Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/28

Alienët e Rosuellit, misteri që vazhdon që prej 8 korrikut të vitit 1947




Më 8 korrik të vitit 1947, gazeta lokale “Roswell Daily Record” shiti shumë më tepër kopje nga zakonisht. Titulli i madh i faqes së parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, edhe atyre që kurrë nuk kishin blerë gazeta në jetën e tyre: “RAAF kap një disk fluturues në një fermë të krahinës Rosuell”.RAAF janë inicialet e “Roswell Army Air Field”, në atë kohë një prej bazave më të mëdha ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Lajmi nuk ishte sajuar aspak në redaksinë e gazetës, por mbështetej në një komunikatë zyrtare të forcave ajrore amerikane.E publikoi edhe gazeta “Sacramento Bee”, nën titullin “Ushtria bën të ditur se zotëron një disk fluturues, të gjetur në një fermë të Nju-Meksikos”. U deshën pak orë, ose vetëm pak minuta, të nisnin të binin telefonat nga Uashingtoni, sidomos në skrivaninë e autorit të pakujdesshëm të komunikatës.U dha menjëherë një konferencë shtypi, në të cilën zëdhënësit e forcave ajrore pranonin se diçka kishte rënë nga qielli, por që bëhej fjalë për një ballonë sondë eksperimentale të mbajtur sekret, kurrsesi UFO.Cili nga versionet ishte i saktë, i pari apo i dyti? 60 vjet më pas vazhdohet të diskutohet mbi këtë ngjarje, pa mbërritur në përfundime.Quhej Uilliam “Mak” Brazel njeriu që vuri re i pari copat e çuditshme metalike në fermën e familjes Foster, rreth 100 kilometra nga Rosuelli, ku ishte i punësuar.Natën e mëparshme kishte dëgjuar një shpërthim shumë të fortë, por në fermë nuk kishte telefon dhe u deshën ditë përpara se Brazel të vinte në dijeni sherifin Xhorxh Uilkoks. Prej javësh njerëzit thoshin se shihnin disqe të çuditshme fluturues në qiell dhe ndoshta kauboji Mak kishte gjetur një prej tyre.Uilkoks shkoi në vend, mori disa nga mbetjet e objektit të çuditshëm dhe i shpuri atje ku mund të dihej diçka për to, te zyrat e RAAF.Forcat e ushtrisë ndërhynë menjëherë dhe rrethuan zonën. Versioni i dytë i ofruar nga ushtarakët dhe i publikuar gjerësisht në shtypin e kohës, bëri të heshtnin spekulimet dhe për incidentin e Rosuellit nuk u fol më, të paktën për ca kohë.Në vitin 1978 fizikani nuklear, Stanton Friedman, intervistoi ish-majorin Xhesi Marsel, i cili në atë epokë ishte në krye të Departamentit të Inteligjencës së RAAF.Rrëfimi i tij i hoqi pluhurin ngjarjes së Rosuellit dhe e ngriti në rangun e incidentit urologjik më të famshëm të historisë, të paktën për ata që i besojnë. Majori Marsel, tashmë në pension, tregoi se historia e balonës sondë nuk ishte tjetër veçse manovër mbulimi. Ai vetë i kishte parë dhe prekur mbetjet, madje i kishte transportuar në një bazë në Teksas.”Ishin gjëra që nuk i përkisnin kësaj bote”, i tregoi Fridmanit. Ishin fletë metalike të lehta e fleksibël, si të qenë letër. Ishin shumë të forta, nuk digjeshin dhe kishin të shkruara simbole të ngjashme me hieroglifët.Por në rast se mbetjet i përkisnin diçkaje të një bote tjetër, ku përfunduan ata që e kishin pilotuar deri në fermën e familjes Foster? Përgjigjen e gjeti i pari Çarls Berlitz, autor shumë i dhënë pas ufove, civilizimeve të humbura e trekëndëshave të Bermudës në librin e botuar në vitin 1980, “Incidenti i Rosuellit”. Berlitz dhe bashkëpunëtorët e tij folën gjerë e gjatë me shumë dëshmitarë të gjallë dhe me të afërmit e atyre që kishin vdekur me kalimin e viteve. Një prej tyre, Barni Barnet, një arkeolog që ndodhej ato ditë për punë bashkë me disa kolegë në afërsi të zonës ku ndodhi incidenti, rrëfen se përpara se të largoheshin me nxitim nga ushtarakët, kishin parë trupa alienësh që transportoheshin për diku.Ekzistenca e këtyre trupave vërtetohet nga deklaratat e dhjetëra dëshmitarëve të tjerë, mes të cilëve edhe disa ushtarakë që treguan edhe destinacionin final të trupave: Baza Ushtarake e Eduards. Siç mund të merret me mend, provat për këtë mungojnë. Por në rast se alienët vërtet kishin ardhur në Tokë, sigurisht që diku ruheshin edhe fotot, apo filmimet e kryera nga ushtarakët. Rei Santili, një producent britanik videosh muzikore, në vitin 1990, në rrugë postare i ra në dorë një prej tyre: bëhej fjalë për autopsinë e një Alieni.Filmimi bardhë e zi u projektua në Londër dhe në 30 vende të tjera të botës. Pamjet tregonin edhe disa mbetje të mjetit fluturues. Mos bëhej fjalë për provat që mungonin?Autoritetet e forcave ajrore padyshim që e morën seriozisht zhurmën e shkaktuar nga filmimet e Santinit. E quajtën sajesë, por nga ana tjetër pohuan se në vitin 1947 diçka që ngjante me një trup ishte transportuar nga ferma në Rosuell. Sipas tyre bëhej fjalë për manekinë të përdorur për eksperimente në balonën sondë.Të gjitha të rejat që janë publikuar lidhur me këtë incident janë pasuar nga përgënjeshtrime të menjëhershme dhe filmimi i autopsisë nuk mund të bënte përjashtim. Më 4 prill të vitit 2006, gjatë një interviste televizive dhënë për “Sky”, Santili pranoi që e kishte falsifikuar filmimin, por këtë e bëri në mënyrë shumë të çuditshme.Tregoi se e kishte marrë filmin, se e kishte parë, por që e kishte dëmtuar rëndë për shkak të pakujdesisë. Prandaj vendosi ta xhironte përsëri me disa shokë, duke përdorur një manekin, e duke ruajtur vetëm pak nga sekuencat e filmit origjinal që kishin arritur të shpëtonin.Një gjysmë përgënjeshtrimi, i cili nuk arrin t‘i bindë ufologët, të sigurt se fazat e autopsisë që vërehen në film nuk mund të kryhen nga kushdo, por vetëm nga mjekë ekspertë.Do të mund të mësohet me saktësi ç‘ndodhi vërtet atë ditë në Rosuell? Xhon Podesta, ish-asistent i Bill Klintonit dhe tashmë i bashkëshortes së tij, i pyetur për ufot këshilloi që Shtëpia e Bardhë të vendoste hapjen e dosjeve më të vjetra se 25 vjet, “duke u dhënë kështu mundësinë shkencëtarëve të kenë në dorë të dhënat e nevojshme për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtyre fenomeneve”. Billi nuk ia vuri veshin? Mos ndoshta Hilari do të veprojë ndryshe?

Shkencetaret zbulojne Alpe ne Antarktide




3 mijë metra nën akullin e Antarktikës, ndodhen masive malore të ngjashme me alpet të vendosura në pjesët e tjera të tokës. Zbulimi është kryer nga një grup shkencëtarësh në përbërje të të cilëve kishte amerikanë, europianë, kinezë dhe japonezë. Shkencëtarët thanë se ky zbulim rrëzoi pretendimet e gjeologëve të cilët deri më sot mbronin tezën se në Antarktikë nuk ka male, e jo më masive malore. Teza e tyre mbështetej në studimin e mënyrës së formimit të Tokës. Zbulimi u arrit falë hulumtimeve me radar dhe rreze lazer të botës poshtë akullit të Antarktikës. Shkencëtarët thanë se zbuluan një masiv malor të gjatë 800 kilometra dhe maja më e lartë shkon deri në 3 mijë metra. Zbulimi vërteton tezën e shkencëtarëve rusë, të cilët 50 vjet më parë thanë se poshtë akujve të Antarktikës kishte masive malore. Por gjithcka që prej asaj kohe mbeti një tezë e kundërshtuar fort nga gjeologët. Antarktika mendohet se është formuar 100-250 milion vjet më parë, kur Toka ishte ende nën “pushtetin” e dinosaurve. Në atë kohë, thonë shkencëtarët britanikë, “kontinenti i akullt” u shkëput nga “trungu mëmë” dhe nisi të rrëshqasë ngadalë drejt Polit të Jugut.

5 majmune ne nje kafaz

Eksperimentet e Harry Harlow dhe bashkepunetoreve te tij ne laboratorin e Universitetit te Wsiconsin jane pershkruar ne librin Principet e Psikologjise se Pergjithshme. (1980 John Wiley and Sons)

eksperimenti
Eksperimentet e Harry Harlow dhe bashkepunetoreve te tij ne laboratorin e Universitetit te Wsiconsin jane pershkruar ne librin Principet e Psikologjise se Pergjithshme. (1980 John Wiley and Sons)

Ne trend, vetullat e dendura

sy-vetulla
Trendi i vetullave të dendura po mbijeton për sa kohë duke e falenderuar modelen Cara Delevingne, që këtë lloj vetullash e ka si shenjë mbrojtëse të saj. Ja se si keni mundësi edhe ju ta arrini këtë pamje të vetullave. Cara Delevingne me vetullat e dendura dëshiron në mënyrë plotësuese të theksojë sytë e saj të kaltërt. Që të arrini këtë pamje intenzive të vetullave, shfrytëzoni hije të butë kremi në niansën e përshtatshme, me të cilën do t’i mbuloni të gjitha zbrazëtirat në vetulla. Edhe aktorja Charlize Theron e do këtë trend, gjë që e bën atë treguese të faktit se edhe bjondet me ten të zbehtë mund të mbajnë vetulla të dendura. Është e rëndësishmë që të zgjedhni nuansën e duhur të lapsit për grim dhe të shfrytëzoni krehër të vogël me të cilin do të zbusni tenin. Krahas hijeve, mund të veni edhe xhel të tejdukshëm i cili do ta mbajë formën e vetullave tuaja dhe do ta ruajë ngjyrën që mos të hiqet. Për fund, veni hije të bardhë me shkëlqim nën harkun e vetullës, në mënyrë që shikimi juaj të bëhet edhe më me shkëlqim. Këngëtarja Beyonce ka vite që i është nënshtruar këtij trendi, ndërsa nëse edhe ju këni fytyrë zemërushe si ajo, duhet t’i trajtoni vetullat me hark të theksuar. Theksone harkun e vetullave me laps grimi ose, nëse vetullat tuaja janë së tepërmi të drejtuara, pwrpiquni që ta plotësoni harkun duke e vizatuar me lapsin për grim. Beyonce poashtu shfrytëzon teknikën e shkuljes së vetullave me emrin “ecobrow” – teknikë e cila për shkuljen e vetullave përdor fije peri. Sofia Vergara poashtu e shfrytëzon këtë teknikë për shkuljen e vetullave, teknikë e cila ka shhumë përparësi dhe për të cilën janë përcaktuar gjithnjë e më shumë personalitete të popullarizuara. Kjo teknikë është pa dhimbje, ndërsa iritimi i lëkurës është minimal, sepse për dallim nga preparatet tjera, me fijen e perit kapen vetem qimet, por jo edhe lëkura.

Rudhat në pjesën e kraharorit, si ti parandalojme!

rrudhat
Shumë femra e kanë këtë problem, jo vetëm zonjat në moshë por edhe ato më të rejat. Si t’i parandalojmë e si të kujdesemi për këto rudha nëse janë krijuar? Kujdesi duhet të jetë i përditshëm, mjafton të kemi parasysh 5 rregulla bazë.

1. Mos flini kurrë në anën e majtë apo të djathtë. Kjo është një nga shkaktaret kryesore të rudhave që krijohen në kraharor. Më e këshillueshmja është të fjeturit në shpinë.

2. Sigurohuni të aplikoni mbrojtës diellor 20 minuta para se të dilni nga shtëpia. Pjesa më e madhe e femrave përqëndrohen tek fytyra dhe qafa duke harruar dekoltenë.

3. Hidratojeni pjesën e dekoltesë 2 herë në ditë duke bërë sado pak masazh. Mos e lini lëkurën të thahet, të humbasi shkëlqimin dhe të dehidratohet.

4. Përdorni produkte me Vitaminë E natyrale (si vaji i lajthisë, bajameve të ëmbla, suzamit, etj). Vitamina E është mikesha më e mirë e lëkurës.

5. Bëni ushtrime të lehta për të tonifikuar krahët, gjoksin dhe pjesën e kraharorit. Ushtrime gjithpërfshirëse të cilat ndihmojnë në tonifikim dhe përmirësim të gjendjes së lëkurës në të gjithë zonën e bustit. Nëse i praktikoni këto këshilla shumë të thjeshta, do të ndjeni një ndryshim shumë të madh brenda pak javësh.

Buzekuqet. Helmi qe puthim

buz-kuq

Vitet e fundit jane bere shume kerkime per te zbuluar nese buzekuqet kane permbajtje toksike ne to. FDA morri ne analize 400 buzekuqe te ndryshem nga firma shume te njohura dhe shume te shtrenja si L’Oreal, Mac, Maybelline, Chanel, Dior, Estee Lauder, Clinique, Rimmel etj etj dhe zbuloi se ato kane permbajtje TOKSIKE!


Edhe pse shume teste laboratorike jane bere nga ana e FDA per te zbuluar kete toksicitet, ata ende jane te pafuqishem per te kontrolluar tregun e produkteve kozmetike. Nivelet e Plumbit te gjendura ne buzekuqe jane ato qe kane alarmuar femrat ne gjithe boten. Por perse?


Nuk ka doze te sigurt minimale per ekspozim ndaj Plumbit.



Qe do te thote edhe nese ekspozimi eshte shume i vogel, serish mbeteni te rrezikuara. Pse? Sepse buzekuqi hahet nga ne dhe nuk qendron thjesht ne siperfaqe. Neurotoksiciteti qe ka Plumbi eshte i madh edhe ne doza te vogla, pra demton trurin e thene me fjale te tjera. Ekspertet e shendetesise jane te sigurte se: Ekspozimi ndaj Plumbit ne cfaredolloj doze eshte i pashendetshem.

Cilat jane efektet e padeshiruara qe shkakton Plumbi:


Neurotoksicitet, demton qelizat e trurit. Eshte lidhur me aftesine e te nxenit, menyrat e sjelljes. Ul fertilitetin ne femra dhe meshkuj. Jep crregullime hormonale tek femrat.


Por Plumbi nuk eshte elementi i vetem i rrezikshem, shqetesues ne buzekuqe. Nje buzekuq permban Krom, Cadmium, Magnez, Alumin, Parabene, Silikone. Ekspozimi i vazhdueshem ndaj tyre, pasi mesatarisht nje femer aplikon rreth 14 here buzekuq ne dite rrit riskun e prekjes nga kanceri dhe shume probleme te tjera shendetesore.
prova-300x3001

Cfare duhet te mbani mend? FDA nuk ka asnje kontroll mbi industrine kozmetike. Nuk ka kontrolle sigurie. Ju hani me shume se gjysmen e buzekuqit apo liglossit qe vendosni. Metalet e renda si Plumbi grumbullohen ne organizem me kalimin e kohes.

Cfare duhet bere per te provuar pranine e Plumbit? Ja nje truk i vogel se si te zbuloni nese buzekuqi juaj permban Plumb ose jo. Merrni nje leter alumini kuzhine dhe nga ana e shkelqyeshme lyejeni nje siperfaqe te vogel me buzekuq. Me pas fshijeni buzekuqin per 10 sekonda me nje kartopecete dhe nese shikoni ngjyre te zeze ne kartopecete: BUZEKUQI JUAJ KA PLUMB. Kjo eshte nje prove te vogel e kryer ne kushte shtepie per t’ju demostruar ju se ku qendron ndryshimi mes nje Buzekuqi 100% Natyral dhe nje buzekuqi JO natyral, marka e te cilit nuk behet publike. Ne keto foto dallimi eshte i dukshem. Nese permban Plumb kartopeceta do te nxihet, pasi ta keni ferkuar me letren e aluminit. Jane prova te thjeshta dhe detaje kaq thelbesore per ato qe na duken te parendesishme ne dukje. Buzekuqi ashtu si Rimeli jane dy nga gjerat qe duhet te zgjidhen me me kujdes pas nje kremi hidratues te mire

A mund te jete kjo kura ndaj kancerit?


88291939_c0151810-acute_lymphoblastic_leukaemia_micrograph-spl-620x348

Ka shpresa se, beteja kundër sëmundjes së shekullit do të arrijë të marrë një kthesë të re, me të ashtuquajturën imunoterapi të qelizave T, apo “ilaçi i gjallë” siç e quajnë shkencëtarët. Sipas disa studimeve, trajtimi revolucionar do të veprojë gati si një vaksinë, duke u shndërruar në alarm të vazhdueshëm mbi rikthimin e mundshëm të sëmundjes. Mënyra si funksionon është mjaft interesante. Kështu, nga gjaku i pacientit merren qeliza të bardha, ato që normalisht luftojnë viruset dhe bakteret në trupin e njeriut, e modifikohen gjenetikisht me qëllimin të identifikojnë dhe të sulmojnë qelizat kanceroze. Më pas ato zhvillohen artificialisht në laborator, përpara se të injektohen përsëri në venat e të sëmurit, nga ku do të nisin gjurmimin dhe shkatërrimin e “armikeve” të veta. Ndrkohë, specialistë në mbarë botën janë angazhuar në perfeksionimin e kësaj teknike. Para disa muajsh, imunoterapia e qelizave T mbushi titujt e parë të artikujve në Britani, kur foshnja angleze, Layla Richards, u bë një nga të parët njerëz në botë, që i nënshtroheshin trajtimit eksperimental. Aktualisht, dy studime të cilësuara si “gur kilometrik” në luftën ndaj kancerit, kanë zbuluar potencialin befasues të terapisë. Sipas njërit prej tyre, te 94 për qind e pacientëve në fazat e avancuara të sëmundjes që iu nënshtruan trajtimit në fjalë, janë vënë re përmirësime të dukshme, që shkojnë deri në zhdukjen e shenjave klinike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...