashtu si shqiptari Kenan Evren në 80′ që nuk dështoi

shefii-shtabitKenan Evren, ish-president turk që ndodhet nën akuzë në Gjykatën e Ankarasë, është një prej grushteve të shtetit më të gjatë në histori. Ai eshte ne origjine shqiptar nga Podujeva.
Ushtria turke prej shumë kohësh e she veten si “mbrojtëse të demokracisë turke” që prej krijimit të shtetit modern turk nga Mustafa Qemal Ataturk.
Ushtria turke ka ndërhyrë direkt tri herë në politikën e vendit dhe në vitin 1997 ndodhi ajo që u quajt si “grusht shteti postmodern”
Fotografia e Arjan Basha
2016
Ky është njeriu që udhëhoqi grushtshtetin sot në Turqi, gjenerali Akin Ozturk, me prejardhje nga Kosova, (Mitrovica), një lider i jashtëzakonshëm ushtarak…
 1960
Grushti i parë i shtetit në Republikën Turke ka ndodhur në vitin 1960, ku gjatë asaj kohe pasti tension mes qeverisë dhe opozitës.
Ushtria rrëzoi qeverinë më 27 maj duke marrë kontrollin. Presidenti, kryeministri dhe disa ministra u arrestuan.
Gjenerali Cemal Gursen mori pushtetin ndërsa presidenti Adnan Menderes u ekzekutua. Presidenca dhe Kryeministri u dominuan nga ushtria deri në vitin 1965.
1971
Ekonomia turk ishte në stanacion në fund të viteve 1960 dhe recesioni shkaktoi protesta në të gjithë vendin. Monedha turke u zhvlerësua ndërsa inflacioni vjetor arrit në 80%.
Më mars ushtria ndërhyri sërish në përpjekje për të rivendosur rend. shefi i përgjithshëm i ushtrisë, Memduh Tagmac, i dha ultimatum kryeministrit, Suleyman Demirel.
Ai akuzoi qeverinë se çoi vendin në anarki dhe i kërkoi që të formonte një kabinet të fort qeveritar të frymëzuar nga pikëpamjet e Ataturkut. Disa orë më pas Demirel dha dorëheqjen.
Ushtria nuk mori pushtetit në mënyre të drejtpërdrejtë, por u kërkua formimi i një qeverie teknike.
1980
Paqëndrueshmëria vazhdoi deri në grushtin e shtetit të vitit 1971. Turqia ndryshoi kryeministrat 11 herë gjatë viteve 1970. Ushtria nisi të diskutonte mundësinë e një grushti shteti në fund të vitit 1979 dhe e ndërmori këtë hap në shtator 1980. Ushtria drejtoi vetin për 3 vite.
Ushtria arrestoi qindra njerëz, ku dhjetëra prej tyre u ekzekutuan, torturuan dhe u zhdukën.
Më pas në vitin 1982 një kushtetutë e re u miratua me referendum publik.
1997
Në zgjedhjet e vitit 1995 Partia islamike e Mirëqenies mori pushtetin. Në vitin 1997, ushtria i vuri kushte qeverisë. Më pas kryeministri, Necmettin Erbakan u detyrua të jepte dorëheqjen.
Partia e tij u nxor e jashtëligjshme në vitin 1998 dhe Erbakan iu ndalua të ishte pjesë aktive në politikë për 5 vite.
Disa anëtarë të partisë së tij, përfshirë presidentin aktual Recep Tayyip Erdogan themeluan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

KENAN EVREN KISHTE GJAK SHQIPTARI

gjenerali turk 1
Ish-presidenti turk, Kenan Evren, i cili mori pushtetin në vitin 1980 pas një grushti shteti para se të drejtonte vendin me dorë të hekurt për nëntë vjet, vdiq dje në një spital të Ankarasë në moshën 97-vjeçare, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu Agency.
Puçisti i parë i gjykuar për krime kundër shtetit dhe dënuar në vitin 2014 me burgim të përjetshëm, ishte shtruar në spitalin ushtarak të GATA-s që prej vitit 2012. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar kohët e fundit dhe ishte vendosur nën frymëmarrje artificiale.
Pas akteve të dhunshme në vitin 1960 dhe më pas në vitin 1971, grushti i shtetit i Kenan Evren ishte më i përgjakshmi me qindra mijëra persona të arrestuar, rreth 250 000 të shpallur fajtorë, 50 të dënuar të ekzekutuar, dhjetëra të tjerë të vdekur në burg prej torturave dhe dhjetëra mijëra turq të larguar.
Vdes ish-presidenti turk, Kenan Evren
Lindur në Alasehir më 17 korrik 1917 në një familje imigrantësh turq të Ballkanit, arsimuar në institucionet ushtarake, ai hyri në ushtri në vitin 1938, vit i vdekjes së themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.


“…dalja e Turqisë si një aktor i pavarur dhe i fuqishëm në zemër të rajonit, që kalon nga Lindja e Mesme deri në Ballkan, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore…” Herald Tribune



                     Alban Tartari

Albanologut të ndjerë me origjinë shqiptare, prof. Nexhip Alpan (nga Zhulati i Gjirokastrës) i pëlqente të më tregonte para 9 vjetësh në Ankara historinë e Kenan Evrenit, Presidentit të shtatë të Republikës së Turqisë, i cili vizitoi në vitet ‘80 ish-Jugosllavinë. Sipas Alpanit, Evren u prit mirë në Beograd dhe në fund të takimeve zyrtare u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë të veçantë (pyetje kortezie që u drejtohet thuajse të gjithë zyrtarëve miq). Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t‘i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Preshevë ! Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti. Albanologu Alpan, një qemalist i flaktë, donte të më tregonte sesa i lidhur ishte kombi shqiptar me atë turk… Qemalistët nuk e kanë me sy të mirë Perandorinë Osmane, por ja që ishin dhe janë të detyruar të respektojnë trashëgiminë e kësaj perandorie…

Këto rreshta janë një reagim i thjeshtë në respekt të shkrimit të mendimtarit dhe politikanit shqiptar Arbën Xhaferi (“Sfida Osmane”, gazeta “Shekulli”, 31 tetor 2009). Z. Xhaferi kritikon një ligjëratë të ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, mbajtur në Sarajevë, duke e quajtur të papranueshme atë me realitetin aktual të Ballkanit dhe shqiptarëve (Lexojeni te plotë në www.ius.edu.ba/dzsusko/
Davutoglu_transcript_dz ).

Zoti Xhaferi e ka parë problemin tërësisht në këndvështrimin kombëtar shqiptar, duke mos u thelluar në atë që Turqia po bën dhe synon të bëjë në arenën ndërkombëtare.

Turqia, në këto vitet e fundit, po tregon se nuk është thjesht pjesë e mozaikut, por pjesë integrale e Ballkanit dhe po ashtu një ndër faktorët kryesorë të tij, njëherazi edhe shteti me influencën më të madhe në Perëndim për sa i përket Lindjes së Mesme, marrëdhënieve me Iranin, negociatave me Izraelin, zbutjes me Sirinë, ringritjen e urave me Armeninë etj. Këtu vlen të përmendet edhe impakti i Ankarasë mbi ish-republikat sovjetike turkofone. Davutoglu e specifikon këtë në intervistën e parë për median europiane, se “Turqia nuk është thjesht një shtet europian, por edhe aziatik, mesdhetar, kaukazian, i Detit të Zi dhe i Mesdheut, pra shumëdimensional” (“Der Spiegel”, 22 qershor 2009).
Për të analizuar atë që Davutoglu tha në Sarajevë, duhet të shohim të paktën hapat dhe rrugën e Turqisë, të ndjekur që nga viti 2002 kur në pushtet erdhi Partia për Drejtësi dhe Rimëkëmbje e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip ErdoÄŸan).

Në fakt, tezat që Davutoglu parashtroi në Sarajevë, janë një vijimësi e diplomacisë aktive turke që nisi me Abdullah Gul-in, në atë kohë ministër i Jashtëm (aktualisht President i Republikës Turke) dhe vazhdoi edhe me ministrin e radhës, Ali Babacan (ish-këshilltar i parë i Kryeministrit Erdogan) për t‘u përvijuar me ministrin aktual Davutoglu, që ashtu siç thotë edhe z. Xhaferi është arkitekti i politikës së jashtme turke në këto vite. “Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm turk, është ai që ka krijuar kornizën teorike për politikën e re të jashtme të Turqisë. Vizitat e shtetarëve turq e ilustrojnë më së miri politikën e jashtme turke”, thotë e përditshmja “Herald Tribune”, botuar edhe në “Gazetën Shqiptare”.
Idetë e reja të tij kanë nisur madje të diskutohen e debatohen, sigurisht duke mos pasur edhe mbështetje apo duke ngjallur kundërshti ndonjëherë. (Gazeta “Hurriyet”, http://www.hurriyetdailynews.com/n.php?n=davutoglu-doctrine-elicits-new-responses-2009-11-02)
Kujtoni Davosin për të kuptuar se Turqia është ndoshta i vetmi vend që i kërkon llogari Izraelit, rikujtoni kritikat e tij ndaj Kinës lidhur me ndërhyrjet e ushtrisë ndaj ujgurëve turkofonë, vizitën e fundit të Erdoganit në Iran, hapat për zgjidhjen e çështjes së Qipros, kthimin e Turqisë në një urë energjie (gazi e nafte) drejt BE-së etj…

Sigurisht Turqia po i luan dhe do t‘i luajë të gjitha kartat për të pasur pjesën më të madhe të ndikimit në Ballkan. Përballë Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë agresive, Turqia po përpiqet të shtojë ndikimin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë. Ajo shihet si siguresa më e afërt e këtyre vendeve (SHBA është shumë larg dhe vëmendjen e ka në Irak dhe Afganistan) dhe për këtë arsye po përpiqet që të sjellë në kujtesë edhe kohën e bashkëjetesës osmane.

E parë në dritën e historisë së shqiptarëve (siç e sheh z. Xhaferi), histori e cila është subjektive, e shkruar nën ndikimin e bllokut lindor (shembull i qartë filmi “Skënderbeu”) dhe që hedh dritë vetëm në 25 vite nga thuajse 500 vitet e Shqipërisë nën perandorinë, deklarata e Davutoglu duket si nxjerrja nga varri dhe ecja e një skeleti… Shqiptarët, por edhe popuj të tjerë, e kritikojnë pushtimin osman (gjë e drejtë e parë në këndvështrimin kombëtar), por ata nuk thonë asgjë lidhur me rolin e tyre në perandori dhe pjesëmarrjen në qeverisje gjatë kohës që nuk e kanë luftuar perandorinë (lexo “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, Nexhip Alpan – Nesip Kaçi).

Për këtë arsye, askush nuk pranon as edhe një fjalë lidhur me perandorinë, pasi në mendjen e të gjithëve shfaqet ai turku i shëmtuar dhe pa dhëmbë që i hakërrehet detit dhe Italisë përballë në filmin “Skënderbeu”… Kjo mbetet një temë e komplikuar që do të vazhdojë të debatohet, nëse historia jonë është e bazuar në hulumtime dhe punime shkencore apo është thjesht një pjellë e rrymave të ndryshme politike nacionaliste, që në një farë mënyre e kanë përdorur për të konsoliduar qeverisjen e tyre.
Gjithsesi, Republika Turke është e detyruar të bazohet në trashëgiminë osmane (me japonezët për shembull nuk i lidh gjë turqit) dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për një arsye tjetër: për t‘i bërë karshillëk Bashkimit Europian. Ata po e fuqizojnë ndikimin e tyre (NATO për Shqipërinë, emri për Maqedoninë, pavarësia për Kosovën dhe mosndarja për Bosnjën) dhe duan t‘i tregojnë BE-së se kanë më shumë fuqi për të ndikuar e balancuar Ballkanin se sa vetë Brukseli. Rrjeti kombëtar turk TRT e cilësonte “vizitë në Ballkan për paqen” vizitën e Davutoglu në Serbi, Bosnjë e Shqipëri.

E lexuar ashtu siç është, deklarata e Davutoglu në Sarajevë është thjesht një kujtesë për të forcuar marrëdhënien e këtyre vendeve me Turqinë. Një politikani do t‘i falej një gafë e tillë (Davutoglu: Koha osmane duhet kthyer në Ballkan), por për një studiues kjo është tjetër gjë. Ajo thjesht flet për një element që u kujton sidomos boshnjakëve pozitën e tyre në perandori krahasuar me pozitën aktuale të tyre në bashkëjetesën (!) me serbët… Gjithashtu po të lexohet drejt, ligjërata e tij thjesht kërkon të frikësojë edhe Serbinë që të mos mprihet për ndryshim kufijsh dhe përfshirje të Republika Serbska në territorin e saj. (Kjo e specifikuar edhe nga e përditshmja më e madhe turke në gjuhën angleze “Today‘s Zaman”, 17 tetor 2009).

Pra, nuk ka vend këtu për ndryshim kufijsh apo shqetësim sesi do të reagojnë grekët, bullgarët dhe serbët. Çdokush mendon dhe punon për ndikimin dhe hegjemoninë e tij në rajon. Ajo që shqiptarët duhet të nxjerrin nga e gjithë kjo, është të ndajnë fqinjësinë e mirë nga krijimi i lidhjeve dhe partneritetit strategjik afatgjatë. Çdokush mund ta përdorë historinë për t‘u ndarë, idealja është të përdoret për të gjetur pikat dhe interesat e përbashkëta. Dhe duket se turqit dhe shqiptarët (të Tiranës, Prishtinës e Tetovës), apo turqit dhe boshnjakët, madje edhe turqit e maqedonasit, e kanë të prerë bashkë biletën e udhëtimit dhe për këtë s‘ka nevojë të caktojnë sulltanin apo të rishpallin vilajetet. Të dyja palët kanë nevojë për njëri-tjetrin në situata të caktuara gjeopolitike dhe dikush që i njeh mirë zhvillimet dhe koniunkturat rajonale të 20 viteve të fundit në rajon, e di mirë se cila është gjëja më e mirë për shqiptarët

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...