2016-08-08

Gazetaria si art dhe arti i njohur gazetaresk ose publicistik si filozofi




Jetojmë në "botën globale" të internetit dhe komunikimëve të tjera digjitale ose elektronike. Mbase në një "botë të sofistikuar" ose ultramoderne të lajmëve, informacioneve ose komunikimëve të përgjithshme globale ose universale në nivel botëror ose planetar. Duke i përfshire dhe nënkuptuar këtu (me theks të posaçëm) edhe urbanizmin modern ose bashkohor së bashku me robotizmin (kompjutorizmin) e njohur digjital dhe elektronik si dhe të të gjitha zhvillimet, procesët dhe lëvizjet tjera të "sofistikuara"ose automatike në kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore.

Shih për këtë,  në kushtët dhe rrethanat e lartëpërmendura të urbanizmit, automatizmit dhe një kompjutorizmi (robotizmi) të gjithëmbarshëm global ose universal, sa vjen e rritet (shtohet) roli dhe ndikimi i njohur evolutivë, historik, simbolik, rekonstruktiv, determinant dhe paradigmatik i mjetëve të komunikimit masivë (mas-mediave) në jetën dhe botën e përgjithshme inviduale dhe kolektive të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. Në botën e lartë industriale dhe teknologjike sidomos. Kjo sidomos atëherë kur mediet e shkruara, vizuele ose elektronike i bartin, përçojnë dhe afirmojnë vazhdimisht vlerat ose resurset globale ose universale të popujve ( kombëve) dhe shtetëve të tyre përkatëse ose respektive në nivel botëror ose planetar. Ndërkohë që institucionet e njohura kulturore dhe informative janë edhe instanca morale dhe zëdhënëse të fuqishme ose kryesore të luftërave ose përpjekjëve të njohura liridashëse ose patriotike të popujve dhe vendëve të tyre. 

Në këtë frymë të njohur reflektive, revolucionare, evolutive, kognitive, funksionale dhe pozitiviste, mediet e shkruara dhe elektronike, në fokusin dhe agjendën e tyre kryesore i kanë lirinë, pavarësinë, sovranitetin, spontanitetin, identitetin, individualitetin, subjektivitetin, spontanitetin, objektivitetin, ekskluzivitetin, integritetin, idealet, vizionet, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme globale dhe universale, respektivisht, objektive dhe subjektuive të personit ose individit së bashku me lirinë , pavarësinë, sovranitetin dhe integritetitn njohur shtetëror, nacional dhe politik që lindin ose burojnë nga liria, edukata, kultura, emancipimi, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i preferuarmoral, intelektual dhe profesional i personit ose individit.
  
U mor vesh se roli dhe ndikimi i lartëpërmendur i mas-medieve në rangun ose nivelin e njohur të një "fuqie të katrt" përkatëse ose respektive. Gjegjësisht, si mjete të komunikimit ose " transportit masivë" si dhe një industrie (teknologjie)  profitabile dhe teper respektabile në domenin e njohur të përhapjes dhe afirmimi të vazhdueshëm të vlerave dhe resursëve të njohura globale ose universale të shtetëve dhe shoqërive të tyre përkatëse ose respektive në nivelin e njohur botëror ose planetar, i tejkalojnë si të thuash kufinjtë, limitët ose barierat e ndryshme lokale ose individuale të grupit ose individit.

Në këtë sfond të preferuar global (universal), evolutivë, afirmativë, kognititivë, impulsivë, reflektivë, rekonstruktiv, determinant, paradigmatik etj...Mjetët e komunikimit masivë (mas-mediet) në radhë të parë janë mekanizma (institucione) të rëndësishme (relevante), variabile dhe tepër të fuqishme e afirmative  në drejtimin e ngritjes, krijimit, përhapjes, zhvillimit, përsosjes dhe afirmimit të vazhduesem ose sistematik të edukatës, kulturës, zhvillimit, emancipimit dhe vetëdijes së njohur shtetërore, nacionale, qytetare, shtetformuese dhe politike në vendët e ndryshme  në konslodimi e sipër dhe në tranzicion. Respektivisht,  në funksion të përhapjes (përçuarjes), transemitimit dhe afirmimimit të vazhdueshëm të vlerave dhe resursëve të njohura individuale ose kolektive të shtetit dhe shoqërisë së tyre në nivel global ose universal dhe kështu me radhë. 

E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo do thotë se gazetat e ndryshme, radio-televizionet ose agjensitë e ndryshme të lajmëve (qofshin ato të pavarura, nacionale ose publike)- janë në funksion të ngjarjeve, zhvillimëve dhe procesëve të larta ose esenciale ( substanciale) të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore.


Ndryshe nga kjo, Ju ftoj të mendojmë dhe reflektojmë në fund te gjithë së bashku në rolin, angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të agjensisë së pavarur të lajmëve "KosovaPress", madje, të gazetave të pavarura ose publike si " Bota Sot", " Koha Ditore", " Kosova Sot" etj., për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dikur e sot. 

Në këtë menyrë mas-mediat e mirëfilleta, profesionale dhe ekselente, në stilin dhe cilësinë e njohur  të "referëve" ose "monitorëve te pavarur" ose neutral "të vlerave dhe resursve të përgjithshme (globale ose universale) të shtetëve dhe shoqërive të tyre përkatëse ose respektive. E krijojnë dhe afirmojnë mendimin e njohur shtetëror, nacional dhe politik së bashku me vetëdijen e lartëpërmendur shtetërore, nacionale dhe politike në të mirën e gjithëmbarshme të kauzalitetit, edukatës, kulturës, dialogut, tolerancës, kompromisit, konsenzusit, paqës dhe harmonisë së preferuar shoqëore ose qytetare. 

Ato madje i ndihmojnë personit ose individit për t´i dashur dhe për t´i çmuar akoma me shume kombin dhe atdheun se bashku me vlerat e njohura hyjnore ose universale të jetës së njeriut. 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkon njohje nga Brazili, Argjentina dhe Sllovakia



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.

Presidenti Thaçi ka takuar zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i ka bërë përfaqësuesve kosovarë në Brazil.

Në takim me zëvendëspresidentin Michel Temer, presidenti Thaçi ka kërkuar që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Gjatë qëndrimit në Rio, presidenti Thaçi ka takuar edhe Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.

Edhe me homologun e tij argjentinas, presidenti Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke kërkuar që të gjenden forma të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në Brazil, presidenti Thaçi ka takuar po ashtu edhe Presidentin s Sllovakisë, Andrej Kiska.

Ai ka thënë se Sllovakia e mbështet të ardhmen evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve, presidenti Thaçi i ka ftuar që t\'i bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më herët, presidenti Thaçi ka takuar edhe sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa: Jam shumë e lumtur që jam në Prishtinë

Dua Lipa
 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në kabinetin e tij, në një takim miqësorë, këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila nesër në kryeqytet do të mbajë koncertin e parë në Kosovë.
Këngëtarja me nam botëror Dua Lipa, pas  takimit me kryetarin e qytetit të saj të prejardhjes, tha se është e lumtur që nesër do të mbajë koncertin e parë në Kosovë, nga ku paratë e biletave do të dedikohen për bamirësi përmes fondacionit të themeluar nga vet ajo, ‘SannyHill’.
Dua ka falënderuar kryetarin Ahmeti për organizimin dhe pritjen, ndërsa është shprehur e emocionuar lidhur me audiencën që pret ta ketë nesër në koncert, pasi sipas saj, asnjë audiencë tjetër nuk është më e veçantë se ajo e vendlindjes.
Lipa: Jam shumë e lumtur që jam në Prishtinë
“Veç desha me thanë që jam shumë e gëzuar që jam në Prishtinë. Prej një kohe kur ka filluar ky muhabet... Edhe shumë po dua ta falënderoj kryetarin... Jam në atë gjendje që ende nuk po mundem me përshkrua, nuk po mundem me i gjet fjalët qysh me shpjegua që jam këtu. Shumë jam e gëzuar, mezi s’po pres, secila audiencë është ndryshe, veç kom prit një kohë shumë të gjatë dhe e kam  paramenduar se qysh ka me qenë atë ditë. Mezi s’po pres”, tha hit këngëtarja Dua Lipa.
Në anën tjetër, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se kanë mirëpritur ardhjen e Duas, e cila është rikthyer në qytetin e saj me një koncert dhuratë.
Ahmeti pret që mbrëmja e nesërme të jetë e mrekullueshme.
Ahmeti: Nesër në Gërmi mbahet koncerti i parë i Dua Lipas në Kosovë
“Si komunë jemi shumë të lumtur që Dua është kthyer në qytetin e vet, në Prishtinë, për një koncert. Siç tha, kur jemi takuar rastësisht në New York e kemi diskutuar, prej atëherë ja kemi bë ftesën që me ardh në Prishtinë. Dhe rastin e parë e ka pas që të vjen për koncertin nesër. Pra, nesër në Gërmi, në mbrëmje, do të jetë koncerti i Duas, për herë të parë në Prishtinë, dhe i dëshirojmë sukses në karrierë në përgjithësi, dhe do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme nesër”, tha Ahmeti. 
I pyetur se a do të ketë ndonjë organizim shtesë apo ndryshim për shkak të kohës me shi, Ahmeti ka thënë se nuk beson që shiu do të ndikojë që artdashësit  të mos dalin në koncert.
Ndonëse nuk e di për numrin e biletave të shitura, Shpend Ahmeti tha se pritet pjesëmarrje e madhe.
Në koncertin e nesërm, Dua Lipa do të këndojë edhe këngë të albumit të ri, të cilat nuk janë dëgjuar më parë.
Shpend Ahmeti në konferencë me Dua Lipën
 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim sot në kabinetin e tij këngëtaren kosovare me nam ndërkombëtar, Dua Lipa.
Ata po mbajnë konferencë për media, të cilën KosovaPress ua sjellë drejtpërdrejt.
Dua Lipa, do të mbajë nesër koncert në Prishtinë, në parkun e Gërmisë, ku paratë e biletave do të dedikohen për bamirësi.
Shpend Ahmeti priti  Dua Lipën në kabinetin e tij

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti dje në kabinetin e tij këngëtaren kosovare me nam ndërkombëtar, Dua Lipa.
Dua Lipa, dje, gjatë një paraqitje për media, pas aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka treguar se është e lumtur që kthehet në Kosovë pas 4 vitesh.
Dua Lipa ka ardhur në Kosovë bashkë me bendin e saj për mbajtjen e koncertit i cili do të mbahet në parkun “Gërmia” në Prishtinë me datë 9 gusht 2016.
Paratë e biletave të koncertit të Dua Lipës do të dedikohen për bamirësi përmes fondacionit të themeluar nga vet ajo, SannyHill.
Takimi në mes Ahmetit dhe Dua Lipës zhvillohet në kabinetin e kryetarit në ora 10:00.

Si të përballojmë rrufetë në Prishtinë?



Jetë nuk marrin vetëm armët, por edhe rrufetë që nuk janë të rralla në Kosovë.
Megjithatë, në rast se ballafaqoheni me ndonjë goditje të rrufes parashikuesi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik tregon se cfarë duhet të bëhet.

Andon Dede : Shtigjet e Edukimit

 Ideja për këtë shkrim më lindi nga një lajm i shkurtër, botuar disa ditë më parë në gazetën “The Boston Herald”. ku thuhej se Sasha, vajza e vogël e presidentit Obama, 15 vjeçe, kishte nisur një punë sezonale tek restoranti “Nancy’s”, në Martha’s Vineyard, një ishull i vogël në bregdetin e Massachusettsit. Restoranti është i njohur për ushqime deti, të cilin familja Obama e ka frekuentuar shpesh gjatë pushimeve të verës, duke ngrënë aty apo duke e porositur ushqimin.

          Lajmi ngjalli interesin e medias dhe njoftimi u pa shumë shpejt në disa gazeta, me komentet përkatëse. Dikush thoshte se e bën për të tërhequr vëmendjen, nga që normalisht nuk ia vlen kur mendon se atë e ruajnë gjashtë agjentë policie. Një tjetër komentues shprehte respekt për këtë veprim të saj, që pëlqen të punojë, ndonëse nuk i mungon asgjë, madje ka dhe kuzhinier në dispozicion. Pas tetë vjetëve të luksit në Shtëpinë e Bardhë, shtonte ai, ajo kërkon tani të njohë anë të tjera të jetës. Një i tretë shprehej se do të që më mirë që dikush tjetër, ndonjë hallexhi i papunë, të punonte në vend të saj, e kështu me radhë. Shkrimet shoqëroheshin me fotografi të Sashës, veshur me një bluzë sportive e me kapelë basketbolli.

          Unë nuk e di nga ç’motive është nisur ajo, por më bëhet të besoj se, e shtyrë nga prindërit apo me iniciativën e vet, e ka bërë thjesht për të njohur jetën e zakonshme si dhe për t’u edukuar me ndjenjën e punës. Nuk e vlen të zgjatemi më tepër me punën e Sashës, por unë po i shkruaj këto radhë nga që ky lajm më kujtoi dy episode të tjera, që më kanë ngelur në mendje e që mbartin një mesazh me vlerë, lidhur me edukimin e fëmijve.

          Pata lexuar para shumë viteve se si një nga vajzat e artitit të madh Çarli Çaplin, kur qe me studime në Paris, për të fituar para, iu bënte fotografi të tjerëve. 

I ati kishte marrëdhënie të mira me të, por i jepte aq të holla sa ajo të përballonte jetën si studente dhe shpenzime të tjera të domosdoshme, paçka se ai tashmë qe milioner apo dhe më shumë.

 Ma merr mendja se këtë gjë e bënte jo se i dhimbseshin paratë, por donte ta edukonte të bijën me vështirësitë e jetës, me mënyrën se si sigurohen të ardhurat për ta përballuar atë, siç kishte bërë dhe ai në fillimet e veta, etj etj. Të paktën ky ishte intërpretimi i bashkëkohësve, me të cilin unë bashkohem plotësisht.

          Episodin e dytë na e ka treguar profesori i nderuar, përkthyesi i Dantes në shqip, i paharuari Pashko Gjeçi. Kur qe me studime në Itali, kish goditur në një klasë me të birin e botuesit të njohur italian, Mondadori. 

“Ai nuk binte në sy për ndonjë jetë luksi, na tha profesori, madje nuk e tepëroj po të them se ne jetonim më mirë se ai. I ati i jepte aq pare sa i duheshin për të banuar e plotësuar kërkest më të domosdoshme dhe asgjë më tepër. Kujtoj se vetëm për ditëlindje, i bleu një pallto. 

Në fillim ne, jo vetëm habiteshim por edhe sikur nuk e besonim që i biri i Mondadorit të jetonte si ne, veç, më vonë, e kuptuam dhe u bindëm se ç’vlera kishte veprimi i tij. Kur i biri u bë i pjekur, mbas të njëzet e pesave, ai i dorëzoi krejt firmën, pra gjithë pasurinë, se tashmë nuk kishte rrezik jo vetëm për shpërdorime por dhe ia dinte vlerën punës e pareve”.

          Janë këto dy episode apo dhe të tjera si këto, që më shtyjnë të besoj se dhe e bija e Obamës ka hyrë në punë për të njëjat motive. E them këtë se kam parasysh prindërit e saj: jo thjesht se i ati është president por se të dy kanë mbaruar Harvardin. 

Gjatë këtyre viteve, kam ndjekur jo vetëm veprimtaritë politke të Obamës, se tek e fundit ai ka një staf drejtues dhe nuk i gjykon kollaj, tani për tani, aftësitë e tij, siç ka ndodhur dhe me presidentët e tjerë, të cilëve, shpesh, ua faturojmë pa i merituar, si arritjet dhe dështimet e tyre.

 Por kam parasysh intervistat, bisedat direkte të çiftit në fjalë. Kam lexuar dhe librat e Obamës dhe kam krijuar bindjen se ai meriton respekt edhe për edukimin e fëmijve. Së pari me modelin që iu jep vajzave ai dhe e shoqja. 

Ajo krijoi një kopsht me zarzavate në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, gjë për të cilën shumë veta mblodhën buzët si me përçmim. 

Por, ajo që desha të theksoj, me këtë rast, kishte lidhje me hallet tona, që ka të bëjë me pyetjen: a ndjekim përherë rrugët e drejta në edukimin e fëmijve, apo, dashje pa dashje, bëjmë të kundërtën? Për këtë po tregoj shkurtimisht një tjetër episod.

          Para ca kohësh, tek po kthehesha në shtëpi, vonë në darkë, takoj një të njohur timen. “Pse kaq vonë, keni qënë turni i dytë?”, - e pyeta në vazhdim të bisedës që nisëm. “Jo, më tha, por bëj dy punë…Më duhet të ndihmoj djemtë, se nuk iu dalin rrogat që marrin…”.

 Unë hapa sytë e mblodha buzët, i habitur, për të shprehur mosmiratimin tim, por ajo e mori për të kundërtën, se po i shtonte vlerat vetes, si një nënë e përkushtuar ndaj fëmijve, ndaj vazhdoi, pa më lënë mua të flas: “Jo vetëm që bëj dy punë, por punoj dhe të shtunë e të diel… Ç’të bësh, halle-halle kjo dynja, duhen ndihmuar fëmijët, sa të na punojë këmba e dora…” – përsëriti.

          Pas kësaj unë nuk e mbajta dot veten dhe iu ktheva: ”Më fal që po të them, se secili e di vetë se ku i pikon çatija dhe nuk është mirë t’iu japësh mësim të tjerëve por, me që erdhi fjala dhe për raportet miqësore që kemi, nuk mund të rri pa të thënë atë që mendoj. Nuk jam dakord fare my ju!. 

Në këtë moshë, ju duhet të punoni e të kujdeseni vetëm për veten tuaj. Detyrën ndaj fëmijve e kryet deri sa i rritët e iu dhatë shkollë. Mbas kësaj, i lini ata të ecin vetë, ndryshe ndikoni për keq në formimin e tyre dhe në përballimin e mëtejshëm të halleve të jetës. Shijoeni, gëzojeni jetën, për aq vite sa ju kanë ngelur! Ata do të bëhen si ju por ju nuk do të bëheni si ata!”.

          Ajo nuk foli dhe buzëqeshi si të thoshte se ishte dakord me mua, por ja që kishte zgjedhur një rrugë tjetër. Punë e saj.

          Jeta e punët që kam bërë, më kanë dhënë mundësinë të njoh shumë nëna, në Shqipëri e gjetkë; bashkëatdhetare, amerikane apo të kombësive të tjera. E kemi diskutuar dhe temën e mësipërme. Përgjithësisht amerkanët kanë qëndrim tjetër ndaj fëmijve, i futin në punë, madje dhe gjatë shkollimit. 

Me sa kam vënë re, dhe fëmijët kanë dëshirë që të nxjerrin vetë ndonjë të ardhur, se kështu ndjehen më të pavarur e me të rritur, dukuri që e kemi përjetuar dhe vetë. Qofsha i gabuar, por në Shqipëri kam konstatuar kryesisht të kundërtën. Mbase tani ka ndryshuar gjendja dhe atje. 

Ajo që më ka bërë shumë përshtypje dhe mund ta pohoj me gojën plot është se fëmijët më të suksesëshëm e më të edukuar kanë qënë ata që kanë pasur prindër e kryesisht nëna të rrepta e kërkuese. Dhe e kundërta; të përkëdhelurit, të llastuarit mezi e kanë shtyrë në shkollë e në jetë. 

Nënat e tyre të gjora nuk e kuptonin se duke mos i ngarkuar me punë të vegjëlit e tyre po i merrnin më qafë, po kultivonin tek ata dembelizmin e parazitizmin, mallkimi më i madh për njeriun. Sidomos më janë neveritur fëmijët e disa biznesmenëve e politikanëve, që i kanë mbushur kuletat plot, me djersën e të tjerëve, dhe shesin tangërllëqe nëpër automjete luksoze, duke ekspozuar bizhuterira të shtrenjta e duke bërë jetë nate, në përmasa që i kalojnë shumë mundësitë e tyre. 

Më e keqja është se shpesh herë, në sfond të këtyre ekspozimeve shfaqen prindërit, duke u krekosur me pjellën e tyre, pa e kuptuar se sa i kanë dëmtuar e po i dëmtojnë ata, deri duke i marrë edhe në qafë, siç edhe ka ndodhur.




REKUIEM PËR KOMANDANTIN LEGJENDAR ADEM JASHARI


HEROJTË E LIRISË


Shkruan: Flori Bruqi



Nuk e mban mend kush në histori, që të flijohet gati një familje e tërë për lirinë e vendit. Dhe ja, ORA, urdhri për Liri a Vdekje tek erdhi në familjen Jashari të Prekazit. E tashmë të gjithë e dinë se festa e Flamurit është 28 Nëntori. Mirëpo, kjo datë shënohet edhe si ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955. Në atë gëzim, të porsalindurin e mbuluan me flamurin e Skënderbeut. 

Luftëtari i ardhshëm i lirisë u rrit dhe u edukua me frymën e atdhedashurisë nga babai Shaban Jashari, dhe duke dëgjuar për ngjarjet me përmasa kombëtare, si dhe këngë për heronj të mëdhenj. Ai nuk e duronte dot robërinë. E dinte kur duhej të fliste dhe të heshte. Një veti e luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës dhe gjithandej trojeve etnike shqiptare. 

Amanetin e tyre për çlirimin e vendit do ta përjetësojë në luftën çlirimtare, me një emër tashmë emblemë: UÇK. Atëherë, duke ndjerë se Kosova kishte shumë nevojë për t’u çliruar nga pushtuesi i tmerrshëm, Adem Jashari tuboi rreth vetes ndër djemtë më trima, të cilët kapën armët për të luftuar gjer në fitore. 

Luftëtari i lirisë, ishte shfaqur edhe në vitet ’80-ta kur patën plasur demonstratat, ndërsa të ’90-tatë po hynte në aureolën e lavdisë për të shënuar një epokë të re në historinë e Kosovës. Ishte një strateg dhe komandant i zoti, ndërsa sikur ta kishin të tjerët do t’ia kishin lakminë dhe do ta kishin ngritur gjer në qiell. 

Të rrosh apo të mos rrosh, këtë dilemë hamletiane, Adem Jashari s’e kishte dot në mendje. Ishte mëngjes i hershëm, me ankthe, i 30 dhjetorit 1991, kur armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar lagjen e Jasharëve dhe kërkonte dorëzimin e komandantit. 

Por, ai me tërë familjen, me të afërmit dhe me shokë të luftës, armikut iu përgjigjen me breshëri armësh.

 Ishte kjo pushka e parë që krisi në Drenicë. Komandanti legjendar tani ishte kudo me UÇK-në, të dalë në skenë, që më 28 Nëntor 1997, në Llaushë, një ushtri që u bë shpresë për popullin dhe tmerr për armikun. S’mund të ishte ndryshe, sepse Adem Jashari kishte prejardhje nga një botë e lavdishme, që madhërishëm po hynte dhe në legjendë. 

Ai si Tezeu ia futi armikut frikën në shpirt, duke e sulmuar grykave, udhëkryqeve, stacioneve famëkeqe policore dhe kudo.

 Mirëpo, pushtuesi i tmerrshëm prapë në mëngjesin e 5 marsit 1998, ndërmori edhe një sulm me forca të mëdha policore dhe ushtarake.

 Adem Jashari me familjen e vet, me Jasharët e tjerë, me ata që ndodheshin në ato momente rreth tij, sulmuan nga çdo anë; as jepeshin dot; dhe lufta zgjati tri ditë e tri net. Luftëtari i lirisë ndriti me ditë, duke dalë si nga baladat.

 Pas asaj lufte të tmerrshme, armiku dogji shtëpi, shkatërroi kullën e trimit dhe lagjen e Jasharëve, vrau madje dhe fëmijë, por kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën. 

Në çastet më të ndjeshme, ai luftoi duke kënduar gjer në rënie; dhe nuk ishte vetëm. Jo, vdekja e tij nuk është vdekje. 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijësin e saj të madh, por fitoi komandantin legjendar, përgjithmonë i pavdekshëm, përgjithmonë në kujtesën e paharrueshme të popullit shqiptar. 

Tani çdo gjë është përjetësi.
..


ENDERRA E NJE BREGDETASI PER CMIMIN OSCAR


ZEF PERGEGA

Me Shengjinin me lidhin shume kujtime. Kujtimet me te fresketa te rinise. Naten qetesia e valeve te detit na vinte ne gjume dhe zhuzhurima e tyre karakteristike ishte si te thuash zilja e ores se zgjimit. Qytet i vogel ne veri- perendim te Shqiperise, por me nje histori te lashte. E lashtesia evidentohet qe me Cezarin e Romes kur sulmoi perandorin Pompeu qe u strehua me ushtrine e tij ne bregdetin tone. E madje flota e Mark Antonit…Historia e tij eshte e lidhur me marinaret dhe peshkataret e me kishen e Shen Gjonit ne kodren e vogel te ullirit perballe portit dhe nga ky shenjt ne kembane e mori emrin San-Giovani dhe me vone banoret e thirren Medua dhe tani Shengjin.

Shengjini eshte i lidhur me jeten e vepren e shume njerezve. Ajo qe theksohet neper libat e sotem te kishes eshte jeta e At Zef Pllumit, qe i shpetoj diktatures se eger komuniste, duke jetuar per te deshmuar. Me krijimin e flodes detare ushtarake Shengjini mori tiparet e nje qyteti qe po rritej ne kulture dhe cilivizim. Njihen tani 10-15 autor qe kane shkruar libra.Te tjere qe kane deputuar si instrumentiste e kengetre ne skenat Europiane, apo plaku.Gj. Noni i famshem me lahute. Shengjini njihet edhe si qyteti i zanave….

Ne kete qytet lindi edhe Xhuliano Ujkaj nje iri qe e ka projektuar te ardhmen me frymen e guximit dhe te talentit te tij. Ai u lind ne dhjetor te vitit 1992. Me kujtohet ajo dite. Kisha dale neper miq per te siguruat dy kilogram arra per bakllaven e festive te fund vitit, krishtlindjet dhe vitin e ri.

 Duke biseduar rreth ketyre festiave dhe veshtiresise, per ti gjtur ne treg arrat nje mik me vrejti me kujdes mes hijes se hezitimit dhe te mosbesimit se si une si gazetar nuk kisha mundur ti siguroj nje grusht arra.

Fola me sinqeritet dhe miku mi dha dy kg. arra dhe te them te drejten me qeshen syte se kisha c’fare ti them familjes. Mesues Gjovalini ia behu ne ate moment, ishte shume igezuar dhe gati shkendija i nxirrnin syte nga ngazellimi. Ai ishte nje tip shume i gjete.

Te tille tipa mund t’gjesh vetem ne boten perendimore dhe disi e pabezueshme ne boten impulsive te shqiptarit.
“Jam shtuar me djale me tha?! “Te rroje e t’ju gezoje, - thashe!”

Xhuliano Ujkaj kishte ardhur ne jete.Gjovalini pas pese vitesh. nderroi jete! Xhiliano mbeti jetim, por jo enderrat e tij. E rriti e ema doktoreshe Liza. Liza e kishtezyren ngjitas me pallatin tim. Sa here trokisja ne deren e saj te zyres dhe te shtepise dhe ajo asnjehere nuk u ndje e lodhur apo e bezdisur. Me nje shikim te embel dhe buzeqeshje te sherbente sidomos kur ne krah kishim femijet. Ajo eshte dhe mbetet zemra e dashur e qytetit tone…

Xhuliano filloj te ece. Rera e dhe deti i dhane krah.Ne capitjet e tij dukej se po ecte edhe qyteti. E kisha pare bregut te detit, kur ai ishte pese vjec. Ne reren e Shengjinit kishte te vegjet qe sterviteshin ne futboll. E Xhuliani imblidhte moshataret e vet dhe bente humor e emitime. Nuk e di se si me shpetoj pa bere nje shkrim tek gazeta time “Kaltersia” Qe ne moshe te vogel tek Xhuliano ka qene e ngulosur thell ne personalitetin tij deshira dhe vullneti i vacante per te argetuar me imitimet e tij interesante familjaret cdo dite, duke krijuar personazhe te reja qe performonte ne shtepi dhe me moshatare.

Marsi i vitit 1977 ishte izi per te gjithe Shqiptaret. Nuk me shqiten nga medja ato net.Kthehem vone ne darke. Makina Foristrada me njerez te armatosur deri ne cmenduari benin thirrje qe qytetart duhen te largohen dhe te boshatisin shtepite mbasi do te shperthejne depot e armeve dhe marina bashke me predhat e katrave silurues Bashkeshortja ime kishte marre nje cante ne krah dhe sy binjaket , te cilet nuk e kishin mbushur nje muaj dhe po behej gati te largohej.

E ktheva ne shtepi, duke e qetesuar se asgje nuk do te ndodhe pervec se do te rrembejne anijet ushtarake dhe do te vjedhin te gjithe municionin. Ashtu ndoshi. Gjithe naten lukonia e vjedhjeve dhe e te shtenave kishte marre pushtetin. Ne keto kushte te terrorit dhe ajrit te mbushur deri ne qelize me dinamit shume falmije u laguan.

Kete fat e pati edhe familja e nderuar Ujkaj nga qyteti iShengjinit .Nje nga ato netet e Marsit te 1997 ne vend qe te uleshin per te ngrene darke paketuan nje sasi te vogel veshmbathjesh dhe u drejtuamn tek bregdeti i qytetit sebashku me nje numer te madh bashkqytetaresh ne pritje te nje anijeje qe do ti dergonte ne brigjet e shtetit Italian per shkak turbullimesh dhe lufte brenda shtetit tone.
Nje periudhe te gjate ne kampe refugiatesh…

Pas disa vitesh shoqata te ndryshme italiane katolike, te cilat u vendosen edhe ne Shengjin duke themeluatr nje Institut dhe duke ngritur kishen e re,situata dha nje drite shprese se do te permisohej. Me kete shprese ne sy familja Ujka u kthe ne qyet dhe mori detyra me te veshtira per vete ne sherbim te qytetareve sidomos ne sektorin e arsimit dhe te shendetesise me te goditurit nga traumat e marsit.
Vitet kaluan dheXhuliano u rrita serish po me te njejten fryme argetimi qe pati perpara gjithe atyre eksperiencave.

 Ne nje moshe shumete vogel, me 13 tetor te 2007 u perballua me humbjen e babait te tij qe influencoj rende temosha e tij e njome. Gjate asaj periudhe plot brega dhe plage ne zemer ai nuk indepreu studimet.

Vazhdoi gjimnazin “Hydajet Lezha” ne Lezhe ku arriti nje cilesi te lart ne nota dhe interesim te vacante ne ceshtjet sociale qe rrethonin adoleshentet dhe bashkmoshataret e tij. Pikerisht per ate arsye duke qene se ishte dhe vete me perpara viktime e substancave te ndryshme vendosi te reagoje kundra saj.

Po c’eshte zeri iketij njeriu qe kerkon ta sfidoje edhe horizontin?! Nje filozof shqiptar thote se dija e beri njeriun njeri!

“Menyra e vetme qe arrita te konsideroj nje nder me frytdhenese dhe qe ishte ajo qe une dija te beja me mire ishte ajo e realizimit te nje filmi te xhiruar ne qytetin tim qe pikerisht perballet me keto probleme. Skenarin e filmit e shkrujta vete te bazuar ne ekperienca qe une kisha kaluar dhe vete dhe tek shoket e mi te shkolles.

Per arsye te temes qe ishte shume e rende, personat qe mundova te kontaktoj per realizim e tij me dhane pergjigje negative dhe duke qene se une nuk isha i disponueshem vendosa ta marr persiper vete situaten. Gjate gjithe asaj kohe e vetmja gje qe jeta me ka mesuar eshte se nese ke nje qellim ne rrugen tende, nuk duhet te lejosh pengesa te ndryshme te ndalojne nga realizimi i tij.

Ne ate moment per realizimin e filmit vendosa ta realizoja vete duke bere dhe regjizorin dhe aktorin ne te. Filmi u xhirue ne 2010 ne ambjete te ndryshme te Lezhes. Te rinje te tjere te qytetit qe pane qe kishte nje menyre per tu perballur me problemet qe mbase deri para pak kohesh nuk kishin guximin te shfaqeshin.

Ne ate moment personalisht nuk isha ne nje stad shpirteror, fort te mjaftushem per tu perballur me ate sfide dhe me gjykimet dhe mosperkrahjen e shume njerezve, por brenda vetes e dija qe ishte zgjidhja me e mire dhe familja ime ( mami dhe motrat ) nuk me lane vetem per asnje hap te atij procesi dhe ajo siguri me ndihmoj shume ne procesin e realizimit te tij. Filmi u titulla “Vrasesi i heshtur” dhe premieren e pati ne pallatin primar te kultures se qytetit me date 1 Dhjetor 2010.

 Qe ne shfaqejen e tij te pare mbushi sallen plot me njerez duke e mbingarkuar mbi kapacitetin maksimal te njerezve qe ndertesa mund te perballonte duke detyruar numer te madh njerezish te prisnin shfaqjen e rralles.

Filmi u shfaq per 3 dite me rralle nga oret e mesdrekes deri ne mbasdite vone.Dhe ne cdo shfaqje auditori ishte plot. Per shkak te impaktit qe pati filmi u fut ne historin e qytetit dhe qe ne 2010 u shfaqet me date 1 Dhjetor qe eshte dhe dita nderkombetare e Sideste cdo viti i gjimnazisteve te qytetit!”

Po pas suksesit te atij projekti?!

“Mbasi perfundova ate projek rilindi dhe nje here ne mua deshira e vjeter qe ishte zbehur ne mua. Ajo e aktrimit. Gjithsesi per arsye te situatave te ndryshme dhe frikes te se ardhmes ne perfundim te gjimnazit fillova studimet ne Universitetin e Verones (Italy) per mjekesi. Jeta verpon ne menyra shume misterioze dhe mbas nje aksidenti qe mami pesoj une e rigjeta veten duke krijuar dhe nje here ato personazhet qe kisha zhvilluar qe femijeri, duke argetuar dhe nje here familjen mbas asaj periudhe te veshtire.

 Dhe nje here vura re qe Xhuliano i vertet nuk ndihesha, nderkohe qe merrja pjese ne operacione te ndryshme te sallave te spitalit ne Itali pamvaresisht se pasionin per mjeksine e kam patur ne mua poshatu, gjithsesi Xhuliano i vertet ndihesha nderkohe qe performoja dhe ne vitin 2014 mu dha mundesia qe te performoj nje monolog te vogel nga aktori legjend James Dean ne filmin e tijRebel Without a Casue dhe isha ne konkurim me mbi 200 persona te tjere. Audicioni zgjati 2 dite dhe ne fund fitimtari isha une. Qe aty nuk pata me asnje dyshim qe e ardhmja ime do zhvillhej rreth aktrimit.Mora pjese ne nje audicion ne Catania ( Italy ) per nje talent based scholarship e ofruar nga New York Film Academy.

U transferova ne Los Angeles dhe mbarova studimet per aktrim ne New York Film Academy.!”
Si erdhet ne SHB?!

“Une erdha ne USA mbasi fitova nje talent based scholarship, dhe studiova ne New York Film Academy ne Los Angeles. Mbas perfunidimit te studimeve ne NYFA kalova me sukses audicionin per te marr pjese ne shkollen dhe grupin me te njohur The groundlings. With alumni like Jack Black, Melissa Mc Carthy, Lisa Kudrow and many more.Kam marr pjese ne filma te ndryshem ne periudhen e fundit. Filmat qe jane te vendosura te paraqiten ne Netfilix nga janari i 2017 jane dy. I pari eshte drama Trip House, nje histori e vertet qe zhvillohet ne 1970 ne Los Angeles rreth nje doktori me probleme mendore qe sillet neper te madhen Sunset boulevard dhe mbledh ato personat qe kan hupur rrugen e tyre ne jete dhe gjenden pa qellime dhe arritje. Mbi to eksperimenton droga dhe medikamente te ndryshme, duke kaluar limitet e humanes!”

Ne cilat ambicje rrjedhin tani planet tuaja!

“Le te vazhdojme biseden me filmin tjeter ku une marr pjese. Eshte nje docu-komedi e jashtezakonshme e titulluar Cosplay Universe. Me nje pafundesi personazhesh komike te moshave te ndryshme. Ky projekt ka filluar xhirimet me kohe dhe perfundoi ne fillimet e qershorit te keti viti. Nje nga legjenad me te medha ne Hollywood merr pjese te kete projekt. I madhi Stan Lee qe eshte krijuesi i botes Marvel ( Avangers , Iron Man , Spider Man ect ) Dhe ky projekt do transmetohet ne Netflix ne Janar te 2017. Gjate kesaj kohe po punoj ne realizimin e nje comedie TV show te krijuar nga une ku bazohet pothuajse 80% ne ngjarje te verteta. Ne takimin e dy personazheve ekstremisht te ndryshem me njeri tjetrin por qe per nje arsye apo tjeter behen shoke te medhej dhe pekrahin njeri-tjetrin ne realizimin e qellimeve te tyre ne jete.

Deri tani jam ne fazat e shkrimit te skenarit dhe ne kerkimin e nje mundesie per produksion.Gjithashtu kam nje skenar te shkruar qe zhvillohet ne Shqiperi rreth dy te rinjeve qe gjejne njeri- tjetrin ne rrethana te jashte imagjinueshme dhe qe nga instiket primare te mbijeteses dhe impulsit “vrit ose je i vrare” arrijne te krijojne nje raport ku sjellin dhe nje here tek njeri- tjetri aftesine e "njeriut" per tu kujdesur per ate qe do. Qe ne janar te ketij viti jam ne kerkim produksioni ne Shqiperi sepse do doja ta xhiroja ne Shqiperi dhe taparaqes ne Oscar!”

Nepermjet nje lidhje me e-mail, te cilin ma dergoi e ema e Xhulios, Liza, arrita te marr nga shporta e shenjte e suksesit te tij ne Amerike kete informacion me shprese se ne nje dite do te jemi ne salle kur te thirret emiri i Xhulianos ne fitimin e titullit te merituar Oscar. Ai eshte afer. Kurajo dhe shprese Xhuliano! Sepse kete e kane treguar shume shqiptare se jane sot yje te Hollywood-it! Pse jo edhe ti neser me ndihme te Zotit!

Detroit, 8 gusht 2016.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...