Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/26

Çfarë pritet sot nga debati Donald Trump – Hillary Clinton?

debatpr

Kush e kërcënoi Kryeprokurorin?

maxresdefault15

“Prokurori i Përgjithshëm i Republikës është kërcënuar direkt dhe indirekt. Kërcënimet kanë qenë të përsëritura dhe të referuara kryesisht nga shërbimet partnere, ndaj ai është vendosur nën mbrojtje së bashku me familjen e tij”. Ky është pak a shumë informacioni që opinion.al ka marrë nga burime të besueshme diplomatike.

Edhe pse prokuroria ka folur me një gjuhë të drunjtë, pa e pranuar, por edhe pa e përgënjeshtuar; edhe pse policia është shprehur se nuk ka ndonjë informacion konkret, vendosja e familjarëve të tij nën mbrojtje, në një vend të BE, sipas një programi të njohur dhe mjaft serioz tregon që situata nuk është as për t’u neglizhuar dhe as t’u shpërfillur si[ ndodh rëndom në raste si këto.

Nuk ka shumë informacion për atë që ka ndodhur, por burime tonat kanë bërë me dije që kërcënimet kanë ardhur nga brenda vendit, por edhe nga jashtë, prej personave dhe grupeve të lidhura më kriminelë dhe narkotrafikantë të njohur në vend. Edhe pse disa prej të cilëve për momentin gjenden burg.

Të kërcënosh një prokuror apo njeri të ligjit nuk është një gjë e rrallë. Ka ndodhur në shumë raste, në Shqipëri e në botë. Ka pasur madje prokurë e hetues që janë goditur nga krimi dhe kanë humbur jetën në detyrë. Por të kërcënosh një njeri të ligjit padyshim që kërkon kurajo, besim dhe mbi të gjitha një mbështetje të fortë.

Kush i mbështet banditët që kërcënojnë politikën? Dhe a po tregohet politika realisht aq e ashpër sa duhet në raport me krimin dhe krerët e tij? Përgjigja është e vështirë të jepet edhe për një arsye të thjeshtë. Goditja e keqbërësve që shkelin ligjin publikisht apo që sfidojnë atë është më e thjeshtë. Ajo është e dukshme dhe të vendos përballë opinionit publik. Por goditja e mjeteve financiare që prodhojnë dhe fuqizojnë krimin nuk po ndodh.

Një burim zyrtar i shërbimeve partnere që merrem me hetimin e tregut të narkotikëve në Shqipëri, ka i thënë Opinion.al se sipas llogarive të tyre, mafia shqiptare ka një fitim prej afro 160 milion eurosh neto në vit. Sipas tyre, kjo është ajo që mbetet pasi janë hequr kostot e kultivimit, transportit dhe bashkishet e paguara në këtë drejtim. Edhe pse kjo shifër është afro 20 % e asaj që ngelet për mafian europiane që porosit hashashin, është sërish një shifër e frikshme për shoqërinë shqiptare. Edhe pse komentatore shqiptare mendojne se ne Shqiperi mbetet nje shifer edhe me e larte se sa kjo. Imagjino një mafie që zotëron 160 milion euro të padeklaruara.

Nuk dihet se sa është përtej kësaj, shifra që krimi harxhon për të korruptuar segmente të policisë, të politikës, të gjykatave apo edhe prokurorisë. Por dihet që këto para të fituara lehtë dhe të paligjshme janë para që investohen më kollaj në fushata elektorale, në korruptim të politikës dhe padyshim në kapje të saj. Me këtë llogjikë, brenda 10 vitesh, mafia mund të zotërojë afro 1.5 miliardë euro, që është një shumë që asnjë investitor nuk e ka ofruar në Shqipëri.

Me këtë llogjikë, mafia do jetë investitori më i madh në vend dhe kjo do jetë fatale për të gjithë ne. Ata do blejnë dhe do drejtojnë politikën, do blejnë mediat, gjykatat dhe do sponsorizojnë ligje dhe qëndrime gjithnjë në favor të tyre. Madje besoj se kanë nisur ta bëjnë këtë, por deri tani, i frenon ende angazhimi ndërkombëtar. Por një ditë edhe ky faktor nuk do jetë më dominant dhe të gjithë do detyrohemi të pranojmë kushtet e tyre.
Nëse nuk duam që një dekadë më pas të jetë shumë vonë, duhet të veprojmë tani. Ndryshe mafia do kërcënojë jo vetëm Prokurorin e Përgjithshëm, por këdo që do mendojë se i bëhet pengesë në planet e saj…

Blendi Fevziu

Vëzhgim i Voal: Voal mendon se Blendi Fevziu po e nxjerr të varfër mafien shqiptare me 160 milionë Euro fitime në vit, kur sipas Guardia di Finanza të Italisë vetëm Lazarati prodhonte 4.5 miliardë Euro në vit sa 50% e GDP.

Elida Buçpapaj :President Obama Ju lutem mos dilni në foto me kryepolitikanët shqiptarë!


Shqipëria dhe Kosova vuajnë krizën e keqqeverisjeve, të mosfunksionimit të sistemit, vuajnë prej mungesës së shtetit ligjor, prej korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, nepotizmit, klientelizmit, mercenarizmit që ka paralizuar tregun dhe iniciativën e lirë, që ka paralizuar konkurencën e ndershme, shanset për punë, që ka rritur pasigurinë, papunësinë, pabarazinë sociale, varfërinë, shtimin e shtresave vulnerabël dhe në nevojë.

Nga ana tjetër kemi fuqizimin e një kaste politike që ka uzurpuar çdo instancë të shtetit, përmes një sistemi zgjedhor të degraduar që fuqizon pushtetin e njëshit. Kjo kastë shumë e fuqishme, e privilegjuar, është pasuruar në bashkëjetesë me krimin e organizuar dhe taksave që i merr një populli në mjerim.

Kjo klasë politike ka humbur plotësisht besimin e Sovranit, sepse pasurimi i saj është në përpjestim të drejtë me varfërinë e Sovranit, sa më tepër pasurohet kasta, aq më tepër vuajtjet e popullit agravohen. Në raste të tilla, në një sistem normal demokratik, populli do të kishte shpëtuar me kohë prej tyre, por me një shtet antiligjor, kjo klasë politike është mbi ligjin, kjo klasë politike e bën ligjin, kjo klasë politike është vetë ligji!

Qëllimi i kësaj kaste është përjetësimi i pushteti. Ju zoti President i SHBA jeni zgjedhur dy mandate, ndërsa kasta politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni është e përhershme. Kjo kastë riciklohet, bën aleanca interesi, por janë gjithmonë ata, të pasuruar, të gjithëpushtetshëm që kanë fatin e popullit në dorë dhe synojnë fuqizimin e tyre jo vetëm përmes lobingjeve në metropolet e Perëndimit, përfshi edhe Washington D.C.

Kjo klasë politike që urrehet nga populli synon të fitojë kredenciale duke u fotografuar me liderët dhe figurat më të fuqishme të politikës botërore, që janë përfaqësuesit e vlerave të Perëndimit, e sidomos me Presidentin e SHBA.

Duke dalë nëpër foto me Ju:

Së pari, ata mashtrojnë popullin, sepse pjesa më e varfër e elektoratit, që nuk ka kushte minimale vetëdijësimi, kujton se politikanët shqiptarë që dalin me Ju, janë burra të mirë dhe kësisoj vijojnë e japin votën;

Së dyti, kjo kastë politike, tek e cila Sovrani nuk beson më, kërkon të riparojë imazhin e sterrosur dhe rrënuar,

Së treti, ata synojnë t’i diktojnë popullit se qëndrojnë në pushtet se i mban Amerika!

Populli shqiptar, elita dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kanë me të drejtë shpresë të madhe te Amerika që na ka shpëtuar disa herë nga zhbërja, sepse besojnë se SHBA është vendi i lirive dhe demokracisë së vërtetë.

Fotot Tuaja me kryepolitikanët shqiptarë janë në respekt të plotë me një rit protokollar zyrtar, si konfirmim i marrëdhënieve ndërshtetërore, por politikanët tanë i përdorin për interesa të tyre. Këto foto nolens volens krijojnë një kontraversëri, sepse Ju duke përfaqësuar shtetin e së drejtës takoheni me shkaktarët e degradimit të sistemit, shtetit ligjor dhe të varfërisë e mjerimit të Sovranit.

Kjo kastë faqezezë Ju përdor për të bërë demagogji dhe për të mashtruar Sovranin. Dhe kur shqiptarët Ju shohin nëpër foto me ta më së paku po them se dëshpërohen shumë dhe bëhen edhe më shpresëhumbur! Sepse gjatë këtyre 25 viteve janë ndërruar katër presidentë dhe SHBA është në prag të presidentes së pestë, ndërsa shqiptarëve iu ka mbetur mbi kurriz e njëjta kastë, që po ua le rininë pa të ardhme!

Prandaj, Ju lutem, mos dilni më në foto për publikun me kastën politike shqiptare, sepse ky stanjacion që po vuajnë shqiptarët u dedikohet atyre.

Populli shqiptar meriton foto me Ju, por jo politikanët!

Populli shqiptar meriton të integrohet në BE, meriton të ketë një sistem demokratik, ku të mbretërojë ligji dhe shteti i së drejtës!

Grabar-Kitaroviç: Ja përgjigja e Kroacisë ndaj kërcënimeve për luftë në Bosnjë e Hercegovinë

auto_kroacia-780x4391474540647

“Kroacia, në lidhje me ngjarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, në ditët e ardhshme do të reagojë përmes niveleve të larta tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Këshillit të Zbatimit të Paqes, si dhe do të luajë një rol të fuqishëm dhe aktiv”, i kanë thënë mediumit kroat, Jutarnji list, burime të afërta me udhëheqjen politike kroate.

Vetë presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila është në Nju Jork për sesionin e 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po ndjek nga afër atë që po ndodh në vendin fqinj, shkruan ky medium.

Dhe sipas këshilltarit të presidentes Grabar-Kitaroviç, dr. Mate Granic, “Kroacia ka të drejtë legjitime për të luftuar për barazinë e kroatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Për këtë, gjithashtu thuhet se në Nju Jork, do të takohen diplomatët kroatë dhe të BeH, Miro Kovac dhe Igor Crnadak dhe do të flasin për situatën në vend.

Tensionet janë ngritur në Bosnjë Hercegovinë, përpara referendumit të caktuar më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Serbe do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo ditë feste është diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës dhe ka thënë se referendumi është i jashtëligjshëm.

Gjithashtu, në tensionim të situatës thuhet se ka ndikuar edhe një deklaratë e Sefer Haliloviç, ish-komandant i kohës së luftës i ushtrisë boshnjake, kur ai kërcënoi me luftë nëse mbahet referendumi, duke e parë atë si hapin e parë të shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnjë dhe Hercegovina.

“Pas referendumit, Marrëveshja e Dejtonit nuk është më e vlefshme,…, dhe pas kësaj Zoti na ndihmoftë”, kishte thënë Halilovic, i cili u pasua nga një reagim i fortë i politikanëve serbë.

Një reagim i parë kishte ardhur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili përmes një deklarate kishte thënë se Serbia “nuk do të lejojë shkatërrim apo sulm ushtarak” ndaj Republikës Serbe në Bosnjë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu:

[Presidenti serb përmend edhe ushtrinë: Situata në Bosnjë? Nuk do të lejojmë surpriza!] Presidenti serb përmend edhe ushtrinë: Situata në Bosnjë? Nuk do të lejojmë surpriza!

Veç tij, ka reaguar edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliç, i cili ka thënë se lidhur me situatën në BeH ka pasur takime me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e shërbimeve të caktuara, si dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, duke shtuar se pavarësisht të gjithave, “Serbia është duke e monitoruar situatën dhe nuk do të lejojë ndonjë befasi”.

“Në këtë pikë në BeH ndodhin procese të rëndësishme. Nga njëra anë ishte shpallja e referendumit në Republikën Serbe, të cilin bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar. Dënimi erdhi edhe nga Këshilli i Zbatimit të Paqes, përveç Rusisë. Dhe presidentja e Kroacisë mori një pozicion shumë të qartë rreth referendumit”, thotë dr. Mate Granic.

Këshilltari i presidentes thotë se paralelisht, dhe procesi i dytë është kryesisht një përpjekje e Brukselit për BeH që të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Ky është një zhvillim jashtëzakonisht inkurajues të cilin e mbështet edhe Kroacia”, ka thënë Mate Granic.

Procesi i tretë, sipas tij, përcjell Telegrafi, është ai i zgjedhjeve lokale në BeH, i cili do të përcaktojë në mënyrë të konsiderueshme të ardhmen e të gjithë vendit.

Shaban Murati: Nuk e kuptoj pse në tekstet tona të historisë Serbia dhe Greqia nuk cilësohen pushtues

shabanmurativoaliv

Në një postim të sotën, nën okielon e përhershme ‘Këshilla për miqtë”, diplomati i shquar i karrierës Shaban Murati shtron pyetjen pse në tekstet tona të historisë dy shtete që kanë pushtuar territore shqiptare, Greqia dhe Serbia, nuk cilësohen pushtues.

Ja statusi i plotë:

Këshilla për miqtë:

Asnjëherë nuk e kam patur të qartë përse në tekstet tona të historisë dy shtete, që kanë pushtuar territore shqiptare, Serbia dhe Greqia, nuk cilësohen pushtues.

Nga Agim Musta – Revolta e Spaçit, si u shkrinë me gëlqere të pashuar eshtrat e 400 të burgosurve politikë

2016-03-13_12-32-19


Agim Musta


Ish-anëtari i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e rregjimit komunist, Agim Musta tregon tmerret e Burrelit e Spaçit dhe, ecejaket e familjarëve që kërkojnë ende eshtrat

“Në në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 vetëm në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta.

Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes.

Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar “Qershia”

E kanë zhdukur një pjesë të historisë së tyre, edhe pse ecejaket për t’i gjetur nuk kanë shterrur. Eshtra… eshtra… Mes kujtimeve që i mundojnë dhe shpresës së largët, qindra familjarë duhet të përballen me godinat e vuajtjes-vdekje: Spaç, Burrel. Dikush kërkon vëllain, bashkëshortin, babain… Pjesa më e madhe e jetës së tyre ka kaluar në kampet e internimit apo të punës së detyruar. Mjaftonte një akuzë për agjitacion e propagandë, tentativë arratisjeje apo grup armiqësor dhe mijra familje hipnin në Ziz-at e tmerrit, ndërsa të akuzuarit degdiseshin në burgje. Familje të tjera që kishin lidhje gjaku më të largëta me “tradhtarin”, nuk internoheshin, por edhe nuk shpëtonin lehtë nga kthetrat e terrorit.

Jeta e tyre endej me vështirësinë e një peri të trashë, që vegjët me zorr e kalonin. Viti ’90. Familjet e internuara nisën të ktheheshin. Disa gjetën shtëpitë dhe i rimorën, disa të tjerë banonin me qira, pasi nuk quheshin më pronarë. Kur busti i diktatorit Enver Hoxha u tërhoq zvarrë në rrugët e kryeqytetit dhe fjalorit të përditshëm iu shtua termi “pluralizëm”, të lodhur nga punët e vështira dhe dhuna psikologjike, shumë familje nisën të kërkonin pjesët e humbura të vetes, eshtrat e të afërmve të shuar në akullsinë e burgjeve. Në Spaç dhe në Burrel familjarët e ish-të burgosurve politikë përpiqen ende që, nëpërmjet njerëzve që banojnë rrotull apo ndonjë roje të vjetër, të gjejnë pas shumë vitesh eshtrat. Agim Musta, i dënuar me 13 vjet burg për anëtarësi në Partinë Socialdemokrate të krijuar nga Pjetër Arbnori e Petrit Kalakula, tregon tmerret e burgjeve të komunizmit dhe zhdukjen e “gjurmëve të vdekjes” – eshtrat e rreth 400 të burgosurve politikë.

Burreli

Burgu i Burrelit nisi të ndërtohet në vitin 1938 dhe përfundoi më 1940. Për një kohë të shkurtër u përdor si burg, por, me ardhjen e italianëve, u kthye në kazermë e një batalioni kavalerie. Pas vendosjes së diktaturës më 1944-n, godina nisi të riparohej dhe vetëm pas dy vjetësh u hap si burg i sigurisë së lartë. Aty u dërguan intelektualët dhe antikomunistët nga të gjithë burgjet e vendit. Me flokët e bardhë e sytë që i lotojnë, revolta brenda 70- vjeçarit bërtet. Ka qenë viti 1962, kur Gjykata Ushtarake e Tiranës me në krye Llazi Polenën dënon me vdekje Pjetër Arbnorin e Petrit Kalakulën, ndërsa Agim Musta degdiset në Burrel. Burg shfarosës. Kështu e emërton ish-i burgosuri politik godinën e tmerrit, ku, sipas tij, nga viti 1946 deri më 1948 kanë vdekur mbi 200 intelektualë, mes tyre ish-kryeministri Koço Kote; ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça; ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Gjergj Kokoshi; Xhavit Leskoviku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Arqile Tase, që kishte kryer studimet në Harvard… “Merrnim në ditë 500 gramë bukë misri të thatë; s’kishim trajtim mjekësor, s’lejohej takimi e marrja e pakove nga familjarët. Në vitin 1949 Partia Komuniste Shqiptare, duke ia faturuar të gjitha krimet Koçi Xoxes, në burgun e Burrelit u bënë disa lehtësira, duke u dhënë të dënuarve 600 gramë bukë gruri, supë në drekë dhe çaj pa sheqer në darkë. Po kështu, u lejua dërgimi i pakove dhe takimi me familjarët”, thotë Agim Musta.

Kaushët

Kështu i quanin të burgosurit politikë në Burrel qelitë e vogla, të cilat kishin vetëm një dritare të vogël nga ku dielli e kishte të vështirë të hynte. Në banjë të burgosurit shkonin dy herë në ditë dhe thuajse çdo kaush qelbej nga era e rëndë e amonjakut. Në librin “Dosjet e Gjalla”, i shkruar nga Agim Musta, kemi shkëputur një pjesë të vizitës së Aranit Çelës në Burrel. Të veshur me rroba doku e kapele sipas modës kineze, prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela, dhe sekretari i parë i partisë për rrethin, Mustafa Pajenga, kishin arritur në Burrel. Sipas kujtimeve të Mustës, Araniti ishte prezantuar me shprehjen arabe “Alekum Selam”, ndërsa u drejtonin pyetje të burgosurve, të cilët nuk guxonin t’u kthenin përgjigje. “Porosia e atij varrmihësi të drejtësisë shqiptare, sa herë që takonte vartësit e tij, ishte: Kodet në sirtar, veprat e Enver Hoxhës mbi tryeza”, shkruan Agim Musta.

“Qershia” dhe gëlqerja

Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes. Pikërisht kjo qershi e frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar “Qershia”. Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur. Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit – gëlqerja. “Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burreli hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila kufamat shkriheshin. Rreth viteve ’80 sërish, me qëllimin për të humbur gjurmët, me preteksin se u krijua ferma e Burrelit, një buldozer i shtypi kufomat, ndërsa bashkë me thërmimin e tyre u zhduk edhe shpresa e familjarëve”, vijon rrëfimin e tij 70-vjeçari. Në Tiranë, ata që dënoheshin me vdekje, pushkatoheshin te bregu i Lumit, pranë ish-frigoriferit, në Sharkë pranë Vorës, si dhe Farkë. Edhe në kryeqytet shumë familje nuk kanë mundur të gjejnë eshtrat e njërëzve të afërm, të pushkatuar me akuza të ndryshme. Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990 gjatë kohës së vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë.

Revolta e Spaçit

Spaçi ishte burgu me punë të detyruar, i ndërtuar më 1968-n. Ndërtimin e tij Ministria e Punëve të Brendshme e bëri me të burgosur ordinerë, ku u rrethua një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh dhe u hapën galeritë e bakrit dhe piritit (rërë e trashë nga ku del acidi sulfurik). Me përfundimin e burgut, 600 të burgosur politikë i shpërndulën nga kampi me punë të detyruar i Elbasanit për në Spaç. “Në Fushë-Krujë na takuan qëllimisht me të burgosurit ordinerë që ndërtuan Spaçin, të cilët nisën të bërtisnin: Jua bëmë varrin”, thotë Agim Musta, duke rikthyer edhe një herë ndër mend pamjen e kampit të tmerrshëm. Sipas tij, kampi përbëhej nga disa barraka të vogla të ndërtuara nga drejtoria gjologjike në 1956-n, ndërsa qielli pa kufij nga Spaçi dukej sa një tepsi. Puna në galeri bëhej me tre turne dhe pa asnjë lloj sigurimi teknik. Norma e punës ishte 4 vagonë për dy të burgosur e, ai që s’e realizonte, e lidhnin me kavo të zhveshur në pemët jashtë galerive. Nga trajtimi mizor më 21 maj të vitit 1973 të burgosurit u hodhën në revoltë, e cila më pas u cilësua si revolta e parë me karakter politik në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës. “Ngritëm në kamp flamurin e kuq me shqiponjë, por pa yll, që u përgatit nga piktori Mërsin Vlashi dhe po kështu hodhëm parulla kundër diktaturës. Kishim shtënë kështu në dorë kampin e brendshëm”, vijon ish-i burgosuri politik. Agim Musta na shpjegon se alarmi dhe paniku i qeverisë ishte mjaft i madh dhe si pasojë ata urdhëruan korpusin e Burrelit për rrethimin e kampit të Spaçit me forca të shumta e tanke. Operacioni drejtohej nga drejtori i Sigurimit të Shtetit, Feçor Shehu. Pas tri ditësh revolta u mposht mes përdorimit të shufrave të hekurit e zjarrit. 200 veta u arrestuan, ndërsa 100 prej tyre u dënuan me 1700 vjet burg.

Zhdukja e eshtrave

Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pasha u dënuan nga gjykata speciale me vdekje dhe vetëm pas disa ditësh u ekzekutuan po në Spaç. Të katër të dënuarit ishin nën moshën 30 vjeç. “Sipas hulumtimeve të mia, revolta e Spaçit është më e madhja në të gjitha kampet e vendeve të Lindjes, me përjashtim të revoltës së vitit 1957 në Karaganda”, thotë Agim Musta. Varrezat e Spaçit ishin përtej përroit. “Ne në vitin 2001 ishim në Spaç dhe, sipas dëshmitarëve që ne takuam, këto varreza janë prishur nga komanda e Spaçit më 1989-n dhe vërshimet e përroit kanë zhdukur gjithçka. Nga viti 1968 deri në 1990 në kampin e Spaçit kanë vdekur 40 veta. Kur takuam rojet e Spaçit që është shkatërruar tërësisht, ata na thanë se shpesh aty mbërrijnë familjarë për të kërkuar varret apo eshtrat e të afërmve, por pa mundur të gjejnë gjë”, vijon 70-vjeçari Agim Musta. Burgu-minierë u mbyll më 1990-n, ndërsa të burgosurit u shpërngulën në burgun e Përparimit, që ndodhet në katundin e Shën Vasit në Sarandë. Aktualisht kampi i Spaçit është shkatërruar krejtësisht.

Liria e frikshme

Në fletën e hollë të letrës të burgosurit politik mbanin në dorë lirinë. Dikush kishte vuajtur 5 vjet, një tjetër 10 e disa të tjerë më shumë. Çfarë i priste pas izolimit? Kjo ishte pyetja që e tmerronte cilindo të burgosur që lirohej. Shumë prej tyre ndiheshin të braktisur. Nën presionin e madh të partisë, gratë ndanë burrat, për të mos u internuar, vëllai mohoi vëllanë. Shyqo Zagomerau, pasi u lirua nga burgu, vrau veten; Met Mezini u var në një hotel të Durrësit, pasi nuk u pranua nga familja; Balil Hadëri u mbyt në Vjosë, sepse nuk kishte me se të jetonte. Shumë të tjerë ishin vrarë gjatë tentativave për arratisje, ndërsa të tjerë binin përsëri në burg. Më 19 nëntor të vitit 1972 Agim Musta lirohet nga kampi i ferrit. Nën presionin se ç’do të ndodhte me të, tmerri nuk e linte ta shijonte lirinë e fituar. “Kur e kujtoj atë ditë, edhe sot ndihem keq. Nuk e dija se ç’më priste, a do të më pranonte familja apo jo, si do të reagonit të afërmit. Megjithatë, kur takova motrat dhe nënën, u lehtësova. Isha mbi 40 vjeç, por flokët i kisha më të bardhë se të nënës sime”, kujton teksa i dridhen ritmikisht duart ish-i burgosuri politik. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, këta njerëz e kanë të vështirë t’i largojnë nga kujtesa e tyre vuajtjet në burgjet e vdekjes.

40 vjet nga revolta

Më 21 maj të këtij viti ish-të burgosurit politikë do të përkujtojnë 40-vjetorin e revoltës së Spaçit, që u zhvillua më 1973-in. Shqipëria, në krahasim me popullatën, duke përjashtuar republikat Balltike dhe Bashkimin Sovjetik, zë vendin e parë për sa u përket të dënuarve politikë. Ky konstatim ka dalë nga kongresi i Vilniusit në Lituani, kongres i cili u zhvillua në vitin 2001, ku pjesëmarrës ishin edhe të burgosur politikë shqiptarë. Në këtë kongres personazhi ynë mbajti referatin “Burgjet e shtetit-burg”, duke u paraqitur të pranishmëve edhe hartën e burgjeve në vendin tonë. Mes këtyre rreshtave jemi përpjekur të japim një informacion të përmbledhur të dy burgjeve më të tmerrshme gjatë rregjimit komunist dhe njeriu që rrëfen për “Gazetën” është pjesë e historive të Burrelit e të Spaçit. Edhe pse kanë kaluar thuajse 13 vjet nga lirimi i të burgosurve politikë, shumë prej tyre vuajnë ende pasojat e burgjeve të vdekjes. E, krahas tyre, qëndrojnë qindra familje të cilat vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e të afërmve në Spaç e Burrel, ndërsa mundohen të rrëmojnë mes së shkuarës kujtimet që i kanë zhdukur me kohë. / Botuar në vitin 2013 me rastin e 40 vjetorit të revoltës të Spaçit

https://www.voal.ch/nga-agim-musta-revolta-e-spacit-si-u-shkrine-me-gelqere-te-pashuar-eshtrat-e-400-te-burgosurve-politike/

22 libra që duhet lexuar patjetër në jetë





1.“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji

Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bien këmbanat” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ). Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.

2. “Zoti i fluturave” – Uilliam Golding

Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mriës së përbashkët.

3. “Ana Karenina” – Leon Tolstoi

Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.

4. “Princi i vogël” – Antoine de Saint-Exupery

I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël që ka rënë në Tokë.

5. “Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Frederik Engels

Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.

6. “Mbi origjinën e specieve” – Çarls Darvin

I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.

7. “Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Stajron

“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron. Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.

8. “Në rrugë” – Nga Xhek Keruak

Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak. Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.

9. “Të vrasësh zogun përqeshës” – Harpër Li

Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.

10. “1984” – Xhorxh Oruell

“1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell. Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.

11. “Konti i Monte Kristos” – Aleksandër Dyma

I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.

12. “Getsbi i madh” – Skot Fitzxherald

I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane.

13. “Alkimisti” – Paolo Koelho

Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori.

13. “Të drejtat e njeriut” – Tomas Pein

Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve nejrëzore.

14. “Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven Hoking

Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking. Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.

15. “Në egërsinë e natyrës” – Xhon Krakauer

I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.

16. “Thertorja Pesë” – Kërt Vonegat

Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore. I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.

17. “Liza në botën e çudirave”

Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.

18. “Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld

I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.

19. “Kumbari” – Mario Puco

Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco. Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.

20. “Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Oruell

Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.

21. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji

I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin 1928. Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi.

22. “Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez

E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...