Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/22

Cikël poetik nga Shefqet Dinaj




Shefqet Dinaj u lind në Skivjan afër Gjakovës, më 16.09.1969 dhe rrjedh nga një familje tradicionale dhe patriotike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Gjakovë. Po në Gjakovë mbaroi SHLP, dega gjuhë dhe letërsi shqipe, histori gjeografi dhe mësim klasor, me sukses të dalluar. Pastaj u regjistrua në Fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe kreu studimet në Letërsi dhe gjuhë shqipe, si dhe në Fakultetin filozofik ku mbaroi studimet në histori.
Në Universitetin e Prishtinës vazhdoi edhe studimet postdiplomike në letërsi dhe mori titullin Ma sci. për shkencat filologjike dhe në histori ku mori titullin Ma sci për shkencat historike. Aktualisht vazhdon studimet e doktoraturës në Shkencat historike në Q.S.A. Tiranë.
Një kohë ishte arsimtar në Shkollën fillore “Ukshin Miftari” në vendlindje, në Skivjan dhe në Shkollën fillore “Fan Noli” në Dujakë afër Gjakovës. Gjatë kohës së luftës, në vitin 1999, ishte njëri ndër themeluesit, mësimdhënës si dhe drejtor i Gjimnazit “Ylberi” në Shijak të Shqipërisë. Më vonë, në vitet shkollore 2004-2008, ka punuar profesor në Gjimnazin “Hajdar Dushi”në Gjakovë dhe Rogovë të Hasit, pastaj nga viti 2009 në Shkollën e mesme profesionale “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë dhe në Shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Aktualisht është profesor i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë si dhe ligjërues në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” në Fakultetin e Filologjik si dhe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filologjik po ashtu në Gjakovë.
Shefqet Dinaj merret edhe me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e letrare si dhe skulpturë. Është anëtar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, sekretar i përgjithshëm QKPSHA “Gjakova” në Gjakovë, kryetar i “Pegasi Albania’’ (Dega në Gjakovë), Sekretar i përgjithshëmi LSHPA “Pegasi Kosova” dhe kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” (Dega në Gjakovë). Me shkrime letrare është marrë si nxënës, por u dallua në kohën kur ishte student sepse botoi shumë shkrime, studime dhe punime të tjera me rëndësi në shtypin e kohës.
Artikujt e tij zgjuan interesim tek lexuesit dhe u dalluan për tematikën e trajtuar. Shkrimet e ndryshme nga lëmi i letërsisë, historisë së letërsisë dhe nga historia e historiografia e jonë kanë një nivel të duhur dhe janë interesante për mënyrën dhe aktualitetin e trajtimeve. Po ashtu deri tash ka marrë pjesë me skulpturat e tij në tri ekspozita kolektive në Gjakovë, një në Tiranë dhe një në Prishtinë me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Shefqet Dinaj është edhe poet dhe poezia e tij është një qelizë e suksesshme, e cila e plotëson dhe vë në funksionim trungun e tij prej krijuesi. Duhet potencuar se disa shkrime të këtij krijuesi janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Edhe poezia është e përkthyer po ashtu në gjuhën angleze, italiane, franceze, gjermane, rumune etj...

Deri tani ka botuar këto vepra:

“Vështrime historiografike shekulli XIX – XX” (botoi Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, Prishtinë, 2009); “Skivjani – historiku dhe trashëgimia kulturore” (Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Prishtinë, 2010); “Tematika, diskursi, personazhet dhe modeli i shkrimit në vepër letrare” (Shoqata e intelektualëve “Jakova”, Gjakovë, 2011); “Aksioni i mbledhjes së armëve në Dukagjin, 1955/56”, koautor me Napulon Zeqiri (Shtëpia botuese LULU, SHBA, 2011); “Lotët e ashtit” (shqip-anglisht-italisht, Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2013); ’’Enigma’’ (shqip-gjermanisht-frangjisht, Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2014); Foleja e shpirtit (shqip-rumanisht, Bukuresht 2015) është libri i tij i shtatë.

Shefqet M. Dinaj jeton në vendlindje dhe deri tani ka marrë pjesë me punimet e tij shkencore në shumë konferenca te nivelit kombëtar dhe ndërkombëtarë si në Tiranë, Shkup, Prishtinë etj. Është fitues i titullit prestigjioz Anëtar nderi i LNPSHA “Pegasi Albania” për vitin 2011. Akademia alternative e LNPSHA “Pegasi” Albania e shpall fitues i titullit te lartë “Historian i vitit 2012 i LNPSHA “Pegasi” Kosova, “Pegasi” Albania.
Po ashtu është fitues i titullit të lartë: “Poet i vitit 2013 për Kosovë” i LNPSHA “Pegasi Albania”. Fitues i titullit të lartë: ” Vëllimi poetik lirik për Kosovë” i LNPSHA “Pegasi Albania-Kosova”. Fitues i “Çmimit të parë për poezinë më të mirë” në manifestimin letrar “Në rrugëtim me Yllka Domin” dhënë nga QKPSHA “Gjakova”, Gjakovë 2015. Është përfaqësuar edhe në librin me kritika: “Lexime të poezisë”, botuar nga Ndërmarrja shërbyese “Jeta e re” , Prishtinë, 2013 të Halil Haxhosajt; në librin “Në rrugëtim me Yllka Domin”, botuar nga QKPSHA-Gjakova, Gjakovë, 2013; në librin “ Rrugëtimi i përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në bronz”, botuar nga Shoqata e Intelektualeve “Jakova”, Gjakovë,2013 të Halit Nezajt,në antologjinë poetike “Korsi e hapur 3” (LNPSHA Pegasi-Albania,Tiranë, 2014); në antologjinë poetike “Altari I Pegasit” (LNPSHA Pegasi-Albania, Tiranë, 2014); në Enicklopedia e Shkrimtarëve Shqiptarë (Akademia Alternative Pegasiane, në botim); në antologjinë poetike “Muzgu”, Tiranë, 2014, në antologjitë poetike kushtuar dëshmorëve Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, Prishtinë 2015: në antologjinë poetike kushtuar dëshmorit Sejdi Kralani, Prishtinë 2015, Në antologjitë “Malli poetik”, Prishtinë 2014, 2015 dhe 2016 et





BOTË E VOGËL PËR SHPIRTIN TËND

Akordova telat e harpës
pranë burimit të Drinit të Bardhë.
Cila je vashë që flirton
me buzëqeshjen tënde flakë?!

O botë e vogël në shpirtin tënd të madh,
theu, bëhu copë e grimë,
në grimcën tënde kristalore
të ngjizet gjaku dhe loti im!

Hapat e tu të lehtë vajzëror
trokasin, vrasin zemrën time,
harlisur në fushat e gjelbëra
Ti o melodi e ëndërrimit të ri.

Përse më buzëqesh?
Pse sillesh vërdallë?
Bota sa e vogël
për dashurinë tonë të parë!

Dua të të kem pranë
çdo sekondë të shoh,
bota është e vogël
për folenë e shpirtit tonë!


DERI KUR?

Deri kur?
T’i lutem Ujëvarës
të freskojë
shpirtin tim të ndezur.

Deri kur?
Të kërkoj nga Ujëvara,
Të më ledhatojë
me ujë flokët e saj.

Deri kur?
Ti Ujëvarë lozonjare,
shtegton madhështore
drejt detit kaltërosh.

Deri kur?
I vetmuar pres
të freskohem
në gjolin tënd.

Deri kur?
Do më lagësh
me ujëlotët e shkumëzuar
të kroit tënd Ujëvarë ...


BUZË LIQERIT

Freski drithëruese në muzg të parë
dy engjëj vështronin
vallëzimin e lehtë
të liqenit kaltërosh.

Në kupën qiellore
vezullonte një yll,
lakmonte dehjen
e dy shpirtrave të lumtur.

Melankoli zërash,
romancë rinore,
puthje afshore
atje buzë liqenit.


NËN LISIN QARR

Binte shi mbi tokën e etur
rrëshqasin currilët si djersët në ballë,
nën Qarrin e vjetër rënduar nga motet
dy shpirtra luanin mallin dashuror.

Në degën e varur të Lisit plak
këndonte hareshëm një Kanarinë,
melodi e saj përzier flakë
rënkime, ofshamë, lutje, përqafim’.

Shiu tërbohet mbi tokë të lagur
pajton Lisin e shkrehur në vaj,
currilët rrëshqasin mbi ballin e njomur
ëmbëlsisht përkëdhelur nga vajzëri’ e saj.

Papritur në qiell vezullon një yll
lakmon dehjen e shpirtërave nën Qarr,
oh, sa të lumtur ishim sot
shiu lagte trupin e saj... !


TUNDIMI

Fryma jote
tundonte valët e shpirtit tim
lodronim, putheshim
pasqyruar mbi valët e liqenit.

Sytë e mi
lexonin ndjenjën tënde,
thyenin heshtjen e kallur
atje buzë liqenit.

Melankoli shpirti,
zjarr i pashuar,
ledhatim fytyrash,
prekje buzësh ...

Me vite prita puthjen e atyre syve
shtangur në heshtjen e hijes tënde,
pritja e gjatë më ndezi buzën
tundimi rrëmbeu afshin tonë!


DËSHIROJ

Dëshiroj të ngjitemi
në “Kështjellën” e dashurisë,
të sodisim së bashku
valët e detit.
Në sytë e tu magjepsës
të shoh si lozin vallen
dielli dhe hëna!...
Të shtrihemi mbi bedena,
qiellin të kundrojmë
të ndiej aromën e shpirtit tënd
qarkulluar në damarët e mi.
Të arkitekturojmë
ujëvarën e Niagarës,
me lotët e tu
të freskojmë
afshin tim të ndezur.
Të të prek butësisht
buzën e përvëluar,
dëshmitarë të jenë
pëllumbat e bardhë...


NË SYTË E TU

Në sytë e tu
shikoj si lozin hareshëm
dielli dhe hëna
vallen e dashurisë hyjnore.

Në sytë e tu
dëgjoj këngën e pulëbardhës
që fluturon e lirë
mbi shkumëzimin e detit.

Në sytë e tu
mësoj mrekullitë e shpirtit
që puthen hareshëm
me valët e zemrës.

Në sytë e tu
ndiej zjarrin e tërbuar
që shkrin acarin
e frymës sime.

Në sytë e tu
prek dehjen epshore
të dy trupave të lakuriqësuar
lagur nga lot shiu!

Në sytë e tu...


MË MBYTI HESHTJA JOTE

I ngulfatur nga heshtja jote
vij vërdallë duke mërmëritur...
Pyes veten:
’’Vallë pse bota nuk shembet,
e unë të ndryhem
nën gërmadhat
e mërisë tënde ?!
Apo ndoshta kozmosi ka faj
që retë e zeza tërbohen,
mbështjellin dashurinë
që kishim dikur’’.
Ah dikur ... !
Ti vazhdon me zemrën kryeneçe,
unë gishtat thyej, s’kam ç’bëj.
E dashur, ende bota sillet e
heshtja jote në zemër më ther!


EJA!

Tik-taku i orës thyen heshtjen,
melodi njëtrajtëshe,
zymtësi,
pritje!...

Eja të lutem me erën e malit!

Kapërce kurorat e luleshtrydheve,
shkrije vesën e netëve me hënë
Kalëro meteorët e kështjellës së shpirtit.

Eja!

Të pres me puthjen e petaleve të luleve,
të avullojmë me epshet e mallit,
të ndërtojmë barkën e dashurisë,
të numërojmë yjet e varguar.

Eja!

Të ngjitemi në lartësitë e qiellit,
të shkrihemi në vullkanin e ndjenjave,
të puthim buzëqeshjet
nën pikëllimin e shiut të ujëvarës.

Eja!...


PRITJE NË PEIZAZHIN MAGJIK

Unë të pres,
ndjej trokitjen e zemrës
se si rreh
nga malli ynë dashuror.

Ti vonon,
ndjej frymëmarrjen
e ngulitur thellë
në damarët e mi.

Ti po vjen,
ta dëgjoj hapërimin
në peisazhin tim magjik
me puthje syri të prek!

Ti erdhe,
ta dëgjoj zërin
orkestruar hareshëm
me zhurmëvalët e detit!

2016/09/21

ÇKA SHKRUHET ME GJAK ATDHETARËSH ATJE, NUK SHLYHET KURRMA !

Fritz Radovani
Nga Fritz Radovani



■E PRA, NDER KËTO MALE QË JU SHEH SYNI KISHTE BURRA ANALFABET QË DININ PËRMENDËSH EDHE “LAHUTEN E MALCISË”…

Ndërsa sot, Shqiptarët e këtyne Alpeve pa përjashtim duhet të dijnë thanjen e Atdhetarit ■PREK CALI: “S’ka shka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë) Ishte 17 Janari 1945, kur u dorzue Preka, dhe krimineli Mehmet Shehu me dredhi e pyeti: “T’u thafshin krahët o Prenkë që nuk bashkpunove me ne, do e kishe mbyllur historinë tënde me shkronja ari!”


■Atdhetari Prekë Cali, “Shtiza e Bajrakut Shqipnisë” si e thërrisnin Malësorët e Alpeve, nuk e shiti Atdheun si tradhtarët Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Shefqet Peçi, Koçi Xoxe e kriminelët tjerë, që per një sterlinë tradhëtuen Shqipni e Kosovë, Çamëri, Hot’ e Grudë e të gjitha Trojet tjera, bashkë me Flamurin e Gjergj Kastriotit, që e kishin zhigatë me yllin e kuq bolshevik. Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 72 vjet po mretnon tradhtia!

Tradhtia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e Historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Kastriotit në 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë, grekë, bolshevikët stalinistë, kinez etj.



■Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste nga Dhjetori 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë rezistencën…

■15 JANAR 1945: Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, që morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të Mehmet Shehut, e mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska…

■Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Kriminelët vrastarë janë ata që ka dekorue kryeministri Rama.

“Mbetën katholikë Malësorët e Veriut me armë në dorë!”…shkruente Fan Noli.

PAMJE E KRAHINËS SË SHKRELIT
PAMJE E KRAHINËS SË SHKRELIT

23 JANAR 1945: Komandanti LLESH MARASHI, plasi Kryengritjen e Burrave të BAJZËS dhe të SHKRELIT, bashkë me Pjeter Gjoken, Bajraktar’ i Shkrelit; Nikollë Prekë Gjeken – Dedajn, Kryetar i Komunes së Shkrelit; Luket Marashin, Gjergj Kolë Lucen, Zef Tomë Çekaj, Gjon Martin Lulen Ivanaj, Mirot Paloken nga Bajza. Kumonëve të Kishës urdhnoi me i ra Don Nikollë Gazulli. Kol Nik Prela u ra kumonëve!

■U mblodhën ma shumë se 100 Burra të armatosun në Stol të Zagorës. Me lirimin e Bajzës me Kryengritjen u bashkue Kastrati dhe Hoti. Pritej edhe Postriba!

Beteja per me vazhdue rrugen nga Shkodra u ba tek Ura e Rrjollit, ku Malësorët mbetën të vetmuem dhe pa ndihmesën e premtueme… Tek Kisha e Shkrelit u vra Mark Tom Gjeloshi, ndersa mbas Tij, u vrane edhe Gjon Martini e Mirot Paloka.

■Mbas masakrave të Kelmendit, komunistët vazhdojnë vrasjet, djegëjet e plaçkitjet e kullave (me porosi Jugosllave) në krahinat katolike Atdhetare, per të cilat shkruen Noli.

■U pushkatuen e ua dogjën shtëpijat me porosi të “heroit popullit”, gjen. Enver Hoxha:

Gjok Kola, Mirash Gjon Sokolaj, Pjeter Kol Sokolaj, Nikoll Prel Gjeka, Luket Marashi, Dan Coli, Prek Leka, Pashko Leka, Llesh Marashi (u var në Shkoder), Fran Pjetri, Vat Gjelosh Marvukaj, Ndue Gjelosh Marvukaj, Ndrekë Pjeter Çulaj, Mark Gjok Leknikaj,

Martin Frani Popaj, Nikoll Kolaj, Kol Tom Deda, Preç Pjeter Vulaj, Mark Tom Gjeloshaj

Makaj, Gjon Lekë Mirukaj Xhaj dhe, pabesisht vritet edhe Don Nikoll Gazulli…

■Këtu nuk perfshihen Emnat e Atdhetarëve që vuejtën disa mija vite burg e interrnime.

Fatkeqsisht, mungon edhe persekucioni barbar i atyne Trojeve, që Konferenca e Jaltës ua kthej edhe njëherë shovenistëve sllavokomunist me i shkombtarizue.

■Kush kerkon me zhdukë nga Historia e Shqipnisë, Atdhetarizmin e Maleve të Veriut,

rezistencen dhe Kryengritjet Antikomuniste të Tyne, nuk ban asgja tjeter vetem kerkon me mëshef krimet e Enver Hoxhës, por edhe me fshij nga fletët e Historisë së Popullit Shqiptar, dhunen e pashoqe të terroristëve të Sigurimit shtetit komunist.

***

■Nga majet e Atyne Bjeshkëve të Nêmuna buron një ujë i freskët dhe i kulluem…

■Ai ujë asht kenë nder Shekuj që ka ruejtë të paster Identitetin e Popullit Shqiptar!

Merrej nder ata burime nga duertë e Vashave me xhubleta, mbushej buljera dhe rrugës mund të pinte aty, vetem ndonjë udhtarë… që ishte nder Shenjat e Pushimit…

■Ishin bash Ato Burrnesha që shumë shpejtë mbas vitit 1944, u vishën me ruba të zeza dhe sermët e postavat ua plaçkitën “çlirimtarët”, që ua grabitën edhe varset me Kryqa…

■Gurtë dhe Shkamijtë mbetën aty…

■Janë të shkruem me Gjakun e Atyne Atdhetarëve, që nuk shlyhet kurrma!

Melbourne, 20 Shtator 2016.

Prof. dr.Eshref Ymeri : Një zë intelektuali vjen nga Strasburgu

Image result for eshref ymeri

Prof. dr.Eshref Ymeri


Njerëz që kanë arritur suksese në jetë, zakonisht nuk nxitojnë të flasin për sekretet e veta. Kjo për arsyen e thjeshtë se në këtë mes nuk ka kurrfarë sekretesh. Po t’i kundrojmë me kujdes njerëzit e suksesshëm, fytyrat buzagaze të të cilëve na këqyrin nga kapakët shkëlqimtarë të revistave, bëhet e qartë vetvetiu se këtu kemi të bëjmë me njerëz nga më të ndryshëm që dallojnë së tepërmi nga njëri-tjetri. Nuk ekzistojnë ndofarë tiparesh, të cilat do të ishin karakteristike për të gjithë arritësit e suksesit dhe për masën tjetër të njerëzve, tipare këto, të cilat, sipas gjasave, këta të fundit do të duhej t’i zhvillonin në qenien e vet për të ndjekur shembullin e tyre. Në shumicën e tyre, suksesarritësit janë njerëz të zakonshëm, të cilët, për njërën ose tjetrën arsye, kanë mundur të bëjnë diçka që njerëzit e tjerë nuk kanë mundur ta realizojnë dot: të marrin nga jeta atë që dëshirojnë.
Po atëherë cila qenka arsyeja që njerëzit e suksesit paskan merituar dashamirësinë e Fortunës, perëndeshës së fatit, sipas mitologjisë së lashtë romake?
Dallimi kryesor i një njeriu të suksesshëm nga dikush tjetër që nuk e gëzuaka dashamirësinë e Fortunës, qëndron në aftësinë e tij për t’i pasur nën kontroll çdolloj rrethanash jetësore dhe për t’ia vënë në shërbim vetvetes, për t’i kthyer të gjitha kushtet e krijuara në instrumente të arritjes së qëllimeve të veta.
Bota që na rrethon na dhuron vazhdimisht raste të çmuara që na orientojnë për zgjidhjen e problemeve tona. Ai qëështë i aftë për t’i kapur dhe për t’i shfrytëzuar këto raste, e gjen veten në rrugën e duhur për arritjen e qëllimeve të veta. Sipas një fjale të urtë që vjen nga Lindja, “drejt majës së malit të çojnë shumë shtigje”.
Para do kohësh lexova me shumë kënaqësi librin me titull “Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007)”. Libri zë një vëllim prej 762 faqesh. Kjo është një vepër monumentale që pasuron kulturën tonë kombëtare me një informacion të jashtëzakonshëm nga thesaret e kulturës franceze, si ndër më autoritaret në botë, me dëshmi faktike për personalitete të shquara të kombit shqiptar dhe të kulturës së tij materiale dhe shpirtërore. Libri ka dalë nga shtypi që në vitin 2007, por, për arsye madhore, nuk më kishte qëlluar rasti ta siguroja më parë, meqenëse që prej kohës së botimit të tij dhe deri tani, pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar pranë fëmijëve, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autor i librit në fjalë, është zotëria Fotaq Andrea, i cili, si mik i vjetër imi, ma dërgoi nga Strasburgu para do kohësh. Ai ka botuar më pas edhe librin“Autorët francezë për Arbëreshët e Italisë”, një libër ky me 560 faqe, i shoqëruar me 370 ilustrime, të cilin ende nuk e kam lexuar.
Në respekt të këtij miku të kahershën, e quaj me vend ta shtyjë kujtesën prapa dhe të sjell ndër mend kohën kur jam njohur me të.
Ishte fundmarsi i vitit 1979, kur fillova punë si përkthyes i gjuhës ruse në Redaksinë e përkthimeve në gjuhë të huaja të letërsisë politikenë Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Fotaqi, si përkthyes i frëngjishtes, kishte filluar punë aty që në vitin 1975.
Që në fillim të njohjes sonë, më pati lënë mbresa të thella ky përkthyes i ri. Ishte mjaft i edukuar. Kishte një takt të admirueshëm në marrëdhëniet me kolegët. Më bënte përshtypje diçka e veçantë në formimin e tij, si një intelektual i ri: edukata e tij shfaqej jo vetëm në paraqitjen e tij të jashtme. Ajo zbulonte edhe diçka më të thellë dhe më thelbësore në personalitetin e tij. Kjo “diçka” nxirrte në pah kulturën e tij të brendshme, themelin e së cilës e përbënin çiltërsia dhe respekti ndaj kolegëve të Redaksisë.
Përgjithësisht, aftësia për të kapur veçoritë më thelbësore të karakterit të të tjerëve, për të përcaktuar kuptimin e vërtetë të qëndrimeve, të gjendjeve shpirtërore, të mospërputhjeve në përfytyrimin dhe në vlerësimin e gjërave që vihen re në gjykimet e tyre, dëshmon për zhvillimin e lartë kulturor të njeriut. Sepse njeriu i kulturuar, i edukuar, kujdeset, para së gjithash, që të mos e lëndojë kurrsesi sedrën e tjetrit.
I tillë ishte Fotaqi. Edhe formimi kulturor, edhe edukata, ishin shkrirë në një të vetme në figurën e tij. Ky unitet i formimit të tij intelektual, më sillte ndër mend një thënie të bukur të Leon Tolstoit (1828-1910):
“Edhe edukimi, edhe shkollimi janë të pandarë nga njëri-tjetri. Nuk mund të edukosh pa dhënë dije, por ama edhe çdo dije ushqen edukimin”.
Prandaj Fotaqi, i pajisur me një edukatë aq të admirueshme, kishte aftësinë që jo vetëm t’i administronte bukur mirë dëshirat, mundësitë dhe qëndrimet e veta, por edhe t’i kuptonte për mrekulli kolegët e vet, të merrte parasysh dhe të respektonte interesat, dëshirat, shijet, zakonet, uljengritjet e tyre shpirtërore dhe të reagonte me çiltërsi ndaj ndjenjave dhe përjetimeve të tyre.
Secili nga kolegët e Redaksisë e kundronte realitetin sipas mënyrës së vet. Secili kishte veçoritë e veta të kujtesës, të të menduarit, të përqendrimit të vëmendjes, kishte përfytyrimin e vet origjinal, interesat, kërkesat, simpatitë, joshat, veçoritë e humorit, shkallë të ndryshme të përjetimeve emocionale, vullnet të fortë ose “të dobët”, karakter “të lehtë” ose “të rëndë”, përvojën e vet jetësore, vëzhgimet e veta, zhgënjimet, trishtimet dhe gëzimet, huqet dhe, përgjithësisht, fatin e vet. Bota e brendshme e gjithsecilit prej kolegëve të Redaksisë,ishte një pasuri e pamatë. Megjithatë, Fotaqi, në atë kolektiv të Redaksisë prej 47 vetash, falë edukatës dhe formimit të tij intelektual, ishte mjaft dashamirës dhe i gjindshëm për këdo.
Një tjetër tipar i karakterit të Fotaqit që më pati lënë përshtypje të thellë asokohe, ishte thjeshtësia, modestia, që binte në sy menjëherë. Ky tipar shumë i admirueshëm ikarakterit, vinte e shkrihej bukur mirë në natyrën e tij të qeshur, gazmore, që të bënte për vete që kur takoheshe për herë të parë me të.
Edukata, formimi intelektual dhe modestia, tek harmonizonin aq mrekullisht në personalitetin e tij, në sytë e kolegëve të Redaksisë dëshmonin se Fotaqi ishte tip i qetë, i durueshëm, i përmbajtur, por edhe mjaft dinjitoz. Të tillë e mbaj mend Fotaqin gjatë atyre viteve të largëta. I tillë ka mbetur ai edhe tani jo vetëm në kujtesën time, por edhe të të gjithë kolegëve të Redaksisë sonë. Shëndeti i tij shpirtëror ishte me të vërtet befasues, mirësia shquhej në çdo qëndrim të tij. Tek sjell në kujtesë Fotaqin e atyre viteve, më vjen menjëherë ndër mend një aforizëm i shkëlqyer i RalfEmersonit (RalphEmerson - 1803-1882), eseist, poet, filozof, personalitetshoqëror, njëringamendimtarëtdheshkrimtarëtmë të shquartë Shtetevetë Bashkuaratë Amerikës.
“Botën, - ka thënë ai, -embajnë më këmbë njerëztë mirë: jetënnë këtë botë ataebëjnë të përballueshme. Ai që ka pasur marrëdhënie me ta, krijon bindjen se jeta është e hareshme dhe e këndshme”.
Lexuesi i vëmendshëmmrekullohet nga puna kolosale që Fotaqi ka përballuar për përgatitjen e kësaj vepre të nivelit akademik. Prandaj, normalisht, ai është i interesuar të dijë se si ka ardhur dhe është formuar Fotaqi si intelektual dhe si një studiues e hulumtues me talent të veçantë. Më poshtë po ndalemi në rrugën e jetës që ai ka ndjekur.
Ka lindur në Delvinë më 02 janar 1953. Në vitin 1971 ka mbaruar Shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, dega frëngjisht, në Tiranë. Në vitet 1971-1974 ka studiuar në Universitetin e Kaenit dhe në Universitetin e Sorbonës së Re, në Paris. Është diplomuar si specialist i frëngjishtes. Ka dhënë provime pasuniversitare historinë bashkëkohore dhe filozofinë në Fakultetin e shkencave politike dhe juridike të Universitetit të Tiranës. Në përvojën e tij profesionale duhet përmendur puna me përgjegjësi të lartë që ka kryer si përkthyes dhe redaktor në Redaksinë botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori” në vitet 1975-1981, si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e studimeve m-l për botimet në gjuhë të huaja në vitet 1981-1990, si redaktor i Revistës “Studime politike e shoqërore” në frëngjisht, si bashkëpunëtor i ngushtë profesional rreth 20 vjet me Jusuf Vrionin, si përkthyes e redaktor pranë disa shtëpive botuese dhe pranë organit “Sindikalisti” në vitet 1991-1997. Në nëntor të vitit 1997 pati kaluar në shërbimin diplomatik dhe deri në qershor të vitit 2000 ka qenë Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës. Në periudhën maj 1998 - qershor 2000, ka qenë Raporter i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për OJQ-të ndërkombëtare dhe për shoqërinë civile. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një letër publike për heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri, ka vlerësuar kontributin e Ambasadorit Andrea.
Gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e përfaqësuesit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, ka qenë ideator për krijimin e grupeve të punës lidhur me hartimin e strategjisë kombëtare për fëmijën, gruan dhe kulturën në Shqipëri, mbështetur nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës;koordinator për reformat e institucioneve demokratike në Shqipëri, mbështetur nga KiE, si dhe për nënshkrimin e ratifikimin e mbi 30 Konventave e Protokolleve të Këshillit të Europës;koordinator për decentralizimin e pushtetit lokal në Shqipëri, organizator i një serie seminaresh e konferencash;koordinator për realizimin e tryezave të punës lidhur me Paktin e Stabilitetit në Evropën Jug-lindore, konkretisht në Shqipëri e Kosovë;iniciator për futjen e Shqipërisë në Fondin e Zhvillimit Social të KE-së, në GRECO e në marrëveshje të tjera të Këshillit të Evropës;organizator për grupet e punës në Komitetin e Ministrave të KiE-së lidhur me krizën e Kosovës, si dhe të konferencave rajonale në Alzasë e Lorrenë për sensibilizimin e opinionit publik francez lidhur me çështjen e Kosovës dhe dërgimin e drejtpërdrejtë të ndihmave në rajonin e Kukësit për popullsinë kosovare të shpërngulur;nismëtar i disa veprimtarive kulturore në Strasburg e KiE për propagandimin dhe vizibilitetin e vlerave shqiptare në Evropë, konkretisht ekspozitë për Nënë Terezën, për tre piktorë shqiptarë, vizitë pune e Jusuf Vrionit në KiE dhe në Komisionin e Venecias, e grupit të veteranëve frankofonë në Strasburg, e nxënësve të një shkolle tetëvjeçare fshati në KiE, e ekipit të futbollit të të rinjve “Iliria Viking”, etj. Po gjatë kësaj periudhe, pati përgatitur dosjen e plotë,drejtuar Presidentit Meidani për heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri, për realizimin e angazhimeve dhe detyrimeve të Shqipërisë ndaj Këshillit të Evropës, si edhe pati organizuar një cikël konferencash për Shqipërinë dhe Kosovën në Universitetin “Robert Schuman” të Strasburgut dhe në departamentet e Alzasës, 1998-1999.
Në periudhën nëntor 2000-2007, Fotaqi kaloi në sektorin privat, në krye të Shtëpisë botuese “Sokol”, ku u botuan 21 libra, në mbështetje të programeve mësimore të shkollave 8-vjeçare dhe të mesme. Puna e tij këtu u shoqërua me aktivitete studimore e mediatike për trashëgiminë kulturore shqiptare. Në mars të vitit 2007 ai iu drejtua me një Letër Presidentit Moisiu, me titull “Tirqet dhe fustanella shqiptare, krenari kombëtare në unitet të plotë”, duke paraqitur edhe një dosje integrale për fustanellën historike shqiptare, si simbol i bashkimit kombëtar që duhet përfaqësuar në veshjen ceremoniale të Gardës së Republikës (shoqëruar me 50 gravura të vjetra me autorë të huaj për fustanellën historike shqiptare).
Gjatë viteve 2007-2011, Fotaqi ka qenë anëtar i Institutit “Alb-Shkenca”, periudhë kjo, gjatë së cilës ka bërë prezantime shkencore në Konferencat e këtij instituti në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Në nëntor të vitit 2007, ai botoi veprën e sipërpërmendur (Pena të arta franceze për shqiptarët - 1332-2007”), për të cilën ka marrë Letër vlerësimi nga Bernard Kushner (shkurt 2008) dhe Profesor Sami Repishti (korrik 2008).
Më pas veprimtaria e Fotaqit ka qenë shumë e dendur në disa aktivitete mjaft mbresëlënëse, si çelja në nëntor 2008 e Ekspozitës “Shqiptarët në shekuj” në Galerinë e Arteve në Tiranë, nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Znj. J. Topalli (111 gravura të lashta për shqiptarët: 1486-1937), çelja në maj 2009 e Ekspozitës “Shqiptarët në Shekuj”, në Kozenca të Kalabrisë, nën drejtimin e Prof. F. Altimarit dhe të Universitetit të Kozencës si dhe nën përkujdesjen e Sektorit të Diasporës së Ministrisë së Jashtme.
Mes aktiviteteve të tjera, mund të përmenden:
Kumtesë e mbajtur në gusht 2010 në Konferencën ndërkombëtare të Prishtinës për Eposin e kreshnikëve, paraqitja e disa të dhënave të reja në shtator 2010 për figurën e Heroit Kombëtar Skënderbeut në Konferencën e Alb-Shkencës në Tiranë dhe në Universitetin Evropian të Tiranës, pjesëmarrje në maj 2011 në Sesionin shkencor mbi figurën e Dora d’Istrias, në Shkup të Maqedonisë, me kumtesën: “Përmasa evropiane e veprës së Elena Gjikës”, pjesëmarrje në nëntor 2011 në përgatitjen e Dokumentarit “Dora d’Istria”, nën drejtimin e Engjëll Ndocajt.
Në maj të vitit 2012 ka organizuar çeljen e ekspozitës“Arbëreshët e Italisë”, në Muzeun Historik Kombëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Aty u bë dhe promovimi i Antologjisë “F. Andrea, Autorët francezë për Arbëreshët e Italisë”, një libër ky me 560 faqe, i shoqëruar me 370 ilustrime.
Fotaqi ka përballuar një vëllim të madh pune në veprimtarinë përkthimore. Para vitit 1990, ka përkthyer së bashku me kolegët e tij qindra-mijëra faqe nga shqipja në frëngjisht. Përveç letërsisë politike, në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja, ai ka përkthyer edhe vepra publicistike dhe juridike, si“Histori e Luftës antifashiste nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”,“Dokumente të Luftës antifashiste nacionalçlirimtare të popullit shqiptar” dhe“Industrializimi në Shqipëri”. Të asaj periudhe janë edhe përkthimet që Fotaqi ka përballuar për revistat “Les lettres albanaises”,“l’Albanie Nouvelle”, “l’Albanie aujourd’hui”, si edhe për revistat e Akademisë së Shkencave“Studia Albanica” dhe “l’Ethnographie albanaise”. Përkthime shkrimesh ai pati botuar edhe në revistat “Ylli”,“Nëntori” dhe “Shqiptarja”.
Të shumta janë veprat që Fotaqi ka përkthyer në shqip dhe në frëngjisht pas vitit 1990. Ato janë mbi 40 të tilla, me autorë, si A. Degrand, Alber Kamy, Fransua Rable, Jacques Chevalier, Leon Kahun, Mossys Finlay, Pierre Chanlaine, Pierre Lacoumes, Rene Peter Viktor Hygo. Këtu duhen përmendur edhe vepra të tilla, si “Karta sociale evropiane - Manual (350 faqe) si dhe rreth 30 përkthime të Konventave dhe të dokumenteve të Këshillit të Evropës, 2000-2002, botime të KiE-së; “Dora d'Istria, princeshë e kulturës evropiane, 2 vëll., 1400 faqe libër, në pritje për botim;“Përralla të zgjedhura persiane”, Edlor, 1996;“Mrekulli njerëzore” - antologji: përralla, fabula, legjenda nga bota, Mësonjëtorja, 1997, rekomanduar nga Ministria e Arsimit për shkollat nëntëvjeçare - gjashtë botime; “Xhindët”, përralla të zgjedhura arabe, Mësonjëtorja, 1997; Katër Kronika nga Shqipëria -tregime të tija në frëngjisht të botuara në revistën franceze “Pumpernickel”, Alzasë, 1999-2000;“Dënimi me vdekje pas heqjes”, botim i KiE-së (320 faqe), Sokol, 2005; “Përralla të zgjedhura franceze”, antologji, EDFA, 2010;skenari i filmit “Lahutari i fundit”, në përgatitje të dosjes “Eposi i kreshnikëve” për ta paraqitur në UNESCO; “Antologji për Arbëreshët e Italisë”, Via Egnantia, 2012; “Legjenda të mesjetës, kalorësit e tryezës së rrumbullakët”, botuar nga EDFA, 2014; “Antologji e përrallës perse e arabe”, 2 vëllime, 800 faqe, botuar nga EDFA, 2014; “La pierre de l'âme, - Chroniques albanaises” (Guri i shpirtit - Kronika shqiptare), Jerome do Bentzinger Editeur, Strasbourg, 2015-tregime në frëngjisht; “Gjurmime shqiptare në Letrat franceze”, artikuj, ese, përkthime, botuar nga EDFA 2016, vëll. 1; tetë tituj nga letërsi artistike për fëmijë, përshtatje e përkthime, botuar nga Mësonjtorja, etj. si dhe një përkthim nga Italo Calvino (“Vizatimet e çmendura”).
Pas një punë të gjatë hulumtuese, Fotaqi ka arritur të zbulojëdy romane të panjohura të Faik Konicës: “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Mitka” (në pritje për botim që nga viti 2012). Shpresohet se do të botohen së shpejti, nën përkujdesin e Federatës Panshqiptare“Vatra”.
Mjaft e pasur është krijimtaria studimore-shkencore e Fotaqit, e pasqyruar në rreth 100 artikuj, resportazhe, ekspoze, kumtesa dhe intervista, të botuara në gazeta dhe revista të ndryshme, duke filluar nga vitet ’90 deri tani. Vetëmseria “Fletore koniciane” dhe seria e shkrimeve “Faik Konica - histori e aktualitet”, është e pasqyruar në 32 shkrime, të botuara në gazetat“Tirana Observer” dhe “Shqiptarja.com”, etj.
Gjatë viteve, puna e Fotaqit është vlerësuar me çmime dhe nderime të ndryshme. Në vitin 1979 iështë dorëzuar Diploma e Nderit nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Në vitin 1987 është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të tretë të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Në vitin 1999 ka marrë një falënderim publik nga ana e Lordit Russel Johnston (1932-2008) për kontributin e Ambasadorit shqiptar në KiE në parathënien e librit “Para gijotinës”.Në vitin 2000 është nderuar me Pllakë argjendi mirënjohjeje e Komitetit të Ministrave të KiE-së, për ndihmesën e Ambasadorit shqiptar në Sekretariatin e Këshillit të Europës dhe si raporter i tij për shoqërinë civile. Në vitin 2000 ka marrëLetër mironjohjeje e falenderimi nga eurodeputetjaKaterin Trotman(Catherine Trautmann-1951), Kryetare e Bashkisë se Strasburgut për antologjinë“Libri i artë i Prozës franceze”.
Kjo është vetëm një pasqyrë e përmbledhur, jo e rrokatejshme, e punës së madhe studimore-hulumtuese që ka përballuar dhe vazhdon të përballojë Fotaqi, me një këmbëngulje dhe vullnet të jashtëzakonshëm.
Tani le t’i kthehemi veprës monumentale“Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007)”.Libri i kushtohet mësuesit të tij Jusuf Vrionit dhe përbëhet nga 140 autorë francezë që kanë bërë vlerësimet e tyre për personalitete të shquara shqiptare, për kulturën, doket, traditat dhe zakonet e popullit tonë. Mes autorëve francezë, janë shumë figura me emër, të cilat i njeh mirë lexuesi i kultivuar shqiptar, si Montenji (Michel de Montaigne - 1533-1592), Volteri (François Marie Arouet; Voltaire - 1694-1778), Shatobriani (François-René, vicomte de Chateaubriand - 1768-1848), Lamartini (Alphonse Marie Louis de Prat de Lamartine - 1790-1869), Balzaku (Honoré de Balzac - 1799-1850), Delakrua (Eugène Delacroix - 1798-1863), Dumasi (Alexandre Dumas - 1802-1870), Hygoi (Victor Marie Hugo - 1802-1885), Floberi (Gustave Flaubert - 1821-1880), Apolineri (Guillaume Apollinaire- 1880-1918), Robert d’Anxheli (Robert d’Angély 1893-1966)Eskarpiti (Robert Escarpit -1918-2000)
Libri është i shoqëruar me shumë mjete ilustrimi dhe është i ndarë në tri pjesë. Siç thekson autori, pjesa e parë shërben si prelud dhe titullohet “Skënderbejada”. Aty janë paraqitur mjaft autorë, të cilët kanë pasqyruar kryesisht figurën e Skënderbeut, në aspektin portretizues dhe në atë të madhështisë së saj.
Pjesa e dytë titullohet “Shqiptarët dhe trojet e tyre”. Këtu është ndjekur linja kronologjike. Ajo, sipas autorit, “përbën thelbin e krejt veprës dhe karakterizohet nga larmia tematike, ku udhëpërshkrimet mpleksen me portretet, letërsinë, artin e kulturën në përgjithësi, përqendruar pikërisht në atë çka përbën më tipiken shqiptare, më të hijshmen, më fisniken e më pozitiven, duke nxjerrë në pah vlera e virtyte historike shqiptare”.
Pjesa e tretë përbëhet nga vlerësime që janë bërë për Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe për Jusuf Vrionin. Në rreth 48 faqe, autori parashtron vlerësimet e larta qëi kanë bërë veprës së Kadaresë shtatë personalitete të shquara të kulturës franceze, duke filluar nga Robert Eskarpiti deri teMoris Vincenti (Maurice Vincent - 1955), si edhe tetë të tjerë qëkanë ngritur lart figurën e Jusuf Vrionit.
Në pjesën e parë lexuesit i lë mbresa të thella Volteri, i cili, në veprën me titull “Sprovë mbi doket dhe frymën e kombeve”, të botuar në vitin 1756,duke vlerësuar lart figurëne Skënderbeut, thotë:
“Po të kishin qenë Skënderbej perandorët grekë, perandoria e Orientit do të ishte ruajtur”.
Në pjesën e dytë mjaft mbresëlënëse janë fjalët e filologut dhe të albanologut të shquar Lui Benloeu (Louis Benlæ (1818-1900), profesor i Universitetit të Dizhonit. Ja çfarë shkruan ai për gjuhën shqipe:
“Në fillim të punës, mendoja të trajtoja thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, dhe veç kur shoh se po prekja një çështje të gjallë, madje gjithë regëtimë, një çështje kombi. Dhe ç’komb! Më i vjetri i kontinentit tonë me atë të baskëve”.
Viktor Hygoi, në parathënien me titull “Ali Pasha, ky kolos…” për vëllimin poetik “Orientalet”, të botuar në vitin 1829, ndër të tjera, shkruan:
“Barbaria e vjetër aziatike ndoshta nuk është aq e zhveshur nga njerëz të mëdhenj sa ç’pandeh qytetërimi ynë. Duhet rikujtuar se ajo prodhoi të vetmin kolos që ky shekull mundi ta vërë ballë për ballë Bonapartit, mjaft që edhe Bonaparti të kish pasë silah; atë njeri gjeni,… atë Ali Pasha, qëështë për Napoleonin ç’ka është tigri për luanin, skifteri për shqiponjën”.
Këto pak rreshta të Viktor Hygoit, më kujtuan Lamartinin, i cili për popullin tonë ka thënë:
“Ky popull është i pavdekshëm. Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohëve”.
Në pjesën e tretë, tepër prekëse janë fjalët e romancierit, poetit e novelistitIv Mabin (Yves Mabin - 1942), mikut të Jusuf Vrionit. Më 05 qershor 2001, pesë ditë pas vdekjes së Jusufit, ai pati shkruar esenë me titull “Jusuf fisniku”, të cilën ia pati dërguar familjes së mjeshtërit të madh të përkthimit. Nëatëeseaishprehet:
“Tiedojevendintënd. Tishqetësoheshepërtë. Aiqepërherënëzemërtëzemrëstënde. Tiedojedhebëjegjithçkaqëtëtjerëttadonin. Tëshumtë, mjafttëshumtëjanënëFrancë, nëEvropëataqëenjohindheeduanShqipërinëpërmesteje, përshkakuntënd. Tiedojevendintënd, gjuhënetij, traditatetij, kulturënetijdhesepsetiurrejembylljen, izolimin, sundimin, sepsetidojedialogun, mirëkuptimin, zbulimin, njohjen, sepsetiijepjepërparësiarsyes, mençurisë, dijes, sepsetiishekundërpadijes, përbuzjes, arrogancës, sepsetiishepërbutësinë, ndjeshmërinë, përzemërsinë, tieregjistrojegjuhëntënde, kulturëntënde, vendintëndnëbashkësinëegjuhëve, kulturave, vendevetëtëgjithëbashkësisënjerëzore, enëmënyrëtëveçantëevropiane”.
Fjalëmetëvërtetëprekësekëtoqëburojnëngazemraenjëmikufrancezdheqëlexuesinevënënëmendimetëthella: çfarërolitëjashtëzakonshëmluanformimiinjëintelektualishqiptar, tëpajisurmekulturëtëgjërë, nërritjeneautoritetittëvendittonënëmjediseteinteligjenciessëvendevetëtjera.
Çdolexuesmevetëdijetë lartë kombëtare, kurembaronsë lexuarilibrinelartpërmendurtë Fotaqit, nukmundtë mosishtrojë vetespyetjen:
“Sikaqenë emundurqë Fotaqikapërballuarnjë volumkaqtë jashtëzakonshëmpunehulumtuesepërpërgatitjenekëtijlibri, të cilinsizorsemundtë ishtenë gjendjetapërballonteedhenjë sektoritërë iAkademisë së Shkencave?”.
Puna për përgatitjen e këtij libri, si edhe e librit “Autorët francezë për Arbëreshët e Italisë”, që zënëtë dyja këto antologji një vëllim prej më shumë se 1300 faqesh, si edhe tërë puna studimore-hulumtuese që Fotaqi ka pëballuar me pasionin e një “arkeologu” rojtinash (arkivash) për të zbuluar të panjohurat dhe veprën tërësore të Faik Konicës, e bëjnë lexuesin të përsiatë gjatë dhe të pyes veten:
“Çfarë e ka shtyrë Fotaqin t’ia dalë mbanë gjithë kësaj pune kolosale, në një hark kohor prej rreth njëzet vjetësh, pa llogaritur këtu gjithë ngarkesën tjetër që u parashtrua mëlart përmbledhtazi?” Arsimimi, dëshira, horizonti i gjerë kulturor, kultura e gjerë evropiane, mjeshtëria e lartë e tij si përkthyes, pasioni, zotërimi mjeshtëror i frëngjishtes dhe i disa gjuhëve të tjera?
Të gjitha këto, pa dyshim, kanë luajtur rolin e tyre të padiskutueshëm, por duhej edhe diçka tjetër, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet tepër përcaktuese në sukseset që Fotaqi ka arritur deri tani, diçka kjo që ai e ka me bollëk.
Presidenti i 30 (1923-1929) i Shteteve të Bashkuara të AmerikësXhon Kalvin Kulixh (John Calvin Coolidge Jr. -1872-1933)ka thënë:
“Në këtë botë, asgjë nuk mund ta zëvendësojëvullnetin e fortë, këmbënguljen. Asgjeniu, gjeniupafamëdhe i pashpërblyer s’është asgjë. As talenti, asgjë nuk haset më shpesh sesa talenti i dështuar. As arsimimi, bota është plot me njerëz të arsimuar që janë të braktisur. Vullneti i fortë në arritjen e qëllimit - ja kjo është mrekullia vetë”.
Vullneti i fortëështëkështufaktori kryesor në arritjen e suksesit. Ai e shtyn njeriun të çajë përpara, të arrijë qëllimet që ka shtruar para vetes. Prandaj këshillat e shumë njerëzve të suksesshëm përmbajnë rregulla, në të cilat këmbënguljes së vendosur, vullnetit të fortë i njihet roli kryesor në realizimin e objektivave të caktuara. Kështu, fjala vjen, gazetari kanadez Malkolm Glladuell (Malcolm Gladwell- 1963), që punon në revistën “The New Yorker”, në librin e vetë me titull“Gjenitë dhe të paditurit” (në origjinal: Outliers: The Story of Success”), të botuar në vitin 2008, shpjegon dukurinë e gjenialitetit:
“Gjenitë nuk lindin, por bëhen si rezultat i vullnetit të fortë dhe i ushtrimeve këmbëngulëse në punën që kanë për zemër”.
Pra, vullneti i fortë, si tipar dallues në karakterin e Fotaqit, ka qenë tepër përcaktues në arritjen e pikësynimeve që ai i ka pasë vënë vetes me kohë. Ndryshe nuk mund të përballohej gjithë ai vëllim i madh pune në shtegtimet e tij të pafundme nëpër rojtina (arkiva) dhe biblioteka.
Lexuesi mund të interesohet për t’u njohur në faqet e internetit me analizën shkencore që bën Fotaqi në artikullin me titull“A është Napoleon Bonaparti me gjak Shqiptari?”. Për të shpërndarë mjegullnajën rreth kësaj çështjeje, Fotaqi çan drejt shtigjeve të së vërtetës me merakun e një historiani, që të kujton Johan Drojzenin (Johann Gustav Droysen 1808-1884), historian gjerman, profesor i Universitetit të Berlinit, i cili ka qenë njëri nga të parët që ka bërë klasifikimin e detajuar të burimeve historike, apo Mishel Fukonë (Michel Foucault - 1926-1984), filozof francez, teoricien i kulturës dhe historian, i cili porosiste që historia të ruhet nga ndikimet e fuqishme të kohës.
Përveç vullnetit të fortë, këmbënguljes së paepur, është edhe dashuria e fortë për vendin, një dashuri e natyrës jusufiane kjo, që e nxjerrë aq bukur në spikamë intelektuali i shquar francez në esenë që i ka kushtuar Jusuf Vrionit, e cila ka shërbyer si një nxitës i fuqishëm për arritjen e kaq shumë sukseseve të Fotaqit gjatë gjithë këtyre viteve.
Siç u vu në dukje më sipër, prej nëntorit të vitit 1997 deri në qershor të vitit 2000, Fotaqi ka qenë Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër në shërbimin diplomatik, puna e tij, siç e pamë më lart, ka qenë mjaft e vlerësuar në Këshillin e Evropës. Unë nuk i di arsyet e largimit të Fotaqit nga shërbimi diplomatik, por për një gjë jam i bindur: intelektualë të formatit të Fotaqit, të pajisur me një kulturë të gjerë perëndimore dhe me një përgatitje akademike shumëdimensionale, i bëjnë nder diplomacisë shqiptare dhe ia rritin autoritetin në qarqet e diplomacisë ndërkombëtare. Intelektualë të tillë jo vetëm që duhen kërkuar me qiri, por duhen mbajtur në diplomaci deri në vitet e moshës së tretë, ashtu siç veprohet edhe në vendet me tradita të kahershme në artin e shërbimit diplomatik.
Nëvendin e vet, siç ndodh edhe në çdo vend tjetër të botës, njeriu vëren realitete mjaft të bukura që ia gëzojnë shpirtin. Por është e pamundur që ai të mos përplaset edhe me realitete të shëmtuara, të cilat mundohet t’i anashkalojë. Ndoshta edhe Fotaqit, sipas hamendësimeve të mia, mund t’i ketë rastisur të përplaset me një realitet të tillë, dhe ai, me elegancën intelektuale që e karakterizon, ka bërë zgjedhjen e vet, duke u larguar nga shërbimi diplomatik.Robert Musil (1880-1942), shkrimtar, dramaturg dhe eseist austriak, përsiat në një mënyrë mjaft interesante për marrëdhëniet e njeriut të mirë me pjesën e shëmtuar të realitetit. Ai thotë:
“Njeriu i mirë nuk e bën botën të mirë, ai, përgjithësisht, nuk ushtron mbi të kurrfarë ndikimi, ai vetëm i kthen krahët asaj”.
E kam takuar Fotaqin pas largimit nga shërbimi diplomatik, gjatë kohës që punonte dhe vazhdon të punojë me zell në sektorin privat. Herën e fundit ai ishte për vizitë në shtëpinë time në tetorin e vitin të kaluar, kur na kishte nderuar me ardhjen e saj për vizitë edhe shoqja e tij e dikurshme e grupit të frëngjishtes në fakultet, Teuta Turhani, një përkthyese mjaft e talentuar, veterane e përkthimit në Agjencinë Telegrafike deri në moshën e pensionit.Ishte dhe vazhdon të jetë po ai Fotaq: i qeshur, i hapur, zemërbardhë, me dashamirësinë e tij karakteristike që nuk di të ndahet kurrë prej saj. Një dashamirësi kjo që më kujton ca fjalë të arta të Karl Krausit (1874-1936), shkrimtar, poet satirik, kritik letrar, fejtonist, publicist austriak, një figurë unikale e jetës shoqërore dhe kulturore në hapësirat gjermanishtfolëse të kontinentit tonë. Dikur ai ka thënë:
“Dashamirësia është rrobalarësja e njerëzimit, e cila shpëlan me lot ndërresat e tij të pista”.
Në mbyllje të këtyre shënimeve, nuk mund të lë pa përmendur rolin vendimtar që ka luajtur në arritjen e sukseseve të Fotaqit, shoqja e tij e jetës, Merita, e bija e Lulo Musait, i cili përfaqëson njërën nga figurat më të shquara të artit të pilotimit në historinë e aviacionit ushtarak shqiptar, patrioti im, nga fshati Mesaplik i Smokthinës. Si njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe specialiste e gjuhës shqipe, Merita ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetje e fuqishme e Fotaqit në të gjitha shtigjet e jetës që e kanë çuar drejt suksesit.

Kolumbus, Ohajo
18 shtator 2016

Gëzim Llojdia: A kishte pranga për Petro Markon?



A kishte pranga për të burgosur Petro Markon, ndonëse dhimbshëm e lanë të presë, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë

Nga Gëzim Llojdia*

U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi, Petro Marko. Zogjtë mbretëror çukisin në portikun e Markojve. Dallgëzuar deti, cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër. Lutur te Shën Mëria:
-Zot na e beko të tjera vjeshtë!

Erdhi. Mbuluar. Frugulluam dhimbshëm sytë. O embrion i lules. Kurmi yt. Hapësirë gjeografike e pambarimtë. Nur i bukurisë. Vend thesaresh. Perla. Diamantesh Ëmbëlsisht e ëmbël. E pasur. Bukurisht e bukur. Deti, që humbet në mugëtirë. Male mistere fshehur, shpirti yt. . . .

1.

Dhermiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi shprehen nëpër libra. I thënë emrin me emrin Drymades përfshin dy fshatra Palase dhe Gjileke.

Ku gjendet Dhërmiu?Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra

(Qarku Vlore është i përberë prej rretheve:Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta. Himara . Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës së bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes, të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë. Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore, historike dhe artistike të Himarës. Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.

2.

Çfarë është fshati i bregut të Jonit, Dhërmi. Dhermiu është nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P. Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e. s, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi, gjykoi dhe bëri edhe një libër për fëmijë.
Në Dhërmi dua të takoj Petro Markon. A ke dëgjuar të flitet për Petro Markon?
Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona , poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit, d. m. th kur mbushej me atë gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë, hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.

Ku mund ta takojmë sot, poetin PetroMarko?(Shkova deri te qisha e vjetër . Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër. E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë me kotruve . Kujtimi yt mu fanit. )
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohë-tretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka faruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore , por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet , mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë . Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi, ta vizitojnë . Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin , thuhet nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë, ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë është një mirësi, a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj, sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas, djathtas para e mbrapa, tutje-t’hu se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës.

3.

Ne të fshatrave të lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh ashtu se që në Gumenicë e lartë/Himarë është çdo fshatë…. Ose Himarë, Kaninë, Drashovicë/Tepelenë, Kardhiq, Nivicë/nga një farë e nga një fis/që me ardhjen e Turqisë I ndau I bëri dysh/në xhami edhe në qishë…. Pra atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi, jepej misër, fasule e merrej vaj, ullinj e agrume madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë te lisat e qishës, ku ka qenë kisha dikur…që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje. Ne kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi i pyesnim se kë kishin më të zgjuarin, ata përmendin poetin e keni dëgjuar Petron, por edhe Neçon që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë, ëmbëlësor poetik bukurisht të bukur që i këndonte vajzës së valave…. Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak , aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë që ja kishin fshehur, ja kishin marr ose ja kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë unë e dija se nga fshati im Progonati në Himarë kishte plotë , por besohet edhe historikisht nga një fis i kaonisë rridhnin, madje në shek 15 Himarë quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se Lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt Zyrtar të M. Argiroit shënoheshin 38 katunde. , deri para myslimanizmit te Lum te Vlorës e Kurveleshit, kane qene te krishtere, te traditës iliro-arbëreshe. Një pjese e madhe e fiseve te Himarë (sotme) kane ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Ne Himarë e madhe, ne shume dokumente dali emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhermi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica, Progonates, , Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh. Delvina tek ‘Epiri. . . Mbi kurrizet e Çikës godiste me. . . 'Vetëtima Zeus (mitologji, te vjetrit). . . . Nëse Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himarë për skenën e Iliades, gjerat do te kishin marre rrjedhe tjetër gjate periudhës 3000 vjeçare shprehet Pukvil. ”Kaonia (Himara) vendi ku Circet porositen Odiseun të ruhej prej sirenave. . . malet mbi Himare quhen "te Vetëtimave"? Zeusi leshonte ato nga qielli sipër saj. . . (Emri Himare-Himera (edhe Kimera). . . përfytyrohej i qenie mitologjike me trup dhie e koke luani, me bisht dragoi. . . qe villte zjarr nga goja (Zjarri nga flaket e vullkani, tashme te shuar, ne Llogora. . . ) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes tij ne lufte e hodhën ne det, i dha emrin . Varianti tjetër: Deti Jon=Deti ynë.
Fiset epirote kane banuar që në lashtësi: Kaone Himara, Thesprotet, çamet, molloset - Janina, amantët - Lumi i Vlores. . . Kaonia (=ka hone) shtrihej nga lumi Aos, Aosta (Vjosë deri ne lumin Thyamis (Kallamas) një Juge. Straboni dhe Tukididi thone se: "Pellazget e Ankandes quheshin Kaonë. Variant i emrit Kaon: "ka hone", dhe varianti tjetër Kaoni, biri i Priamit. . . Kaonet zinin pjesën me te madhe te Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët, japigët, mesapët……shprehet një studiues i këtyre anëve tek gazeta Demokracia e vitit ’95…Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro, ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit
Me sa kam dëgjuar, me sa di unë rrjedh nga një familje qe ne fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë ne fshatin tone erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç; thonë pleqtë, banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe qe quhet Paloshpita. . . Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishe te vogël: Shen Janin, qe është ende.
Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nën shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë. Aty, në atë vend, Markajt Gjanet bënë shtëpi të tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut te Gjinit. Kështu që, shekuj me radhë Markajt, Gjonet, Buajt ishin një bark, një fis gjer vone, sa isha unë i ri, nuk martoheshin njëri me -tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….


4.
Mirëpo Petron unë, sot nuk kam ku ta gjejë , ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija , në dimër , në verë, në stërbima , llohëra e zheg, pra ka kohën e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal , por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari . Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor, dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithshka deri në zhdukjen fizike, por poetët mbesin , sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë, Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm e lanë të pres, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave . Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli , që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh, ku ishte Petro pervecse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej , këtej lart, para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes, kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga “kroma e kohës”. Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm tek centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron , dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet, hasta la vista Petro.

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Sekretar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.

VRASJA E ENVER HADRIT, AKT KRIMINAL I TERRORIT SHTETËROR TË SËRBISË


Vrasja e Enver Hadrit, me dy plumba në kokë,është bërë nga dy profesionistë udbashë. Kjo vrasje ndau prej shqiptarëve njërin prej personaliteteve më me influencë në Evropën Perëndimore. Ai ishte veprimtar i shquar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë në vitin 1989 .Enver Hadri u vra vetëm disa javë pasi kishte bindur Parlamentin Evropian për të miratuar një Rezolutë, ku dënoheshin vrasjet e shqiptarëve në Kosovë.
Më 25 shkurt shërbimi i fshehtë i Jugosllavisë vrau në Bruksel Kryetarin e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Enver Hadrin i arratisur politik që nga viti 1974. Ministria e jashtme belge botoi një deklaratë, në të cilën dënon më forcë aktet terroriste kundër çdo personi apo shoqate.
Enver Hadri u lind në Pejë më 2 prill në vitin 1940. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe at të mesme studioi arkitekturën në Beograd dhe Lubjanë. Nga viti 1974 kërkon strehim politik në Belgjikë dhe deri në çastin tragjik ai jeton në Bruksel.
Më 25 shkurt 1990 rreth orës 16, duke udhëtuar më veturë, Enver Hadri ndalet në një semaforë për të pritur shenjen e gjelbër. Më shpejtësi kalon një veturë në anën e majtë, ndalët për një çast vizavi më veturën e Enver Hadrit, dhe, nga dritarja, shtihet më revole në drejtim të tij.
Plumbat e armiqve të popullit tonë e goditën për vdekje Enver Hadrin, i cili vdiq po at ditë në ora 19 në spitalin kryesor të Brukselit. Një akt i tillë terrorist shtetëror i Beogradit indinjoi thellë të gjithë bashkatdhetarët jashtë vendit të cilët revoltën e tyre e shprehën dhe po e shprehinë, më demonstrata dhe me protesta të rrepta kundër vrasësve të Serbisë. Ndërsa nga autoritetet belge kërkohet qe sa më parë të gjendën dhe të ndëshkohen publikisht vrasësit e Enver Hadrit.
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) për këtë akt të terrorizmit shtetëror sërbojugosllav, lëshoi Komunikatë ndërsa më 7 prill, në demonstratën që organizohet në Bruksel, do të protestohet për vrasjen e Enver Hadrit para opinionit belg dhe Ambasadës jugosllave.
KOMUNIKATË


Terrori shtetëror i Serbisë po rritët edhe jashtë vendit. Pas dy tentimeve të atentateve në Zvicër, më 25 shkurt, shërbimi i fshehtë i Jugosllavisë, bëri atentat në Belgjikë. Viktimë e këtij terrori ra Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, i arrestuari politik Enver Hadri (1940) nga Peja. Ai u vra afër shtëpisë së tij në Saint-Gilles të Brukselit.
Enver Hadri u angazhua për ndriçimin e shkeljes së të Drejtave të njeriut në Kosovë (sidomos kohëve të fundit ai informoi publikun belg dhe institucionet ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë, institucionet e përbashkëta të Evropës që kanë selinë në Bruksel (Parlamenti Evropian). Ky angazhim i tij i pengoi autoritetet pushtuese të Beogradit, të cilat zgjodhën formën më të vrazhdë për t’u inkuadruar në rrjedhat e Evropës - në fillim për t’i vrarë ata që mendojnë ndryshe e pastaj për të plasuar të vërtetën e tyre për Kosovën dhe popullin shqiptar.
LPRK shpreh indinjatë të thellë për këtë krim të terrorizmit shtetëror në Beograd dhe kërkon nga autoritetet belge që të marrin të gjitha masat për zbulimin e kriminelëve. Gjithashtu kërkon që Qeveria belge të marrë masa për të mos u përsëritur krimet e këtilla.
Njoftohen të gjithë kurbetçarët se më 3.03.1990 në Bruksel, do të mbahet demonstratë para opinionit belg dhe para Ambasadës së RSFJ. Demonstratën e organizon Komisioni i posaçëm i krijuar më këtë rast i Komunitetit Shqiptar në Belgjikë. Dhe shtetet tjera të Evropës që marrin pjesë në këtë demonstratë.
Për ata që për shkaqe udhëtimi nuk mund të protestojnë në Belgjikë, LPRK i thërret që të bashkohen në shprehjen e indinjatës në demonstratat që organizohen në Gjenevë (para OKB) dhe ne Hamburg. Edhe këto demonstrata, veç tjerash, organeve të RSFJ do t’u dërgohen protesta kundër aktit të fundit terroristë të Beogradit.
LËVIZJA POPULLORE PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS
Mustafë Xhemaili - Komogllavë, Ferizaj
Pregaditi :Halit Xhemë Elshani

Albana Lifschin: Lindja e shtypit të lirë Amerikan




Udhëtim në Historinë e Amerikës


Historia e luftës për shtypin e lirë amerikan është e lidhur me emrin e gazetarit Xhon Pitër Zenger (John Peter Zenger) nga Nju Jorku.

Në dhjetëvjeçarin 30-40 të shek. të 18, Nju Jorkun e qeveriste guvernatori Uilliam Kozbi (William Cosby), një njeri i korruptuar dhe hakmarrës. Xhon Zenger, djale i ri në moshë atë kohë, filloi të botonte gazetën e tij të përjavshme ku shkruante për padrejtësitë që bëheshin nga ana e administratës mbi kurriz të popullsisë së qytetit.
Guvernatori, siç mund të merret me mend, u egërsua shumë nga guximi i gazetarit.. Ai urdhëroi arrestimin e tij. Kjo ndodhi në 1734. Guvernatory Kosbi e akuzonte gazetarin për mungesë besnikërie ndaj qeverisë dhe se kishte botuar akuza fallco kundër vetë guvernatorit.
Xhon Pitër Zenger u burgos. Në ditët e para në burg atë e izoluan e s'e lanë të fliste me askënd. Gazeta e tij "New York Weekly Journal" nuk doli. Më pas iu lejua të komunikonte vetëm me të shoqen nëpërmjet një "dritareje" fare të vockël në derën e burgut. Në këto takime ai filloi ta mësonte të shoqen se si të shtypte gazetën e ç'të shkruante në të. Gazeta doli sërish dhe në artikullin kryesor u bëhej e ditur njerzve se botuesi i gazetës qe arrestuar si edhe akuzat që i bëheshin. Miqtë e tij kur e morën vesh këtë lajm u shqetësuan dhe zunë të mendonin si ta ndihmonin, por të gjitha rrugët ishin të mbyllura. Të gjithë avokatëve që morën përsipër çështjen e tij iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në shtetin e Nju Jorkut.
Muajt kalonin njëri pas tjetrit pas derës së burgut. Për t'u marrë me çështjen Zenger u ngarkua një avokat që ishte mik me guvernatorin. Kjo do të thoshte që Pitër Zengeri ishte i humbur. Nuk dukej më asnjë shpresë për shpëtimin e tij. Megjithatë për çudinë e të gjithëve, gazeta e tij "New York Weekly Journal" vazhdonte të dilte nga botimi çdo javë, duke vazhduar të fliste kundër guvernatorit e bëmave të tij çnjerëzore.
Ditën e gjyqit përpara ndërtesës së gjykatës ishte mbledhur një masë e madhe njerëzish e cila sa vinte e rritej. Njerëzit e kuptonin se nëse gjyqi do ta shpallte fajtor gazetarin, askush s'do guxonte më të hapte gojën kundër padrejtësive të qeverisë.
Gjyqtari dhe trupi gjykues zunë vëndet. Pitër Zenger u soll në sallë për t'u gjykuar. Njerëzit brënda rrinin me zemër të ngrirë. Dhe atë moment të pashpresë, për habinë e të gjithëve në sallë hyri një burrë flokëbardhë i cili u ndal në ballë të sallës. Ishte Endrju Hamilton (Andrew Hamilton) avokati më i shquar i Amerikës, në atë kohë, që kishte ardhur nga Filadelfia për të mbrojtur gazetarin. Ai ishte mik i Benxhamin Frenklinit dhe Uilliam Penit. Hamiltoni vërtetoi se të gjitha ato që kishte shkruar Pitër Zengeri për guvernatorin, ishin të vërteta. Ai deklaroi se të botosh të vërtetën nuk është "krim" dhe iu drejtua jurisë me këto fjalë: "Çështja para gjykatës dhe juve zotërinj të jurisë nuk është një çështje e vogël dhe private, nuk është as çështja e një botuesi të varfër dhe as vetëm e Nju Jorkut. Jo. Pasojat e gjykimit të saj do të ndikojnë tek çdo njeri i lirë që jeton nën qeverisjen britanike, në Amerikë. Është një çështje shumë e rëndësishme, është çështja e Lirisë."
Ai theksoi se vendimi do të vuloste një herë e përgjithmonë lirinë e fjalës ose shtypjen e saj.
Gazetari Pitër Zenger doli i pafajshëm dhe u lirua nga burgu. Guvernatori Kosbi fare pak kohë pas gjyqit vdiq nga një atak në zemër.
Petër Zenger vazhdoi të botonte gazetën e tij duke mbrojtur të vërtetën deri në fund të jetës se tij.
Sot, nëse ju bie rasti të dëgjoni shprehjen "Ai është avokat Filadelfie" do të thotë që është avokat i zoti, shprehje që ka mbetur në kujtim të avokatit të madh, Endrju Hamiltonit.
-NGA LIBRI I AUTORES ALBANA LIFSCHIN "UDHETIM NE HISTORINE E AMERIKES-

Albana Lifschin: Woodrow Wilson - Presidenti i 28 i SHBA (1913-1921)





Udhëtim në Historinë e Amerikës







Në imagjinatën e tij të fëmijërisë, Tomi Uillson kishte krijuar një botë lojrash ku ai ishte kryekomandant që udhëhiqte një ushtri të madhe në vepra heroike.
Shumë, shumë vjete më pas, ndodhi që Tomi të bëhej Udrou Uillson (Woodrow Wilson), president i vëndit më të fuqishëm në botë dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA.
Nuk dihet nëse ëndrrat e hershme të fëmijërisë ndikuan në të ardhmen e tij drejt rrugës presidenciale, por një gjë është e sigurtë që në moshën djaloshare ai e shikonte veten në rrangun e admiralit apo gjeneralit. Në kujtesën për vitet e fëmijërisë Wodroow Wilsoni kishte ruajtur një moment kur ai qëndronte tek porta e shtëpisë duke thirrur" Zoti Linkoln u zgjodh president. Do të kemi luftë!."
Në moshë të re duke ndjekur gjurmët e familjes ai shkoi të ndiqte një shkollë presbiteriane në Karolinën e Veriut. Si student ai shfaqi dy prirje të cilat e shoqëruan deri në fund të jetës, aftësinë për të debatuar dhe dashurinë për sportin e bejsbollit. Kështu ai hyri në debatet sociale të kohës dhe luajti në skuadrën e bejsbollit. Gjatë viteve studentore duke zhvilluar këto dy aftësi Tomi Uillson u bë shumë aktiv dhe dalëngadalë filloi të mendonte të ndiqte një rrugë të re duke devijuar nga rruga fetare e trashëguar në familje. Synimi i tij u bë karriera në pushtetin shtetëror. Ai madje nuk e përdori më emrin Tomi, por në vënd të tij Udrou Uillson. Uillsoni hyri në Universitetin e Virxhinias për të studiuar për avokaturë. Pas mbrojti avokaturën ai ndoqi një universitet tjetër, atë të Hopkinsit në Baltimorë për të hyrë më në brëndësi të politikës dhe artit të qeverisjes. Ai filloi punën si profesor i kësaj fushe, fillimisht në kolegjin Bryer Mawr pranë Filadelfias. Si profesor, ndërkohë që reputacioni i tij sa vinte e rritej, Udrou Uillson ndërroi disa kolegje. Në 1902 ai u zgjodh president i kolegjit të Princetonit në Nju Xhërsi. Në 1910 ai dha dorëheqjen si president i kolegjit për tu zgjedhur Guvernator i Nju Xhërsit. Në 1912, reformatori Uillson qe kandidat i partisë së vet për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ditën e inagurimit presidencial, në 4 mars 1913 Udrou Uillson ishte një burrë i gjatë, i pashëm me një pamje të vendosur. Atë kohë ai ishte 56 vjeç. Kur familja Uillson hyri në Shtëpinë e Bardhë, ajo qe një familje e lumtur. Dy nga tre vajzat e tij u martuan gjatë asaj periudhe. Uillsoni ishte në formë të mirë dhe ende vazhdonte të mbante gjallë dëshirën për sportin e bejsbollit. Ai ka qënë i pari president që ndoqi serialin botëror të bejsbollit të vitit 1915.
Pas vdekjes se gruas se parë, një vit më pas, u martua me Edit Bolling Gat, një vejushë nga Uashingtoni. Kur plasi lufta e parë Botërore, presidenti Uillson duke shpresuar ta mbante Amerikën jashtë konfliktit lëshoi një deklaratë neutraliteti.
Lufta e paevitueshme
Presidenti Udrou Uillson e urrente luftën me gjithë shpirt dhe ishte i vendosur të ruante neutralitetin e Amerikës. Madje edhe pas mbytjes së Lusitanisë nga gjermanët, me afro 200 qytetarë amerikanë në bordin e saj, kur të gjitha gazetat amerikane ishin mbushur me thirrje për ndëshkim (luftë) ai përsëri u përmbajt. Presidenti i dërgoi disa mesazhe qeverisë se Kajzerit të mbushura me paralajmërime, duke kërkuar që anijet amerikane të lundronin kudo pa u prekur, në të kundërtën do priste marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Por ndërkohë që SHBA përpiqej të mbante neutralietitn, ambasada gjermane në Washington D. C. ishte kthyer në çerdhe spiunazhi e sabotatorësh. Ambasadori gjerman kishte në dorë 100 milion dollarë për të "blerë " kongresmenët amerikanë duke u dhënë nga 50 mijë dollarë secilit. Një nga agjentët e tij më të rëndësishëm ishte Franz von Papen që më pas ndihmoi Hitlerin për të ardhur në fuqi. Plani i tyre për të korruptuar kongresin amerikan dështoi, por rrjeti i tyre agjenturor e sabotator ishte i shpërndarë në tërë vëndin. Sabotatorët e përdorën Amerikën si një laborator ku eksperimentuan luftën bakterologjike. Kryetari i projektit ishte një gjermano- amerikan doktor në mjeksi me emrin Anton Degler, i cili u kishte ofruar vullnetarisht shërbimin e tij gjermaneve. Në shënjestër u vunë kuajt dhe mushkat që priteshin të ngarkoheshin në anije për aleatët. Anton Degler vizitoi të gjitha portet amerikane prej nga pritej të transportoheshin këto kafshë për Evropë dhe bëri të mundur infektimin e tyre. Sabotatorët ishin të specializuar në vendosjen e bombave. Objektet kryesore ishin portet, veçanërisht ai i Nju Jorkut. Akti me i rëndë i sabotazhit ndodhi vetëm disa qindra metra pas Statujës së Lirisë në Black Tom Island. Një sasi e jashtëzakonshme eksplozioni ishte parkuar pranë portit. Në 30 korrikun e vitit 1916, në orën 2 të mëngjesit një plasje e fuqishme përfshiu tërë portin dhe u dëgjua deri në qindra mile larg në Kenektiket dhe Pensilvani. Pothuaj të gjitha dritaret e qytetit Xhërsi u thyen. Copëza metali binin nga qiejt. Sabotatorët e Black Tom-it nuk u kapën kurrë. Por dihej që eksplozioni qe kryer nga sabotatorët gjermane dhe qeveria gjermane pas lufte ra dakort të paguante 50 milion dollarë për dëmet e shkaktuara prej tij. Pas eksplozionit, u kërkua largimi i kapitenit Von Papen nga ambasada gjermane.
Veç kësaj Gjermania kishte filluar bisedat me Meksikën duke i premtuar asaj ish territoret e vjetra të Teksasit dhe Arizonës nëse ajo do të mbante anën e Gjermanisë në rast lufte midis kësaj të fundit dhe SHBA .
Në 31 janar, 1917 ambasadori gjerman von Bernstorff i dorëzoi një notë qeverisë amerikane ku thuhej se Gjermania do të fillonte një luftë detare të pakufizuar. Zona e vdekjes do të përfshinte detrat rreth ishujve britanikë, francezë, Italisë dhe Mesdheut. Çdo anije e aleatëve që do të hynte në këto ujra do të goditej pa asnjë paralajmërim nga nëndetset gjermane. Kajzeri gjerman sidoqoftë bënte një "lëshim" për SHBA. Një anije amerikane në javë, por vetëm një, mund të lundronte për në Angli nëse do t'i bindej disa regullave të caktuara prej tyre. Presidenti Uillson e lexoi këtë mesazh dhe e rilexoi pa u besuar syve dhe tha me zë të ulët: 'Kjo do të thotë luftë'.
Në mbrëmjen me shi të 2 Prillit 1917 presidenti amerikan, në limuzinën e tij shkonte drejt kapitolit, për të mbajtur fjalimin e tij historik në kongresin amerikan duke deklaruar se lufta qe bërë e paevitueshme, në emër të ruajtjes se paqes dhe demokracise në botë.
"Ne nuk kemi asnjë dëshirë për pushtim apo dominim.. nuk është gjë e lehtë të udhëheqësh këtë popull të madh e paqedashës në luftë.Por e drejta është më e çmueshme se paqja dhe ne duhet të luftojmë për ato gjëra që janë të shtrenjta për ne.. Sot ka ardhur dita që Amerika të derdhë gjakun për parimet të cilat i dhanë asaj jetën, lumturinë dhe paqen që ajo ruan… Zoti e ndihmoftë!"
Në 6 prill 1917, Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë.
Kur Amerika hyri në luftën e parë botërore, zhvillimi i operacioneve luftarake të deriatëhershme, nuk fliste për fitore të forcave aleate. Në të kundërt forcat aleate kishin pësuar humbje të rënda, sidomos në lindje. Për më tepër Rusia qe larguar nga teatri i luftës. Revolucioni bolshevik solli në pushtet komunistët me në krye Leninin i cili nënshkroi paktin e paqes me Gjermaninë.
Në Evropë çdo muaj zbarkonin reth 300 000 trupa të freskëta amerikane. Gjatë Luftës së Parë Botërore u dërguan më tepër se dy milion trupa amerikane.
Gjenerali Xhon Përshing ishte instruktuar nga qeveria t’i mbante forcat si një formacion i vetëm jo ti shpërndante ushtarët amerikane nën komandën e gjeneralëve të huaj. Hyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë i dha kthesë vendimtare ngjarjeve dhe vendosi fatin e saj në favor të aleatëve.
Në 11 Nëntor 1918 Gjermania u dorëzua. Mbarimi i luftës u shënua me Traktatin e Versajës. Presidenti Uillson ka qënë i pari president i Shteteve të Bashkuara që ka shkuar në Evropë për të hartuar një traktat paqeje. Ai e shpalosi vizionin e tij për botën e pasluftës në ato që u quajtën 14 pika, ndër të cilat ishin eliminimi i marrëveshjeve të fshehta ndërkombëtare, garancia e lirisë së detrave, reduktimi i armatimit, krijimi i Lidhjes së Kombeve që do të garantonte paqen në botë. Firmosësit e traktatit u bënë anëtarë të Lidhjes së Kombeve. Presidenti Uillson u tha ”ndal” traktateve të fshehta duke shpëtuar Shqipërinë nga planet coptuese të fqinjëve të saj, që gëzonin mbështetjen e fuqive të mëdha të Evropës.
Kur u kthye në Amerikë me Traktatin e Versajes, ai ndeshi në kundërshtimin e senatit amerikan që e refuzoi paktin e firmosur nga presidenti. Opozitën e udhëhiqte republikani Henri Kabot Loxh (Henry Cabot Lodge) nga shteti i Masaçusets. Presidenti Uillson ndërmori një udhëtim në tërë vëndin duke mbajtur fjalime në mbështetje të traktatit të paqes. Së fundi, tepër i lodhur, në vjeshtë të vitit 1919, presidenti Uillson pësoi hemoragji cerebrale që e la të paralizuar në krahun e majtë. Për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetsore në këto kushte gjatë vitit të fundit të presidencës, kontaktet e tij me njerzit bëheshin nëpërmjet së shoqes. Sipas disa gazetarëve të asaj kohe, e shoqja, Editi, po bënte praktikisht punën e presidentit.
Pavarësisht, nga shqetësimet që iu krijuan në vënd, bota e njohu dhe vlerësoi rolin e tij udhëheqës për paqe.
Në 1920 Presidenti Uillson u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe dhe renditet ndër presidentët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për popullin shqiptar ai mbeti miku i tij i paharruar.
Presidenti Uillson vdiq në shkurt të vitit 1924, në moshën 67 vjeçare.
(Marrë nga libri i autores "Udhëtim në Historinë e Amerikës”, botuar 2003, ribot. 2006, 2010)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...