Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/12

Cikël poetik nga Luan Çipi


Image result for luan cipi


VLORA NUK HARROHET KURRË





“U hap mali e doli miu”.
Dy gishtat tunden në dorë,
I shpalli fondet Saliu:
“Do festojmë Njëqind Vjetorë.


Katërqind mijë dollarë
Nga rezerva e buxhetit,
“Nder” për ju, parlamentarë,
Ngrihet Mauzoleu i Mbretit!

Për stadium e parlament,
Këtë radhë, s’kemi pare.
Më pas, ngremë monument,
Biem eshtra, mbartim varre.

Festën do ta nis në Vlorë
Në datën njëzeteshtatë,
Dita Njëzetetetë Nëntor
Do festohet në Tiranë’’.

*
Gjëmon dajrja e lahuta
Bije pipëza, çiftelia,
Vijnë nga vendet e buta,
Nga jallia, nga malësia.


Gëzon Ismail Qemali
Isa i shkreh dy kobure
Hingëllin sa s’mbahet kali
Tiranë e bukur, moj nure!


Në Vlorë, ku u ngrit flamuri,
Te “Muzeu i Pavarësisë”,
Shtrohen trotuare guri
Restaurimet, sa kanë nis.


Punimet ngelen në mes
Nuk ka fonde financimi.
Vallë kush preu në besë?
Në buzë na ngriu gëzimi!


Mos u dëshpëroni, shokë
Dhe në Vlorë do festojnë
Marigotë, mbledhur tokë,
Do kërcejnë e do këndojnë.


Tunden dy gishtat në dorë...
Vlora nuk harrohet kurrë,
Vendi, ku Plaku Flokëborë
Proklamoi Shtet e Flamurë.
Vlorë, më 26.10.2012



SI MUND TË LIHET VLORA?





Gjashtë muaj buzëdetit dhe nëpër ullishta.
Do të ulem të shkruaj, të shfrytëzoj një rast.
Tastierën e Laptopit, sa e prek me gishta,
Shkronjat rrëshqasin dhe shfaqen në çast:

U nisa nga Tirana në muajin Maj,
Lulet e pemëve i prekja me dorë,
Punohej në Vorë, në Durrës, Kavajë,
Po ngrihej në Levan Bajpasi për Vlorë.

Sodisim tej Levanit, një autostradë
“Rrugë më të mirë nuk kanë as Gjermanët”!?
Afër Vlorës së bukur, marshojnë paradë
Godina madhështore, në të dyja anët.

Drejt qytetit nga “Pusi i Mezinit”;
Një emër çudi: Udhë “Transballkanike”,
Pa gjelbërim e pemë, pa shtylla ndriçimi;
Në gjirin e detit, lidhur ca kaike.

Vlora si e fjetur, një muze i qetë,
Pak muzikë vlonjate, i njëjti avaz;
Në qiejt, harbuar vërtiteshin retë
Dhe deti shkumonte me dallgët tallaz

Javët ikën radhë, shpejt hapet sezoni,
Turistët vërshojnë, sa pushtojnë rrugën,
Ditë si këto, shpesh do t’i kujtoni
Me Anin, me Delën, me Nikun dhe Lukën.

Ishin më të shtrenjtit, bijë edhe nipa,
Emigrantë, që vijnë nga Amerika.
Më çelën dhe mua, si në qiell hipa,
Iku vetmia, dhimbjet, hallet, frika.

Moti nis e ngrohet, gjindja gjallërohet
Qindra, mijëra njerëz me dallgët po rreken
Në një garë ngjyrash çadrat dhe shezlonet,
Det, diell, dush; turistët dëfrehen.

Në Vlorën e bukur gjinden plotë hapësira
Ca te “Plazhi i Ri”, dikush te i “Vjetri”,
Radhima, Izvori, vendet më të mira
Narta, dhe Zvërneci, rezidenca mbreti.

Po dhe miqtë e vjetër, relikte më vete
Nuk ka si Ejupi, nuk gjendet si Bardhi,
Qirjakua dhe Spirua, me zemrat si dete
Aty Petraq Gjonçe, me tej Petraq Pali.

Buzëqeshur Qaniu, tregon një qyfyr,
Hadëri me derte, numëron tespihet,
Petro Koçi i ditur, Llazari i mirë
Bisedojnë me radhë, kur kafeja pihet.

Dhe unë dëshpëruar, ri, mendoj largimin
Gjashtë muaj rresht, bisedat trashur.
Do më marri malli, do ta ndjej mërgimin,
Po sërish do kthehem te shokët e dashur.

Edhe në Tiranë, po më pret Axhemi,
Nikua dhe Bardhyli, Taullaj, Reshati
Durua dhe Irfani, Pirrua dhe Vangjeli
Harilla, Llazari, Miltua dhe Laveri,

Vaçi, Fatoshi, Gudari, Viktori, Minellat.
“Dëgjoj”, këngës ia merr doktor Sadedini,
Pimë dhe këndojmë, fluturojnë kapelat,
Labçe kthen me grykë akademik Farudini.

Pse po e lë Vlorën, kthehem në Tiranë?
Se më grishin shokët, thonë “po të presim”!
Vlorën afër zemrës, përherë mbajmë pranë,
Për Vlorë e Flamur, gati dhe të vdesim!

Vlorë, 18.10.2012



HOMAZH PËR PËLLUM ÇIPIN




Jemi mbledhur këtë herë
Jo për gaz e për aheng
Por për vdekje e qeder
Për një kuje, për një peng.


Nuk është më, mendja e ndritur,
U fik drita plot shkëlqim,
Pëllumb Çipi fort i ditur
Nuk sheh më e nuk merr frymë.


E kaloi jetën me nder,
Doktori, i palodhur kurrë,
Me ullishtat jep e merr
Pret e qeth lastar e drurë.


I thjeshtë, i ditur, i urtë
Ditë e natë eksperimente
Përmbys traditën e gurtë,
Kërkon të rejat në shtete.


Vendos rregulla, kritere:
“Kohë vaditjet e ullirit”,
Jo me gjyma e tenxhere.
Po përvojë e më të mirit!


Rezultatet- maksimale,
Rendimentet- më të larta.
Asnjë mburrje personale,
Pa shenja e dekorata.


*

Pëllumb Çipi nuk është më
Por, do kujtohet për jetë,
Si një shkencëtar në zë
I mençur, i urtë, i drejtë.


DUKE LEXUAR MIRA MEKSIN



Të adhuroj, o bijë e Nolit
Dhe e shokut tim, Bardhyl,
Me ta, lindur anës molit
Miq të rritur krahë e bërryl,


Gjak vlonjati dejesh mbart,
Edukatë babë Liu në vite,
Ti, talent me penë të artë,
Në përsosmëri arrite.


Dhe pse plak e i rrëgjuar
Të lexoj, të ndjej me fund:
Letërsi bukur ke shkruar,
Që të tund, të shkund, të mund.


15 01.2012


PRAPËSITË E “MBRETIT’



Ca fakte do numëroj
Mbledhur ndër vite tok.
Do përpiqem t’i rreshtoj
Prapësitë e “mbretit” Zog:

Në Turqi, pak klasë shkollë,
Ahmet Burgajet Mati;
Si djalosh, duket në Vlorë;
Në njëzetën ndahet fati.


Lushnja, shpejt e bën Ministër.
Më tej, dështime pa fund,
Ndiqet si kryeministër,
Në Serbi, kokën e fut.


Marrëveshja Zogu-Pashiç:
Te Shqau përfshihet Kombi.
Përfaqësi, dogana - hiç,
U shit Shën Naum, Vermoshi.


Mercenarë e Vrangjelistë
Sollën Zogun në fuqi:
Ushtria ngeli në listë,
Pagat te xhepi i tij.


Shpejt lidhet me Italianë
U jep toka e pasuri,
Sulm mbi banka dhe doganë.
O, e mjera Shqipëri!


I teket e shpallet mbret,
Diktator, si në mesjetë,
Pushkaton, vret e pret
Patriotët e vërtetë.


Trima, atdhetarë me nam:
Avniu, Hasan Prishtina
Bajram Curri, burrë azgan,
Gurakuqi, suferina...

*

E përkrahu Musolini,
Hitleri, bencin ja sosi,
Vet përgatiti shtatë prillin
Pushkëve ia hoqi llozin.


Tha, se opingat do vishte
Dhe në male do luftonte,
Po Zogolli, turp nuk kishte
Atdheun të tradhtonte.

Iku, burracak, kusar
Me familjen dhe xhandarët,
Grabiti thesar me ar,
Robër i la Shqiptarët.


Nuk mendoi për Shqipëri
Po, veç për kokën e tij.
Nuk ish prijës e as njeri,
Beu, i prirë për prapësi.


*

Mendo mirë, Kryeministër:
Jo, Zogollit, monument!
Nuk është “vlerë,” një okë misër,
Bukshkali, vet shpallur mbret.

Për vitet që “qeverisi”,
Boll emri në bulevard,
Një varr, bash te qiparisi,
Vetëm kaq i shkon për shtat.

Vlorë,15.09.2012


ADELA, NUSJA JONË E DASHUR(MJEKE NË ÇIKAGO)




Ikën shpejt, tretur ndër vite, dyzet pranvera.
Po duket thellë në flokë, diku një fije gri.
Në kulm të jetës mbërritët, të rinj ngelshi përherë
O nusja jonë e dashur, me flokë e sy të zi.

Me Anin tonë për krahu, bashkëshort të adhuruar,
Dy miq e shokë, kolegë, që jeta ju përzjeu,
Keni Nikun dhe Lukën, dhuratën më të çmuar,
I rritni, bijtë e shtrenjtë, me dashuri Atdheu!


Nga larg, prej Shqipërie, dërgojmë urimet varg
Shëndet e jetë përrallorë, ashtu si e meritoni,
Mbarësi e begati, pafshi pa ndarë në prag,
Të lumtur, të gëzuar të jeni, sa të rroni!


Tiranë, më.20.03.2012


ANXHELA UNIVERSITARE





Kryelajmin sot, s’mund ta mbaj për vete,

Dua ta përhap, jehonë të vërtetë:

Mbesa ime, Anxhela, në të tjera dete,

Në Holandën e luleve, fillon tjetër jetë.



Nis Universitetin, studentja me fat,

Hyn e del për ditë, atje në Roterdam,

Si të ish Oksford, si të ish Harvard,

Mbledhur nga bota talente me nam.



Le ta marrin vesh, kushdo ta mësojë,

Se kjo bukuroshe, ky yll vezullues,

Atje, disa vjet, me zell do studiojë

Me emrin krenar “Student Erasmus”.



Nuk është gjë e thjeshtë, as një rastësi

Të jesh student në Evropë, Holandë

Kaloi dymbëdhjetë vjet lodhje, pagjumësi

Përpjekje, studime, me ditë e me natë.



Dhe një sitë e imtë të shoshit në fund,

Provime e pyetje në të gjitha lëndët,

Një tërmet tetë ballë të shkund e të tund,

Të kontrollon trurin, sa të dridhen dhëmbët.



Po Anxhela jonë e kaloi limitin

Çau vetë përpara, pa një kallauz,

E nderoi Kombin dhe e theu mitin

Zuri vend Shqiptarja, bash në “Erasmus”.



Si mos të gëzohesh, të mos jesh krenar

Prindërit, gjyshi, gjyshja me babush Wimin

Kurorëzim mundimi tetëmbëdhjetë vjeçar.

Mbesa jonë e denjë e ka hak nderimin!



Vlorë, më 25.08.2012

TIMO FLLOKO, SIMPATIKU




Po flasin, sa çirren, gratë
-Timo Flloko, është vlonjat?

-Unë e di që është Pejan;
-Gjirokastrit, më thanë.


Mos u zini, lumë miku,
Kam fakte Qeverie
Tim Flloko, simpatiku
Ka shumë qytete yje:


Vërtetë, lindur në Pejë,
Po, Vlora në zemër ju fut,
Gjak Gjirokastre, në dejë
Qytetar në Hollivud.


Dikush e quan Visar
Një tjetër e thërret Kanan,
Fatos, Mirosh, a Bujar,
Çerçis Topullit i ngjan.


Madhështor dhe te Çeçeni
Mato Gruda, kur qëllon
Fan Nolin, gjallë e ndjeni
Luan Sina reciton.


Te “Vdekja e Kalit”, Agroni,
Nikua, te “Syri Magjik”,
“Partizanin Meço”, kujtoni,
Artistin simpatik.

*

Është Vlonjat, a është Pejan?
-Vlora, në radhë të dytë.
/Shqiptar, e kemi fat,
Pejan - Gjirokastrit!

Vlorë, më 30.06.2012










PARADOKSE SOCIALE TË KOHËS

(Tregime të një plaku)



Po të rrosh gjatë ke çfarë tregon
Për ngjarje, që të tjerët nuk i kanë parë.
Çuditet e dyshon, kush i dëgjon.
Ju siguroj, kështu kanë ngjarë:

1)
Dikur, femrat pjella të errësirës,
Pas tarabës “kërcisnin dhëmbët”,
Si maskë, një perçe për rreth fytyrës
.Dhe me çitjane mbulonin këmbët.

Skllave të burrit, në injorancë,
Privuar për pasuri e votë,
Në qeverisje, pa asnjë shans,
Kufi lëvizje, deri në portë.

2)
Një tjetër mbresë kam si kujtim,
Që u duk vonë, kur “dridhej” burri,
Xhirot e bulevardit në pambarim,
Si lëmi me kuaj, ku shihej gruri.

Një dukuri në shumë qytete,
Nisu e kthehu dimër e verë,
Paradë mode, shaka më vete,
Me përshëndetjet për disa herë.

3)

Kur e kujtoj, më dridhet mezi,
Sa për të qarë dhe për te qeshur:
Nxitoni shpejt, zbardhi mëngjesi,
Nisni ushtrimet, zhveshur a veshur!

-Gjimnastika, burra e gra,
I bënë të fortë, i gjallëron.
Po të mos vijnë, as pagë s’ka
Dhe vendi i punës “ju fluturon”!

4)

Çudia tjetër thirrja me çangë:
Pushkët dhe vezmet, zbor ushtarak!
Nxitoni burra për në barangë,
Armiku i egër, po shkel në prag!

Me këngë rreshtore, si në marshim,
Pushkë, fishekë dhe kundërgaz
Në çantë të shpinës: tesha, ushqim.
Dhe të sfilitur mbërrinim në bazë.

Ja objektivi, guxim, o shokë
Zini bunkerët e rini të qetë.
Janë si kërpudha shpërndarë në tokë,
Çimento e hekur, të bëra vet.

Armiku para, armiku majtas
Nga deti dhe ajri. Mbrohuni fort!
Vala goditëse kaloi djathtas.
Ne, dhe të vetëm, mposhtim një botë!

5)

Radha e qumështit një paradoks
Ngriheshim herët në ora katër
Një gur, një tullë, një shishe bosh...
Një kile qumësht, ëndërr për vatër.

Biberonin foshnja, çanakun plaka
Një pjesë nga dhia dhe dy nga vija
Kapitalizmit i rëntë flaka
“ Rroftë Rendi i Ri”, s’ka si Shqipëria.


6)
Për çdo nëpunës, punë fizike
Një muaj në vit të lehtëson.
Pa doza turpi, pa pikë frike
Është proletare partia jonë.

7)
Dhe qarkullonte shpesh e çdo kush
Nga Ministria, drejt e në fshat.
Të popullohet çdo mal e fushë.
Gjithnjë nëpunës? Turp e mëkat!

Në postet vakante, në Ministri,
“Klasa punëtore”, vihej në majë
“U ka rrit bari në lartësi,
S’gjen njëthundrak, atë ta hajë”*.


*

Ka pas paradokse edhe të tjera:
Familje të mëdha patriarkale,
Policë, burgje, rroba të çjerra.
“Në gojë të ujkut, ne hiqnim valle”!

Vlorë, më 07.07.2012


*thuhej, aso kohe, në Shkodër.




POEMA E DËSHTIMEVE TË MËDHA

(Vazhdojnë tregimet e një plaku)



Po i tregoj rresht faktet, siç ndodhën

Dështime të “prijësve” dekada më parë.

I kam parë nga afër, lumenjtë që rrodhën.

Dhe po i tregoj ashtu si kanë ngjarë:

*



Në pushtet dhunshëm erdhën komunistët

Edhe pse përpjekje bënë dhe të tjerë,

Grupe patriotësh dhe nacionalistë,

Burra të shkolluar e njerëz me vlerë.



Shpërtheu terrori antidemokrat,

Gjoja për ndryshime, masa dhe reforma,

Qindra arrestime në qytet e fshat,

Burgosje, shtetëzime, grabitje në prona.



U vet shpallën, zotët e rinj të tokës,

“Tokën, ta marri ai që e punon”

Dhe ngrihen këmbët e i bien kokës,

Shtetëzime, vjedhje, egërsi, tension.





“Luftë ndërmjet klasash”, demonstrim inati,

Me gjak e pa gjak, me dredhi e thikë.

Jemi Diktaturë Proletariati:

Në litar armiqtë, borgjezë e fisnikë!



*

Me Serbin, u lidh një miqësi e fortë

Aq sa gati lindi “republikë e shtatë”,

Program i shkërmoqur, siç thyhet një gotë

U shkëputëm shpejt, se do ish mandatë.



*

Lindi “miqësia” internacionale

Bashkimi i Lavdishëm Ruso-Sovjetik,

Krerë dhe Byroistë seç po heqin valle:

“U lidhëm për jetë me një krye mik”.



*



Po, drejtuesit rus, grisën, deformuan

Doktrinën e Marksit, Udhën e Leninit.

Dolën Hrushovianët dhe revizionuan

Rrugën komuniste të “Baba Stalinit”



Këtë farë mynxyre, ne nuk e pranuam

Grisëm traktate dhe përmbysëm pakte

Bar le të hanim, parimet s’i ndërruam,

Po i demaskuam, me “shembuj e fakte”.



Largohen nëndetëset, përgjysmohet flota,

Ndërpriten ndihmat. Do na marri lumi?

Pamë djathtas, majtas. Përpjekje të kota...

Kokë e sy i kthyem nga... “filifistuni”.



*

Dalin “dansibaot”, ca shkrime konfuze,

Ndihmat shpejt e varg nga “kinezëria”

Vaporë të mbushur tanke dhe obuze.

Porosi e rreptë: Larg nga Shqipëria!



*



Arritje të mëdha: Elektrifikimi,

Arsimi, kultura, shëndeti, ushtria

Sistemi vaditës dhe bonifikimi.

Bukën e prodhoj me forcat e mia.



*



Jo, nuk na kënaq qëndrimi i juaj:

Te Ten Siao Pini shtrembërim timoni,

Kjo e bën Kinën të “heq e të vuaj”

Drejton e vepron me diktat Niksoni.



Mbajeni ju Hrushovin, edhe Amerikën,

Lumi rrjedh përpara, kemi rrugën tonë

Nuk i duam ndihmat, nuk e njohim frikën.

Marksi dhe Lenini, sërish triumfon.



Tash që erdhi dita, prishja më e madhe,

Le ta marrë vesh e gjithë bota mbarë

“Ne, në gojë të ujkut, hedhim, dredhim valle”

Tërhiqemi zvarrë dhe me barkun tharë.



Në këmbë do vdesim, gjithnjë kryelartë,

Te devotshmëria lumturinë e gjetëm.

Drejt komunizmit, shkëlqimit brilant,

Do finalizojmë, qoftë dhe të vetëm.





Jemi ne, besnikët e Josif Stalinit,

Si flakë Olimpi, nëpër botë përhapim

Idetë e Marksist, Engelsit, Leninit.

Dhe për komunizmin jetën tonë japim!



Kot nuk i ndërmorëm bash disa fushata

Dhe kooperativat i ngritëm në fshat

Kujtoni ju “tufëzat”, ëndërroni “arëzat”,

Ansamblet gazmore dhe “vallen me shpat”.



*



Po, kjo bota dridhet dhe nuk ri në vend,

Shkërmoqet copash vet “Murri i Berlinit”

“Timishoara”, godet, prish e shemb

Ëndrrën e shpifur të “Hoxhë Nastradinit”.



01.08.2012



DYZIMI IM PËR ALI PASHAIN




Ali Pashën tani e kemi,
Portret, nga Agimi Sulaj,
Na fton diçka t’i themi.
Në heshtje, unë, po vuaj...


Ai, po dredh tespihet,
Dhe sheh, thellë në mendim:
“-Ikni, me ju nuk rrihet,
Nuk jeni shoku im.


Ndaj mos u ngatërroni,
Të thoni ç’farë të doni.
Më njeh vet Napoloni,
Dhe më nderon Bajroni.


Sulltanin e përballa,
(Kjo, histori e gjatë),
Kam qenë Vezir i Madh
Me peshë, gjykim e shpatë.


Inate fort të vjetra,
O, nip i kardhiqiot...,
(Nis t’i lëkundet mjekra),
Nënë Hankua, prerë, më thotë:

-Ti, ç’ke me të, që flet,
Kujtoje amanetin,
Shtroji drizat lëm e det,
Ta shuash krejt miletin!”


*

Portretin rri, sodis
Ç’të të kujtoj më parë:
-Famën e trimërisë,
- A, bëmat si barbar?!

Vlorë, më 15.06.2012

Shënime:

-Kardhiqotët : Ata që u vranë barbarisht duke “shirë driza”.

-Hankua: Nëna e Ali Pashait



HOMAZH MEDIN ZHEGËS






Shoh foton dhe sikur flas me të,
Me futbollistin virtuoz Medin Zhega,
Lojtar e trajner në zë,
Që jetën mbylli me brenga.


E kujtoj kur luante me top:
Vllazninë, Dinamon dhe tifozët gjallëronte
Drejt portës godiste me këmbë e me kokë.
Vraponte, driblonte dhe gjithnjë shënonte...


E kam adhuruar, talentin e vërtetë,
Futbollistin e shpejt gjithë nur ,
Trajner të përfaqësues në disa vjet,
Shkodranin me grimë dhe kulturë.


E vallë, kush ishte si ai në imazh
I ëmbël, i prerë kompetent,
Me disa diploma e kaq shumë bagazh:
Kimist, akademist, trajner, deputet?


Medin Zhega, ky “Mjeshtër i Merituar”
Njeriu, futbollisti, trajneri buzagaz
Do rrojë për jetë i pa harruar
Me lavdinë dhe nderimin nga pas.

Vlorë, më 13.06.2012





































NESTOR JONUZI, PIKTORI I POPULLIT






Musa Jonuzi, kujtohet

Me kamje e tregtar i parë.

Pasardhësit, kudo nderohen,

I njeh Labëria mbarë.


Pasuria më me frutë,

Korrektesa, ndershmëria,

Puna, talenti i pafund,

Është dhuratë nga Perëndia.


Ndër vite shfaqet Nestori,

E nderoi vendin dhe Vlorën

Vlerësime e tituj mori

Ja çmuan mendjen dhe dorën.


Si piktor - është radhë e parë;

Qindra punime stolisur;

Shok e mik, nuk ka të sharë

Si njeri - i urtë i ditur.


Kush e sheh me buzën gaz

Bisedon - zemra në dorë,

Rrugëton, i vete pas

Nga Tirana gjer në Vlorë.


Atje, buzë detit ngeli,

Rri, sodit e pikturon

“Shkëmbi, deti dhe tuneli”,

“Perëndim, që flakëron”,


Tablotë nuk kanë të sosur:

“Mbi Kuislingët, bam... me top”,

Të rrëmben pamja e përsosur

“Vashat që pikojnë lot”.


Dashurinë e re ringjalle

“Shkolla Vlonjate” në zemër

“Piktori i Popullit” u shpalle

Nestor Jonuzi me emër.

10.06.2012

.

SKËNDER KAMBERI DHE SHKOLLA VLONJATE E PIKTURËS




Ju pyes, dijetarë, e shpjegoni dot,

Është fenomen apo rastësi:

Pse dhjetëra piktorë ka kjo Vlora sot,

Një ndodhi e rastit, apo ligjësi?


Ata, midis shokësh, zënë vende nderi,

Që nga Selenica, flakërim shandani,

Në krye, krenar, rri Skënder Kamberi,

Ndrin Nestor Jonuzi dhe Rakip Shabani.


Vazhdon yjësia, si ylberi feksi:

Mjeshtër Agim Sulaj, artist Petrit Ceno

Mësues Ilmi Bani, grafist Arben Meksi

Skicat Agron Dine, idetë Fate Velo.


Aty Pirro Stefa dhe Agron Jakupi

Sabaudin Xhaferi, Luani i Hysniut

Shpëtimi dhe Koçua, Zeqir Alizoti

Alfredi, Kristaqi, Bajrami, Zihniu...

Dikush thotë: - Mjaft, numërove boll!

-Jo, vëlla i dashur, s’është se po e zgjat,

Është radh’ e madhe, kot si thonë Shkollë.

Lavdia traditë: ”Piktorët Vlonjatë”.


Secili me vlera, kushdo me një emër

Po, Skënder Kamberin, unë e kam në ballë:

Me dorën të artë dhe me mendjen femër,

Mjeshtër në ngjyrime, në tablo i rrallë.

*
-Ku është e veçanta, ku qëndron sekreti

Pse këta vlonjatët, me kaq shumë piktorë?
-. “Ngjyrë” në portokaj, te mali, te deti...,

Veç, sa të përkulesh...dhe e ke në dorë.

Vlorë,06.06.2012



PESËDHJETENJË VJETORI I MARTESËS



Çohem herët në mëngjes
E ndjej veten si të ri
Në krevat, rekord ginës:
Pesëdhjetë vjet dashuri.

Më kujtohet koh’ e shkuar
I pandarë, përherë besnik
Tetëmbëdhjetëmijë net takuar
Nuk mendova kurrë të ik.

*

Seç po qesh, dyzetvjeçari,
Që ka ndërruar katër gra:
-“Qenke një tip katundari,
Kjo tradita, pas të la.

Monotonin, pse ta vuaj?
Pjaca, mbushur çupa plot:
Me një vajzë - disa muaj
Bashkë sot, e ndarë mot!

Me çdo grua - një fëmijë,
Ata mund të bëhen dhjetë,
Të përpëliten si minj.
Do ta gëzoj jetën vetë”.

*
-Unë, po njësoj do të rroj,
S’e ndërroj zakon e vjetër
I lus Zotit të jetoj
Me Hanëmen. S’dua tjetër!

4 Qershor 2012




NDERIM SKËNDER HASKOS

(Ngacmime nga libri i tij “UDHËTIM...”)




Befas, para sysh më shfaqet
Dhe ma bëri natën ditë...
Shpejt hap librin dhe kthej faqet
Te Dukati me traditë.


Para del një imazh i rrallë,
“Babaxhan” e burrë me vlerë,
Më ngjan, si me yll në ballë
Në Gjongjinaj, vëllai Skënder.


Mburrej, kush e njih Bilbilin,
Inxhinierin mekanik,
Sadikun, Arifin, Birçen, Halilin.
Ishte nder t’i kishe mik.


Vëllezër, ADN e zgjedhur,
Njëri më i mirë se tjetri,
Nga një farë në tokë hedhur
Mjaltë i riu, zjarr i vjetri.


Po, Skënderi dhe më ndryshe,
Borzilok e trëndelinë,
Të kujton: babë, nënë e gjyshe,
I lindur për letërsinë...


Kërkojnë fëmijët një tjetër
“Gaztor e karagjoz”,
“Koçomijë, maçokë e mbretër,”
“Arusha hundëkavanozë”.


Shqiptarët, kudo ku rinë,
Duan drama e poezi
“Për Dardanë”, “Dervish Alinë”,
“Ca të fshehta e ca çudi”.


*

Me besim presim të vijë,
(Pesëdhjetë libra, nuk janë pak),
Ky, Skënder Hasko, të ndrijë
Të shkëlqejë si “yll me flakë”.


Vlorë, më 06.06.2012




URIM PËR DATLINDJE




Sa shpejt erdhi 1 Qershori,
Kjo ditë e veçantë për ne
Edhe pse, “Holanda e Luleve”, na i mori
Lulen, më të bukur mbi dhe,

Lulëzon shqiptarka, përhap erë,
Në “Lulishten e Botes” dallon,
Kjo Anxhela me sqimë e vlerë
Mbesolla jonë, e mirë etalon.


Sot mbush tetëmbëdhjetë pranvera,
Plotësuar me virtyte njerëzore,
Maturantja e shquar në vlera,
“Holandeze”, me stampë mbretërore.


Ne gjyshat, i urojmë nga larg
Me shpirt, e besim, si qëmoti:
Fat e suksese varg,
Dhuratë e ndihmesë Zoti,


Një degë të mirë studimi,
Shëndet, nur e bukuri,
Një jetë të pafundme gëzimi,
Dituri, mbarësi, lumturi!

Vlorë, 1 Qershor 2012


VJERSHËRIMI




Poetit të njohur mik, moshatar me mua,
Një tufë me vjersha i dhashë, në një çast frymëzimi
Dhe i thash: Po munde, nga ty, unë dua
T’i lexosh vëmendshëm, më duhet gjykimi...

Jo, u përgjigj miku, nuk e marr këtë mundim,
Ti je krejt jashtë kohe, je një plak i mekur,
Klasik në vjershërim: me varg, ritëm, rim.
Je i dalë nga moda, koha të ka vdekur.

Modern jam unë, në një tjetër shfaqje,
Pa limit në rimë, ritëm e metrikë,
Shkujdesur në rrokje, i lirë në vargje,
Bashkëkohor në vite, si në Amerikë.

Dhe “vargjet e lira”, duhen kapërcyer.
Fabul, personazh nuk ka pse mendoj,
Boll të shkruaj bukur si me ngjyrë lyer.
Hënë, yje e engjëj - në varg admiroj.

Përmbajtja pa bosht, forma nuk ka vlerë,
Fllade pindarike, subjekte abstrakte,
Shtirem erotik, fluturoj si errë.
S’dua poezi me norma dhe pakte!

*

Jo, o mik i dashur, do vargëzoj siç di
Si shkroi Lasgushi dhe Ali Asllani
Fan Noli dhe Fishta, si në Lashtësi:
Mall, shpresë, protestë, adhurim vatani,

Dhimbje dhe kujtime, dashuri e brengë,
Nder edhe respekt, qarje, britma, gjëmë,
Shprehje artistike, që të bëhen këngë,
Që të recitohen me duar e këmbë.

Poezia - ndjenja që më ngazëllen,
Që del thellë nga shpirti, tingëllim pompoz,
Fjalë zgjedhur bukur, që zemrën e gjen,
Po nuk qe kështu, le ti themi prozë.

Tiranë, më 14.03.2012



GRINJARI DHE I URTI




Qylafin me thekë,
Ballit, si dikur,
Poture e brekë,
Lidhur me ushkur.

Dhëmbët të rarë.
Fytyrën pa larë,
Ti, po si më parë,
Ngele duke sharë.

Edhe tani, plak,
Zakonin s’e ndërron
Shigjeta me flakë,
Shënon e qëllon.


Grinde, zihe, shan
Hedh fjalë koti,
Përgojon dynjanë,
Siç bëje qëmoti:


“Këta janë të shitur
Ata janë të blerë
Turmë e paditur
Qenie e pa vlerë.

Greku do Epirin
Serbi-Dardaninë
Malazeztë-Ulqinin
Maqedonasit-Drin


Një tufë me armiq
Të pabesë të çartur
Hajdut e të liq,
Çirren, për të zhvatur”.

*

Ata, vërtetë i duan
Po, s’ i marrin dot.
Se janë zjarr i shuar.
Në Atdhe ka zot.

Me fjalë, s’ke pse merre,
Lëri sa të ngjiren.
Kufijtë pa ferra,
Vreshta le të mbillen,

Fqinji edhe miku
Çmohen, vlerësohen
Më mirë se çifligu
Duhen e nderohen.

Krishtit një shuplakë
Faqen tjetër jep.
Benzina në flakë
Rrezik që të djeg.

Me fjalën e butë
Zemrën përkëdhele,
Si një qengj i urtë,
Që pi në dy dele.

24.02.12



KALENDARI I VATRËS I TETËMBËDHJETËS



Prej babës tim larguar, ka ngelur ndonjë relikt
Nga jeta e tij rinore, para njëqind vitesh,
Kujtime, ngjarje, fakte, kur ishte në Amerikë.
-“Merru me to, biro, në motet kur të ritesh”!

Ndodhitë bënin dritë për vitet e vështira
Në kohë të pavarësisë, të lindjes, e formimit,
Kur larg mijëra milje, vetshpallej pavarësia
Rrethuar mes ujkonjash, në kushte asgjësimi.

Shpalosej lart flamuri nga plaku mjekër bardhë
Në Vlorën heroike, mbledhur nga kombi mbarë.
Po s’bindej lehtë Evropa dhe shtetet rreth vërdallë:
Anglezë, francezë e fqinjë, “të larë e të palarë”.

E vetmja forcë shpresëdhënëse ish Amerik’ e Madhe
Dhe presidenti Uilson, i ndershëm, e i paanë
Mburojë për popujt e shtypur, të varfër e me halle.
Këtu u lidh Konica, Fan Noli me Vatranë.

Dhe, shkruan im atë, ”çaste të paharruar
Vendosën shqiptarët, njëzëri të pandarë:
Rezerva e kursime, në vite grumbulluar,
Dhuratë për Shqipërinë-miliona dollarë”.

Oshtima malpërhapur gjëmon në vesh dhe sot
“Mbahu nëno, mos ki frikë”, betim e qiellçarje,
Nuk shuhet kurrë nga mendja, sa nuk harrohet dot
“Ke djemtë në Amerikë”, ke forcën shpëtimtare.

Dhe ja tani, nga pluhuri, po shkundet kalendari,
Shkruar nga vet Fan Noli në vitin tetëmbëdhjetë,
Te “djemtë”, n’atë mot, gjen krenari shqiptari
Dhuratë për mëmëdheun pika nga gjaku i vetë.

E pres me padurim, sikur do më ngjallet baba,
Që kinse, Amerikan, i thanë për “ofendim”
Dhe pse për Shqipërinë, askund, nuk ngeli prapa
Po thjesht, se sytë i mbante, përherë në perëndim.

Tiranë, më 20.02.12


KATËR SHOKËT


Në një mbrëmje, çast mërzie
Më kish humbur dita, viti.
Një imazh prej fëmijërie
Gjumin krejt e davariti:
*
Të gëzuar shend e verë
Fëmijë, loznim shkujdesur
Buzë detit, hidh e merr
Topin, qime kali pleksur.

Si qilim na dukej rëra,
Topi, cilësi e parë,
Shukej koka, krahu, këmba,
Bjer e ngriu, pa u vrarë.

Në krye gjithnjë, Minella
Gjoksi i gjerë, krejt i zbuluar,
Llambit, ia mbante kapela
Kaçurrela e ballë mbuluar.


Harilla, këpucë me taka,
Të bëhej njësh me shokë,
Unë, me këngë e me shaka.
Të katërt, kokë më kokë.

Bashkërisht edhe në shkollë,
Në Shtëpinë e Pionierit.
Katër pjesë ndanim një mollë,
Mirënjohja, simbol i nderit.

Si në Vlorë dhe në Tiranë
S’u shkëputëm asnjëherë
Edhe larg, ndiheshim pranë,
Miq të mirë me sqimë e vlerë.

Ditët ikën si në garë,
Ne ndër vite arsimuar.
Herë bashkë, dikur të ndarë
Letra kilometra shkruar.

Në të mirë e në të keqe,
Gjendeshim te njeri tjetri
Në halle, gropa, hendeqe
Dora shtrënguar na mbeti.

Mësues Minoja, shoku im
Shquar dhe si peshkatar.
Grepa, pezevoll e cimë
Çdo gjë, cilësi e parë.

Llambi Kona, operetat,
Kush i këndonte si ti?
Mustaqet, flokët, basetat
Inxhinier me hijeshi.

Kur këndonim tok të katër,
Harmoni, zëra të rrallë,
Edhe plaku bëhej tjetër,
Gumëzhinte një mëhallë.

Vinin entuziast te ne
Kori i madh, improvizuar.
Në mbrëmje, gaz e hare,
Dhe, aheng i pambaruar.

Ikën shokët zemër hekur
Jeta e ka një limit.
Ata, ngelen të pa vdekur,
Përjetuar te të rinjtë.

Ne, do ngelemi vërtetë
Të pa ndarë, si kuartet.
Për ju, lëmë një amanet:
“Gëzoni çastin në jetë!”
Tiranë, më 20.02.12
Shënim:
Në nderim të shokëve:
-Minella Kostandini, mësues fizkulture, trajner noti
-Llambi Kona, Inxhinier mekanik, autor librash
-Harilla Papajorgji, Profesor-doktor në ekonomi.




ZËRI I SHOKUT


.


Në eter hapet një thirrje,

Nga larg po ushton një zile,
Konturet duken në rritje...

Ja, figura po na shfaqet,
Buzët, sytë nisën të qeshin,
Mendja, shpirti po kënaqet.
Imazhin e pritur ndeshin.


-Po të flas nga Nju Jorku
A më sheh, a më dëgjon?
Duar lart, përshëndet shoku.
Zemra nis e drithëron.

Kishim vite pa u parë,
Shok e mik prej gjashtëdhjetë vjet,
Malli fort na kishte marrë
Mërguar larg, në kurbet.


Ish dikur me vlerë në Vlorë
Me gradë profesor-doktor
Në Universitet - Rektor.
Miku im, tund kok’e dorë.



Mëmëdheu nuk e mbajti,
S’u rizgjodh “partia mike”,
Shkarkimi rrugës i vajti
Kur vinte prej Amerike.


Tani, për rreth me fëmijë
Vajz’ e djem të emigruar,
Numëron dhjetëramijë
Yjet e qiellit, dëshpëruar.


Dua të pyes: (po kush dëgjon)
Vallë, kaq të pasur jemi?
Bota, vlerat i kërkon,
Ne, i dëbojmë dhe kur i kemi.

Tiranë, 15.02.2012




HANEMJA



Fëmijët u benë të mirë
Yje, me nipër e mbesa,
Po, shkëlqen me sqimë e hirrë
E dhimbsur, si nën Tereza,

Hanëmja, “Zonja e madhe”,
Si e quajnë dashamirët,
Në gëzime e në halle
Shëmbëllesë, gjen më të mirët.

Si nënë, si gjyshe, njësoj
E qeshur, buza në gaz
Nuk i bëhet të qortoj,
Veç për enjgjëj di të flas.

Mërmërit disa ninulla,
Nga kroje shekuj buruar,
Me mbretër, kala e kulla,
Me trima, burra të shquar.

Kënga flet për Skënderbeun,
Për Donikën, për Mamicën,
Me trimat, që tundën dheun,
-“Pije bijë, mos e lër cicën”.

Bashkë me brendësinë e gjirit
Mëkon nder e shqiptari,
Që ti ngjajë më të mirit,
Mbi çdo gjë – trim e njeri.

Kafshatat baras i ndante
Bënte ç’ishte më e mira
Me hesap çdo gjë e mbante.
Ishin vite të vështira...

Koha ikën vetëtimë...
Tre fëmijët u madhuan
Një nga një e lanë shtëpinë
U shkolluan, u martuan.

Shkuan larg edhe ata
Drejt perëndimit mërguan,
Fluturuan, si me krah,
U gëzuan dhe u shtuan...

Nëna juaj pesëdhjetë vjet.
Me këngë, ninulla e përralla.
A dëgjohen, në kurbet?
Se këtu... gjëmon mëhalla.

Tiranë, më 10.02.2012



MBESAT DHE NIPAT E MI,
A DO VIJNË PËR PUSHIMET VERORE?




Në vizion përjetoj një ëndërr të parë,

Sikur gjyshi i mbledh të lozin te Parku

Dhe pse ata jetojnë të shpërndarë,

Janë nipat dhe mbesat e një gjaku:



Në krye është Vali, ulur te froni,

Mbesa, që ndodhet larg, në Kanada,

Vëllai i saj, më tej, Den Ikonomi,

Me Anxhelën, holandezen, në krah.



Në sfond, dy vocërrakët e pabindur

Me emrat Nikolas dhe Luka

Të dy në Amerikë lindur

Shqip, ende s’dinë as si quhet buka.

*

Emigruan nëpër botë bijtë tanë,

Kaptuan kontinente, në qiejt mbi re.

Aq larg, për jetë më të mirë vanë.

Nuk deshëm me ta, të qëndronim ne.



Tani mall kemi, për vajzat dhe djalë,

Për nipat dhe mbesat me “yje në ballë”

Si pleq vetmitarë kërkojmë veç një fjalë,

Një supë të ngrohtë, një gotë me dhallë.



Për tanët në Holandë, Kanada e Amerike

Nuk ka tjetër çmallje, veç takimit virtual:

Fotot, telefonat, lidhjet kompjuterike

Dhe fraza: “babagjysh, iskjuzmi, më fal”!



Ne në shtëpi mbyllur, sytë i mbajmë nga dera

Dhe presim e presim me shpresë të pashuar,

Dimri i ftohtë do iki dhe shpejt arin vera

Ndofta, grigja jonë, vjenë për të pushuar.


Tiranë, më 15 janar 2012




QOFSHIN TË PAHARRUAR

Një mbrëmje, te gjitoni.



Agimi, Lumja, Shpresa

Kanë ikur nga kjo jetë

Po, kanë lënë mbresa

Kujtime, mall e brengë..



Të bukur e të pashëm,

Si yje të pashuar

Të urtë e të avashëm,

Të qeshur të gëzuar.



*



Kush ka njohur Agimin,

Financierin e ditur,

Ka pas gjetur shërimin

Dhe hallet i pat shqitur.



Në urim e ngushëllim,

Si më i miri mësues,

Në fjalë e në mendim.

Si një balsam qetësues.



*



Lumturinë e Refitit

Njëherë ta kishe parë

Ndodhitë e gjithë vitit

Të shkonin mirë e mbarë.



E bukur dhe e qeshur

Ngaherë buzën në gaz.

Po, fener i pa ndezur,

Sëmundja shpejt iu qas.



Deri në çastet e pasme

Dhe pse e paralizuar

Qëndiste vello dasme

Kokë ulur, dëshpëruar.



*

Shpresa e Demirit,

Një krijesë përrallore,.

Zonjë, nënë e mirë

Dhe gjyshe shembullore,



Grua e urtë Vlore,

Që si dëgjohej zëri

Si bleta punëtore

Çdo gjë, përsosur bëri.



Kjo vajzë nga qyteti

Nderuar dhe në fshat.

Pas tyre, nuk mbeti

Në sjellje e tabiat.;



Ndaj sofra për çdo ditë

Shtruar e mbushur plot.

E shtonin perënditë

Sa, nuk mbarohej dot..



Shpresa dhe Demiri

Shtëpi me bereqet

Përherë me mysafirë

Çdo gjë ju kish lezet.



Po mbi të gjitha kishin

Dy zemra mal e det.

Një çift i rrallë ishin

Në mirëkuptim një jetë.



*



U mblodhëm miq e shokë

Shpresën për të kujtuar.

Njëzëri urojmë, tok:

Qofshin të paharruar!


.Tiranë, më 28.01.2012


Shënim:
-Agim, Lumturi, Shpresa Hamzaraj,nga Vlora

-Ing.Demir Avxhiu, nga Korça





PAS NJË VITI





Iku një vit, erdhi tjetri 21 janar,

Pas aktit të përgjakur barbar,

Kur katër të pafajshëm u gjetën të vrarë,

Goditur nga plumbat vrastar.



Hetimet dhe ekspertizat zgjaten,

Këtu në Tiranë e deri në ShBA.

Hetues dhe ekspertë sorollaten

Ky krim, ndërthuret me ta.



Na kujtohen skafandrat, rrahje e përleshje,

Ndeshja e demonstruesve me policë e gardianë,

Britma e ulërima, gjakosje e zhveshje,

Turma në rreshta, pa fund e pa anë.



Plumbat fishkëllyen nga pushkët, në errë

Shkrepur nga garda, me urdhër të prerë,

Qëllonin dhe direkt mbi turmën e mjerë,

Si të ishin ujqër, jo njerëz me vlerë.





Shtrënguar shkopinjtë e gomës në gishta,

Ballina e braktisur, lëvizte bulevardit.

Valëvitnin në duar, jo flamuj, po bishta,

Të verbonte vërshimi i ujit, dhe i gazit.



Të gjithë e panë se ç’ farë ndodhi atje,

Kudo që ishin, mes turme a para ekranit,

Kur viktimat u mbartën, të tre

Të vdekur, në shesh të mejdanit.



Ishin pa armë, pa thika e pa shpata

Dhe larg territorit shtetëror,

Qytetarë të thjeshtë me prirje të majta,

Që protestonin me grusht e me dorë.



Gjithkush i pa, po, vonon t’i shohë drejtësia,

Ndaj vendimin shtyn nga sot, për nesër.

Barra e fajit ngel te Qeveria

Dhe te partiakët me para e me teserë.



Tiranë, më 21.01,2012









ME DRITERO AGOLLIN





Më shfaqet çdo ditë Dritero Agolli:

Thesare të rrallë, nga thellësitë nxjerrë,

Nderon mëmëdheun, baltën nga Devolli,

Ky poet i shquar, mendimtar me vlerë.



Tituj librash, poezi, lexoj në dhjetëra kapakë:

“Në Rrugë dola”, “Me hapat në asfalt” shkelur,

“Devoll, Devoll”, buhisje toke vlagë,

Te “Shtigje Malesh ...”, gjen vargje të zgjedhur..



Në “Mesditë” takon “Baballarët” e “Nënës Shqipëri”

Kjo “Fjala gdhend gurin”, kur “Udhëtoj i menduar”

Dhe raftet, mbushur libra, të ndjellin kërshëri:

“Lypsi i Kohës”, më tej “Pelegrini i vonuar”.



Mbushem me gëzim, dashuri e shpresë

Bëhem optimist, nga fryma Naimiane

Edhe pse i moshuar, nuk mendoj të vdes

Frymëzimi nga Bernsi, rrënja Lasgushiane.





Nuk më lë Agolli, tendosur më mban,

Më shtyn që të ndreqem të ngelem pa huqe,

Të adhurojmë tokën, nënën dhe babanë,

T’i shkatërrojmë armët, t’i kthejmë në plugje,



Ta gëzojmë çastin me miq e me shokë,

Të hamë e të pimë, ta shijojmë jetën,

Ta duam Atdheun, ta kemi mbi kokë,

Të themi, guximshëm, vetëm të vërtetën.



E, si mos ta duash Driteroin tonë,

Ta lexosh për ditë dhe ta adhurosh?

Në çdo faqe libri dituri bulon.

Kushtoji pak kohë, botën të fitosh!


Tiranë, më 18.01.2012




NJË INTERVISTË TELEVIZIVE



Pamë e dëgjuam në intervistë

Lajmet e reja në televizor:

Një gazetar e publicist

Disa probleme “preku me dorë”.



E kam dëgjuar dhe tjetër herë

“Të dyzuar”, sipas meje,

Mendimi i ri, me shumë vlerë

Mu duk prej “tjetër feje”.



Ishte Henri Çili, ky gazetar,

Një publicist me emër,

Hapur dhe troç, si guximtar

Mu duk në mendje “femër”:



Pyetja direkt qe për Berishën,

Çmendon, për trembëdhjetën*:

-Ta s’takoi si Kryeministër fishën

Apo, ta mbajë për gjithë jetën?



Dhe ky Enrik, pa pasur frik,

Pasi rreshtoi merita,

Tha: “Berisha duhet të ik

Se, i ka ardhur dita”.



Duhet shpejt e qysh tani

Të ndërrohet politika

Se, me teprime dhe egërsi

S’ na do as Amerika.



Këtë kërkon dhe ti dhe unë

Duan të djathtë e t’ majtë

Nuk fluturohet në erë furtunë

Nuk ecet dot në lluc’e baltë.



Një tjetër lider, një trim i ri

Ta ngrejë flamurin lart

Program madhor për Shqipëri

Bashkim dhe besë të mbart.



Të thërresë të aftët ngado ku janë

Pa përçarje, sharje, dasi e grindje

Njësh me Kosovën, asgjë s’na ndanë

Drejt Evropës marshojmë me bindje.



Tiranë, më 10.01.2012




HOMAZH PANDELI JANINËS


Iku dhe një shok, një bashkudhëtar

U shua nga vitet, kaq e kish “të shkruar”

Ishte burrë i rrallë, nuk kishte të sharë

Për ndihmë e këshilla ishte motivuar.



Pandi i Kol Mërkurit, flitej në të ri,

Pandeli Janina, iu dëgjua zëri.

Ishte gojë ëmbël, me zemrën flori

Njeri fort i ditur, veç të mira bëri.



I lindur në Skelë, nuk i ndahej detit,

Këndonte bukur e luante në kitarë,

Gjithnjë i dalluar në punët e shtetit,

Mik i preferuar dhe shok i pandarë



Me Lilon si vëllezër, i shikonim shpesh

Miq të adhuruar e me plot virtyte,

Rinin bisedonin hapur, shesh më shesh,

Kumtonin kulturë të mbartur në vite.



Pandi, me shumë dije në ekonomi,

Lilo Panozaqi, financier peri,

Një çift i përsosur, s’gjendej si ai

Përfundimi ishte: një përsosmëri.



Ikën bijtë e Vlorës, ngelën përjetimet

Thellë dhjetëvjeçarëve, s’kanë për t’u harruar.

Veprat, porositë skalitin kujtimet,

Imazhi i tyre përherë i nderuar.



Tiranë, O3.01.2012




I KTHYER PAS NË VITE



Sodis dhjetë pleq të shquar

Dhe mendimi shumë larg shkon

Kujtoj me mall kohën shkuar

Kjo foto, thellë po më ngacmon.



Vasil Santo, më i moshuar

Nëpunës i rrallë, etalon;

Eqrem Beci, i pa harruar

Që, si i ri, flet e shikon.



Stavri, Iliri, Jorgua, Niko Gjyzari,

Shkëlqim Agolli, në njërën anë,

Agim Hadua e Luan Shahollari

Dhe unë i ftuar, Çipi Luan.



Mblidhen shoqërisht, para çdo viti,

Përmendin punët në “Komision”,

Kur, si në përralla, kumte e mite

Dhe buka e gojës ish me racion.



Kërkonin rrugë, e çanin shtigje

Në Evropë, të gjenin tregun e ri

Të mbanin vendin, me ato ligje

Shtrënguar fortë, e pa kredi.



“Burrat e shtetit”, janë mbledhur tok

Mëtojnë, sërish, mendim të pjekur

Me nostalgji, si miq e shok.

Modeli i tyre është për t’u ndjekur!



Tiranë, më 25.12.2011






Unë fshatar e birfshatari *


( poezi)

"Hajt, mor, Zoti të dhashtë!"

MIGJENI

Image result for perparim hysi
Nga Përparim Hysi


Unë fshatar e birfshatari, mbillja grurë, po haja misër
Kish vendosur "kumandari" që në shpirt kish vetëm dimër
Rrisja lopë, dhi e dhënë, por bulmet s'shihja me sy
Se bulmeti më bëj "dëm" (ish vendosur në parti!!!)

Grurë, bulmet veç qytetari, fshati qumështin me sapllak
S'ha bulmet dot fshatari ( i bën "dëm" në stomak!!!)
Mish? Për vdekje a për dasëm dhe, atëherë, me racion
Mos e merrni si sarkazëm,e vërtetë që më acaron.

Trumbetonte "Kumandanti", fshat-qytet në "alleancë"
Zi më zi ishte fshati, dhe, seç thoshte, ishte farsë.
Zbret fshatari në qytet, mu tek furri kërkon bukë
E mallkojnë, e bëjnë "lanet", edhe bukë s'i japin.Nuk!!!

-Do dhe ti të hash bukëgruri? Pa ik mbushu për në fshat!
Sa një grusht mblidhej burri, pa zë mbushej me inat.
Vajulliri? Vetëm "Blloku" dhe "Biroja Politike"
Se aty na rronte"Shoku" me gjithë shpurën arkaike.

Ajo kohë, mos u ktheftë kurrë, kur nëpërkëmbej fshati
Bukën e dua safi-grurë dhe,ende, s'më zbret inati.
Dua që të jem i lirë, barazi fshat e qytet
Se atëherë unë ndjehem mirë dhe,ashtu, të dua shtet!

* tërë jetës kam jetuar në fshat dhe këtë "nëpërkëmbje" jo vetëm e kam parë me sy, po e kam përjetuar. Sipas vizionit tim, pas të burgosurëve, fshati ka vuajtur më shumë. Dhe në fshat, fermat qenë më të privilegjuara.

Tiranë, 10 shtator 2016



Prof.dr.Eshref Ymeri:
Përparimi nxjerr nga pena gjithmonë perla poetike. Po ajo "Biroja Pulatike", ore i dashur Përparim, kish hallin e popullit fshatar, se për të "mundohej ditë e natë". Ajo nuk donte ta ushqente atë me bukë gruri, se pastaj do të sëmurej nga shëndeti i tepërt, siç qenë sëmurur vetë "Biropulatikasit". Ajo ngulte këmbë që populli fashatar të ushqehej me bukë misri që shtatin ta kishte gajtan, se ashtu do të ishte i papërtuar në punë. E kishim "mendjehollë" Bironë Pulatike, me Kumandarin në krye, apo jo?

Pellum Kulla:

Shume simpatike Papi! Teknikisht e persosur dhe permbajtesisht me nje ironi te holle. Perjetime te prekura me dore. Te lumte pena!

REXHEP SHAHU : KRUSHQIT E HUMBJES NË DIBËR


Image result for rexhep shahu

Ju, që qartësisht për interest tuaja të shumëllojshme, të karierës, të biznesit etj etj., u ngritët nga Tirana dhe nga vende të tjera dhe shkuat në Dibër pa ju thirrë askush, që shkuat me hypë si gjeli majë plehut, gjasme për të ndihmuar Sherefedin Shehun, por në fakt shkuat pastër për llogari tuajen, për t'iu kacavjerrë Partisë Demokratike, që t'ju shihte fizikisht Lulzim Basha, t’i binit në sy, mundësisht të uleshit në kafe me të, t’i jepnit ca ekspertizë, t’i shisnit ca pordhë nga përvojat tuaja shtetare dhe t'i kujtonit atij se jemi të rëndësishëm edhe ne që kemi rënë nga fiku, edhe ne limonët e shtrydhur, që t'i imponoheshit Lulzim Bashës t'u fuste në toplistë deputetësh të ardhshëm e shtetarësh të lartë të nesërm, si po ndjeheni sot pas fitores së humbjes së PD në Dibër?
A ndjeheni ndopak sjellës të kësaj humbje, ju krushq të humbjes, arkitektë e regjizorë të kësaj humbje që u bëtë të pamëshirshëm dhe vetëm shikuat si e si të delnit të sipërfaqe, si e si t’i hynit në sy Bashës dhe t’i thonit se jemi të mirë, ani se na ka shporrë Berisha, ju xhenaze politike që shkuat në Dibër jo për fitoren e PD dhe të kandidatit të saj por për tu ngjallë vetë, për të ngjallë veten tuaj politike, a ndjeheni ndopak fajtorë, apo jeni gëzuar në fshehtësi dhe kini bërë gati lerat e gurëve dhe do të gjuani t’ia theni tjegullat e xhamat e shtëpisë së partisë Lulëzim Bashës e të kërkoni dëbimin e tij, për ta bërë edhe atë xhenaze politike.
Ju që shkuat në Dibër, për selfie për FB për dashnoret e gratë, nga Tirana e vende të tjera, që shkuat për eskursione qejfi atje dhe ia shitet PD dhe Lulzim Bashës ato eskursione si kontribute e sakrifica për kandidatin Sherefedin Shehu e për PD, si ndejheni sot?
Ju që shkuat në Dibër nga Tirana, që dolët prej harrimit e anonimatit ku ishit varrosë, pasi kishit shirë lamat tuaja, pasi kishit fituar dhe humbur betejat tuaja, që shkuat për t'ia humbë betejën edhe Sherefedinit e për ta rrjeshtuar me humbësit, ju që shkuat e i fyet dhe nervozuat deri në kulm dibranët duke u thënë, votoni këtë e atë se ju e dini më mirë se dibranët që votojnë aty se kush, kë duhet votuar, sikur ju e dini më mirë se vetë dibranët të mirin e të keqin, ju pra mentarë shëtitësa që me mënyra të tilla keni blerë përherë postet tuaja, si po ndjeheni sot pas fitores së humbjes në Dibër?
Ju shokë e shoqe spiuna të vegjël, bashkëpunëtorë të shefave tashmë pleq të rrjedhur, të të gjitha kohrave, shteteve, llojeve, specieve, ngjyrave, që si misionarë u dërguat në Dibër dhe luajtët lojë dy e tre fishe, si po ndjeheni sot para tutorëve, para detyrëdhënësve, para shefave, a jeni të qetë, të sigurtë se nuk do t’u shihen këmbët aq sa karuci gjelit apo shurra pulës…
Ju që paguheni majtas, gjithmonë majtas dhe shiteni se mendoni, këshilloni, veproni dhe ecni djathtas, që dini të shiteni dhe kini fatin e kurvave që marrin djemtë më të mirë, si po ndjeheni sot, që shkuat në Dibër sa për dallavere dhe "fitimi ndashtë, veç dallaverja të luhet...", hë pra si po ndjeheni pas kësaj fitoreje të humbjes?
Ju që kujtuat se jeni me peshë, se ju ecën fjala e selami prej së largu, kur në fakt nuk iu ecën as te gratë tuaja, ju që fluturuat me pras në bythë, që deklaronit mashtrimin se e kemi të sigurtë fitoren ende pa u zhvilluar ndeshja, që e patë nga larg votuesin por dorën nuk ia dhatë, në katër sy me të nuk u patë, si ndjeheni sot, pse u refuzuat prej dibranëve, me thoni ...
Ju katunarë rivalë të Sherefedinit në parti e në pushtet, të Maleve e të fushës, që u është dukë vetja më të mirë se ai, më të fisëm, më të zotët dhe që u fyet pse të vinte kandidati prej Tirane kur ju ishit aty, si po ndjeheni tani, a u knaqet boll, a u ba bash mejr or tej…
Ose, ose, mos më thoni mua asgjë, thojani vetes. Mua as më keni mashtruar se nuk ju kam besuar kurrë asnjë çast as gjatë rreth 50 ditëve që kam qëndruar në fushatë në Dibër në 2009 kur PD fitoi 4 me 2 ndaj PS me Jemin Gjanën e Sherefedin Shehun, as nuk do te keni shans të më mashtroni.
Mund ta gënjeni sërish Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të cilen doni ta shihni më të dobët se sa e dëshiron Edi Rama, por mua nuk mund të më gënjeni asnjëherë se unë kam mijëra sy dhe shoh edhe me bythë se çfarë bëni e kurdisni ju, ju që ju ka vdekë morali.
E di se do të ndizni luftë të rreptë fjalësh kundër mazhorancës së pamoralshme, kundër dibranëve dhe do t’i akuzoni dibranët se nuk refuzuan me votë Shukrizimin e pushtetit, por do të harroni ndërkohë se beteja e parë duhet fituar me veten, dhe kur ta fitosh veten nis luftë me kundërshtarin. Do t’ua kujtoni dibranëve se nxorën deputet Paskal Milon në këmbim të disa qindra vizave për të dëbuar dibranë jashtë shteti për punë.
Të gjithë akuzat ngijini, të gjitha armët shkehini kundër mazhorancës, por më parë shikoni rreth e rrotull, kontrolloni llogoret tuaja, shokët që kini në krah në llogore a janë të PD apo janë argatë që kanë ardhë për me kositë një rend livadhi. Ata që deri dje ia shponin barkun me bajonetë PD, që ishin gati ta digjnin në furrë të gëlqeres, që e akuzonin me akuzat më të rënda të turpit kombëtar, si u ndjenë në Dibër në krah të PD, si u bënë krushq të humbjes, pasi u refuzuan nga mazhoranca për të hyrë në grazhdin e saj. Kush është tani imoraliteti më i madh, kurvëllëku më i madh, shukrizimi më i madh. Ku e ka shtëpinë morali… Asnjëherë asnjë aleancë me askënd përveç me shqiptarët nuk e ka ndihmuar PD. Ata që i janë bashkangjitë PD për aleancë ia kanë faturuar asaj turpet gjithmonë, siç edhe ndodhi e do të ndodhë.
Kundërshtari është i keq, shumë i keq, por si është e mundur që ky popull ia jep votën.
Mund të thoni hipërbola se gjithë votuesit u shitën për miell e pak euro, por kjo nuk besohet, ky kalë është i çalë dhe nuk na çon kurrë në fitore përveçse kur të na e dhurojë fitoren mazhoranca e sotme pasi të lodhet prej pushtetit e të vilet prej amëlsisë së tij.
Fitorja dhe humbja gjithmonë janë brenda demokratëve, brenda Partisë Demokratike, kësaj banke morali të shqiptarëve idealistë që nuk kanë asgjë të përbashkët me krushqit e humbjes së Dibrës dhe as me një pjesë artificiale e teatrale të administratës së PD që nuk ngjit me PD sepse asnjë demokrat i lirë i këtij vendi nuk duron karshillek nga asnjë lloj nëpunësi partie që sfilon me bythë e rroba të shtrenjta dhe që e sheh PD si OJF me fitue fonde projektesh përmes saj.

2016/09/11

Çka humb Kosova nëse për Demarkacion vendos Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit?

Nehat Shaqiri

Ratifikimi i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, i cili pritet që edhe herën e ardhshme të dështoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi pozita nuk i ka votat e mjaftueshme, mundet që të shkoj më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Por se çka mund të ndodh, nëse Gjykata e Arbitrazhit vendos për një ratifikim, deputet e analistë theksojnë se kjo mund të ratifikon Demarkacionin pa e pyetur asnjërën palë, dhe këtë e bënë në bazë të hartave të më hershme për të ndarë drejtësinë. Porse, cilit shtet do t’i konvenoj më shumë një vendim i tillë, atëherë mbetet të shihet.

Deputeti i Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj thekson për Gazetën InfoPress se, Kosova dhe Mali i Zi, si dy shtete të vogla, të brishta dhe të rrezikuara, do të duhej të uleshin dhe ta rinegocionin marrëveshjen e kufirit.

“Jam i bindur se Mali i Zi dihet të lëshojë pe, sepse të gjitha faktet historike flasin se kufiri është në Kullë dhe Çakorr”, thotë Salihaj.

Ai pohon se, faktori i rëndësishëm SHBA është aleat dhe përkrahës i të dy shteteve dhe mund të ndërmjetësojë me sukses të plotë në mes dy shteteve.

“Vetëm nëse kjo nuk do të arrihej, atëherë çështja e demarkacionit mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit. Kjo, siç dihet, mund të bëhet me pëlqimin e të dy palëve. Epilogu aty pastaj nuk mund të dihet. Unë e shoh Gjykatën e Arbitrazhit vetëm si zgjidhje të dytë ose të tretë, jo si zgjidhje kryesore”, thekson deputeti Salihaj.

Ndërsa, analisti politik Ali Hertica thotë se, sipas konventave ndërkombëtare, kur është ndonjë çështje e cila ka një lloj paqartësie në mes dy shteteve, ku ato nuk kanë mundësi që ta zgjedhin atë problem siç është tek ne me Demarkacionin, atëherë faktori ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit duhet të merren me këtë problem, që palët mos të vijnë tek ndonjë konflikt.

“Shume shtete kanë të njëjtin problem me vijën kufitare apo Demarkacionin, por Komisionet ndërshtetërore janë dhe punojnë për ta evituar atë nga një problem serioz që mund të shkoj deri në luftë në mes dy shteteve. Shumë shtete kanë probleme të tilla në ish Jugosllavi, kemi Malin e Zi me Kroacinë rreth Prevllakës, Kroacia me Sllovenin, por në qofëtëse dy shtete nuk do të paraqesin problem atëherë kjo mund të shkoj me vite për tu rregulluar në mes dy vendeve pa pasur acarime”, thekson ai.

Sipas tij, deri më tani në asnjë shtet nuk është paraqitur problem i Demarkacionit si kusht për tu anëtarësua në instancat Evropiane e as në NATO, i vemti problem është nëse ndonjë shtet ka pretendime për territor, atëherë instancat ndërkombëtare i paraqesin këto kushte për tu anëtarësuar në EU.

“Nëse Kosova bën kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare për Arbitrazh, atëherë kjo Gjykatë do të merret me këtë problem ku ajo do të caktoj vijën kufitare pa e pyetur asnjërën palë, por edhe ajo do të bazohet në disa harta të viteve të më hershme ku do ti merr si faktografi për të ndarë drejtësinë, ku secili shtet humb diçka, e kjo do ti ndodh Kosovës apo Malit të Zi. Unë e vlerësoj diçka si e mjegulluar tek Komisioni i Pavarur i Demarkacionit, sepse deri më tani nuk kanë dhënë asnjëherë një shifër të vetme që Kosova do humb, por ka deri në tri shifra, herë mbi 8000 hektar, 7500 dhe 6000 hektar, e kjo do të thotë se diçka është e mjegulluar në këtë drejtim”, përfundon ai.

Qeveria kërkon kohë t’i bindë kundërshtarët e Demarkacionit


Qeveria e Kosovës pas tërheqjes së projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, për shënimin e vijës kufitare me Mal e Zi, synon që periudhën kohore deri në ridërgim të projektligjit në Kuvend, ta shfrytëzojë për t’i bindur palët që kundërshtojnë këtë marrëveshje për reflektim.
Për këtë kryeministri Isa Mustafa ka filluar takime me palë të ndryshme, ndërsa ka paralajmëruar se do thërras në takim edhe paritë opozitare të cilat e kundërshtojnë versionin aktual të Demarkacionit.

Por, ekzekutivi ka lënë të kuptohet se, përkundër kundërshtimeve të versionit aktual, nuk do të reflektojë edhe vetë për të marr parasysh vërejtjet për marrëveshjen me Malin e Zi e nënshkruar një vit më parë, raporton lajmi.net.

Këshilltari për media i kryeministri Isa Mustafa, Faton Abdullahu ka thënë se pas tërheqjes së projektligjit për demarkacionin e deri në riprocedim do ta shfrytëzojnë për të biseduar me palë të ndryshme që të informohen drejtë dhe të reflektojnë.

“Periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit deri te procedimi i serishëm në Kuvend do ta shfrytëzojmë pos tjerash edhe për të vazhduar me sqarime e interpretime të drejta për tu dhënë mundësi të gjithëve subjekteve të ndryshme, deputetëve dhe faktorëve të tjerë relevantë të cilët kanë hezitime, paqartësi e keqkuptime në këtë aspekt të informohen drejtë gjithanshëm me qëllim që të reflektojnë dhe më pas të vendosin në interes të Kosovës”, ka thënë Abdullahu, për lajmi.net.

Në kuadër të bisedimeve për këtë çështje, kryeministri Mustafa ka filluar disa takime. Ai ka mbajtur dy të tilla, një me kryetar të komunave të rajonit të Dukagjinit dhe një me Policinë Kufitare e drejtues të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit.


Ndërsa për mbajtjen e një takimi me partitë opozitare, Abdullahu nuk ka dhënë ndonjë kohë se kur mund të ndodhë.

Kohë të saktë, ekzekutivi nuk ka as për riporcedimin e marrëveshjes në Kuvend, ndonëse janë bërë dhjetë ditë që kur kjo marrëveshje më kërkesë të kryeministrit Mustafa është tërhequr nga Kuvendi.

“Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë por me krijimin e rrethanave optimale për këtë çështje. Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë”, ka thënë Abdullahu për lajmi.net.

Ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi edhe pse është nënshkruar me 25 gusht të vitit 2015, ende nuk ka ndodhur nga Kosova. Kjo pasi versioni aktual është kundërshtuar nga partitë opozitare dhe ekspertë të fushës duke thënë se nga kjo marrëveshje Kosova humbë afër 8.000 hektarë tokë.

Ndërsa mos ratifikimi i saj është bërë kusht nga BE edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

Ylber Hysa: Kufiri Kosovë-Serbi është 130 vjet i vjetër


Kufiri lindor dhe verilindor i Kosovës me Serbinë është ndër kufijtë më të vjetër ndërkombëtarë në rajon, i ratifikuar me marrëveshjet e Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit. Ky është kufiri otoman me Mbretërinë Serbe nga jugu i Vranjës deri në Jarinjë, që me shkallë të lartë legjitimiteti historik ka shërbyer si bazë e kufirit Kosovë-Serbi

Debati i ngritur së fundi rreth kufijve të Kosovës, që është ngrehur zvarrë që nga një ndryshim i pretenduar fantom kufijsh që kanë zhvendosur një pjesë të Kosovës duke i marrë asaj një pjesë me etnikum shqiptar për t’iu shtuar një pjesë tjetër në veri, është një temë interesante që më shumë si mit apo trajtim është bërë disa herë në margjina të shoqërisë, por kurrë i patrajtuar publikisht dhe nga profesionistët.

Si i tillë ai është hapur shpesh në Beograd në kuadër të tendencave të hapura për ndarje të Kosovës apo “korrigjim kufijsh”, që nga Qosiqi, Kërstiqi, akademiku Samarxhiq, e Iviqi, dhe historianët e ndryshëm serbë që kanë tentuar të shpjegonin që Kosova dhe kufijtë e saj janë një krijesë artificiale komuniste që nuk ka bazë të jetë një entitet i veçantë. Një trajtim i këtillë është përvjedhur edhe në disa analiza ndërkombëtare që kanë operuar mbi disa supozime të përsëritura medialisht.

Debati i fundit që është iniciuar në Parlamentin e Kosovës, për herë të parë ka ngritur një temë të këtillë në domen publik.

Duhet thënë që kufiri verior dhe verilindor i Kosovës, që nga pika në juglindje të Vranjës e deri në Jarinjë në veri, është në fakt njëri nga kufijtë më të vjetër ndërkombëtarë në Ballkan, që njihet si i tillë së paku qe 130 vjet. Si një kufi ndërkombëtar në mes dy shtetesh sovrane, mu në kufirin e sotshëm, ishte një vijë kufitare e vendosur me Marrëveshjen e Shën Stefanit, në mars të 1878-s, dhe Kongresin e Berlinit, në qershor 1878, që njohën pavarësinë e plotë të Principatës së Serbisë. Sipas kushteve të marrëveshjes, Serbia mori nën kontroll distriktet otomane, sanxhakun e Nishit, territori i të cilit përfshinte në jug hapësirën deri në Vranjë. Si një kufi i brendshëm administrativ që ndante provincën e Kosovës dhe Nishin, po e njëjta vijë kufitare daton që nga fillimi i shek. XIX.

Gjatë dekadës së parë të shek. XX, Mitrovica së bashku me rrethinën e saj më në veri, deri në pikën e sotshme kufitare në Jarinjë, mbetën nën vilajetin otoman të Kosovës, i ndarë nga Serbia në pjesën verilindore dhe lindore, pikërisht në vijën e njëjtë kufitare të sotshme që ndan Kosovën nga Serbia. Detajet mbi këtë vijë kufitare janë të qarta dhe të dokumentueshme në hartat e kohës së shkallës së lartë nga kalimi i shekujve XIX e XX. Njëra nga këto harta të shkallës së lartë 1:210,000 është përgatitur për nevojat e Shtabit Suprem të Armatës Otomane më 1901-1902. Ajo tashmë është e digjitalizuar në Universitetin e Harvardit dhe sillet për herë të parë në publicistikën shqipe (shih foto 1). Në seksionin e përqendruar në pjesën e cilësuar si rajon i Prishtinës mund të vërehet qartazi kufiri ndërkombëtar në mes të Perandorisë Otomane (vilajeti i Kosovës) dhe Serbisë, në hapësirën afër pjesës së Vranjës në jug e deri tek pika më veriore e Kosovës. Pjesa më veriore e këtij porcioni të kufirit është treguar në majën e këndit të majtë të hartës dhe tregon kufirin në veri të Podujevës. Prej ku kufiri i orientuar në drejtimin veri-jug kthehet nga perëndimi në pjesën më kulmore të hartës, vija kufitare shkon nëpër fshatrat kosovare, Sllatinë, Reçicë, Belushë dhe Tërnavicë nga perëndimi-veriperëndimi deri tek fshatrat Majdevë dhe Zërnasek. Të gjitha fshatrat janë të regjistruara në hartë me shkrim arab, respektivisht otomanishte të vjetër. Pjesa tjetër e kësaj harte tregon hapësirën territoriale në perëndim të pjesës së përmendur më lart. Në pjesën verilindore të këndit të djathtë të kësaj pjese të hartës përfshihet pjesa e locuar në lindje dhe jug të qytetit të Novi-Pazarit. Në pjesën e këndit më të lartë në të djathtë (verilindje) mund të shihet fshati Leshak, pak më në jug të Jarinjës, që i takon Kosovës. Nga këtu, pjesa e tehut lindor të hartës kalon mu në lindje të fshatrave kosovare të Suhadollit të Banjës, Padinës dhe Uglarit, afër Zubin-Potokut. Ç’është e vërteta, një pjesë e vogël e këtij tehu lindor të Kosovës nuk paraqitet deri në fund në hartën e Shtabit Qendror të Armatës Otomane. Por ky kënd është i balancuar në kombinim me përdorimin e një harte të provinencës tjetër, nëse konsultohet harta ushtarake austro-hungareze për këtë hapësirë, që është përpiluar më 1898, dhe e printuar më 1910. Harta në fjalë është e përmasave 1:200,000, që është digjitalizuar në Bibliotekën universitare Eötvös Lóránd të Budapestit (shih: foto 2). Seksioni tjetër i kësaj harte nga pjesa e Novi-Pazarit tregon vazhdimin e kufirit Kosovë-Serbi që shkon në perëndim të fshatit Zërnosek. Kufiri duket që vazhdon vijën ekzistuese deri në Jarinjë, mu në veri të Leshakut. Nga Jarinja vija kufitare vazhdon tutje në veri, nëpër shtratin e lumit Ibër, ku Sanxhaku i Novi-Pazarit mbetet në të djathtë të këtij lumi dhe Mbretëria Serbe në lindje të Ibrit. Lumi Ibër ishte kufi në veri deri në derdhjen e lumit Rashka në Ibër, më në jug të Rashkës, që ishte qyteti i parë i Serbisë në Ibër. Nga kjo pikë kufiri shkonte nga rrjedha e epërme e lumit të Rashkës në jugperëndim, deri te fshatrat në Milatkovcë, në bregun të majtë të lumit Rashka, që ishte pjesë e Serbisë, dhe në Panojovicë, në pjesën e djathtë të lumit Rashka, që ishte pjesë otomane e territorit, në distriktin e Novi-Pazarit. Nga kjo pikë kufiri otomano-serb e lë lumin e Rashkës dhe vazhdonte në drejtimin nga veriperëndimi, në vijën që përcillte vargmalet me kuotën 880 m lartësi mbidetare, afër luginës së Tushimlës në Sanxhak. Në fakt, Sanxhaku i Novi-Pazarit ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës deri në shpërbërje të Perandorisë Otomane më 1912. Qyteti i Mitrovicës mu në këtë kohë arriti një rëndësi kulmore pikërisht duke qenë stacioni i fundit kyç i hekurudhës së re strategjike që lidhej me Selanikun, në vitin 1873-78, por që administrohej nga Novi-Pazari në atë kohë. Sanxhaku i Novi-Pazarit, edhe pse nominalisht perandori osmane, praktikisht ishte nën mbikëqyrjen austro-hungareze deri më 1908.

Pas fundit të luftës ballkanike më 1912, provinca otomane ishte e ndarë në mes të Mbretërisë së Serbisë, që kishte marrë pjesën e lindjes dhe jugun e Kosovës, dhe Mbretërisë së Malit të Zi, që kishte okupuar pjesën perëndimore të Kosovës. Gjatë Luftës së Parë Botërore armata austro-hungareze i kishte dëbuar ushtritë serbe e malazeze, por fundi i luftës solli prapë sundimin serb pas nëntorit 1918, njëherë në formën e Mbretërisë serbo-kroate-sllovene dhe pastaj Mbretërisë Jugosllave, që inkorporoi Kosovën në territoret e saj. Kështu, kufiri i dikurshëm kosovaro-serb ishte tash kufi i brendshëm administrativ, por prapë i pandryshuar. Më 1929 mbreti Aleksandër suspendoi Parlamentin dhe Kushtetutën dhe filloi një centralizëm administrativo-territorial, me qëllim të shpërbërjes së njësive administrative të entiteteve historike-gjeografike. Njësia e imponuar territorialo-administrative u imponua banovina. Kështu, e tërë Maqedonia dhe pjesa e Vranjës dhe rajonet e Kosovës rreth Prishtinës, Gjilanit e deri te Prizrenit u bënë banovinë e Vardarit me seli në Shkup. Një pjesë tjetër e vogël e Kosovës rreth Podujevës e Vushtrrisë u bë pjesë e banovinës së Moravës me qendër në Nish. Pjesa tjetër e Kosovës, perëndimi – Peja, Gjakova, Rahoveci dhe veriu - Istogu, Skenderaj, Mitrovica, Trepça, Leposaviqi, së bashku me një pjesë të Dalmacisë dhe Malit Zi u bënë banovinë e Zetës.

Në fakt, ky rirregullim radikal i kufijve të brendshëm ishte një eksperiment afatshkurtër dhe nuk zgjati më shumë se një dekadë, kur me fillimin e Luftës së Dytë Botërore territori në fjalë u vendos nën okupimin gjerman, italian e bullgar.

Pas Luftës së Dytë Botërore pushteti komunist me Titon rivendosi njësitë historike administrative-gjeografike Bosnjë- Hercegovinën e Kosovën, duke respektuar kufijtë e vjetër historikë. Sikurse edhe kufiri i Kosovës, po ashtu edhe ai i Bosnjës njihet ndër kufijtë më të vjetër historikë dhe si të tillë u rikthyen dhe u respektuan si kufij administrativë nga Jugosllavia e dytë. Në këtë aspekt, kufiri Kosovë-Serbi pas vitit 1945 ishte kryesisht i njëjtë si ai i Kosovës me Serbinë i kohës otomane, që shkonte deri në Jarinjë, sikurse 130 vjet më parë.

Në fakt, ky kufi lindor kosovar ishte me precedent historik nga më të vjetrit në rajon dhe si i tillë u respektua, por sfidë për kufi të ri ishte kufiri kosovaro-maqedonas, që nuk kishte precedent historik, në fakt i takonte po të njëjtit Vilajet të Kosovës që qendrën e pati në Shkup, pastaj në Prishtinë. Në këtë problematikë bënte pjesë edhe Presheva, e cila si luginë në jug të Vranjës kishte qenë pjesë e po të njëjtit kufi otoman të para 130 vjetësh. Kjo pjesë kufitare e Kosovës nga lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia ishte kufi administrativ që u bë kufi ndërkombëtar më 1992, dhe që kishte përcjellë kufirin natyror të vargmalit të Sharrit.

Kufiri i vendosur me Luginën e Preshevës, si kufi kosovaro-serb duket se ndoqi një logjikë të aneksimit të kësaj pjese për arsye strategjike, pasi që Lugina ishte vendkalimi natyror i ndërlidhjes së korridorit që lidhte Serbinë me basenin e Egjeut, me Maqedoninë. Në këtë aspekt kufiri i dikurshëm otomano-serb nga më në jug të Vranjës deri në Jarinjë, i vendosur në Konferencë dhe me marrëveshje ndërkombëtare para 130 vjetësh, kishte relevancë ndërkombëtare që është respektuar me shkallë legjitimiteti dhe permanencë në masë të madhe si kufi kosovaro-serb, i pranuar madje edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos. Ky kufi 130 vjet i vjetër ishte po ashtu kufi i Vilajetit të Kosovës, që ishte entitet i pranuar administrativ otoman.

Nga kjo mund të shihet se nga periudha 1878-1912, kufiri me relevancë historike në mes të Serbisë dhe Perandorisë Otomane ka përcjellë vijën nga jugu i Vranjës në Jarinjë, ndërsa kufiri tjetër pas 1945, kufiri në mes të Kosovës dhe Luginës së Preshevës si Serbi ka qenë i karakterit të brendshëm administrativ dhe nuk ka shërbyer për kontroll të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, deri në shpartallimin e RSFJ-së dhe pavarësimit të Kosovës.

Kufiri i Kosovës, sipas Kushtetutës së fundit jugosllave të vitit 1974, nuk është as rastësi e as invencion komunist, siç ka pretenduar nganjëherë një pjesë e historisë nacionaliste serbe. Ai është ndërtuar mbi precedentët historikë të kohës dhe të verifikuar nga marrëveshjet ndërkombëtare. Ky kufi i demarkacionit serbo-otoman, njëkohësisht kufi i Vilajetit të Kosovës, është shtrirë nga Lugina e Preshevës në jug të Vranjës, deri tek pika e sotshme kufitare - Jarinjë, duke ruajtur relevancën e legjitimitetit për kufirin e ardhshëm Kosovë-Serbi. Si i tillë, ky kufi është më i vjetër sesa kufijtë e natyrës administrative në mes të Kosovës dhe Serbisë, te Dheu i Bardhë nga Lugina e Preshevës, që qartazi u inkorporua në Serbi për shkak të relevancës komunikative të korridorit gjeografik që përmes basenit të Vardarit mundëson lidhjen Panoni-Egje, dhe për të thyer kompaktësinë etnike shqiptare në këtë hapësirë gjeografike. Por ndryshimet e supozuara të mëvonshme pas vitit 1945, nuk janë të dokumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike.

Realisht, që nga krijimi i shtetit të parë serb ndërkombëtarisht të njohur që u përkufizua me Kosovën, kufiri në mes të Kosovës e Serbisë në konstelacione të ndryshme kohore e politike ka histori relativisht të gjatë për kushte ballkanike. Ai është vendosur për 134 vjet, nga të cilat ka shërbyer si kufi me kontroll për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave për nja 47 vjet, ndërkohë që për 33 vjet kufiri ka qenë jofunksional dhe për vetëm 10 nga to plotësisht i ndryshuar, ndërsa për 66 vjet të tjerë ky ka qenë kufiri administrativ i njohur nga dyja palët dhe nga akti më i lartë ligjor, Kushtetuta e përbashkët jugosllave.

Me fjalë të tjera, nga 134 vjetët e vendosjes së këtij kufiri, ai për 113 vjet ka shërbyer si i tillë, herë si kufi shtetëror herë si administrativ, i njohur dhe i pakontestuar nga palët.

Prandaj, kontestimi dhe mosfunksionimi i sotshëm i kufijve duket aq më joreal.

Në fakt, politika hegjemoniste beogradase që nga Naçërtanja e tutje deri në Memorandumin e Akademisë së Shkencave ka synuar që përmes kontestimit të kufijve të bëjë zhbërjen e entiteteve që nga Bosnja e deri në Kosovë, që pjesërisht e ka arritur me krijimin e Republikës Serbe, të kufijve brenda kufijve. Kontestimi i kufijve të 1974-s ka qenë dhe është pjesë e kësaj logjike.

Fotolegjenda: Harta e ushtrisë së Perandorisë Osmane, nga viti 1901-1902

Fotolegjenda2: Vinjeta

Kufiri i Kosovës, sipas Kushtetutës së fundit jugosllave të vitit 1974, nuk është as rastësi e as invencion komunist, siç ka pretenduar nganjëherë një pjesë e historisë nacionaliste serbe. Ai është ndërtuar mbi precedentët historikë të kohës dhe të verifikuar nga marrëveshjet ndërkombëtare

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...