Murtaja e bardhë ndryshon strukturën demografike të Ballkanit. Deri në vitin 2080 do të ketë më shumë shqiptarë në Kosovë se serbë në Serbi.
Për shkak të problemeve me murtajën e bardhë në Serbi , dhe një normë e lartë e natalitetit të shqiptarëve etnikë në Kosovë , është më se e vërtetë që shqiptarët në të ardhmen e afërt do të jenë në gjendje t’i shtypin Serbët nga jugu , sipas demografëve dhe analistët transmeton “Kurir”
Sipas ” Kurir ” në Bujanoc , Preshevë , Medvegjë shqiptarët janë tashmë shumicë , dhe dhe së shpejti do të jenë shumicë edhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish .
Drejtori i Zyrës Serbe të Statistikave Dragan Vukmiroviqq tha se problemi i murtajës së bardhë në Serbi është i dukshëm .
- Rrethanat rënduese tregojnë se fshatra të tërë mbeten bosh për shkak se njerëzit , sidomos nga jugu, shpërngulen drejt Beogradit, Novi Sadit. Kjo gjendje është e paqëndrueshme në afat të gjatë , thotë Vukmiroviç .
Aleksandër Vulin: Nuk frigohemi
Drejtor i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin thotë se kushdo që e njeh shtetin e Serbisë, ” duam të japim të njëjtat të drejta për edukim, shërim, madje edhe lindje.”
- Por ne jemi j shtet i qytetarëve dhe ne nuk kemi frikë nga popujt tjerë – tha Vulin.
Në Kosovë jetojnë 1.5 milion shqiptarë etnikë, të cilët përbëjnë 93 për qind të popullatës lokale, dhe pothuajse nuk ka serbë .
Serbë Shqiptarë
Në vitin 1948 . 171 911 23.6 % Në vitin 1948 498 242 68.5 %
Në vitin 1953 . 189 869 23.5 % Në vitin 1953 . 524 559 64.9 %
Në vitin 1961 . 227 016 23.6 % Në vitin 1961 . 646 805 67.2 %
Në vitin 1971 . 228 264 18.4 % Në vitin 1971 . 916 168 73.7 %
Në vitin 1981 . 209.498 13.2 % Në vitin 1981 . 1.226.736 77.4 %
Në vitin 1991 . 195 301 9.9 % Në vitin 1991 . 1.607.690 82.2 %
Në vitin 2012 25.575 1.47 % Në vitin 2012 . 1.588.257 92,93 %,
përfundon gazeta serbe “Kurir”.
No comments:
Post a Comment