Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/10

Harta e re "fetare" e Kosoves




Pas hartës etnike, të publikuar para disa ditësh në portalin Koha.net, gjimnazisti nga Gjilani, m,e prejardhje nga komuna e Medvegjës, Luan Zeqiri e ka hartuar dhe na ka dërguar për botim edhe “hartën fetare”, siç e pagëzon ai, të Kosovës, për të cilën thotë se është bazuar 100 për qind në të dhënat e regjistrimit të vitit 2011. Harta është shumë interesante sepse për herë të parë dihet se cilat vendbanime janë me shumicë myslimane, cilat me shumice krishtere katolike dhe ortodokse, shkruan Luani. Nga harta del se shumica e vendbanimeve janë me shumicë besimtarësh myslimanë, vendbanimet me besimtarë të krishtere ortodoks janë ato vendbanime të banuara nga serbët, ndërsa ato me shumicë katolike, nga shqiptarët katolikë, të cilët, siç shihet në hartë, janë më së shumti të përhapur në rrethinën e Gjakovës, Klinës, Prizrenit e më pak në atë të Pejës, Lipjanit e Vitisë.

Serbia heq Kosovën nga harta e saj

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic kanë prezantuar dje një plan bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Ky plan parasheh vazhdimin e mbështetjes së Vjenës për Beogradin në rrugën drejt BE-së. Disa media serbe e kanë quajtur skandaloz dokumentin pasi Kosova është lënë jashtë hartës së Serbisë.
Mediat serbe shkruajnë se asgjë nuk do të ishte kontestuese nëse Vucic dhe Kurz në këtë plan nuk do ta prezantonin Kosovën të ndarë nga Serbia.
Në tekstin e këtij plani thuhet se Austria do ta mbështes normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërkohë që parashihet bashkëpunim për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale.
Por ajo që i ka penguar mediat serbe është ana ilustrative e planit ku Kosova nuk është pjesë e hartës së Serbisë. Kjo në mediat serbe është interpretuar se Vucic dhe Kurz janë pajtuar që Kosova të mos jetë pjesë e Serbisë edhe pse Vucic thotë se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Berisha: Millosheviçi çdo tre muaj më niste harta për ndarjen e Kosovës

Në një intervistë për emision debat në RTK, ish-kryeministri Sali  Berisha ka deklaruar se Kosova ka dy rrugë, ose do të bëhet shtet ose do të ndahet.

Pas kritikave ndaj Vetëvendosjes për mënyrën se si po bën opozitarizmin dhe sugjerimeve në adresë të saj, ai ka thënë se po të ishte në interes të Kosovës, ndarja mund të bëhej shumë herët, duke deklaruar se ish-presidenti serb Millosheviç, i ka nisur atij çdo tremuaj harta të ndarjes së Kosovës, të cilat ai i ka refuzuar, shkruan Albeu.com.

Ai ka deklaruar gjithashtu se të njëjtin qëllim ka patur edhe Daciç.

http://www.albeu.com/kosove/berisha-milloshevici-cdo-tre-muaj-me-niste-harta-per-ndarjen-e-kosove/237461/

Kufinjtë e Kosovës me Malin e Zi, hartat dhe kontestimet

Marrëveshja midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, si një prej kushteve për vazhdimin e udhëtimit drejt BE-së, tashmë është nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).

Por, ndërsa nga opinioni malazias lajmi për këtë është mirëpritur, në Kosovë ka shkaktuar shqetësime shtesë, si një tkurrje e re e territorit të Republikës, padrejtësi e radhës.
Ndërsa institucionet e vendit ende nuk i kanë për publike dokumentet e as procedurat rreth kësaj marrëveshjeje që duhet të ketë rëndësi historike, burime të tjera i kanë vënë ato në dispozicion Koha. net.
Në raportet mbi negociatat (të filluara në nëntor të vitit 2012) rreth përcaktimit të kufirit shtetëror me Kosovën në veçanti përmenden mospajtimet e Komisionit të Kosovës për vijën kufitare në segmentin e Haxhajve të Rugovës dhe të Kullës, për të cilat edhe opinioni kundërshtues i demarkacionit në Kosovë ka vërejtje.
Pala malazeze disa herësh i ka prezantuar dhe propozuar Komisionit të Kosovës harmonizimin e segmenteve kufitare të diskutueshme në bazë të vijës kufitare të vitit 1929, 1952 e 1974, sipas tij – në të gjitha këto vite identike, si argument për validiteti, ky i fundit kërkonte kohë për të analizuar situatën, duke theksuar se kishte hyrje në territorin e Kosovës të njohur me kufijtë kushtetues të vitit 1974.
Pala malazeze ndërkohë për territorin nga Çakorri deri afër Kuqishtës, ku kontestohej kufiri nga pala e Kosovës, konfirmoi pronësinë e 34 familjeve shtetase të Kosovës, por që si territor i përket Malit të Zi.
Pronarë tokash të shtetasve të Kosovës që shtrihen në territorin e Malit të Zi në fakt ka edhe në segmente të tjera të kufirit midis dy vendeve. Por, çështja e pronësisë rregullohet me marrëveshje të tjera.
Përfundimisht në bazë të dokumentacionit kadastral të të dy palëve dhe dokumentacionit tjetër përkatës përcaktohen kufijtë mes dy vendeve, që rezultoi me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë nga përfaqësues të autorizuar të të dy vendeve.
Koha.net ka në dispozicion edhe hartat mbi kufirin mes dy shteteve, të cilat flasin me gjuhën e vet.
I tërë kufiri shtetërore në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës (në gjatësi 75.6 kilometra) është vijëzuar në gjashtë harta topografike, në përputhje me dokumentacionin kadastral, me koordinatat e pikave ndarëse kufitare që nga trekufiri Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, deri në trekufirin Mali i Zi, Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë. /koha.net/
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Ekskluzive: Ja 26 harta që hedhin poshtë pretendimet e opozitës për demarkacionin me Malin e Zi

Janë hiç më pak se 26 harta topografike, që i përkasin periudhave të ndryshime kohore. Ato janë prodhuar nga institute të ndryshme të periudhës së ish-Jugosllavisë, por edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare.


Të gjitha këto harta kanë një përputhshmëri 100 për qind të vijës kufitare me të gjitha shtetet që sot e rrethojnë Kosovën. Mbi bazën e disa prej këtyre dokumenteve është bërë edhe demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që opozitës në Kosovë po i mjafton si arsye për të prodhuar tensione dhe destabilitetit politik, transmeton Republika.info.
Pas analizimit të këtyre hartave dhe matjeve në terren, Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi kishte konfirmuar edhe vijën kufitare, që është e njëjtë në të gjitha hartat e shqyrtuara, duke përfshirë edhe Hartën H26, e cila i përket NATO-s. E njëjta vijë që reflektohet në këto harta është verifikuar edhe përmes të dhënave kadastrale.

Megjithatë, këto harta nuk kanë bindur përfaqësuesit opozitarë, të cilët më gjasë as nuk janë të interesuar të binden. Me sjelljen e tyre politike, ata ende hedhin dyshime për gjithë procesin e demarkacionit. Disa javë më parë, të njëjtën vijë kufitare e kishin konfirmuar edhe ekspertët e Departamentit të Shtetit Amerikan, që llogariten si ekspertët më të mirë në botë.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, po ashtu ka marrë mbështetje politike të presidentit amerikan, Barack Obama, që rrallëherë është përzier direkt në politikën e jashtme të shteteve të ndryshme në botë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 gusht demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosmërinë tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit”, kishte thënë Obama.
Disa muaj më vonë të njëjtin mesazh e solli edhe fizikisht në Kosovë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Por, as njerëzit dhe shteti më i fuqishëm e aleati më jetik i Kosovës, nuk ia ndryshojë mendimin përfaqësuesve të opozitës, të cilët krejt argumentet e tyre i kanë thurur në një hartë të vetme.
Harta në të cilën opozita thirret është një hartë ushtarake, e cila gjendet në Enciklopedinë  “Vojna Enciklopedija” e autorit Jakac Lafet, botimi i katërt. Sipas informacioneve ndërkombëtare të Republika.info, kjo hartë ishte bërë nga ekspertë të Rusisë për nevoja të ushtrisë jugosllave. Është hartë 1:900 000 pa matje, që nuk ka kurrfarë saktësie, është e vizatuar dhe është bërë vetëm për t’u orientuar ushtria jugosllave përafërsisht rreth kufijve.
“Amerikanët nuk pranojnë harta ruse. Ato kanë një pasaktësi shumë të madhe, prandaj nuk janë shqyrtuar fare as nga komisioni dhe as nga Departamenti i Shtetit Amerikan”, thotë ky burim për Republika.info.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është bërë vijë ndarëse ndërmjet Qeverisë dhe fuqive perëndimore në njërën anë dhe përfaqësuesve të opozitës, në anën tjetër.

Republika.info sjell 26 harta topografike të cilat demantojnë pretendimet e opozitës së demarkacioni me Malin e Zi është i padrejtë dhe joprofesional. 

Harta H1 – Harta topografike “Bogoqevicë” 1:25 000, përfshin zonat: Junik, Irzniq II, Isniq. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (IGJU) në Beograd dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufij administrativ. Në hartë është zmadhuar pjesa e tre kufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.
Harta H2 – Harta topografike “Çakor” 1:25 000, përfshin zonat: Isniq, Drelaj, Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë. Kjo hartë është prodhuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak (më tutje në tekst IGJU) dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit dhe nuk shihet ndonjë vijë kufitare në atë pjesë.


Harta H3 – 
Harta topografike “Vrello Ibar” 1:25 000, përfshin zonat: Jashanicë, Bogë, Shkrel, Koshutan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufij administrativ. Nuk ka kufi tjetër të paraqitur në këtë hartë.


Harta H4 – 
Harta topografike “Rugovska Klisura” (Gryka e Rugovës) 1:25 000, përfshin zonat: Koshutan, Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit, gjeoreferencimit dhe vendosjes së hartës sipas sistemit koordinat në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufi.
Harta H5 – Harta topografike “Rozhajë” 1:25 000,përfshin zonat: Koshutan , Pepiq, Reka e Ali Agës, Lipa. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1969- 1970. Harta është përpunuar, në sistemin koordinat, gjeoreferencuar dhe futur në sistemin GIS, është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H6 – Harta topografike “Kaliqan” 1:25 000, përfshin zonat: Lipa, Novo Sella, Jabllanica e Madhe, Jabllanica e Vogël, Kaliqan. Kjo hartë është prodhuar nga IGJU dhe përfshin periudhën kohore 1970-1979. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufijtë administrativ.
Harta H7 – Peja 3-1 (Çakor) 629-3-1, Shkalla e zvogëlimit 1:25 000, përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H8 – Peja 3-2 (Rugovska klisura-Gryka e Rugovës) 629-3-2, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, dhe  përfshin periudhën. kohore 1970 – 1972. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo kufinjë administrativ. Në hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës ku  prapa tij shihet se nuk ka kufi tjetër të paraqitur në hartë.
Harta H9 – Peja 3-3 (Bogicevica) 629-3-3, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972, botuar nga IGJU (Territori i jashtëm është paraqitur nga harta Italiane 1:50 000 e vitit 1929). Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë brenda territorit të ish Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H10 – Peja 3-4 (Djeravica – Gjeravica) 629-3-4, Shkalla e Zvogëlimit 1:25 000, dhe përfshin periudhën kohore 1970 – 1972. Botuar nga  IGU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, Viti 1970 – 1972. (Territori është paraqitur nga harta Italiane  1:50 000 e vitit 1929). Kjo hartë nuk e përfshin pjesën e kufirit me Malin e Zi vetëm është paraqitur si pjesë e lidhshmërisë së  hartave: Peja 3-1, Peja 3-2 dhe Peja 3-3.
Harta H11 – Peja 1, 629-1, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, përfshin periudhën kohore 1983 – 1985. Botues IGJU. Pas përpunimit dhe vendosjes së  hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi  shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H12 – Peja 2, 629-2, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000 (Karta JNA) , Viti 1966. Botues IGJU Pas përpunimit dhe vendosjes së hartës në sistemin GIS, i është vendosur kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës ku shihet që në këtë hartë topografike nuk ka kufi shtetëror apo administrativ mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H13 – Peja 3, 629-3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, viti 1967. Botues IGJU. Kjo hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, viti 1967 nuk ka kufi tjetër të paraqitur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Harta H14 – Peja 3, Shkalla e zvogëlimit 1:50 000, Viti 1951, botues IGJU. Në këto harta topografike (H13 dhe H14) është i paraqitur kufiri  shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës . Brenda  territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufij të republikave apo kufinjë administrativ mirëpo, çelësi topografik për  Hartat topografike 1:50 000, 1:100 000 dhe 1:200 000, i punuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak në vitin 1964 jep sqarim se paraqitja në hartë vijë-dy pika-vijë, është përkufizim apo kufi i rrethit ose qarkut (“sreska granica”).
Harta H15 – Harta e alpinizmit, 1:75 000, viti 1966. Botues: Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Deravicë” – Pejë. Hartë e botuar nga  Shoqëria e Alpinistëve dhe Skitarëve “Gjeravica” Pejë. Përpunimi dhe reproduktimi i hartës është bërë nga “Geokarta” Beograd më  1966. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu  edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës.
Harta H16 – Peja (629) Shkalla e Zvogëlimit 1:100 000, botimi i parë – shtypur në vitin 1970, përmbajtja sipas gjendjes së viteve 1963 – 1965,  botues IGJU. Hartë topografike e botuar nga Instituti Gjeografik Ushtarak, botimi i parë në vitin 1970, përmbajtja e gjendjes së  viteve 1963 – 1965. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë  gjithashtu edhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të  republikave apo kufinjë administrativ.
Harta H17 – Peja (2-NIMA, M6010, 3080) P=1:100 000 (Ish Jugosllavia). Përpunuar dhe publikuar nga Agjencioni Nacional për Hartografi i SHBA.  Kjo hartë është zbatuar në Marrëveshjen e Kumanovës. Informacionet në hartë janë të vitit 1992. Hartë nga Marrëveshja e Kumanovës,  në të cilën paraqitet kufiri i Kosovës me Malin e Zi dhe zona e sigurisë brenda territorit të Malit të Zi. Po ashtu është  paraqitur edhe Kufiri i Kosovës. Po ashtu është zmadhuar pjesa tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria në mes të kufirit zyrtar të  Republikës së Kosovës dhe Kufirit të Kosovës të paraqitur në këtë hartë.
Harta H18 – Peja (4320) shkalla e zvogëlimit 1:200 000, përmbajtja sipas gjendjes nga viti 1973, e plotësuar më 1976. Botues IGJU. Në këtë hartë topografike është i paraqitur kufiri shtetëror në mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë gjithashtu edhe  kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Brenda territorit të Jugosllavisë nuk ka të paraqitur tjerë kufinjë të republikave apo  kufinjë administrativ. Është zmadhuar pjesa e Çakorit e cila shihet që është jashtë kufirit të Kosovës, pa asnjë dokument qe e  provon ndryshe.
Harta H19 – Prizren, P=1:300 000, Sekret Intern Ushtarak. Botimi i parë, e shtypur më 1990, Botues IGJU. Në këtë harte topografike e cila ishte hartë sekrete interne e ushtrisë së Jugosllavisë, përveç kufirit shtetëror të RSFJ-së me Shqipërinë gjithashtu paraqitet edhe kufiri mes njësive federative dhe krahinore të RSFJ-së. Të dhënat bazë të kësaj harte janë nga gjendja e viteve 1985-1986.  Duke filluar nga trekufiri me Shqipërinë deri te trekufiri me Serbinë, vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është  identike me vijën kufitare të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë janë zmadhuar legjenda ku janë të paraqitur llojet e kufijëve:  shtetëror, republikan dhe krahinor. Është zmadhuar një pjesë e kufirit tek Haxhaj ku vërehet përputhshmëria mes vijës zyrtare të  Kosovës dhe vijës në këtë hartë si dhe është paraqitur pjesa e Çakorit ku shihet që është jashtë kufirit të Kosovës.
Harta H20 – Mozaiku i të dhënave nga hartat e ndryshme të viteve 1973, 1974, 1979 dhe 2015 me përmbajtje të ndryshme ku shihet lidhshmëria e  tyre me hartat e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës në ato periudha kohore.
Harta H21 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1973, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin  1973. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Mbi këtë kufi fillon Republika Scialiste e Malit të Zi e shkruar (RS Crna Gora).
Harta H22 – Harta e KSA të Kosovës, P=1: 200 000, botuar nga “Geokarta” Beograd 1974. Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1974. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike, kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale poashtu dhe kufiri zyrtar i i Krahinës se Kosovës e tani i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e  Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Mbi këtë kufi  fillon Republika Socialiste e Malit të Zi e shkruar alfabet cirilik (RS Crna Gora).
Harta H23 – Krahasimi i hartës nr:21 me hartën në përpjesë 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën hartën KSA të Kosovës, të vitit 1974. Në pjesët e zmadhuara të kësaj harte shihet qartë përputhshmëria e hartës kadastrale 1:10 000 të Malit të Zi si dhe me hartën e  KSA të Kosovës, të vitit 1974.
Harta H24 – Harta e Kosovës me seksione trigonometrike, P=1:200 000, hartuar nga Geokarta Beograd 1979, Botues Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë, Kjo hartë është prodhuar nga Geokarta Beograd në vitin 1979 me kërkesë të Krahinës Socialiste Autonome të  Kosovës, derisa është botuar nga Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë – Prishtinë. Në këtë hartë paraqiten seksionet trigonometrike,  kufijtë komunal dhe ata të zonave kadastrale po ashtu dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një  pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e  paraqitur në këtë hartë.
Harta H25 – Harta pasqyruese e zonave kadastrale, Nr. 20, P=1:100 000. Botuar nga Geokarta Beograd 1959. R.P. e Serbisë. Në këtë hartë  paraqiten kufijtë e zonave kadstrale të Republikës Popullore të Serbisë, ku përshkruhet se zonat kufizohen me Republikën Popullore  të Malit të Zi, e qe është ne përputhje me kufirin zyrtar të Republikës së Kosovës. Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e  kufirit për Komunën e Pejës ku shihet përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Në shtojcën 3.7 është bërë krahasimi i hartës se Seksioneve Trigonometrike te SAP Kosova viti 1974 dhe hartës së  Malit të Zi e vitit 1972, të dy këto harta te hartuara nga Geokarta Beograd.

Harta H26 – Harta e KFOR-it, 1:250 000, viti 2000. Hartë e botuar nga NATO/KFOR në të cilën trajtohen fushat e minuara brenda territorit  të Kosovës. Në këtë hartë gjithashtu paraqiten kufijtë administrativ të Kosovës dhe kufiri zyrtar i Republikës së Kosovës (me ngjyrë të kuqe dhe transparente). Në këtë hartë është zmadhuar një pjesë e kufirit për Komunën e Pejës ku shihet qartë përputhshmëria e kufirit zyrtar të Republikës së Kosovës me kufirin e paraqitur në këtë hartë. Shih legjendën për kufirin sipas  marrëveshjes së Kumanovës.

Kufijtë e Kosovës, ekspertët: Sipas hartës së pas Luftës II Botërore

Kufijtë e Kosovës, ekspertët: Sipas hartës së pas Luftës II Botërore
Pedagogë të Gjeografisë dhe Hartografisë kërkojnë nga qeveria e Kosovës që përcaktimi i kufirit me Malin e Zi të bazohet në hartat e Institutit Ushtarak të ish-Jugosllavisë të vitit 1958, kufi i caktuar pas luftës së Dytë Botërore.
Kufijtë e Kosovës, ekspertët: Sipas hartës së pas Luftës II Botërore
Me këtë qëndrim është kundërshtuar puna e deritanishme e komisioneve qeveritare të të dyja vendeve për përcaktimin e demarkacionit.

Debati për këtë temë u bë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në një takim të thirrur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se kufiri është përgjegjësi e të gjithëve.

Ndërsa Florim Isufi, profesor i Hartografisë pranë Universitetit të Prishtinës, dha këtë sugjerim: “Hartat e viteve 1989, ’74, ’63 apo ’62 janë çudira. Kufijtë nuk caktohen në periudha të ndryshme kohore, por vetëm njëherë. Pas Luftës së Dytë Botërore kufijtë janë caktuar në vitin 1946. Harta u botua për herë të parë në vitin 1949, por meqenëse pati rishikim të kufijve në ish-Jugosllavi në vitin 1956, ajo u botua sërish në 1958, ku u përcaktua kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi, ndaj ne nuk kemi çfarë shtojmë më tej. Kjo është diçka shtetërore e hartuar nga ushtarakët e ish-Jugosllavisë”, deklaroi Isufi.

Ndërsa prezantoi disa harta topografike të cilat konfirmojnë këto pretendime, Isufi paraqiti edhe harta të tjera në të cilat, siç tha ai, bazohet shteti serb për të manipuluar me sipërfaqen territoriale. Në këtë kuadër, ai shtoi se sipërfaqja territoriale e Kosovës prej 10.887 km katrorë nuk është reale.

“Ne kemi gjetur dikur një burim dhe kemi thënë që Kosova është 10.887 kilometra katrorë. Kjo shifër është në disa libra, madje në disa raste është edhe 10.877, por nuk është reale. Ne duhet të bëjmë çmos që kjo sipërfaqe të fshihet, sepse sipërfaqja reale është 10.962 km katrorë”, nënvizoi Isufi.

“Demarkacioni kufirtar duhet t’i përmbahet edhe parimit natyror. Pra, majave malore, kurrizeve dhe ujëndarësve të Drinit të Bardhë dhe lumit Ibër”, sugjeroi Muharrem Cernabregu, ekspert i hartografisë.

Nga ana e tij, Ramush Haradinaj vlerësoi se, është e rëndësishme që institucionet e Kosovës t’i marrin parasysh rekomandimet e ekspertëve.

Ndërsa një bisedë telefonike, kryetari i komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha sqaroi se puna e komisionit bazohet në hartat e vitit 1974, në Kushtetutën e Kosovës dhe pakon e Ahtisarit. Ai shtoi se dokumentacioni është marrë nga Kuvendi i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi.

Në pakon e Ahtisarit thuhet se, “Territori i Kosovës përcaktohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988”.

Rezultate të reja shkencore për vijën kufitare Kosovë - Mali i Zi

Dy profesorët, Dr. Florim Isufi, Dr. Shpejtim Bulliqi, të cilët nga motive shkencore janë marrë me hulumtimin e fakteve rreth vijës kufitare midis Kosovës e Malit të Zi, pas publikimit të dy pjesëve më përpara, i kanë dërguar redaksisë sonë edhe vazhdimin e tretë, të cilin për arsye të aktualitetit po e publikojmë në tërësi.

Dy hulumtuesit që në moto të këtij punimi theksojnë: Hulumtimi është me karakter shkencor dhe nuk ka karakter patriotik, nacionalist, racor apo pretendim territorial.
Meqë problematika e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është përcjell me shumë moskuptime dhe paqartësi, vendosëm që opinionit t’ia paraqesim edhe një pjesë (pjesa e III-të) të hulumtimit shkencor në lidhje me demarkacionin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Nga analizat shkencore vërehet se ka shumë paqartësi shkencore dhe metodologjike në qasje të problemit. Gjithashtu vërehet mos përmbajtje e rregullave hartografike në identifikimin dhe shtjellimin e objekteve të paraqitura në hartat e ndryshme si për ato që kanë legjendën dhe shkallën e hartës, ashtu edhe për ato të cilat nuk i kanë. Gjatë hulumtimit të zhvillimit historik të një ngjarje gjeografike nuk merret parasysh vetëm një burim hartografik, por shumë burime dhe vetëm me metodën krahasimore mund të vihet deri te rezultatet e sakta dhe të pamohueshme. Këto rezultate duhet të jene te verifikuara edhe nga ekspertet tjerë.
Dihet se Kosova me Malin e Zi kufizohet në anën perëndimore dhe veriperëndimore. Është obligim shtetëror (i institucioneve të shtetit) të bëjë bartjen e vijës kufitare nga terreni në hartë dhe anasjelltas, pastaj të bëjë monitorimin dhe menaxhimin e vijës kufitare, jo e komunave, sepse ato janë vetëm njësi territoriale administrative. Çdo analizë dhe paraqitje hartografike për territorin e Kosovës në përgjithësi dhe pjesëve të veçanta të saj i takon institucioneve qendrore, ndërsa njësit më të vogla administrative i respektojnë dhe i përdorin ato. Hartat, veçmas tek ato ku definohet kufiri shtetëror nuk i punon dhe nuk guxon ti punoj komuna e as ndonjë grup punues i ekspertëve të specializuar në tematikën e caktuar pa lejet përkatëse shtetërore. Ata duhet ti përmbahen dhe i përmbahen hartave digjitale dhe hartcopy të institucioneve qendrore. Në këtë kontekst në Kosovë pas luftës së vitit 1999 ka ekzistuar vetëm një hartë e Kosovës, ajo e territorit të Kosovës bazuar në sipërfaqen e pronave të paluajtshme. Shkencërisht kjo sipërfaqe ndryshon nga territori shtetëror i Kosovës. Shikuar në përgjithësi të gjitha planet hapësinore komunale dhe shtetërore, planet tjera zhvillimore, plane menaxhuese etj., janë punuar mbi hartën e sipërfaqeve të pronave të paluajtshëm, jo edhe mbi harta tjera, prandaj gjatë krahasimeve dhe gjetjeve të tematikave të ndryshme nuk kemi të bëjmë me një atllas hartash por vetëm me një hartë grafike me tematika të ndryshme. Kështu nuk mundemi që në aspektin hartografik të kemi rezultate bindëse për ndryshimin (tkurrjen) e territorit të Kosovës. Një gjë e tillë është, hutese dhe jo e kuptueshme për opinionin dhe qarqet e ndryshme vendimmarrëse.
Duke parë këtë fakte ne vendosë të paraqesim disa të gjetura në hulumtimin tonë te cilat institucioneve të Kosovës dhe opinionit te gjere publik do ti ndihmoj që të kenë një pasqyre më te çarte rrethe kësaj problematike.
1. Harta e parë e territorit të Kosovës (me kufirin zyrtar Kosovë Mali i Zi) është botuar në vitin 1948 nga Instituti gjeografik ushtarak i Jugosllavisë. Harta është topografike me shkallë 1: 100 000 që do të thotë 1 centimetër në hartë është e barabartë me 1 km në natyrë. Në këtë hartë është e vizatuar (gjendet) vija kufitare e hapësirës së Kosovës me Malin e Zi. Për opinionin në përgjithësi dhe ata që nuk kanë njohuri gjeografike dhe hartografike kjo vijë kufitare u bë shqetësuese sepse pretendohet se paraqet ndonjë vij të territorit të ndonjë hapësire organizative ushtarake “harta speciale ushtarake apo kufij te njësive ushtarake”. Është gabim shumë i madh sepse sqaruesit e objekteve të paraqitura në hartat topografike japin shpjegimin dhe dimensionet për secilin objekt veç e veç në një harte serioze siç janë këto harta. Ne në hulumtimin tonë kemi përdorur shumë literaturë topografike ndërkombëtare, por qe të mos hutonim lexuesit po paraqesim literaturën në gjuhën shqipe. Më së miri e shpjegon libri “Përpilimi i hatave & përgjithësimi hartografik” i botuar në Shkup me 2006 i autorit Bashkim Idrizi në faqen 118, dhe në shtojcën në fund të librit. Te dhënat lidhur me kufirin ndarës ne mes të Kosovës dhe Malit te Zi, paraqiten edhe në hartat topografike 1: 50 000 të vitit 1958 duke përcjell koordinatat e njëjta, pika dhe kuota, në tersit morfologjik të njëjtë me atë të vitit 1948. Që të shuhen të gjitha dilemat e vërtetësisë së kësaj vije kufitare kemi bërë krahasimin e hartave topografike të territorit të Kosovës të prodhuara në Gjermani me shkallë 1;50 000. Sqaruesi i legjendës tregon se në hartë kemi vija kufitare dhe se vija me ndërprerje 1 vijë 2 pika, paraqet kufi mes njësive administrative. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
2. E njëjta vijë është e publikuar edhe në librin ENCIKLOPEDIA E JUGOSLLAVISË, Botues: Naklada Leksikografski Zavod FNRJ, Zagreb 1962/83, në hartën me titull Pec. Harta është kolor, e punuar, dhe ka kufirin Kosovë - Mali i Zi me vija të ndërprera. Vija kufitare është në përputhje me vijën kufitare të hartave topografike të mësipërme, kufirin paraqitet në qafën e Çakorrit dhe të Kullës dhe dallon shumë nga vija kufitare e demarkacionit të fundit që po pretendohet te vihet ne fuqi. Për autoret dhe seriozitetin shkencorë të kësaj enciklopedie nuk diskutohet pasi që në të kanë marre pjese autoret eminent të kohës. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
3. E njëjta hartë është botuar edhe në librin VOJNA ENCIKLOPEDIJA në hartën e Jugosllavisë dhe në hartën e Kosovës e botuar në vitin e 1974. Harta është kolor dhe ka kufirin Kosovë - Mali i Zi me vija paralele (ngjyrë të kuqe) dhe pika të zeza. Vija kufitare është në përputhje me vijën kufitare të hartave topografike. Kufiri paraqitet në qafën e Çakorrit dhe të Kullës dhe dallon shumë nga vija kufitare e demarkacionit të fundit që po pretendohet të jete në rregull nga ana e komisionit. Për autoret dhe seriozitetin e madh shkencorë të kësaj enciklopedie nuk diskutohet pasi që edhe në të kanë marre pjese eksperte të njohur të kohës. Të gjitha këto materiale autoret e këtij hulumtimi i kane në dispozicion për institucionet dhe opinionin e gjere publik. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
4. Në vitin 1974 botohet atllasi pedologjik i Kosovës (Grup autorësh Harta pedologjike e Kosovës, IEU, J. Cerni, Beograd 1974), me saktësi të madhe për kushtet shkencore të atëhershëm. Shkalla 1:50 000, baza është harta topografike 1:50 000, kufiri i Kosovës me Malin e Zi jo i njëjtë me vijën e re të demarkacionit, por në përputhje të plotë me kufirin e pas luftës së II-të botërore (i njëjtë me vijën kufitare në hartat topografike dhe enciklopedit). Saktësia 1 cm në hartë 500 metra në natyrë. Serioziteti shkencor dhe profesional i autorëve dhe botuesit flet për kualitetin e hartës. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
5. Në vitin 1985 Enti Krahinor për Mbrojtjen e Natyrës boton studimin mbi arsyeshmerinë shoqërore të shpalljes së një pjese të Bjeshkëve të Nemuna në komunën e Pejës “Park Nacional”. Përveç detajeve tekstuale studimi boton edhe një hartë me shkallë shume të saktë 1:30 000, ku paraqet edhe kufirin verior të komunës së Pejës. Kufiri përputhet me vijën kufitare të hartave topografike dhe enciklopedive që u përmendën më sipër dhe dallon shumë me vijën aktuale të demarkacionit. Kufiri shkon deri në qafën e Kullës. Ndër autorët e shumtë janë edhe disa inxhinier serbë të gjeodezisë, drejtori i drejtorisë së gjeodezisë së KK Pejë, si dhe kryetari i kuvendit të Pejës dhe kryetari i Këshillit ekzekutiv të K.K. Pejës i cili ishte serb. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
6. Në vitin 1998 botohet njëra ndër hartat më të sakta për territorin e Kosovë, autor M. Meha, botues Rilindja, shkalla 1:200 000, baza topografike me izohipse. Harta ka edhe bashkautor nga një gjeografë dhe gjuhëtar toponime. Kjo hartë ka kufijtë e Kosovës shumë të dallueshëm dhe në përputhje me kufijtë e hartave topografike dhe enciklopedive me pak devijime. Rezultati: edhe në këtë hartë vërehet zvogëlimi i sipërfaqes së Kosovës.
7. Nga hulumtimi i hartave të ndryshme nëpër vite, të institucioneve relevante, botuesve dhe autorëve të ndryshëm, dhe duke u mbështet në bazën hartografike të përpiluar nga institucionet federative të ish Jugosllavisë kemi ardhur në përfundim se kufijtë e Kosovës janë paraqitur drejt dhe pa gabime të mëdha, varësisht nga shkalla e hartës. Asnjëherë nuk kanë cenuar territorin e Kosovës dhe se me siguri janë bazuar në demarkacionin e vendosur nga komisioni i pas luftës së II-të botërore. Vetëm hartat e punuar nga institucionet lokale dhe pas luftës së vitit 1999 ndryshojnë nga kufijtë e asaj kohe, tkurrin hapësirën territoriale të Kosovës dhe nuk mbështetën në ndonjë vendim administrativ apo politik të dalur nga Kuvendi i Kosovës apo republikave për rreth që nga paslufta e II-të Botërore. Nga këtu është e pa qartë pse vije e re demarkacioni nuk bazohet në kufijtë territorial të Kosovës, por në kufijtë ende të pa aprovuar me ndonjë vendim administrativ bazuar në kushtetutën e ish Jugosllavisë apo kushtetutën e KSA të Kosovë, si dhe ndonjë vendim të parlamentit të Republikës së Kosovës pas luftës së vitit 1999.
8. E gjithë kjo rrëmujë dhe paqartësi hartografike dhe territoriale për territorin e Kosovës rrjedh si pasoj e mos angazhimit permanent në ruajtjen e saj. Autoret dhe institucionet e ndryshme shkencore dhe hartografike kosovare nuk i kanë kushtuar kujdes me kalimin e kohës problemit të kufirit të Kosovës. Mungesa e një instituti hartografik dhe mos arkivimi i bazës hartografike ngrit dilema në lidhje me hapësirën territoriale të Kosovës. Analizat e shumta të bëra konstatojnë se aprovimi i vijës së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet të anulohet. Institucionet vendimmarrëse dhe ato akademike duhet ti qasen shkencërisht problematikës së territorit të Kosovës, të arrihen rezultatet të pamohueshëm e pastaj të fillohet me demarkacion. Burimi i të dhënave dhe faktet hartografike janë të shumta dhe në anën tonë. A ka ma mirë se me mbrojt atë që na takon duke u thirr në fakte të autorëve, akademikëve, institucioneve dhe literaturën jo shqiptare, sidomos të atyre që nuk ja donin të mirën Kosovës. Aq më tepër kur dihet se këto fakte janë të sakta dhe institucionale.
Nga të gjitha këto mund të konkludohet se hulumtimet shkencore-profesionale të mbështetura në fakte hartografike, historike dhe praktike vërtetojnë se territori i Kosovës me demarkacionin e ri humbë sipërfaqe prej 8229.4 hektar.
Autoret kanë punuar edhe pjesën e katërt të hulumtimit që ka të bëj me vërtetën e sipërfaqes së Kosovës nëpër vite nga autoret dhe institucionet e ndryshme. Momentalisht janë duke punuar në gjetjen e dokumentacioneve administrative të cilat vërtetojnë (mos) harmonizimin e territorit të vërtet të Kosovës me territorin e pronave të paluajtshme. Kërkimet janë përqendruar në të gjitha periudhat kohore pas luftës së dytë botërore

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...