Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/30

KMDLNj: Arrestimi i drejtorit të Policisë , vazhdim i poshtërimit të Serbisë ndaj Kosovës!


Image result for nehat thaqi


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj arrestimit të Drejtorit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçit.

KMDLNj përmes një reagimi ka thënë se nuk është hera e parë që shqiptarët arrestohen nga autoritetet serbe dhe malaziase por edhe nga ato ndërkombëtare sikur që ndodhi në Bullgari, Hungari, Austri ,e disa vende të tjera ku , me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit u ndaluan/arrestuan edhe bartësit më të lartë institucional sikur ishin Hashim Thaçi dhe Agim Çeku të cilët , pas ndërhyrjes ndërkombëtare u liruan.

Më tej në reagimin e KMDLNj thuhet se reagimi i institucioneve ka qenë kurrfare hiç kurse kërkesa që EULEX dhe BE të intervenojnë për lirimin e Nehat Thaçit është shprehje e pafuqisë institucionale dhe shtetërore .

Më poshtë reagimi i plotë:

Në bazë të një fletarresti të Gjykatës së Nishit , në vendkalimin kufitar me Serbinë , “Dheu i Bardhë” , u arrestua drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi i cili dyshohet nga autoritetet serbe për veprën penale të terrorizmit e që ndërlidhet me zhvillimet e vitit 1999 në komunën e Lypjanit . Nehat Thaçi ishte ushtar i UÇK-së dhe veteran i luftës.

Nuk është hera e parë që shqiptarët arrestohen nga autoritetet serbe dhe malaziase por edhe nga ato ndërkombëtare sikur që ndodhi në Bullgari, Hungari, Austri ,e disa vende të tjera ku , me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit u ndaluan/arrestuan edhe bartësit më të lartë institucional sikur ishin Hashim Thaçi dhe Agim Çeku të cilët , pas ndërhyrjes ndërkombëtare u liruan.

Policia e Kosovës ka deklaruar se drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës , Nehat Thaçi u arrestua si person privat shkaku se ishte nisur për vizitë në shtete perëndimore (private) dhe se nuk ishte në cilësinë e udhëtimit zyrtar që , sipas KMDLNJ –së aspak nuk e zvogëlon poshtërimin që Serbia i bënë Kosovës duke ia arrestuar zyrtarët e lartë sikur të ishin hajna të pulave.

Nehat Thaçi , si ish ushtar i UÇK-së është dashur të jetë shumë i kujdesshëm kur ka vendosur të udhëtojë përmes territorit të Serbisë dhe ka bërë llogari të gabuar kur ka menduar se do të kalojë më lehtë në pikëkalimin afër Konçulit ( ku ka më shumë policë shqiptarë) aq më parë që listat e Serbisë për të dyshuarit shqiptarë të Kosovës janë shpërndarë, jo vetëm në Serbi por edhe te Interpoli .

Nehat Thaçi i ka besuar marrëveshjes për liri të lëvizjes të nënshkruar në Bruksel sikur që ka rënë viktimë e naivitetit të vet duke ditur se një person që është bartës i një posti të lartë në kierarkinë e Policisë së Kosovës dhe me një të kaluar të qenit ushtar i UÇK – së , mund të kalojë pahetueshëm nëpër territorin e Serbisë ! Reagimi i institucioneve ka qenë kurrfare hiç kurse kërkesa që EULEX dhe BE të intervenojnë për lirimin e Nehat Thaçit është shprehje e pafuqisë institucionale dhe shtetërore .

Regimi i “ministres për dialog “ se këtë çështje do ta adresojë në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit është manipulim dhe mashtrim i radhës kurse Serbia , me këto arrestime kriminale vetëm se po përfiton politikisht.

Kurse , institucionet kosovare të vënë në një defansivë të plotë janë shndërruar në një lypës që kërkon mëshirë nga BE, Eulex dhe Serbia për një çështje që është dashur të zgjidhet shumë më herët siç janë listat e fshehta për arrestim të zyrtarëve të Kosovës. Serbia , në këtë mënyrë donë ta amnistojë strukturën e saj kriminale që ka kryer krime gjenocidale në Kosovë , duke arrestuar zyrtarë të Kosovës , si barazpeshim .

KMDLNJ , edhe me herët ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë të bëjnë me luftën e UÇK-së duhet ta anashkalojnë territorin e Serbisë gjatë udhëtimit në shtetet tjera sepse, në fund të fundit , Serbia nuk na ka lënë aq ëmbël që të udhëtojmë në territorin e saj , aq më parë që edhe sot në Serbi janë udhëheqës me të kaluar çetnike, me të tashme shoviniste, që e ka okupuar një pjesë të Kosovës dhe që përpiqet me të gjitha mjetet e mundshme ta shkatërrojë Kosovën.

Çdo shtet normal , në këtë rast do të përgjigjej me reciprocitet dhe kjo është vërejtja për institucionet e Kosovës që po tregohen aq tolerantë ndaj një neoçetniku siç është Marko Gjuriq që është kryeministër i serbëve të Kosovës dhe ministrave shovinistë të qeverisë Mustafa.

Arrestimi i Nehat Thaçit nuk do të jetë arrestimi i fundit dhe pyetja është : deri kur do të durojmë poshtërimin shtetëror dhe kombëtar dhe do të lejojmë këtë poshtrim të arrestimeve të zyrtarëve dhe qytetarëve të Kosovës sikur edhe deri kur do t’i durojmë eskursionet çetnike dhe shoviniste të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë dhe ministrave të Serbisë , në qeverinë e Kosovës ?!

Kryetarja e Iniciativës KOMRA, Natasha Kandiq: Arrestimi i nenkolonel Nehat Thaçit – veprim i pamenduar politikisht e juridikisht

Image result for natasha kandiq

Natasha Kandiq

Kryetarja e Iniciativës KOMRA, Natasha Kandiq, i tha Radios Evropa e Lirë se Serbia me arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës Jug, Nehat Thaçi, “është futur në një gjendje që nuk i takon as të kaluarës dhe as të ardhmes”.

Ajo e përshkroi veprimin e policisë serbe si “të pamenduar politikisht dhe juridikisht”.
Kandiq tha se me veprimet, siç është ai i arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, ”Serbia edhe drejtpërdrejt mund të rrezikojë krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, që dyshohet t’i kenë kryer pjesëtarët e ish-UCK-së”.

kandiq

Nehat Thaçi

“Serbia është thelluar në një gjendje që nuk është as e kaluar dhe as ardhme. Vepra penale e terrorizmit ka qenë një vepër e përdorur gjerësisht me të cilën janë akuzuar shqiptarët më 1996 dhe 1997 nga drejtësia serbe”.

“Kur shikohet se cila ka qenë baza dhe cilat janë dëshmitë për akuza të tilla, është e qartë se bëhej fjalë për akuza politike. Ajo që përshkruhej në ato akuza, thjeshtë nuk do të kalonte asnjë instancë të cilësdo qoftë ekspertizë juridike”, tha Kandiq.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala: Mustafa ta zgjidhë çështjen e policit të arrestuar

656x37363457haxhi-shala-471851525

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se liderët e shtetit “po tallen me qytetarët” kur po flasin për tema të caktuara.

Ai ka komentuar interpelancën e kryeministrit Isa Mustafa, të enjten, të cilën nuk e ka vlerësuar si të përmbushur, pasi Mustafa nuk ka dhënë informata për gjendjen e shqiptarëve në veri të vendit. Shala ka kërkuar nga kryeministri që të jetë proaktiv në kthimin e të gjithë shqiptarëve të shpërngulur në pronat e tyre, njofton Klan Kosova.

“Udhëheqësit e shtetit kanë filluar të tallen me qytetarët, me marrëveshjet që po i bëjnë në Bruksel. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova ka marrë kodin telefonik, por dihet mirëfilli se aplikimin e ka bërë Austria, pronare është Serbia, ndërsa ne vetëm e shfrytëzojmë. Kryeministri në raportimin e tij për veriun e vendit nuk foli për jetën e shqiptarëve atje. Ai nuk është kryeministër vetëm i serbëve të veriut, por edhe i shqiptarëve. Ai duhet të flasë për gjendjen e tyre atje. Atje banorët të cilët kanë jetuar dikur, tashmë janë të shpërngulur. Megjithatë askush nuk merret me kthimin e tyre në pronat që posedojnë.



Lexoni : Nga Flori Bruqi : Arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçit, zbardh dialogun gënjeshtar në Bruxel:Kosovë-Serbi!



Deputeti Shala po ashtu ka komentuar arresimin e zyrtarit policor Nehat Thaci, nga autoritetet serbe, duke kërkuar nga Mustafa që ta zgjidhë cështjen dhe njëherit të bëjë presion në Interpol që të pastrohen listat dhe kosovarët të mos arrestohen me fletarreste të vjetra të Serbisë.

“Përderisa drejtori regjional i Policisë së Kosovës arrestohet, atëherë nuk mund të themi se e kemi nën kontroll territorin”.

“Kryeminsitri Mustafa bën telefonata në Serbi për cështjet e serbëve disa herë në ditë. Por ai nuk e pa të udhës që këtë gjë ta bëj për ta liruar një zyrtar të lartë të policisë së vendit. Ministria e Punëve të Brendshme nga ana tjetër duhet të kërkojë nga Interpol-i që listat e Serbisë për arreste ndërkombëtare të pastrohen, në mënyrë që të mos preken qyetarët tanë që udhëtojnë sot nëpër territorin e Serbisë”.

Ai ka komentuar edhe sondazhin e fundit të “fuqisë” së partive politike, që NISMËN e rendit poshtë, me vetëm dy për qind të votuesve, duke e cilësuar si të pabazë, njofton Klan Kosova.

“Sondazhi i fundit lidhur me renditjen e subjekteve politike është qesharak. NISMA ka dy për qind të votave vetëm në Malishevë. Besoj që shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje dhe do të shihet se kush e ka besimin e qytetarëve të vendit. Disa zyrtarë të partisë që kanë shkuar në Vetëvendosje, kanë filluar të kthehen. Shumë shpejt do të kalojë komplet dega e Vetëvendosjes e një komune tek NISMA për Kosovën. Sipas sondazheve tona ne tash e kalojmë 8 për qindëshin, të dhëna këto shumë të sakta”.

Ivica Daçiq: Në Kosovë nuk ka kosovarë, por shqiptar të Kosovës!

Në foto: Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq

Një referendum për ndarjen e Vojvodinës nga Serbia nuk mund të organizohet pasi që ata të cilët kërkojnë këtë nuk e kanë shumicën në Kuvendin e Vojvodinës për të marrë një vendim në lidhje me të, ka thënë Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq, shkruan Telegrafi Serb, transmeton Gazeta Blic.

Referendumi në Vojvodinë sigurisht nuk mund të ndodhë për shkak të nevojës për të marrë një vendim, e ata të cilët kanë propozuar referendumin nuk e kanë as vendimin e bashkësisë lokale, e lëre më të asamblesë provinciale, ka thënë Daçiq pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm Polak, Witold Vaščikovskim.

Duke komentuar propozimet e disa partive nga Kosova për referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Daçiq tha se është mirë që kanë lindur pohime të tilla, për shkak se bashkësia ndërkombëtare mund ta shoh se Serbia ishte e drejtë dhe se thelbi i politikës së tyre është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, shkruan Telegrafi Serb, transmeton Gazeta Blic.

LEXO: Shmangja nga tatimet në Kosovë arrin vlerën mbi 1 milion euro
“Ne po flasim për 20-30 vjet. Atje nuk jetojnë dy popuj por një, ata nuk janë kosovarë por Shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë, sikurse edhe serbët që jetojnë në Kosovë” – ka thënë Daçiq.

“Shqiptarët e Kosovës janë një pakicë etnike brenda Serbisë dhe ata nuk kanë të drejtë për vetëvendosje,” ka thënë kreu i diplomacisë serbe.

/ © Telegraf.rs – GazetaBlic.com /

Ben Blushi ndahet zyrtarisht me PS-në, ja letra


bls

Këtë e ka bërë të ditur Blushi përmes një letre të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Njëra prej arsyeve kryesore që ka bërë Blushin të marrë këtë vendim është sipas tij shkelja e premtimit elektoral dhe lejimi i importit të mbetjeve nga kryeministri Rama.

Ju sjellim të plotë letrën e Blushit

Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgjedhjet jashtë Partisë Socialiste, votuan për të futur mbetjet në Shqipëri. Pak a shumë janë të njëjtit njerëz dhe kushdo që ka pritur që ata të sillen ndryshe ka menduar shumë mirë, për njerëz që prej kohësh bëjnë shumë keq.

Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.

Por meqë në Grupin socialist besoj se kam ende disa miq, sepse të tjerët Rilindja i ktheu në kauçuk armiqësor, dua t’u them diçka që ndoshta nuk e dinë sa duhet. E kam të pamundur të ndiej keqardhje për shumë njerëz aty dhe nuk besoj se edhe ata pak miq që më kanë mbetur, kanë nevojë për keqardhjen time, çka mund t’i vinte seriozisht në siklet, duke i lënë pa punë.

Sepse edhe me ndihmën time, disa prej tyre bëjnë prej kohësh një punë të merituar: janë bërë ndarës në burim të mbetjeve të Rilindjes. Unë i nxis ta ushtrojnë pasionin e tyre për mbetjet me qetësi, dashuri dhe përunjësi.

Ata ngrihen çdo ditë në mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësin, Shalësin nga Shilarësin, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Qimen nga Kosi, Qullin nga Klosi, Klosin nga Gjushi, Taon nga Askushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Doganën nga Kaushi, Ndezjen nga Prushi, Tatimen nga Pushi, Puplën nga Kaposhi, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi.

Për këtë punë paguhen dhe nuk kanë pse qahen. Nëse kjo është punë, i justifikoj kur herë pas here më ndotin duke më dhënë dorën, sepse një nga detyrat që u ka caktuar Rilindja është që në kohën e lirë të ushtrohen në artin e mosmirënjohjes kolektive, për të cilin Rilindja është një shkollë e çmuar nate.

I thashë këto për të treguar se në kazanin e mbetjeve parlamentare në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur. Mjafton t’ju kujtoj se si u sollën në Parlament tri partitë kryesore me rastin e lejimit të importit të mbetjeve. Rilindja votoi pro pasi kishte votuar kundër të njëjtin ligj në vitin 2013.

Partia Demokratike votoi kundër pasi kishte votuar pro të njëjtin ligj në vitin 2011. LSI votoi pro importit pasi kishte votuar kundër importit në vitin 2013 dhe pro importit në vitin 2011.

Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë parlament, çdo popull i botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme. Ose të pariciklueshme për asnjë arsye.

Prandaj pyes: A ka vend të botës ku këto parti mund të votohen ende?

Ku mund të ndodhë që për të njëjtën çështje të kesh tre qëndrime të ndryshme në tre vjet?

Çfarë partish janë këto, nëse akoma mund të quhen parti?

Mjafton të shohësh qëndrimin e PD për të kuptuar se ku ndryshon morali i ricikluar nga mbetjet e riciklueshme. Morali nuk është mall dhe nuk është send, sado plastik qoftë ai në politikë. Prandaj morali politik nuk mund të riciklohet kaq shpejt pa një proces teknologjik të vetëshpëlarjes së ndërgjegjes.

Partia Demokratike kishte një mundësi për ta rrëzuar importin e plehrave. Sepse për fat të mirë kishte një mundësi, që për fat të keq nuk ndodhi. Duke e konsideruar të pamundur që LSI të grindej me Rilindjen për mbetjet, sërish kishte një mundësi. Nëse PD do merrte pjesë e gjitha në votim, ligji i importit të mbetjeve do ishte rrëzuar.

Ky është ligji që ka marrë më pak vota në Kuvend që nga viti 2001. Mori vetëm 63 vota pro dhe 28 kundër. Nëse Partia Demokratike do kishte mobilizuar të gjitha votat kundër, ai do ishte rrëzuar, por sigurisht PD e tradhtoi ligjin për ta kaluar pa votat e veta, për herë të dytë.

Kjo është një teknikë e vjetër shqiptare: mos shko në votim, në mënyrë që ajo që do, por bën sikur nuk e do, të fitojë me votat e kundërshtarit, sepse edhe ai e do. Ja pse mbetjet e Qeverisë së kaluar që e miratuan këtë ligj në vitin 2011, nuk erdhën fare në votim. Ata donin që ligji të kalonte, siç kaloi.

Por Kazani i mbetjeve parlamentare është më i thellë dhe nuk mbaron këtu. Tani Rilindja dhe PD po sabotojnë edhe referendumin si të vetmen mundësi që ligji i mbetjeve të rrëzohet në popull.

E para, natyrisht do ta kundërshtojë referendumin duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum për ligjet. Kushdo që e neverit Rilindjen, siç është rasti im, nuk mund t’i uronte fat më të mirë.

Rilindja duhet të hyjë në histori si të gjithë ulokët ideologjikë përmes një kazani me rrota dhe jo me biçikletën e socializmit të ricikluar siç e quajnë me përkëdheli, të gjithë ata që punojnë natë e ditë për të ndarë në burim, Delirin me Salirin.

Por nëse Rilindja tund kanabisin si lulen e flirtit të saj me të ardhmen, ajo nuk mund të fajësohet plotësisht për dashurinë për mbetjet. Këtë sentiment e ka të huazuar, sepse Rilindja, në përgjithësi, nuk e njeh dashurinë.

Kur vjen puna te mbetjet, ajo ka marrë me qira qëndrimin e Partisë Demokratike, siç merren në një dasmë taksitë me qira. Në dasmën e mbetjeve, dhëndri është i PD, nusja është e Rilindjes, ndërsa paja është e industrisë së riciklimit.

Për ta mbyllur këtë kronikë, duhet të shtoj se dasma u bë në një kazan, kurse taksinë e pajtoi LSI. Por Rilindja nuk është vetëm në mbrojtjen e kauzës së kazanëve. Partia Demokratike po bën gjithçka për ta sabotuar referendumin për mbetjet. Natyrisht duke e mbështetur ajo e rrëzon referendumin.

Sikur të isha një riciklues, do ta paguaja PD që të mbante pikërisht qëndrimin që po mban. E vetmja mënyrë që referendumi të mos bëhet, apo nëse bëhet, të rrezikohet, është pjesëmarrja aktive dhe e frytshme e PD, çka po ndodh.

Nëse Partia Demokratike rreshtohet në këtë kauzë, sigurisht që njerëzit nuk do votojnë vetëm për plehrat, por edhe për partitë, çka në fakt është e njëjta gjë dhe PD e di që mund ta ndihmojë shumicën duke thirrur në kutitë e votimit, pakicën.

Kjo është mënyra më e poshtër për të sabotuar një kauzë dhe natyrisht Partia Demokratike nuk ka nevojë të mendohet për të nxjerrë qeset e përdorura të hileve nga kazani i vet i ndryshkur.

Ky pra është kazani i mbetjeve te tri partive të vjetra parlamentare.

Ato nuk kanë asnjë ndryshim, asnjë ditë, me përjashtim të ditës së zgjedhjeve, kur përpiqen të ndajnë mbetjet në mënyrë klasike: plastika më vete, druri më vete dhe letra më vete, dhe natyrisht të gjitha për vete.

Njëra merr plastikën e fjalës së lëvizshme të burrit, tjetra drurin e hurit të gurit dhe tjetra letrën higjienike që fshin gjurmët e mbështetjes pas murit. Ky është një kazan elektoral që unë e njoh shumë mirë.

Prej tij nuk do dalë kurrë më, asnjë gjë e pastër. Ai mund të riciklohet, por asnjëherë nuk do pastrohet.

Prandaj kam vendosur të dal përfundimisht që aty për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët.

Kush janë 5 luftëtarët e Drenicës që repsektuan urdhrin e komandant Adem Jasharit

Geci

Ish deputeti i LDK-së dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar një videodeshmi të sulmit te policise serbe në Lagjen e Prekazve e Qiresit me 28 shkurt 1998.

Sipas Gecit, janë vetem 5 veta që kanë marrë pjesë në mbrotje te popullatës së ketyre fshatrave ndaj të cilëve ndodhi masakra serebe.

Ja postimi i tij i plotë:

Te nderur miqë po e pubilkojme nji Video Deshmi te nxjerre nga nje Dookumentare per te treguarê se kushë kishte shkuar për te iu ndihmuar civilët Shqiptare ne Lagjen te Prekazet e Qirezit me daten 28 shkurt te vitit 1998 .

Ne këtë Betej kata 5 persona më vonë iu kishte Bashkangjitur edhe Miftare Qerimi kishin shkuar me urdhërin e Komandantit Lexhendarë Adem Jasharit bashkë me Mujë Shabanin nga nga fshati Mikushnicë Xhafer Koca me plisë nga fshati Polacë ,Avni Haxha dhe Miftare Qerimi nga fshati Aqarevë ,Rifatë Mziu nga fshati Morinë i cili me vonë u vra nga forcat serrbe ne kufirin Shqiptaro Shqiptarë.


Nga Flori Bruqi : Arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçit, zbardh dialogun gënjeshtar në Bruxel:Kosovë-Serbi!

 


Drejtori i Policisë së Regjionit të Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar mbrëmjen e të mërkurës në Beograd me pretendimin se akuzohet për terrorizëm.

Mediat kanë raportuar se  Nehat Thaçi, është transferuar nga qyteti jugor i Nishit në Beograd, ku me rastin do të merret Prokuroria Speciale për Krim të organizuar. Gjithçka ka ndodhur në një kohë, kur Presidenti Hashim Thaçi flet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Dhe ajo cfarë është më e rëndë, se reagimi i Kosovës, në lidhje me arrestimin e kreut të Policisë së Mitrovicës ishte shumë i vakët.

Është dashur interesimi i mediave për tëçuar në reagimin e institucioneve kompetente të Kosovës. Kështu pas interesimit të mediave, këshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe. Pyetja shtrohet, a duhet t’i zbutë qëndrimet Kosova ndaj Serbisë, apo duhet të reagojë me reciprocitet dhe të mos heqë dorë nga Mitrovica e Veriut?

Pastaj çfarë rëndësie kanë bisedimet, kur qytetarët e Kosovës dhe për më tepër zyrtarë të lartë të shtetit, arrestohen sapo shkelin në teritorin ne Serbisë? Por, përderisa nuk ka patur transparencë rreth atyre që është biseduar në Bruksel, nuk mund të mbash shpresat tek dialogu, që tashmë po del në formën e blofit.
Image result for edita tahiri

Deri kur do të rrenë  Edita Tahiri ?

Opinioni publik në Kosovë shumë do që të besojë se institucionet e vendit të tyre, po bëjnë cmos për lirimin e zyrtarit të policisë, por deri më tani, gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Të enjten ministrja Edita Tahiri, nga Brukseli, është shprehur se ajo e ka konsideruar këtë arrestim, arbitrar dhe akt të papranueshëm.

Ajo ka thënë, se i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë tek Serbia për lirimin e Thaçit dhe që Serbia duhet të respektojë frymën e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Image result for rrahim pacolli

Rrahim Pacolli:Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçi

Ndërkohë ka patur reagime edhe nga disa deputetë, për ndërhyrjen e menjëhershme te Qeverisë, si dhe thirrje kësaj të fundit i ka bërë edhe kryesuesi i delegacionit për kartonin e gjelbër Rrahim Pacolli.

Sipas të njëjtit, arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçi është një tendencë perfide e palës serbe e cila në vazhdimësi tenton që me anë veprimeve të tilla ta rimarr kontrollin e plotë në veri të vendit duke patur parasysh se që nga ardhja e nënkolonel Thaçit në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dukuritë negative si krimi, kontrabanda e shumë dukuri të tjera negative kanë shënuar rënie në atë zonë.

“Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit”, është shprehur Pacolli.

****

Heshtja e ministrive nuk mund të bëhet deri në infinit ?

Ministri i Punëve të jashtme Prof.Dr.  Enver Hoxhaj dhe  Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, deklaruan para kabinetit qeveritar, se po japin maksimumin, që drejtori i policisë  Nenkolonel Nehat Thaçi të lirohet sa më shpejt.

Prof.Dr.  Enver Hoxhaj tha se që nga dje janë marrë intenzivisht me këtë rast, duke pohuar se raste të tilla janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovës.

Image result for prof.dr.Enver Hoxhaj

 Prof.Dr.  Enver Hoxhaj: Po merremi intenzivisht me rastin

“Ne jemi marrë intensivisht dje me rastin e arrestimit të drejtorit të policisë së Mitrovicës në jug, zotin Nehat Thaçi. Jemi marrë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Zakonisht në kohë të tilla nuk bëjmë deklaratat për opinion publik. Se nuk është në natyrën e MPJ-së që paralelisht me angazhimin diplomatik të bëjë deklaratat në proces. Por kryeministër dua t’iu siguroj edhe ju edhe qytetarët, se e kemi dhënë maksimumin prej anës sonë. Natyrisht se raste e tilla janë të papranueshme për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës. Sikurse janë të papranueshme rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të Interpolit, ku shpesh herë qytetarët e Kosovës, pa asnjë të drejtë ndalen në kufij të shteteve fqinje”, tha Hoxhaj.

Edhe ministri Skënder Hyseni tha se është e papranueshme, që në listat e Interpolit të figurojnë qytetarët e Kosovës që kane marrë pjesë ne luftë.

Image result for skender hyseni

Prof.Skender Hyseni: Kjo është e papranueshme

“Gjatë gjithë ditës dje kemi koordinuar përpjekjet që në kanalet diplomatike, përmes MPJ-së që është instrument i shtetit, të interesohemi dhe të bëjmë që i arrestuari, në këtë rast komandanti i policisë në Mitrovicë te lirohet sa më shpejte. Ne bazë te informacioneve që kemi nuk ka asnjë mbështetje ligjore për mbajtjen e tij në arrest. Dje vërtetë kemi qenë në presion të madh të opinionit, që të deklarohemi ndërkohë që bëheshin të gjitha përpjekjet dhe po vazhdojnë të bëhen përpjekjet, për lirimin e tij. Është e pavend të bëjmë deklarime publike, që mund ta vështirësojnë gjitha përpjekjet, për lirimin sa më të shpejtë të zotit  Nehat Thaçi. Është e papranueshme që në listat e Interpolit të figurojnë qytetarët e Kosovës që kane marrë pjesë ne luftë”, tha ai.

****

Image result for naim maloku

Pse shkove në Serbi Nehat Thaqi?

Ndërsa  ish ushtaraku Naim Maloku, ka reaguar pas arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi.

Maloku në Facebook, ka pyetur se përse Nehat Thaçi ka shkuar në Serbi.

“Ish-ushtari i UÇK-së dhe tani drejtor i Policisë në rajonin e Mitrovicës Nehat Thaçi, arrestohet në Serbi? E çka lypi në Serbi?” ka shkruar ndër të tjera Maloku.


Nënkoloneli Nehat Thaçi ,akuzohet nga Prokuroria Speciale serbe  për krime kundër serbëve në Lipjan

Image result for nehat thaqi

Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, u liruan me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaçi.

Nënkoloneli Nehat Thaçi. , drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, i cili është arrestuar sot në vendkalimin kufitar në Konçul, sipas medieve serbe dyshohet për krime kundër serbëve në Lipjan, në korrik të vitit 1999.

Image result for nehat thaqi

Arrestimi ka ndodhur në orën 20:00 teksa po merrte certifikatën në vendkalim, bazuar në një urdhër-arrest të Gjykatës së Lartë në Nish, për veprën penale – terrorizëm.

Nënkonoloneli që sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ishte duke udhëtuar drejt vendeve perëndimore nëpërmjet Serbisë. Bashkë me të është arrestuar edhe vëllai Agim Thaqi, ndaj të cilit, sipas Novostit, është një hetim i vitit 2009 të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Gazeta nuk ka sqaruar se për çfarë rasti bëhet fjalë, por ka cituar zëdhënësen e Gjykatës së Lartë në Nish, Ivana Popoviq, të ketë thënë se urdhër-arresti i lëshuar në shtator të vitit 2010, raporton Insajderi.

Image result for nehat thaqi

Kjo Gjykatë sipas Popoviq, në dhjetor të vitit 2010 kishte vendosur që të pauzojë hetimet për shkak se të “dyshuarit nuk ishin në dispozicion të autoriteteve të Republikës së Serbisë”.

Sipas gazetës ndaj Thaqit është një urdhër arrest qysh prej vitit 2002, kur në Gjykatën e Qarkut në Nish po akuzoheshin Vëllëzrit Mazreku, të cilët ishin dënuar me 20 vite burg.

Më pas një gjykatë tjetër e kishte anuluar këtë vendim. Përderisa Vëllezërit Mazreku dyshoheshin se kanë rrëmbyer 43 civil nga Malisheva dhe Rahoveci për t’u transferuar në Kleçkë, bashkë me disa viktima të tjera nga Lipjani, në rrëmbimin e të cilëve dyshohet të ketë marrë pjesë edhe nënkoloneli Thaqi.
Image result for nehat thaqi
Ky rast është pjesë e një rasti më të madh i njohur si rasti “Grupi i Gjakovës”.

Në prill të vitit 2001, nga burgu i Nishit ishin liruar 126 të burgosur shqiptarë që së bashku me 17 shqiptarë të tjerë në burgjet serbe, i liruar me autobusë të organizuar drejt Kosovës. Njëri ndër ta ishte edhe Nehat Thaçi.

Në maj të vitit 2000, ky grup ishte dënuar nga Gjykata e ashtuquajtur e Pejës por e zhvendosur në Nish me gjithsejtë 1 mijë e 632 vite burg por që një gjykatë tjetër e kishte rrëzuar vendimin.


****


Direktor kosovske policije uhapšen zbog terorizma

http://www.blic.rs/vesti/hronika/direktor-kosovske-policije-uhapsen-zbog-terorizma/mrftd1s


Srpska pogranična policija uhapsila je direktora kosovske policije za region Kosovske Mitrovice Nehata Tačija, potvrđnjeno je Tanjugu u MUP-u Srbije.

MUP Srbije oglasio se saopštenjem u kom je precizirao da je Nehat Tači uhapšen sinoć oko 20 sati na administrativnom prelazu zbog terorizma.

Prištinski mediji objavili su ranije da je Tači uhapšen na putu za Niš, gde je trebalo da prisustvuje jednom ročištu.

I kosovska policija je potvrdila njegovo hapšenje bez iznošenja detalja.

Portparol Policije Kosova Daut Hodža rekao je da je Tači putovao u "jednu od zapadnoevropskih zemalja, automobilom preko teritorije Srbije".

Istraga prištinskog suda za terorizam iz 2009. godine

N1 javlja da je Tači uhapšen po zahtevu iz aprila 2009. godine.

“Po zahtevu za sprovođenje istrage Okružnog javnog tužilaštva u Prištini je istražni sudija Okružnog suda u Prištini dana 23. aprila 2009. godine doneo rešenje o sprovođenju istrage protiv osumnjičenih T.A. i T.N. zbog postojanja osnovane sumnje da su izvršili krivično delo terorizam iz čl. 312. Krivičnog zakonika”, pojašnjavaju za N1 u Višem sudu u Nišu.

Kako dodaju, istražni sudija Višeg suda u Nišu je 17. septembra 2010. doneo rešenje kojim je osumnjičenima određen pritvor i izdao je naredbu za raspisivanje poternice.

Viši sud u Nišu je 3.decembra 2010. doneo rešenje o prekidu istražnog postupka jer navedena lica nisu dostupna državnim organima Srbije.

Osoba T.N. je po navedenom rešenju i raspisanoj poternici uhapšena, nakon čega su spisi predmeta po zahtevu dostavljeni tužilaštvu na uvid.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...