Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/09

MESAZHI I GRIDA DUMES PËR RASTIN E VDEKJËS SE GILMAN BAKALLIT

Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-deputetit Gilman Bakalli


Ish-deputeti Gilman Bakalli mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Bakalli mësohet se kohët e fundit ishte diagnostifikuar me leucemi akute. Pas tërheqjes nga politika, Bakalli i ishte përkushtuar jetës akademike.

49-vjeçari mësohet se ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrën e së shtunës.

Bakalli ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në mandatin 4-jeçar 2005–2009, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.

Ai u largua nga PD pas përplasjeve me ish-Kryetaren e Kuvendit dhe zv.kryetaren e kësaj partie, Jozefina Topalli.

Deri ditët e fundit, Bakalli punonte si pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës në Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënie Publike, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit.

Bakalli kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.


FLORIPRESS




Image result for Gilman Bakalli


Politikania e njohur, Grida Duma i ka kushtuar një dedikim prekës humbjes së Gilman Bakallit, profesorit dhe ish-deputetit të PD-së që u nda nga jeta në mënyrë të papritur ditën e djeshme.

Duma rrëfen takimin e parë me Gilman Bakallin, i cili ka ndodhur në një studio televizive. Ajo tregon bisedën e saj të parë me të dhe se si e njohu të ndjerin.

Image result for grida duma

MESAZHI I GRIDA DUMES

Lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të Gilmanit erdhi në mbrëmje. Kur morti bashkohet me natën janë dy errësira që e shtyjnë njeriun të reflektojë i strukur në honet e pafuqisë së tij.

Reagimi ndaj një lajmi të tillë të pabesueshëm bën të aktivizohen të gjitha mekanizmat mbrojtës për të përballuar atë që nuk kontrollon dot; vdekjen e humbjen, por edhe heshtjen që oshëtin.

Kur një lajm i tillë troket, koha ndalon dhe instikti i jetës të thërret të kuptosh se si e jetojmë çdo ditë si të përjetshëm, pa ndërgjegjen që zgjimi i çdo dite është një dhuratë. Kur një lajm i tillë troket mendja njerëzore shkundet të kuptojë që asnjë problem i jetës nuk është tragjedi, tragjedia është të mos shikosh jetën tek çdo problem.

U kujtova se si rastësisa e mirë solli që për herë të parë me Gilmanin të shkëmbeheshim në një studio televizive.

Ndodhi disa vite të shkuara që sot duken edhe me shumë të shkuara. Më kujtohet shkëmbimi simbolik, unë po hyja në studio, Gilmani po dilte për të marrë një bllok shënimesh të harruar jashtë.

Në prag të derës bëmë një ndalesë mirësjelljeje njëkohësisht për ti hapur rrugën tjetrit. Në atë ndalesë të mirësjelljes ai me shpoti të buzëqeshur më tha…, ja kështu është ti hyn në politikë unë dal.

Buzëqesha dhe I thashë; unë hyj sepse njerëz si ti janë në politikë, e qoftë larg të dalin pikërisht këta…

Por ai e kishte vendosur, ishin momentet kur kishte vendosur ti kthehej akademisë dhe si njeri i lirë dhe mendje intelektuale nuk ngurronte të thoshte të vërtetën e tij me politikën me shoqërinë dhe me çdo gjë tek e cila besonte.

Nuk ka asnjë moment më domethënës në historinë tonë njerëzore se sa kur një njeri të jep pa kursim atë që ka marrë nga eksperienca e vet, kur jep atë që ka mësuar nga vështirësia e vet. Gilmani ishte një mendie e shoqëruar me dritë; këtë dritë e gjen shumë rrallë në ambjentet intelektuale.

Ai e kishte këtë veti e cila nuk është e mësuar është burimore, e ndriçuar! Njerëzit e bekuar me këtë ndriçim besoj që bëjnë rrugëtimin drejt jetës tjetër po aq të ndriçuar.


*****


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...