Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/09

Interforca e Sajës dhe Trajkëlli i Cacit



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Çako u pezullua kohë më parë  nga detyra, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në çështjen e pajisjes së përgjimit. Vendimi u mor nga gjykata me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Hysni Çako akuzohet se, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, ka futur në Shqipëri pajisjen e përgjimit pa autorizimet nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dokumentacionet përkatëse, siç i parashikon ligji.

Zyrtarët e tjerë, Artion duka dhe Entjon Xhelili, akuzohet për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjykata dha për to masën e sigurisë "arrest shtëpie".
(Floripresss)




Image result for ILIR BABARAMO



Nga Ilir Babaramo -



Rreth 15 vjet më parë gazetarët e Tiranës shqyheshin së qeshuri me deklaratat e shefit të Misionit të FMN. Ishte një farë Trajkëll. Qëndrimet e tij publike ishin të tilla që dhe zëdhënësat më të thekur të Nanos skuqeshin dhe kur mendonin se mund ti bënin.

Por Trajkëlli jo.

Ai shkrihej i gjithi kur shikonte herë në dritë të syve dhe herë nga duart Cacin, ministrin e atëhershëm të Financave. E bëri kaq baltë duke mbështetur qeverinë shqiptare sa Bretton Woods e largoi. Megjithatë Caci u kujdes që ti gjente një tjetër punë në Tiranë, qytetin ku zyrtari ndërkombëtar kishte gjetur parajsën.


Image result for saimir tahiri

Saimir Tahiri


Konferenca djeshme e shtypit të oficerit të Interforcës gjithë gazetarëve të vjetër të Tiranës duhet tu ketë sjellë ndërmend Trajkëllin që ka humbur pa nam e nishan dhe kushedi në cilin skaj të globit kujton me nostalgji vitet në Shqipëri. Është shkatërruar 99.8 për qind e drogës së mbjellë, deklaroi oficeri i Interforcës italiane.

Përpjekja për të dhënë një shifër të saktë deri dhe me presje dhjetore është më se qesharake. Oficeri deklaroi se janë kryer 42 fluturime por nuk mori përsipër të pohojë nëse këto fluturime kanë mundur të evidentojnë gjithë parcelat e mbjella me kanabis. As drejtori I përgjithshëm I policisë shqiptare nuk dha ndonjë shpjegim.

Skandali i përgjimeve, pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Çako

Hysni Cako

Hysni Cako u ndal kryesisht tek risia e kultivarëve të këtij viti. Si një brigadier arre, Çako u mjaftua të shpjegojë efektet që solli fara vietnameze në mbjelljet e sivjetme.

Besueshmëria se fluturimet e avionit të Interforce mund të zbulonin gjithë hashashin e mbjellë në Shqipëri u rrëzua si gjithnjë nga ajri. Në kohën kur këto fluturime kishin përfunduar, fluturimi i një helikopteri të ushtrisë rrëzoi si një kështjelle rëre pretendimet e Tahirit dhe Interforce.

Nga bordi i helikopterit që po transportonte një grup gazetarësh drejt Bizës, vetëm 20 km larg të Tiranës u zbuluan plantacione pa fund me hashash, pamje që u transmetuan nga të gjithë televizionet. Këto plantacione nuk ishin evidentuar nga avioni i Interforce.

E megjithatë siguria e oficerit Italian arrin deri në presje dhjetore. As Trajkëlli, ndonëse jo polic por financier, nuk fliste me kaq siguri matematikore.

Për të kuptuar përmasat e përhapjes së hashashit dhe vullnetin e Ministrisë së Brendshme për ta luftuar nuk mjaftojnë deklaratat e oficerit të Interforce dhe sikur për dreq ai helikopteri I Ushtrisë të mos kishte fluturuar mbi rrethinat e Tiranës. Guximi I trafikantëve që ruanin parcelat duke kërcënuar me kallash prokurorin dëshmon se muaj me radhë Shqipëria ka qenë një territor I kontrolluar nga mafia.

Industria e hashashit ka arritur të ndërtojë një shtet paralel në Shqipëri. Qeveria po përpiqet prej vitesh të ndërtojë një pistë për avionët çarter që të sjellin turistë në jug të vendit por pa rezultat. Ndërkohë industria e hashashit arriti të ndërtojë pistën e Ishmit, ku u rrëzua avioni I dytë me drogë. Rrëzimi i avionit të dytë përbën rrëzimin e shtetit. Vullneti se ministria e brendshme ka në luftën kundër trafikut të narkotikëve dëshmohet në Ishëm.

Si shpjegohet që në zonën më të ekspozuar të vendit të ngrihet një infrastrukturë e tillë? Dhe ajo që është më kryesorja a është ndëshkuar ndonjë zyrtar që mbylli sytë për atë “kryevepër inxhinjerike”. Në një vend normal zbulimi I kësaj piste avionësh do kishte shkaktuar stuhi dorëheqjesh dhe shkarkimesh, por deri tani asnjë masë nuk është marrë. Duket se avioni dhe piloti pensionist Italian u mbeti në dorë.

Mburrjet e Tahirit me Lazaratin tashmë ngjasojnë me rrahjet e gjoksit të Shefqet Peçit në fund të viteve 80 për luftën nacional-çlirimtare. Ca më tepër që operacioni I Lazaratit ka anën e tij të errët. Në Gjirokastër dhe fëmijët e dinë se kapot realë të Lazaratit nuk u kapën. Se atyre u la I hapur shtegu I Manalatit për tu larguar të patrazuar në errësirë me thasët e mbushur me euro. Madje flasin dhe për doganën që u desh të paguanin.

Në Shqipëri gjatë gjithë viteve të tranzicionit kanë kaluar mijëra ambasadorë e zyrtarë ndërkombëtarë. Tashmë rrallëkush sugjestionohet prej tyre. Ca më tepër që deklaratat e tyre ti marrë të patjetërsueshme në besueshmëri si Dhjetë Urdhëresat e Dhjatës. E megjithatë Interforce është zyra e ngritur nga Italia, vendi që ka dhuruar mbi 1 miliardë euro në Shqipëri, vendi që ka bërë më shumë se kushdo për shqiptarët këto 25 vjet. Por disa policë Interforce nuk janë gjithë shteti Italian.

Për të qenë e besueshme në opinionin publik shqiptar kjo zyrë duhet të kalojë një test. Pak muaj më parë u përfshi në një skandal. Prokuroria ka nisur hetimet duke marrë në hetim drejtuesit e policisë shqiptare për përgjim të paligjshëm të elitës politike dhe më gjerë të Shqipërisë. Aparati që ishte përdorur për përgjim ishte sjellë nga oficeri i Interforcë.

Kjo zyrë ka refuzuar ta dorëzojë këtë pajisje prokurorisë shqiptare për të verifikuar nëse pretendimet për përgjim janë të vërteta apo jo. Në këto rrethana, deri sa Interforcë të dorëzojë pajisjen që ua kishte vartësve të Tahirit ne na lind dyshimi se Saje e përdor oficerin e Interforcës si Caci Trajkëllin dikur.

Fituam një investitor të ri, rroftë hashashi

Image result for DRITAN KABA

Nga Dritan Kaba


Ky koloneli italian, qe po na "ndihmon" shume ne luften kunder hashashizimit te vendit, nuk do ta kalonte dot testin e FBI, se ai eshte gati te behet kanabist me shume deshire, por do donte vetem pak toke, se mendjen e kishte te mbushur top te levronte biznesin ne fushen e kultivimit te hashashit.

Me mire nje investitor, se nje kandidat per ne SPAK. Po i tregoj nje mundesi ku mund te gjeje jo vetem nje hektar por mund te marre te gjithe zonen e Spitalles qe eshte me dhjetera hektare per kete biznes, me qe aty afer ka edhe pisten e avioneve te sapo inaguruar nga nje bashkekombas i tij. Por ka edhe toka te lira bujqesore qe jepen me qera nga shteti.

Rendesi ka deshira per ta vene ne pune idene e tij gjeniale te biznesit. Te aplikoje tek ministria e ekonomise per te marre toke me nje euro, dhe ja ku e gjeti. Te paraqese nje biznes-plan, cfare fare do te mbjelle, varietetin 45 ditesh apo ate tradicional, sepse eshte pike kruciale ne aplikim. Njera paska prodhim me te vogel per te njejtin numer bimesh, por mund te mbillet tre here brenda vitit.

Ndersa tradicionalja paska rendimet me te larte per te njejten siperfaqje. Ketu mund ta ndihmoje profesori inderuar me llogari ose te pyese direkt kultivuesit qe e kane ushruar kete aktivitet para tij. Per kete e ndihmon me bujari Zhvejku i policise. Ndersa fuqi punetore te kualifikuar e ka me lehte se cdo biznes tjeter qe te gjeje.

Ne kete fushe jemi te mbushur me profesioniste. Keshtu do ishim te fituar te dy palet. Shqiperia do te fitonte nje investitor te huaj dhe kolonelit do t'i plotesohej endrra per te ushtruar biznesin e hashashit. Me kete investim do ulet papunesia, do shtohen te ardhurat ne buxhet, do kemi shkembim eksperience me BE, do perfitojme teknologji te re qe mund te rrise rendimentin. Jemi te lumtur gjetem nje investitor.

MESAZHI I GRIDA DUMES PËR RASTIN E VDEKJËS SE GILMAN BAKALLIT

Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-deputetit Gilman Bakalli


Ish-deputeti Gilman Bakalli mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Bakalli mësohet se kohët e fundit ishte diagnostifikuar me leucemi akute. Pas tërheqjes nga politika, Bakalli i ishte përkushtuar jetës akademike.

49-vjeçari mësohet se ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrën e së shtunës.

Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-jeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.

Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ish-Kryetaren e Kuvendit dhe zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli.

Deri ditët e fundit, Bakalli punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Bakalli kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.


FLORIPRESS




Image result for Gilman Bakalli


Politikania e njohur, Grida Duma i ka kushtuar një dedikim prekës humbjes së Gilman Bakallit, profesorit dhe ish-deputetit të PD-së që u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e djeshme.

Duma rrëfen takimin e parë me Gilman Bakallin, i cili ka ndodhur në një studio televizive. Ajo tregon bisedën e saj të parë me të dhe se si e njohu të ndjerin.

Image result for grida duma

MESAZHI I GRIDA DUMES

Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të Gilmanit erdhi në mbrëmje. Kur morti bashkohet me natën janë dy errësira që e shtyjnë njeriun të reflektojë i strukur në honet e pafuqisë së tij.

Reagimi ndaj një lajmi të tillë të pabesueshëm bën të aktivizohen të gjitha mekanizmat mbrojtës për të përballuar atë që nuk kontrollon dot; vdekjen e humbjen, por edhe heshtjen që oshëtin.

Kur një lajm i tillë troket, koha ndalon dhe instikti i jetës të thërret të kuptosh se si e jetojmë çdo ditë si të përjetshëm, pa ndërgjegjen që zgjimi i çdo dite është një dhuratë. Kur një lajm i tillë troket mendja njerëzore shkundet të kuptojë që asnjë problem i jetës nuk është tragjedi, tragjedia është të mos shikosh jetën tek çdo problem.

U kujtova se si rastësisa e mirë solli që për herë të parë me Gilmanin të shkëmbeheshim në një studio televizive.

Ndodhi disa vite të shkuara që sot duken edhe me shumë të shkuara. Më kujtohet shkëmbimi simbolik, unë po hyja në studio, Gilmani po dilte për të marrë një bllok shënimesh të harruar jashtë.

Në prag të derës bëmë një ndalesë mirësjelljeje njëkohësisht për ti hapur rrugën tjetrit. Në atë ndalesë të mirësjelljes ai me shpoti të buzëqeshur më tha…, ja kështu është ti hyn në politikë unë dal.

Buzëqesha dhe I thashë; unë hyj sepse njerëz si ti janë në politikë, e qoftë larg të dalin pikërisht këta…

Por ai e kishte vendosur, ishin momentet kur kishte vendosur ti kthehej akademisë dhe si njeri i lirë dhe mendje intelektuale nuk ngurronte të thoshte të vërtetën e tij me politikën me shoqërinë dhe me çdo gjë tek e cila besonte.

Nuk ka asnjë moment më domethënës në historinë tonë njerëzore se sa kur një njeri të jep pa kursim atë që ka marrë nga eksperienca e vet, kur jep atë që ka mësuar nga vështirësia e vet. Gilmani ishte një mendie e shoqëruar me dritë; këtë dritë e gjen shumë rrallë në ambjentet intelektuale.

Ai e kishte këtë veti e cila nuk është e mësuar është burimore, e ndriçuar! Njerëzit e bekuar me këtë ndriçim besoj që bëjnë rrugëtimin drejt jetës tjetër po aq të ndriçuar.


*****


Çfarë halli ka Kryeministri që shkon çdo ditë 'te vendi i krimit'?



Nga SYRI.net



Kryeministri Edi Rama, edhe pse e ka miratuar ligjin për importin e mbetjeve, nuk ka ditë që publikisht ose privatisht të mos takohet me biznesmenët e riciklimit në vend. Por përveç këtyre takimeve, kryeministri nuk lë rast pa e përmendur këtë çështje, nëpër lëndina me të ashtuquajturit fermerë, në Asamblenë e partisë, nëpër studio televizive, gjithë natën në faqen e tij në FB, pra ku të mundet 24 në 24 orë.

I gjithë ky impenjim i “çuditshëm” si “kofini pa të vjelit” ngjan me atë fenomenin psiqik të kriminelit, i cili kthehet vazhdimisht në vendin e krimit.

Edhe sot në takimin me ricikluesit dhe krerët e bashkive, kryeministri Rama i shtrënguar deri në teatralitet, bëri ironi me akuzat e opozitës se ai është paguar në shifra të mëdha për të kaluar këtë ligj, të cilin 3 vite më parë e cilësonte si në shërbim të mafies dhe antishqiptarë.

Rama gjeti rastin dhe lëshoi nga subkoshienca e tij, pikërisht atë që duket se e shqetëson më shumë, pavarësisht se çdo ditë përpiqet më kot ta justifikojë; përse u detyrua të ndryshojë në një kohë të shkurtër mendim 100%, për këtë ligj dhe biznes.

Duke iu drejtuar kreut të Shoqatës së Ricikluesve, Bardhyl Baltzës ai tregoi edhe merakun që ka:

“Mirë që keni bërë gjithë këto të këqija, dhe mua më keni dhënë 4 milion euro, por keni krijuar edhe gjithë këtë histeri.’

Këtij shqetësimi të kryeministri, ju përgjigj kreu i shoqatës po në të njëjtën linjë:

“Po, na i ktheni mbrapsht, ato para”.

E gjitha duket si një shkëmbim batudash ironike drejtuar atyre që kundërshtojnë importin e plehrave në Shqipëri, por në fakt në këtë dialog fshihet edhe thelbi dhe shpjegimi se përse vetë kryeministri personalisht, 24 orë në ditë është vënë në krye të mbrojtjes së këtij biznesi, i cili ndryshe nga sa thotë ai, zë nje vend fare të papërfillshëm në zhvillimin e ekonomisë sonë.

A ka ai interesa të tijat që tejkalojnë ato të 10-15 fabrikave që përpunojnë letër, plastikë etj?

Koha do ta vërtetojë këtë shumë shpejt.

Sipas specialistëve që kanë studiuar ligjin, pritet që në vend të nisë së shpejti ndërtimi i dhjetra fabrikave të tjera, pasi lënda e parë është me bollëk nëpër Europë dhe ky ligj që mbron Rama, nuk ka bërë asnjë kufizim për sasinë që do të importohet drejt vendit tonë.

Pra mesazhi që i dhanë ata që janë mbrapa gjithë kësaj sot Edi Ramës ishte: Nuk ka kthim mbrapa, përndryshe na kthe mbrapsht “lobimin” tonë gjigant…

/Syri. net/

Eduard Zaloshnja zbulon arsyen pse bie euroja në Shqipëri gjatë Verës dhe Vjeshtës

Nga Eduard Zaloshnja



Analisti dhe staticienti Eduard Zaloshnja ka bërë një analizë interesante, duke ju referuar debatit qeveri-opozitë përsa i përket gjendjes së kanabisit në Shqipëri dhe prodhimit të tij. Zaloshnja ka konstatuar, se këto 3-4 vitet e fundit kursi i këmbimit euro-lek, gjatë muajve të Verës dhe veçanërisht gjatë stinës së Vjeshtës bie gjithmonë me 2-3 pikë. Sipas tij, kjo gjë ndodh sepse gjatë kësaj periudhe në vendin tonë hyjnë sasi shumë më të mëdha të kësaj valute, se sa në periudhat e tjera të vitit.

Zaloshnja, gjithmonë duke ju referuar shifrave, pasi përjashton si faktor për këtë fenomen rritjen e eksporteve vendase dhe dërgesat e emigrantëve, arrin në përfundim se kjo gjë ndodh pas përfundimit të korrjes së kanabisit në vend dhe shitjes së tij në Europë, në sasira aq të mëdha sa që ndikojnë ndjeshëm edhe në kursin e këmbimit Lek-Euro.

Shkrimi i plotë i Eduard Zaloshnjës

Qeveria shqiptare ka kohë që mburret se në Shqipëri është mbjellë më pak kanabis se më 2013 dhe se është asgjësuar pothuaj 100% e sipërfaqes së mbjellë. Dhe kur Guardia di Financa publikoi raportin e këtij viti për kanabisin në Shqipëri, që tregonte se ishin zbuluar 110 hektarë më pak se më 2013 dhe se 99.8% e sipërfaqes së zbuluar ishte asgjësuar, qeveritarët shqiptarë bërtitën: “Po tani a na besoni?”

Opozita u përgjigj duke thënë se Guardia di Financa ka monitoruar vetëm 17% të territorit, ndërkohë që në pjesën e pamonitoruar nga ajo është bërë kërdia me kanabis – është mbjellë 5 herë më tepër se më 2013.

Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit, të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros.

Historikisht, Euro bie 2-3 pikë gjatë muajve të verës dhe kthehet përsëri në nivelin pranveror gjatë muajve të vjeshtës. Kjo luahtje shpiegohet me fluksin e madh të shqiptarëve që vijnë për pushime nga Kosova dhe vende të tjera të Europës. Por në 4 vitet e fundit kjo rregullsi në luhatjen e Euros nuk është shfaqur. Euro ka vazhduar të mbetet 2-3 pikë më poshtë se niveli pranveror edhe në muajt shtator e tetor, që përkojnë me korrjen dhe tharjen e kanabisit – trafikantët thyejnë Eurot e tyre për të paguar punëtorët që e korrin dhe e thajnë atë.

Por a ka ndonjë shpjegim tjetër kjo shmangie e kursit të këmbimit të euros nga prirja 20-vjeçare?

Rënia me 2-3 pikë në shtator-tetor do të shpjegohej me rritjen e raportit eksport-import, për shembull. Por shifrat e Instatit në tregojnë se ky raport është përkeqësuar në 4 vitet e fundit (kryesisht për shkak të rënies së kërkesës së jashtme për naftë e krom). Kështu, më 2013, eksportet mbulonin 48% të importeve, ndërsa në korrikun e sivjetmë ky raport zbriti në 45%. Për më tepër, në muajt shtator-tetor, raporti eksport-import ka qenë poshtë mesatares vjetore në të 4 vitet e fundit.

Me pak fjalë, raporti eksport-import duhej te ndikonte në rritjen e kursit të këmbimit të Euros e jo në rënien e tij në këta dy muaj.

Një faktor tjetër për mbajtjen e kursit të ulët të Euros gjatë muajve shtator-tetor mund të ishin dërgesat monetare të emigrantëve. Por të dhënat e bankës së Shqipërisë nuk tregojnë për ndonjë rritje të papritur në këta dy muaj – dërgesat janë pak a shumë të njëtrajtshme gjatë vitit.

Dhe së fundi, një kurs i ulët i shkëmbimit në shtator-tetor do të mund të shpjegohej me fluksin e eurove nga investitorët e huaj në bankat shqiptare, për të paguar punonjësit e tyre në Shqipëri ose për të investuar në bonot e thesarit shqiptar. Por kjo nuk ka pse të ndodhë vetëm në muajt shtator-tetor. Për më tepër, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat private po dërgojnë gjithnjë e më tepër Euro jashtë Shqipërisë, për t’i investuar në tregjet financiare Europiane.

Në përfundim mund të thuhet se mbetja në shtator-tetor e kursit të Euros poshtë nivelit pranveror mund të shpjegohet kryesisht me korrjen dhe tharjen e kanabisit. Dhe në 4 vitet e fundit kjo është një dukuri që është shfaqur në nivel të njëjtë – Euro ka qenë 2-3 pikë më poshtë se në pranverë…


(Eduard Zaloshnja u lind ne Tirane ne vitin 1960. Levizja Studentore e Dhjetorit 1990, e gjeti asistent-pedagog ne Fakultetin e Ekonomise Agrare. Nen ndikiminin e edukates anti-komuniste marre ne familje, iu bashkua qe ne 11 Dhjetor grupit te studenteve dhe intelektualeve te rinj qe themeluan Partine Demokratike.

Ne muajt e pare pas themelimit te PD-se, Dr.Zaloshnja u mor me hartimin e programit ekonomik per bujqsine, si dhe me sqarimin e tij publik ne gazete, televizion, radio, dhe neper qytete e fshatra te Shqiperise. Ne zgjedhjet e Marsit 91, ishte kandidat per deputet ne nje zone rurale. Por rivalja e tij, e cila ishte kryetare e koperatives se asaj zone, si shume kolege te saj, fitoi ne zgjedhje.

Ne Kuvendin e Pare te PD-se (Shtator '91), Dr.Zaloshnja propozoi qe PD-ja, ne vend te nje kryetari te vetem, te kishte nje kryesi kolegjiale me rotacion 6 mujor. Propozimi i tij, nuk u aprovua nga Kuvendi. Pas atij kuvendi, ai u shkeput nga PD-ja dhe iu dedikua plotesisht karrieres shkencore.

Ne Janar 1992, Dr.Zaloshnja shkoi ne SHBA per te mbrojtur doktoraturen ne ekonomi dhe, qe prej asaj kohe, ka jetuar ne shtetin e Virxhinias. Aktualisht eshte kerkues shkencor ne "Pacific Institute for Research and Evaluation", ku merret me analizen ekonomike te aksidenteve ne pune dhe ne trafik.)

Dymbëdhjetë libra të rinj të Flori Bruqit,për shkarkim falas i gjeni në web sajtin www.sa-kra.ch



1.   Flori Bruqi : GUXIM SHQIPTAR




  2.     Flori Bruqi : OLIMPI SHQIPTAR



      3.        Flori Bruqi : TRIUMFI SHQIPTAR
  

                        4.         Flori Bruqi  : NËSE KAM DITUR TË GUXOJ





   5.          Flori Bruqi : POLEMIKA SHQIP


      6.          Flori Bruqi  :DIADEMË LETRARE




           7.          Flori Bruqi  :DIADEMË LETRARE II


               8.           Flori Bruqi  : ATDHEU IM S'ME VRET


              9.           Flori Bruqi  : DIADEMË LETRARE III


                      10.         Përgatit: Flori Bruqi : MARSI I PËRFLAKUR


                                11.         Flori Bruqi :MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE


                                   12.         FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE




Këtu mund të shkarkohen 12 libra falas nga web faqja virtuale

www.sa-kra.ch që moderohet nga web dizajneri z.Sabir Krasniqi




Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Veprat e botuara :
Deri më tash ka botuar këta libra :
1.    Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2.    Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3.    Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4.    Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5.    Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6.    Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7.    Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8.    Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9.    Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare  III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.(internet)
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016(internet)
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016(internet).
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).
Nga viti  2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës  elektronike “ Agjencioni Floripress” .

 Nga korriku i këtij viti është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.








Letër nga Tirana...

Ishte qershor i vitit 1982. Babai im, që ishte me motrën në Pogradec, pësoi një ishemi cerebrale shumë të fortë. Atëhere ai ishte 83 vjeç. Unë dhe mamaja ishim në Tiranë. Mamaja kishte mbi 10 vjet që vuante nga një artrit i fortë deformant dhe lëvizte me shumë vështirësi. Motra e shkretë midis lotëve na lajmëroi, duke na e bërë gjendjen e tij shumë serioze. Mes njëmijë vështirësive vendosëm të shkonim në Pogradec. Duhej të ishim atje sa më shpejt, sepse ndoshta ishte hera e fundit që e shikonim. Me mundim të madh gjetëm një taksi dhe me gjithë gjendjen e rënduar të mamasë u nisëm në orën shtatë të darkës. Gjithë rrugës qanim të dyja në heshtje. Qanim dhe mendonim. Eh sa shumë gjëra! Arritëm në Pogradec rreth mesnatës. Gjendja e babait shumë e rënduar. Shumë pogradecarë të shqetësuar vinin poshtë te dera dhe pyesnin për gjendjen e tij. Në këto ditë, kur im atë luftonte me vdekjen, vjen në Pogradec me makinën e tij, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Dritero Agolli. Sigurisht, shkrimtari komunist, nuk erdhi në shtëpinë tonë, qoftë edhe për të bërë një vizitë kortezie tek i sëmuri, sipas zakonit shqiptar. Dikush guxoi dhe i tha: nëqoftëse Lasgushi vdes a duhet ta vendosim trupin e tij në Shtëpinë e Kulturës, për t'i bërë homazhe dhe t'i japë lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij, ai u përgjigj prerë: Jo, jo ai do varroset si njeri i zakonshëm.

Marie Lasgush Poradeci

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...