Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/15

GJERGJ FISHTA LAHUTA E MALESISE Poemë epiko-historike, përshtatur në prozë, me shkurtime

FISHTALAHUTAV

Dosja e plotë: Si u përdor pajisja përgjuese në Shqipëri

pergjimet

VOAL : Serbia, nga njëra anë paguan radikalizimin islam, nga ana tjetër i ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata

  „Shqipëria ndonjëherë shkakton frikë irracionale, tremben prej saj,- thonë se mund të ketë edhe pesë Shqipëri. Pra sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy Shqipëri në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur. Sidoqoftë shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, janë bërë faktor i fuqishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. Për fatin tonë të keq faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur dhe,- vazhdoj ta përsëris, për fat të keq nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte„- © I.Kadare
Me gjak e me lot tragjedie u themelua trualli i shqiptarëve. Frika irracionale që shkaktonte kombi shqiptar te të tjerët, në Ballkan gjoja, në fakt, ka qenë gogol propagande. Por tani, kemi frikë se mos e humbim vetë me dorën tonë shqiptarinë, lirinë tonë. Kemi frikë se mos nga gogol propagande shëndërrohemi në gogol-xhihadësh. Perandorët e rinj osmanë, Erdogan-sulltanët me dhëmbët zgërdhirë,  po këndojnë këngën „Ty shqiptar të kam gaz“. Europa perëndimore mezi ja hoqi nga thonjtë (për)dhunuesët shqiptarëve, për ti kuruar trutë atyre në familjen e shtëpisë së saj europiane. Mirëpo, trauma pesëshekullore e pushtimit osman  paskish qenë e rëndë, fryma otomane paskish lënë probleme të ndërlikuara.
kadare-liri
Frerët e nënshtrimit, që pushtimi osman ia kishte hedhur me aq mundim shqiptarëve, po bën që, edhe pse ato frerë janë hequr, po shihet që të dhunuarit ti shkojnë prapë nga pas (për)dhunuesit të tyre. Tempujt, historia e ndritur e kombit shqiptar, po bështyhen nga disa çeta fringo dumbabistash mu para syve tanë. Vuajtjet, persekutimin dhe tragjedinë  e popullit shqiptar në shekuj, të gjitha këto dhimbje duan t’na i kurojnë ca hoxhallarë tinzarë e qesharakë në emër të allahut.
E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vëndeve, Kosovë e Shqipëri. Antieuropianët latent kanë marë formën më të frikshme që ekziston ndonjëherë në mentalitetin shqiptar.
Fryma osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të  përmendet hapur këtu se:  feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja  „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rrebelim pro turk etj.,etj, Alarm!
E sigurtë, që këta paguhen nga Serbia dhe Turqia! Shqiptarët e lirë kanë filluar të mos  besojnë më në vlerat e civilizimit europian. A ngjan kjo sikur shqiptarët nuk dinë të jetojnë të lirë? Po., ngjan  dhe si kundërvënie kësaj fatkeqsie  kërkohet sot më shumë se kurrë të saldohet një herë e mirë uniteti kombëtar. Largë hoxhallarëve radikalë e të pa atdhe! Gjergj Kastriotit Skënderbeu ti shumëfishohen statujat, të ngrihen përmendore të reja dhe, mundësisht numri të shkojë aq sa numri i xhamive.
Kush nuk beson se Serbia, nga njëra anë paguan radikalizimin islam, nga ana tjetër ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata: «Ja për çfarë na bombardove 1999-ën, për xhamitë e shqiptarëve!»
kadare
Në këtë mozaik gjeopolitik të botës, shqiptarët si komb duhet të bëjnë llogaritë përfundimtare me Europën. Larg.. larg islamit radikal-isiso-terrorist! Vetëm në qoftë se shqiptarët janë lodhur me kombin e tyre atëherë „Na ka zonë vorri me besë të dhanë„
Kombet e Europës së Bashkuar e kanë akoma të shenjtë konceptin e kombit dhe ne do ta mbajmë këtë si ata.Së paku ne shqiptarët nuk do të marim të parët flamurin për ta shkatërruar kombin tonë. Kur ta prishin gjermanët, francezët, anglezët…etj kombin e tyre, atëherë po e shohim edhe ne këtë punë. Pra nuk do bëhemi flamurtarë ne të vegjlit ta prishim kombin të parët.-© Ismail Kadare.
Taksën për liri shqiptarët e paguan me çmim shumë të madh. Çdo shqiptar i vërtetë anembanë globit ka dhënë kontribut për këtë liri të munguar . Çdo shqiptar i vërtet duhet të jetë në gjëndje ta mbrojë  po me çmim të madh lirinë nga krimet që duan të bëjnë të tjerët në emër të saj.

Nga GJERGJ META : Pusho në paqe Ardit, hero i mjerimit!


gjergjmeta


Jemi mësuar të shohim 17-vjeçarë tekanjozë, duke bredhur nëpër bare e makina luksoze, apo sherrxhinj, e pse jo edhe të abuzuar, përdorues të drogave, apo edhe thjesht viktima të varfërisë. Ndërsa Arditi, që humbi jetën para pak ditësh në plehrat e Sharrës, është hero i mjerimit.

Po, po, ashtu! Varfëria ka shpesh viktima dhe sigurisht Arditi, pavarësisht faktit që babai i tij ishte një polic, të cilit shteti duhet t’i garantojë jetesën e familjes, ishte një viktimë. Por me 17 vjetët e tij do të thosha që ishte një hero, e këtë e tregon edhe rrëfimi i dhimbshëm i shokëve të tij të klasës e ai i babait, që e dinte se i biri kishte hyrë në punë për të blerë rrobat për shkollë, ose thjesht për të pasur një lek më shumë në xhep.

Që një adoleshent të punojë, kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një fisnikëri. Kjo shihet gjithnjë e më e rrallë në realitetin tonë, edhe pse adoleshentët i sheh shpesh kamerierë apo në vende të tjera pune për të çuar ndonjë lek më shumë në shtëpi.

Arditi sot është heroi im, sepse ai kthehet në një model përkushtimi ndaj familjes e ndaj vetes. Imagjinoj dhimbjen e prindërve të tij, por mendoj se bashkë me dhimbjen duhet të ndihen edhe krenarë për një fëmijë të tillë që në ditë vere nuk kërkoi plazh, as udhëtime jashtë shtetit, as para për të blerë apo thjesht për t’u argëtuar, por shkoi e punoi. A nuk është kjo një fisnikëri?

Vdekja e Arditit sot na interpelon të gjithëve, si shoqëri e cila është e anestetizuar, pasi tepër e varfër dhe e dhunuar. Na interpelon se si është e mundur që një punonjës shteti nuk arrin të garantojë jetesën e familjes së tij. Sa herë kam qëlluar e kam parë policë në rrugë duke pritur për një makinë, pasi kishin lënë turnin e punës në burgun e Shënkollit apo të Fushë-Krujës. Sa herë i kam marrë në makinë për t’i shoqëruar deri ku donin të shkonin.

Si është e mundur kjo? Si është e mundur që varfëria të jetë aq e madhe, saqë një djalë i pastërvitur si Arditi shkon e bën një punë, e cila, edhe pse mund të duket e pistë, ka nevojë sigurisht për trajnime të mirëfillta që, përveç ndotjes, sjell edhe rreziqe të tilla.

Një vdekje si ajo e Arditit është një humbje jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Djem me iniciativë dhe dëshirë për t’i bërë ballë jetës i nevojiten këtij vendi dhe shoqërisë sonë. Unë nuk pata fatin të të takoja Ardit, për të ta dhënë këshillën, por ti na dhe edhe një herë një leksion të madh, leksione që fatkeqësisht po i marrim përditë nëpërmjet historive tragjike.

Na solle në vëmendje sa të rëndësishme janë të drejtat themelore të njeriut dhe zbatimi rigoroz i tyre, sa ia vlen të denoncosh dhe të çirresh për të parandaluar çdo aferë korruptive që bëhet shkak për vdekjet tona të përditshme në rrugë, kantiere pune, nga krimi i organizuar dhe ai ordiner, sa ia vlen të sakrifikosh për një jetë më të mirë. Ti, Ardit, je një personazh i vërtetë i romaneve mesjetare të Hygoit, që me historinë tënde tragjike na tregon sa vlerë ka jeta, dhe sa ia vlen të luftosh kundër padrejtësive!

Ndoshta nuk do të bëhej mjek, apo jurist, a ku ta di unë, por sigurisht nuk do të ishte kontingjent i vrasësve, i shpërndarësve të drogës, apo tekanjoz Blloku a spitullaq resortesh turistike. Do të bëhej një njeri i vetëdijshëm se sa e mundimshme është jeta reale, një baba e një bashkëshort i përgjegjshëm. Në fytyrën e tij dallohej kjo gjallëri, ky entuziazëm e ai shikim prej një të riu të dashuruar me jetën.

Aq i dashuruar sa nuk ka pasur turp t’i thotë kujt se punon me plehrat. Madje, turp përballë tij ndiejnë moshatarët e tij dhe ndoshta të gjithë ne që jetën e kemi pak më të garantuar sesa ai. Po, po, moshatarët e tij, të cilëve u është dhënë gjithçka dhe që nuk kanë nevojë të luajnë as gishtin e vogël të dorës për të pasur diçka. Arditi sot është heroi im. Nga mosha mund të ishte fëmija im, por nëse do të kisha ndonjëherë një të tillë, do të doja të ishte një si Arditi.

E megjithatë, ky hero i mjerimit iku, bashkë me ëndrrat e tij, më dëshirën e tij për jetën. Pushofsh në paqe djalosh atje ku nuk ka më plehra, ku nuk ka më njerëz indiferentë, nuk ka më një shtet që punonjësit të vet nuk i garanton jetesën e familjes, nuk ka më pakujdesi në punë e nuk të mbulon njeri me plehra pasi ke vdekur. E nga atje i dashur Ardit bëje një lutje për ne që të zgjohemi e sidomos për moshatarët e tu, që ende nuk e dinë se çfarë do të thotë të punosh apo të lodhesh për të fituar diçka. Pusho në paqe Ardit, heroi im!

Letër Albin Kurtit






SHKRUAN : JETON ZULFAJ

I dashur Albin,

Ishte kënaqësi të ju takoja në koktejin për Ditën Kombëtare të Suedisë me 6 Qershor.

Unë ju përcjellë ju në politikë dhe është çdoherë emocionuese kur takon njerëz që i respekton dhe i don për punën që bëjnë.

Ashtu siç edhe prezantoheni, ju ishit i thjeshtë dhe i njerëzishëm. Unë kam respekt për ju.

Padyshim se ju jeni një model për t’u ndjekur në shumë drejtime. Në masë të madhe ju jeni mishërim mes parimeve që predikoni dhe jetës që bëni, prandaj fjalët tuaja kanë më shumë peshë dhe vlerë.

Ju e dini se jeta në Kosovë është e vështirë. Ata që nuk janë të lindur nën status dhe pasuri nuk i kanë mundësitë e barabarta në asnjë drejtim.

Është dëshpëruese të shohësh se si koha kalon dhe asgjë nuk ndryshon. Ata që u pasuruan vazhdojnë të pasurohen kurse të varfëritë vazhdojnë të thellojnë varfërinë, kurse ata që punojnë 12 orë në ditë e 7 ditë në javë nuk arrijnë të paguajnë faturat e tyre.

Çfarë nuk shkon?

E di se përgjigja juaj është e gatshme. Duhet vetëdijësim i popullit për të ndryshuar gjendja, do thoshit ju, duke e kaluar problemin dhe zgjidhjen tek populli.

Populli përdoret nga ata që qeverisin dhe pasurohen për të qeverisur dhe për të u pasuruar. Populli po na donë, thonë ata.

Si ka mundësi që i njëjti popull të fajësohet dhe të lavdërohet për gjendjen ekzistuese? Kam frikë se problemi nuk është populli, Albin. Populli nuk ndjen dashuri për të korruptuarit, për kriminelët për të padinjitetshmit. Aspak, populli ndjen frikë.

Frikë se nuk do punësohen, frikë se do ndëshkohen nëse janë në punë, frikë se do të mbesin pa të ardhurat sociale, frikë se biznesi tyre do mbyllet, frikë se dikush mund të ju trokas në derë në orët e vona për ndonjë fjalë pavend apo frikë se gjithçka që është ndërtuar me vite mund të rrokulliset për një ditë.

Problemi nuk është populli. Populli është zgjidhja.

Problem janë politikanët.Disa të korruptuar, disa të inkriminuar dhe disa injorantë e pa dinjitet.

Ju nuk jeni asnjëri nga këta, por ende nuk po ofroni zgjidhje për popullin. Ajo që ju i ofroni popullit është një zgjidhje e vështirë. Ju i ofroni një vend me mundësi të barabarta që zhvillohet si shoqëri dhe jo si individ dhe ku për të gjithë vlejnë rregullat e njëjta, por në këmbim të kësaj keni vendosur një kusht të rëndë dhe të rrezikshëm. Ju ofroni paparashikueshmëri në veprime, një bast i rrezikshëm që shumë qytetarë nuk janë të gatshëm ta marrin për të ardhmen.

Unë jam nga ata qytetarë që kur ju flisni ju kuptoj se çfarë thoni. Unë jam shqiptar i Kosovës, i vetëdijshëm për identitetin tim, për të kaluarën time, për padrejtësitë e aleatëve, për urrejtjen e fqinjëve, për tokat që s'i kemi, për flamurin, për gjuhën dhe traditën.

Nuk me duhet askush që të më kujtoj këtë çdo ditë. Por mua nuk më përfaqësojnë liderët e korruptuar në Tiranë, trafikantët e drogës dhe prostitucionit, përfaqësuesit e lazaratit apo bosët e naftës . Ata nuk më japin shpresë dhe dashuri për Shqipërinë e sotme, por nuk është në dorën e tyre të na mohojnë apo pranojnë historinë dhe identitetin.

Albin, më dhemb në shpirt se unë nuk mund të ju përkrahi ju përderisa ju nuk përqafoni shtetin që kemi krijuar me ndihmën e të tjerëve. Për mua nuk ka kauzë më të madhe se sa një shoqëri pa krim, pa korrupsion, ku ligji nuk favorizon dhe ku të gjithë janë të barabartë para tij, me mundësi të barabarta ku ata që fitojnë më shumë dhe janë në majë kujdesen për ata në fund.

E kuptoni pra pse temat që shpërfaqin nacionalizmin nuk janë me rëndësi tani?

Unë e kuptoj si funksion shteti dhe shoqëria. Politika jonë e brendshme duhet të krijoj shoqëri pa korrupsion dhe pa krim dhe një shtet të së drejtës ku rregullat e njëjta vlejnë për të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit. Të krijojë një ekonomi ku çdo qytetar mund të ëndërroj për biznesin e tij pa pasur nevojën të paguaj haraç apo pa frikën se do të mbyllet nga barra e taksave të paarsyeshme. Të shfrytëzoj pasuritë tona për të investuar në mirëqenien tonë pa eksploatuar ambientin dhe pa rrënuar të ardhmen. Të krijojë disiplinë fiskale dhe politika të mirëqenies ku ata që fitojnë më shumë kujdesen për ata që fitojnë më pak. Politika jonë e jashtme duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na thellojë bashkëpunimin me miqtë tanë. Të na hapë rrugët e tregtisë dhe lëvizjes, të na mbrojë dhe promovoj identitetin tonë dhe të fitoj respektin tek të tjerët. Por politika jonë e jashtme nuk mund të jetë e fortë dhe as e respektueshme, njëjtë sikur qytetarët tanë nuk mund të jenë të respektueshëm, kur sistemi jonë i brendshëm prodhon papunësi, korrupsion e gjithçka që komprometon vlerat tonë si individ dhe shoqëri.

Më shumë se kurrë kemi nevojë për alternativë dhe për ndryshim. Kemi nevojë për liderë që inspirojnë, që ofrojnë dashuri në vend të urrejtjes, që ofrojnë zgjidhje në vend të problemeve, që ofrojnë shpresë përballë vështirësive.

Prandaj e urrej që shpesh gjej vetën duke ju kundërshtuar. Do doja shumë që ju të dëgjoni dhe të kuptoni. Të ndryshoni apo ndoshta të sakrifikoni një qëndrim tuajin për një të mirë më të madhe të shoqërisë. Sot, e mira e madhe është luftimi i krimit dhe korrupsionit, hapja e perspektivës për biznes dhe punë, investimi në shkollim dhe shëndetësi për të gjithë, prandaj kam një lutje për ju që të sakrifikoni pak nga vetja në shërbim të shoqërisë që të shpëtoni qytetarin nga një elitë shpirt-ngushtë dhe fyt-gjerë.

Me shumë keqardhje dhe me pakënaqësi të madhe më duhet të refuzoj ftesën tuaj që të vij të ju takoj në zyrat e Vetëvendosjes. Por unë kam shpresë që një lider si ju din kur duhet të ndryshoj për një të mirë më të madhe.

Me shumë dashuri dhe respekt,

JETON ZULFAJ QYTETAR I KOSOVËS.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...