Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/19

Preç Zogaj: Ju tregoj “Fillimet” e viteve ‘90-’92

Intervistë me Preç Zogajn, autorin e librit “Fillimet”....

Untitled2“Fillimet” nis pikërisht me vitin 1990, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Ky libër do të jetë botimi i ardhshëm i UET- PRESS, që mban autorësinë e Preç Zogajt.
Librat me natyrë eseistike nga zhanri i esesë politike që shkrimtari Preç Zogaj ka nisur të shkruajë që prej vitit 1996, janë përmbledhur në kuadër të kolanës “Scripta Imanent” (E shkuara mbetet), botuar nga UET- PRESS. Në vitin 2009 është botuar libri “Institucionet e Tranzicionit” 1 dhe 2, një përmbledhje e publicistikës së tij politike që nis me “Rënien e zgjedhjeve” e deri tek “Paradhoma e një presidenti”; të gjitha këto janë një fotografim e refleksion i ngjarjeve politike të kohës. Prania e autorit gjatë këtyre ngjarjeve që përshkojnë periudhën e gjatë të tranzicionit në Shqipëri, ka bërë të mundur që përmbledhjet të vijnë me një frymë realiste, duke sjellë bashkë me faktet një pjesë të mirë të përjetuar prej tij.
Përshtypjet e dikujt, i cili mund të dëshmojë që në gjenezë periudhën e tranzicionit, përbëjnë kështu një dëshmi unike të kësaj periudhe për lexuesin. Në vitin 2012 vjen një tjetër vepër; “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”, pjesë e së njëjtës kolanë. Të dy këta libra tashmë të botuar, rrëfejnë për “Shqipërinë e tranzicionit” dhe atë të pas viteve 2000, ndoshta qëllimisht për t’u mbyllur me atë që duhet të ishte hapja e kësaj historie 24-vjeçare, viti i brishtë 1990. Viti ku filloi gjithçka. Viti ku Shqipërisë nuk i ishin tharë ende mirë “lotët” e vdekjes së diktatorit e ku kryetari i ri Ramiz Alia, një vazhdues besnik i stereotipeve komuniste, ishte gjendur në kohën dhe vendin e gabuar sepse mesa duket, regjimi ishte në grahmat e fundit. Protestat e studentëve të dhjetorit, intelektualëve dhe njerëzve të thjeshtë ishin bërë një zë tashmë i fortë që dashje padashje do të përcaktonin rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim…
Intervistoi: Silvi Bakiri
Çfarë përfaqëson për ju libri “Fillimet” në raport me librat e tjerë të zhanrit politik?


prec zogajNë raport me librat e tjerë që siç e dini, ndjekin rendin kronologjik të ngjarjeve nga një  periudhë në tjetrën, “Fillimet” është libri i parë që shkruhet dhe botohet i fundit. Kam nisur të shkruaj ese politike në vitin 1996, duke marrë shtytje nga zgjedhjet politike të atij viti dhe kam vazhduar deri në vitin 2012. Mungonte libri i fillimeve, i ngjarjeve të periudhës 1990-1992, në të cilat, sipas meje, është plazmuar njëzetvjeçari që jetuam më pas. “Fillimet” është ky libër.
Libri ka trembëdhjetë kapituj, një hyrje dhe një  “në vend të mbylljes”. Çfarë është lënda e tij? Janë kujtime, dëshmi, histori, apo refleksione? Çfarë?
Çdo ngjarje e jetuar, posaqë shkruhet pasi ka ndodhur, qoftë edhe po të ketë ndodhur dje, është kujtim, në fund të fundit. Por as që më ka shkuar në mendje të shkruaj kujtime. Në këtë libër, sikurse në librat e tjerë të së njëjtës kolanë, ka dëshmi, ka episode, ka kronikë, ka histori për aq sa mund të precipitojë histori nga shoshitja në kohë e dëshmive. Ka padyshim refleksione që tentojnë të përtojnë kuptime dhe mendime të caktuara rreth një përvoje të caktuar. Reflektimet janë ato që i “sjellin” në aktualitet ngjarjet e dikurshme.
A mund të themi se kemi në këtë libër një histori më të sistemuar të ngjarjeve të startit të demokracisë së re shqiptare?
Ngjarje ka shumë, por nuk pretendoj se janë të gjitha këtu. Nuk më shkon mendja. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj se unë nuk jam historian, as i kam vënë vetes për qëllim të ulem e të shkruaj një libër historik. Jam një shkrimtar dhe publicist që ka qëlluar të jetë edhe pjesëmarrës në disa prej ngjarjeve më të rëndësishme politike të viteve nëntëdhjetë dhe më vonë. “Fillimet” është thjesht libri im, nuk është historia e fillimeve. Janë shkruar disa libra për vitet nëntëdhjetë. Sekush ka shkruar librin e tij, por edhe sikur t’i shkrinim në një libër të vetëm gjithë librat e botuar nuk mund të themi se kjo është historia. Deviza e shkrimtarit është e vërteta për ngjarjet që fut në libër, jo tërësia e tyre.
Cili mendon se është raporti midis ngjarjeve të jetuara dhe ngjarjeve të hulumtuara në librin tuaj?
Ndoshta pesëdhjetë me pesëdhjetë? Eh, nuk e kam bërë në fakt këtë llogari. Ka ngjarje, episode dhe fakte që i kam marrë nga dëshmitarë dhe autorë të tjerë, nga konsultimi i dokumentacionit të ruajtur në arkiva privatë, partiakë apo të shtetit. Tabloja do të ishte e mangët dhe e varfër nëse do të mbështetej vetëm mbi çfarë kam parë unë.
Libri nis me ngjarjet e vitit 1990 në Shqipëri, vit ky që kishte pasuar rënien e Murit të Berlinit? Cilat janë momentet kyç që përcaktuan të ardhmen e vendit në atë kohë?
Në rrafshin ndërkombëtar janë përmbysjet në Europën ish-komuniste. Në planin e brendshëm mendoj se si momente kulmore, flas gjithnjë për vitin 1990, janë tentativa e një grupi shkodranësh për të rrëzuar bustin e Stalinit në lulishten kryesore të qytetit të tyre, protestat dhe demonstratat e qytetarëve të Kavajës, ngjarjet e ambasadave, disa intervista, shkrime dhe qëndrime të reja të intelektualëve dhe krijuesve të avanguardës, ku veçohen për rrezen e re të guximit në kontekstin e kohës dhe për impaktin e madh në publik artikulli i profesor Ylli Popës “Në kërkim të kohës së humbur”, intervistat e Ismail Kadaresë dhe Sali Berishës, dhënë përkatësisht gazetave “Zëri i rinisë” dhe “Drita”; ikja e Kadaresë në muajin tetor, konferenca letrare e Korçës në fillim të muajit nëntor, aktet e rebelimit në Institutin e Lartë të Arteve, për të mbërritur te ngjarja më madhore, Lëvizja studentore e dhjetorit 1990.
Çfarë nënkuptoni saktësisht kur e quani Shqipërinë e asaj periudhe as Lindje, as Perëndim?
Deri në vitin 1990 Shqipëria në fakt kishte qenë Lindje, sa i takon sistemit. Komuniste si Rumania, Bullgaria e tjerë. Ashtu edhe ishte mbajtur në këmbë. Në vitin 1990, me rënien e komunizmit në Europë, Shqipëria ishte për herë të parë në historinë e saj realisht as Lindje, as Perëndim. Vetmia e saj kishte dalë e pritej të dilte në pah si asnjëherë tjetër, një vetmi në sytë e mbarë botës, që ka qenë më e rralla e vetmive. Vendi më i mbyllur, më i braktisur dhe më i harruar i Europës, doli papritur në pahun e kohës si guri i fundit i dominosë në lojën e madhe të përmbysjeve demokratike, duke tërhequr mbi vete një vëmendje të panjohur më parë.
Çfarë i bashkon dhe i ndan më së shumti këta tre emra: Azem Hajdari, Eduard Selami dhe Sali Berisha?
Po përpiqem të kuptoj cili mund të ishte interesi publik për përgjigjen e kësaj pyetjeje. Të tre, Azemi, Berisha dhe Selami janë personazhe të një protagonizmi që nuk është i njëjtë dhe kanë secili vendin e vet, besoj të merituar, në librin tim. Ata dhe themeluesit e tjerë besoj se i kishte lidhur ëndrra e demokracisë. Azemi ishte një tribun dhe më kujtonte gjithnjë një përcaktim që kam lexuar diku për heroin, që ka diçka irracionale në besimin dhe guximin e tij për të hapur rrugën. Ishte një njeri i pambledhshëm në kornizën e partishmërisë. Ai konkurronte sipas meje në sfera të tjera, për sfida të tjera më popullore, më të epërme, që nuk kishin lidhje me jetën e partisë në atë kuptimin që kishte ngulitur doktrina puniste e partisë mbi të gjitha. Në këto sfera ma merr mendja se e kishte vetëdijen e të qenit unik, i pazëvendësueshëm. Berisha ishte projektimi i liderit politik prej kohës, formimit dhe natyrës së tij. Eduardi ka spikatur me moderacionin dhe finesën. Në libër këto skicime lexuesi i gjen më të zhvilluara.
Në libër rrëfeni për një takim të Berishës, Hajdarit, Selamit dhe tuajit me Ramiz Alinë një natë përpara demonstratës që çoi në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Një ditë që sot konsiderohet në mënyrë simbolike si “shpartallimi” përfundimtar i imazhit të paprekshëm të diktatorit Hoxha. Çfarë ndikimi pati PD dhe zoti Berisha në gjithë këtë ngjarje?
Delegacioni i PD-së qe thirrur në takim nga Presidenti i kohës, Alia, për të diskutuar situatën e krijuar në vend nga greva e urisë e studentëve që kërkonin heqjen e emrit të Enber Hoxhës universitetit. PD i mbështeste studentët, por rrëzimi i monumentit dhe heqja e emrit të Enver Hoxhës ka qenë vepër e studentëve grevistë, e sindikatave të pavarura, e qytetarëve të lirë dhe antikomunistë të Tiranës, ku janë shquar si protagonistë grupi i ish të përndjekurve politikë të rrugës së Kavajës dhe disa individë të tjerë që guxuan më shumë se të tjerët. Kjo ngjarje e madhe është trajtuar me hollësi në librin tim, duke e zhvendosur “ fokusin” sa në shesh, sa në Komitetin Qendror.
Në libër gjithashtu përmendet edhe momenti i ardhjes për herë të parë në Shqipëri i Sekretarit të Shtetit amerikan, Xhejms Bejker. Ju madje e quani këtë çast si shfaqjen më madhështore proamerikane të bërë ndonjëherë. Kur i riktheheni sot: ai çast u glorifikua nga etja e shqiptarëve për liri, apo sepse pati vërtet rëndësi strategjike në fatet e vendit?
Nga të dyja. Shqiptarët u kthen në aleancën e tyre natyrale gjeostrategjike. Ende e kam parasysh momentin kur në shoqërinë e kryeministrit Ylli Bufi, Xhejms Bejker u ngjit në tribunën e ngritur para monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu dhe prej aty, përballë detit njerëzor që valëzonte deri në thellësi të bulevardit dhe rrugicave, i drejtoi Shqipërisë fjalët e paharrueshme “mirësevjen në familjen e kombeve të lira”. Akoma më rrënqethet mishi kur e kujtoj. Nuk ishim ne që po prisnim Amerikën, ishte Amerika që kishte zbritur në Tiranë dhe po na uronte mirëseardhjen. Nga gjithë një pështjellim pamundësie për të dhënë diçka të denjë në shkëmbim, kisha ngushëllimin e vogël të kisha marrë pjesë në përgatitjen e fjalës që do të mbante në atë miting madhështor kryeministri Ylli Bufi. Kur ishim ulur për të shkruar fjalimin, edhe pse të vetëdijshëm për rëndësinë historike të vizitës së Sekretarit të Shtetit, nuk e kishim imagjinuar dot gjithë atë masë të stërmadhe njerëzish dhe atë shpërthim të jashtëzakonshëm të mikpritjes popullore në sheshin “Skënderbej”. Më pat pushtuar një frikë se mos fjalimi do të stononte me muzikën madhështore të sheshit, por kur dëgjova kryeministrin, kuptova se kishim qenë në një gjatësi vale me bashkatdhetarët tanë dhe kishim kapur nga zyrat tona akordet e ndjeshmërisë popullore..
Ftohja me z. Berisha është një moment që ka ngjallur gjithnjë shumë debat. I kujt ishte vendimi për t’u shkëputur? A ishte ky vendim i shtrirë në kohë?
Me Berishën kemi hyrë pothuajse njëkohësisht në Lëvizjen e Dhjetorit. Jemi takuar në një mbledhje shumë të rëndësishme të shtabit studentor me një delegacion të Ramiz Alisë në datën 10 dhjetor në mbrëmje. Mua më kishin ftuar Azem Hajdari dhe Shenasi Rama. Berishën e kishte ftuar Azemi gjithashtu. Në korridorin e godinës ku ishte lënë të zhvillohej mbledhja mbërritëm pothuajse në një kohë. U takuam përzemërsisht, pa habi, si të ishim marrë vesh me kohë për t’u takuar në atë start apo udhëkryq të historisë së re. Njiheshim prej disa vitesh. Unë e kam mbështetur atë për t’u bërë kryetar i PD-së. Momenti i parë i thyerjes erdhi kur ai më kërkoi të shkarkoja F. Çupin pas një interviste që ky i fundit i kishte dhënë një gazetari nga Kosova për gazetën “Koha jonë”. Ka qenë fillimi i muajit gusht 1991, Çupi punonte drejtor i QNK-së, Berisha ishte lënduar jo pa të drejtë, por unë kisha disa arsye etike për të refuzuar kërkesën e tij. Folëm në telefon shumë gjatë dhe si përfundim, më tha ndershmërisht se nuk do të kisha më mbështetjen e tij. Pastaj erdhi Kuvendi i parë i PD-së, ai u ngrit nga llozha dhe erdhi në foltore për të replikuar me mua, e kështu me radhë.
“Fillimet që jetuam gjatë” shkruani diku. A vazhdojnë akoma fillimet?
Shqipëria është sot përpara përfytyrimeve që kam patur unë dhe miqtë e mi të ngushtë në dhjetor të vitit 1990 për të ardhmen e saj pas njëzet vjetësh, fjala vjen. Por disa gjëra kanë mbetur siç kanë qenë ose janë përkeqësuar. Manipulimi i zgjedhjeve është akoma problem i madh në tapet, nëna e gjithë të këqijave, që na ka privuar nga shija e të jetuarit në atë që duhet të jetë mrekullia e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, siç ka thënë Izajak Berlin. Po na shkon jeta pa i jetuar. Tjetër! Është e njëjta gjuhë e ashpër e politikanëve në tribuna dhe ekrane, e njëjta mungesë e lëmimit dhe etikës së përsosur nëpër shekuj që do të lejonte bisedën, e njëjta traditë për t’u ujitur si lule të zeza në saksi të zeza me lajmet e këqija për kundërshtarin politik edhe kur lajmet janë shpifje, e njëjta pamundësi për t’u shprehur me respekt për kundërshtarin, për të kërkuar kompromis në emër të së mirës së përbashkët apo thjesht për të biseduar me të pa bindjen e brendshme se kundërshtari është një mashtrues cinik, e njëjta mungesë totale e përpjekjes për të kuptuar arsyet e tij dhe për të gjetur diçka të pranueshme në to, por vetëm tentativë për ta asgjësuar atë, e njëjta mosmarrëveshje për tema dhe çështje që nuk e përligjin mosmarrëveshjen, i njëjti acar, e njëjta ndërprerje e komunikimit dhe bashkëpunimit, e njëjta tërheqje në llogoret dhe bunkerët e konfliktualitetit dhe luftës së ftohtë, të njëjtat tema në shqyrtim, të njëjtat trajtime, të njëjtat tone, të njëjtat grimasa që gjuha nuk ka fuqi t’i shprehë, të njëjtat fytyra të klonuara të padijes, dinakërisë dhe lëbyrjes, që duket qartë se kanë bërë e po bëjnë lekë me këtë zanat, e njëjta vështirësi për të pranuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimin e fushës së veprimit të politikës, e njëjta histori me të shkuarën që nuk mbetet asnjëherë prapa por u del kurdoherë përpara aktorëve politikë të radhës… A nuk është kështu? Kemi bërë zgjedhje të mira në vitin 2013, kemi patur një rotacion normal të pushtetit, por sot, një vit pas ardhjes në pushtet të koalicionit Rama-Meta, shumica dhe opozita janë në krizën më të rëndë të komunikimit dhe bashkëpunimit. Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë, sundimi i parisë vazhdon ta mundë sundimin e ligjit, sektarja vazhdon ta mundë liberalen, partishmëria vazhdon ta mundë intelektualen…
A ka zgjidhje, a ka rrugëdalje, sipas jush? Ç’duhet të bëjnë intelektualët?
Duke referuar një situate të përafërt në Poloninë e tij dhe duke shtruar të njëjtën pyetje, eseisti i madh polak Adam Michnik ka përdorur një përgjigje, që meriton të ripërdoret e “të vidhet”. “Me ç’duket, në situatën e sotme inteligjenca ka tri rrugë për të zgjedhur: bashkëfajësinë, frikën ose sakrificën. Ekziston ndoshta edhe një rrugë e katërt: të mos tradhtohet disiplina shpirtërore individuale në momentet më të vështira dhe nën kurrfarë presioni. A mund ta ndihmojmë njëfarësoj botën? Sikur ta dija se nuk mundemi, do t’i kisha dorëzuar armët dhe do të trishtohesha, por ja që e ndjej se ka ende për të fituar apo humbur”.
Ka ende për të fituar apo humbur…

"Shqiperia, ankthi dhe endrra"

Amik Kasoruho

Sa ishte gjallë shkrimtari shqiptar  Amik Kasoruho sjell dy analizat me serioze qe i ka bere Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise.

"Shqiperia, ankthi dhe endrra" i autorit Amik Kasoruho sjell per lexuesin fakte dhe te verteta te kohes ku ai ka jetuar. Ne faqet e ketij botimi nga "UET-Press" vijne ne nje dy librat e Kasoruhos: i pari i titulluar "Nje ankth gjysmeshekullor- Shqiperia e Enver Hoxhes" dhe i dyti "Cmimi i nje endrre- zgjimi i mundshem i Shqiperise". Ishte ideja e botuesit Henri Cili qe te bashkonte ne nje liber dy analizat me serioze qe autori i ka bere Shqiperise: Shqiperise se Enver Hoxhes dhe Shqiperise se Ramiz Alise. Duke krijuar nje pamje e plote, ku ankthi dhe endrra e nje vendi shfaqen me te gjitha emocionet, qartesine, qetesine dhe thellesine e mendimit te nje deshmitari si Amik Kasoruho, i cili njohu burgun, pushkatimin e babait, debimin, mohimin e shume te drejtave per vete dhe familjen e tij. Pervoja e gjate ne fushen e perkthimit e ka bere autorin mjeshter ne ndertimin e infrastruktures se librit. Ai eshte i qarte per kapitujt, temat, hyrjet dhe mbylljet. "Shqiperia, ankthi dhe endrra" i Amik Kasoruhos, eshte nje refleksion i ftohte, i thuket i historise se Shqiperise se Enver Hoxhes. Libri apo me sakte pjesa e pare e tij, u botua se pari ne vitin 1994 ne Itali dhe prej asaj kohe ka njohur kater ribotime, vleresime te kritikeve, profesoreve te filozofise dhe politikes, eshte shoqeruar me parathenie nga njerez te fushes se letrave. Amik Kasoruho, e shkroi librin per lexuesin italian, i cili, e ka pritur mire, shenje e kesaj eshte ribotimi hera heres, ftesa speciale dhe biseda me ish presidentin italian, Ciampi, si dhe marrja e librit si reference ne lice te ndryshem klasike ne Itali per te studiuar historine e Shqiperise se kohes se Enver Hoxhes.





"Si i eliminoi Enver Hoxha bashkepunetoret"


Pjese nga libri i pare, "Nje ankth gjysmeshekullor 
- Shqiperia e Enver Hoxhes"


Me kalimin e kohes dikush filloi te afirmohej pak si teper dhe kjo nuk mund t'i shkonte per shtat kujt pretendonte t'i shtrengonte fort ne dore frenat e pushtetit. Keshtu, qe ne ditet e para te rezistences, filluan "spastrimet" qe do te karakterizonin gjithe historine e Partise Komuniste Shqiptare: me pretekstin per te denuar nje sjellje te ndaluar nga morali partizan, u pushkatua Ramize Gjebrea (i dashuri i saj, Zaho Koka u vra ne nje mision


lufte). Qe kjo nje mase qe synonte te kufizonte promiskuitetin ndermjet luftetareve dhe mund t'i njihet nje fare vlere, por ne rastin e Gjebrese u zbatua me nje rigorozitet te tepruar. Ramize Gjebrea, nje studente mjaft e bukur dhe teper inteligjente e shkolles normale te Tiranes, po afirmohej si nje organizatore e afte e levizjes se rinise (BRASH -it). Ne te njejten organizate, nje rol te barabarte, si anetare e Komitetit Qendror te saj, kishte edhe Nexhmije Xhuglini, e fejuara e Enver Hoxhes. Ndoshta kjo mund te ndihmoje per t'u kuptuar dicka me shume. Por rasti Gjebrea-Koka ishte i vecante, ata duheshin, gje qe, ne kushtet e jetes nder male, vlente sa nje martese e rregullt. Zaho Koka ishte nje komandant i dashur nga partizanet dhe nga populli i Bregut, i ndershem, inteligjent dhe me kulture. Te dy bashke do t'u kishin nxjerre telashe atyre qe luften clirimtare e konsideronin nje fare trampolini te ambicieve personale.


Vete Nako Spiru, aso kohe sekretar i pergjithshem i BRASH -it, pak dite mbas kesaj ngjarjeje, pat deklaruar se rinia nuk mund te edukohej me metoda drastike. Si duket ai e njihte lokucionin amor omnia vincit, por gabohej: as ai nuk qe ne gjendje te parashikonte se e gjithe jeta e vendit do te pershkohej nga kultura e urrejtjes. Ne rrethana qe nuk u sqaruan kurre u eliminua nje figure tjeter e shquar e PKSH dhe e Frontit, Mustafa Gjinishi. Intelektual, idealist, zoterues i mire i anglishtes (meqe kishte kryer studimet ne Institutin Teknik amerikan te Tiranes), nje dite u gjet i vrare shume larg vijes se zjarrit. Nuk u mesua as nga kush dhe as si. Deri sa zgjati lufta, partia dhe fronti e konsideruan nje deshmor. Vec ne ditet e para mbas clirimit ne fillim u peshperit, pastaj filloi te flitej me kembengulje, deri sa Hoxha e tha haptas, se Gjinishi kishte qene nje spiun i anglo-amerikaneve. Hapi nga deshmor ne tradhtar kishte qene shume i shkurter dhe nuk kushtoi gje: te vdekurit nuk mund te kene te drejte, Ne vitet e mepasme, gati te gjithe bashkepunetoret me te ngushte te Hoxhes ose u pushkatuan ose u "spastruan". Koci Xoxe, sekretar organizativ i PKSH , anetar i Byrose Politike, nenkryeminister dhe minister i Brendshem; Pandi Kristo, anetar i Byrose Politike, nenkryeminister; Nako Spiru, anetar i Byrose Politike, nenkryeminister dhe minister i Ekonomise; Bedri Spahiu, prokuror i pergjithshem i shtetit dhe me vone minister i Arsimit; Mehmet Shehu, anetar i Byrose, shef i Shtabit te Pergjithshem, minister i Brendshem dhe, per tridhjete vjet, kryeminister; Beqir Balluku, anetar i Byrose, nenkryeminister dhe minister i Mbrojtjes; Liri Belishova, anetare e Byrose Politike, sekretare e Komitetit Qendror; Liri Gega, anetare e Komitetit Qendror; Tuk Jakova, anetar i Byrose, nenkryeminister dhe minister i Ekonomise, sekretar i KQ; Kadri Hazbiu, anetar i Byrose, minister i Brendshem dhe pastaj i Mbrojtjes; Abdyl Kellezi, nenkryeminister dhe minister i Financave; Vasil Kati, minister i Tregtise se Jashtme; Koco Theodhosi, minister i Industrise dhe Minierave. Ketyre emrave u duhen shtuar ata te permendur me pare te Sejfulla Maleshoves, te Ymer Dishnices, te Gjergj Kokoshit, te cilet e paten pesuar qe ne kohet e para. Dhe pastaj Dali Ndreu, gjeneral; Koco Tashko, nder themeluesit e PKSH , anetar i KQ dhe per nje kohe te gjate ambasador ne Moske; Petrit Dume, gjeneral, zevendes minister i Mbrojtjes; gjeneralet Tahir Kadare, Gjin Marku, Rrahman Parllaku, Muharrem Kokomani, Nexhip Vincani, Halim Xhelo, Sadik Bekteshi dhe me tej anetaret e KQ Shyqyri Kellezi, Pajo Islami, Njazi Shehu, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Mihallaq Zicishti, Dashnor Mamaqi, Naxhije Dume (e cila pat qene edhe minister i Arsimit}, Nesti Nase (edhe minister i jashtem), Hasan Dume (zevendes minister i Arsimit), gjenerali Hito Cako (drejtor i drejtorise politike te Ministrise se Mbrojtjes), Maqo Como (minister i Bujqesise), Pirro Dodbiba (minister i Bujqesise), Fiqret Shehu (e shoqja e Mehmet Shehut dhe anetare e KQ), Llambi Zicishti, (minister i Shendetesise). Njeriu nuk mund t'i mbaje mend emrat e te gjithe atyre, te cileve iu ngjit etiketa spiun, tradhtar, armik.


(Amik Kasoruho lindi në vitin 1932 në Tiranë. Ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962. Më tej u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990.

Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë, më pas si punëtor ndërtimi në Gosë, gjeometër, si teknik ndërtimi në NSHN Durrës.

Pas rrëzimit të diktaturës largohet drejt Italisë, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari.

Vdekja e tij erdhi pas një sëmundje në mushkëri.

Krijimtaria:

Më së shumti krijimtaria e tij u fokusua në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj.

Vepra të tij

“Një ankth gjysmëshekullor” (1997)
“Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000)
“Midis qiellit dhe burgut”
“Ikje nga trilli i perëndive” (Roman autobiografik)
“Pa mëri - Publicistika e jetës sime” (2013), (Përfshihen shkrime dhe intervista të autorit, botuar në shtypin shqiptar.

Përkthime:

Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Një ndër përkthimet e tij të fundit ishte edhe "Revolta e Atlasit" e shkrimtares dhe filozofes së mirënjohur amerikane Ayn Rand.

Cmime dhe dekorata:

Fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.
Në vitin 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”.

Kasoruho është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.)

Kapja dhe ulja në Rinas e avionit jugosllav F-84G Thunderjet

Related image

Agim Bacelli 

Kjo ka ndodhur në datën 21 Korrik 1967 në mëngjez.

Ishte një ditë vere e bukur kur fare papritur në qiellin shqiptar, në drejtim Peshkopi - Martanesh - Tiranë, në lartësi shumë të ulët gati rafsh me malet, një avion i huaj me flamur e shënja të RFJ po fluturonte në qiellin tonë. Nga shënjat dalluese dhe nga forma e kuptuam se qe një avion jugosllav gjuajtës bombardues i lehtë. Për interceptorët e radiollokacionit shqiptar, kishte qënë e pamundur të kapej ky fluturim. Ora mund të ketë qënë në atë kohë rreth 7 ose 7:30 e mëngjezit dhe pjesa më e madhe e fektivit të Regjimentit të Rinasit ishin pushim pasi një natë më parë regjimenti kishte patur fluturim natën. Beqarët flinin në hotelin tonë në Rinas dhe familjarët duhet të vinin nga Tirana në punë aty nga ora 10. Ata që nuk kishin patur fluturim; një grup i vogël pilotë dhe teknikë, po qëndronin diku nën hije të pemëve, afër klasave tona të përgatitjes ajrore dhe toksore. Mesa mbajmë mënd, atje qe edhe ekuipazhi i bombarduesit IL-28, që zakonisht nuk fluturonte natën dhe komandanti i saj, vlonjati Bajram Hitaj.
Ata që e kishin parë të parët avionin armik, nuk u thanë aviatoreve që gjendeshin jashtë zonës së lajmërimit, bile edhe atyre që ishin në gadishmërinë roje; pilotët e gatshëm Koço Biku dhe Roland Sofroni e morën vesh krejt rastësisht.

Ja si e tregon vete Koço Biku këtë ngjarje:

"Une nuk kame ndonje dell shkrimtari, por ne nje tregim parapelqej realitetin si dhe "zbukurimet" e autorit qe nuk e shtremberojne kete realitet. Jane keto, zbukurimet, qe ja ritin vleren shkrimit, ndryshe te gjithe do shkruanin, se cdo njeri ka ne jete gjera per te treguare por, menyra e tregimit nuk mund te jene te tek te gjithe e njellojte; ka tregime dhe tregime, pamvarsisht se mund te kane te njejtin subjek. Me pake fjale, jam qe tregimi i ngjarjes tejete sa me i vertete. Nuk jam nga ata qe dua te mburrem dhe te tregoj se c'far akti heroik kam bere. Une bera detyren ndaj Atdheut, ate detyre qe do ta bente gjithekush qe mendon se eshte ne sherbim te lirise, dinjitetit dhe paqes se atdheut e kombit te vet.
Sic e thashe me siper, qe te isha plotesisht i sakte, me duhej te keshillohesha me shoket e mij me te cilet kemi qene protagoniste ate dite kur detyruame nje avion jugosllav ta ulim ne pisten e Rinasit. Kam biseduar me Bardhi Lubonjen dhe me te tjere. I ndjeri Mahmut Hysa ka vite qe ka vdekur.

Ne efektivi i gadishmerise "cifti roje", si dhe z. Mahmut Hysa, i cili nuk kishte shkuar ne shtepi pas perfundimit te fluturimeve naten, po pushomin ne dhomen e gadishmerise, rreth ores 07.00 z.Mahmut me thote mua, "hajde dalim perjashta per te pire nje cingare, boll fjetem e pushuame. Dhe keshtu te dy u cuame nga krevati, duke i lene te tjeret ne dhome ( Bardhosh Hasanin dhe Roland Sofronin) dhe duallme perjashta. Tek dera e gadishmerise une i zgjata paqeten e cingarreve Mahmutit dhe nderekohe qe po pergatitsha tja ndesnja cingaren, degjojme nje zhurme, qe sa vinte e shtohesh, ishte nje uturime jo e zakoneshme per ne. Nuk aritem te ndesmin cingaret, Mahmuti qe e dalloj dhe percaktoj se kjo eshte nje zhurme avioni te huaje, bertiti me sa fuqi qe kishte ( ose mund te theme, uluriti ) "Njeshi! Njeshi!" (Komande kjo per ciftin roje per tu ngritur ne ajer.) Te dy vrapuame drejt avionave te ciftit roje, Mahmuti u fute ne kabinen e avionit te pare te cifti roje qe ne fakt me takonte mua por meqe Mahmuti ishte komandanti im, zuri vendin tim. Mbas tij edhe une hipa ne kabinen e avionit te dyte (pra dolla shoqerus i Mahmutit, pamvartesisht se ne gadishmeri roje isha une si komandante cifti dhe z.Roland Sofroni shoqerusi i ciftit roje.) Mbas Mahmutit dhe meje, te gjithe ato qe degjuane thirjen e Mahmutit u paraqiten ne vendet e tyre te punes dhe filluane veprimet per pergatitjen e leshimin e motoreve te avioneve. Motoret e avionit ku do fluturonte Mahmutit nuk u leshua ne tentativen e pare si rezultat i ngutjes e mos kordinimit te efektivit teknik, mekanik e shoferit te makines se leshimit, detyrimisht perseriten leshimin. Ndekohe une pergatitja veten per tu ngritur, pra po vishnja parashuten, p;rsa une po lidhesha, i thashe teknikut te avionit, z.Aleks Mitro qe te leshonte motorat, te cilet u leshuan me sukses. Mbas leshimit une deturimisht nuk mund te prisnja leshimin e avionit te pare por fillova te leviz per ne brezin e ngritjes, nderkohe qe dhe z.Mahmut me bente me shenje ( akoma nuk kishim lidhur radion bashke ) qe te vazhdonja veprimet per tu ngritur ne ajer, jo te prisnja ate, se dhe ay pas pak do te ishite ne ajer.

Ishte Mahmuti i pari qe percaktoj se kishim nje shkelje te hapsires ajrore nga nje avion i huaj dhe ne keto raste keshtu veprohet, ay qe eshte me afer avionit, qe shkon me shpejt tek ai, do te ngrihet ne ajer, se po te presesh qe te njoftohet ay qe eshte ne radhe, kalon kohe dhe sic dihet ne aviacion edhe sekondat jane te vlefshme.

Te gjithe pillotet ne ate kohe ishin te pergatitur per te kryer veprimet ne raste shkelje te hapsires ajrore, dhe nuk duhet te neglizhohet dhe ajo qe ne rast shkelje (pra nje situatre luftarake) me e drejte dhe me e garantuare realizimi i detyres eshte dhe shkalla e pergatitjes se efektivit, ku duhet te theksoj se shkalla e pergastitje se z.Mahmut ishte disa here me e larte se e imja dhe e Rolandit, ai ka qene pjesmares eshe ne kapjen e nje avioni amerikan.

Nuk kam mundesi se si ta pershkruaj momentin qe pashe avionin jugosllav, jo se ka kaluare kohe, se ate moment nuk besoj se do te harroj sa eshte jeta ime, por dua te them vetem kaq, se si do behsh ti kur brenda shtepise tende shikon nje njeri te pa njohur dhe te armatosur? Sigurisht qe do te ngrihen qimet e kokes perpjetre pasi nuk e di qellimin e tij. Edhe une kur pashe bombat te varura ne krahet e avionit dhe predhat reaktive, nje avion te armatosur, qe me nje shtypje suste ato perfundojne mbi token, shtepine, mbi popullin dhe Atdhen tim. Te them te verteten, momentalisht gati sa nuk qellova mbi te, pa menduare aspak pasojat, por sic duket me kethelloj mendjen urdheri i Vendkomandes Qendrore, "Mbaje ne shenjester, asnje veprim me armaturen, as nje veprim me topat e avionit!! " Me thene te verteten une aparaturen e armatimit (shinjestren dhe topat) i kisha vene ne pune dhe ishin ne gadishmeri per te hapur zjarre ne cdo monet dhe mund te hapnja zjarr edhe pa komande, por vetem ne se shikonja qe ai, avioni jugosllav, do te hapte zjarre mbi vendin tone ose mbi mua.

Mos zbulimi nga mjetet radiolokatore nuk duhet te cilesohet si je mangesi e madhe e kohes, sepse aftesite e tyre per zbulim ne lartesi te vogel e ne teren te thyer malor, jane shume te kufizuara, pastaj edhe regjimi i punes se tyre, pasi nuk mund te mbash te gjithe sistemin e zbulimit radiolokator (zbulimin e larget, zbulimin ne lartesi te vogla, etj ) per njezet e kater ore ne pune. Me kete rast le te kujtojme qe avioni jone UTI MIg ne vitin 1997 shkoj u ul ne itali, pra fluturoj mbi det ne lartesi te ulet dhe nuk u zbulua nga italianet.

Une mendoj se piloti jugosllav u tregua i ndershem dhe tregoi te verteten se kishte humbur. Humbja e orjentimit eshte nje fenomen i njohur ne aviacion dhe ai ka vetem nje shpegim, thjeshte thyerja e rregullave nga vete piloti ose nga komanda qe organizon e zhvillon fluturimet, pra kemi dhe mos pergatitje te mjaftueshme te pilotit, etj etj, qe per ne pak rendesi kane pse ka ndodhur ajo humbje orientimi nga piloti jugosllav, ai per ne do te quhej shkeles i hapsires tone ajrore dhe ne rojet e saj do ta cilesonim armik. Pamvartesisht se ai deshte apo nuk deshte te shkelte hapsiren tone ajrore, kishte apo nuk kishte urdher apo detyre ta shkelte, etj. Ky qendrim nuk eshte aspak ne kundershtim me mikpritjen qe ne aviatoret; te gjithe ushtaraket, i beme mikut te pa ftuare. Ne, kur morem vesh se ai nuk kishte erdhur te na godiste por thjesht si humbes, e trajtuame si te barabarte me ne, ndame ushqimin dhe gjithecka me te. Mbaje mend qe personalisht i kame dhene me gjithe zemer nje pakete duhan "Diamant," me te mirat qe prodhoheshin e perdoreshin ne ate kohe tek ne, por nuk i tregova se isha nje nga ata pilote qe e kapem ne ajer."

Ndërsa pilotët Koço Biku dhe Mahmut Hysa bënë rrethimin dhe detyrimin e pilotit jugosllav te ulej në tokë, ata që ishin jashtë "Çiftit Roje" na japin të dhëna nga situata luftarake në tokë.

"Ne morëm vesh, - do të tregojë piloti i Mig-21, Bardhi Lubonja, - kur dëgjuamë zhurmën e motorrit të avionit armik që ishte një zhurmë ndryshe nga ai i motorrave të avionëve tanë. Menjëherë u çuamë në këmbë dhe u drejtuamë andej nga na erdhi zhurma. Fill pas asaj zhurme dëgjuamë edhe lëshimin e çiftit roje në gadishmërinë tonë që përbëhej nga dy çifte Mig-19. Koçua me inisiativën e tij dhe pa marrë lejë, doli në brezin e ngritjes i vetëm dhe për dy minuta u gjend në ajër përballë avionit armik jugosllav. Ndërkohë qe bërë gati edhe Mahmut Hysa i cili i doli avionit jugosllav nga prapa.
I gjithë hoteli i beqarëve ishte zgjuarë, pilotë e teknikë, ashtu në brekë e kanatjere, kush me makina e kush më këmbë, kishin arritur tek avionet e gadishmërisë luftarake të vijës së dytë dhe tek vëndqëndrimet e tyre të maskuarë në brigjet e lumit të Tiranës. Një nga ata që arriti i pari tek vija e dytë e gadishmërisë, ka qënë Gezdar Veipi, i cili në brekë e kantiere, pa shlemofon, së bashku me një teknik, kishin bërë gadi avionin për fluturim. Paspak edhe Gezdari u gjend në ajër si një "kuçedër" me flokët që i ngriheshin përpjetë nga forcat e rëndesës dhe nga ajri në kabinë. Ai dhe tekniku i tij, nga nxitimi kishn harruarë të hapnin 8 çelsat në kutinë e mbyllur me kapak peçikllasi në krahun e djathtë të pultit të komandimit, të cilët kanë një rëndësi jetike pasi pa hapjen e tyre nuk punojnë shumë sisteme dhe agregatë në avion siç janë hapja dhe mbyllja e rotave në ajër, sistemi katapultimit, bërja e qitje - bombardimit, etj. Ata çelsa, për masë sigurie, rrinë mbyllur kur avioni nuk është në vijën e parë të gadishmërisë luftarake. Avioni me rrota të hapura dhe me shpejtësi të vogël vinte vërdallë në ajër si një i dehur.
Ne shikonim të shqetsuar aeroplanin e G.Veipit të veçuar me rota të hapura e shpejtësi shumë të reduktuar, ai mundohej të mbështeste sa të mundte çiftin e
parë, por në ato kushte e kishte shumë vështirë.
Koço Biku, me gjakftohtësi dhe me mënçuri, i jep shenjë pilotit jugosllav se nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të ulet në aerodrom ose të presë sfidën e dyluftimit ajror! Kur Piloti jugosllav pa se edhe dy avionë të tjerë i qëndronin në krah, pranoi të dorzohet dhe dha shenjën e uljes duke lëshuarë dhe rrotat dhe duke ju drejtuarë aerodromit por në drejtim të kundërt nga ne uleshim zakonisht."

Përballë armikut

Barjam Hitaj bën gadi pistoletën

- Ndërkohë që avioni armik jugosllav po bëhej gati të ulej në aerodrom, - vazhdon tregimin Bardhyl Lubonja, - unë së bashku me shefin e Shtabit të Regjimentit Ajror, Vasil Qiraxhiu dhe pilotin e bombarduesit, Bajram Hitaj, një ish partizan, kishim mbritur në startin e veriut të pistës me "gazin e komandës" dhe atje na u dha urdhëri nga shefi që ta prisnim pilotin armik.
Gjatë rugës nëpër rrugën lidhëse që ne e quajmë "ruloshkë", B.Hitaj nxjer pistoleten e mbush dhe e mban jashtë dritares, duke thënë, "Te jemi gati për çdo situatë...Mbase ai ka erdhur të na ftojë në duel duke qënë ndonjë pilot AS jugosllav!" Shefi i shtabit, V.Qiraxhiu me gjakftohtësi i thot, "Bajram, fute në këllef atë pistoletë se nuk do jetë e nevojshme..." Unë qesha duke mos e miratuar atë mendim kaçakshe të pilotit trim.
Aeroplani jugosllav pasi bëri dy rutullime mbi aerodrom, erdhi në ulje me kursin e veriut, ne zakonisht përdornim uljen në drejtim të jugut.
Formacioni çift i avionëve të "vijës së parë" me pilotat, M.Hysa dhe K.Biku qëndronin në reth mbi aerodrom deri sa piloti jugoslav fiku motorin dhe filloj
të dalë nga kabina.
Avioni qëndroi atje ku ne i dhamë shënjën. Ishte një avion Saber siç e thashë më sipër, i cili pak a shumë ngjet me avionin tonë Mig-17 por që kishte ngjyrë të gjelbër ndryshe nga ngjyra e argjëndët e avionëve tanë. Avioni kishe dhe shënjën e Forcave Ajrore Jugosllave me yllin e kuq brënda një rrethi të bardhë. Nr. i Avionit ka qënë, në mos gaboj, 11. Ne i zgjatëm një shkallë pilotit jugosllav por ai hapi disa pedale në trupin e avionit dhe zbriti i qetë. Pasi na nderoi ushtarkisht dhe na tha se cili ishte, na pyeti se kush ishim ne. Ai quhej Bozhidar Vojeviq dhe ishte pilot i ri aq sa isha dhe unë në atë kohë, 23-24 vjeç. Përkthimin na i bënte perfekt shefi i shtabit të regjimentit tonë ajror, z. Vasil Qiraxhiu i cili kishte bërë dy vite shkollë në jugosllavi për pilot. Bozhidari ishte veshur me një palë kominoshe fluturimi, që ishin në të njëjtën kohë dhe kostum mbipeshash. Jashtë jakës të xhakaventos i shkëlqente një kryq i vogel i arte, Vasil Qiraxhiu me mjeshtëri e delikatesë ja futi atë poshtë jakës, që mos bëhej shkak për diskutime kur ne të gjithë ishim urdhëruarë të ishim ateistë.
Vasili me thote mua, "Bardhi, ti ri këtu pranë aeroplanit", ndërsa ai me pilotin jugosllav dhe B.Hitën u nisen me "gazin" në drejtim të komandës së
regjimentit.


Enigma e "mysafirit" të paftuar

Rruga e Gabuarë Corrigan

- Gjate kohës, që qëndrova pranë avionit F-86, e shikova mirë nga të gjitha anët dhe shova kureshtjen time. Ishte hera e parë që po shikoja një aeroplan amerikan real dhe jo si në mësimet taktike, maketet apo fotografitë.
Aeroplani i lyerë me ngjyrë të gjelbër ngjasonte si një bretkosë. Dukej se ishte i përgatitur për qitje dhe bombardim pasi në krahët dhe poshtë
trupit kish një numur bombash mesimore dhe raketa të pa drejtuara.
Koço Biku, më foli për disa detale të kësaj ngjarje, në aerodromin tonë Rinas.
Skuadrilja me F-86 "Saber" kryente stervitje luftarake dhe ishte ribazuar
ne aerodromin e Zemunit. (Beograd-Zemun është një bazë ajrore e Sërbisë e disllokuarë 15-20 km në veri perëndim të Beogradit, afër lumit Sava, që ka qënë një bazë e "Royal Yugoslav Air Force" me emrin Dojno Polje dhe që njëkohësisht është dhe baza e parë ajrore jugosllave.)
Ditën e shkeljes të hapësirës ajrore të Shqipërisë, ky aeroplan ishte ngritur nga ai aerodrom dhe do vinte në një poligon stërvitor të Kumanovës në Maqedoni për të kryer detyrën e tij stërvitore. (Nuk është aspak e vërtetë ashtu siç shkruhet tek Free Wikipedia, Operacionet Luftarake të FASH.) E vëteta është siç thotë z. Koço Biku, piloti jugosllav kishte humbur. Kur humbet orientimin, ai që është pilot e di mirë se çfar ngjet, është vështire të mos shqetesohesh, të mbash gjakftohtësinë dhe të përqëndrohesh për ta rivendosur atë. Në aviacionin botëror, humbja rrugës dhe orientimit thirret "Rruga e Gabuar e Korriganit". Kjo është quajtur kështu pasi në vitin 1938: Aviatori Douglas Corrigan u ngrit nga një aerodrom i New York-ut, duke thënë se ai do të shkoje në Kaliforni. Përfundimisht, pas një fluturimi të gjatë dhe në drejtim të gabuar ai përfundoi në Irlande! Nga ky shkak edhe sot, humbja në ajër do të thirret "Rruga e Gabuar Corrigan."
Humbje orientimi ka pasur dhe nga ana e pilotëve tanë disa raste, për të cilat kanë folur më parë vetë pilotët. Rasti i pilotit Fari Bubsi që pilotonte mbi detin Adriatik është një rast sa fatal aq edhe heroik. Ai në vënd të drejtohej nga bregu lindor u drejtua nga bregu perëndimor i Adriatikut dhe si pasojë avionë luftarakë italianë e rrethuanë dhe e detyrunë të ulej në Bari. Bubësi i zgjuarë, imitoi uljen me mashtrim dhe kur italianët menduanë se e ulën, ata u futën në rreth për ulje, Bubësi duke i dhënë shpejtësinë maksimale avionit, u ngrti dhe fluturoi rafsh me detin deri në bregun lindor duke i lënë krejt të habitur dhe të befasuarë italianët. Këtë e kam të dëgjuarë, nuk e di sesa është e vërtetë. Në Wikipedia tregohet për pilotin Luto Sadiku në Jugosllavi që ka bërë të njëjtën gjë por unë nuk e kam dëgjuarë kurrë atë histori.


Piloti jugosllav, Božidar Vojeviq

- Ai qëndroi dy ditë në infermjerinë e regjimentit për trajtim dhe kontroll shëndetsor, - vazhdon tregimin Bardhi, - pastaj e sollën në një dhomë të katit të dytë të hotelit tonë ku jetonim ne, pilotet dhe teknikët beqarë. Unë në atë kohë jetonja në katin e tretë me pilotin Bilal Josa.
Božidar ishte një njeri i thjeshtë dhe i afrueshëm, ne flisnim me të nga një herë. Na ndihmonte rusishtja për të komunikuarë, kurse përkthyesi më i mirë i tij ishte shefi i shtabit V.Qiraxhiu. Në përgjithësi ai u trajtua shumë mirë dhe pas disa ditësh dukej shumë i qetë dhe i sigurtë. Filloi edhe të luajë shah dhe bilardo me ne.

Në ate kohë në biseda të ndryshme spekullohej për një kërkesë për azil politik nga ana e pilotit jugosllav. Disa mendonin se u aratis nga
Jugosllavia për arësye politike, disa flisnin nga frika se po të kthehej në Jugosllavi do e burgosnin etj. Të gjitha këto nuk ishin të vërteta se po të
deshte ai që të arratisej, shkonte në një vënd më demokratik se Shqipëria. Të vërtetën e di vetë ai, por sipas mendimit tim, ai thjesht humbi orientimin.
Unë mendoj se si pilot i ri, thjesht është gëzuar, që pa një aerodrom përpara në kohën që ka qënë i shqetsuarë nga humbja.

Pas disa ditësh, vjen një ekip nga Forcat Ajrore Jugosllave, i cili bëri bisedime me palën shqiptare dhe aritën marveshjen të marin aeroplanin dhe pilotin. (Si rregull, ne e kishim që nuk i dorzonim avionët e kapur.)
Aeroplanin jugosllav F-86 e mori me fluturim nje kolonel nga anetarët e komandës të regjimentit të Zemunit dhe ai u shoqërua deri në kufirin tonë
shtetëror nga një çift avionesh tanë, Mig-19.
Bozhidari me anëtarët e tjerë të ekipi jugosllav u nisen me makina në drejtim të Jugosllavisë duke na lënë lamtumirën dhe duke u përqafuarë me ne.

Ne të gjithë u habitem me një gjë, ata sollën me vete edhe një kamion të vogël e shumë praktik, i cili ishte në të njëjtën kohë autobot, tërheqes, furnizues me ajer, me O2 dhe "APA," d.m.th. gjenerator elektrik për lëshimin e motorëve të aeroplanit. Ne kishim nga një makinë për çdo lloj përdorimi!
Kjo ngjarje bëri efekt tek ne dhe për shumë kohë nuk ndaluan diskutimet nga me të ndryshmet.



***********************

17 korrik 1967, data e lavdisë së forcave ajrore shqiptare, ja si e ulën avionin jugosllav


Bledar Kumbulla & Riza Lahi

Ja se si ka ngjarë sipas burimeve tona. Le t’i referohemi njërit nga të tre pilotët që realizuan kapjen, Koço Biku.
“Sapo kotesha, kur ndjej se një këpucë po i binte këpucës sime. “Hajt, çohu, të pimë cigare”… ”Po lëm, o komandant Mahmuti të fle edhe pak.!” “Hajt, hajt, çohu! Gjumash. Na e nxirr paqetën se më është mbaruar e imja!” “Po, ja ore, merre paketën e pi sa të duash, po më lër të fle edhe pak!” Ai, prapë me këpucë. “Boll fjete se budallallepsesh kur fle shumë, gjumash! Çohu ta pijë bashkë…hajt se do të të tregoj diçka të bukur!”
Dreq o punë. Do t’i zgjonte të gjithë ai. Bëra ç’bëra dhe u ngrita. Ai doli që nga korridori jashtë ndërtesës që mos t’u vinte tymi i duhanit atyre të tjerëve që po flinin. Unë, isha ende në korridor dhe s’e kisha ndezur akoma. Kur…M’u bë se dëgjova një zhurmë nga jashtë. Nuk i kushtova ndonjë farë rëndësie. Por pashë Mahmutin se si hapi krahët me cigaren ne buzë…po shihte nga qielli dhe, veç ka buçitur si i çmendur, siç bërtitet në raste alarmesh: “NJËËËËËËËSHIIIIIIIIIII”.
Dhe flaku cigaren e u sul përpara me shpejtësi skëterre drejt dy avionëve të gatishmërisë. Edhe unë pas tij me sa fuqi që kisha.
Image result for Piloti jugosllav, Božidar Vojeviq

Mahmut Hysa e kish pikasur avionin që përtej ndaj dhe dha alarm. E pashë, sigurisht edhe unë. Po vinte që nga drejtimi i Qafës së Tujanit. Ndërsa po bënin përpjekjen e dytë për lëshimin e motorëve tekniku me Mahmut Hysën, ky ktheu kokën nga avioni ynë dhe ma bëri me dorë. Qartë. Urdhri i tij ishte të mos prisja asnjë sekondë, askënd. Të mos e prisja atë, pra. Jepi ti, Koço! O burraaa!!!!
Mahmut Hysa ishte komandant në çiftin tonë. Ai po bënte përpjekjet për lëshimin e aeroplanit, ndërsa unë kapa brezin e ngritjes. Ndjeva kufje zërin e Vendkomandës së Rinasit – zërin e Kalem Torrës….Si the? Çfarë ndjenja në ata çaste kur po rendja drejt “mysafirit”? Gjithçka ndjenja qe përqendruar në “Shpejt!!!”.
Për 3–4 minuta e arrita. Zura vend pas tij 200 metro, jo 300 metro larg sa është rregullorja për të hapur zjarr, dhe i raportova Kalem Torrës në radio për shenjat e flamurit të avionit me të cilin tanimë ndodheshim vetëm për vetëm . Dukej qartë sipas flamurit në bord, se ishte aeroplan i forcave ajrore serbe. Menjëherë hapa edhe topin e tretë; e kisha harruar pa hapur atë. Dalloheshin qartë dy bombat e varura në të dy krahët dhe predhat e tija reaktive. Për herë të parë ndjeva një si makth, si siklet në veten time…..
E ndjeva një fllad ngrohësie – më qe afruar Mahmuti fare pranë. Ma bëri me shënjë që t’i afrohesha në krah, siç më qe afruar ai, pilotit të huaj. T’i afrohesha dhe t’i bëja shenja që të vinte për ulje. Ia dallova qartë siluetën e tij – kokën në shlemafon dhe me maskën e oksigjenit. Mahmuti ndenjti i tërhequr pas. Po vinte edhe një MIG – 19 tjetër. Nga indeksi i tij, kuptova se po vinte komandanti i njërës nga skuadriljeve, Gëzdar Veipi…

Image result for Piloti jugosllav, Božidar Vojeviq

Gjeneral Petrit Dume 


I bëra me shenjë pilotit serb; ia bëra duke tundur krahët,që të rrotullohej për djathtas dhe të vinte për ulje. Ai nuk mu bind. U kthye majtas. Distanca jonë u rrit. M’u bë sikur donte t’ia mbathte. Mahmuti ma bëri me shenjë që do ta ndiqte ai atë, menjëherë, kurse unë, t’i shkoja pranë atij. Ashtu bëmë.
Ndërsa unë vazhdova të sillesha përmbi aerodrome, piloti serb, nën mbikqyrjen shoqëruese prej Mahmutit dhe Gëzdar Veipit, tanimë po ulej në Rinas.
Sapo u ul, fiku motorin dhe…kishte mbërritur gazi me shefin e shtabit të regjimentit Vasil Qeraxhiun, me dy pilotë – Bajram Hita dhe Bardhyl Lubonja.
Ata i hodhën mbi kokë një thes robit, e morën në makinë dhe e dërguan menjëherë në ambulancë.
Ne të tre përfunduam në dhomën e gatishmërisë, ku na sollën për të ngrënë të dy mëngjezet bashkë. Morëm vesh që shefi i shtabit të repartit, që dinte ca sërbisht, Vasil Qeraxhiu, po e pyeste robin, por ne ende nuk e kishim parë kë kishim kapur.
Ndërkohë…Një Fiat – kuq. Të habitur pamë njëri-tjetrin.. Që andej dolli ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu…. Ai na përgëzoi nxehtësisht dhe, sigurisht që shau jugosllavët. Kishte marrë me vete edhe fotografin e ministrisë. Ai na bëri një fotografi që të tre neve: Mahmutit, Gëzdarit dhe mua….
Erdhi pasdrekja. Robi ndodhej larg nga dhoma e gatishmërisë …Ende nuk e kisha parë nga afër as avionin e as pilotin serb që e ruanin me roje. U nisa. Meqenëse më ishin mbaruar cigaret, bleva një “Diamant”….A më lanë rojet me automatik te dera ku rrinte Bozhidari? Po, si jo, ore. Ishin ushtarë të repartit e më njihnin, mua, oficerin e tyre.
Piloti jugosllav, që quhej Bozhidar, më duket se më njohu. Megjithëse me pajimet e fluturimit ne e kishim parë nga afër njëri-tjetrin që në ajër. Ai kishte hequr pjesën e sipërme të kominosheve se ishte shumë vapë. Rrinte ne kanotiere, mbytur në djersë… Një kryq i varej në qafë.
Nuk kishte future asgjë në gojë. E kishte lënë ushqimin aty të paprekur. Unë nxora paqetën dhe i bëri me shenjë nëse donte një cigare. Robi pohoi me sy dhe me kokë. Në sytë e tij nuk shihej urrejtje por pikëllim. Ia hodha në prehër “Diamantin” e sapo nisur dhe u largova për ta lënë në vetminë e tij.
Duket sipas një marrëveshjeje, avionin e çarmatosur, ua kthyem sërish ushtrisë serbe. Erdhi ta merrte inspektori i aviacionit jugosllav. E priti komandanti i aviacionit shqiptar, Edip Ohri. Gjuajtës Bombarduesi G- 94 ishte ekuivalent me gjuajtës – bombarduesin me të cilin mbaronin shkollën pilotët tanë, MIG – 15….
Ja tani, të shikojmë burimet jugosllave rreth kësaj ngjarjeje.
Dokumentet origjinale janë nxjerra nga dosjet e RGJB 98 te publikuara ne internet, që vërtetojnë ketë ngjarje, janë:
67-11 10.10.67. F-84G 235.lbae/98.abr a.Ladjevci ppor. Bozidar Vujovic greškom sletio u Tiranu.
Burimet Jugosllave të kohës, janë shumë të pakta dhe pothuajse nuk i referohen fare kësaj ngjarjeje qe i turpëroi për një çast. Gjithsesi…
Një avion gjuajtës-bombardues i tipit F-84G, kryen ulje në Tiranë, më 17 Korrik 1967.
Në atë periudhe avioni, me numër bordi 711, shërbente në bazën ajrore Ladjevci në Krajlevo, te Serbisë së sotshme. Kjo ishte një bazë fushimi veror e Regjimentit 98 Gjuajtës-Bombardues te FA Jugosllave, qe si baze kryesore kishte Petrovacin ne Maqedoni.
Atë ditë, Skuadrilja e II e RGJB 98, kishte detyrë qitje-bombardim në poligonin e Forcave Ajrore në Kumanovë, Maqedoni. Fluturimi do të kryhej në kushte vizuale navigimi, duke qenë verë dhe kohë shumë e mirë. Si gjithmonë, këto fluturime kryhen ne orët e para të mëngjesit dhe ashtu u be edhe atë ditë.
Piloti i ri 24 vjeçar, Toger Bozidar Vujoviç, niset nga Ladjevci për në poligonin e Kumanoves. Gjate rrugëkalimit, humbet orientimin dhe futet në hapësirën ajrore të Shqipërisë, duke dalë gabimisht mbi aerodromin e Rinasit. Pas alarmit ngrihen 3 MiG-19 dhe e detyrojnë të ulet. 67-11 është seriali i avionit, në korrespodim me atë origjinal amerikan.
Duhet theksuar se një numër F-84Gsh, u modifikuan si zbulues taktik nga industria vendase…përfshi këtu edhe ‘711’ dhe morën emrin e koduar IF-84G ose RF-84G, për “iskankanje”, para, rikonjicion.
Piloti i kësaj ngjarjeje, nuk fluturoi me, pasi u përjashtua nga Aviacioni.


*******




Majori i aviacionit shqiptar rrëfen për flotën ajrore

Me  24 Prilli  të vitit 1951, për herë të parë një avion shqiptar fluturonte mbi qiellin e Shqipërisë, dhe çështë më e rëndësishmja këtë e pilotonte një pilot shqiptar korçari Peço Polena, dhe kjo ditë shënonte fillimin e aviacionit luftarak shqiptar, dhe kujtohet si festa e krijimit të kësaj arme të Ushtrisë Shqiptare. Po si u arrit në këtë ditë që ishte një start për armën e aviacionit, por edhe finish i një punë parapërgatitore që ishte bërë vite më parë për të arritur në këtë. Si u arrit që Shqipëria e vogël të kishte një flotë ajrore që mbase për përmasat që kishte vendi ynë me rreth 300 avionë reaktivë, ndoshta ishte ndër më të mëdhatë në rajon, por edhe të kompletuar jo vetëm me avionë gjuajtës, transportues por edhe helikopterë, armë kundërajrore, por mbi të gjitha me kuadro oficerë, aviatorë, teknikë të aviacionit, meteorologë etj. Për këtë flasim me një nga pionierët e aviacionit shqiptar zotin Petrit Malindi. Malindi që sot i ka kaluar të 85 vjetët, mbahet mirë fizikisht, ka një kujtesë të mahnitshme dhe logjikë shumë të fortë, kjo ndoshta edhe për shkak të jetës së shëndetshme që ka bërë gjithmonë në profesionin e tij, duke qenë se përveçse pilot ka qenë edhe gjimnast, kampion i Shqipërisë me Partizanin, pra gjithmonë një jetë shumë aktive fizikisht dhe mendërisht. I lindur në fshatin Malind të Skraparit, tashmë prej dekadash jeton në Tiranë me familjen e tij, duke jetuar me kujtimet e një kohe të lavdishme që nuk është më dhe bartës i memories së shumë shokëve të tij të cilët kanë rënë në krye të detyrës dhe arma e aviacionit për vetë veçantësinë e tij ka shumë. Ndonëse tashmë është shkëputur nga shërbimi aktiv prej gati 40 vjetësh (është larguar nga aviacioni në vitin 1975, në kulmin e sulmit kundër oficerëve madhorë kur ishte vetëm 47 vjeç, paradhoma e një dënimi më të ashpër por që për fatin e tij të mirë gjithçka është ndaluar këtu), pilotimi, avionët shokët me të cilët ka punuar mbeten në zemrën e tij. Shumë nga shokët e tij të aviacionit nuk jetojnë më sepse kanë rënë në krye të detyrës. Sepse e gjithë jeta e tij është e lidhur me historinë e aviacionit, që tani thuajse nuk ekziston më, të paktën jo në përmasat e para viteve 90.

Zoti Petrit kush ishin ato djem që u bënë pilotët e parë shqiptarë? Si u zgjodhën ku u përgatitën për të qenë pjesë e armës së aviacionit?

Grupi i parë i aviatorëve që do të formonin skuadriljen e parë, ishin njerëz drejtpërsëdrejti që vinin nga lufta partizane dhe direkt mbas çlirimit u dërguan që të studionin në Jugosllavi. Por pas prishjes me Jugosllavinë u transferuan në Bashkimin Sovjetik, në Kiev në kryeqytetin e Ukrainës por edhe në qytete të tjera të Bashkimit Sovjetik, dhe pikërisht nga ky grup ishin pilotët e parë. Një grup tjetër ku bëja pjesë edhe unë u përzgjodh nga shkolla ushtarake Skënderbeg, që ishte hapur me njëherë pas çlirimit, kryesisht me nxënës që gjithashtu vinin nga rradhët partizane. Nuk pati një përzgjedhje në kuptimin e konkursit siç mund të kuptohet sot as në kuptimin e njohurive dhe as të aftësive fizike por thjesht ishim të piketuar nga komanda e shkollës. Ne u dërguam në qytetin Borisoglebsk, në Obllastin e Voronezhit në Federatën e sotme Ruse. Shkolla mbante (dhe mban edhe sot) emrin e Valery Shkallovit një figurë e shquar e aviacionit dhe shkencës ruse e sovjetike, por ajo që kishte rëndësi ishte një nga shkollat më të mira që egsistonin në Rusi për pilotimin

Si ishte jeta juaj atje në një vend, krejt të ndryshëm nga Shqipëria e asaj kohe. Si përshtatët në këtë ambient të ri?

Në fillim ishte mësimi i gjuhës. Gjashtë muajt e parë ishin të dedikuara pikërisht për këtë qëllim, mësimi i rusishtes me profesorë. Studentët në shkollë ishin nga të gjithë anët e Bashkimit Sovjetik dhe nga ne shqiptarët. Ku ne shkuam aty gjetëm edhe studentë mongolë, por ata ishin në fazën e provimeve përfundimtare, kështu që gjatë viteve të shkollës ishim vetëm ne dhe sovjetikët. Por jo të gjithë studentët që kishin ardhur në këtë shkollë arritën ta përfundonin, disa ishin edhe studentë të shkëlqyer në mësime, por që dolën të papërshtatshëm fizikisht për të qenë pilotë. Në grupin e parë të pilotëve të diplomuar në shkollën tonë ishin Vullnet Alija, Tomorr Avdija, Petrit Malindi, Zebo Dyrmishi, Kosta Dede, Foto Lako, Sulo Salija, Liktor Stafa. Më vonë u diplomua edhe një grup i dytë me Bardhyl Taçi, Hamit Ulqinaku (i biri i heroit të Popullit Mujo Ulqinaku), Vasil Andoni, Agim Spahiu, Anastas Ngjela,Selman Meça, Hamdi Arapi, etj. Pak a shumë në këtë kohë me ne erdhën nga shkolla të tjera të Bashkimit Sovjetik në atdhe pilotë si Niko Hoxha, Edip Ohri etj, të cilët ju bashkuan forcave Ajrore që tashmë ishin formuar.

A kishte ndonjë diferencim midis jush që ishit studentë të huaj, dhe vendasve?

Asnjë diferencim në të gjithçka ishim të barabartë, gjatë gjithë kohës studimi dhe stërvitja ishin për të gjithë njësoj. Instruktorët tanë ishin ndër pilotët më të mirë, disa kishin marrë pjesë në luftën e dytë botërore, por kishte edhe më të rinj. Në fund të studimeve ishin provimet që jepeshin përpara komisionit shtetëror të caktuar nga Ministria e Mbrojtjes e B.S. Që nga ky moment komanda e shkollës nuk kishte më punë, ata të Ministrisë në një farë kuptimi merrnin çelësin e shkollës dhe ishin përgjegjësinë për gjithçka. Ata drejtonin gjithçka në provime duke na dhënë diplomat përkatëse të dhe duke na dhënë edhe gradat ushtarake që ishin për të gjithë ato të nëntogerit.

Sovjetikët ju dhanë gradën ushtarake?

Po bile kjo pati edhe një kontrast të vogël kur u kthyem në Tiranë. Në praninë tonë, gjeneral Petrit Dume i telefonoi Enver Hoxhës, duke ju ankuar për këtë fakt që rusët na kishin dhënë gradat (gjeneral Petriti mendonte se këtë duhet ta bënte shteti shqiptar), dhe Enver Hoxha ndonëse i dha të drejtë gjeneral Petritit, i tha që këtë herë ta lëmë që të kalojë.

Ku ishte vendi juaj i punës, kush ishte aeroporti i parë ushtarak i Shqipërisë?

Aeroporti i parë ishte ai ekzistues që para çlirimit, në Laprakë në hyrje të Tiranës. Ndërkohë që skuadrilja e parë ishte e përbërë nga 11 avionë sovjetikë JAK 9, kuptohet të përdorur. Në fakt këto nuk ishin avionët me të cilët ne ishim përgatitur në shkollë, ky avion mbeti në një farë mënyre sekret. Por shumë shpejt edhe këto avionë JAK 9 nuk fluturuan më sepse erdhën avionët e ri MIG 15 që ishin më modernë dhe të rinj fringo. Këto erdhën me arka të mëdhaja dhe me një brigadë montuese që i montoi në vend në aeroportin e ri në Kuçovë që atëherë quhej qyteti Stalin. Në vitet e mëvonshme furnizimet me avionë të tillë vinin edhe nga Kina, të kamufluar me ngarkesa me mallra të zakonshme, që pastaj montoheshin në vend në aeroportet tona

Ky aeroport i Kuçovës u ndërtua më vonë?

Po ashtu si edhe aeroporti i Rinasit dhe ai i Gjadrit i cili ishte aeroport më modern dhe që kishte avionë supersonikë MIG-21.( Murat Aruçi)

Letra e Beqir Ballukut për Enver Hoxhën


Dhe me në fund nuk vura në dijeni shokët për fillimin e mbarimin e keq të këtij materiali?

Që unë merrem me përpunimin e një materiali që u ngritën në Pleniumin e 12 të Komitetit Qëndror të PPSH-së, shoku Hysni ka qenë në dijeni si nga unë ashtu dhe nga aparati ushtarak i Komitetit Qëndror, sigurisht në formë të përgjithëshme pa asnjë hollësi, ndërsa shoku Enver dhe Mehmet nuk janë në dijeni, sepse kam menduar që t’ua dorëzoj materialin e gatshëm, si bëra me materialin e katërt, kjo është një shkelje e rëndë e rregullave, që në rastin konkret unë duhet ta shtroja problemin me shokët dhe të merrja autorizim për ta përpunuar apo jo një material të tillë. Po të kisha ndjekur këtë rrugë, sigurisht që edhe konceptet e mija të gabuara, do të ishin kapur dhe goditur me kohë. Pse nuk e kam bërë unë këtë gjë?

Unë këtë gjë nuk e kam bërë pse kam menduar se po përpunoj një temë i bazuar në mësimet e vijën e Partisë dhe se ky material mbasi të mbarohej, do t’u paraqitej për aprovim shokëve. Ndërsa për anullimin e tij nuk është në dijeni asnjë nga shokët, nga ana ime, pa folur për Petritin e Hiton. Pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur se unë këtë çështje e kam parë dhe trajtuar me sy liberali, pa u shqetësuar që të rrëmoj e shof shkaqet që më kanë çuar në këto gabime dhe faje.

Dua të theksoj se problemi kryesor që kam synuar të trajtoj në këtë material ka qenë formacioni i luftimit, d.m.th. zënia e mbulimit të brezit të parë në drejtime kryesore me forca art-mitraliere me fuqi të madhe zjarri dhe të siguruara me fortifikim të gjerë xhenier, ndërsa për aktivitetin në formën që përshkruhet nuk kam qenë entuziast dhe atë unë do e korigjoja në materialin e përfunduar. Në materialin e katërt këtyre problemeve unë u dhashë rrugën që dihet, d.m.th. forcat art-mitraliere janë në skalon të parë dhe forcat e këmbsorisë në skalon të dytë dhe aktiviteti është në përputhje me tezat. Pavarësisht nga ky qëndrim i imi ndaj këtyre materialeve që vijnë në kundërshtim me tezat dhe qëndrim i padenjë si komunist para Partisë, është qëndrim negativ dhe liberal ndaj gabimeve dhe fajeve të cilat duhet t’i zbulosh me kurajo dhe t’i dënosh e luftosh me rreptësi.
Tamam se nuk i kam pastruar pluhrat ditë për ditë ashtu siç na mëson Partia e shoku Enver, në kokën time kanë zënë vënd koncepte dhe botëkuptime të huaja borgjeze-revizioniste që më çuan në këto gabime dhe faje. Pra mbyllja e materialit të tretë në mënyrë të thjeshtë pa ndërrmarë një sulm të rreptë politik-ideologjik për çrrënjosjen e këtyre koncepteve, nuk e eksludon faktin që në të ardhmen këto materiale të përdoreshin nga unë spese plagës nuk i ishte vënë gishti, bota ime e brendëshme kishte mbetur e sëmurë.

Balluku: Kam cënuar unitetin Enver-Mehmet

Shtrimi dhe trajtimi i problemeve në materialin e tretë duke mbështetur për argumentim bazimin e tezave të tij të shtrembëra në mënyrë të gabuar e tendencioze, në fjalimin e shokut Enver, që theksoi se ai është një fjalim që afirmon dhe pasuron më tej tezat, në mënyrë të paevitueshme të çon në kundërvënie dhe në cënim të unitetit në byro në mes shokut Enver dhe Mehmet, këtë gjë nuk e reflekton vetëm libri i citateve që ka shoqëruar materialin, por tërë fryma e tij, që duke përdorur në mënyrë të gabuar shokun Enver dhe Mehmet, materiali të merrte peshë dhe të bazohej.

Pavarësisht se në materialin e tretë ka probleme dhe inisiativa që nuk janë të mijat, kjo nuk ka rëndësi, përgjegjës për të gjitha jam unë. Përpunimi i këtij materiali është përshkuar nga fillimi e deri në fund nga metoda të huaja dhe të gabuara si mënjanimi i shokëve dhe aparateve, kjo ka ndodhur për dy arsye: së pari, unë duke u prirë nga mendimi se Petriti e përqafon me vështirësi të renë, kam qenë i bindur se ai nuk kontribuon në hartimin e këtij materiali që unë e konsideroja të drejtë, përveç kësaj unë kam menduar se përgjithësisht Petriti, nuk u futet studimit të problemeve thellë e me durim, dhe së dyti, faktori që përbën thelbin e problemit qëndron në faktin se unë duke qenë nën ndikimin e koncepteve të huaja më ka pushtuar ndjenja e mëndjemadhësisë dhe arrivizmit, se ja këtë përpunim shkencor, këtë temë siç e quaja unë, për zbërthimin e pasurimin e temave, grupi i punës e bëri nën drejtimin tim.

Por nga sa vura në dukje me lart, po theksoj prapë se edhe vetem revizionimi i parimeve të temës së parë të mbrojtjes, të çon në mënyrë të paevitueshme në prekjen e tërë tezave dhe në krijimin e një platforme të re, në rastin konkret antimarksiste dhe me pasoja të rënda për mbrojtjen tonë, llogjika e shëndoshë këtu të çon.

Në proçesin e këtij materiali sedra ime është prekur veçanërisht nga kundërshtimet e shokëve, por këtë çështje unë e kam quajtur normale dhe se në proçesin e punës diferencat do të rrafshohen.
Arsyeja e parë e largimit tim nga posti i ministrit është bërë për shkak të marrëdhënieve jo të mira në mes meje dhe Petritit, sidomos pas vitit 1966 kur çështja jonë u shtrua dy herë rradhazi në Byronë Politike për fajin tim. Mua kurdoherë më ka shqetësuar fakti se Petriti ndaj meje nuk është kurdoherë i hapët, ai akumulon dhe se qënien time përgjegjës mbi veten e tij nuk e tres, ai kërkon kompetenca të pakufizuara, d.m.th, fushëveprimi të gjërë, jashtë caqeve dhe kufijve të Shtatmadhorisë, unë disa herë i kam thënë që është mirë që t’i të propozosh që të dalësh zëvëndësministër i lirë dhe të marrësh nën drejtim sektorë që kam unë në lidhje, ai këtë nuk e ka pranuar. Por pas shtrimit të çështjes në Byro, shoku Petrit dhe Hito, përpunuan skemën e re, ku të gjitha armët dhe shërbimet u përqëndruan në Shtatmadhori. Unë atëhere me këtë skemë u shfaqa dakort. Kuptohet se në bazë të kësaj i gjithë aktiviteti i ministrisë u përqëndrua në Shtatmadhori dhe se edhe organet e tjera që mbetën jashtë saj, tërë aktivitetin e tyre duhet ta ndërtonin në harmoni me këtë organ, mbi bazën e kësaj metode pune, unë si ministër shpesh për shumë probleme të rëndësishme, isha i painformuar dhe në pamundësi që të ndihmoj e ngrej probleme para shokëve, këtë vërejtje ja kam bërë shpesh Petritit që ta vëj në vënd në kontaktet me mua.

Balluku: Dy herë të kërkova dorheqjen si ministër


Unë duke vërejtur difektet e kësaj strukture si dhe predispozicionin e shokëve, sidomos pas mbledhjes së Byrosë që Petriti të ngarkohet më shumë, dhe kritikat e vërejtjet në adresë time kalimin në strukturën e parë, e bëra duke kërkuar largimin tim dy herë rradhazi nga posti i Ministrit dhe ngritjen e Petritit, sepse kam menduar se qënia e tij në këtë post është më adapte se sa Shef i Shtatmadhorisë dhe në vëndin e tij të shkonte një shok i ri dhe me perspektivë, unë tashi shof se kjo çështje është ndoshta e parë, ndërsa motivimi që bëja unë në atë kohë, se këtë motivim e bëj për çështje shëndetësore, është jo i pari, por i fundit, këtë problem unë nuk e kam shtruar direkt sepse si i lidhur me mua, ky është gabim. Duke kërkuar largimin tim nga posti i Ministrit e them sinqerisht se nuk e kam menduar kurrë që të largohet Petriti, megjithë dualitetin që ka ekzistuar në mes nesh e të mbetem unë.
Unë e kam menduar e jam shqetësuar kurdoherë nëse po e kryej detyrën, sepse shëndeti më ka penguar që të ndjek në praktikë stërvitjet e detyrat e ushtrisë në stina të ndryshme të vitit e veçanërisht ato me karakter fushor.
Megjithë pikëpamjet e kritikat që i kam bërë Petritit, unë nuk kam mohuar kurrë aftësitë e tij, eksperiencën e stazhin e gjatë në ushtri, pra duke bërë këtë propozim unë kam bërë me ndërgjegjie të plotë se si për moshën, gjëndjen e tij shëndetësore dhe stazhin e gjatë në Shtatmadhori, ai është adapt për postin e Ministrit. Për sa i përket sektorit të punës ku mund të punoja unë, i kam thënë shokut Hysni se unë jam i gatshëm që të mendoj Partia, por personalisht kam menduar se mund të shërbej në aparatin e Kryeministrisë ku mund të merresha me sektorin ushtarak MCR, sigurisht mendoja se në këtë rast ky sektor mund të riorganizohej e plotësohej për të përballuar drejtimin e punës dhe përgatitjen e organeve shtetërore.
Në përfundim të kësaj letre unë i drejtohem Partisë dhe shokut Enver me ndjenjën e ndërgjegjie e plotë e të pendesës, për gabimet e fajet e rënda që kam bërë, i bindur plotësisht për drejtësinë e masave ndëshkimore të marra ndaj meje, dhe i lutem asaj nxehtësisht të më fali për dëmet që i kam sjellë.
Partia dhe shoku Enver qysh në moshën 24 vjecare më dhanë dorën, më edukuan dhe më udhëhoqën në luftën fisnike për çlirimin, ndërtimin dhe mbrojtjen e atdheut tonë socialist, dhe sot e gjithë moshën time të pjekur dhe stazhin e gjatë në gjirin e Partisë, unë rashë viktimë e presionit të ideologjisë borgjeze-revizioiniste, dhe në këtë moment tragjik të jetës sime ajo bëri të gjitha përpjekjet për të më korigjuar nga kjo sëmundje e rendë, ky qëllim nuk u arrit për fajin tim.
Balluku: I kam kuptuar gabimet, ju lutem më falni
Megjithse unë tani nuk kam asnjë të drejtë morale t’i bëj Partisë edhe kërkesën më të vogël, por megjithatë po i drejtohem me lutje zëmrës së madhe të kësaj nëne fisnike, që të më fali për gabimet dhe fajet e rënda që kam bërë, dhe të mos më rreshtoj në rradhët e armiqve të saj, por të më konsideroj si ish birin që ka gabuar rëndë dhe që kërkon dorën e fuqishme të saj, për të dalë nga bataku i urryer i botës borgjezo-revizioniste dhe të eci deri në fundin e jetës sime me kauzën e saj si patriot.
Unë i lutem nxehtësisht Partisë që këtë pjesë të shkurtër të jetës sime ta kaloj me qëllim në jetë, për këtë arsye të më japi mundësinë që atë ta kaloj në gjirin e shoqërisë tonë socialiste, me dëshirën e gatishmërisë së zjarrtë që edhe unë të jap një kontribut të vogël në betejën për ndërtimin socialist të vëndit kudo që të shikohet e arsyeshme. Bile megjithë moshën dhe gjëndjen shëndetësore jam i gatshëm edhe në punë krahu me qëllim që edhe këtë pjesë të jetës ta ngrys jo në anën tjetër të barrikadës, por në anën e Partisë dhe të popullit, sepse nga interesat dhe kauza e tyre, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë motiv që të më ndaloj, unë nga rrëzimi dhe paralizimi i ideologjisë së huaj dua të ngrihem të mos qëndroj në llumin e saj, por të eci përpara si qytetar i thjeshtë e patriot në rrugën e lavdishme që udhëhoqi Partia dhe shoku Enver, kjo është kërkesa ime e vetme në këtë moment tragjik të jetës sime. E siguroj Partinë dhe shokun Enver, se megjithë gabimet dhe fajet që kam bërë për shkaqet që shtjellova më lart të cilat i dënoj me ndërgjegjie të plotë, se në zemrën dhe në mëndjen time nuk është shuar dhe nuk do të shuhet kurrë dashuria ndaj Partisë dhe shokut Enver.
I lutem Partisë që të më japi mundësinë që të filloj jetën rishtazi, i lutem që me shpatën e saj të mprehtë të presi nga rrënjët pjesën e keqe të jetës sime, që të vete në varr jo si armiku i Partisë e popullit, por si qytetar i thjeshtë dhe patriot dhe që fëmijët e mi dhe tërë rrethi i im familjar që janë të lidhur si mishi me kockën me Partinë dhe që dënojnë me ashpërsi gabimet dhe fajet e mia, të ecin në rrugën e jetës si bij dhe bija të saj dhe jo si armiq klasor.
E përfundoj këtë letër me ndërgjegjie të tronditur dhe i penduar për gabimet dhe fajet që kam bërë, i bindur se dëmet që i kam sjellë Partisë nuk lahen as me jetën time, e cila është në dispozicioin të Partisë në çdo moment. Afirmoj solemnisht para Partisë dhe shokut Enver se me gjithë gabimet dhe fajet që kam bërë, në mëndjen dhe zëmrën time aktualisht jo vetëm që nuk është shuar, por në të kundërtën, është shtuar urrejtja kundër armiqëve imperialistë-revizionistë dhe besimi e vendosmëria për të luftuar e fituar kundër tyre, si në fushën politike, ideologjike dhe për t’i dërrmuar dhe asgjesuar në luftën e armatosur.

Rroftë Partia
Rroftë shoku Enver
Me respekt të thellë ndaj Partisë, K.Q dhe shokut Enver
Roskovec, më 18.9.1974
Ish-anëtari i Partisë
(Beqir Balluku)

SHENIMET E MEHMET SHEHUT TE LETRA E BEQIRIT


Sipas këtyre dokumenteve arkivore që disponojmë, pasi Enveri e ka parë dhe lexuar letrën, ja ka dërguar atë dhe Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Ramiz Alisë, Rita Markos dhe Haki Toskës. Kjo gjë konfirmohet edhe nga shënimi i shefit të kabinetit të Enver Hoxhës, Haxhi Kroit, i cili në letrën përcjellëse ka shënuar: “Letra e Beqir Ballukut datë 18.9.1974, ku përpiqet të shpjegojë fajet e tij për punën armiqësore dhe kërkon që t’i jepet mundësia që të punojë si qytetar i thjeshtë në këto vitet e fundit të jetës së tij.
Kanë marrë dijeni shokët Enver, Mehmet, Hysni, Haki, Ramiz dhe Rita. (Haxhi Kroi)
Ndërsa nuk dihet, të paktën zyrtarisht se si kanë reaguar Hysniu, Ramizi, Hakiu dhe Rita Marko për letrën e Ballukut, Mehmet Shehu mbi atë letër ka bërë shumë shënime gati në cdo faqe të saj ku ka shkruar:
1. Demagogji, hipokrizi, llafollogji, frikë, mbrojtje e trashë. (Këto janë shkruar me shkrimin e Mehmetit në krye të letrës) 2. Si, pse? 3. Cilat koncepte? 4. Përciptësi apo punë armiqësore? 5. Nuk është punë armiqësore kjo? 6. Ku kërkoje të shkoje si arrivist? 7. Gënjen. Beqiri në aktiv (Qershor 1974), as që përmënd fare ekzistencën e materialit të fshehtë. 8. Përse ky tendeciozitet i Beqirit, frikacak në këtë rast. Ku ka qenë që i druhet këtij…?! 9. Ku doje të arrije. 10. Ç’na mbushe mëndjen, viktimë bie një i paditur dhe jo Beqir Balluku. 11. Po, në qoftë se ne e hamë sapunin për djathë?! Po Partia jonë këtë se ka bërë kurrë. 12.Po fajet e tjera, abuzimet me pozitën zyrtare, përfitimet nga pasuria e shtetit etj?
Për shokun Enver
Këto dy relacione i kanë bërë dy ish-zv/drejtorë politikë të ushtrisë që kanë punuar për një kohë të gjatë në Drejtorinë Politike.
Unë porosita Dilaverin t’i thërriste dhe të shpjegonin se si qëndron puna e literaturës revizioiniste sovjetike që është dërguar me shumicë në ushtri dhe përdorur për edukimin politik, ideologjik dhe ushtarak.
7.X.1974 Hysni Kapo

Nje dite me Beqir Ballukun

Image result for agim bacelli

Nga Agim Bacelli


Une isha student i Akademise se Forcave Ajrore (Baza Ajrore 4004 -911- Vlore) Click here: Albanian Air Force dhe kisha degjuare shpesh neper ambjentet e shkolles te flitej per Ministrin e Mbrojtjes Beqir Ballukun sikur te flitej per nje prind te dashur dhe shume zemer mire. Kjo kishte bere tek une qe te ndjenja respekt te vecante per ate dhe te dishiroja qe ta shikoja nga afer. Asnjehere nuk e kisha pare nga afer dhe mezi prisnja qe ta shikoja, pse jo edhe ta takoja. Rasti e solli shume shpejt dhe sebep u be nje ngjarje e jashtezakoneshme dhe ndoshta unikale ne bote, dy aviona mesimore ishin rrezikuare te mbyteshin ne Adriatik me kater antaret e ekuipazhit, bile njeri ra ne uje disa sekonda dhe u shkeput perseri nga siperfaqja e detit!


Ishte vera e vitetit 1973 dhe ne kishim fluturime intensive per kalimin e studenteve nga avioni tip-61 mesimor ne avionin luftarak Mig-15. Per kete ishin zgjedhur te perdoreshin disa nga aerodromet e Shqiperise; Rinasi, Kucova, Vlora dhe Pish Poro. Instruktoret ishin te gjithe pilote te rinj dhe shume te fuqishem qe nuk lodheshin fare,disa prej tyre nuk nderroheshin por edhe ushqimin e hanin brenda ne kabinen e pilotimit. Ne kulmin e fluturimeve jepet sinjali "Te gjithe agregatet (avionat) ne toke!" Te gjitheve na shkoji mendja tek ndonje katastrofe ajrore. Sa here qe nderpriteshin fluturimet ne kete menyre,gjaku na ngrinte dhe ne me frymen pezull, qendronim te ngrire derisa te merrnim vesh se kush ishte vrare! Shyqyr, ate dite nuk kishte ndodhur katastrofe por premise per katastrofe. Qene rrezikuare te vriteshin 4 aviatore; dy instruktoret Ivanov Meta e Muzafer Zaho dhe dy studentet Ramadan Anija e Sami Bolena.

Ishte natyre e punes ne ushtrine shqiptare qe per c'do rast te jashtzakonshem ti raportohej direkt Ministrit te Mbrojtjes dhe ky i raportonte Komandantit te Pergjithshem. Sapo ja thane ngjarjen Ministrit, ky menjehere dha urdherin "Neser jam ne Vlore. Mblidhni atje te gjithe instruktoret e fluturimit dhe komandat e Regjimenteve Ajrore!"
Te nesermen ne mengjez rreth ores 9, Ministri mori nje avion transporti Ilyushin Il-14 dhe mbriti ne Vlore. Mua ate dite me caktuane qe ti shpija shkallen ministrit dhe te isha keshtu i pari qe do ta takoja. U hap dera e avionit dhe i pari doli Beqir Balluku. Drita e Djellit qe vinte nga Qafo e Kociut i ra ne fytyre dhe ai vuri doren si strehe dhe thirri "Ku eshte o Babace Faiku?"
Nje pjese e efektivit te shkolles qe reshtuare disa metra me tutje per ta pritur Ministrin. Ne krye te efektivit ishte Komisari i Akademise Ajrore, i fameshmi Babace Faiku me Komandant Sali Dibren. Babacja si nje patok topolak u rrukullis drejt Beqir Ballukut duke thene "Ja ku jam Shoku Minister i Mbrojtjes." "Rri atje, mos u afro se do te vij t'ju takoj te gjitheve." Babacja mori rrukullimen mbrapa.
Shkallet u lekunden sa here qe pesha e rende e Ministrit vinte kemben ne te. Pas Beqirit vinte Halim Rramohito, Komandant i MKA te Shqiperise, pastaj nje femer teper bardhoshe dhe e kolme qe vetem qeshte sikur po shkonte ne ndonje dasem, me von e mora vesh nga nje student! se ajo ishte 'e dashura' e Beqirit, gruaja e Dashnor Mamaqit. Pas tyre zbriten Edip Oheri, Komandant i Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe nja pese te tjere qe nuk i njihja. Beqiri sapo ra ne toke na dha doren dhe na pyeti per emrat njelloj si neve pyesim kalamaqte. Ai kishte veshur nje pale pantallona doku bezhe, nje kemishe te bardhe verore pa menge me dy xhepa dhe ne te dy xhepat kishte nga nje paqete cigare "Arberia." Ne kembe kishte mbathur corape njyre bezhe dhe nje pale sadale ngjyre kafe te erret. Ashtu me ate pamjen prej babaxhani, i qete dhe duke u tundur paksa ne te dy krahet, shkoi drejt Babaces duke i zgjatur doren qe larg. Bacja me hap ushtarak e me grushtin tek kapelja ju afrua dhe i rapotoi me ze te larte "Shoku Minister i Mbrojtjes Popullore te Republikes Popullore te Shqiperise, Reparti Ushtarik i Bazes Ajrore 4004 (911) Vlore eshte reshtuare ne formacion nderi duke ju pritur juve..." dhe do te kishte vazhduare te raportonte akoma me shume si nje papagall i stervitur mire por Beqiri qe kishte nja dy minuta qe i kishte zgjatur doren, ja hoqi grushtin nga kapela dhe ja shkundi per ti thene se boll me me keto brockulla. Te tjereve ju tha nje "Si jini?" dhe kaq. Hypi ne gazin e komisarit dhe e mbajti frymen tek Hotel Sazani. Gjithe ai mund per parakalim, gjith ajo pergatije per nder te tij shkoi huq. Une fillova ta urrej. Mu duk shume mendjemadh. Aspak ushtark. Mosperfilles dhe llupes sa mezi po priste te shkonte tek Sazani per te ngrene. Ne fakt nuk ishte keshtu. Une kisha gabuare. Sic mora vesh nga nje pedagog i imi, Beqiri kishte shkuare ne Hotel Sazani jo per te ngrene se per te ngrene o kishim ne te aviacionit o s'kishte tere qyteti i Vlores, ndac ne sasi dhe cilesi. Kishin sjelle nga Tirana kuzhinierin me te mire te aviacionit Mihallaq Veren. Ministri kishte shkuare ne Vlore sepse kishte nje takim te shkurter pune me disa kuadro te rrethit te Vlores. Pas nja 1 e 1/2 e ore ai erdhi tek ne. Takimi u be i fare i thjeshte dhe pa asnje lloj cermonie, u be jashte ne oborrin e fjetinave tona. Tek dera u vune tre karrike; ministri ne mes dhe Halim Rramohito ne te majte e Babace Faiku ne te djathte te tij. Edhe ne te gjithe neper karrike qe u sollen nga amfiteatri i shkolles. Nje qetesi absolute mbreteronte kudo. Ministri pinte shume cigare arberia qe ja ndizte Halimi dhe dukej i pikelluare. Pasi i piu dy a tre cigare, krojti hunden me kurrizin e dores se djathte dhe filloi te flase "Ku jane ata kater djem? Dua qe ti shoh." Ata ishin izoluare pasi u vertetua qe dy instruktoret; Ivanovi dhe Myzaferi kishin dashur te benin manovra defrimi mbi siperfaqen e qete te detit Adriatik dhe si pasoje avioni i pare preku ujen por fati atyre qe ishin brenda, Ivanovit dhe Ramadanit, u shkeputen dy rezervuaret vares te karburantit dhe kjo gje i dha nje shtytje lart avionit te cilit edhe kur u ul ne Rinas i dukej kripa e detit ne bark dhe nje cope bishti nga hinka reaktive i qe keputur. Karburanti i kishte rjedhur plotesisht gjate rruges dhe nga perllogaritja qe u be, doli se po te qe vonuare edhe 5 minuta, avioni do te kishte rene pa mbritur ne aerodrom. Avini i dyte qe ishte ne cift me te parin, kur pa se i pari u kthue ne 'varke lundrimi' menjehere mori lartesi. Por le te kthehemi tek ministri i cili kerkoi ti shohe keta "heronj budallenj" sic do te shprehej Beqir Balluku me von.
Te katert i sollen te lidhur para minsistrit i cili porsa i pa ashtu, dha urdher ti zgidhin. Ata rrinin me koken varur, veshur me rroba ushtarake por pa kapela dhe pa pistoleta. Beqiri vazhdonte te pinte cigare pa pushim dhe te mbante koken me duar, befas drejtoi njeren dore nga ata duke u thene "Ngrini koken t'ju shoh!" Ata i ngriten kokat ashtu me pertese dhe me ndrojtje por syte i mbajten per toke. "Shikomeni ne sy mua, - u tha Balluku. - Dua t'ju shoh mire. Sa te rinj dhe te mire qe ini! Si do te vdisnit ju ne kete moshe kaq te bukur? A nuk u erdhi aspak keq per vehten tuaj? Ju drejtohem juve shoke instruktore. Po ju studente, nuk e pate qe po shkonit drejt vdekjes? Pse nuk reaguate? Apo ne ushtri nuk kundershtohet eprori sic na meson rregullorja e jetes se brendeshme te ushtrise? Une kur mora vesh kete ngjarje, ne fillim mu duk si enderr e pabesueshme por si me sqaruane mire duhet ta besoja. Jam kaq shume i shqetsuare sa ju nuk e kuptoni dot. Une vertete jam ministri juaje por jam edhe baba dhe te me vriten djemte ne kete moshe eshte e tmerreshme. Me dhimbseni dhe ndjej nje ligeshtim. Eshte e tmerreshme te mendosh se ju do te vdisnit per asgje, per pese minuta kenaqesi! A e kuptoni se cfar keni bere? Si xhamen su erdhi keq?! Une ju quaj te vdekur. Rasti a fati ju shpetoi. Nuk e di. Me pikon ne zemer kur ju shoh keshtu kaq te rinj e kaq te mire dhe ju keni vrare vehten. Po keni vrare vehten." Beqir Ballukut i rrodhen lote. La duhanin per nje moment, fshiu lotet e dhimbjes dhe qendroi nje cope here me koken mes dy duareve, ndoshta per te mos dukej se po qante.
Ata thane ashtu kot nga dy fjale dhe thelbi i diskutimeve te tyre qe "Ishte dite e bukur dhe kur deti s'ka dallge, s'ka asgje me te bukur ne bote se te fluturosh mbi siperfaqen e tij...Kjo na mari mendjen. Na genjeu. Ne kemi thyre displinen ajrore dhe duhet te ndeshkohemi. U themi shokeve tane qe te mos veprojne kurre si ne. Nuk kerkojme falje."
"Ju ini heronj se keni bere nje heroizem vecese heroizmi juaje eshte i marre pasi eshte heroizem qe te shpie drejt vdekjes pa qene nevoja. - Do te rifillonte ministri biseden. - Ju, ne kulmin e lules se rinise dhe ne fillim te karieres suaj ushtarake do te sakrifikonit kaq shume per nje teke te natyres se bukur, per nje kenaqesi egoiste qe eshte larg moralit te shoqerise sone. A e dini ju se sa shume harxhon shteti shqiptar per te pergatitur nje pilot? Sigurisht qe ju nuk e dini, miliona. Po avionet a e dini sa para i kemi blere? Nga dyzete milion dollare copen. Ju rrezikuate vehten tuaj; kater jete njeriu dhe dy aviona. Ata te Pashe Alimanit shkojne dhe ngecen ne cektine duke shkaterruare nje nendetese nga kater qe kemi. Nuk eshte mire djema. Ne jemi ne goje te ujkut. Na duhen njerzit, na duhen avionet dhe nendeteset. Mendoni dhe reflektoni mes shokeve tuaj qe te mesojne te gjithe se jeta e juaje eshte me eshtrenjte se c'do gje ne bote. Le te vleje edhe ky takim si nje denim i xhestit tuaj." Minsitri u ngrit dhe i perqafoi ata, pastaj na dha doren te gjitheve dhe u largua.
Une u cudita me ate sjellje shume dashamirese dhe teper te prekeshme te ministrit dhe fillova ta simpatizoj akoma me shume se para ta takoja.
Pas ikjes se tij filloj beteja me e ashper kunder te katerteve. Oficerat dhe studentet e revoltuare ju drejtuane atyre me fjalet me fyese dhe sharjet me te ndyra. Babace Faiku do te qe i pari qe do te bertiste "Lidhni qente! A e pate se sa i shqetsuare qe ministri?" Pastaj ju drejtua te katerteve "Ju e bete ate te qaje si femije, te pacipe. Do tu denoj shume rende." Pastaj u ngriten me radhe disa aviatore sekretare partie te cilet denuan shume ashper dy ekuipazhet e avionave qe u rrezikuane te mbyten, por pati edhe nga ata trima aviatore qe nuk pyeten fare dhe shkuane dhe u dhane doren Ivanovit,Myzaferit,Ramadanit dhe Samiut, per keta u moren masa shume te ashpera deri ne perjashtim nga aviacioni! Ne fund te mbledhjes u dha edhe mendimi qe Ivanov Meta te jepet per ndjekje penale. Myzafer zaho te perjashtohet nga aviacioni dhe ushtria dy studentet te perjashtohen nga akademia. Komanda e Aviacionit qe te nesermen e pranoi kete mendim dhe i propozoi ministrise e cila i zbuti pak keto vendime arbitrare. Keshtu qe Ivanov Meta u perjashtua nga aviacioni dhe ushtria. Myzafer Zaho u perjashtua nga aviacioni per gjashte muaj dhe dy studentet morren vrejtje te rende per papershtatshmeri ne detyre.


Nga Floripress:

Pak biografi për themeluesin e listave shqiptare në internet "Memedheu", "Nene Tereza", Besimtari", "Ylli Aferdita", e moderatorin e disa listave të tjera, z. Agim Bacelli.
Ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasën teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.
Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.
Është nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.
Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene një nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesëmarrjes sime ne këto lista... Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene një nga kontribuuesit me te veçante ne këto lista dhe jemi mahnitur nga gjerësia e tematikes, nga mënyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me një lidhje logjike te veçante. Ne çdo shkrim te Agimit kemi pare dashurinë e tij te pakufishme për Përendine e gjithçka qe ai ka krijuar, përkthyer, trajtuar lidhur me këtë ceshtje është një pune kolosale. Shkrimet e Agimit për gruan kane qene (dhe janë) një thesar i çmuar për listat e grave ne internet e veçanërisht për Bisede-femerore dhe ne publikisht e falënderojmë për këtë kontribut, pasi na ka njohur me jetën dhe veprën e disa grave me fame ne Shqipëri dhe bote. Shkrimet e Agimit ne fushën e teknologjisë apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur. Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit është e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqëron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij. Ka shkruar në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuar tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të". Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftarak Shqiptar.

Botime

  • "Bukuri Tredimensionale", poezi (2003)
  • "Kjo është Amerika", tregime (2003)
  • "Bacellinj-të", biografi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...