Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/08/31
Depresioni Post-Natal
"Tërë koha më shkon duke qarë. Nuk mund të bëjë asgjë, kam shumë punë që më duhet t’i kryej. Ndjej se kam dështuar plotësisht si nënë.Më duket se nuk mund të vendosi për asnjë gjë. Mendja ime është e turbulluar me mendime të ngatërruara dhe i bërtas çdokujt çdoherë.
Me duhet të jem e lumtur, por unë ndjehem shumë keq’."
‘Foshnja qanë vazhdimisht e unë nuk mund ta rehatoj. Ndjehem që kam dështuar por edhe e zemëruar. Është faji im, nuk është faji i foshnjes.’
‘Ndjehem se kam humbur plotësisht vetëbesimin. Dukem shumë keq dhe ndjehem keq.’
Si mund të më ndihmojnë ky udhëzues?
Depresionipost-natal është një gjendje shumë e vështirë të cilen e përjeton të paktën çdo e dhjeta femër pas lindjes së foshnjes. Shembujt e lartë përmendur janë mendimet dhe ndjenjat tipike të cilat femrat me depresion post-natal i përjetojnë.
Kjofletushkë është për femrat me depresion post-natal dhe për familjet dhe shoqërin e tyre.
Kjo fletushkë ka për qëllim të:
• Ju ndihmojë të identifikoni se a vuani nga depresioni post-natal
• Sqaroj çka mund të shkaktojë depresionin post-natal
• Të ju ndihmojë të konsideroni se cila është mënyra më e mirë t’i ndihmoni vetes
• Dhe ju sygjeron disa vende të tjera që mund të gjeni ndihmë dhe përkrahje
Çka nëse jam e depresionuar sa që nuk mund të lexoj?
Nëse jeni të depresionuar me siguri se e keni vështirë të koncentroheni dhe ta lexoni këtë fletushkë. Ndoshta ju duket shumë e gjatë dhe e vështirë? Mos u brengosni ju lutem.Këtu ka mjaft informata, lexoni ngapak disa herë. Nëse e keni vështire të kuptoni, mund të bisedoni për këto me mjekun tuaj të përgjithshëm (GP) apo me infermieren për shëndet (Health Visitor), apo mund ta lexoni kur ndjeheni pak më mirë. Nëse terapisti ju ka dhënë këtë fletushkë ndoshta ata mund të ju ndihmojnë ta kuptoni.
Çka është Depresioni Post-Natal?
Depresionipost-natal është lloj depresioni I cili shfaqet pas lindjes së foshnjes. Depresioni ndonjëherë mund të fillon gjatë shtatëzanisë, por quhet depresion post-natal vetëm nëse vazhdon pasi që keni lindur.
Depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ështe e ditur se dhjetë deri pesëmbëdhjetë femra nga njëqind që lindin foshnje do ta përjetojnë. Numri i vërtet mund të jetë më i madh sepse shumë femra nuk kërkojnë ndihmë dhe nuk i tregojnë të tjerëve për ndjenjat e tyre.
Sidallon depresioni post-natal nga depresioni i zakonshëm?
Simptomete depresionit post-natal janë të njejta si të çdo depresioni. Ato përfshijnë mërzitjen dhe mos interesim në gjërat që zakonisht janë në rregull. I vetmi ndryshim është se këto ndjenja zakonisht fillojnë brenda tre muajve pasë lindjes së foshnjes. Poashtu është e mundur që depresioni post-natal të fillojë më vonë mirëpo, nëse simptomet ia fillojnë një vit më vonë apo më shumë se një vit pasë lindjes ka pak mundësi që të quhet depresion post-natal.
Pasiqë depresioni post-natal është shumë i ngjajshëm me depresionin e zakonshëm, fletushkat tona ‘Depresioni udhëzues për vetë-ndihmë’ dhe ‘Depresioni, fletushkë informative’ mund të jenë të dobishme për ju. Kërkoni këto nga mjeku apo terapisti.
Lajm i mirë është se si çdo lloji tjeter i depresionit, depresioni post-natal është shëruese me tretmane, dhe numer i madh i femrave shërohen plotësisht.
A ka probleme tjera post-natale me të cilat ballafaqohen gratë?
Janë edhe dy gjendje tjera të vështira emocionale te cilat femrat i përjetojnë pas lindjes së fëmiut.
E para është shumë e zakonshme dhe quhet ‘Baby Blues’. Kjo është lloj i lehtë i depresionit i cili paraqitet në çdo tetë nga dhjetë nëna gjatë ditëve të para të lehonisë. Kur nënat vuajnë nga ‘Baby Blues’ ato ndjehen shumë emocionale dhe qajnë pa ndonjë shkas të veqantë. Nënat pasë lindjes së foshnjes shpesh ndjejnë ankth, tendosje dhe rraskapitje dhe mund ta kenë problem me gjumë.
Mjekët mendojnë se ndyshimet e papritura në nivelin e hormoneve rreth kohës së lindjes e sjellin ‘Baby Blues’, por mund të jenë shkaqet tjera, si traumat nga vetë lindja dhe shqetësimet që foshnja sjell. Është koha kur ju duhet pushimi i mjaftueshëm për tu forcuar por është koha më e vështirë që mund të pushoni.
‘Baby Blues’ zakonisht zgjat një ose dy ditë dhe zhduket aq shpejt sa vjen. Nuk ka nevojë për brengosje përveq nëse ndjenjat vazhdojnë të keqësohen, në këtë rast mund të jetë fillimi i depresionit post-natal.
Psikozat e Lehonisë
Problemi i dytë i cili lajmërohet ndonjëherë te femrat pas lindjes së foshnjes është më pak i zakonshme. Quhet Psikoze e Lehonise. Kjo shfaqet në një nënë nga çdo njëmijë dhe është më serioze se depresioni post-natal. Problemi zakonisht fillon papritur gjatë dy javëve të para të lehonisë,me çrregullim të thellë të gjendjes shpirtërore dhe te sjelljeve. Femrat me Psikozë të Lehonisë mund të bëhen shumë të nevrikosura dhe të hutuara dhe shpesh kanë besime të pazakonshme dhe tronditëse për veten dhe foshnjen e tyre.
Kjo fletushkë nuk i synon femrat me këtë lloj problemi. Atyre ju duhet ndihmë specialiste nga psikiatri dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga mjeku menjëherë. Tretman i zakonshëm për këtë gjendje janë ilaqet dhe qëndrim i shkurtër në repartin për nëna dhe foshnje. Është me rëndësi të mbani në mend se edhe pse Psikozat e Lehonisë mund të jetë gjendje e frikshme dhe e brengosur për nënën dhe familjen e saj, tretmani është shumë efektiv dhe gratë shërohen plotësisht.
Cilat janë simptomet e depresionit post-natal?
Femrat i përshkruajnë një numër të simptomeve, shumë prej tyre janë të përmendura më poshtë. Këto simptome mund të jenë të tejkalueshme në kohën kur foshnjës tuaj i duhet shumë kujdes dhe vëmendje.
Këto janë disa nga shenjat e simptomeve që ju mund t’i përjetoni nëse vuani nga depresioni post-natal.
Ndjenjat apo emocionet
• Pikëllim, shqetësim, dëshprim
• Qani shumë apo nuk mund të qani
• Ndjeheni të pavlefshme
• Gjendja shpirtërore ndryshon shpesh
• Ndjeheni fajtore
• Nuk ndjeheni të interesuara
• Humbje të kënaqësisë
• Ndjeheni të shqetësuara apo me panik dhe brenga
• Ndjeheni të nevrikosura dhe të zemruara
• Nuk ndjeheni ashtu si dëshironi për foshnjen tuaj
[/b]Shenjat trupore dhe fizike[/b]
• Mungesë të energjisë dhe rraskapitje
• Shqetësime gjatë gjumit
• Çdo gjë e bëni në mënyrë të ngadalësuar, apo
• Të shpejtuar, jeni të nevrikosura dhe nuk mund të relaksoheni
• Mos intersim në marrëdhënie seksuale
• Ndryshim në oreks – hani shumë apo nuk hani sa duhet
Mendimet – kur njerëzit janë në depresion, ata bëhen ‘ekspertë’ në mënyrën si mendojnë, gjithmonë në mënyrë negative dhe të zymtë.
• Kritikoni vetëveten – si ‘unë jam nënë e padobishme’, ‘dukem keq’, nuk e kuptoj këtë fletushkë unë jam budallaqe!’
• Brengosje si – ‘foshnja nuk ushqehet mirë’
• Fajsoni vetën si – ‘unë i kam fajet’
• Paramendoni më të këqijat si – ‘Çdo gjë do të bëhet keq – asgjë nuk do të ndryshojë kurrë’
• Mendime pa shpresë si – ‘Çdo gjë më shtë pa shpresë. Ndonjherë mendoj që të gjithë do të kishin kaluar më mirë pa mua’
• Mendimet për të tjerët si – ‘Çdokush kalon mirë. Askush nuk kujdeset për mua’
• Dhe bota – ‘Vend i tmershëm për të rritur fëmijët...’
Mendja – poashtu nga depresioni ndikon në mënyra të tjera.
• Koncentrim i dobët
• Mos mundësia për të marrë vendime
• mendime të koklavitura dhe të hutuara
Sjelljet
• Mos dëshira për tu takuar me njerëz tjerë dhe për të dal
• Moskënaqsi për gjërat që ju kanë pëlqyer
• Të bëni shumë gjëra gjatë ditës apo nuk bëni asgjë nga detyrat ditore
• Nuk merrni vendime të duhura me kohë
• Fjaloseni më shpesh, bërtisni, humbni kontrollin
Nëse i keni një numër të këtyre sjelljeve dhe mendimeve më lartë gjatë shumtën e kohës, gjatë dy javëve apo më gjatë, është e mundshme që ju vuani nga një form të depresionit. Nëse këto kanë filluar brenda disa javëve apo muajve qyshse keni lindur foshnjen, atëhere është e mundshme që ju keni ndonjë form të depresionit post-natal.
A duhet të kërkoj ndihmë?
Nëse vuani nga depresioni post-natal është me rëndësi që ta pranoni dhe kërkoni ndihmë.
Njerëzit shpesh nuk e njohin depresionin post-natal. Kjo ndodh në kohën kur shumë ndryshime ndodhin dhe nënat shpesh nuk e dinë çka është normal dhe çka pritet. Problemi mund të filloj ngadalë dhe shpesh nënat mendojnë se nuk mund të përballojnë në vend që ta njohin se ato janë duke vuajtur nga depresioni post-natal.
Poashtu, shumë femra me depresion post-natal ndjehen të turpruara dhe i fshehin simptomet e tyre nga të tjerët.
Sa më herët aq më mirë është ta dalloni që e keni depresionin post-natal për të marrë hapa për ti ndihmuar vetëvetes dhe për tretmane efektive.
Mbajeni në mend depresioni post-natal është shumë i zakonshëm dhe ka mundësi që ndodh në një nga çdo pesë femrave. Kështu që ju lutemi bisedoni dhe kërkoni ndihmë nga anëtarët e familjes tuaj, infermieren e shëndetit apo mjekut.
Kush është e rrezikuar nga depresioni post-natal?
Çdokush që lind fëmijë mund të zhvillon depresionin post-natal. Mirëpo, ekzistojnë disa faktor të cilët do te ndikojnë më shumë. Këto janë:
• Nëse keni përjetuar depresion më parë
• Nëse lindja e fëmijut ka qenë posaqërisht e vështirë dhe traumatike për ju
• Nëse keni probleme me marrëdhenie
• Nëse jeni duke përjetuar ngjarje të tjera të vështira në jetën tuaj
• Nëse jeni e izoluar nga shoqëria, pa familje dhe shoqëri të cilët mund të ju ndihmojnë
• Nëse nëna juaj nuk është afër të ju përkrah dhe ndihmojë
Mirëpo, kjo sdo të thotë se çdokush që i përjeton këto vështërsi do të vuaj nga depresionin post-natal.
Çka e shkakton depresionin post-natal?
Lindja e fëmijës është kohë kur bëhen ndryshime të mëdha. Nënat përjetojnë ndryshime biologjike, fizike, emocionale dhe sociale. Mund të ndodhë se depresioni post-natal shkaktohet nga përzierja a tëgjitha ndryshimeve. Edhe ndodhitë tjera të vështira në të njejtën kohë mund të kontribojnë.
Ndryshimet biologjike
Lindja e fëmijës sjell ndyshime të hormoneve në trupin tuaj. Depresioni post-natal mund të jetë i lidhur me këto ndryshime. Por edhe pse kjo mund të jetë shkaku dëshmitë sygjerojnë se hormonet nuk janë shkaktar të vetëm. Rrethanat tuaja individuale dhe sociale janë poashtu me rëndësi.
Megjithatë, ilaqet kundër depresionit dhe ilaqet e tjera mund të ju ndihmojnë. Bisedoni me mjekun për këto.
Ndryshimet fizike
Lindja e fëmiut është rraskapitëse dhe ndonjëhere mund të shkaktojë probleme fizike p.sh. nëse keni lindur fëmiun me operacion, dhëmbjet pas operacionit. Shërimi pas operacionit nuk është gjithmonë i lehtë. Kujdesi për foshnje e bënë të vështirë që ju të pushoni dhe të fleni sa duhet. Nëse keni fëmijë të tjerë ata mund të reagojnë duke kërkuar nga ju vemendje më të madhe. Kjo mund të ju bëjë më të lodhur.
Ndoshta ju nuk keni oreks të mirë dhe nuk hani sa duhet. Kur kjo ndodh është shumë lehtë të lodheni pa masë. Disa femra poashhtu ndjehen të pa sigurta dhe jo-atraktive përshkak se forma e tyre e trupit ndryshon dhe nuk kanë kohë të kujdesen për veten. Në të njejtën kohë disa femra të cilat vuajnë nga depresioni post-natal kujdesen për veten dhe foshnjen e tyre posaqrisht më shumë për të fshehur ndjenjat e dështimit që ndjejnë për shkak të depresionit. Kjo shkakton më shumë lodhje fizike.
Ndryshimet emocionale
Femrat shpesh nuk i përjetojnë ndjenjat që i kanë paramenduar kur lindin foshnjen. Kur ato marrin në duar foshnjen e tyre për të parën herë, një numër i madh i tyre nuk ndjenë atë emocione të nxituar të ‘dashurisë së nënës’. Ato vetëm ndjehen të lodhura dhe pak të shkëputura. Kjo është normale. Disa nëna e duan fëmijën në shikim të parë por disa mësohen ta duan fëmijën gradualisht.
Por kryesorja është që mos të brengoseni apo të zghënjeheni nëse lindja e fëmiut nuk është si e keni paramenduar. Dhe është e vërtet se shumë femra thonë se pas lindjes së fëmiut ndjehen më të emocionuara kështu që kur gjërat nuk shkojnë mirë atëhere duken shumë më keq se zakonisht.
Ndryshimet sociale
Lindja e fëmiut mund të shkaktojë shumë ndryshime. Nevojat e foshnjes vështërsojnë vazhdoni jetë aktive shoqërore. Poashtu mund të shkaktojë tendosje në marrëdhëniet e prindit sepse është vështirë të kalojnë kohë së bashku si çift.
Për shkak se shumë njerëz nuk jetojnë afër anëtarëve të familjeve të tyre, prindët mund të ndjehen të izoluar dhe nënat nuk kanë ndihmë nga njerëzit e tjerë. Posaqërisht ato të cilat nuk i kanë nënat e tyre afër të ju ndihmojnë gjatë kësaj kohe të vështirë. Edhe ato që kanë familjet afër mund të kenë vështërsi të kërkojnë ndihmë praktike.
Gazetat, revistat dhe programet televizive thonë se të lind fëmijë është përvojë e mrekullueshme por shpesh nuk përmendin pjesët e vështira. Për shkak se çka dëgjojmë nga mediat dhe se çka njerëzit tjerë tregojnë për lindjen e fëmiut, femrat ndonjëherë ndjehen se kjo kohë duhet të jetë e përkryer. Ato mendojnë që çdokush tjetër ia del mbanë të lind fëmiun në mënyrë natyrale dhe lehtë dhe menjëhere bëhet nënë e përkryer. Kjo ndikon të keni vështirë të kërkoni ndihmë.
Por ky mit për amësinë është larg nga e vërteta për shumë njerëz. Lindja e fëmiut mund të jetë shumë e vështirë dhe të bëheni nënë është rol i ri që mësohet në jetë.
Femrat këto ditë kanë më shumë kërkesa se nënat e të kaluarës. Ato ndoshta janë mësuar të dalin të punojnë dhe tani ndjehen të izoluara në shtëpi dhe i mungon takimi me kolegët e tyre. Por nëse vendosin të kthehen në punë ato mund të ballafaqohen me shumë mundime.
Ndodhitë e vështira jetësore
Ne gjithashtu njohim se njerëzit të cilët kanë përjetuar apo perjetojne jete me ndodhi të mundueshme mund të ju shfaqet depresionin post-natal pas lindjes. Për shembull, abortimet spontane në të kaluarën, vdekja e nënës, probleme financiare, vështërsi me banim. Përfundimisht është me rëndësi të mbani mend se njëra prej shkaqeve më të zakonshme të stresit janë ndryshimet në jetë, dhe asgjë më shumë se lindja e fëmiut nuk e ndryshon jeten.
Çka mund të ndihmon?
Mos harroni se ndihma ekziston dhe ka mënyra se si ju mund t’i ndihmoni vetës.
Hapat e parë
• Pranoni se diçka nuk është në rregull
• Bisedoni me partnerin/burrin tuaj ose me ndonjë shok/shoqe apo ndonjë nga anëtarët e familjes për ndjenjat që i përjetoni
• Mos harroni se ju do të bëheni më mirë
• Bisedoni me mjekun apo infermjeren e shëndetit (Health Visitor)
...dhe tjetër
Siq po e shohim, mund të ketë shumë shkaqe të depresionit post-natal, dhe ka disa tretmane që ju ndihmojnë.
A ndihmojnë ilaqet?
Ilaqet kundër depresionit mund të jenë shumë të dobishme, mirëpo ju ndoshta nuk mund të merrni ilaqe përderisa jeni duke ushqyer foshnjen me gji. Bisedoni me mjekun për këtë. Ilaqet mund të jenë posaqrisht të dobishme nëse jeni duke përjetuar shumë simptome fizike të depresionit, si oreks të dobët, pagjumësi, mungesë të energjisë.
Nëse mjeku juaj ju udhëzon ilaqe kundër depresionit, mos harroni se ato fillojnë të kenë efekt pas dy javësh. Besohet se këto ilaqe zakonisht nuk janë zakon-formuese (adiktive), mirëpo si me çdo ilaq nuk duhet të ndërrpreni për njëhere. Është me rëndësi ta merrni dozën e plotë që zakonisht zgjat 6 muaj. Mjeku juaj do të bisedoj hollësisht me ju për këto çështje nëse mendon se ilaqet do të ju ndihmojnë.
A do të përjetojë efekte të padëshiruara nga ilaqet?
Disa njerëz përjetojnë efekte të padëshiruara si lodhshmëri dhe tharrje të gojës por këto simptome kalojnë pas dy javësh. Ndërkohë konsumoni i madh i ujit dhe thithja e ndonjë ëmbëlsirë mund të ju ndihmojë. Edhe pse këto efekte të padëshiruara mund të jenë jo te këndëshme dobia e ilaqeve e tejkalon këtë. Posaqërisht ndhmojnë me shumë nëse i merrni ilaqe kundër depresionit paralelisht me tretmanet e tjera biseduese për përjetimet tuaja me terapistin. Prap, mjeku do të ju informojë më hollësisht.
Po tretman tjetër?
Studimet vërtetojnë se terapija konsultuese është tretman shumë efektive për depresionin post-natal. Infermjerja e juaj e shëndetit është përsoni me të cilën mund të bisedoni, ajo mund të ketë trajnim në shkathtësi të konsultimit. Mjeku mund të ju drejtojë te një konsultues në klinikën lokale apo te psikologu, infermjerja psikiatër nga komuniteti. Konsultuesi juaj mund të shqyrtojë me ju çështjet nga e kaluara, të cilat ju mendoni se kanëlidhshmëri me ndjenjat që i përjetoni tani.
Si ta ndihmojë vetën?
Mund te merrni disa hapa praktike të cilat ju bëjnë të ndjeheni më mirë.
• Të bisedoni për ndjenjat tuaja është me rëndësi. Ndoshta ju duket vështirë të bisedoni me partnerin/burrin tuaj por nëse i mbani gjërat në vete tërë kohën ai mund të ndjehet i lënë anash. Kjo posaqërisht është e vërtet nëse nuk dëshironi të keni marrëdhënie seksuale, gjë që ndodh shpesh te njerëzit me depresion.
• Mundohuni të mos kaloni kohën vetëm çdo ditë. Bëni përkjekje që të takoheni me shoqe/shokë apo të takoheni me nëna tjera. Infermjerja e juaj e shëndetit mund të ju tregojë për grupet lokale ku mund të njoftoheni me femra të tjera. Ndonjëhere mund të ketë grupe ku japin përkrahje të cilat mund të ju ndihmojnë shumë. Poashtu ka edhe anëtarë nga organizatat vullnetare të cilt mund të ju ofrojnë përkrahje praktike dhe emocionale (Shikoni adresat në fund të kësaj fletushke).
• Çdoherëpranoni ofertat për ndihmë praktike. Mos të ju vjen keq të kërkoni ndihmë apo të ndiheni keq për ta pranuar ndihmën. Gratë të cilat përjetojnë depresion të rëndë është e mundur se kanë të drejtë për ndihmë me mbikëqyrje të fëmijve dhe punë shtëpiake.
• Mos u mundoni të bëheni amvise e përsosur. Nuk është me rëndësi a e keni shtëpinë e pastër apo të papastër. Bëni sa më pak punë që është e mundur.
• Pushoni sa më shumë sepse lodhja e keqëson depresionin.
• Hani ushqim të shëndoshë.
• Gjeni kohë për vetën. Kjo mund të jetë joreale por nëse p.sh. kaloni një kohë të gjatë në vaskë, bëni shetitje të shpejtë apo vetëm nëse e lexoni një revistë për gjysmë ore ju ndihmon të qetësoheni.
• Ushtrimet fizike posaqrisht janë shumë të dobishme.
Çka mund mund të bëjë tjetër?
Ndoshta mund të jetë vështirë të bëni këto ndryshime për shkak se depresioni ndikon në mënyrën si mendojmë, ndjenjat tona dhe mënyrën se si sillemi. Mënyrat në vijim mund të ju ndihmojnë të i tejkaloni mendimet, sjelljet dhe ndjenjat depresive.
1. 1.Planifikimi ditor
Kur njerëzit janë në depresion ata zakonisht nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë. Për ata është vështirë të vendosin çka të bëjnë dhe mund të mbeten duke bërë pak gjëra.
Nëse kjo është problem për ty, mund të filloni të krijoni një listë me gjërat që ju deshironi pastaj planifikoni listën se si te veproni. Ia filloni me diçka të lehtë dhe mos synoni të bëni shumë gjëra. Shikoni listën dhe nënvizoni gjërat që i keni kryer. Në fund të ditës ju mund ta shikoni listën se çka keni bërë. Ushtrimet fizike dhe aktivitetet ju përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Mundohuni të shtoni diçka në plan çdo ditë. Vizitat e shoqërisë, familjen dhe fqinjëve mund të ju ndihmojë. Organizatat si Family Link (Shiqoni pjesën Ku mund të gjeni më shumë ndihmë) mund të ju ofrojë ndihmë të ia filloni të delni prapë me njerëz të tjerë.
Mbajeni në mend mos synoni shumë. Gjërat të cilat kanë qenë të lehta mund të jenë shumë të vështira tani. Filloni nga ku jeni tani dhe derisa arritni aty kur keni qenë mirë.
1. 2.Kënaqsitë dhe sukseset
Kur njerëzit vuajnë nga depresioni ata shpesh harrojnë për sukseset e tyre dhe me çka kënaqen. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për sukseset e tyre.
Kur i shkruani të gjitha ngjarjet e ditës në planin tuaj aktiv, gjërat të cilat ju ofruan kënaqsi i shënoni me shkronjën K, dhe S për aktivitetet e suksesshme.
Mos u bëni shumë modest. Njerëzit të cilet vuajnë nga depresioni zakonisht nuk i pranojnë sukseset e tyre. Mos e krahasoni vetën me si keni qenë me parë, lavdojeni veten për çdo sukses. Kur jeni në depresion çdo gjë është vështirë kështu që kur arrini të bëni diçka ju duhet të pranoni dhe shpërbleni. Mundohuni të keni disa ngjarje të këndshme. E dhuroni vetën – kjo ju ndihmonë.
1. 3.ABC-ja e ndryshimit te ndjenjave
Është e mundshme se personi i cili vuan nga depresioni post-natal të ketë mendime të zymta te cilat shkaktojne gjendje të ultë shpirtërore. Kjo është e vërtet për çdokend me çfardo lloj depresioni.
Mundohu të mendoni për ndonjë ndodhi të tanishme që ju ka zemëruar dhe kjo ju ka mërzitur. Mendoni për ngjarje në tri faza:
A. Ndodhia
B. Mendimet tuaja për te
C. Ndjenjat tuaja për te
Zakonisht njerëzit mbajnë në mend A-në dhe C-në. Ta shikojmë një shembull.
Po supozojmë se fëmiu juaj nuk ndalet së qari edhe pse ju keni bërë çdo gjë t’i ndihmoni.
A. Ndodhia – fëmiu nuk pushon së qari
B. Mendimet tuaja – ‘Nuk mund të duroj më’. ‘Do ta dridhi fëmiun’. ‘Jam nënë e padobishme’. ‘Nuke meritoj ta kam fëmijë.’
C. Ndjenjat- mërzitur, fajtore.
Sa e mërzitshme! Nuk më vjen çudi se ndjeheni keq! Është me rëndësi të jeni të vetëdijshëm për këto tri faza. Kjo është se nëse ne mund të ndryshojmë se çka mendojmë për një ngjarje mund të ndryshojmë si ndjehemi.
1. 4.Barazpeshimi
‘Barazpeshimi është teknikë e dobishme për ta provuar. Kur keni mendime negative, mendime kritike e barazpeshoni duke i thanë vetës gjëra pozitive. Për shembull:
Mendimi: ‘Unë nuk jam nënë e mirë’, mund të barazpeshohet me: ‘infermjerja ime e shëndetit më thotë se jam duke u kujdesur mirë dhe foshnja vazhdon të përparon.’
Qartësisht, kjo është lehtë të flitet por vështirë të bëhet. Kur keni mendime negative shpesh është vështirë të i largoni këto, por nëse praktikoni atëhere bëhet më lehtë.
1. 5.Mënyra dy shtyllore
Një mënyrë tjetër që mund të ju ndihmojë është duke i shkruar mendimet negative në një rresht dhe në rreshtin tjetër mendimet më të barazpeshuara pozitive.
Si kështu:
Mendimet negative:
Nuk jam duke i përballuar gjërat – shtëpia ime është rrëmujë
[/b]Mendimet e barazpeshive:[/b]
Gjërat mirë shkojnë. Është në rregull nëse shtëpia është pak më shumë rrëmujë se si zakonisht.
Ju mund të vazhdoni dhe të mbani një ditar të ngjarjeve, ndjenjave dhe mendimeve. Mund të duket si grafiku i mëposhtëm. Përdorni mënyrat e shpjeguara që të ia filloni të mendoni në mënyrë më të barazpeshuar. Shiqoni për gabime në mendimet e shprehura më poshtë.
Ngjarja
Shembull:
Sot në klinik një nënë nuk foli me mua
Ndjenjat apo emocionet
Mërzitshëm dhe në depresion
Mendimet në mendjen tuaj
Unë nuk i pëlqej asaj, askush nuk më pëlqen mua.
Mendimet më pozitive
Ajo me siguri është e zënë me mendime të tjera – unë po konkludoj para kohe se a i pëlqej asaj.
1. 6. Mbani në mend hollësirat
2. Hetimet sqarojnë se personat që vuajnë nga depresioni nuk i mbajnë në mend hollësirat e ngjarjeve dhe mendojnë në mënyrë të përgjithshme si ‘Unë kurrë nuk kam qenë e mirë për asgjë’. Provoni ta mësoni veten për t’i mbajtur në mend hollësirat kështu që të i kujtoni kohërat dhe përvojat e mira. Ditari mund të ju ndihmojë me këtë. Bëni një listë të sukseseve dhe aspekteve për veten si ‘Unë gjithëmonë i mbaj takimet me kohë’, ‘I kam ndihmuar një shoqes të martën’, Partneri im më uroj për punën time javën e kaluar’.
3. Përmbledhja
Përdorimi i planit ditor, shënimet e kënaqësive dhe sukseseve dhe ditari me mendimet tuaja automatike dhe me mendimet më pozitive mund të ju ndihmojë të ballafaqoni depresionin dhe mendimet e zymta që keni kur jeni në depresion.
1. 7. Zgjidhja e problemeve të vështira
Ndonjëherë ne ndjehemi të zhytur plotësisht nga gjërat e komplikuara dhe të vështira që duhet ti bëjmë. Një mënyrë e cila mund të ju ndihmojë është nëse shkruani hapat të cilët duhet t’i merrni për ta kompletuar një punë dhe mandej e bëni atë punë hap mbas hapi.
Kur jeni në depresion edhe problemet më të vogla mund të jenë vështirë të zgjidhen. Nëse keni ndonjë problem që është posaqërisht problem i vështirë, i përkujtoni kohën kur keni zgjedhur problemin të njejtë me sukses dhe përdorni të njejtën mënyrë. Apo mund ta pyetni ndonjë shoqe/shok se si kishin vepruar ata në të njejtën situatë. I shkruani të gjitha mundësitë edhe ato që ju duken pa kuptim. Jeni sa më kreative që është e mundshme. Sa më shumë mundësi që mund t’i mendoni aq më shumë keni mundësi të gjeni atë që do të bëjë punë. Pasi që i konsideroni të mirat dhe të këqijat e të gjitha mundësive e zgjedhni ate të cilën ju mendoni është zgjedhja më e mirë.
8. Besimet afatgjate
Ndonjëherë njerëzit kanë mendime nga e kaluara për veten të cilat janë vetë kritikuese – për shembull. ‘Unë nuk jam person shumë i menqur’ apo ‘Unë nuk jam person shumë i dashur’. Këto besime zakonisht janë nga përvojat në të kaluarën dhe mund që nuk janë të vërteta tani. Mundohuni të e shikoni këtë më gjerësisht, mos e mundoni veten dhe kërkoni për dëshmi që i mohon këto besime.
9. Ku mund të kërkojë ndihmë tjetër?
Ne shpresojmë se ju do t’i përdorni ushtrimet dhe këshillat në këtë fletushkë. Këto mund të ju ndihmojnë t’i tejkaloni vështërsitë e depresionit post-natal dhe prap të veni nën kontroll mendimet dhe jetën tuaj.
Megjithatë, nëse ju keni nevojë më shumë ndihmë, kërkoni ndihmë nga mjeku juaj apo infermjerja e shëndetit. Siq i përmendem më lartë ekzistojnë edhe tretmane të tjera që mund të ju ndihmojnë.
Sëmundjet që prekin shëndetin e njeriut në stinën e verës
Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzore. Jo vetëm dimri na bën të ankohemi dhe të zëmë shtratin prej sëmundjeve. Por edhe stina e verës, ka “avazet” e saj. Sipas ekspertëve, ato po shtohen edhe më tepër në kuadrin e ngrohjes së përgjithshme globale, e cila po na sjell çdo vit stina verore edhe më të nxehta se të tjerat.
Stina e verës
Stina e verës është një nga periudhat më të parapëlqyera për njeriun. Megjithatë, edhe kjo stinë ka ndikimet e veta në shëndetin e njerëzve, e veçanërisht problemet që lidhen me ndryshimet klimatike që ndodhin gjatë kësaj periudhe. Është e njohur prej të gjithëve se gjendja shëndetësore e popullsisë në përgjithësi varet shumë nga ndryshimet fizike të mjedisit atmosferik, pra ndotjes së këtij mjedisi, pa nënvlerësuar edhe faktorët e tjerë me ndikim. Shmangia e vetive fizike të ambientit nga kornizat normale ka për pasojë një numër më të madh të sëmundjeve, ose ndikon në shfaqjen e patologjive të ndryshme. Kjo fillimisht si pasojë e reagimit të organizmit të njeriut ndaj hyrjes së substancave të jashtme në brendi të tij. Në situata të këtilla organizmi reagon ndaj këtyre substancave dhe bëhet i ndjeshëm ndaj tyre. Një “sulm” i dytë i tyre bën që reagimi i organizmit të jetë më i shpejtë dhe më i fortë. Në këtë rast kemi të bëjmë ose me një funksion mbrojtës duke formuar bazën e rezistencës së organizmit ose me një funksion të dëmshëm që shkakton shfaqjen e ndonjë sëmundjeje. Në vendet e industrializuara ekziston një rritje e shpeshtësisë së këtyre sëmundjeve që në fakt janë reagim i organizmit ndaj ndryshimeve në ambient. Niveli i tyre është më i lartë në zonat urbane se në ato rurale apo ato më me lartësi mbidetare më të lartë. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ndikim të dukshëm të ndotjes së ambientit në intensitetin e shfaqjes së sëmundjeve të këtilla të njohura si alergji. Dikujt i bie të fikët, një tjetrit i dhemb gjoksi, dikush ka të dridhura, diku është bërë një aksident, pra të gjitha këto situata kërkojnë ndihmën urgjente mjekësore. Vetë fjala urgjence vjen nga anglishjta (emergency) që do të thotë veprim i shpejtë për ndihmë.
Këshilla, për të qenë në formë gjithë verën
Vera imponon rregulla të forta edhe për linjat e trupit. Nga njëra anë joshin ushqimet kalorike, nga ana tjetër rrobat e banjës kërkojnë trup të bukur dhe të rregullt. Por si mund të realizohet diçka e tillë? Ja, rregullat që vendosin dietologët për këtë sezon të nxehtë:
Përpiquni të ruani të njëjtin racion ditor. Mund të tregoheni maniak, vetëm pas lëngjeve dhe frutave
Pini sa më shumë ujë natyral apo të gazuar. Këshillohet dhe pak limon ose mente, sipas preferencës
Përdorni sa më shumë sallata të freskëta me perimet e stinës, veçse përdorni sa më pak vaj
Në restorant, porosisni peshk ose mish me garniturë perimesh dhe në vend të makaronave merrni fruta deti
Hani sa më shumë fruta, por mos e privoni veten dhe nga akulloret
Lëvizni sa më shumë, bëni sa më shumë shëtitje, not dhe aktivitet fizik
Mos i lini pas dore lëngjet. Uji është ndihmësi më i mirë për t´i shpëtuar vapës, sepse vera është stina që than më tepër lëngjet e trupit
Pini sa më shumë edhe lëngje të tjera natyrale (qumësht, çaj, lëng supe)
Shmangni ushqimet e rënda dhe hani sa më shumë perime, sallata dhe fruta. Lajini me kujdes
Dilni sa më pak në diell mes orëve 10.00-16.00. Është mirë që të sëmurët me tension, fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin fare jashtë në këto orare
Mbani sa më shpesh kapele dhe syze dielli
Vishni rroba të lehta dhe të pambukta, që t’ju pinë djersën
Si të mbrohemi nga temperaturat e larta
Të mos dilet jashtë në periudhën nga ora 10:00 deri 17:00 pa nevojë, ndërsa rekomandohet që njerëzit të lëvizin vetëm në orët e mbrëmjes
Gjatë këtyre temperaturave tropikale shmangen aktivitete të rënda, duke përshirë sportin, veçanërisht në periudhën më të nxehtë të ditës
Të vishen veshje të lehta dhe me ngjyra të hapua, syze dielli dhe kapele në kokë. Gjatë qëndrimit të domosdoshëm në të hapur, rekomandohen pushime më të shpeshta nën hije
Të pihen së paku dy litra lëngje dhe ato ujë jo të gazuar, ujë mineral, lëngje, çaj dhe supë. Ndalohet rreptësisht konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe ëmbëlsirave
Qytetarët duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve që përmbajnë kafeinë, pijeve tepër të ftohta;
Shpesh të kontrollohet tensioni i gjakut dhe menjëherë të vizitohet mjeku në qoftë se paraqitet dhimbje koke, mundime ose humbet sasi më e madhe e ujit nga organizimi
Rekomandohet që vozitësit të cilët duhet të bëjnë relacione më të gjata të nisin në mëngjes, ose në orët e pasdites
Rekomandohet që fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të qëndrojnë më shumë në hapësira të mbyllura, të klimatizuara, ndërsa obligimet e domosdoshme t`i kryejnë deri në orën 10 të mëngjesit, ose pasdite pas orës 17
Veçanërisht të disiplinuar duhet të jenë të sëmurët kronikë e sidomos ata me sëmundje të zemrës, neurologjike, të sëmurët me diabet, të sëmurët me sëmundje të mushkërive të bardha dhe të tjera. Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore është e domosdoshme të konsultohen me mjekun amë
Sëmundjet verore dhe trajtimi
1. Goditjet astmatike
Temperaturat e larta janë të rrezikshme për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertët japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacientëve, që të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës në stinën e nxehtë të verës. Pasi ata rrezikohen të pësojnë atake të forta astmatike, të cilat mund t’i çojnë edhe drejt vdekjes. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shkalla e lartë e lagështirës, shkakton probleme të mëdha në rrugët e frymëmarrjes si edhe në lëngjet e kockave. Viruset respiratore bëhen edhe më agresive në temperatura të larta. Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në pjesën më të madhe, në gati 80 për qind të rasteve, shkaqet përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjes ndodhen në ajër dhe përcaktohen me anë të provave të alergjisë. Në një pjesë të vogël, gati në 20 për qind, sëmundja nuk ka shkaktarë përgjegjës të dukshëm. Por mund të ndodhë që faktorë shkaktarë të ndodhura në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj, të gjitha astmat bronkiale janë të njëjta për sa i përket mekanizmave që janë përgjegjës për ndryshimet që ndodhin në epitelin bronkial (mukozën që mbështjell bronket). Si rezultat, të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjerë që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme). Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rëndimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve.
Këshilla parandaluese
Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë
Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç
Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve
Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve
Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë
Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve
Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij
2. Dehidratimi
Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihmë. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.
Ujë i pamjaftueshëm
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:
Probleme tretjeje
Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
Ngadalësim të organeve trupore
Probleme me mbajtjen e ujit
Dhimbje muskujsh
Dhimbje kyçesh
Rritje e toksinave (helmeve) në trup
Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
Dhjamë të tepërt
Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
Kapsllëk të përhershëm
3. Tensioni i lartë i gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit.
Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:
Dhimbje koke
Marramendje
Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
Pagjumësi
Urinim i shpeshtë
Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Rekomandime
Humbisni peshën e tepërt
Shëtisni
Lini duhanin
Kontrolloni stresin
Mbani regjim të rregullt ushqimor
Preferoni frutat dhe zarzavatet
Rregulloni temperaturën e shtëpisë
4. Tromboza
Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura. Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji.
Rregullat antitrombozë
Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid
Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës
Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta
Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë
Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat
Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist
5. Zemra
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rriskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët. Ruani peshën normale. Mbipesha është e rrezikshme. Bëni rregullisht ekzaminime. Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.
Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni.
6.Infrakti
Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit.
Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.
Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat.
7. Qarkullimi i gjakut
Lëng i kuq në vena i domosdoshëm për jetën tek njerëzit dhe kafshët e rendit më të lartë që mbart oksigjen, lëndët ushqyese etj. përbrenda trupit dhe mban në marrëdhënie me njëri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjëherë quhet kështu edhe lëngu me funksion të ngjashëm tek kafshët e rendit më të ulët. Lidhja e vazhdueshme që mundëson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve të trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, përfshirë acidin karbonik, të cila kalojnë nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Pirja e një deri në dy gota uji esëll në mëngjes është kuruese, sepse te gjitha helmet që janë formuar natën ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shumë gjëndrave të trupit kalojnë nëpërmjet gjakut në indet e ndryshme që janë të destinuar të influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit në pjesë të ndryshme të tij. Nga neuropërcjellësi katekolaminë varet kontrolli i trysnisë së gjakut. Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (në reaksion) e me një erë të dobët por karakteristike. Përbëhet nga një likuid transparent, ngjyrë të verdhë të hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, në të cilin ”notojnë” një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe të kuqe e plateletet e gjakut.
8. Dhimbja e gjoksit
Çdo person me moshë 40 vjeç e lart, që ankohet për dhimbje gjoksi duhet të kërkojë ndihmën mjekësore, sepse këto dhimbje mund të kenë origjinë nga sëmundje të zemrës që përbëjnë dhe një urgjencë mjekësore të padiskutueshme, neurologjike (nervore), dhimbje të muskulaturës (mialgji), për shkak të sëmundjeve të mushkërive. Dhimbjet e gjoksit, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës kanë këto karakteristika: shtypëse, shpuese, gërryese, shtrënguese.
Ato gjithashtu shoqërohen me shenja dytësore si: ndjenjën e frikës, djersë trupore, zbehje. Kohëzgjatja e dhimbjes mund të jetë 2-10 minuta, por mund të jetë edhe më e zgjatur, me ndërprerje ose jo. Masat që duhet të merrni në këtë rast është të bëni pushim absolut, duke ndërprerë çdo lloj aktiviteti, qoftë fizik apo mendor. Angina është një dhimbje gjoksi ose një shqetësim i cili ndodh kur muskuli i zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak. Angina mund të ndihet si një dhimbje shtrënguese në kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, të ndodhë ose të përhapet edhe në shpatulla, krahë, qafë, grykë ose në shpinë. Shumë njerëz me angina pektoris kanë sëmundje të arterieve koronare, me ngushtim të arterieve si rrjedhojë e aterosklerozës. Kur arteriet janë ngushtuar rrjedhja e gjakut për në zemër reduktohet. Format më të shpeshta të angines janë angina e qendrueshme dhe ajo e paqëndrueshme. Një formë më pak e hasur është angina që është quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qëndrueshme është dhimbja e gjoksit apo shqetësimi i cili ndodh kur zemra është duke punuar më shumë se zakonisht. Dhimbja e anginës së qëndrueshme kalon kur personi qëndron, qetësohet, apo merr medikamentin për anginën. Ilaçet e anginës, siç janë nitritet, ndihmojnë në zgjerimin dhe qetësimin e arterieve. Në këtë mënyrë mund të shkojë më shumë gjak për në zemër. Angina e paqëndrueshme është një gjendje shumë e rrezikshme e cila kërkon një trajtim urgjent. Angina e paqëndrueshme është një shenjë që tregon se infarkti i miakordit mund të ndodhë shpejt. Angina e paqëndrueshme mund të ndodhë pa shtim të aktivitetit fizik. Kjo anginë nuk lehtësohet nga të qëndruarit në qetësi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga një spazëm në një arterie koronare. Spazma shkakton ngushtim të mureve të arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakëson ose ndalon rrjedhjen e gjakut për në zemër. Diagnostikostikimi i anginës bazohet në anamnezën personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve të ndryshme kryesisht EKG-së. Kur ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetës nuk e kontrollojnë anginën, atëherë mund të nevojiten procedura të posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janë dy procedurat më të zakonshme që përdoren për të trajtuar
9. Hemorragjia cerebrale
Në kushtet normale djersa që nxjerrim gjatë motit të nxehtë na mban të freskët kur ajo avullohet nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta, ose kur e ushtrojmë trupin më shumë se ç’duhet, ky sistem mund të mos funksionojë dhe temperaturat e trupit mund të rriten në nivele shumë të rrezikshme. Kjo çon në hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh, ngërç të muskujve, por mund të ketë dhe rrezik për jetën. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumë shpejt, nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje shenjave më të hershme, dhe me shumë pak paralajmërim. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët i ra pika ose i plasi gjaku në tru. Kryesisht ndodh në moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë: nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon); Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën; Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin; Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, ç’rregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për ti paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.
10. Diabeti
Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës). Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta. Gati 5 për qind e popullsisë së botës është e sëmurë me diabet, dhe gati 7 për qind janë paradiabetikë. Kjo lloj sëmundje zhvillohet zakonisht në moshë madhore dhe tek pacientët, të cilët kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak, sepse qelizat e tyre janë bërë rezistente ndaj insulinës, hormoni që stabilizon ngritjen e sheqerit në gjak. Në Evropë, 8.4 për qind e moshës madhore të popullsisë janë diabetikë dhe 60 milionë janë paradiabetikë. Pas një sërë studimesh dhe testimesh të kryera në pacientë në mbarë botën, rezulton se të sëmurët me diabet kanë më shumë mundësi dhe janë më të ekspozuar se një njeri i shëndetshëm, të preken nga një sëmundje e dytë, e cila përgjithësisht është shumë e kushtueshme për t’u kuruar, ku mund të përmenden sëmundjet e ndryshme të zemrës apo dëmtime të veshkës.
Simptomat
Pacienti ha shumë
Pi shumë ujë
Urinon shpesh
Humbet peshë
Mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike
Ja disa këshilla kundër diabetit
Ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë
Hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer
Qëndroni sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave
Bëni aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë
Hani medoemos mëngjes
11. Të fiktit
Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit. Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta. Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin. Në qoftë se i sëmuri fillon ta marri veten mund ti bëni një kafe. Mjekët këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve pa përmbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri; qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar; banja të shpeshta me ujë të vakët; veshje me rroba të lehta me ngjyra të hapura dhe daljen në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Shqetësimet e para të vapës shfaqen menjëherë pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës, kur janë të pambrojtura, duke shkaktuar sipas mjekëve, dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, humbje ndjenjash, konvulsione, shqetësime nervore dhe jo rrallë vdekjen.
Këshillat
Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite
Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta
Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës
Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë
Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet
Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj
Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura
Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave
12. Goditja nga dielli
Kjo është gjendja më e rëndë që mund të shfaqet dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike, të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte mund të ndodh që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Në këto raste kërkohet trajtim në spital, por në pritje i sëmuri duhet të freskohet i sëmuri, të lirohet nga rrobat, të freskohet më ujë të freskët, si dhe të vendosen akull ose rroba të lagura më ujë të ftohët në pulse. Goditja nga dielli shfaqet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura Shenjat janë: dhimbje koke shumë të fortë, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura. Të prekurit duhet të largohen nga qëndrimi në diell, duhen vënë kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe dhe nevojitet pushim absolut në vend të freskët.
Shenjat e goditjes nga dielli
Dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve dhe humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallë ndodh vdekja
Trajtimi
Bëhet largimi i menjëhershëm i të goditurit nga dielli dhe vendoset në një vend me hije, të freskët dhe të ajrosur. I vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, i jepet të pijë lëngje të freskëta
Parandalimi
Të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës
Këshilla për të moshuarit
Të evitohen qëndrimet në ambientin e jashtëm në periudhën më të nxehtë të ditës
Të bëhen shëtitje në ajër të pastër dhe në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës
Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën
Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuar mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri)
Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt
Të përdoren lëngje (ujë higjenikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supa)
Për të moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore
Të eliminojnë udhëtimet e gjata
Të përdorin produkte ushqimore të kontrolluara higjenikisht
Të bëjnë kontroll periodik tek mjeku dhe të përdorin mjekimin e rekomanduar
13.Neuroza
Si rezultat i rritjes së problemeve sociale (stresit) është shtuar shpeshtësia edhe e një sëmundjeje që quhet neurozë. Kjo sëmundje nuk njeh moshë dhe quhet si një ankth ose stres nervor. Ajo vjen si rezultat i një mbingarkese nervore ose emocionale. Më të predispozuar për këtë sëmundje janë njerëzit e ndjeshëm ndaj faktorëve sociale (puna, shoqëria dhe familja). Kjo sëmundje ka prirje të bëhet kronike. Në qoftë se një pjesëtar i familjes suaj, kryesisht moshat e reja, paraqet në mënyrë të papritur, të menjëhershme, por edhe në mënyrë graduale këto shenja:
mpirjen e gjymtyrëve(duarve dhe kokës) ose gishtave, të dridhura, shtangim ose ngrirje të fytyrës, duarve, gishtërinjve, trupit, marrje fryme, dhimbje gjoksi, të rrahura të shpeshta të zemrës, prirje për të mos folur e përgjigjur ndaj pyetjeve, ankim, ka raste pa bazë, për dhimbje koke, pagjumësi ose shikim ëndrrash të frikshme ai vuan nga neoruza. Në këto situata mund të matni tensionin arterial, mos krijoni situata dramatike, mundësisht me të sëmurin duhet të qëndrojë vetëm një person dhe familjarët e tjerë të largohen nga dhoma, pasi sa më shumë njerëz të grumbullohen aq më shumë zgjat kriza. Prania e shumë personave nuk e ndihmon të sëmurin përkundrazi e keqëson krizën. Në qoftë se shenjat e mësipërme nuk janë shoqëruese të ndonjë sëmundje tjetër të vërtet si për shembull: epilepsi, diabet etj. atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet neurozë (stres nervor), që vjen nga shkaqe të ndryshme sociale. Përpiquni që të minimizoni sa më shumë problemet sociale, faktori kryesor në shërimin e neurozës.
14. Reumatizma
Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen, por sipas mjekëve kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet për të parandaluar përkeqësimin e saj. Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes. Personat me ënjtje të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave. Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes. Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64 për qind e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.
15. Artriti reumatik
Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur t’i lëvizësh. Megjithatë inflamacioni i kyçeve është simptomë tipike. Ajo ndryshon te njerëz të ndryshëm. Te disa dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në çdo pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit.
Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve. Trajtimet ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.
16. Dhimbjet e kokës
Në ditët e përditshme të jetës dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Në verë koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verës, pakësim i oksigjenit, ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mezit dhe gjymtyrëve shfaqin dhimbje të kokës në këto ditë të nxehta vere. Në të gjithë vendet e botes me recetë dhe pa recetë përdorimi i ilaçeve ndërpret dhimbjet. Si çdo funksion i ilaçeve për sëmundje të tjera dhe aspirina ndikon nq uljen e temperaturës dhe largimit të dhimbjes së kokës. Por aspirina nuk duhet përdorur në çdo dhimbje koke sidomos në këto dhimbje që sjell koha e nxehtë e kësaj stine. Dhimbja e kokës si funksion i vetëm sjell me të bashkë dhe sëmundje të tjera. Në ditët e nxehta shfaqet e tepërta të dhimbjes së kokës rrjedhin si pasojë e migrenës, nxehtësia e kohës, rritja e tensionit. Tensioni i lartë është një sëmundje sistematike dhe ndikon shumë në dhimbjet e kokës. Në orët kur koha është shumë e nxehtë duhet treguar kujdes duke qëndruar në vende të mbyllura (hije). Sidomos për fëmijët dhe të moshuarit është shumë e domosdoshme.
Pirja e ujit të pijshëm rregullisht. Personat që vuajnë nga tensioni dhe migrena duhet ti pinë ilaçet në kohën e caktuar dhe gjithashtu duhet të kalojnë në një kontroll rutinë. Duhet të marrin shpesh mendime nga kirurgët. Personat që vuajnë nga diabeti, që kanë probleme me ushqimin, personat e shëndoshë, femrat shtatzënë, të sëmurët që vuajnë nga zemra, përdoruesit e drogës dhe personat që kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën dritën e diellit (në të nxehtë) janë persona që u shfaqet më
shpesh dhimbja e kokës.
Këshilla
Duhet treguar kujdes për pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë
Në kohë dreke duhet qëndruar në vende të mbyllura (me hije)
Duhet të visheni me rroba të holla të pambukta
Duhet të përdorni kapele dhe ombrellë
17. Sinusiti
Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinusiti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinusitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Sinusiti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinusitesh: Sinusit të maxiles; sinusit të frontales; sinusit të etmoidales; sinusit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t’i kemi edhe të llojit me formim ose jo të “puss” (material me linfocite të vdekura).
Këshilla
Evitoni diellin në pikun e vapës
Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
Përdorni sa më shumë ushqime me fibra për të evituar sinuzitin
Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe
Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta
18. Migrena
Migrena është dhembje koke periodike në lidhje të ngushtë me ndryshimin e shtypjes së ajrit. Migrena identifikohet sipas dhembjeve pulsive pas syve apo në ballë, të shoqëruar me mundime, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave, e ndonjëherë edhe dështimi i fushës së të parit. Për të zbutur dhembjen, do t’ju ndihmojnë analgjetikët nga grupi i ergotaminave apo antireumatikëve josteroidë, ndërkaq tretmani i akupunkturës do të zbusë dhe ulë intensitetin e dhimbjes së kokës. Migrena shpesh është e lidhur edhe me ushqimin, p.sh. konsumimi i alkoolit, çokollatës dhe të disa llojeve të djathërave të yndyrshëm. Prandaj, shmanguni alkoolit dhe prodhimeve të tilla ushqimore, aq më parë kur shkaktohen ndryshime të motit dhe të shtypjes së ajrit.
Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Sëmundja fillon me simptomë prodromale, gjysmë deri një orë para dhimbjes së kokës, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomat. Shpesh shoqërohet dhimbja e kokës me nause, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat. Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë, por një numër shkaqesh jaaë identifikuar, të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombinimin faktorësh që çojnë në krizë, ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathërat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
19. Helmimet ushqimore
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse. (Të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor.
Këto lloj infeksionesh gati gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Trajtimi është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me perfuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.
20. Faringitet
Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me faringitet gjatë stinës së verës. Mjekët tërheqin vëmendjen që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze. Po. Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e faringiteve, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Faktorë për acarimin e faringiteve janë dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme, që temperaturat e larta u krijojnë terren të përshtatshëm, për t’u shumuar dhe shndërruar në patogjen për organizmin. Natyrisht ulja e rezistencës së mukozave te personat e predispozuar bën që të shfaqen të tilla probleme. Natyrisht janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga faringitet. (fëmijët e moshave 2-6-10 vjeç). Ka raste që janë forma akute, por dhe raste riakutizimi të formave kronike, që kur krijohen kushte të përshtatshme rishfaqin simptomat. Shenja kryesore është dhimbja e fytit, ndryshime të timbrit të zërit (ngjirje të zërit), këputje trupore. Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në disa raste, si në ato me natyrë virale apo mikrobiale mund të shfaqet temperatura që është zakonisht jo shumë e lartë (subfebrile 37.5-38 gradë). Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi dhe temperaturë të përshtatshme. Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Këshilla
kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni
ajrosje e ambientit ku qëndroni
pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina
tregoni kujdes në mënyrën e veshjes
shmangni korrentet e ajrit
qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve
konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim
21. Ftohja e stomakut
Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë dhe higjiena jo e mirë, shton rrezikon për shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë formën e një epidemie. Gastro-enteriti është inflamacioni i aparatit tretës që përfshin: stomakun, zorrët e holla dhe ato të trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit, por gjatë sezonit të temperaturave të larta merr formën e një epidemie. Arsyeja e numrit të lartë të rasteve shpjegohet me faktin që temperaturat e larta krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve që shndërrohen në patogjene për aparatin tretës. Po ashtu mungesa e kushteve higjieno-dietetike krijon terren për shfaqjen e gastro-enteriteve me natyrë joinflamatore. Shkaqet e gastro-enteritit mund të jenë të ndryshme. Kryesisht ato kanë shkaqe virale, bakteriale (E.coli, slamonela, shigella, etj.), parazitare (lambia) dhe ushqimore. Gastro-enteriti viral i sezonit është ngjitës. Viruset që e shkaktojnë atë përhapen nëpërmjet kontaktit me persona të infektuar. Njerëzit mund të infektohen nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve ose ujit të kontaminuar. tani që është periudha e plazhit, shpesh nuk respektohen kushtet higjieno-dietetike dhe ushqimi shndërrohet në këtë mënyrë burim i gastro-enteriteve.
Nuk ka grupmosha më të riskuara, çdokush mund të infektohet, por disa viruse prekin një grup specifik moshe. Megjithatë fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë një sistem imunitar të dobët sigurisht janë “viktimat” e para të gastro-enteriteve. Hapi i parë në trajtimin e gastro-enteritive virale është parandalimi i humbjeve serioze të lëngjeve (dehidrimi).
Simptomat
diarre e ujshme
të vjella
dhimbje koke
ethe
krampe abddominale (dhimbje stomaku)
këputje trupi
temperaturë
mungesë oreksi
dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh
22. Koliti
Gjatë stinës së verës mund të ndodh rishfaqja e problemeve me kolitin spastik. Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është ndër patologjitë më të shpeshta që haset rëndom në punën e përditshme të mjekëve gastroenterologë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistëve, është një ndër faktorët kryesorë që shkakton tek personat që vuajnë nga koliti në fazën akute të sëmundjes kontraksione të zorrës, 10 herë më të fuqishme se në personat e shëndoshë. Përdorimi pa kriter i kondicionerit, temperaturat e larta dhe mbi të gjitha ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes ndikojnë në shfaqjen e problemeve të kolitit spastik. Mjekët rekomandojnë që personat që vuajnë nga këto probleme të ndjekin një stil jete të shëndetshme, të shmangin abuzimet me ushqimet dhe korrentet e ajrit për të shmangur rishfaqjen e shenjave të kolitit spastik. Sipas mjekëve, shpeshherë gjatë kësaj stine janë të shpeshta rastet e acarimit të simptomave. Arsyeja qëndron te klima, mënyra e ushqyerjes dhe gjendja psikologjike, të cilat mendohet të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie. Kështu korrentet e ajrit, abuzimi me ventilatorët dhe kondicionerët bëhen shkaktar i kolikave abdominale. Po ashtu, negativish ndikojnë edhe ushqimet dhe pijet e ftohta, që krijojnë spazma në aparatin tretës me pasojë probleme për kolitin spastik. Nga ana tjetër, i nxehti tenton të ulë dhe ngadalësojë lëvizjen intestinale që ndikon në shfaqjen e problemeve me kolitin që karakterizohet me kapsllëk të alternuar me diarre. Po ashtu një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e problemeve është abuzimi me menynë. Gjatë stinës së nxehtë konsumohen ushqime të skuqura, me erëza, ushqime të nxehta, fast-foode dhe të pasura me kalori. Të gjitha këto ushqime ndikojnë në gjithë aparatin tretës, duke sjellë probleme dhe për kolitin. Përveç kësaj, disa fruta dhe perime, që janë tipike për stinën ndikojnë në acarimin e kolitit spastik, të tilla si: mollët, kumbullat, domatja, etj.
Simptomat e sëmundjes
Dhimbje barku
Kapsllëk ose diarre
Fryrje e barkut
Gurgullima të zorrëve
Rëndimi në stomak
Ndjenjën e rremë të defekimit
Të përziera apo të vjella
Ushqimet që nuk duhen konsumuar
Ushqimet e skuqura
Alkooli
Qumështi
Çokollata
Lëngu i domates
Kafeja
Lëngjet e gazuara
Lakrat
Mollët
Kumbullat
Bizelet
Fasulet
Duhani
23. Sëmundjet e zorrëve
Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj. Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agensët infektivë si bakteret, viruset dhe parazitët. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene.
Këto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve veçanërisht janë të shpeshta tek foshnjat dhe tek fëmijët e moshës parashkollore, duke përbërë mbi 60 për qind të sëmundjeve ngjitëse të zorrëve në përgjithësi. Sëmundje më e shpeshtë ngjitëse e zorrëve është enterokoliti akut, zemra që dominon ndaj sëmundjeve të tjera me gjithsej 70 për qind të rasteve. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve përcillen nëpërmjet ujit, ushqimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Uji ka rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe përcjelljen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve.
Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Mënyra e tretë e përcjelljes së sëmundjes ngjitëse të zorrëve është nëpërmjet kontaktit. Kjo mënyrë është shumë e shpeshtë dhe e pranishme dhe mund të shkaktohet nëpërmjet kontaktit direkt dhe indirekt.
24. Salmonela
Ditët e nxehta, paralajmërojnë shtimin e rasteve me sëmundjen e salmonelës. Shkaktarë është një mikrob që shumohet në temperatura të larta. Me termin salmonelozë përfshihen të gjitha infeksionet që shkaktohen nga bakteret e gjinisë së salmonelave, të cilat paraqesin forma klinike të ndryshme duke filluar me baktereminë, siç ndodh me ethen tifoide, paratifon dhe infeksione me lokalizime jashtë zorrës, si: në kocka, zemër deri në rastet kur infeksioni është i lokalizuar vetëm në tubin tretës, duke shkaktuar enterokolit. Këto janë sëmundje infektive, që shkaktohen nga bakteri i salmonelës. Salmonelat janë baktere gramë negative. Shumica e tyre ngordhin në temperaturën 55 gradë celsius për një orë, ndërsa në 60 gradë për 15-20 min. Por në disa raste ato mund t’u rezistojnë temperaturave të larta, sidomos kur janë në mjedise që përmbajnë proteina si: mishi, veza etj. Shumica e salmonelave ngordhin në pH acid. Salmonelat mbijetojnë në akull për një periudhë të gjatë kohe. Rreziku ekziston gjatë gjithë vitit, por në fakt probabiliteti për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është gjatë stinës së verës, për shkak të faktit që ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet dhe përhapet më shpesh gjatë ditëve të nxehta, favorizuar kjo dhe nga mungesa e kushteve higjieno-sanitare. Veç këtij fakti, mungesa e higjienës në gatimin e ushqimeve, apo akulloreve, pijeve të ftohta, bën që kjo sëmundje të jetë mjaft e shpeshtë gjatë stinës së verës. Fakti që salmonela është një mikrob që mund të gjendet kudo, e bën të pamundur mbrojtjen komplet prej saj. Gjithsesi rekomandohet shmangia e kontaktit me persona të sëmurë, respektimi i një higjiene të mirë personale dhe larjes së shpeshtë të duarve. Kujdes duhet treguar në përgatitjen e ushqimeve si akulloret, vezët dhe mishi, që thamë që është terren i përshtatshëm për vendosjen e salmonelës. Gatimi duhet të bëhet në temperatura të larta. Rekomandohet gjithashtu trajtimi me kujdes i çdo episodi diarreik që zgjat në kohë, në mënyrë që të shmangen ndërlikimet e mundshme që mund të shfaqen.
Shenjat
Diarre e ujshme
Të vjella ose të përziera
Dhimbje koke
Dhimbje stomaku
Këputje trupi
Temperaturë
Mungesë oreksi
Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh
25. Diarretë infektive
Diarretë infektive mund të hasen në çdo moshë. Rëndësia e tyre lidhet me rrezikun e dehidratimit që mund të ndodhë sidomos te fëmijët dhe të moshuarit. Ato mund të shfaqen në formë sporadike apo endemike. Diarretë infektive janë të lidhura pothuajse vetëm me çrregullimin e sekretimit dhe të thithjes. Ato më shpesh janë akute dhe më rrallë subakute dhe kronike. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar medoemos. Diarreja shkaktohet nga bakteret, viruset dhe parazitët. Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenë. Afro 2 milionë fëmijë në botë vdesin çdo vit nga diarreja. Varfëria, kushtet e këqija higjienike dhe uji i ndotur i përdorur për të pirë shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Por një studim i ri i kryer në Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakëson rastet e vdekjes, madje edhe në situata të rënda. Në familjet ku larja e duarve kryhej rregullisht, rastet e diarresë u pakësuan 50 për qind. Studimi tregon se simptomat shfaqen si pasojë e pirjes së ujit të ndotur, apo keq ushqimit. Me gjithë këto kushte të vështira, në vetvete burim sëmundjesh, gjatë studimit u vu re se vetëm si rrjedhim i larjes rregullisht të duarve, rastet e diarresë u pakësuan dukshëm.
Simptomat
Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës
Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin
Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë
Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.
26. Hepatiti A
Stina e nxehtë shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.
Shenjat
Dobësi dhe këputje trupore
Të përziera dhe të vjella
Dhimbje barku në zonën e mëlçisë
Temperaturë
Diarre;
Feçe në ngjyrë të bardhë
Urinë e errët
Zverdhje e lëkurës
Dhimbje kyçesh etj
27. Hepatitit kronik
Hepatititi kronik është një pezmatim i mëlçisë. Në rastet e hepatitit kronik, pezmatimi i mëlçisë vazhdon për gjashtë muaj. Këto inflamime mund të jenë të lehta, por në disa raste ato mund ta shkatërrojnë mëlçinë. Ato mund të bëhen shkak edhe për cirrozën në mëlçi. Viruset që shkaktojnë hepatit kronik japin edhe format e shfaqjes së tij, si Hepatit B dhe C, Hepatit D, Hepatit A. Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë i padallueshëm klinikisht nga hepatiti B, por shkaktohet nga një virus i vetëm RNA. Lënda ngjitëse gjendet në gjakun e pacientit të infektuar. Ajo përhapet kur gjaku i infektuar futet në kanalet e gjakut të një njeriu tjetër. Hepatiti A është sëmundje e lehtë, që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyrë inaparente. Shërohet pa asnjë lloj problemi. Shumë rrallë mund të shkaktojë komplikacione tek foshnjat dhe fëmijët. Hepatiti B është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Ai shkaktohet nga nja mikroorganizëm i quajtur virus i hepatitit B, që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Në fakt virusi është prezent në gjak dhe në të tjera lëngje biologjike, në mënyrë të veçantë në spermë dhe në sekrecionet vaginale të personave të sëmurë ose mbartës kronikë. Këta persona edhe në mungesë të sëmundjes, përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnë personave të tjerë.
Simptomat
Dhembje barku
Ethe
Lodhje ose molisje
Humbje oreksi
Ndjenjën e vjelljes
Zverdhjen dhe urinën e errët
28. Myku në lëkurë
Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Njihet fakti që klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes mund t’i klasifikojmë në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorë të jashtëm mund të përmendim: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit. Ndër faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se prevalenca e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera).
Mjekimi
Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore
Në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale
Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen
Gjithashtu rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjent që përmbajnë antimykotikë
29.Ekzema
Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. Ekziston një shoqërim mes ekzemës dhe konditave të tjera alergjike, por në shumicën e rasteve nuk është gjetur ndonjë alergji e dukshme ndaj çfarëdo substance që mund ta shkaktojë ekzemën.
Simptomat
Kruajtje në lëkurë
Lëkurë e skuqur
Flluska të vogla në lëkurë
Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
Lëkura është e thatë
30. Kallot e këmbëve
Ecjet me orar të zgjatur, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë edhe shqetësime. Këto situata mund të shfaqin probleme me këmbët, sidomos me gishtat e këmbëve. Prandaj, duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për to, sepse ndërlikimet mund të shkojnë deri aty sa të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor, si dhe ndërhyrja kirurgjikale në raste të veçanta. Specialistët rekomandojnë një trajtim dy herë në ditë më ujë të ngrohtë, për të stimuluar qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe qetësimin e muskujve të këmbës. Edhe masazhet janë të këshillueshme për trajtimin e këmbëve, qoftë edhe vetë në kushtet e shtëpisë me një krem të zakonshëm hidratues, duke e shpërndarë atë në të gjithë gjatësinë e këmbëve, pa përjashtuar edhe putrat. Çdo stinë sjell shqetësimet tipike për këmbët. Jo vetëm stina e vjeshtës dhe e dimrit ku jemi “të detyruar” të mbajmë këpucë të mbyllura, por edhe stina e verës, dhe sidomos periudha e plazhit mund të krijojë probleme. Të gjithë do të dëshironin këmbë të bukura, supersensuale me një lëkurë tejet të ndritshme. Megjithatë, sipas specialistëve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanë efektin e dëshiruar, nëse nuk shoqërohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime që cilësohen si armiku më i madh i lëkurës së lëmuar. Por edhe nëse i bën të gjitha këto celuliti nuk mund të ikë vërtet. Për fat të keq asnjëherë plotësisht. Mund të zbutet efekti “lëkurë portokalli”, mund të mos shquhet nga larg, mund edhe të bëhet gati i padukshëm dhe të vihet re vetëm nëse lëkura shtrëngohet me dorë.
31. Infeksionet e duarve dhe këmbëve
Infeksionet e ndryshme dhe papastërtitë hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet duarve jo të lara. Për këtë arsye për disa sëmundje thuhet se janë sëmundje të duarve. Duart duhet që të lahen sa më shpesh, sidomos para përgatitjes së ushqimit, para marrjes së ushqimit si dhe kur kujdesemi për fëmijët. Kujdes duhet treguar jo vetëm për duart, por edhe për gishtat, thonjtë, këmbët, rrobat. Jo vetëm mbajtja pastër, por edhe trajtimi i vazhduar të siguron një jetë të shëndetshme. Në mënyrë të veçantë trajtohen këmbët, sepse gjymtyrët e poshtme janë në punë gjatë gjithë ditës, dhe nëse nuk arrihet të ekuilibrohen mirë forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit në këta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon të lehtësohet pas plagëve apo operacioneve kirurgjike. Për shërimin dhe rikthimin në normalitet është e nevojshme kura e një fizioterapeutisti. Duart dhe këmbët ndjehen dhe realisht janë më të ftohta se pjesët e tjera të trupit, sepse vërshimi i gjakut është ai qe i jep nxehtësi trupit, dhe nëse është me pakicë në këto vende, atëherë temperatura do jetë më e ulët se normale. Disa njerëz vetvetiu djersitin shumë tek duart dhe këmbët sepse gjëndrat e djersës aty i kanë hiperaktive. Kur arteriet janë të ngushtuara në duar e këmbë, duart dhe këmbët, vihet në veprim sistemin simpatik dhe fillon djersitja.
Këshilla për trajtimin e këmbëve dhe duarve
Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë
Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe zbutës
Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë
Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve
Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersitin këmbët
32. Riniti alergjik
Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15 për qind deri 20 për qind të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë (75 për gratë), që mund të gjendet fare lehtë te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra. Por jo gjithmonë dieta mund të garantojë marrjen e sasisë së nevojshme të këtij oksidanti. Për këtë arsye, së shpejti do të hidhet në treg një produkt i ri, “ESTER C”, që do të garantojë “ushqyerjen” në masë të organizmit me vitaminë C, duke qenë mjaft e tolerueshme për stomakun dhe dhëmbët.
33. Pickimet e mushkonjave
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese. Ajo është fruta e vetme e papërpunuar që mund te hahet pa shqetësim në rastet e sëmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.
34. Infektimi i syve
Disa sëmundje kanë sezone të caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve më së shumti përhapet gjatë stinës së pranverës dhe verës. Faktorët e këtyre stinëve, si nxehtësia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta përkeqësojnë këtë sëmundje, përveç faktorëve të tjerë të shumtë. Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik. Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy. Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike. Ka raste kur alergjia shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemët, barërat, pluhuri, kafshët shtëpiake, parfumet dhe ajri i ndotur. Nxehtësia dhe rrezet e diellit shtojnë alergjinë e syve. Stina e vers sjell ngrohtësinë dhe rrezet e diellit dy faktorë që ndikojnë në shtimin e alergjisë. Lentet e kontaktit dhe pikat që hidhen në lente janë një nga shkaktarët e alergjisë së syrit. Për të shmangur alergjinë e tepërt, përdoren pika pa lëndë konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet që të mos ndoten, duke u pastruar sipas udhëzimeve të përdorimit të tyre. Rol luajnë edhe faktorët e stinës së verës në përhapjen e kësaj sëmundjeje. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës së nxehtësisë, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, çka shton thatësinë e syrit dhe shtimin e infeksioneve.
Këshilla për të mjekuar ënjtjen e syve
Fjetja e një gjumi të thellë qetësues për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi dhe të shëndetit të syve në veçanti
Pakësimi i konsumimit të kripës, sepse kripa thith ujin që depozitojnë indet, sidomos indet e qepallave
Prija çdo mëngjes herët e një gote ujë të ftohtë për të nxitur sekrecionet e veshkave dhe të zorrëve
Kompresa me çaj të ftohtë në mëngjes dhe para gjumit për çlodhjen e syve
Masazhim i posaçëm për sytë dy herë në javë
Përdorimi i një maske për sytë një herë në javë
Pastrimi ditor i kapakëve të syve ndihmon në rrallimin e mundësive për t’u prekur nga kjo sëmundje
Larja e duarve fillimisht dhe më pas e kapakëve me sapun acidik
Mosfërkimi i syve kur të kruhen
Përdorimi i garzave ose i pambukut mjekësor për të pastruar qepallat e syve. Mund të përdoren edhe pomada të ndryshme sipas këshillës së mjekut, të cilat shërbejnë për pastrimin e syrit
35. Infeksionet e veshit
Infeksionet e veshit janë të pranishme jo vetëm tek të vegjlit por edhe tek të rriturit. Kjo vjen si pasojë e pakujdesive, në rastet kur diçka edhe sado e vogël qoftë lë pasoja në shëndetin tuaj. Shkak për shfaqjen e infeksionit të veshit është edhe në larja në ujin e papastër në det apo edhe në pishina. Edhe pse në fillim mund të vihen re komlikacione të lehta, mos trajtimi i tyre mund të bëhet shkak i infeksioneve të tjera që mund të kalojnë nga veshi në organe të tjera. Prandaj efektet e këtij infeksioni në shëndet mund të jenë tepër të rënda. Një nga këto infeksione është krijimi i mykut në vesh, si një pezmatim i këtij organi. Pjesa më e madhe e këtyre komplikacioneve, shfaqen si pasojë e mbledhjes së mikrobeve të ndryshme në zona të caktuara të kanalit të veshit në pjesën e jashtme. Të gjitha këto shkaktohen nga lagështia e tepërt, e pasur me mikrobe që hyjnë në vesh. Shqetësuese gjendja mbetet sidomos për ata persona të cilët frekuentojnë pishinat, ku këto të fundit janë dhe më të rrezikshme në këtë drejtim.
Shfaqja e kësaj sëmundjeje mund të kapet shumë lehtë që në fazat e saj fillestare, sepse shfaqet që në fillim me simptoma të dukshme. Në këto kushte janë shumë të pakta rastet kur mund të jetë krijuar myku në kanalin e veshit dhe të mos kuptohet shpejt nga pacienti. Kjo, pasi mbledhja e infeksionit në zona të caktuara, duke bllokuar kanalin e veshit bën që të shfaqen menjëherë dhimbje të forta të veshit. Dhimbje të cilat vijnë duke u shtuar gradualisht dhe nëse lihen pa trajtuar, atëherë mund të kalojnë dhe në infeksione të formës së rëndë, të cilat duan një kujdes shumë të veçantë trajtimi. Pacienti ndjen një zhurmë si gumëzhitje e cila shtohet gjithnjë e më tepër. Po ashtu fillon edhe kruarja e veshit, si dhe shtimi i sekrecioneve të lëngëta që mbajnë erë të keqe dhe të rëndë.
Simptomat
Ënjtje e veshit
Pezmatim i kanalit
Dhimbje e fortë
Vështirësi në të dëgjuar
Dhimbje koke
Temperaturë e lartë
Sekrecione
Tumori në mushkëri: Pas kirurgjisë, mjaft i rëndësishëm aktiviteti fizik
• Pacientët që kanë pësuar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një mase tumorale në mushkri, që pas një muaji nga operacioni, duhet të nisin të bëjnë aktivitet fizik.
Ushtrimet fizike mesa duket ndihmojnë që pacienti të marrë veten, duke çuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Këtë e ka treguar një studim i kryer nga “Duke University”, të dhënat e të cilit do t’i prezantohen komunitetit shkencor me rastin e kongresit të “American Society of Clinical Oncology”, që do të mbahet në Çikago në fund të muajit maj. Pacientët që janë marrë në studim, janë përzgjedhur falë një programi rehabilitimi që parashikonte nisjen e ushtrimeve të frymëmarrjes, që çonin në hapjen e mushkërive dhe shmangien e akumulimit të lëngjeve. Në një fazë të dytë, pacientët i janë nënshtruar tre seancave javore ushtrimesh fizike të moderuara që ka parashikuar shëtitje rreth një orë me hap të shpejtë. “Pacientët me tumor në mushkëri që mund t’i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale janë rreth 25 për qind të totalit të të sëmurëve. Këta janë dhe ai kontingjent që riskon të rishfaqin sërish të njëjtin problem. Garantimi që në fillim i rimëkëmbjes së një jetë normale, edhe nëpërmjet aktivitetit fizik shton mundësinë për t’u shëruar”, ka deklaruar Lee Jones, një nga autorët e studimit, që është realizuar falë një suporti të “Lance Armstrong Foundation”. Ky lloj programi hyn në një tip trajtimi të ri të të sëmurit onkologjik. Ndërkohë sipas autorëve të studimit, gjatë terapisë është e rëndësishme që pacienti të jetë i përqendruar në një optik pozitive të jetës së tij.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...