2016-09-10

Mbi 500 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, prin Gjermania me 193 mijë

Numri i kosovarëve që ia kanë mësyrë rrugët e botës, vazhdon të jetë i lartë. Këtë më së miri e vërteton lista e të dhënave të Bankës Botërore, përkitazi më numrin e banorëve të Kosovës që janë regjistruar si emigrantë nëpër vende të ndryshme të botës.
Mbi 500 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, prin Gjermania me 193 mijë
Sipas të dhënave të BB-së, në vitin 2013 numri i kosovarëve emigrantë nëpër botë ishte 550 mijë.
Vendin e parë në këtë listë me këta emigrantë padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 192 mijë e 941 kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882 sosh.
Më pas në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 kosovarë, Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 kosovarë, transmeton Telegrafi.
Ministria e Diasporës, në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, gjatë tre muajve të verës ka bërë regjistrimin e pjesëtarëve të diasporës kosovare.
Ky proces pati filluar në vitin 2013 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, por që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, të dhënat e para për numrin e mërgatës së Kosovës do të shpallen në fillim të vitit 2017.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2011, Suhareka është komuna e cila kryeson për nga përqindja e popullsisë, që ka shkuar jashtë vendit, e që i bie që çdo i dyti banor i kësaj treve ka dalë jashtë vendit

Suprimimi i autonomisë së Kosovës

Kosova ishte nën shtetrrethim. Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte vendim që siguronte supremacinë serbe në federatën e atëhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin në Vojvodinë dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nën presionet politike dhe kërcënimet e makinerisë ushtarake e policore – jo vetëm serbe – jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, në disa studime del se Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës. Qëndrime të tilla publike ka dhënë edhe delegatja Melihate Tërmkolli.
Suprimimi i autonomisë pasoi pushtimin klasik të Kosovës. Demonstratat shpërthejnë anekënd Kosovës. Dhjetëra të rinj shqiptarë vriten nga milicia serbe.
Ndonëse shumica e deputetëve nënshtrohen ndaj politikës serbe, kundërshtimi i këtij numri të vogël të deputetëve megjithatë mbajti gjallë shpresat e shqiptarëve, sepse ata përfaqësonin vullnetin e shumicës. Kështu, para 25 viteve, në momentet shumë të rënda për shqiptarët e Kosovës, këta delegatë megjithatë ia dolën ta ruajnë nderin shqiptar, të jenë dëshmi se ky popull nuk ishte gjunjëzuar tërësisht.
Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e njohur të BBC-së, Vdekja e Jugosllavisë.

Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974

Serbët e Fushë-Kosovës, më 1987, nisën lëvizjen antishqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosevic. Ngritja e tij në pushtet rrezikonte qenien shqiptare në Kosovë.

Kujtesë: 25 vite nga suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës (Foto/Video)

Më 20-28 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Slobodan Milosevicit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.

Një çerek shekulli më parë, më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.

Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota. Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja. Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.

1974: PËR HERË TË PARË NDJEHET FRYMA E LIRISË PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS…


Ky ishte viti më i mirë për shqiptarët në ish Jugosllavi. Në Kosovë u hap më 1970 Universiteti i Prishtinës. Nëse pas Procesit të Prizrenit shqiptarët persekutoheshin për armë, serbët thanë se me hapjen e këtij universiteti “shqiptarëve ua dhamë topat”!
Prishtina e vitit 1974
Shqiptarët e Kosovës pra ishin në “ekspansion”, një fenomen botëror. Një popull i shkelur dhe nëpërkëmbur, për tri dekada bëhet me universitet që atë kohë ishte me renome e diplomat e së cilës pranoheshin kudo në botë. Kosova kishte Akademinë e Arteve dhe Shkencave, si dhe Radiotelevizionin e Prishtinës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes së tyre intelektuale e kulturore. Në pranverën e këtij viti (1974) marrin hov po ashtu punimet në ndërtimin e Pallatit të Shtypit, që edhe sot njihet si Rilindja, e që ishte motor i zhvillimit të shqiptarëve.
Ballina e Rilindjes e 24 marsit 1989
Në këtë vit miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisë, me të cilën shqiptarëve u njihen më shumë të drejta, kurse Kosova bëhet element konstitutiv i Federatës jugosllave. Kosova kështu de fakto ishte e pavarur nga Serbia, ndaj serbët do të punojnë shumë që këtë realitet ta ndryshojnë, sidomos pas vdekjes së liderit komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Tito (4 maj 1980). Kështu, 15 vite më vonë, me më 23 mars 1989, nën sundimin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, do të suprimohet autonomia e Kosovës, apo ajo që edhe sot njihet si Kushtetuta e vitit 1974. Fatkeqësisht, delegatët shqiptarë që ishin kundër këtij ndryshimi, apo ripushtimi klasik, numëroheshin me gishta. Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, humanisti dhe atdhetari Riza Lluka (i cili do të vdes më 2014), Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votojnë kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se abstenojnë, ndërsa 25-30 mungojnë në seancë.

: Tito: The Story from Inside

Në librin e tij “Tito: The Story from Inside”, të Millovan Gjillasit, përmenden ca fakte interesante për prejardhjen e liderit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Gjillas, që ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë do të jetë një nga disidentët kryesor të ish-Jugosllavisë dhe Bllokut Lindor komunist.

“Mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që si emër daton që nga shekulli XV. Por, nuk ka të dhëna se familja e Titos vjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, Brozët paraardhës të tyre kishin emigruar nga rajoni kufitar mes Bosnjës dhe Dalmancisë, për në Zagorje, ku u vendosën mbase në shekullin XVI. Para kësaj, sipas Titos, ata ishin shpërngulur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi”, thuhet në faqen 39 të këtij libri.
Nga vetë emërtimi, fisi Kuç kuptohet se ishte fis shqiptar. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike, por ndërkohë u detyruan me forcë dhe dhunë të tmerrshme nga serbo-malazezët të ndryshojnë gjuhën e fenë.


Sipas Gjon Vuksanit, fisi i Kuçit përmendet që nga viti 1335. Ndërsa, nga ky fis dalin shumë fise malazeze. Për këtë Padër Marian Prelaj shkruante: “Hoti, Piperi, Kuçi e Vasoviqi janë nji gjakut shqyptar. Koça e Kuçit, Luhari, Vashoviqi, Meduni, Orova, Besjova, Berskuta, Opsanica, janë katunde të Kuçit. Ndër këto, Koça e Kuçit dhe Luhari janë besimtarë katolikë e flasin të gjithë shqyp, nësa në katunde, mosha 50 vjeçare e ditëve tona e dijnë gjuhën shqype, porse e majnë veten sllav. Ndër këto fshate nji pjesë ene e ruejnë emnat katolikë e shqyptar – Gjokë, Mixho, Pero, Frani, Antoni, Pjetër, Gjoka, Kuç, Ded Gjin Kola” (sic.).


Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa, shumë malazezë që identifikohen sot me këtë fis, nuk mohojnë prejardhjen e tyre shqiptare. Ndërkaq, emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë, sidomos në Mirditë dhe në Shalë.
Se a ka pasë prejardhje shqiptare Tito, kjo ka pak rëndësi, përderisa ai e mbante veten jugosllav, e përderisa biografia e tij thotë se babën e kishte kroat e nënën sllovene. Dikush mund të mendojë ndryshe, por gjatë sundimit të tij shumë të zeza ju bënë shqiptarëve – gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos kur në pushtet ishte bashkëpunëtori i tij kryesor pas Eduard Kardelit, Aleksandar Rankoviq. Në kohën e sundimit të Titos vriten dhe persekutohen shqiptarët, e edhe shpërngulen masovikisht në Turqi. Prandaj, se a kanë familja mbretërore Karagjorgjeviq e Tito prejardhje shqiptare, kjo ka pak rëndësi, apo jo?



Milovan Djilas was a leader with Tito of the Communist Party of Yugoslavia before World War II, and a Partisan commander alongside Tito in the mountains during the war.
Considered Tito¿s successor, he was Vice President of Yugoslavia until 1954 when he broke with the regime, accusing it of creating a ¿new class¿ of privileged ideologists and bureaucrats. Tito twice jailed Djilas as a dissident. Writing both in prison and out, he produced this extraordinary portrait of Tito in all his complexity; a Communist with aristocratic pretensions and an appetite for luxury; an uncompromising man of passionate involvements, needing women but cruel to them; a brilliant leader who defied the Soviet Union and feared the fate of Yugoslavia following his death. Djilas writes with ferocity and tenderness and sets his story against the early adulation of the Soviets, and the break with the USSR in 1948, the shame of the concentration camp on Goli Otok and the rise of a Communist market economy in Yugoslavia. He describes his own fall from power and the devastation at being betrayed by an old friend.

PERSEKUTIMI I SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE NGA DIKTATURA KOMUNISTE



Nga Visar ZHITI/

Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figurë letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh.
Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pasLuftës II Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, socializmit real, asaj diktature që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri të njeriut të ri. Dhe më përpara se të hapeshin universitete, u hapën burgje.
Shqipëria ishte vendi më i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Europë, ku u provuan të gjitha: komplotet e heshtjes vrastare, zhbërjet, larje kolektive trush, internime, burgosje, pushkatime, madje dhe krijuesi suprem, vetë Zoti, u ndalua, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve.
Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët e saj, artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat apo fermat, ndërkaq duke bërë zëvendësimin e Zotit me vetveten dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ekzekutive. Në fund të fundit, dhuna permanente ushtrohej po me intelektualë, jo vetëm me policë, me propagandistë, me shkrimtarë dhe veprat të tyre në shërbim të ideokracisë dhe sistemit totalitar.
Njohja e së keqes, studimi i saj tani, institucioni i kujtesës janë të domosdoshëm, për t’u njohur e kaluara, historia jonë dhe e vërteta jonë, pra vetja si individ dhe kolektiv, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe vizion, me qëllim që të mos përsëriten diktaturat dhe e ardhmja të bëhet sa më shpejt e tashme.
Kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidenca, martirizimet, revoltat, diksioneri i qëndrestarëve, deri dhe te viktimat, jo vetëm që meritojnë nderim, por shërbejnë dhe si mësim i mekanizmit të madhërishëm të kundërveprimit ndaj makinerisë së përbindshme të dhunës dhe tjetërsimit çnjerëzor. Të kujtojmë. Kemi 20 vjet që kujtojmë me mençuri, duke (ri)edukuar kohën tonë.
Fitimtarët e tmerrshëm
Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë, etj., ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë. Në llozha të teatrit rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta, teksa dora zgjatej për monoklin, kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi. Dënohen me pushkatim: Kol Tromara, Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka, Merlika, Golemi… Terenc Toçi, Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Përmeti, Daut Çarçani, Gustav Mirdashi…
Me burgime të rënda: Koço Kota, Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi… Gjergj Bubani, Libohova… etj., etj. Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit. Vazhdojnë vrasjet: Dom Ndre Zadeja… Intelektuali i lartë Xhevat Korça vendos të vdesë në burgun e Burrelit me grevë urie, e para grevë në komunizmin e këtushëm.
Ndërkaq poetit Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i fundit”, madje i propozuar dhe për Çmimin “Nobel”, do t’i prishin varrin dhe do ia hidhnin eshtrat në lumin Drin. Ngaqë kishte qenë prift antibolshevik dhe nacionalist, s’duhej të ishte as i vdekur.
Edhe autori i romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82-vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit. Edhe dramturgu tjetër Krist Maloku vdes në burg.
Madhështia e qëndresës
Megjithatë “Shqipëria që shtypej” ruajti dinjitetin, guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës më 1946. Këtu u kap dhe poeti Martin Camaj, që do të arratisej për në Gjermani, sipas dëshmisë së poetit të burgosur politik Pano Taçi.
Vetëm 19 ditë ishte ajo që bota e quan Revolucioni hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin të qëndronin me armë në dorë Gjomarkajt, Mirakajt, Bajraktarët, Kolët, Sulkurtët, Merlikajt, Kazazët, Lleshanakët dhe betejat e tyre do të zgjasnin 10 vjet. Përrenjtë sillnin dhe gjakun e tyre.
Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, u arratis në Itali, ku themeloi në Romë katedrën universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Por në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai i dënoi diktaturën komuniste duke shkruar dramën e mrekullueshme “Rrajët lëvizin”, ku si një antioruellian, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e profetizoi.
Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e një partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.
Poeti dhe studiuesi, profesor Arshi Pipa, kundërshtar i hapur, pasi doli nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij, i kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh, i gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepseje. E botoi në Romë më 1959.
Në burg futën dhe drejtorin e parë të radios shqiptare, gazetarin dhe përkthyesin, Gjergj Bubani. Edhe autori i operas së parë që u vu në skenë pas luftës, Preng Jakova, pasi i vranë vëllanë si kundërshtar, kurse atë e liruan si moshë e vogël, do të mbetej gjithë jetën me maninë e persekutimit derisa vrau veten.
Në burg ishin përkthyesit e mëdhenj të Homerit, Dantes. I Shekspirit nuk u kthye kurrë nga Amerika.
Shkrimtari Kasëm Trebeshina, “më i njohuri i të panjohurve” siç e ka cilësuar përkthyesi i tij në gjermanisht, Hans Joackim Lancksh, ende nuk e ka botuar dot të plotë veprën e tij të shkruar burgjeve dhe internimeve. Ai luftoi si partizan, por u nda nga diktatura e fitimtarëve, madje la studimet përgjysmë në Bashkim Sovjetik se u neverit nga realizmi socialist dhe e kthyen në atdhe si të çmendur. Kundërshton që të votojë dhe kërkon t’i jepet leje të ikë nga Shqipëria. Meqenëse çmendina ishte më e mirë se burgu, Trebeshinën e fusnin herë pas here në burg, por ai nuk nënshtrohej dhe as sot nuk i ka ikur zemërimi me të gjithë. U lodh së qeni shqiptar dhe befas shpallet se është turk.
Siç thashë, këtu dënoheshin dhe libra, edhe kur ishin letërsi e përkthyer po nga vetë sistemi, ndaloheshin sipas konjukturave për shembull, Remarku, Hemingueji, Shollohovi, Mopasani, madje dhe Go Mo Zho, etj., nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe bashkë me libra të tjera nga letërsia shqipe, të traditës ose të porsabotuar gabim dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër. Ndodhte që punëtorët vidhnin ndonjë, unë ende ruaj libra të tillë në bibliotekën time, nuk m’i gjetën kur më arrestuan dhe mua për metaforat, se nuk lejohej hermetizmi i tyre, shumëkuptimësia e dëmshme, se përçonte ide të fshehta kundërshtuese. Më dënuan me 10 vjet burg. Aktekspertizuesit e poezisë time ishin dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që zbuluan se nxinin realitetin dhe shpesh aludonin hapur kundër udhëheqjes së partisë dhe sistemit socialist.
Perspektivë dhe retrospektivë:
I ndihmuar nga distanca kohore dhe nga vizionet e reja që të jep liria, unë them tani se shkrimtarët dhe artistët shqiptarë kanë qenë të dënuar në mënyrë gjenerale: një pjesë e ndjeshme, si kundërshtarë, duke i futur burgjeve, duke u ndaluar veprën dhe duke mos i lejuar të shkruajnë a vrarë dhe pjesa tjetër u mbyllën në metodën e realizmit socialist, duke krijuar letërsi propagandistike, mashtruese dhe lajka për sistemin, derisa u tjetërsuan, në viktima fatlume, po i quaj. Mediokriteti kështu ishte dënim po aq i rëndë, por për letërsinë dhe kulturën, jo për autorët e tij të privilegjuar.
Prandaj dhe poeti qiellor shqiptar, liriku i mrekullueshëm Lasgush Poradeci vendosi të mos shkruante më. Ai thuri poemën e mallkuar të heshtjes së vet dhe për të mbijetuar, përkthente Gëten, Hajnen, Pushkinin, por edhe Brehtin. Nga klasikët e vdekur lejohej ndonjë gjë. Madje një hebre shqiptar, Robert Shvarc, guxoi dhe përktheu nga Brehti “Marshi i viçave” si i shkruar posaçërisht për këtu: Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin.
Është paradoksale dhe shtirje naive të besosh që në dikturë, me mungesë të tmerrshme lirie, mund të bëhen vepra të mëdha. Regjimet totalitare e racionojnë lirinë ashtu si ushqimet e përditshme. Cave ua heqin lirinë fare dhe ndocave, të përzgjedhur dhe këta, u japin më tepër se racioni. Pse? Që të shkruajnë për të bërë alibinë e diktaturës ndaj botës jashtë dhe ndaj së ardhmes. Pati shkrimtarë në komunizëm që ditën ta shfrytëzojnë këtë kusht dhe kjo është arsyeja kryesore që dhe në diktaturë arrihen të bëhen vepra jetëgjata, të cilat ndodhte t’u jepeshin që t’i përkthenin të burgosur pa emër dhe shteti ua ofronte që të botoheshin në vende të tjera si maskë politike e diktaturës, që ajo të mos dukej aq e keqe. Dhe shpenzimet merreshin nga puna e papaguar e të burgosurve nëpër minierat infernale, ku ishin dhe kolegë të tyre, por me shenjën minus.
Me shpërbërjen e perandorisë komuniste dhe me rënien e diktaturave të saj, Shqipëria zbuloi një letërsi tjetër, e rroposur, që vinte nga nëntoka, por që dukej se kishte dalë të priste në të ardhmen. Letërsia tjetër po sillte dëshminë e saj dhe vlera artistike të tjera dhe nuk kërkoi të përzërë ç’ka qenë vlerë, por për të sjellë vetveten. Dolën vepra nga burgjet, erdhën nga balta e internimeve, i nxorën nga sirtaret e brejtur nga koha. Shqipëria e mrekulluar pa se paskësh patur, edhe pse ilegale, disidencë, kundërshtarë, martirë, jo vetëm viktima, të cilat edhe ato ndërgjegjësoheshin në burg.
Persekutimi frymëzoi dhe tragjeditë e antikitetit grek e shkrimet e shenjta.
Na trondit së thelli aq sa revoltat ajo që kanë shkruar poetët e pushkatuar, aq të rinj në moshë, Trifon Xhagjika, që pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si altilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Bedri Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. I varuri i fundit në perandorinë komuniste është bashkëvuajtësi ynë Havzi Nela, ai kishte shkruar në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur këtu jashtë burgut nuk i dinin ç’ishin këto.
I burgosuri politik Astrit Delvina ka ende romane në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe polemikat e tij kundër socrealizmit në hetuesi. Por ai ka vdekur që t’i kërkojë dhe në vendin tonë të vdekurit harrohen shpejt.
Letërsisë shqipe iu shtuan veprat monumentale të kujtesës të At Zef Pllumit dhe Amik Kasoruhos, nga Fatos Lubonja e Marsen Bungo, nga Pjetër Arbnori e Agim Musta, Engjëll Çoba e Spartak Ngjela, Jorgo Bllaci e Pano Taçi, Petrit Kalakulla e Zyhdi Morava, Ahmet Kolgjini, Ylber Merdani e Leka Tasi, Frederik Rreshpja, Henrik Gjoka e Eugjen Mërlika, Gëzimët, Çela e Medolli, vëllezërit Çoku, që ishin bashkë në burg me një prangë dorë më dorë.
Dolën nga varret e heshtjes poezitë moderne të ish-të burgosurit Zef Zorba dhe komeditë e ish-të burgosurit tjetër Hekuran Zhiti. Edhe vepra madhore shkencore e Profesor Kolec Topallit, por edhe lutjet e shenjtores tonë Nënë Tereza…
Emra, emra, emra, emra një apel i hatashëm. Unë kam nxjerrë 201 emra shkrimtarësh dhe artistësh të dënuar, 43 në Kosovën e pushtuar, pra sa 1/5, kurse në Shqipëri më shumë se aq u pushkatuan, edhe gra si shkencëtarja që kishte studiuar në Torino, zonja Sabiha Kasimati. Në Kosovë u vranë vetëm 15, shumica në luftën e 1999, është fjala për shkrimtarë e artistë, kur dhe një njeri është shumë.
Ndërkaq në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditshme, nëse trashëgohej dënimi si një pasuri e patundshme si për shembull, at e bir, Lazër dhe Jozef Radi, bij të dënuarish po tregojnë tani për burgun, kur shkonin të takonin prindërit si shkrimtari Agron Tufa, poetja Luljeta Lleshanaku, studiuesi Leka Ndoja, Ron Kubati dhe Ornela Vorpsi përtej detit në Itali.
Edhe unë arrita të nxjerr poezi nga burgu, botova dhe të tim eti duke besuar se po vëmë gurët tanë në këtë mozaik marramendës, që nuk është më i nëndheshëm.
Ringjallje e quan në një nga veprat e tij historiani-shkrimtar, Uran Butka, që bashkë me Pjetër Pepën kanë zhvarrosur histori kombëtare. Por mjerisht kurrë nuk do të vijë dot ajo që nuk u la të bëhej nga jetët e ndërprera, kultura jonë do të ketë brenda një si varrezë të madhe kolektive. Koha do ta kujtojë gjithmonë që është vrarë kohë njerëzore:
Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Kurse koha pas pushkatimeve është e pamatshme, llahtar me shenjën infinit.
I vetmi ngushëllim është mospërsëritja e tyre.

LISTA IME ME TË DËNUAR, SHKRIMTARË E ARTISTË:

1. Arbnori Pjetër – shkrimtar
2. Ahmeti Sadri – piktor, poet
3. Ajazi Beqir – historian
4. Ajazi Namik – kineast (i biri)
5. Aliaj Kujtim – poet
6. Aliko Tomorr – studiues
7. Andoni Sotir – shkrimtar
8. Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
9. Agolli Telat – artist cirku
10. Bego Medin – gazetar, kineast
11. Belishova Bardhyl – studiues
12. Berberi Abdulla – prozator
13. Biba Eqerem – shqipërues
14. Bishqemi Osman – shkrimtar
15. Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
16. Blloshmi Bedri – hulumtues
17. Boriçi Nuredin – shkrimtar
18. Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
19. Bungo Makensen – shkrimtar
20. Burimi Luan – poet
21. Bushati Ahmet – prozator
22. Cangonji Abdullah – piktor
23. Çela Gëzim – tregimtar
24. Çobani Ron – kritik
25. Çoku Bedri – prozator
26. Çoku Zeus – poet (vëllai)
27. Çomo Drita – poete
28. Culaj Caf Jonuz – prozator
29. Dashi Veniamin – përkthyes
30. Deda Guljelm – shqipërues, kritik
31. Delvina Astrit – shkrimtar
32. Dema Mark- shqipërues, studiues
33. Dine Dine – kritik letrar
34. Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
35. Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
36. Dushi Kin – shkrimtar
37. Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
38. Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
39. Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
40. Farka Ismail – inxhiner-shkencëtar
41. Filaj Luigj – muzikolog
42. Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
43. Fishta Bashkim – prozator
44. Fishta Filip – studiues, kritik
45. Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
46. Frashëri Anton S. – shkrimtar
47. Furxhi Dhimitër – aktor estrade
48. Gardini Giacomo – at, italian, studiues
49. Gazulli Nikollë – gjuhëtar
50. Gjeçi Pashko – shqipërues
51. Gjergo Edison – piktor
52. Gjergji Kolec – shkrimtar
53. Gjini Miho – kritik teatri
54. Gjini Pjetër – poet, kompozitor
55. Gjoka Henrik – shkrimtar
56. Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
57. Golemi Ahmet – shkrimtar
58. Greblleshi Mustafa – shkrimtar
59. Gruda Zef – kompozitor
60. Gumeni Daut – poet
61. Haçi Beqir – poet
62. Hakiu Nexhat – poet
63. Hamiti Agim – shkrimtar
64. Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
65. Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
66. Hasanaj Ibrahim – poet bektashian
67. Hasanaj Xhevdet – folklorist
68. Hisku Halida – këngëtare
69. Hyseni Bajram – poet
70. Ilia Frano (Dom) – folklorist
71. Jakova Prenk – muzikant,
72. Jakova Tuk – gazetar
73. Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
74. Jero Minush – kritik teatri
75. Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
76. Kaçaj Lluk – këngëtar opere
77. Kalakulla Uran – shkrimtar
78. Karma Gjon – at, folklorist
79. Kaso Tanush – shkrimtar
80. Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
81. Kati Vasil – shkruan kujtime
82. Koçi Mandi – kineast
83. Kodra Lame – poet, përkthyes
84. Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
85. Kolgjini Ahmet – poet
86. Koliqi Mikel – at, kompozitor, kardinal
87. Komnino Gjergj – poet
88. Kostreci Uran – poet
89. Kotani Niko – studiues
90. Kote Nikolla – përkthyes
91. Kuteli Mitrush – shkrimtar, shqipërues
92. Kripa Reshat – shkrimtar
93. Kuqi Pirro – poet
94. Lala Dhimitër – kineast
95. Lamaj Fatmir – publiçist
96. Lamaj Klito – publiçist
97. Laze Halil – shkrimtar, gazetar
98. Leka Dhora – kompozitore
99. Leka Zef – kompozitor
100. Luarasi Mihallaq – regjisor
101. Lubonja Fatos – shkrimtar
102. Lubonja Liri – autore kujtimesh (e ëma)
103. Lubonja Todi – autor kujtimesh (i ati)
104. Luci Namik – studiues shkencor nga Kosova
105. Maluka Luan – regjisor
106. Marko Petro – shkrimtar
107. Marko Jamarbër – poet (i biri)
108. Martini Viktor – prozator
109. Mazreku Filip – at, muzikolog
110. Mazreku Nikollë (Dom) -studiues
111. Medicina Maria (Dvorani) – shkrimtare
112. Medolli Gëzim – poet
113. Mëhilli Xhavit – pedagogjist
114. Merdani Sherif – këngëtar
115. Merdani Ylber – poet
116. Merlika Elena Gjika – studiuese
117. Merlika Eugjen – shkrimtar (i biri)
118. Mëshkalla Pjetër, at- poet, teolog
119. Miçaço Dionis – publicist
120. Mirakaj Lek – gazetar
121. Mishtari Loni – shkrimtar
122. Morava Zydi – shkrimtar
123. Moreka Llazar – kompozitor
124. Mulleti Tanush – gazetar
125. Murati Kujtim – poet
126. Musta Agim – historian
127. Myftari Bedri – shkrimtar
128. Myftiu Luan – tregimtar, eseist
129. Myftiu Mehmet – shkrimtar
130. Namik Ajazi – kineast
131. Ndoja Mark – poet, shqipërues
132. Ngjela Spartak – prozator
133. Nika Ndoc – shkrimtar
134. Dakaj Nikollë – shqipërues, poet
135. Ogranaja Zhaneta – poete
136. Oseku Ali – piktor
137. Paçrami Fadil – dramaturg
138. Palaj Bernardin – at, shkrimtar
130. Peci Gaqo – prozator
140. Peçi Gjergj – poet
141. Pengili Natalia Arkadij Rozengolc – përkthyese
142. Pervizi Lek – piktor
143. Peshkëpia Gëzim – prozator
144. Perdoda Ernest -poet
145. Pipa Arshi – shkrimtar
146. Pllumi Zef – at, studiues, shkrimtar
147. Prifti Leonard – studiues, psikolog
148. Prodani Medi -kitarist
149. Radi Lazer – shkrimtar, përkthyes
150. Radi Jozef – poet (i biri)
151. Rafaeli Stavri – këngëtar opere
152. Rakipaj Maksim – përkthyes
153. Ratkoceri Gani Demir – prozator
154. Repishti Sami – eseist, historian
155. Reshpja Frederik – poet
156. Resuli Kapllan – shkrimtar
157. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog
158. Rrapaj Mero Fatos – folklorist
169. Sadiku Hito – poet (sekretar i Faik Konicës)
160. Selfo Halit – shqipërues
161. Shehu Bashkim – shkrimtar
162. Shehu Mehmet (Tepelena) – studiues
163. Sheldija Gjush – folklorist
164. Shllaku Gjon – shqipërues
165. Simoni Zef – at, studiues
166. Sirdani Marin – at, historian, studiues
167. Skanjeti Marin – shkrimtar
168. Skura Gani -poet
169. Sokoli Ramadan – muzikolog, folklorist
170. Spahiu Islam – shqipërues
171. Starova Dylber – muzikant
172. Stratobërdha Viktor – regjisor, kineast
173. Taçi Anastasia – librare, studiuese
174. Taçi Pano – poet
175. Tase Leka – instrumentist, shkrimtar
176. Tasi Akile – gazetar
178. Tasi Koço – gjuhëtar
179. Tasi Napolon – shqipërues
180. Titani Gjergj – poet
181. Toto Leka – dramaturg
182. Trebeshina Kasem – shkrimtar
183. Vako Milto – dirigjent kori
184. Vaqari Selman – shkrimtar
185. Varfi Andrea – poet
186. Vasija Ndoc – shkrimtar
187. Velaj Petrit – shkrimtar
188. Velo Maks – arkitekt, shkrimtar
189. Volaj Viktor – at, studiues
190. Vrioni Hazis – shqipërues
191. Vrioni Jusuf – përkthyes
192. Vullkani Robert – përkthyes, kritik
193. Xhaferri Astrit – tregimtar.
194. Xhuvani Visaroin – teolog, gjuhëtar
195. Zallari Mihal – publicist, shqipërues
196. Zeka Aleksandër – poet
197. Zezaj Gjovalin – studiues
198. Zhiti Hekuran – dramaturg, aktor
199. Zhiti Visar – shkrimtar (i biri)
200. Zorba Terezina Pali – aktore
201. Zorba Zef – poet, regjisor (i shoqi)

nga Lega në Prishtinë:

1. Abazi Hajdin (Lum Haxhiu) – poet, publicist
2. Avdyli Merxhan – poet
3. Beqiri Azem – poet
4. Brovina Flora – poete
5. Buja Ramë – publicist
6. Bytyçi Sali – poet, studiues i letërsisë
7. Ceraja Jakup – poet
8. Çuni Martin – poet, publicist
9. Demaçi Adem- shkrimtar
10. Demolli Arif – shkrimtar
11. Dervishi Teki – shkrimtar
12. Fetiu Sefedin – kritik letrar, prozator
13. Gashi Adem – poet
14. Gërvalla Zeqir – poet
15. Hajrizi Mehmet – publicist
16. Halimi Bedri – poet
17. Hasani Nait – poet
18. Haxhaj Ardian – poet, prozator
19. Haziri Ramadan – shkrimtar
20. Hyseni Hydajet – poet, publicist
21. Kelmendi Ramiz – shkrimtar
22. Kosumi Bajram – poet dhe publicist
23. Krasniqi Jakup – publicist (historian)
24. Kryeziu Ekrem – dramaturg
25. Kurti Albin – gazetar
26. Matoshi Halil – poet
27. Musliu Beqir – poet, shkrimtar
28. Novosella Selatin – publicist
29. Nura Xajë – poet
30. Radagoshi Kadrush – shkrimtar
31. Ramadani Sali – poet, publicist
32. Rogova Muhamet – pedagog, publicist
33. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog*
34. Rrustemi Sabit – poet
35. Sadiku Rrahim – poet, gazetar
36. Selmanaj Rasim – poet
37. Shatri Xhafer – publicist (më pas i arratisur)
38. Sinani Ramadan – poet
39. Smajli Rexhep – akademik
40. Syla Ismail – poet
41. Ukaj Vezir – poet
42. Vinca Agim – poet, studiues.
43. Zyberaj Bedri – poet, publicist

VARREZA MONUMENTALE
në letërsinë shqipe:
të pushkatuar, varur, vdekur në tortura,
pa varre:

1. Blloshmi Vilson – poet, përkthyes, pushkatuar
2. Bonati Jul – imzot, përkthyes, pushkatuar
3. Çela Beqir – poet, pushkatuar
4. Çika Nebil – gazetar, pushkatuar
5. Çuçia Gasper – muzikant, pushkatuar
(akuza: falsifikim parash)
6. Çuni Sem Mark – stilist, pushkatuar
7. Deda Simon – shqipërues, vdekur në burg
8. Draçini Qemal – kritik, vdekur në burg
9. Dushi Mark – folklorist, arkeolog
10. Falla Dhimitër – përkthyes, pushkatuar
11. Haxhiademi Et’hem – dramaturg, vdekur në burg
12. Gazulli Nikollë – at, gjuhëtar, vdekur në hetuesi
13. Gruda Pjetër – aktor, vdekur në kamp
14. Ivanaj Mirash – poet, studiues, ministër i Arsimit,
vdekur në burg
15. Idrizi Sulejman – gjuhëtar, vdekur në burg
16. Janina Myqerem – përkthyes, vdekur në burg
17. Fundo Zai – poet, filozof, masakruar
18. Kasimati Sabiha – shkencëtare zoologe, pushkatuar
19. Kokalari Musine – shkrimtare, vdekur në internim, pas burgut.
20. Kokalari Muntazi – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
21. Kokalari Vesim – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
22. Kokalari Syrja – pedagog, pushkatuar (kushëriri)
23. Kokalari Salim – studiues, pushkatuar
24. Kokomani Fadil – gazetar, pushkatuar
25. Koprencka Xhelal – poet, pushkatuar
26. Leka Genc – poet, pushkatuar
27. Korça Xhevat – studiues, historian, vdes me grevë
urie në burg
28. Lezho Vangjel – gazetar, pushkatuar
29. Mala Zef – drejtor biblioteke, vdekur në burg
30. Nela Havzi – poet, varur
31. Omari Gramoz – fizarmonikist, pushkatuar
32. Panariti Qani – përkthyes, pushkatuar
33. Pantalia Gjon – regjisor, vdekur në hetuesi
34. Peshkëpia Manush – poet, pushkatuar
35. Pipa Myzafer – gazetar, kritik, vdekur në hetuesi
36. Prennushi Vinçenc – poet, vdekur në tortura
37. Shantoja Lazër – (Dom) shkrimtar, pushkatuar
38. Toçi Terenc – gazetar, historian, pushkatuar
39. Tushi Vangjush – piktor, vdekur në burg
40. Xhagjika Trifon – poet, pushkatuar
41. Shllaku Gjon – at, kritik, gazetar, pushkatuar
42. Sirdani Aleksandër – folklorist, vrarë
43. Stefa Kristaq – studiues, pushkatuar
44. Tomorri Ali – poet, pushkatuar
45. Toto Selaudin – shkencëtar, deputet, pushkatuar
46. Venetiku Kiço – dirigjent, vdekur në burg
47. Venetiku Krisanthi – fotografe, vdekur në burg
48. Zadeja Ndre – (Dom) dramaturg, poet, pushkatuar
49. Zdrava Dane – akademik (hap kinemanë e parë.
në Berat), vdekur në burg
50. Zhiti Maksut – studiues, poet, vdekur me tortura
në hetuesi

nga Prishtina:

1. Agani Fehmi – sociolog, filozof
2. Berisha Latif – poet, studiues, vrarë, 1999
3. Bicurri Esat – artist, këngëtar, vrarë, 1999
4. Elmazi Rexhep – poet, vrarë pas burgut
5. Graiçevci Fazli – poet, mbytur me tortura nga
UDB-1964
6. Çaushi Bardhyl – jurist, prof. i së drejtës romake, vrarë
7. Gërvalla Jusuf – shkrimtar, vrarë
8. Hadri Enver – poet, publicist, vrarë, 1990
9. Hoti Ukshin Hoti – politolog, filozof (i zhdukur)
10. Konjusha Selman – poet, vrarë, 1999
11. Mustafa Xhemail – publicist, kritik letrar
12. Ramadani Agim – poet, piktor
13. Sulejmani Gursel – piktor, rënë në luftë
14. Topalli Enver – poet, publicist, vrarë në burgun
e Dubravës, 1999
15. Zeka Kadri – publicist, vrarë.(Kortezi-RD)

HAPNI DOSJET: HISTORIA ERRSON KRIMET...

Nga Fritz RADOVANI:

LËVIZJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS
9 SHTATOR 1946

●HAPNI DOSJET: HISTORIA ERRSON KRIMET E ENVER HOXHËS !

●70 VJETORI I KRIMEVE NGA “HEROJT E POPULLIT” !

●“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve”, shkruente At Gjon Shllaku.
●Asht shkrue e do të shkruhet e prap për këtë ngjarje kaq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue arkivat e “mbulueme nën dhé”. Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët. Përmbytja mori me vete fshatarë, profesorë, deputetë, oficerë akademistë, intelektualë, klerikë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e të pakënaqun nga pushteti, madje, pushtetarë që deri pak ditë përpara kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen “demokracia”.
●Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.
●Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj. që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me mujtë me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.
●Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
●Në se urdhnin per me fillue Lëvizjen e Postribës me 9 Shtator 1946 e dha Jup Kazazi, si e justifikoi Ai këte veprim të parakohëshem, kur ishte caktue data 15 Shtator 1946 ?!
●Çfarë u tha Jupi të pranishëmve per me i bindë me fillue Lëvizjen ?...
●Mandej, duhet të filloni e shkrueni si deshtoi kjo Lëvizje e Postribës ?!
●Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin... Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
●Riza Drini i kërkon bashkpunim Riza Danit prej malit në tetor të 1944, dhe Këshilli N.Çl. e pranon. Arësyeja e kërkesës së Riza Drinit asht: “....për me evitue gjakderdhjen që parashof se do të bahët në Shqipni.” (Deklarata e Riza Danit d.v. dt. 30 prill 1945).
●Llesh Marashi deklaron në 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
●Martin Sheldija (ish oficer), i arratisun me Gjergj Vatën, dorzue në kohën e anmistisë, i dënuem përjetë, deklaron: “Me datën 5 shtator 1946 ka ardhë Shuk Gjoka, e më tha, se don me më takue Shaban Abdullahi e Zyber Hyseni, dhe me datën 8 shtator më ka sjellë lajmin me sulmue Shkodrën. Shuk Gjoka shkoi në Ganjollë, Spathar e Juban. Unë kam organizue Gurin e Zi. Më 8 shtator, bashkë me Pjetrin (Dedën, i vramë), kemi ardhë te Ura e Kirit e kemi shprazë pushkët, nuk na u përgjegj kush dhe kemi shkue prap. Nuk kemi hy në Shkodër. “Martin Sheldija ka rrezikshmëri shoqrore shumë të theksuar...”, shënon Ministri i Mbrendshëm Mehmet Shehu d.v. më 29 qershor 1949. (Dosja 141).
●Jakup Dan Alia, i arrestuem për Lëvizjen e Postribës deklaron: “Në mbledhje për Postribën jemi qenë: Osman Haxhija, Abdullah Seiti, Muho Duli, Selim Raci, Emin Zyberi, Dervish Nuzi, Ram Vasi, Taip Isaja, Seit Duli etj. Foli Abdullah Seiti, dhe tha me i ra Shkodrës. Luftën e Postribës në fushë të aeroplanave e ka fillue Seit Duli.”
●Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...
...Unë nuk shkova me lajmërue as vëllain për këtë punë.”
●Pjetër Gjok Luli, vjeç 43, vëllai i Gjeloshit e Rrokut, deklaron: “...Unë nuk kam takue as vëllain Gjeloshin, nësa të kam pa ndonjëherë ty... (i drejtohet kryetarit të gjyqit, Misto Bllacit) ... As nuk dij se asht ba mbledhje, as nuk kemi organizue gja.”
●Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues, deklaron: “...akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë të vërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e Mustafa Jakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë se jam me punë në Seksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.
Vendimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11 mars 1948.
●Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem për jetë, deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit, por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi të Gjeloshit (Vatës), aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti e Ismail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”
●Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje... Unë nuk e dija se asht formue parti Demokristjane...Për përpjekjen e 9 shtatorit s’kam dijtë kurrgja, por kur e mora vesht se e kishte bërë Kazazi.” (Dosja 1302/II)
●Imz. Frano Gjini: “...për ngjarjen e 9 shtatorit nuk dij gja!”.
●Don Tom Laca: Deklaron: “...Nuk asht e vërtetë që të kemi pergatitë 9 shtatorin me Riza Danin e Paulin Palin (avokatin)”.
●Zef Haxhija, deputet i 2 dhjetorit në Kuvendin Popullor për Shkodrën, deklaron: “Për ngjarjën e 9 shtatorit e kam marrë vesht në nesre, si gjithë bota...!”(Dosja 1302/II).
***
●Për Lëvizjen e Postribës së 9 shtatorit 1946, u pushkatue edhe: Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Kolec Deda, Pjetër Deda me gruen Maria, Cin Serreqi, Riza Dani, Dulo Kali, Caf Dragusha, Simon Darragjati, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjetër P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Prof. Kol Prela, Av. Paulin Pali, e sa e sa të tjerë pa gjyq që, edhe sot, nuk dij a figurojnë apo nuk janë fare në rregjistrin e të pushkatuemëve...
●E vërteta asht vetëm një: Ajo ishte Lëvizje antikomuniste!
Melbourne, Shtator 2016.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...