Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/26

NGA: SHKËLQIM OSMANAJ & LEUTRIM TËRSHNJAKU:Dy librat e prof.dr.Azem Hajdarit ofrojnë dije të reja për studentët, gjyqtarët, prokurorët, avokatët, policët

Studime me vlera të mëdha në fushën e drejtësisë



Për të plotësuar vakuumin ekzistues të literaturës në gjuhën shqipe në lëmin e drejtësisë, prof.dr.Azem Hajdari ka publikuar “E DREJTA E PROCEDURËS PENALE” dhe “NDIHMA JURIDIKE DHE EKSTRADIMI”, libra këto ku është bërë përpjekje maksimale të elaborohen profesionalisht temat të posaçme në fushën e drejtësisë. Autori ka menduar se librat do të mund t’u shërbejë studentëve të fakulteteve juridike, bartësve të arsimit të lartë privat në Kosovë, Tiranë, e Tetovë etj.

Kohë më parë prof.dr. Azem Hajdari ka publikuar “E DREJTA E PROCEDURËS PENALE” dhe “NDIHMA JURIDIKE DHE EKSTRADIMI”, dy libra këto universitar me shumë vlera studimore, që janë një ndihmesë e madhe për studiuesit e drejtësisë. Prof. Dr. Azem Hajdari është doktor i shkencave juridike penale, profesor e mësimdhënës në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ligjëron lëndët: E drejta e procedurës penale; Shkathtësitë e praktikës gjyqësore; Psikologjia gjyqësore; Ndihma juridike dhe ekstradimi dhe Të provuarit në procedurë penale. Ka një eksperiencë të gjatë në institucione të arsimit të lartë: në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan Universitetin Shtetëror të Tetovës, Kolegjin Universitar “Fama” Prishtinë, Kolegjin Universitar “Iliria” – Prishtinë, Kolegjin Universitar “Gjilani” Gjilan. Prof. Dr. Azem Hajdari ka dhe eksperienca të tjera në arsim, ngase ka qenë anëtar në këshilla dhe borde arsimore, ligjërues në Akademinë Diplomatike të Shqipërisë, Udhëheqës dhe pjesëmarrës në përgatitjen e disa projektligjeve për Qeverinë e Kosovës; kryetar i Komisionit Disiplinor në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” etj. Ka të botuara 20 publikime dhe libra, dhe mbi 36 punime shkencore. Ka qenë pjesëmarrës në konferenca shkencore, sikurse ka dhënë dhjetëra opinione dhe mendime profesionale, e disa recensione librash.

“E DREJTA E PROCEDURËS PENALE”

Është një nga librat e shkëlqyer të prof.dr.Azem Hajdarit që ka ngjallur shumë interes nga studentët dhe studiuesit e drejtësisë. Përmbajtja e librit përbëhen nga: Procedurat Penale, Stadet e Procedurës Penale, Pozita e Policisë në Procedurën Paraprake, Hetimet, Aktakuza dhe shqyrtimi i saj, Shqyrtimi gjyqësorë dhe aktgjykimi, Procedura për mjetet juridike, Procedurat Alternative- Procedura për të mitur, etj. Në parathënien e librit prof.dr.Azem Hajdari ka thënë se prej kohësh ishte ndierë nevoja e botimit të një libri të posaçëm për pjesën e veçantë të së drejtës së procedurës penale. Kjo nevojë ishte determinuar nga fakti se tashmë që disa vite në kuadër të fakulteteve juridike të Kosovës, pjesa e posaçme e të drejtës së procedurës penale mësohet si një provim i ndarë nga pjesa e përgjithshme e lëndës me të njëjtin emërtim. Në këtë aspekt ekzistonte një kërkesë e pashprehur publikisht e opinionit profesional, që tematikat që përfshihen në kuadër të kësaj pjese të së drejtës së procedurës penale të marrin dimension më të thuktë trajtimi, në kuptimin që studentëve t’u lehtësohet puna për përgatitje të provimit nga kjo lëndë, si dhe që atyre dhe profesionistëve të fushës në këtë aspekt t’u zgjerohen horizontet për të marrë dije të reja. Libri e drejta e procedurës penale, pjesa e posaçme është përgatitur konform zgjidhjeve që adreson Kodi i Procedurës Penale. Me rastin e hartimit të këtij libri posaçërisht prof. Dr.Azem Hajdari është bazuar në ndryshmet dhe plotësimet që ka pësuar ky Kod, në mënyrë të veçantë në ndryshimet dhe plotësimet e fundit të tij, që kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2013. Gjatë përgatitjes së librit prof. Dr.Azem Hajdari është mbështetur edhe në Kodin Penal, Kodin e Drejtësisë për të Mitur, Ligjin për Policinë dhe legjislacionin tjetër në fuqi që interferon në lëmin që është objekt studimi i kësaj lënde mësimore. Përveç studentëve të fakulteteve juridike, ky libër mund të ju shërbejë edhe të gjithë atyre të cilët në çfarëdo mënyre, merren me çështje të kriminalitetit. Në këtë aspekt, libri mund të ju shërbejë gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, policëve etj.

NDIHMA JURIDIKE DHE EKSTRADIMI

Është libri tjetër me shumë vlerë i prof.dr.Azem Hajdarit që është mirëpritur nga studiuesit e fushës. Libri përmban: Nocioni, funksioni, sistemi dhe çështje të tjera të lëndës së ndihmës juridike dhe ekstradimit, Transferimi i Procedurës Penale shtetit të huaj, Transferimi i personave të dënuar në përgjithësi, Ndihma e vogël juridike-Penale Ndërkombëtare, Bashkëpunimi me karakter të veçantë, Treguesi i shkurtesave të përdorura. Në parathënien e këtij libri prof.dr.Azem Hajdari ka sqaruar prej vitesh ishte nevoja e botimit të një libri të tillë e të posaçëm për ndihmën juridike dhe ekstradimin. Kjo nevojë doli nga fakti se në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në programin Master në drejtimin Juridiko-Penal, lënda ishte parashikuar si provim i veçantë. Në këtë aspekt ekzistonte kërkesa e pashprehur publikisht e opinionit profesional që tematikat që përfshihen në kuadër të programit të lëndës së ndihmës juridike dhe ekstradimit të marrin dimension të avancuar trajteseje, në kuptimin që studentëve t’u lehtësohet puna për përgatitje të provimit nga kjo lëndë. Si dhe që atyre që janë profesionistë të fushës në këtë aspekt t’u ofrohen mundësitë konkrete për të marrë dije të reja. Për të plotësuar vakuumin ekzistues të literaturës në gjuhën shqipe në këtë lëmi të rëndësishme penale ndërkombëtare, prof.dr.Azem Hajdari ka bërë përpjekje maksimale që në këtë libër të elaborohet instituti i ekstradimit dhe institutet tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar në lëmin penal, siç janë transferimi i ndjekjes penale shtetit të huaj, ekzekutimi i aktgjykimit penal të juaj, transiti etj. Këto institute janë trajtuar nga prizmi i të drejtës ndërkombëtare, posaçërisht sipas të drejtës evropiane dhe zgjidhjeve të parashikuara në legjislacionin penal të Kosovës. Ky libër u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Prof.Dr.Azem Hajdari ka menduar se libri do t’u shërbejë edhe studentëve të fakulteteve juridike, bartësve të arsimit të lartë privat në Kosovë, studentëve të fakulteteve juridike në Tiranë, Tetovë etj. Ky libër mund të ju shërbejë edhe të gjithë atyre të cilët në çfarëdo mënyre qoftë merren me çështje të kriminalitetit, apo dhe gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, policëve etj.

GJOVALIN SHKURTAJ : Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik


 ANTON GOJÇAJ (1966)

Anton Gojçaj ka lindur në Vuksanlekaj, Tuz. Këtu ka mbaruar shkollën fillore, kurse të mesmen në Zarë, Kroaci. Studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe i ka mbaruar në Prishtinë ku edhe ka magjistruar. Ka punuar në gazetën Koha javore. Tani është këshilltar pedagogjik për gjuhë shqipe.

Anton Gojçaj është një prej krijuesve më të frytshëm në Mal të Zi. Shkruan poezi, proza merret edhe me kritikë letrare. Ka botuar Qengji i harruam në mal, Herojt nacional në letërsi dhe Passio, roman, Proza letrare e Anton Harapit dhe Shija e librit (interpretim). Vepra prozaike e tij – Ndërmjet kapakëve, është një përmbledhje e prozave të tija që e cilëson një ndër prozatorët me aftësi të madhe vrojtuese. Ky posedon një invencion të fantazisë dhe të gjetjeve cilësore të rrëfimeve. Antoni, me një stil të butë, arrin që të na njoh me misteret e artit letrar të kulturës së lashtë nacionale dhe me veprën e madhe të letërsisë botërore që është Bibla. Anton Gojçaj disponon me një vizion të spikatjes së aftësive permanente hulumtuese si në planin e ideve si dhe të tematikës së krijimeve.

Shkrimtari Anton Gojçaj, posedon origjinalitet krijues, i cili dukshëm e dallon nga krijuesit tjerë. Kjo veti e tija na dëshmon që sa më i fuqishëm të jetë individualiteti krijues, aq më shpejt arrin krijuesi te shkalla më e lartë e pasqyrimit të realitetit në vepër.

*****
Shkruan poezi, prozë dhe recensione mbi vepra të ndryshme letrare… Jeton në qytezën Tuz (afër Podgoricës, Mali i Zi). Në periudhën 2002-2008 ka punuar në redaksinë e gazetës “Koha javore” në Podgoricë, kurse nga data 1 tetor 2008 ka kaluar me punë në Entin për shkollim, si mbikëqyrës për lëndën mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi.

Për krijimtarinë e tij në poezi, prozë dhe në fushën e kritikës dhe studimeve letrare kanë shkruar: Anton Berishaj, Ndue Ukaj, Ragip Sylaj, Arben Atashi, Alfred Çapaliku, Basri Çapriqi, Fran Camaj, Dimitrov Popoviq,Flori Bruqi  etj.

Deri tani ka botuar këto vepra: POEZI, botoi ILLYRICUM, Tuz 2001 Qengj i harruar natën në mal, tregime, botoi SHPRESA, Prishtinë 2003 Tema e heroit nacional në letërsi, studim, botoi AIKD, Prishtinë 2004 PASSIO, roman, botoi BUZUKU, Prishtinë 2004 Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, botoi BUZUKU, Prishtinë 2007 Shija e librit, recensione – studime – ese, botoi AIKD, Prishtinë 2009 etj.(Floripress).



******

UDHËZIME PËR HARTIMIN E PUNIMIT SHKENCOR- DHE DIÇKA MË SHUMË (GJOVALIN SHKURTAJ, Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik, Botimet Morava, Tiranë, 2013).

 Nga ANTON GOJÇAJ 

Gjovalin Shkurtaj përfaqëson një penë të stërvitur në shkrime të natyrës shkencore-teorike. Ai ka një karrierë të gjatë dhe të pasur si pedagog universitar, rrjedhimisht edhe eksperiencën e nevojshme si mentor i kandidatëve për grada shkencore, apo si anëtar i komisioneve të doktoraturës. Ai është autor i librave shkencorë në disa disiplina albanologjike: në dialektologji, sociolinguistikë, etnolinguistikë, onomastikë, kulturë të gjuhës. Ka marrë pjesë në shumë kongrese dhe konferenca shkencore në Shqipëri dhe jashtë dhe ka publikuar qindra artikuj studimorë në revista të ndryshme shkencore. Përveç në Shqipëri, ka ligjëruar, si profesor i ftuar, në universitetet e Romës, Bolonjës, Palermos, Kozencës, Selanikut etj. Libri “Si të shkruajmë shqip, Baza të shkrimit akademik” bën pjesë në literaturën (ndihmëse, udhëzuese) për zotërimin e të shkruarit akademik mbi parime të qarta metodologjike, që vitet e fundit vjen vazhdimisht duke u pasuruar edhe te ne, qoftë përmes përkthimeve, qoftë nga vepra të autorëve shqiptarë. Teksti përçon mesazhin se hartimi i punimit shkencor, siç kërkon njohjen e mirë të problematikës që trajton, parasupozon edhe stilin e lartë të teknikës së hartimit të punimit shkencor.


Të shkruarit akademik është mjeshtri ose “zanat” i cili përveç kërkesave të përgjithshme ka edhe kërkesa specifike por – mund të mësohet. Në libër përshkruhen të gjitha etapat e shkrimit shkencor, që nga zgjedhja e temës, kërkimi dhe gjetja e dokumenteve (burimeve) dhe i literaturës dytësore, si punohen skedat dhe çfarë janë skedarët, e në mënyrë të veçantë hidhet dritë mbi vetë procesin e hartimit dhe redaktimin e punimit shkencor. Teksti mund të kuptohet si doracak i të shkruarit akademik, por edhe më shumë se kaq. Autori ofron informacion mbi mënyrën e hartimit të punimit shkencor, tezës së doktoraturës ose monografisë, që nga ideimi i projektit e deri te realizimi. Përshkruhen edhe elemente të procedures akademike, për shembull për mbrojtjen e doktoraturës, për dorëzimin e punimit të strukturuar sipas metodologjisë përkatëse, për recensionet e komisionit dhe të oponencës, që nuk është e thënë të jenë krejtësisht të njëjta me ato që jepen këtu, në të gjitha vendet dhe kohët. Në disa krerë apo kapituj autori largohet nga tema e ngushtë dhe bën disa sqarime lidhur me nevojën e njohjes dhe të respektimit të normave drejtshkrimore, që në nivele akademike, logjikisht, do të duhej të ishin “të tepërta” (të vetëkuptueshme), por që, pa dyshim, si pedagog universitar me eksperiencë, e ka parë me rrugë t’i trajtojë edhe në këtë tekst. Format e komunikimit profesional si: letra, kartëvizita, kartolina, pusulla, telegramet, kumtesa për shtyp, procesverbali, Curriculum vitae, madje edhe nekrologu etj, në shikim të parë nuk shkojnë medoemos me epitetin akademik, por është e rëndësishme që një punëtor akademik të njohë standardet formale edhe të tyre. Autori jep këshilla dhe modele të dobishme për secilin prej tyre. Janë këshilla të vockla por të rëndësishme për akademikët e ardhshëm, që do t’ua bëjnë më të lehtë kryerjen e detyrave në pajtim me etiketën që kërkojnë gradat shkencore akademike. Vlerat e librit i shton fjalësi i fjalëve të huaja, të cilat mund të zëvendësohen nga fjalë të përshtatshme shqipe, që është dhënë si aneks në fund. Shkurtaj është pastrues i vyeshëm i fjalëve të huaja të panevojshme. Këtë tekst është mirë ta lexojë çdo autor me ambicie shkencore dhe akademike. Fakti që ky është botimi i tretë i tij, flet se shumë vetë e kanë kuptuar këtë gjë.

************
Gjovalin Shkurtaj.jpg

Kush është Akad. Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj ?

Gjovalin Shkurtaj lindur në vitin 1943 në Shkodër, është studjues i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Shkodrës më 1962 dhe studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës më 1966. Në vitin 1966-1967 ka qenë arsimtar në rrethin e Lezhës. Nga shtatori i vitit 1967 deri në maj të vitit 1989 ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave. Gjatë periudhës 1989-1991 ka qenë i ngarkuar si këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP). Qysh nga maji i vitit 1991 është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejton sektorin e gjuhësisë së sotme. Është titullar i tri lëndëve.


Veprimtari Akademike

Anëtar i Asociuar i Akademisë së Shkencave të Shqiperisë, 2011

Anëtar i “Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe”, tetor 2004

Anëtar i Grupit Hartues dhe i Redaksisë së "Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" (ADGJSH) (vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, vëllimi I, Napoli, 2007, vëllimi II, në shtyp në Itali, bashkautor me J. Gjinarin, B. Becin, Xh. Gosturanin)

Anëtar i Grupit Shqiptar të punës për Fishat e "Atlas Linguarum Europae" (ALE) dhe Anëtar i Komitetit Kombëtar Shqiptar për ALE (Atlas Linguarum Europae)

Sekretar shkencor i përmbledhjes "Dialektologjia shqiptare" (I-VI)

Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Albanologjike" të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë

Anëtar i Redaksisë së revistës "Studime Filologjike" të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë

Anëtar i Redaksisë së revistës "Sfidë" të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës (1996-1999) dhe anëtar i Këshillit drejtues të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1996-2007)

Anëtar i Redaksisë së Revistës "Fryma e Filozofisë " - Graz (Austri), themeluar dhe drejtuar nga Kristë Shtufi

Anëtar i Rrethit Gjuhësor Ndërkombëtar "Amici Linguarum" me qendër në Gotteborg, Suedi

Veprimtari Shkencore dhe Botime

Ka veprimtari shumë të gjerë shkencore dhe botuese, që shkon në disa qindra tituj studimesh, kumtesash dhe artikujsh shkencorë të botuar kryesisht në:

"Studime Filologjike", ku ai ka filluar të botojë qysh nga viti 1967;

"Gjuha jonë", "Kultura Popullore" dhe në vëllimet e serisë "Dialektologjia Shqiptare" (qysh nga viti 1971 deri më 1989) , si dhe në Aktet e shumë kongreseve shkencore ndërkombëtare, si:

"Konferenca II e Studimeve Albanologjike"(Vëll. III, 1969),

"Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe" (Vëll. III, 1973),

"Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike" (Tiranë, 1977),

"Konferenca e Studimeve të Folklorit", (Tiranë, 1979).

"Seminari XVII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë,1995),

"Seminari XVIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tiranë, 1996);

"Seminari XXIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Prishtinë,2005);

"Seminari I për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare" (Tetovë, 2007);

Aktet e Kongreseve shkencore të organizuara nga Universitetet e Palermos (1989, 1992, 1995),

Salernos (1992, 1993), Kozencës (1992,1994, 1995, 1997), Barit (1998),Termolit (2008) etj.

International Journal of the Sociology of Language, 178, General Editor JOSHUA FISHMAN; 2006

Tekste per shkollen e larte dhe monografi

"Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,Tiranë, 1988.(298 f.)

"Sociolinguistika", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1996 dhe ribotim me shtesa e plotësime, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999, 2003, Botimet "Toena" (352 f.)

"Dialektologjia", (bashkë me prof. Jorgji Gjinarin), Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1997 (dhe ribotime: 2000, 2003)

"Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut" (bashkë me prof. Enver Hysa), TOENA, 1997 (ribotim Tiranë, 2001)

"Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur", Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1998.(153 f.)

“Hyrje në metodikën e punës shkencore”( autor i parë, bashkautor me: N. Kazazi, Y. Çiraku), SHBLU,Tiranë, 2004.(160 f.)

“Etnografi e të folurit të shqipes”, SHBLU, Tiranë, 2004.(277 f.)

“Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe”, Kristalina-K-H”, Tiranë, 2003.

“Kultura e gjuhës”, SHBLU, Tiranë, 2006 (305 f.)

“Ligjërimet arbëreshe”(“Gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës”,Shqyrtime dialektologjike dhe sociolinguistike në ngulimet arbëreshe të Italisë), Tiranë, 2006.(292 f.)

“Kundrime gjuhësore” (Sociolinguistikë, Etnografi e të folurit, Kulturë gjuhe), “Pegi”, Tiranë, 2007.(229f.)

“Anketimi dhe ekspeditat gjuhësore” (Udhëzues metodik dhe pyetësor), bashkë me prof. dr. Ali Jasharin, Korçë,2007

“Si të shkruajmë shqip”, Toena, 2008

Studime Dialektologjike

E folmja e Kastratit, në "Studime filologjike", 1967, nr. 2 dhe 3.

E folmja e Hotit, në "D. Sh.", 1971, vëll. II.

Vëzhgime rreth të folmes së malësorëve të Bregut të Matës, në "St. fil", 1972, nr. 2.

E folmja e Kelmendit, në "D. Sh", 1975, vëll. III

E folmja e Rranxave të Mbishkodrës, në "D. Sh", 1982, vëll. IV.

E folmja e qytetit të Lezhës, pjesë të monografisë janë botuar në "St. fil", 1981 dhe 1984.

Shënime për të folmen arbëreshe të Shën-Marcanos, në "St. fil", 1979, nr. 4.

Shënime për të folmen arbëreshe të Mrçeduzës, në "Studime për nder të A. Xhuvanit", Tiranë, 1986.[1]
Sistemi foljor i të folmeve arbëreshe të krahinës së Kozencës, në "St. fil", 1975, nr. 2

T' i përdorim drejt përemrat pronorë, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1

Dialekti dhe norma në trajtat foljore të mbipërbëra, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 2

Të shtojmë kujdesin për gjuhën e skenës, në "Gjuha jonë", 1984, nr. 1.

Këngë popullore të arbëreshëve të Italisë, në "St. fil", 1979, nr. 2.

Emrat e kafshëve sipas ngjyrës, në "St. fil", 1971, f. 95-100.

Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të Veriut, në "St. fil",1969, nr. 4.

Një vështrim mbi përdorimin e pasthirrmave dhe të pjesëzave thirrëse në të folmet e Malësisë së Madhe, në "St. fil", 1975, nr. 2

Zbunimi si shkak i lindjes së trajtave të dyta të emrave vetiakë, në "St. fil", 1977, nr. 2.

Arritje të studiuesve arbëreshë në fushën e shqipes, në "Gjuha jonë", 1981, nr. 1.

L'influenza dell' italiano sulle parlate albanesi d' Italia, in "I dialetti Italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. Savoia, Bulzoni Editore, 1984. pp.219.

Disa vërejtje rreth gjuhës së Naim Frashërit, në "St. fil",1973, nr. 3.

Arbërishtja e Italisë si gjuhë shkrimi, në "Gjuha jonë", 1986, nr. 2.

Dy dorëshkrime të Andrea Darës, në "St. fil", 1988, nr. 1.

F. A. Santori, Satirat (transliteruar dhe pajisur me shënime nga Karmell Kandreva e Gj. Shkurtaj), në "St. fil", 1982, nr. 2.

Nga gjeografia gjuhësore tek dialektologjia urbane, në "Studime Albanologjike", !996, nr. 1, f. 91-101.

Libra per gjuhen shqipe ne shkollat e mesme

“Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2003 (bashkautor me E. Hysa, Xh. Lloshi, I. Metani, M. Gjokutaj).

“Letërsia dhe Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2004 (bashkautor me E. Hysa, I. Metani,T. Çobani,Dh. Shehri,K.Gjika).

Libra shkencore per publikun e gjere

"Shpirti i Arbërit rron", Shënime dhe të dhëna për arbëreshët e Italisë, Shtëpia botuese "8Nëntori", Tiranë, 1984.

"Shpirti i Arbërit rron", vëllim me vjersha nga K. Kandreva, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1975.

"Lule shkëmbi" vëllim me vjersha nga Ll. Perrone, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "N. Frashëri", Tiranë, 1984.

"Për ty arbëresh", vëllim me vjersha nga A. Giordano (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese "Afërdita", Tiranë, 1996.

"Satira" nga F. A. Santori (Përgatitur nga Karmell Kandreva e Gjovalin Shkurtaj), "Dituria", Tiranë, 1998.

“Kadareja dhe fjala shqipe” (bashkë me Tefik Çaushin), Tiranë, 2004.

Mirënjohje

Doktor i shkencave filologjike - 1982

Profesor - 1995

Burimi i te dhenave


[1] Gabim referencash: Invalid tag; name "GC" defined multiple times with different content

http://www.akad.edu.al/index.php?option=com_content&view=article&id=52&Itemid=89


http://www.barnesandnoble.com/w/e-folmja-e-kastratit-gjovalin-shkurtaj/1116789115?

ean=2940148473817/ Barnes & Noble: E folmja e Kastratit

http://www.barnesandnoble.com/w/shpirti-i-arbrit-rron-gjovalin-shkurtaj/1116782557?ean=2940148422679/ Barnes & Noble: Shpirti i Arbrit Rron


http://www.barnesandnoble.com/w/si-te-shkruajme-shqip-baza-te-shkrimit-akademik-gjovalin-shkurtaj/1116782191?ean=2940148637813/ Barnes & Noble: Si te shkruajme Shqip


http://shpirtiarbritrron.blogspot.com/ Blog i Prof.Gjovalin Shkurtaj


http://www.fhf.edu.al/CV/gjuha/shkurtaj.pdf Curriculum Vitae i Prof. Gjovalin Shkurtaj


http://www.unitir.edu.al/rektorati/index.php
option=com_content&view=category&layout=blog&id=36&Itemid=27&limitstart=48 Organika e Fakultetit Historise Filologjise - Departamenti i Gjuhesise


Floripress/Flori Bruqi

Bahri Brisku : Miguel De Servantesit në Ulqin

Image result for bahri brisku
Dr. Bahri Brisku ka lindur në Ulqin më 1933, ku e kreu edhe shkollën fillore. Në Shkup ka kryer shkollën e mesme dhe fakultetin në Degën e Letërsisë të Popujve Jugosllavë. Në Prishtinë ka kryer studimet pasuniversitare. Po këtu ka mbrojtur tezën e magjistraturës (të kandidatit të shkencave në temën "Lirika popullore në trekënshin" UIqin ‑ shestan ‑ Bregu i Bunës". Tezën e doktoraturës “Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare” më të cilën fiton gradën shkencore Dr. i shkencave filologjike, e ka mbrojtur ne Universitetin e Kosovës.

Image result for bahri brisku

Për bindjet e tija politike kombëtare ka qen përherë i ndjekur dhe është dënuar disa herë nga ish pushteti bolshevik, i cili as nuk lejonte që të botoheshin punimet dhe studimet e tia. Ka punuar si pedagog dhe gazetar ne Kosovë e gjetiu. Është mbledhës dhe studiues i folklorit. Nëpër revista dhe publikime të tjera ka botuar afër një qind studime nga lëmit e ndryshme shkencore.


Ka botuar poezi dhe proza për fëmijë. Tani ka përgatitur për shtyp : "S’ka liri pa bashkim kombëtar", (Studime dhe intervista) dhe "Deti dhe detarët në historinë dhe në letërsine popullore shqiptare”. Pjesa ma e madhe e studimeve që po i publikon në veprën “Gjurmime Shqiptare”­ kanë qenë botuar nëpëra revista shkencore.(Floripress).



Numrit të madh të studimeve tona dhe të huaja të cilat objekt studimi kanë zbardhjen e të vërtetës për qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll me famë botërore Miguel De Servantesit në Ulqin i shtohet libri më i ri “ Miguel Servantesi në Ballkan “ ( Të dhlëna historike rreth qëndrimit të Servantesit në Ulqin), të autorit dr. Bahri Brsikut.
Ky libër i botuar pak ditë më parë nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë në Mal të Zi për nga tema që trajton është mjaft interesant për lexuesit shqiptarë, dhe jo vetëm, veçmas për ata studiues të cilët i janë qasur seriozisht zbardhjes së të vërtetës se a ka qenë apo jo Servantesi rob i detarëve shqiptarë në Kalanë e Ulqinit. Dr. Bahri Briksu në këtë vepër prej 140 faqesh , duke u mbështetur në të dhëna të reja historike , studime , kumtesa e ligjërata të intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë siç janë gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, studiuesi i mirënjohur dr.Moikom Zeqo e të tjerë, pastaj në veprën e studiuesit arab “ Shqiptarët në botën arabe” sikurse edhe në kallëzime popullore, mite e legjenda , dëshmon qartas për qëndrimin e Servantesit në Ulqin. Në këtë mënyrë dr. Brisku hedhë poshtë tezat e të gjithë atyre studiuesve që në punimet e tyre shkencore provojnë të mohojnë ose të vënë në dyshim të vërtetën e qëndrimit të Servantesit në Ulqin, me theks të veçantë të studiuesit të dalluar nga Ulqini dr. Ruzhdi Ushaku . “ Çështja e burgosjes së Servantesit në Kalanë e Ulqinit është fakt real, i cili fuqishëm mbështetet në të dhëna të qëndrueshme historike, logjike dhe materiale “ ( faqe 42) shkruan Briksu.

Ai më tej duke polemizuar me dr. Ushakun shton: “ Personat që disponojnë logjikë dhe mençuri krijuese e pranojnë që qëndrimi i Miguel Servantesit në Ulqin është dëshmuar më tepër se duhet për një realitet të tillë dhe që kjo është një fitore e madhe jo vetëm për Ulqinin, por për mbarë shqiptarët se u dëshmua që nëpër shekuj kemi qenë super fuqi detare në Mesdhe e më gjerë” ( faqe 60). Dhe autori kapitullin e parë “ Miguel Servantesi në Ulqin” e mbyll me këtë përrfundim: “ Ruzhdi Ushaku, duke vërejtur që me këto dokumente është zënë rob sigurisht dhe duke dëshiruar që të mos pranojë faktet e vërteta kundra shkrimeve të tija, zgjedhën metodën ordinere dhe banale”, faqe 61.

Në pjesën e dytë të këtij libri Dr. Bahri Briksu është fokusuar në disa fragmnente botimesh të Kapllan (Resulit) Buroviqit, që kanë të bëjnë me mohimin e gjenezës iliro-shqiptare ( prejardhjes së popullit shqiptar).

Dr. Briksu,duke e trajtuar “ Çështjen e Kapllan Buroviqit” me tone gjithë kundërti, pohon se “ Kapllan Buroviqi është një kopjues ( plagjiator ordiner), faqe 76, … “ Ti , Buroviq, duhet ta dish që as në luftën e Trojës nuk është folur greqisht, por pellazgo-ilirisht”, faqe 78, … Ti Kapllan , duhet të kuptosh që në këta trillimet tuaja lidhur me disa që gjoja ty pot ë përkrahin në përpjekjet për damtimin e integritetit kombëtarë, por ti nuk na ke paraqitur asnjë provë për këtë që shkruan !” , faqe 84… “ Unë duke e njohur rrënjsisht këtë flliqan shumë herë kam njohtur opinionin shqiptar që të jetë i vëmendshëm ndaj veprimeve të tij armiqësore të tija kundra shqiptarëve”, faqe 110.

Libri përmbyllet me një satirë mjaft të gjatë kushtuar falsifikimeve e mashtrimeve të Kapllan Buroviqit në dëm të shqiptarëve. Padyshim se ky libër do të ngjallë interesim tek lexuesi . Sepse, s’do mend se çdo studim i ri serioz për të qenurit apo jo të Servantesit rob në Ulqin është i mirëseardhur dhe i mirëpritur.

Irani liron nga burgu akademiken iraniano-kanadeze


Autoritetet në Iran kanë liruar nga burgu akademiken iraniano-kanadeze, Homa Hoodfar.

Homa Hoodfar, një profesoresh në pension, që ka ligjëruar në Universitetin Concordia në Montreal, është dëbuar nga Irani.
Image result for Homa Hoodfar.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, është cituar të ketë thënë se Hoodfar është liruar për shkaqe humanitare.

“Homa Hoodfar, që ishte arrestuar në Iran, në bazë të disa akuzave është liruar sot për shkaqe humanitare, përfshirë këtu edhe sëmundje dhe është nisur nga Irani për në Kanada, përmes Omait”, citohet të ketë thënë Bahram Qasemi.

Hoodfar i ishte ndaluar që të largohej nga Irani në mars, pasi kishte udhëtuar për në republikën islamike për të vizituar familjarët e tij. Familja e saj ka thënë se ajo ka qenë në burgun Evin në Teheran që prej muajit qershor,

Canadian-Iranian academic Homa Hoodfar released by Iran

A Canadian-Iranian academic has been released from prison by Iranian authorities, Canadian Prime Minister Justin Trudeau has confirmed.
The release was given on "humanitarian grounds", Iranian state media report.
Homa Hoodfar, 65, was one of several dual nationals being held for alleged "acts against national security".
She was ill and is being returned to Canada via Oman, the official Islamic Republic News Agency reported, citing the foreign ministry.
Mr Trudeau said the federal government had been "engaged at the highest levels" with her case.
"Canadians are relieved that Dr Hoodfar has been released from jail and will soon be reunited with her family, friends and colleagues," he said.
Canada, which cut diplomatic ties with Iran in 2012, worked closely with officials from Oman, Italy and Switzerland to help secure the academic's release.
Those Iranian authorities which assisted "understand that cases like these impede more productive relations," Mr Trudeau said.
Iran does not recognise dual nationality, which prevents those detained from receiving consular assistance.

'Dabbling in feminism'

Three others - Iranian-British national Nazanin Zaghari-Ratcliffe, Lebanese-US permanent resident Nizar Zakka and Iranian-US national Siamak Namazi - were all formally indicted alongside Ms Hoodfar in July.
Mrs Zaghari-Ratcliffe, a charity worker, has been jailed for five years on secret charges, her husband said last month.
Mr Zakka, an information and communication technology consultant, was sentenced to 10 years on 19 September by a secret tribunal, his supporters say.
Ms Hoodfar, formerly a professor of anthropology at Montreal's Concordia University, was initially detained in March but then released.
Three months later, she was arrested again and transferred to Evin prison, notorious for its treatment of detainees.
Her family said she has been accused of "dabbling in feminism and security matters".
The recent arrests of dual nationals appear to be part of a campaign by hardliners in Iran, BBC World Service Middle East Editor Sebastian Usher says.

Miliarderi indian Lalit Modiqë mban me lekë këngëtaren Bleona Qerreti

Image result for bleona qereti


Bleona Qerreti këtë herë duket se do të vijë me plane të mëdha, por që po financohet nga një super miliader indian. Lajmin për bashkëpunimin e tyre që pritet të jetë i bujshëm dhe goxha i frytshëm e ka bërë vetë miliarderi Lalit Modi.
Image
Miliarderi Lalit Modi,e vlerëson Bleonën si këngëtare të mrekullueshme dhe të mbushur plot me jetë. Në fakt nuk dihet se për cfarë bëhet fjalë, por vetë miliarderi e ka përshkruar si dicka shumë të bujshme.


Ndër të tjera miliarderi indian Modi, thuhet se i ka premtuar Bleonës se do ta çojë në nivele të tjera suksesi.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo : KFOR-i ka kapacitete për ta ruajtur paqen



Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo, tha se qëndrueshmëri e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër është esenciale për KFOR-in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mund të ketë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.

Image result for kFOR pristina

“Është mirë që kanë filluar punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik.

Image result for kFOR pristina

KFOR-i do të vazhdoj të punoj me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët.

Image result for kFOR pristina

 KFOR-i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo.


Image result for kFOR pristina
Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë.

Zbarkojnë 1.700 trupa të vendeve të NATO-s!

Image


















Më shumë se 1.700 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare, atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të vendit stërvitjen 10-ditore “Joint Effort”.


Për ministren Kodheli, stërvitja i shërben skenarëve të ndryshëm me të cilët mund të përballet Aleanca. “Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dëshmojnë rëndësinë e mirëpërgatitjes së saj për përballimin e çdo rreziku”, tha Kodheli.
Stërvitja në Bizë të Martaneshit u ndoq nga afër edhe nga komandanti i Ushtrisë Amerikane në Europë, Ben Hodges.



“Ushtria shqiptare po përparon, por ka ende për të bërë. Duhet të dimë që asgjë nuk është falas ndaj Shqipëria duhet të rrisë investimet për ushtrinë. Shqipëria ka dhënë një zotim që buxheti për ushtrinë do të jetë 2% e GDP-së. Sa i takon ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO është një vendim politik”, deklaroi Hodges.


Image


















Stërvitja “Joint Effort” pritet të çertifikojë edhe batalionin e dytë të këmbësorisë, që është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s për Forcat eArmatosura  shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...